You are on page 1of 9

1.Çka është nocioni ?

1.Nocioni është njëra ndër format më elementare e të menduarit logjik, e cila në vete ngërthen tiparet
thelbësore, të përgjithshme dhe të domosdoshme të një gjësendi, procesi apo dukurie, pa të cilat tipare
gjësendi nuk do të ishte ai që është

2.Kush ndikon në formimin e nocioneve ?


2.Veprimet apo metodat në mbështetje të të cilave formohen nocionet apo konceptet janë: Analiza e
Sinteza, Krahasimi, Abstraktimi dhe Gjeneralizimi

3. Në ç’mardhënie është nocioni me përfytyrimin ?


3.Me gjithë ngjajshmërin dhe lidhjen e ngushtë mes tyre, nocioni dhe përfytyrimi nuk janë e njejta
gjë, sepse mes tyre egzistojnë dallime të konsiderueshme.

4. Përshkruaj raportin dhe dallimet mes nocionit dhe fjalës ?


4. Dallimi në mes nocionit dhe fjalës apo termit qëndron në faktin se nocioni është formë e mendimit
logjikë, kurse fjala një tog zërash, të cilat veq e veq nuk kanë domethënie.

5.Çka quajmë përmbajtje të nocionit ?


5. përmbajtje të nocionit kuptojmë tërësinë e tipareve apo karakteristikave të një nocioni. Psh. Nocioni
trekëndësh kënddrejt ngërthenë në vete këto tipare: tre kënde, tre brinjë, një kënd të drejë, figurë
gjeometrike etj. po ashtu përmbajta e nocionit hekur përmban këto tipare: metal, i fortë, përques i
elektriciteti, i nxehtësisë etj.

6. Çka quajmë vëllim të nocionit ?


6. Me vëllim të një nocioni kuptojmë numrin e nocioneve, të cilat janë të përfshira në nocionin, për
vëllimin e të cilit bëjmë fjalë.

7. Sipas logjikës formale në çfarë raporti janë përmbajtja me vëllimin e nocionit ?


7.Në logjikën formale mes përmbajtjes dhe vëllimit të nocioneve vlenë një mardhënie e përpjestimit të
zhdrejtë kjo dmth. që sa më e pasur të jetë përmbajtja e një nocioni, aq më i vogël është vëllimi i tij,
dhe sa më i varfër që të jetë përmbajtja, aq më i madhë është vëllimi i nocionit.

8. Te nocioni shqiptarë dhe Bajram Curri trego cili është lloj dhe cili është gjini ?
8.

9. Përshkruaj pikëpamjen e Drobishit për raportin midis përmbajtjes dhe vëllimit të nocionit ?
9. Drobish përfundon se kur përmbajtja rritet sipas propocionit aritmetik vëllimi zvogëlohet sipas
porpocionit gjeometik; nëse përmbajtja rritet, 2, 4, 6, 8, 10, 12. Atëherë vëllimi zvogëlohet 2, 4, 8, 16,
32,

10. Sipas logjikës përmbajtësore për ç’arsyje duke u rritur vëllimi rritet edhe përmbajtja e nocionit ?
10. Kritikët e kësaj pikëpamje vërejtën se është paradoksale që diçka të zvogëlohet duke u rritur! Si
është e mundur që duke u rritur përmbajtja njëkohësisht të zvogëlohet vëllimi.

11. Numëro llojet e nocioneve ?


11. Veçojmë këto lloj nocionesh: nocionet konkrete dhe abstrakte, pozitive e negative, absolute e
relative, të zbrazëta dhe jo të zbrazëta, te përveqshme apo individuale dhe të përgjithshme apo
universale, nocionet kategori etj.

