You are on page 1of 42

 Kur’ani i Mrekullueshem

nga Dr. Gary Miller

tematikat

 Kur’ani nuk eshte quajtur i mrekullueshem vetem nga


muslimanet te cilet e vleresojne ate, e besojne dhe jane te
kenaqur me te: ai eshte quajtur i habitshem edhe nga jo-
muslimanet.
Çudia me e madhe per ata jo-muslimane te cilet e kane
pare Kur’anin me nje sy kritik, ka qene qe Kur’ani nuk ka
qene kurre ashtu sikurse ata mendonin. Cfare ata
mendojne eshte qe Kur’ani eshte nje liber i vjeter, i cili u
e ka origjinen rreth 14 shekuj me pare nga shkretetirat
Arabe; keshtu qe ata presin qe libri te kete nje pamje te
tille; nje liber i vjeter nga shkretetirat. Me vone ata
zbulojne qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata kishin
pritur. Per me teper, nga mendimet e para qe disa njerez
kane eshte qe, perderisa ai eshte nje liber i vjeter qe vjen
nga shkretetira, ai duhet te flase per shkretetirat vete. Ne
fakt eshte e vertete qe Kur’ani flet per shkretetirat –
imagjinata e tij pershkruan edhe shkreterirat; por ai
gjithashtu flet per detin – apo cdo te thote te jesh ne nje
shtrengate ne mes te detit. 
Marina tregtare
Disa vite me pare, ne Toronto tregohej historia e nje
njeriu, i cili punonte ne marinen tregtare per te siguruar
jetesen. Nje musliman i dha atij nje kopje te perkthimit te
Kur’anit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgje per
Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin
e Kur’anit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ia ktheu librin
muslimanit dhe pyeti: “A ishte Muhamedi detar?” Ai
kishte ngelur shume i mahnitur nga menyra se si Kur’ani
pershkruante nje shtrengate ne mes te detit. Kur atij iu tha
“Jo, ne fakt Muhamedi ka jetuar vetem ne shkretetire”,
ajo ishte mese e mjaftueshme per te. Ai e pranoi Islamin
menjehere. Ai ishte mahnitur me pershkrimin e
shtrengates ne Kur’an sepse ai e kishte provuar nje dicka
te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar ate pershkrim, e
ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit.
Pershkrimi “ nje dallge, mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te
rete ne qiell” (Sure En-Nur, 24:40) nuk mund te kishte
qene ajo cka nje person duke imagjinuar stuhine ne det do
te kishte shkruar; ajo pa tjeter ishte shkruar nga dikush qe
e dinte cdo te thote nje stuhi ne det. Ky eshte vetem nje
shembull i cili tregon ate qe Kur’ani nuk ishte i lidhur me
nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete shkencore
te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga
shkretetirat e 14 shekujve me pare. 
Grimca me e vogel
Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka
ekzistuar nje teori shume e njohur e atomizmit e avancuar
nga filozofi Grek Demokritius. Ai (dhe ata qe e ndoqen
ate) mendonin qe materia perbehej nga grimca te
pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome.
Arabet gjithashtu e kishin pervetesuar nje koncept te tille,
ne fakt fjala Arabe “dharrah” i referohet grimces me te
vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca moderne ka
zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet
ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket
shekullit te kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet
me mjaft interes ne Kur’an, ne Sure Es-Sebe’, 34:3 e cila
thote: “Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje
atom ne qiej dhe ne toke, bile edhe per ate qe eshte me
e vogel se ajo.”Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do
te dukej e cuditshme edhe per nje Arab. Per te, “dharrah”
ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo
eshte nje prove qe tregon qe Kur’anit nuk i ka kaluar
koha.
MjaltiNje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne
nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e
semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka
kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe
Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen,
megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira
ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky
duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta
kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto
informacione me vlere ne Kur’an. Disa Muslimane
perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e
meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te
qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai
jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te
vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore
do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe.
Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto
zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per
kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per
jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me
vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne
Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.”
Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te
Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate
qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te
qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te
behej i qarte dhe i kuptueshem.
Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti,
dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka
nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e
Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para
krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo
ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i
kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as),
keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille
te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te
binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin
Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do
ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.
Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet
popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes;
po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i
perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim
eshte i mire per t'u konsumuar, apo cfare do ta kuronte
kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem
nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk
eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin
njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te
jete dikush qe do ta kundershtoje kete.
Profeti Muhamed (s) dhe Kur’ani
Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte produkt i mendjes
se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte
dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e
“kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe
enciklopedi shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i
alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e
vertete – nese Kur’ani vertete eshte pjelle e disa
problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit –
atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne
Kur’an. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate
perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e
tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te
kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te
kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kur’an. 
Eshte e ditur qe Muhamedi (as) pati nje jete te veshtire.
Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai
gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte
shume per zemer dhe e konsideronte shume te
rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe
shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete
qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i
pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe
ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje
Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne
shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte
natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (as) duhet te jete
ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri
kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua
kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga
subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne
ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken
time. 
Kur’ani nuk permend asnje nga keto gjera – as vdekjen e
femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as
friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai
aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi
duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar
dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese
Kur’ani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij
psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe
shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te
ishin permendur ne Kur’an.
Kur’ani nga pikpamja shkencore
Analiza e Kur’anit nga nje pikpamje shkencore do te ishte
shume e mundur, sepse Kur’ani ofron dicka qe nuk eshte
ofruar nga asnje skript tjeter fetar ne vecanti dhe asnje fe
tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte cka shkencetaret kerkojne.
Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme
mbi universin. Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por
komuniteti shkencor as nuk do te tentonte tu vinte veshin
atyre. Kjo ndodh per arsye se komuniteti shkencor ka
kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone, “nese ke nje
teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell bashke
me te menyren se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte
e drejte apo e gabuar.” 
Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju nenshtrua. Ai erdhi me
nje teori te re dhe tha: “Une besoj qe universi eshte ky;
dhe keto jane tre menyra per te provuar nese ajo qe une
them eshte e drejte apo e gabuar!” Nen mbikqyrjen e
komunitetit shkencor, teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe
brenda gjashte vitesh teoria i kaloi te tre menyrat.
Natyrisht, kjo nuk provon qe ai ishte i madh, por provon
vetem ate qe ai e meriton te degjohet sepse ai tha, “ kjo
eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te vertetoni
qe une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren”. 
Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani ka – testin e falsifikimit.
Disa jane te vjeter (ne sensin qe ata tashme jane provuar
te verteta) dhe disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite.
Shume thjeshte ai thote: “Nese ky liber nuk eshte cfare
pretendohet, atehere cfare ju duhet te beni eshte kjo, apo
kjo, apo ajo tjetra qe te kundershtoni ate”. Natyrisht, per
1400 vjet askush nuk ka mundur ta beje asgje keshtu qe ai
akoma konsiderohet i vertete dhe autentik.
Testi i falsifikimit
Cfare une ju sugjeroj eshte qe heren tjeter, kur te debatoni
me dike rreth Islamit dhe ai pretendon qe ai eshte me te
verteten dhe ju ne erresire, lerini te gjitha argumentet
menjeane dhe pyeteni personin: “A ka ndonje test
falsifikimi ne fene tuaj? A ka ne fene tuaj dicka, cfaredo
qofte ajo, qe nese do te ekzistonte do te provonte qe ju
jeni gabim? Une ju premtoj qe ne kete moment qe askush
nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te tille – asnje test,
asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne qe ata nuk
duhet te tregojne cfare ata besojne por ata duhet tu japin
te tjereve nje shans per te provuar qe ata nuk jane gabim.
Megjithkete, Islami e ben kete. 
Nje shembull perfekt qe tregon si Islami i ofron njeriut nje
shans per te provuar vertetesine tij, jepet ne kapitullin e
katert. Te them te drejten vertete u cudita kur e zbulova
kete sfide per here te pare. Sure En-Nisa, 4:82, thote:“ A
nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt
tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume
kunderthenie”. Kjo eshte nje sfide e qarte per nje jo-
musliman. Ai eshte i ftuar te gjeje nje gabim. Faktikisht,
serioziteti dhe veshtiresia e kesaj sfide,dhe paraqitja e saj
ne vend te pare nuk eshte ne natyren njerezore dhe nuk
eshte pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund te ndodhe
qe dikush ulet ne provim, dhe pasi e mbaron ate, i le
profesorit nje mesazh ku thuhet: “Ky provim eshte
perfekt. Nuk ka asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese
mundeni!” Askush nuk e ben kete. Profesorin nuk do ta
zinte gjumi naten derisa ai te gjente nje gabim. Por
perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kur’ani i drejtohet
njerezimit.
Pyeti ata qe kane dituri
Nje tjeter e vecante interesante qe ekziston ne Kur’an
vazhdimisht merret me keshillat qe ai i ofron lexuesit.
Kur’ani e informon lexuesin per fakte te ndryshme dhe
me pas keshillon, “nese kerkon te dish me teper per kete
ose ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet, atehere pyet ata
qe kane dituri”. Kjo eshte nje tjeter karakteristike qe te
cudit. Nuk eshte normale per dike qe nuk ka eksperience
ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje per keto
tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe
kane dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate
te gjitha koherave, shume muslimane kane ndjekur
keshillat e Kur’anit dhe kane bere zbulime te shumta.
Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e shkencetareve
muslimane te shume shekujve me pare, do te shikonim qe
ata kane perdorur shpesh kuota nga Kur’ani. Punet e tyre
tregojne qe ata bene studime ne nje vend te caktuar, sepse
ata kerkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe
arsyeja qe i beri ata te studionin mbi dicka te tille ishte
sepse Kur’ani i tregoi atyre drejtimin e duhur.
Pershembull, Kur’ani flet per origjinen e njeriut dhe me
pas i thote lexuesit: “Bej kerkim mbi te”. Ai i jep lexuesit
