You are on page 1of 2

Planifikimi i orës mësimore

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore


Fusha e kurrikulës: Matematika / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: 3 / Klasa: VI

Tema:Figurat gjeometrike Rezultatet e të nxënit të temës:


 Përkufizon shumëkëndëshat

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I.Kompetenca komunikim dhr të shprehur-Komunikues efektiv I.2.
Deëgjon në mënyr aktive pytjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temen e prezentuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur
nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve III.Kompetenca e të mësuarit për të nxënë III.3.Zbaton në mënyr
të pavarur udhëzimet e dhëna në libërose në një burimtjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që I kërkohet

Rezultatet e fushës së kurrikulës: 2.Arsyetimet dhe vërtetimet matematike 2.3. Arsyeton dhe vërteton pohime matematike
përmes metodave të ndryshme matematikore6. Modelimi matematikë; 6.1 .Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të
ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive;6.2.Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe
objekteve nga klasa dhe jeta e përditshme
Aspektet specifike të planit të orës mësimore
Njësia mësimore: Përkufizimi i shumëkëndëshit

Fjalët kyçe: vijë e thyer e mbyllur, shumëkëndësh, brinjë, kulm, kënd i brendshëm, kënd i jashtëm.

Rezultati/et të nxënit për orë mësimore:


 Përkufizon shumëkëndëshin
 Klasifikon shumkëndëshat në bazë të numrit të brinjëve
 Identifikon këndet e jashtme dhe të brendëshme
Kriteret e suksesit:
-Ndërtojmë shumëkëndësha të ndryshëm
-Bëjmë emërtimin e brinjëve, këndeve, kulmeve dhe këndeve të jashtme
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
Libri, vizojra, fletorja, kimiku, lapsi, shkumësi, tabela.
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:
Jeta dhe puna
Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore
Pjesa hyrëse:
Kujtojmë nga nxënësit se çka quajmë segment pas përgjigjjeve të disa nx. në tableë vizatojmë disa pika dhe bashkojmë me
segmente. Pyes nxënësit se cilat nga figurat e vizatuara pparaqesin vija të mbyllura.
Pjesa kryesore:
Nga këto fitojmë përkufizimin se cka quajmë shumëkëndësh
Faqe 140 shembullin 2 së bashku me nx analizojnë se cilat nga figurat janë shumkëndësha e cilat jo.
Aktivitet: Pastaj ndaj nxënësit në grupe dhe secilit grup ua shpërndaj pllakëzat gjeometrike dhe nxënësit me ndihmëne tyre do
të ndërtojnë shumëkëndësha të ndryshëm
Pjesa përfundimtare:
Vizatojnë në pesëkëndësh bëjnë emërtimin e brinjëve, këndev, kulmeve, dhe këndet e jashtme.
Vlerësimi i nxënësve
Në mënyrë individuale se si japin përgjigjet dhe në grupe për shkathtësin dhe saktësin e kryerjes së veprimeve
Detyrat dhe puna e pavarur
Faqe 141-142 detyra 1,2,5
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

You might also like