12. Trego se cilat drejtime filozofike për ekzistencën e nocioneve të përgjithshme apo universale u
krijuan në mesjetën feudale ?
12. në filozofinë mesjetare për këtë qështje u formuan dy drejtime themelore filozofike: Realizmi dhe
Nominalizmi.
13. Përkufizo se çka janë kategoritë ?
13. Janë nocione më të përgjithshme, të cilat si të tilla nuk mund ti subordinohen asnjë nocioni tjetër
sado i gjërë dhe i përgjithshëm që të jetë ai.

14. Kush ishte filozofi i parë që hartoi tablon e kategorive ?


14.Aristoteli

15. Shpjego pikëpamjen e Nikollaj Hartman për kategoritë si frymë që çojnë te ontologjia e re ?
15. Nikola Hartman, e vlerson lartë rolin e kategorive. Ai thotë: Të gjitha rrugët e ontologjisë së re të
dërgojnë deri tek doktrina për kategoritë.

16. Kush i përcakton mardhëniet midis nocioneve ?


16.Vëllimi i nocioneve.

17. Çka quajmë mardhënie ekuipolente në mes nocioneve ?


17. dy nocione të cilat kanë vëllim të njëjtë bie fjala trekëndësh brinjëshëm dhe trekëndësh
këndnjëshëm përbëjnë mardhënien e përputhshmërisë apo ekujpolencës.

18. Kur dy nocione janë në mardhënie të subordinuar ?


18. Janë në mardhënie të subordinimit kur njëri ka vëllim më të madhë dhe si i tillë është gjini kurse
tjetri ka vëllim më të vogël dhe quhet lloj. Nocioni me vëllim më të madhë quhet nocion
supraordinarë, kurse nocioni i dytë quhet nocion subordinar. Të këtilla nocione janë: trekëndëshi dhe
trekëndëshi kënddrejt, qytetet e Shqipërisë dhe Gjirokastra.

19. Çka janë nocionet e kordinuara ?


19. Mardhënia e përputhshmërisë së plotë apo ekujpolencës – dy nocione të cilat kanë vëllim të njëjtë
bie fjala trekëndësh brinjëshëm dhe trekëndësh këndnjëshëm përbëjnë mardhënien e përputhshmërisë
apo ekujpolencës

20. Çka janë nocionet disparate ?


20. Mardhënia disparate mes nocioneve – dy nocione që ndër vete nuk kanë asgjë të përbashkët dhe
nuk mund të përfshihen me një nocion supraordinar. Nocionet e këtilla i quajmë nocione disparate
psh. “muzika ushtarake” dhe “djathi” pastaj “ëmbëlsira” dhe “numri iracional” etj.

21. Çka janë nocionet e kryqëzuara ?


21. Mardhëniet e kryqëzuara mes nocioneve-dy nocione kryqëzohen mes vete nëse mes tyre pjesërisht
pikëpreken apo përputhen. Nocione të kryqëzuara janë psh. nocioni student dhe sportistë sepse disa
student janë sportistë dhe disa sportistë janë student.

22. Çka quajmë gjykim ?


22. Gjykim quajmë lidhjen e dy apo më shumë nocioneve, me anë të të cilave pohohet ose mohohet
ndonjë cilësi, lidhje, mardhënie e caktuar e ndonjë gjësendi, dukurie apo procesi, pohim apo mohim,
ky që patjetër është ose i vërtetë ose i pavërtetë.

23. Trego cilat janë pjesët përbërëse të gjykimit ?


23. Çdo gjykim logjik përbëhet nga tre pjesë kryesore: subjekti, këpuja apo lidhësa dhe predikati.

24. Çka quajmë subjekt të një gjykimi ?


24. Subjekt të gjykimit quajmë nocionin për të cilin bëhet fjalë në një gjykim. Në logjikën formale
subjekti i gjykimit shkruhet me shkronjën (S) – shkronja e parë e fjalës latine “Subjektum”.

25. Çka quajmë predikat të një gjykimi ?