nje shenje dhe me pas thote qe ka akoma dicka per te
zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen Muslimanet nuk
tregojne interes – por kjo nuk ndodh gjithmone dhe
paragrafet e meposhtem e vertetojne kete.
Embriologjia
Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne
Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet e Kur’anit qe
diskutonin embriologjine – krijimin e njeriut ne miter. Ata
thane “kjo eshte cfare Kur’ani thote. A eshte kjo e
vertete?” Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e
Kur’anit qe thote “pyeti ata qe kane dituri”. Qelloi qe ata
zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte profesor i
embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte
Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi
embriologjine – nje ekspert boteror mbi kete lende. Ata e
ftuan ate ne Riad dhe thane: “Kjo eshte cfare Kur’ani
thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Cfare mund te
na thoni per kete?” Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i
dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe
bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u cudit aq shume
me ate qe zbuloi, saqe ai nderroi edhe disa pjese nga librat
e tij. Ne fakt, ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij,
qe titulohet ‘Perpara se te ishim Lindur’...ne seksionin e
historise se embriologjise ai perfshiu disa materiale qe
nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne
Kur’an ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe
besojne ne argumentet e Kur’anit dine ate qe te tjeret nuk
e dine. Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur
per nje prezantim televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete
teme – pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te
projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato
cka Kur’ani thote mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri
para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i Kur’anit
per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si ‘gjak i
ngjizur’ (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-
Haxh, 22:5; el-Mu’minune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por
pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne
librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje dicka
te tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe
kerkoi fotografine e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa
qe ajo dukej tamam si embrioni i njeriut, dhe per kete
vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga librat e tij. 
Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem
mbi informacionin e dhene ne Kur’an i perket
eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i
vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane
dituri ne subjektin mbi te cilin behet studimi. Sikur nje
njeri i thjeshte te thoshte qe ajo cka Kur’ani thote per
formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij nuk
do te pranoheshin. Por, per arsye te posites se larte,
respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne
studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese
ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime
te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin
te vlefshme.
Kunderpergjigja e Skeptikut
Dr. Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine
klinike, dhe kur ai e prezantoi materialin e tij ne Toronto,
ai u ndesh me nje reagim te ashper ne te gjithe Kanadane.
Kjo u publikua ne faqet e para te gazetave ne te gjithe
vendin, bile disa nga titujt ishin me te vertete qesharake.
Per shembull, njeri nga titujt lexonte “DICKA E
CUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE
LUTJEVE!” Ky shembull tregon qarte qe njerezit nuk e
kuptojne qartesisht ate per te cilen behet fjale. Faktikisht,
nje reporter i nje gazate e pyeti profesor Murin: “Anuk
mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth gjithe
kesaj – pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai
ndryshon e rritet? Ndoshta ata nuk ishin shkencetare,
ndoshta ata kane bere operacione duke i care njerezit per
te pare keto gjera.” Profesori menjehere theksoi se ai
(reporteri) kishte humbur nje pike shume te rendesishme –
te gjitha pamjet e perdorura gjate prezantimit ishin
fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke thene
qe “nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar
te zbuloje embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund
ta kishin pare ate!” 
Te gjitha pershkrimet e Kur’anit mbi embrionin i perkasin
kohes kur ai eshte shume i vogel per tu pare me syrin e
lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per ta pare ate. “Nje
mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare” -
vazhdoi Dr. Muri – “Ndoshta 14 shekuj me pare dikush
mbante te fshehur nje mikroskop dhe beri kete kerkim,
duke mos bere asnje gabim. Me pas, ne nje menyre apo
nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit (s) dhe i mbushi
mendjen atij ta perfshinte kete informacion ne librin e tij.
Pas kesaj ai i shkaterroi mjetet e tij te punes duke e
mbajtur ate pergjithmone sekret. A e beson ti kete? Ne
fakt nuk duhet ta besosh perderisa te sjellesh prova te
sakta sepse kjo me te vertete eshte nje teori qesharake.”
Kur ai u pyet ‘si e shpjegonte ai kete informacion ne
Kur’an?’, Dr. Muri u pergjigj: “Ajo shpjegohet vetem me
nje revelate nga Zoti!”
Gjeologjia
Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall Xhonson, merret
me studimin e Gjeologjise ne Universitetin e Torontos. Ai
tregoi nje interes te vecante ne faktin qe informacioni qe
Kur’ani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe per
kete, ai i kerkoi muslimaneve te mblidhnin cdo gje nga
Kur’ani qe kishte te bente me specialitetin e tij. Perseri
njerezit ngelen te habitur nga rezultatet. Perderisa ne
Kur’an trajtohen tema te shumta, do te duhej nje kohe e
gjate per tu marre me gjithshka. Do te mjaftonte per
qellimin e ketij diskutimi te thonim qe Kur’ani ofron
informacion te qarte dhe te sakte per tema te ndryshme
dhe ne te njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje
vertetesine e tyre me studime te ndrshme nga specialiste
te ketyre subjekteve. Ashtu sikurse u tregua nga shembujt
e mesiperm te embriologjise dhe gjeologjise, Kur’ani ka
qene gjithmone nje burim autentik ne te cilin kushdo
mund te mbeshtetet.
Ju nuk e dinit kete me pare...
Pa dyshim, nje tjeter menyre interesante e te shprehurit e
cila nuk gjendet askund tjeter pervec se ne Kur’an, eshte
ajo kur Kur’ani informon dhe me pas shpesh here i
drejtohet lexuesit me fjalet “Ju nuk e dinit kete me pare”.
Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e
lashta dhe skriptet qe njerezit kane japin nje informacion
te gjere, por ato gjithmone e tregojne burimin e
informacionit. Psh, kur Bibla diskuton per historine e te
lashteve, ajo tregon qe ky mbret ka jetuar ketu, ky tjetri
luftoi ne kete beteje, nje tjeter kishta kaq djem, etj.
Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje
infromacion me te zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete
liber apo ate liber te caktuar sepse ai eshte libri nga ku
informacioni eshte marre. Ne kontrast me kete koncept,
Kur’ani e furnizon kexuesin me informacion dhe me pas
thote qe ky informacion nuk ka qene i njohur me pare.
Eshte me shume interes te permendim qe ky koncept nuk
u sfidua kurre nga jo-muslimanet, gjate ketyre 14
shekujve. Me te vertete Mekasit i urrenin aq shume
muslimanet, por megjithese ata degjuan revelimet e
ndryshme qe sillnin dicka te re, perseri ata kurre nuk folen
e thane qe “kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e
gjeti kete informacion. Ne e kemi mesuar kete ne
shkolle.” Ata nuk munden kurre ta sfidonin autenticitetin
e ketyre informacioneve sepse megjithmend ato ishin te
verteta! 
Per te ndjekur keshillen e Kur’anit per kerkim te
informacionit, (edhe nese ai eshte i ri), gjate kohes se tij si
udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi nje grup
studiuesish per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara
se Kur’ani te zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per
nje mur te tille, por vetem pse Kur’ani e pershkruante, ata
qene ne gjendje ta gjenin ate. Ai ndodhet ne nje vend te
quajtur Durbend, ne ish Bashkimin Sovjetik.[ Shenim:
Qyteti i Derbendit (Durbend, Derbend, Derband) gjendet
ne Dagestan, ne brigjet perendimore te Detit Kaspik, rreth
150 milje ne jug-lindje te Groznit, ne Ceceni dhe 140
milje ne veri-perendim te Bakut, ne Azerbaixhan.
Derbandi njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne
historine e hershme te Islamit. Et-Tabariu e ka permendur
ate ne vepren e tij “Tarik er-Rusul ue’l Muluk” kur
diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne kalendarin musliman
(ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te drejte
Kalifit Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu
permendet nga Jakuti ne vepren Mu’xham El-Buldan.
Qyteti ishte i rrethuar me fortifikata me qellim qe ti
mbrohej sulmeve nga veriu i Kaukazit, kur gjate nje kohe
sundohej nga mbreteria e fuqishme e Kazarit. Hitoria e
Kazarajve dokumentohet qe nga mesi i mijevjecarit te
pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r.
Derbendi ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e
Kaukazit me Jugun apo zonat Perse. 
Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i famshem i kuptimit te
Kur’anit diskuton disa opinione mbi Dhulkarneinin ne
shtojcen VII ne fund te sures “Kehf” apo “Shpella”.
Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe
Dhulkarneini ishte nje mbret besimtar i cili jetoi gjate
kohes se profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai beri
peligrimazhin rreth Ka’bes bashke me profetin Ibrahim
(s) kur ai e ndertoi ate. Shiko faqen “Minoritetet
Muslimane” per nje harte qe tregon Derbendin]
Prova e autenticitetit: Nje Trajtim
Duhet te theksohet qe Kur’ani eshte i sakte per gjerat qe
thote, megjithate saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje
liber i shenjte. Ne fakt, saktesia eshte vetem nje nga
kriteret qe nje revelate e shenjte duhet te plotesoje. P.sh.,
libri telefonik eshte i sakte por kjo nuk do te thote qe ai
eshte i shenjte. Problemi i vertete qendron aty ku provat
duhet te paraqesin burimet e informacionit te Kur’anit.
Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova duhet te
gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje
vertetesine e Kur’anit pa pasur prova te mjaftueshme.
Nese dikush gjen ndonje gabim, atehere personi mund ta
diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani
inkurajon. 
Nje here nje burre erdhi tek mua, pas nje fjalimi qe kisha
dhene ne Afriken e Jugut. Ai ishte shume i inatosur me
ato qe une kisha thene dhe me tha: “Sot une do te shkoj ne
shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kur’an”. Pa dyshim –
thashe une – une do te pergezoje per kete. Kjo eshte gjeja
me e zgjuar qe dikush mund te bente”. Sigurisht, ky ishte
trajtimi qe muslimanet duhet ti bejne Kur’anit me ata qe
dyshojne ne vertetesine e tij, sepse vete Kur’ani ofron nje
sfide te tille. Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i
perket vertetesise se Kur’anit eshte qe pamundesia e
dikujt per te shpjeguar nje fenomen nuk i kerkon personit
te pranoje ekzistencen e fenomenit apo shpjegimin e nje
personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen. Per te qene
me specifik, nese dikush mund mund te shpjegoje dicka,
kjo nuk do te thote qe personi duhet te pranoje versionin e
dikujt tjeter. Por, nese personi e kundershton shpjegimin e
dikujt tjeter, atehere eshte detyra e tij te gjeje nje prove te
sakte. Kjo teori gjenerale ishte e aplikueshme per
koncepte te ndryshme per jeten, por ajo gjithashtu i
pershtatet shume bukur sfides se Kur’anit, sepse ajo
krijon nje veshtiresi per ate qe thote “Nuk e besoj”. Ne
momentin kur dikush refuzon te besoje dicka, ai merr mbi
vete obligimin per nje shpjegim tjeter nese ai mendon qe
tjeteri eshte gabim. 
Ne fakt, ne nje ajet te vecante te Kur’anit i cili gjithmone
eshte keqinterpretuar nga perkthyesit e Kur’anit, Allahu
permend nje njeri te cilit ju shpjegua e verteta. Thuhet qe
ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i shqyrtoi mire te
gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte
fajtor ai i cili degjon dicka dhe nuk e shikon ate me sy
kritik per te pare nese ajo eshte e vertete apo jo.
Menjefjale, cfare duhet bere eshte qe informacioni te
merret, te procesohet, te vendoset per ate qe eshte e sakte
apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga
informacioni qe mori. 
Informacioni duhet te organizohet dhe ndahet ne kategori
te vecanta ne menyre qe te trajtohet ne menyra te
ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe informacioni
eshte spekulues, atehere personi duhet te shikoje ne cilin
krah informacioni anon me teper, eshte ai i drejte apo i
gabuar. Por, nese te gjitha faktet jane ofruar atehere
personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem njerin nga keto
dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i
perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta
procesoje informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te
vendose mbi te. Megjithese pika e fundit mund te duket
pa kuptim, ajo ishte e rendesishme ne ate qe personi arrin
ne nje konkluzion pozitiv qe bazohet ne analize te
fakteve. Ky familjaritet me iformacionin do ti tregoje
personit “kufirin”. Kur ai te perballohet me zbulime te
reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu eshte
ajo qe dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse
personi nuk eshte i interesuar ne to.
 
