You are on page 1of 25

PLANI KOMBETAR

I
VAKSINIMIT NDAJ
COVID -19
Përmbajtja
Hyrje ............................................................................................................................................... 3

1. Sigurimi i aksesit per vaksinat ndaj COVID -19 dhe planifikimi ........................................... 5

2. Identifikimi i grupeve prioritare per tu vaksinuar ................................................................... 7

Prioritizimi i grupeve te popullates ............................................................................................. 8

3. Vleresimi dhe permiresimi i kapaciteteve te zinxhirit te ftohte, sigurise te injeksioneve, dhe


procedurave te menaxhimin te vaksinave ..................................................................................... 10

4. Siguria e injeksioneve dhe menaxhimi i mbetjeve ................................................................ 14

5. Procedurat kombetare rregullatore dhe permiresimi i tyre .................................................... 14

6. Permiresimi surveillances se efekteve te padesheruara pas vaksinimit dhe menaxhimi i tyre


16

7. Furnizimi me vaksina dhe administrimi i tyre ....................................................................... 16

8. Dokumentimi i administrimit me vaksina dhe raportimi i mbuleses vaksinale .................... 18

9. Kërkesa dhe hezitimi ndaj vaksinës....................................................................................... 18

10. Komunikimi i rrezikut dhe angazhimi i komunitetit.......................................................... 21

11. Burimet njerezore............................................................................................................... 23

12. Vleresimi i kostove dhe planifikimi financiar ................................................................... 24

13. Vleresimi i efikasistetit te vaksines.................................................................................... 25