25. Predikat të gjykimit quajmë nocionin me të cilin tregohet se çka është ose nuk është subjekti. Në
logjikë predikati shënohet me shkronjën (P) – shkronja e parë e fjalës latine “Predikatum”.
26. Çfarë funksioni luan lidhëza ose këpuja në një gjykim logjik ?
26. Këpuja apo lidhëza është ajo pjesë e gjykimit me anë të së cilës vëhet ose shkëputet lidhja në mes
subjektit dhe predikatit dhe gjithmonë shënohet me një vijë të drejtë ( - ).

27. Trego cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet mes gjykimit dhe fjalisë ?
27. Së pari gjykimi është formë e mendimit logjikë me të cilin pohojmë ose mohojmë ndonjë gjë.
Fjalia nuk është formë e mendimit por një formë, një njësi gramatikoro-sintaktike, e cila shpreh një
mendim të caktuar. Gjykimi përbëhet nga tre antarë: subjekti, këpuja dhe predikati, kurse fjalia mund
të ketë shumë fjali të varura e ndërmjetësore. Ç’është e vërteta edhe gjykimi mund të ketë më shumë
subjekte e predikate, por gjykimi i tillë përsëri reduktohet në gjykime të thjeshta. Gjykimi është një
mendim kurse fjalia shprehje gjuhësore e këtij mendimi. Gjykimi e ka formën e tij të qëndrueshme
kurse fjalia jo. Gjykimi ka të bëjë me mendimin logjikë, arsyen dhe mendjen e jo me emocionet,
vullnetin, apo imagjinatën. Çdo gjykim është një fjali, por çdo fjali nuk është medoemos një gjykim.

28. Përshkruaj dallimin në mes të gjykimit dhe thënies apo propozicionit ?


28. Qështja e raporitit mes gjykimit, thënies dhe propozicionit u aktualizua gjatë shekullit XIX e XX.
Sipas përfaqësuesve të logjikës simbolike gjykimi, thënia dhe propozicioni janë një e njëjta gjë.
Megjithatë në mes gjykimit dhe propozicionit e thënies ekzistojnë dallime të rëndësishme. Gjykimi
paraqet lidhjen logjike të dy apo më shumë nocioneve, lidhje kjo që patjetër pohon ose mohon, është e
vërtetë ose jo e 3 vërtetë. Ndryshe nga gjykimi propozicion quajmë çdo lidhje të nocioneve që ka
kuptim apo domethënie por nuk është medoemos i vërtetë ose jo i vërtetë

29. Si i ndau llojet e gjykimeve Aristoteli ?


29. Aristoteli ishte i pari në historinë e logjikës që gjykimet i ndau në tre grupe:
1. Sipas sasisë apo kuantitetit
2. Sipas cilësisë apo kualitetit dhe
3. Sipas modaliteti apo mënyrës së vlefshmërisë së tyre

30. Si i ndau gjykimet Teofrasti ?


30. Teofrasti gjykimet i ndau në:
 Kategorike
 Hipotetike dhe
 Disjunktive.

31. Si i ndau gjykimet Krizipi ?


31. Krizipi i ndau gjykimet sipas strukturës së tyre ndërtimore
 Në të thjeshta, të cilat përbëhen nga një gjykim i vetëm dhe
Të përbëra, të cilat përmbajnë në vete dy e më shumë gjykime të thjeshta

32. Si i ndau gjykimet Imanuel Kanti ?


32. Imanuel Kanti, gjykimet i ndau:
I. Sipas sasisë apo kuantitetit në të përgjithshme apo universale, pjesësore apo partikulare dhe të
përveqshme apo singulare.
II. Sipas kualitetit apo cilësisë në: pohuese apo afirmative, mohuese apo negative dhe limitative.
III. Sipas relacionit në gjykime: kategorike, hipotetike, disjuktive dhe në fund sipas modalitetit në
gjykime: problematike, asertorike dhe apodiktike.