Duke Provuar Alternativa te ndryshme
Siguria e vertete persa i perket vertetesise se Kur’anit
shfaqet ne konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe
kjo konfidence vjen me nje trajtim te vecante qe quhet
“Duke Provuar Alternativat”. Ne thelb Kur’ani thote; “Ky
eshte nje revelate e shenjte, nese ju nuk besoni atehere
cfare eshte kjo?” Me fjale te tjera, lexuesi eshte i ftuar te
sjelle shpjegime te tjera. Ja ku eshte nje liber i shkruar me
boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe eshte nje
revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij?
Fakti me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje
shpjegim qe qendron. Ne fakt te gjitha alternativat jane
provuar. Ashtu sikurse jo-muslimanet e kane trajtuar kete
problem, alternativat jane pothuajse reduktuar ne dy
drejtime mendimesh. 
Ne njerin krah qendron nje grup njerezish qe e kane
studiuar Kur’anin per qindra vjet te cilet thone: “Nje gje
eshte e qarte – ai njeri, Muhamedi (s), kujtonte se ishte
profet. Ai ne fakt ishte i cmendur.” Ndersa ne krahun
tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone “ Per kete
apo ate evidence, ne jemi te sigurte qe Muhamedi (s) ishte
nje genjeshtar!” Ironikisht, keto dy grupe nuk arrijne
kurre te bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i
pranojne te dy alternativat duke filluar me ate qe
Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe duke perfunduar me
ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk e kuptuan qe
ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush
eshte i manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe
naten duke bere plane se si do ti mashtroje njerezit te
nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai eshte profet?”
Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij
me ane te revelates.
 