Hyrje

Ne Shqiperi rastet e para me COVID-19 u konfirmuan me 8 Mars 2020. Deri me 3 Janar 2021 jane
konfirmuar 61097 raste dhe 1193 vdekje te shkaktuara nga COVID-19. Ndersa incidenca e
semundjes deri ne kete date eshte 2134.4 raste per 100,000 banore ndersa vdekshmeria ka arritur
41.7 vdekje per 100000 banore. Ajo cka vihet re eshte se vdekshmeria me e larte vihet re ne grup
moshen mbi 75 vjec ndersa pesha me e madhe e infeksionit vihet re ne ne grup moshen 55-64 vjec
Gjithashtu personat e moshuar dhe ata me semundje bashkeshoqeruese zene vendin me te larte te
shtrimeve ne spital.
Pas konfirmimit te rasteve te para u moren menjehere nje sere masash. Qysh ne mes te Marsit,
krahas gjurmimit te kontakteve dhe hetimit u zbatuan masat e distancimit fizik dhe social dhe nje
bllokim i plote u zbatua perreth nje muaj i cili me pas u lehtesua gradualisht duke zbatuar perseri
masat e distancimmit fizik, vendosjen e maskave dhe duke nxitur masat e lidhura me higjenen
Keto masa sollen nje numer jo te larte te infektuarish si dhe nje numer te vogel te vdekjeve duke
i dhene kohe autoriteteve te perforconin kapacitetet. Po ashtu nje sere masash, disa perj te cilave
vazhdojne akoma u moren me tej ne drejtim te bllokimit te pjesshem, alternativave duke punuar
ne distance, mbylljes se shkollave dhe universiteteve dhe zhvillimit te mesimit online si dhe
vendosjen e detyruar te maskave ne mjediset e brendshme dhe te jashtme e te tjera. Qysh ne Janar
2020 u krijua Task Forca Kombetare ndaj koronavirusit te ri si dhe me pas komiteti teknik i
eksperteve. Nje plan kombetar i perballimit te kesaj pandemie u pergatit duke udhehequr vendimet
per faza te ndryshme te pandemise.
Ky plan ne lidhje per vaksinimin eshte bazuar ne rekomandimet nderkombetare ne lidhje me
vaksinimin. Duke qene se prania e vaksinave ndaj COVID-19 eshte e kufizuar eshte e
pashmangshem prioritizimi i grupeve te ndryshme te popullates duke percaktuar ato grupe per te
cilet perfitimi ne rrafshin individual dhe ate shoqeror eshte shume i rendesishem ne kete kohe. Ky
eshte nje dokument i cili po zhvillohet gjate kohes kur kemi transmetim komunitar dhe mbeshtetet
ne disa komponente te cilet jane thelbesore. Keto komponente dhe pjese te tij jane diskutuar dhe
aprovuar nga Komiteti Teknik Keshillues i Eksperteve per vaksinimin. Po ashtu ato jane
konsultuar dhe diskutuar edhe me eksperte te ndryshem te OBSH dhe UNICEF.
Komponentet kryesore te ketij plani do te jene;
- Planifikimi dhe sigurimi i aksesit per vaksinat COVID-19;
- Identifikimi i grupeve prioritare per tu vaksinuar;
- Vleresimi dhe permiresimi i kapaciteteve te zinxhirit te ftohte, sigurise te injeksioneve, dhe
procedurave te menaxhimin te vaksinave;
- Procedurat kombetare rregullatore dhe permiresimi i tyre;
- Permiresimi survejances se efekteve te padësheruara pas vaksinimit dhe menaxhimi i tyre;
- Furnizimi me vaksina dhe administrimi i tyre;
- Dokumentimi i administrimit me vaksina dhe raportimi i mbuleses vaksinale;
- Kerkesa per vaksine dhe hezitimi;
- Angazhimi i komuniteteve dhe komunikimi i riskut;
- Burimet njerezore, menaxhimi i tyre dhe edukimi ne vazhdim;
- Vleresimi i kostove dhe planifikimi financiar;
- Vleresimi i efikasistetit te vaksines
1. Sigurimi i aksesit per vaksinat ndaj COVID -19 dhe planifikimi
Aksesi per vaksinat ndaj COVID-19 ne kushtet kur tregu dhe kur prodhimi jane te kufizuara ne
keto faza te pandemise eshte teper i veshtire sidomos per vende me te ardhura mesatare dhe
popullsi te vogel sic eshte vendi tone. Pjesemarja ne grupe qe prokurojne nje sasi te madhe
vaksinash, qofshin ato nderkombetare apo rajonale do te ndihmonte ne sigurimin e vazhdueshem
te tyre por edhe kjo do te varet nga prodhimi dhe nga prokurimi ne avance nga vendet e medha.
Gjithsesi qeveria duhet te beje perpjekje per te siguruar marreveshje te vecanta per sasi te caktuara
te vaksinave me prodhues te ndryshem te cilet kane perspektive dhe jane ne nje faze te rendesishme
te provave klinike si ato te stadit te trete apo jane ne fazen e aprovimit nga agjensi te ndryshme
strikte rregullatore.
Po ashtu shume vende me te ardhura te larta mund te prokurojne ne avance me shume se sa kane
nevoje dhe kjo mund te kerkoje negociata dhe marreveshje te vecanta me vende te ndryshme te
cilat po ashtu mund te mos arrijne te sigurojne shperndarjen dhe marrjen e ketyre vaksinave ne
popullaten e tyre.
Keto perpjekje duhet te planifikohen dhe diskutohen me ekspertet e Institutit te Shendetit Pubkik
(ISHP) dhe te tjere dhe komitetet perkatese te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale
(MSHMS) dhe sidomos komitetit koordinues te vaksinimit prane MSHMS qe koordinon te gjitha
institucionet dhe partneret ne fushen e vaksinimin dhe atij keshillues teknik te eksperteve per
vaksinimin prane kesaj ministrie.
Futja e vaksinave ndaj COVID-19 te cilat kane teknologji te ndryshme te prodhimit kerkon qe
shume vendime kombetare do te merren perpara dhe gjate vaksinimit. Prandaj eshte e nevojshme
qe komiteti koordinues i vaksinimit ne MSHMS te luaje nje rol te rendesishem duke siguruar
koordinimin e te gjitha perpjekjeve dhe te jape publikut besimin se cdo vendimarje ne sigurimin
e vaksinave dhe procesin e vaksinimit eshte bazuar ne faktet shkencore te evidentuara dhe
vleresuar nga komiteti i eksperteve per vaksinimin dhe ka ne vend te pare respektimin e sigurise
te popullates.
Ne kuadrin e vaksinimit ndaj COVID-19 ky komitet ka per detyre :
- Te rishikoje informacionin ne lidhje vaksinat ndaj COVID-19 dhe ta perdore gjate planifikimit dhe
pergatitjeve per perdorimin dhe shperndrjen e ketyre vaksinave;
- Te marre ne konsiderate rekomandimet e komitetit teknik te eksperteve perr vaksinimin (KTEV);
- Te rishikoje detajet e planit te vaksinimit duke percaktuar detyra dhe funksione te qarta per cdo
institucion te perfshiresi si dhe partnere te ndryshem dhe po ashtu afatet kohire te zbatimit te
detyrave;
- Te koordinoje perpjekjet ne lidhje me koordinimin e ketij plani me ate te perballimit te pandemise
dhe koordinoje punen e komiteteve perkatese ne lidhje me COVID-19;
- Te konsideroje vleresimin e kostove per te bere avokatine ne lidhje me buxhetin dhe alokimin e
fondeve per kete lloj vaksinimi;
- Te percaktoje procesin operacional te koordinimit, informimit dhe komunikimit;
- Te siguroje qe cdo informacion eshte i sakte dhe i sgurt dhe ti percillet autoriteteve me te larta,
publikut dhe medias;
- Te siguroje integrimin me programet eksiztuese te vaksinimit
- Te siguroje qe ky proces vaksinimi kryhet ne menyren e duhur dhe ne faza te caktuara ne menyra
te ndryshme duke percaktuar rregullat sipas fazave dhe llojit te vaksinave dhe kapaciteteve
ekzistuese duke patur si qellim qe ne fund te siguroje perfshirjen e ketij programi vaksinimi prane
strukturave ekzistutese te sistemit shendetesor duke i permiresuar ato dhe siguruar aksesin
adekuat ndaj vaksinave te sigurta ne kete sistem;
- Te koordinoje dhe mbeshtese sherbimet shendetesore dhe vleresimin e kapaciteteve ekzistuese ne
ne cdo nivel per te identifikuar boshlleqet dhe pengesat nden udheheqjen e programit te
vaksinimit prane ISHP;
- Te monitoroje progresin e procesit te vaksinimit duke perdorur indikatoret e pergatitur nga ISHP
dhe te tjere;
- Te realizoje nderhyrje adekuate kur procesi i vaksinimit bllokohet apo nuk shkon sipas
parashikimeve.