33. Si ndahen gjykimet sipas kuantitetit ?


33. Sipas kuantitetit gjykimet ndahen në
1) Singulare
2) Partikulare
3) Universale
34. Kush e përcakton kuantitetin e një gjykimi ?
34. Sasinë apo kuantitetin e një gjykimi logjik sipas logjikës formale e përcakton vëllimi i nocionit
subjekt të gjykimit.

35. Si ndahen gjykimet sipas kualtitetit ?


35. Sipas kualtitetit gjykimet ndahen në :
1) Në qoftëse këpuja e lidhë subjektin dhe predikatin e një gjykimi, atëherë ai gjykim është pozitiv
apo afirmativ psh. Sokrati është filozofë.
2) Në qoftë se këpuja e shkëputë lidhjen në mes subjektit dhe predikatit atëherë gjykimi është
negativë ose mohues psh. Demokriti nuk është barbarë, trekëndëshit nuk janë katrorë.
3) Gjykimet limitative ose të kufijshme sipas Kantit dhe disa të tjerëve janë ato gjykime limituese si
psh. Tallja yte është pa krip ose Petriti është mospërfillës. Disa logicientë e mohojn ekzistencën e
gjykimeve limitative e disa të tjerë I quajnë variant i veçant i gjykimeve negative.

36. Kush e përcakton kualitetin e një gjykimi ?


36. Kualitetin e një gjykimi e përcakton natyra e këpujës apo lidhëzës së një gjykimi.

37. Si ndahen gjykimet e përziera kuantitativo-kualitative ?


37. Në bazë të gjykimet sipas kuantitetit dhe gjykimet sipas kualitetit atëherë fitojmë këto mardhënie
të gjykimeve të përziera kuantitativo-kualitative
1. Universale afirmative 2. Universale negative 3. Parikulare afirmative 4. Partikulare negative

38. Si ndahen gjykimet sipas modalitetit ?


38. Gjykimet sipas modalitetit ndahen në
 Problematike
 Asertorike dhe
 Apodiktike.

39. Pse gjykimet problematike janë në kundërshtim me definicionin e gjykimit ?


39. Gjykime problematike - janë të gjitha ato që kanë të bëjnë me gjësende, procese, dukuri vërtetësia
e të cilave është e problematizuar psh. Ndoshta vrima e ozonit do të mbyllet, ndoshta COVID-19 do të
evitohet brenda këtij muaji etj.

40. Çka quajmë pavarësi të gjykimeve ?


40. Më pavartësi të gjykimeve kuptojmë mungesën e ndikimit të ndërsjelltë të kuptimit dhe vërtetësisë
apo pavërtetësisë së një gjykimi nga gjykimi tjetër. Midis gjykimeve që nuk posedojn as subjekt e as
predikat të përbashkët ekziston mardhënia e pavarësis.

41. Kur dy gjykime janë në mardhënie varshmërie në mes veti ?


41. Dy gjykime janë në mardhënie varshmërie në mes veti , kjo vartësi pason nga fakti se dy gjykimet
posedojnë të njëjtin subjekt e predikat, kurse sasi apo cilësi të ndryshme

42. Përshkruaj karakteristikat esenciale të gjykimeve implikative ?


42. Implikacioni është mardhënie e tillë midis gjykimeve të thjeshta meqë rast njëri gjykim e implikon
apo e përfshin gjykimin tjetër në pikpamje të vërtetësisë apo pavërtetësisë së tij
Pra sipas implikacionit
a) kur gjykimi A është i vërtetë, edhe gjykimi B është i vërtetë.
b) Kur gjykimi B është i pavërtetë, i pavërtetë është edhe gjykimi A
c) Kur gjykimi B është i vërtetë, nuk është e domosdoshme që edhe gjykimi A të jetë i vërtetë.

43. Çka janë gjykimet ekuipolente ?