Rruga e Kritikut
Faktikisht, nje pjese e madhe e Kur’anit zbriti si pergjigje
per shume pyetje. Dikush do te pyeste Muhamedin (s) dhe
revelata do te vinte me pergjigjen e pyetjes. Sigurisht,
nese dikush eshte i cmendur dhe beson se nje engjell i
peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai
kujton se engjelli do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i
cmendur prandaj dhe ai e beson kete. Ai nuk i thote
pyetesit te prese per nje moment dhe me pas vrapon tek
shoket e tij per te pyetur, “a e di ndonjeri prej jush
pergjigjen?” Kjo lloj sjellje eshte karakteristike e dikujt qe
nuk beson qe ai eshte profet. Cfare jo-muslimanet nuk
pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri
mund te jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato
jane te dyja karakteristika reciproke te personalitetit. 
Skenari i meposhtem eshte nje shembull ideal per te
pershkruar ate qark te mbullur qe jo-muslimanet
pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata “cila eshte
origjina e Kur’anit?” Ata thone qe ai eshte pjelle e nje
personi qe ishte i cmendur. Me pas i pyet: “Nese ai vjen
nga ky person, ku e gjeti ai ate informacion qe perfshihet
ne te? Pa dyshim Kur’ani permend shume gjera qe ishin te
reja per Arabet.” Meqe ata duhet te shpjegojne kete fakt,
ata nderrojne pozicion duke thene: “Ndoshta ai nuk ishte i
cmendur. Ndoshta ndonje i huaj ja mesoi atij te gjitha
keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha njerezve qe ai ishte
profet.” Ne kete pike ju duhet te pyesni: “Ku e gjeti
Muhamedi konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues?” Te
zene ne nje qoshe, si nje mace e egersuar, ata do te vijne
me pergjigjen e pare qe u vjen ne mendje. Duke harruar
qe ajo mundesi u konsumua nje here ata thone: “Epo,
ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te kete qene
i cmendur qe vertet besonte se ishte profet”. Keshtu ata
fillojne nga e para te pershkojne ate qark te mbyllur. 
Ashtu sikurse eshte permendur edhe me pare, Kur’ani
perfshin nje infromacion te gjere burimi i te cilit nuk
mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh. kush i tregoi
Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit – nje vend
qindra milje larg ne veri. Kush i tregoi atij per
embriologjine? Kur njerezit mbledhin fakte te tilla, nese
ato nuk duan qe tia atribuojne ekzistencen e tyre ndonje
burimi te qiellor, ato automatikisht kthehen ne
pretendimin qe dikush ja mesoi Muhamedit (s) keto
infromacione i cili i perdori ato per te mashtruar njerezit.
Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje pyetje
te thjeshte: “Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti
ai konfidencen e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre
ate qe askush tjeter nuk mund ta thoshte? Kjo konfidence
mund te shpjegohet vetem me faktin qe personi beson qe
atij i eshte zbritur nje revelate qiellore.
 
Nje Revelate – Ebu Lehebi
Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri i te cilit ishte
Ebu Leheb. Ky person e urrente Islamin aq shume, saqe ai
e ndiqte Profetin per ta tallur dhe diskretituar. Nese ai e
shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai do te
priste derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte
tek i panjohuri dhe do ta pyeste: “Cfare te tha ai? A tha ai
e zeze? Ne fakt eshte e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt
eshte mbremje.” Ai thoshte gjithmone te kunderten e asaj
qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe muslimanet te thonin.
Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me pare se Ebu
Lehebi te vdiste, u shpall nje kapitull i vogel nga Kur’ani
qe fliste per te (Sure El-Leheb, 111). Ajo tregonte hapur
ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe per kete
do te denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi
mund te kishte bere ishte te thoshte: “Kam degjuar qe
Kur’ani thote une nuk do te ndryshoje kurre – une nuk do
te behem kurre nje musliman keshtu qe do te perfundoj ne
zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si ju duket
kjo? Cfare mendon per revelaten nga Zoti juaj?” Por ai
nuk e beri kurre kete. Dhe perseri, kjo do te ishte pikerisht
sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte cdo gje qe Islami
thote. Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha
ishte: “Ti me urren dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere
thuaj keto fjale dhe une jam i mbaruar. Hajde pra, thuaji
keto fjale.” Por Ebu Lehebi nuk i tha kurre ato fjale.
Dhjete vjet te tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe ai nuk e
pranoi dhe nuk e mbeshteti kurre ceshtjen e Islamit. Si
mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur dhe te ishte i sigurt
qe Ebu Lehebi do ta vertetonte revelaten Kur’anore nese
ai (Muhamedi s.) nuk ishte lajmetari i vertete i Allahut? E
si mund te kishte qene ai aq konfident sa ti kishte dhene
dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si
Profet? Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i
Allahut; sepse te ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet
te jesh me te vertete i bindur dhe te mbeshtetesh ne nje
revelate nga Zoti.
 