Ky komitet duhet te koordinoje veprimet me KTEV i cili ka te percaktuara detyrat e tij por duhet
qe krahas problemeve te ndryshme te imunizimit te fokusohet ne ceshtjet kyce me karakter
teknik te vaksinimit ndaj COVID-19.
Nje rol te rendesishem ne kete proces luan ISHP dhe programi kombetar i vaksinimit i cili jo
vetem luan rolin e sekretariatit per te dyja komitetet por edhe do te ndjeke te gjithe procesin e
zbatimit te vaksinimit dhe duhet te siguroje qe ky proces kryhet ne menyre te koordinuar duke
percaktuar standartet teknike dhe operacionale te ketij procesi gjate zbatimit te tij.
Ka nje rendesi absolute koordinimi midis ISHP dhe Programit Kombetar te Vaksinimit dhe
autoriteteve lokale te shendetit publik te koordinuara nga Operatori i Sherbimeve te Kujdesit
Shendetesor ku secili i ka te qarta detyrat e tij sipas ligjit 15/2016 dhe nuk ka udhezime jo te
koordinuara ne lidhje me kete proces apo raportime te ndryshme te cilat mund te corodisin te
gjithe stafin qe aplikon vaksinimin ne terren dhe keto duhet te jene te percaktuara ne udhezimet
operacionale sipas fazave te ndryshme te vaksinimit ku zinxhirin i raportimit dhe menaxhimit
duhet te jete i aprovuar edhe nga komiteti koordinues per vaksinimin ne MSHMS.