43. Ekuivalenca është mardhënie logjike midis gjykimeve që kanë kuptim dhe vlerë të njëjtë të
vërtetësisë dhe gjithmon këto gjykime e implikojnë njëri-tjetrin
44. Çfarë mardhënie përbënë subalternacioni në katrorin logjikë ?
44. Subalternacioni apo nënshtrimi – kjo mardhënie ka të bëjë me ato gjykime që kanë cilësi të njëjtë
kurse sasi të ndryshme, gjykimet universale janë subalternuese apo nënshtruese. Sipas
subalternacionit kur gjykimet universale janë të vërteta atëherë janë të vërteta edhe gjykimet
partikulare që i nënshtrohen gjykimit universal . Kjo mardhënie logjike paraqitet në brinjët anësore të
katrorit logjik.

45. Çka është kontrariteti në mes të gjykimeve logjike ?


45. Kontrariteti apo kundërtia – janë mardhënie midis gjykimeve logjike që kanë të njëjtin subjekt, të
njëjtin predikat dhe të njejtën sasi por që dallohen sipas cilësisë, pra janë mardhënie mes gjykimeve
universale afirmative dhe universale negative . Kur njëri nga këto dy gjykime është i vërtetë, tjetri
patjetër është i pavërtetë. Dy gjykime kontrare nuk mund të jenë njëkohësisht të dyja të vërteta por
mund të jenë të njejtën kohë dyjat të pavërteta .

46. Çka është subkontrariteti në mes të gjykimeve logjike ?


46. Subkontrariteti apo nënkundërshtia – paraqat mardhënien logjike midis dy gjykimeve partikulare
që kanë vetëm cilësi të ndryshme; subkontrare janë gjykimet partikulare afirmative dhe partikulare
negative

47. Kur dy gjykime janë në mardhënie kontradiktore në mes veti ?
47. Pra dy gjykime kontradiktore nuk mund të jenë të njëjtën kohë as të vërteta e as të pavërteta, por
kur njëri është i vërtetë tjetri patjetër është i pavërtetë.

48. Kush i pari e formuloi katrorin logjik ?


48. I pari e formësoi neoplatoniku, Kapella Mercianus në shekullin V.

49. Çka janë gjykimet e përbëra ?


49. Gjykime të përbëra i quajmë ato që kanë një subjekt e më shumë predikate, më shumë subjekte e
një predikat, ose më shumë subjekte e predikate.

50. Cilat janë llojet e gjykimeve të përbëra ?


50. 1) Gjykimet kopulative 2) Gjykimet konjuktive 3) Gjykimet divisive 4) Gjykimet disjuktive dhe
5) Gjykimet hipotetike

51. Çka quajmë gjykime kopulative ?


51. Gjykimet kopulative – quhen ato që kanë më shumë subjekte kurse vetëm një predikat.

52. Çka i karakterizon gjykimet konjuktive ?


52. kanë një subjekt kurse më shumë predikate, si pohimi, ashtu edhe mohimi i predikateve ka të bëjë
me subjektin e gjykimit.

53. Çka i karakterizon gjykimet divizive ?


53. kanë vetëm një subjekt, kurse disa predikate që plotësohen në mes vete psh. “Uji është në gjendje
të lëngët, ose të ngurtë ose avullt”.

54. Çka i karakterizon gjykimet disnjuktive ?


54. janë ato që kanë një subjekt, kurse më shumë predikate që ndërë vete preashtohen psh. “Numri
është ose çift ose tek”

55. Çka i karakterizon gjykimet hipotetike ?


55. janë ato gjykime që posedojnë lidhjen e kushtëzimit mes subjektit e predikatit, në këtë rast
shpërfaqet kushtëzimi mes njërit gjykim dhe gjykimeve të tjera psh. “Nëse mëson me kujdesë, atëherë
do ta kalosh klasën”
56. Çka quajmë të përfunduar – konkludim ?
56. arë të njohura, mes të cilave egziston një lidhje e përbashkët kuptimore, pason në mënyrë të
domosdoshme një gjykim i ri deri atëherë i panjohur apo vetëm i supozuar, e ky gjykim i ri quhet të
përfunduar apo konkludim.