Largimi
Nje tjeter rast qe flet per konfidencen e Muhamedit (s) ne
profetesine e tij dhe ne nje force qeillore qe do ta mbronte
ate dhe mesazhin e tij ishte kur ai la Meken dhe u fsheh
bashke me Ebu Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit te
tyre per ne Medine. Qe te dy i pane disa njerez qe po
vinin per ti vrare, bile Ebu Bekri ishte shume i frikesuar.
Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte nje mashtrues qe
perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet,
gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte
shokut te tij: “Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje
tjeter nga kjo shpelle,” apo “Ulu, zer nje qosh dhe mos bej
zhurme”. Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit illustroi
konfidencen e tij. Ai tha: “Qetesohu, Allahu eshte me ne,
dhe Allahu do te na shpetoje”. Nese dikush mundohet te
mashtroje te tjeret, ku e gjen ai kete natyre te shprehuri?
Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk eshte aspak
karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e mashtruesi. 
Pra, ashtu sikurse eshte permendur edhe me siper, jo-
muslimanet vijne rrotull e rrotull nje qarku te mbyllur,
duke kerkuar nje shpjegim – nje menyre qe shpjegon te
dhenat ne Kur’an pa ia atribuar ato origjines se tij te
vertete. Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te
premten ata thone qe ai ishte nje genjeshtar, dhe ne anen
tjeter, te marten, te enjten dhe te shtunen ata thone qe ai
ishte i cmendur. Cfare ata refuzojne te pranojne eshte qe
personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht nga
kjo, ata kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar
permbajtjen e Kur’anit.
 
Takim me nje Minister
Rreth shtate vjet me pare, nje minister vizitoi shtepine
time. Pikerisht ne dhomen ne te cilen ne ishim ulur, mbi
tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte nje Kur’an.
Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes
te nje diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: “Une
kam besim ne kete liber.” Duke pare nga Kur’ani dhe
duke mos ditur se cili liber ai ishte, ai u pergjigj: “Degjo,
nese nuk eshte Bibla, atehere ai eshte shkruar nga nje
njeri”. Si pergjigje te asaj qe ai tha, une vazhdova: “Me
ler te them se cfare ka ne kete liber”, dhe brenda 3 apo 4
minutash, une i tregova atij per disa gjera qe Kur’ani
permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave, ai
ndryshoi pazicionin e tij duke thene: “Ke te drejte. Ate
liber nuk e ka shkruar njeriu. Ate e ka shkruar Djalli”. Ne
te vertete, nje person me mendime te tilla eshte shume i
pafate per nje arsyetim te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje
kunderpergjigje e shpejte dhe e pa matur mire. Ajo eshte
nje dalje e shpejte nga nje situate aspak komforte. 
Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel qe permend se si disa
cifute ishin deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli nje te vdekur.
Personi kishte 4 dite qe kishte vdekur, dhe kur Jezusi
mberriti ne vend, ai tha ‘ngrihu” dhe personi u ngrit dhe
shkoi. Ne nje situate te tille, disa cifute qe ishin prezent
thane me mosbesim: “Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi
ate”. Sot kjo histori perseritet shume shpesh neper kisha,
ne te gjithe boten dhe njerezit derdhin lote duke thene:
“Ah, te kisha qene i pranishem, nuk do te kisha qene aq
budalla sa cifutet.” Por ironikisht, keto persona bejne te
njejten gje qe cifutet bene, kur, per tre minuta, ti u tregon
atyre vetem nje pjese te vogel nga Kur’ani. Ata thone:
“Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber”. Vetem sepse
ato zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te
thone, ata i kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te
pamatur.
 
Burimi i Kur’anit 
Nje tjeter shembull qe flet per adoptimin e ketyre
rrugedaljeve ne situata te tilla, eshte shpjegimi
i Burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit. Ata
shpesh here thonin: “Djajte i sjellin Muhamedit
Kur’anin”. Dhe ashtu sikurse dhe ne shume raste te tjera,
Kur’ani e jep pergjigjen per kete: Nje verset ne Kur’an
(Sure El-Kalem, 68:51-53) “E ata qe nk besuan gati sa
nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e degjuan
Kur’anin thane ‘Ai eshte i marre!’ Por ai nuk eshte
tjeter vetem se keshille per boten”. Keshtu ai ofron nje
argument per tu pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka shume
ajete ne Kur’an qe kendershtojne haptas sugjerimin qe
Muhamedi e merrte kete mesazh nga djajte. Per shembull,
ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi afirmon: “Ate
Kur’anin nuk e sollen djajte. Atyre as nuk u takon e as
nuk kane mundesi. Pse ata jane penguar edhe per ta
degjuar!” (Sure Esh-Shuara). Ne nje vend tjeter (Sure
En-Nahl, 16:28) ne Kur’an, Allahu ne meson: “Kur te
lexosh Kur’anin, kerko mbrojtjen e Allahut prej
shejtanit te mallkuar.”
A eshte kjo menyra qe shejtani e shkruan nje liber? Ai i
thote personit: “Para se te lexosh librin tim, kerkoi Zotit te
te mbroje nga une.” Kjo eshte vertet shume e ngaterruar.
Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te tille, por
jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje
zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli
nuk do ta bente dicka te tille, bile edhe nese do te mundte,
Zoti nuk do ta lejonte ate, por ne te njeten kohe, ata e
vene Djallin pothuajse ne te njejten pozite me Zotin. Ne
nje fare menyre ata thone qe Djalli mund te beje cdo gje
qe Zoti ben. Si rezultat, kur ata shikojne Kur’anin,
ndonese te mahnitur me mrekulline e tij, ata akoma
insistojne qe “Djalli e shkroi ate!”
Falenderimet i qofshin Allahut (swt) qe muslimanet nuk
kane te njetin qendrim. Ndonese Djalli mund te kete disa
mundesi, ato perseri qendrojne shume larg nga mundesite
e Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i tille derisa
nuk e beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga jo-
muslimanet qe Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe
do te ishte shume e mundur qe ai do te binte ne
kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante nje liber.
Per kete Kur’ani thote:“A nuk e perfillin ata Kur’anin?
Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut,
do te gjenin ne te shume kunderthenie.”
 
Mitomania 
Nje tjeter sulm qe ka lidhje me arsyetimet e jo-
muslimaneve ne perpjekjet e tyre te kota per shpjegimin e
disa ajeteve ne Kur’an, eshte edhe nje kombinim i te dy
teorive qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe genjeshtar.
Keta njerez propozojne qe Muhamedi ishte i cmendur dhe
si rezultat i kesaj ai mashtronte dhe i shtynte njerezit ne
rruge te gabuara. Ka nje emer per kete ne psikologji dhe
ai eshte Mitomania. Personi qe vuan me kete lloj
semundje thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe vete
ato. Kjo sipas jo-muslimaneve, eshte semundja nga e cila
Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim
eshte qe personi qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk
mund te flase me fakte, dhe Kur’ani eshte i teri i bazuar
ne fakte. Cdo gje qe perfshihet ne te mund te provohet si e
vertete. Perderisa faktet jane problemi kryesor per nje
mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj eshte
ballafaqimi i personit me fakte. 
P.sh. nese dikush eshte i cmendur dhe thote “une jam
mbreti i Anglise” psikologu nuk e kundershton ate duke i
thene , “jo ti nuk je mbret. Ti je i cmendur”. Ne fakt ai e
ballafaqon ate me fakte dhe thote: “Dakort. Ti thua qe je
mbret i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet
mbreteresha sot? Ku eshte kryeministri yt dhe ku jane
turperojet?” Ne kete rast, kur personi ka probleme per tja
dale me faktet, atehere ai do te filloje te nxjerre arsye te
kota, duke thene: “Mmm...mbreteresha...ajo ka shkuar ne
shtepine e se emes. Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai
vdiq”. Eventualisht ai kurohet sepse nuk mund tja dale dot
me faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij fakte,
ai ndeshet me realitetin dhe thote: “Mendoj qe une nuk
jam mbret i Anglise”. 
Ne Kur’an eshte perdorur pothuajse e njejta menyre qe
psikologu perdor per te kuruar mitomanine. Nje ajet ne
Kur’an (Sure Junus, 10:57) thote: “Oh ju njerez! Juve ju
erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kur’ani) dhe sherimi i asaj qe
gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire per
besimtaret.”
Ne pamje te pare ajeti duket i pa qarte, megjithate, per
dike qe e shikon ate nen driten e shembullit qe
permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese i qarte. Ai
qe e lexon Kur’anin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte
nje terapi ne thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e
deluzionuar duke i paraqitur atyre fakte. Nje menyre
trajtimi qe te bie ne sy ne Kur’an eshte ajo qe thote: “Oh
ju njerez, ju thoni kete e kete per kete gje; e c’mendoni
per kete tjetren? Si mund ta thoni kete gje kur dini ate
tjetren?” e keshtu ne vazhdim. Kjo e detyron dike te
shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te njejten kohe
ajo e cliron personin nga iluzione qe e bejne ate te
mendojne qe faktet e prezantuara nga Allahu mund te
shpjegohen shume thjesht me teori dhe arsyetime te kota.
 
