You are on page 1of 2

Planifikimi i orës mësimore 24.04.

2017

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore


Fusha e kurrikulës: Matematika / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: 3 / Klasa: VI
Tema: Figurat gjeometrike Rezultatet e të nxënit të temës:
 Përkufizon shumëkëndëshat
 Përkufizon trekëndëshin: elementet dhe llojet
 Klasifikon trekëndëshat sipas brinjëve dhe sipas
këndeve
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.Kompetenca komunikim dhe të shprehur-Komunikues
efektiv I.2.Dëgjon në mënyrë aktive pytjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temen e prezantuar të fushës së
caktua, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve ; I.6.Shpjegon qartë dhe
saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave( fjaleve, koncepteve) të reja duke përdorurgjuhën dhe fjalorin
adekuat dhe saktë
Rezultatet e fushës së kurrikulës: 3.Komunikimi përmes matematikës.3.5.Krijon paraqitje të koncepteve
matematike (psh.:me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe I zbaton në problema nga
situate reale; 6.Modelimi matematikë 6.1.Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat
dhe objektet sipas këtyre vetive
Aspektet specifike të planit të orës mësimore
Njësia mësimore: Shumëkëndëshat e rregullt
Fjalët kyçe: Shumëkëndësh i rregullt
Rezultati/et të nxënit për orë mësimore:
 Krahason shumëkndëshat e rregullt dhe të parregullt
 Përkufizon çka është shumëkëndëshi i rregullt
 Emërton shumëkëndëshat e rregull
Kriteret e suksesit:
 Dallojmë shumëkëndëshat e rregullt dhe të parregulltë
 Vizatojmë shumëkëndësha të rregullt dhe të parregulltë
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
.Libri, fletorja, lapsi , kimiku, vizorja, shkumësi, tabela
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi . Artet
Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore
Pjesa hyrëse:( 5min)- (Stuhi mendimesh)
Nxënësat rikujtojnë shumëkëndëshat Vizatojnë një shumëkëndësh.Pyes se çka quajmë shumkëndësh? si emërtojmë
ata? si shkruajmë kulmet, brinjët, këndet.
Pjesa kryesore:( 25min) -(leksion I avancuar)
Në faqe 145 fig.10.8 ju kërkohet nxënësve të analizojnë figurat dhe çka mund të dallojnë? Pas përgjigjjeve të tyre
arrijmë dhe në përkufizimin së çka quajmë shumëkëndësha të rregullt. 2-3 nxënës e përsërisin përkufizimin…Pas
kësaj, nxënësit e ndarë në grupe , kërkohet nga nxënësit që të vizatojnë 3-këndëshin, 4-këndëshin, 5-këndëshin,6-
këndëshin e rregullt dhe të parregullt dhe ti emërtojnë ata.
Pjesa përfundimtare: (10min)-(diagrami I Venit)
Kërkoj nga nxënësit ti vizatojnë dy rrath të ndërprer, të shkruajnë se cka kanë të përbashkët shumëkëndëshat e
rregullt dhe jotë rregulltë
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen në përgjigjet individuale, në grupe per shkathtesin dhe saktësin e kryerjes së veprimeve
Detyrat dhe puna e pavarur
Të vizatojnë 3shumëkëndësha të rregullt dhe të parregullt sipas dëshirës
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

You might also like