57. Si ndahet të përfunduarit ?


57. 1. Të përfunduarit direkt apo të drejtpërdrejt dhe
2. Të përfunduarit indirekt apo të tërthortë.

58. Çka quajmë konkludim direkt ose të drejtpërdrejt ?


58. Të përfunduarit direkt nuk është gjë tjetër veqse nxjerrja e përfundimit në mbështetje të ndërrimit
të vendit të subjektit dhe predikatit të premisës meqërast subjekti i premisës merr vendin e predikatit
në konkluzion kurse predikati i premisës merr vendin e subjektit në konkluzion.

59. Çka quajmë konkludim indirekt ose të tërthortë ?


59. Të përfunduarit indirekt mbështetet në dy ose më shumë premisa, mes të cilave ekziston një lidhje
e ngushtë logjike dhe kuptimore, dhe nga të cilat mund të nxirret një përfundim i ri.

60. Cilat janë 5 llojet e të përfunduarit direkt ?


60. 1. Të përfunduarit sipas subalternacionit
2. Të përfunduarit sipas opozicionit
3. Të përfunduarit sipas konverzionit
4. Të përfunduarit sipas ekuipolencës dhe
5. Të përfunduarit sipas kontraopozicionit

61. Çka quajmë të përfunduar direkt sipas konversionit ?


61. Të përfunduarit direkt sipas konverzionit nuk është gjë tjetër veqse nxjerrja e përfundimit në
mbështetje të ndërrimit të vendit të subjektit dhe predikatit të premisës

62. Kur konversioni është i plotë dhe jo i plotë ?


62. Konversioni i plot apo i pastër i gjykimeve universale afirmative është i mundëshëm vetëm
atëherë kur vëllimi i nocionit të subjektit është i njejtë me vëllimin e nocionit të predikatit në rastin
konkret nocioni Trekëndësh dhe nocioni figurë gjeometrike që ka tre kënde dhe tre brinj kanë vëllim
të njëjë prandaj është i mundur konverzioni i thjeshtë.
Konversion jo të plotë apo jo të pastër quajmë ndërrimin e vendit të subjektit dhe të predikatit të
premisës meqërast ndryshon edhe sasia e përfundimit psh.

63. Cilat janë llojet e të përfunduarit indirekt ?


63. Llojet kryesore të të përfunduarit indirekt janë:
Të përfunduarit sipas analogjisë, induksionit dhe deduksionit.

64. Ku dallon të përfunduarit indirekt i thjeshtë nga ai i përbërë ?


64. Të përfunduarit e thjeshtë indirekt cilësohet me faktin se mbështetet vetëm në dy premisa. Të
përfunduarit të përbërë indirekt mbështetet, jo në dy, por në më shumë premisa.

65. Ku e ka zanafillën fjala analogji ?


65. Fjala analogji rrjedh nga gjuha e lashtë greke (“Analogon”, “analogia”) dhe në fillim kishte
kuptimin e përpjestimit apo të porpocionit.

66. Në ç’kuptim e përdori fjalën analogji pitagoriani i njohur Arhita ?


66. kuptimin e përpjestimit apo të porpocionit

67. Çfarë domethënie i dha fjalës analogji Aristoteli ?


67. si ngjashmëri, si njëjtësi etij.
68. Çka e karakterizon analogjinë si formë e të përfunduarit indirekt ?
68.Analogjia është forma e parë më e thjeshtë dhe më e shpeshtë e të përfunduarit indirekt. Edhe
fëmijët përfundojn sipas analogjisë kur u frikësohen të gjithë atyre që kanë ngjashmëri me mjekun
(manteli i bardhë, syzet etj.) i cili ndoshta ju ka shkaktuar dhembje.

69. Njeriu si qenie racionale me apo pa vetëdije konkludon sipas analogjisë – Pse ?
69.

70. Kur analogjia është pozitive ?


70. numri i ngjashmërive mes dy gjësendeve apo dukurive të jetë sa më i madhë (e ashtuquajtura
analogji pozitive)

71. Kur analogjia është negative ?


71. numri i dallimeve të jetë sa më i vogël (e ashtuquajtura analogji negative).