Enciklopedia e Re Katolike 
Eshte pikerisht kjo gje – konfrontimi me fakte – qe ka
terhequr vemendjen e shume jo-muslimaneve. Ne fakt, ne
Enciklopedine e Re Katolike, ekziston nje reference e re
qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet per
Kur’anin, Kisha Katolike thote: Pergjate shekujve, shume
teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e Kuranit...Sot
asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori... Ja pra, se
si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon
te gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kur’anit.
Ne te vertete, Kur’ani eshte nje problem serioz per Kishen
Katolike. Ajo thote qe Kur’ani eshte nje revelate dhe per
kete ata e studiojne ate. Pa dyshim ata do te donin te
gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata nuk
mund te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata
jane te drejte ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne
interpretimet jo-thelbesore me te cilat ata mund te
ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14 shekujve nuk
eshte prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten
ajo pranon qe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te kalohet
pa i kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe jane shume
me pak te sinqerte dhe qe menjehere thone: “Kur’ani vjen
nga kjo, Kur’ani vjen nga ajo.” Bile ne pjesen me te
madhe te rasteve ata as qe e ekzaminojne kredibilitetin e
asaj qe thone. 
Natyrisht, nje thenie e tille nga Kisha Katolike e ben nje
kristian te sotem te ndeshet me veshtiresi te shumta.
Situata mund te jete qe nje person ka nje ide te veten per
sa i perket origjines se Kur’anit, por si pjestar i Kishes, ai
nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse
nje veprim i tille do te ishte ne kundershtim me bindjen,
betimin dhe besnikerine qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe
ai eshte pjestar i saj, personi duhet te pranoje pa pyetje
dhe te praktikoje si pjese e rutines se perditshme ate qe
Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha Katolike
thote: “Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per
Kur’anin, cfare mund te themi atehere per pikeveshtrim
Islamik”. Nese, vete jo muslimanet e pranojne qe ka dicka
per Kur’anin – dicka qe duhet konsideruar – pse atehere
njerezit behen aq kokeforte dhe armiqesor kur
Muslimanet avancojne pikerisht te njejten teori? Pa
dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe jane te
arsyeshem dhe te zotet e mendjes.
 
Deshmia e nje intelektuali 
Kohet e fundit, nje nga intelektualet me ne ze te Kishes
Katolike – nje person i quajtur Hans – studioi Kur’anin
dhe opinionin e tij per ate qe kishte lexuar. Hansi eshte
nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen
Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi
rezultatet duke perfunduar: “Zoti i foli njeriut nepermjet
njeriut, Muhamedit.” Perseri ky eshte nje konkluzion i
arritur nga nje jo-musliman – pikerisht nga nje intelektual
shume i njohur ne Kishen Katolike. Une nuk besoj qe
Papa bie dakort me kete, megjithate opinioni i nje figure
kaq te njohur per publikun duhet te peshoje disi ne krahun
e Muslimaneve. A duhet te duartrokitet per ate qe ai u
ndesh me realitetin dhe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund
te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete eshte origjina e
atyre fjaleve. Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga
informacioni i permendur me larte, te gjitha alternativat u
konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje
shpjegimi tjter per mohimin e Kur’anit eshte i pa mundur.
 
Pesha e proves mbi kritikun 
Nese libri nuk eshte revelate, atehere ai eshte mashtrim;
dhe nese eshte mashtrim ne duhet te pyesim, “Cila eshte
origjina e tij? Cfare eshte ajo me te cilin ne po
mashtrohemi?” Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre
pyetjeve hedhin drite mbi vertetesine e Kur’anit dhe bejne
te heshtin ato thenie te paqendrueshme te pabesimtareve.
Tek e fundit, nese njerezit insistojne ne ate qe Kur’ani
eshte nje mashtrim, ata duhet te ofrojne evidenca per kete.
Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo mbi ne. Askush nuk
mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje
ate me fakte; keshtu qe une i them: “Me trego ndonje
mashtrim. Me trego cfare eshte ajo me te cilen Kur’ani
me mashtron mua. Me trego...ose perndryshe mos thuaj
qe ai eshte nje mashtrim!”
 
Origjina e Universit dhe Jetes 
Nje karakteristike e vecante e Kur’anit eshte menyra se si
ai shqyrton fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares
por edhe diteve te sotme. Ne fakt, Kur’ani nuk ishte
vetem nje problem i vjeter. Ai akoma paraqet nje problem
– problem per jo-muslimanet. Sepse cdo dite, cdo jave,
cdo vit sjell evidenca te reja per ate qe Kur’ani eshte nje
force qe duhet ta pranojme – qe eshte i vertete dhe kjo
vertetesi nuk mund te sfidohet. Psh. nje ajet ne Kur’an
(Sure El-Enbija, 21:30) thote: “A nuk e dine ata te cilet
nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne i
ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se cdo
sendi; a nuk besojne?” Si per ironi, ky ishte informacion
per te cilin – nje cift pabesimtaresh – u nderuan me
Cmimin Nobel ne 1973. 
Kur’ani shpalos te verteten mbi origjinen e universit – se
si filloi nga nje pjese e vetme – dhe njerezit vazhdojne ta
verikikojne kete deri ne ditet e sotme. Per me teper, fakti
qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te perdorej lehte
per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te
qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti
tregonte shokut te tij: “I gjithe ky (duke bere me shenje
nga trupi i tij) eshte i perbere ne pjesen me te madhe prej
uji. Askush nuk do ta besonte. Nuk kishte asnje prove
derisa u arrit zbulimi i mikroskopit. Ata duhet te presnin
derisa te zbulonin qe citoplazma, substanca baze e qelizes,
ishte e perbere prej 80% uje. E pra evidenca erdhi, dhe
Kur’ani perseri i qendroi proves se kohes.
 