72. Çka quajmë induksion ?


72.Fjala induksion rrjedh nga fjala (“induction”) dhe do të thotë “futje”, “sjellje” etj.

73. Kur induksioni është i plotë ?


73. Induksion të plotë quajmë nxjerrjen e një përfundimi të përgjithshëm në mbështetje të konstatimit.

74. Kur induksioni është jo i plotë ?


74. Induksion jo të plotë quajm nxjerrjen e një përfundimi të përgjithshëm për tërë llojin apo klasën e
caktuar logjike në mbështetje të vetëm disa rasteve të veçanta të këtij lloji apo të kësaj klase logjike.

75. Cilat janë ngjashmëritë mes induksionit dhe analogjisë ?


75.

76. Cilat janë dallimet mes induksionit dhe analogjisë ?


76.

77. Cili filozof e kritikoi induksionin jo të plotë dhe e quajti “lodër fëmijësh” ?
77. Filozofi anglez Frensis Bekon

78. Çka kuptojmë me problemin logjik të induksionit ?


78.

79. Cilat janë përparësitë dhe të metat e induksionit jo të plotë ?


79.

80. Cila ishte formula e Xhon Stjuard Milit për zgjidhjen e problemit logjik të induksionit ?
80.

81. Pse induksioni jo i plotë është akoma i pa zgjidhur (i hapur për diskutim) ?
81.

82. Ku e ka zanafillën fjala induksion ?


82.

83. Nga rrjedhe fjala deduksion ?


83. Fjala deduksionë rrjedh nga gjuha latine (deduco – nxjerr, tërheq poshtë), e cila në logjikën
formale i ka dy domethënie:
1. Domethënien e metodës së njohjes së ndonjë të vërtete të përveçshme apo të veçant nëmbështetje të
ndonjë të vërtete të përgjithshme, siq është teoria e përgjithshme, aksioma,teorema etj.
2. Domethënien e mënyrës së caktuar të përfundimit logjik.

84. Cka paraqet deduksioni si menyre e te perfunduarit logjik ?


84. Deduksioni është një mënyrë e posaçshme e të përfunduarit logjik indirekt, sikurse analogjia dhe
induksioni. Ndryshe nga analogjia dhe induksioni që nisen nga të përveçshmet apo të veçantat dhe
përfundojnë ose në të veçantën ose në të përgjithshmën, deduksioni niset si nga të përgjithshmet,
ashtu edhe nga të përveçshmet dhe përfundon gjithashtu ose në të përgjithshmen ose në të veçantën.

85. Cilat jane llojet e te perfunduarit deductive ?


85. . Në logjikë dallojm këto lloje të përfundimit deduktivë:
1. Lloji më i njohur dhe më i popullarizuar i të përfunduarit indirekt deduktivë është nxjerrja e një
përfundimi të veçant apo më pak të përgjithshëm në mbështetje të premisës së madhetë përgjithshme
psh.
Të gjitha lulet kanë erë
Sheboja është lule .
Sheboja ka erë
Ky lloj i të përfunduarit deduktivë i quajtur analizë mbështetet mbi rregullën se ajo që vlenë mbi të
përgjithshme vlenë njëkohësisht edhe për të përveçshmen apo të vecantën.
2. Lloji i dytë i të përfunduarit deduktivë është nxjerrja e një përfundimi të përgjithshëm deduktivë
nga premisat gjithashtu të përgjithshme psh.
Të gjitha shkencat janë dije objective
Asnjë art nuk është dije objektive .
Pra, asnjë art nuk është shkencë
3. Lloji i tretë i të përfunduarit deduktivë cilësohet me faktin se nga premisat e përveçshme nxjerren
përfundime partikulare psh.
Urani është radioactive
Urani është element kimik .
Disa elemente kimike janë radioactive
4. Lloji i katërt i të përfunduarit deduktivë mbështetet në parimin e përgjithshëm sipas të cilitsa herë
që është dhënë shkaku, është dhënë edhe rrjedhoja, dhe sa herë që nuk është dhënë shkaku nuk është
dhënë as rrjedhoja psh.
Nëse temberatura zbret nën -4℃ , uji do të ngrihet
Temperatura sot ka zbritur nën -6℃ .
Prandaj uji sot është i ngrirë
5. Lloji i pestë i të përfunduarit deduktivë mbështetet në parimin, sipas të cilit gjësendi i cili është i
barabartë me të dytin, kurse i dyti me të tretin, edhe i pari është i barabartë me të tretin psh.
Agroni është vëllau i Ilirit
Iliri është vëllau i Mentorit
Mentori është vëllau i Shpendit
Shpendi është vëllau i Arbërit .
Pra, Agron është vëllau i Arbërit.

86. Cka quajme te perfunduar silogjistik ?


86. Silogjizmi është forma e parë, më e thjeshtë, më e shpeshtë dhe më tipike e të përfunduarit
deduktivë. Thelbi i silogjizmit qëndron në nxjerrjen e një përfundimi logjik në mbështetje të dy
gjykimeve, mes të cilave ekziston një lidhje kuptimore.

87. Cilat jane tre termet e silogjizmit ?


87. Të përfunduarit silogjistik përbëhet nga tre nocione apo terma:
1. Subjekti i cili shënohet me shkronjën “S” dhe përherë është subjekt i përfundimit
2. Predikati shënohet me shkronjën “P” dhe përherë është predikat i përfundimit dhe
3. Termi i mesëm i cili shënohet me shkronjën “M” paraqitet në të dy gjykimet premisa, por jo edhe
në përfundim.Termi i mesëm ndërmjetësonë mes subjektit dhe predikatit.
88. Cili filozof I perpiloi rregullat e silogjizmit ?
88. Aristoteli që në shek. IV p.e.r.

89. Cka thote rregulla e pare e silogjizmit ?


89. Në silogjizëm duhet të ekzistojnë vetëm tre terma. Kjo rregull ka të bëjë me vëllimin e termit të
mesëm. Nëse termi i mesëm nuk ka vëllim të njëjtë si në premisën e parë ashtu edhe në premisën e
dytë të silogjizmit atëherë do të paraqiten jo tre, por katër terma dhe prandaj silogjizmi nuk është i
mundur kurse përfundimi do të jetë i gabuar.

90. Cka thote rregulla e dyte e silogjizmit ?


90. Termi i mesëm duhet të jetë patjetër i ndarë të paktën në njërën nga premisat. Që termi I mesëm të
jetë i ndarë në njërën nga premisat është e domosdoshme që ai të jetë ose subject
i gjykimit të përgjithshëm ose predikat i gjykimit mohues; nëse termi i mesëm nuk është I ndarë
atëherë silogjizmi nuk është i drejtë.

91. Cka thote rregulla e trete e silogjizmit ?


91. Termi që nuk është i ndarë në premisa nuk duhet të jetë i ndarë as në përfundim.

92. Numero 5 rregullat qe kane te bejne me premisat e stilogjizmit ?


92. Pesë rregullat e përgjithshme të cilat kanë të bëjnë me premisat e silogjizmit janë këto:
1. Nëse të dy premisat e silogjizmit janë gjykime partikulare, përfundimi është i pamundur
2. Nëse të dy premisat janë gjykime negative, përfundimi është gjithashtu i pamundshëm
3. Nëse njëra premisë është negative atëherë edhe përfundimi është patjetër negative
4. Nëse njëra premisë është partikulare, atëherë edhe përfundimi është patjetër partikularë
5. Prej dy premisave afirmative është e pamundur të nxjerret përfundimi negativë.

You might also like