Me gjere mbi Testin e Falsifikimit 
Ne lidhje me testin e falsifikimit qe kemi permendur me
siper, duhet te theksojme qe edhe ato i kane rezistuar te
kaluares dhe te tashmes. Disa nga ato jane permendur si
ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa te tjere
vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona.
Nje shembull i te parit eshte c’ka Kur’ani thote per Ebu
Lehebin. Kjo, fare qarte ilustron ate qe Allahu, I Cili e
njeh te fshehten, e dinte qe Ebu Lehebi nuk do te
nderronte kurre mendim dhe te pranonte Islmain, dhe per
kete Allahu lajmeroi qe ai do te denohet pergjithmone ne
Zjarr. Ky kapitull ishte nje ilustrim i dijes madheshtore te
Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim per te gjithe
ata qe ishin si Ebu Lehebi.
 
Idhtaret e Librit 
Nje tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe
gjendet ne Kur’an eshte pjesa qe permend mardheniet
ndermjet muslimaneve dhe cifuteve. Ky verset eshte
dhene ne menyre te atille qe te mos preke mardheniet
ndermjet individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje
permbledhje mbi mardheniet midis dy grupeve perkatese.
Ne thelb, Kur’ani thote qe Kristianet gjithmone do ti
trajtojne Muslimanet shume me mire sesa Cifutet i
trajtojne ato. Ne te vertete, influenca e plote e ketij verseti
mund te vihet re vetem duke veshtruar ate me nje kujdes
te vecante. Eshte e vertete qe shume Kristiane dhe shume
Cifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi,
komuniteti Cifut eshte per tu pare si nje armik i
rrezikshem i Islamit. Per me teper, vetem pak njerez e
kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne Kur’an. Kjo
do te kishte qene nje shans i mire per Cifutet te sfidonin
vertetesine e Kur’anit – ate qe ai nuk eshte nje revelate e
shenjte. Ajo cka ata duhet te bejne eshte te organizohen, ti
trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te
thone: “Cfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte
tuaj – jane ata Kristianet apo Cifutet? A e shikoni se cfare
kane bere Cifutet per ju? Kjo eshte cfare ata mund te
kishin bere per ta mohuar vertetesine e Kur’anit. Por kjo
nuk eshte bere per 1400 vjet me rradhe. Megjithate oferta
eshte gjithmone e hapur.
 
Nje trajtim matematikor 
Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin
pikmamje te ndryshme per shqyrtimin e Kur’anit, kane
patur pa dyshim nje natyre subjektive: Sidoqofte mbetet
akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative, e cila vjen
me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore.
Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje
‘liste hamendjesh’, do te habitej me faktet qe Kur’ani
eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me
perdorimin e shembujve predikues, Kur’ani mund te
shpjegohej matematikisht. Nese per shembull kemi nje
person te cilit i eshte kerkuar te zgjedhe midis dy
pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke
mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe
do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te
gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te
tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne
situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten)
dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte
nje me kater sepse ka vetem nje pergjigje te cilen nese e
zgjedh ai do te ishte i drejte dhe 3 te tjerat do te ishin te
gabuara. Me fjale te tjera personi mund te beje nje
zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe ne te
dyten; ose te beje nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te
sakte ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte ne te
paren dhe te gabuar ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te
sakte si ne te paren ashtu edhe ne te dyten. Pa dyshim, i
vetmi rast ne te cilin personi do te ishte plotesisht i sakte
do te ishte skenari i fundit, kur ai ben zgjedhje te sakta per
te dyja situatat. Veshtiresia per dhenien e nje pergjigje
plotesisht te sakte eshte rritur sepse numri i situatave per
te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe eshte rritur; ekuacioni
matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ½ x ½
(qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe
nje nga dy zgjedhje per te dyten). 
Nese do te bazhdonim me nje shembull te tille, nese
personi ndeshet me tre situata per te cilat ai kerkohet te
zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte vetem ne 1/8 e
rasteve (ose ½ x ½ x ½). Perseri shanset qe ai te jete
korrekt ne te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e
cuar ate ne 1 me 8. Duhet te kuptojme qe sa me teper
rritet numri i situatave aq me teper ulen shanset per te
qene i sakte sepse te dyja jane ne proporcion te zhdrejte.
Duke aplikuar kete shembull ne situatat e Kur’anit, do te
shohim qe nese ndertojme nje liste me subjekte per te cilat
Kur’ani ka ofruar thenie te sakta, atehere mundesia qe ato
te kene qene hamendje te verbera eshte shume e vogel. Ne
te vertete subjektet e diskutuara ne Kur’an jane te shumta
(disa nga ato jane te rreshtuara ne Kur’ani dhe Dija
Shkencore), keshtu qe probabiliteti qe dikush te vije me
hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1 milione menyra
per ta quajtur Kur’anin te gabuar, por perseri ai cdo here
eshte i drjete, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka
qene duke folur me hamendje. 
Tre shembujt e meposhtem bejne fjale per subjekte te cilat
Kur’ani ka ofruar thenie te sakta. Ato se bashku ilustrojne
ate qe rruget per te kundershtuar vertetesine e Kur’anit
nuk kane qene te mundura.
 
Bleta femer 
Ne kapitullin e 16 (Sure En-Nahl, 16:68-69) Kur’ani thote
qe bleta femer e le folene ne kerkim te ushqimit. Por nje
person do ta kete te veshtire te gjeje me hamendje nese
bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. “Ma do
mendja ajo eshte femer” thote ai. Padyshim, shanset qe ai
te kete dhene nje hamendje te sakte jane nje me dy.
Qellon qe Kur’ani ka dhene nje informacion te sakte. Por
qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume njerez besonin
perpara zbritjes se Kur’anit. Si mund te dallohet nje blete
femer nga nje blete mashkull. Ne fakt duhet nje specialist
ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull nuk
del kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne
dramen e shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret
pershkruajne bletet dhe ata thone qe bletet jane ushtare
dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo cka njerezit mendonin
ne kohen e Shekspirit – qe bletet te cilat ne i shikojme
duke fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari perpara
nje mbreti. Sidoqofte kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane
femra dhe japin llogari perpara nje mbretereshe. Dhe per
te arrtur ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300
vjeteve me pare. Pra ne listen e hamendjeve, Kur’ani
kishte nje shans pre 50/50 per te qene drejte ndersa
parashikimet ishin nje me dy.
 
Dielli 
Kur’ani, pervec bletes, ka dhene informacion edhe
per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire. Kur
dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te
levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose
ai mund te levize ne nje menyre te caktuar. Kur’ani ofron
te dyten duke thene qe dielli leviz per shkak te levizjes se
tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete, Kur’ani ka perdorur
fjalen “sabaha” e cila pershkruan levizjen e diellit ne
hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per
lexuesin ne po japim nje shembul. Nese dikush eshte ne
uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar
levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke
notuar ne nje drejtim te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje
force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai leviz vete. Keshtu qe
kur fjala 'sabaha' perdoret per te pershkruar levizjen e
diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke
fluturuar jashte kontrollit ne hapesire sepse ai eshte
hedhur apo shtyre nga dicka. Ajo thjesht do te thote qe
dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo
per te cilen Kur’ani na siguron, por a ishte kjo e lehte per
tu zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe
dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be e mundur
shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e
diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin
ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te
zbulohej qe ne diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin
cdo 25 dite. Kjo levizje i referohet rrotullimit te diellit ne
aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse Kur’ani tha me teper
se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli rrotullohet
dhe leviz ne hapsire. Pra ne listen e hamendjeve, shanset
per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat – bleta
mashkull apo femer dhe levizja e diellit – jane nje me
kater.
 
Zonat Kohore 
Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne historine e 1400
vjeteve me pare do te kishim pare qe njerezit ne ate kohe
nuk dinin shume persa i perket ndryshimit te kohes/ores
ne vende te ndryshme, dhe ajo cka Kur’ani ka ofruar per
kete subjekt eshte vertete per tu habitur. Fakti qe nje
familje eshte duke ngrene mengjesin kur dielli eshte duke
lindur, ndersa nje familje tjeter eshte duke shijuar ajrin e
fresket te nates eshte dicka qe te mrekullon, bile edhe ne
diten tona. Eshte mese e vertete qe, para 1400 vjetesh, nje
person nuk mund te udhetonte me teper se 30 mijle ne
dite, dhe per kete nje udhetim nga India per shembull per
ne Marok do te merrte muaj te tere. Dhe padyshim, ndersa
ishte duke ngrene darke ne Marok, personi mendonte
“Ashtu sikurse une dhe famijla ime duhet te jete duke
ngrene darken ne kete moment”. Kjo ndodh sepse ai nuk e
kuptonte qe kur udhetonte, ai levizte ne kohe dhe
hapesire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut, te
Gjithedijshmit, Kur’ani e paraqet dhe informon per kete
fenomen.
Ne nje ajet shume interesant thuhet qe kur historise ti kete
ardhur fundi dhe Dita e Gjykimit te kete arritur, gjithshka
do te ndodhe brenda nje momenti. Ky moment do ti kape
disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo ilustron dijen e
gjere te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare
ekzistencen e koheve te ndryshme ne zona te ndryshme,
megjithese kjo ishte dicka qe nuk dihej 14 shekuj me
pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte si nje prove
per vertetesine e Kur’anit.
 
Perfundim 
Per tju kthyer edhe nje here listes se hamendjeve,
parashikimet apo shanset per dhenien e nje informacioni
te sakte ne te tre subjektet – bletet, livizja e diellit dhe
ekzistenca e zonave kohore – ishin nje me tete. Keto
shembuj mund te vazhdonin e vazhdonin, duke ndertuar
nje liste te gjate hamendjesh te sakta; dhe pa dyshim
raporti do te rritej me rritjen e numrit te cdo subjekti qe
diskutohet ne Kur’an. Por ajo qe asnjeri nuk mund te
mohoje eshte qe probabiliteti qe Muhamedi (s), nje i
pashkolluar, te jepte me hamendje nje infromacion te
sakte per mijera e mijera subjekte pa bere asnjehere asnje
gabim, eshte aq i vogel saqe te gjitha teorite qe flasin per
autoresine e tij ne Kur’an, duhet te hidhen poshte – bile
edhe nga armiqte me te ashper te Islamit! 
Ne fakt Kur’ani e pret nje sfide te tille. Nuk do te ishte
cudi qe nese nje person, ne momentin qe ai shkel ne nje
toke te huaj, i thote nje tjetri: “Une e njoh babane tend”,
personi tjeter do te dyshonte ne fjalet e te huajit, duke
thene; “Ti sapo ke ardhur ketu. Si mund ta njohesh ti
babane tim?” Si rezultat ai do te filloje te pyese; “a nuk
me thua, eshte babai im i shkurter apo i gjate, bjond apo
brun? Si ngjan ai?” Natyrisht, nese vizitori vazhdon duke
dhene pergjigje te sakta, atehere skeptiku nuk ka asnje
rruge tjeter por te thote: ‘Ma do mendja qe ti vertete e
njeh babane tim, ndonese une nuk e di se si.” Situata eshte
e njejte edhe me Kur’anin. Ai thote qe ai vjen nga Ai qe
krijoi cdo gje. Keshtu qe cdo kush ka te drejte te thote:
“Me bind mua! Nese autori i ketij libri me te vertete krijoi
jeten dhe cdo gje ne qiej dhe ne toke, atehere Ai pa
dyshim duhet te dije per kete apo ate tjetren.” Dhe dikush
qe do te studionte Kur’anin do te arrinte ne te njejtat te
verteta. Per me teper ne duhet te dime dicka: Jo te gjithe
ne duhet te jemi eksperte per te verifikuar ate qe Kur’ani
permban. Besimi i dikujt shtohet ndersa ai kerkon dhe
konfirmon te vertetat ne Kur’an. Dhe kjo eshte ajo qe
duhet bere gjate gjithe jetes.
Lutem qe Zoti ti drejtoje te gjithe drejt te vertetes.
Shtojce 1: Nje inxhinjer ne Universitetin e Torontos, i cii
ishte i interesuar ne psikologji dhe kishte lexuar dicka
rreth kesaj lende, beri nje studim dhe shkroi nje
dezertacion mbi Efektivitetin e Diskutimeve ne Grup.
Qellimi i ketij studimi ishte te gjendej se sa ishin arritjet e
njerezve kur ata bashkoheshin ne grupe prej dy, tre, dhjete
apo me teper personash. Grafiku qe paraqet rezultatet
leviz ne pika te ndryshme, megjithate pika me e larte e ti
perfaqeson grupin prej dy personash. Pa dyshim ky
rezultat ishte pertej perashikimeve te tija megjithate kjo
ishte nje keshille e vjeter e dhene ne Kur’an (Sure Es-
Sebe 34:46): “Thuaj: - Une ju keshilloj vetem per nje gje.
Per hir te Allahut te angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy
ose nje e nga nje, e pastaj te mendoheni thelle...”
 
Shtojce 2 – ‘Iram: Per me teper, ne kapitulin e 89 te
Kur’anit (Sure El-Fexhr, 89:7) eshte permendur nje qytet
me emrin ‘Iram (nje qytet prej kolonash) i cili nuk eshte
njohur ne historine e lashte dhe qe sipas historianeve nuk
kishte ekzistuar kurre. Por ne dhjetor te 1978, National
Geografic (nje kanal televiziv filmash dokumentare) sjell
disa informacione me interes qe thonin qe ne 1973, ne Siri
ishte germuar dhe zbuluar qyteti i Elbas. Qyteti mendohet
te jete 43 shekuj i vjeter, por kjo nuk ishte lajmi me me
interes. Cfare ishte edhe me interesante ishte qe kerkuesit
kishin gjetur ne biblioteken e Elbas nje liste te te gjithe
qyeteteve me te cilat Elba kishte lidhur mardhenie
tregtare. Mund te duket e veshtire per ta besuar por, ne
liste u gjend edhe emri ‘Iram. Banoret e Elbas kishin
patur mardhenie tregtare me banoret e ‘Iramit!
 
Ne mbyllje dua t'u kerkoj ti kushtoni nje vemendje dhe
kujdes te vecante ajeteve te meposhtem nga Sure 29:50-
51:
 
 
"Ata thane: ‘Perse te mos i kete zbritur atij nje
mrekulli nga Zoti i tij?’
Thuaj: ‘Çeshtja e mrekulive eshte vetem ne duar te
Allahut, e une nuk jam tjeter pos terheqes i verejtjes
dhe shpjegues.’ Po a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta
shpallem ty librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim
se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerez qe duan te
besojne!”

You might also like