2. Identifikimi i grupeve prioritare per tu vaksinuar


Identifikimi i grupeve prioritare eshte i lidhur ngushte me qellimin e e vaksinimit, te dhenat aktuale
ne lidhje me efikasitetin e vaksinave si dhe nje perqasjeje te lidhur me faza. Perqasja e lidhur me
faza fokusohet ne sasine e vaksianve te disponueshme dhe ne prioritizimin e grupeve te popullates.
- Faza e pare e administrimit te vaksines bazohet ne nje sasi te kufizuar te vaksinave dhe
kerkon nje prioritizim me te detajuar midis grupeve prioritare dhe ketu futen punonjesit
shendetesore qe kane rrezik me te larte si psh ata qe punojne direkt me te semuret me
COVID-19, punonjesit shendetesore te ndihmes se shpejte etj duke u kombinuar me
personat qe kane nje kombinim te semundjeve, jane te moshuar dhe jetojne ne mjedise te
mbyllura e te kufizuara si shtepite e pleqve. Kjo faze mund te kerkoje administrim me te
perqendruar te vaksines ne pika te caktuara sidomos per vaksina te cilat kerkojne kushte
ruajtjeje me specifikke se vaksinat e tjera.
- Faza e dyte e administrimit te vaksines bazohet ne nje sasi me te madhe dhe rritje te
sheprndarjes duke mbuluar gruper prioritare te cilat nuk jane mbuluar gjate fazes se pare.
Gjate kesaj faze zgjerohet rrjeti i atyre qe do te ofrojne vaksinen dhe mund te kemi
kombinim te vaksinimit te perqendruar me ate ne ofrues te sherbimit shendetesor duke
zgjeruar administrimin e vaksines.
- Faza e trete ku kemi nje rritje te numrit te dozave te vaksinave do te lejoje vaksinimin e
grupeve te tjera qe nuk jane mbuluar ne fazen 1 dhe 2.
- Faza e katert eshte ajo faze e cila do te siguroje vaksinimin e te gjithe popullates se vendit
dhe do te siguroje vaksinimin rutine
Prioritizimi i grupeve te popullates

A. Punonjesit shendetesore jane prekur gjate kesaj pandemie dhe ka patur edhe vedekje midis
tyre. Gjate periudhes 9 Mars 2020- 3 Janar 2021 jane kryer 9468 testime ne personel
shendetesor dhe jane konfirmuar 2347 raste pozitive me COVID-19. Incidenca e COVID-
19 ne stafin mjeksor dhe mbeshtetes eshte 1020 /10.000 banore (duke patur parasysh qe
numri i personelit shendetesor ne gjithe Shqiperine eshte 23.000) prandaj grupi i pare
prioritar jane punojesit shendetesore.
Keta punonjes do te prioritizohen sipas fazave te sigurimit te vaksines
A1. Ne fazen e pare do te jene punonjesit shendetesore te vijes se pare pra ata qe sherbjne
ne spitalet COVID dhe ne urgjencat dhe sherbimin e reanimacionit te spitaleve dhe kane
kontakt te ngushte me pacientet, personeli i cili kryen marjen e mostres dhe testimin,
personeli qe kryen hetimin dhe gjurmimin ne terren
A2. Ne fazen e dyte do te jene punonjesit e tjere shendetesore dhe sociale te cilet sherbejne
prane strukturave shendetesore.
B. Personat e moshuar dhe ata me probleme te shumta shendetesore Ne kete krgrup futen
personat mbi 65 vjec, personat qe jetojne ne shtepite e pleqve apo institucione te kujdesit
afatgjate, personat me semundje baskeshoqeruese dhe obezet.
B1. Ne fazen e pare do te vaksinohet te gjithe personat qe jetojne ne shtepite e të moshuarve
dhe institucione te kujesit shendetesor dhe social afatgjate.
B2. Ne fazen e dyte do te vaksinohen personat e moshuar ku fillimisht do te vaksinohen
B2.1. ata mbi 90 vjec dhe me pas B2.2. mbi 80 vjec dhe B2.3. mbi 70 vjec dhe mbi B2.4.
mbi 65 vjec pavaresisht shemundjeve bahskeshoqeruese.
B3. Ne kete faze do te vaksinohen personat nden 65 vjec me probleme te ndryshme
shendetesore dhe atyre obeze ku pritoritet do tu jepet atyre te cilet kane me shume se nje
semundje
B4. Ne vartesi te sasise te vaksinave ne kete faze dote vaksinohen edhe punonjes te
sherbimeve kritike per shoqerine si psh mesues, edukatore, forcat e rendit, punonjes te
sherbmit elektrik dhe ujesjellesit, dhe kanalizimeve, forcat zjarrefikëse, punonjes te
telekomit apo transportit publik, etj.
C. Ne fazen e trete do te vaksinohen te gjthe perosnat e grupeve te mesipeme te fazes se dyte
qe nuk kane arritur te vaksinohen
D. Dhe ne fazen e katert do te vaksinohet e gjthe popullata pavaresiht semundjeve
bashkeshoqeruese.

Përqindja e vaksinuar e popullatës

99%

Pjesa tjetër e
popullatës

50%

- Stafi mjekësor
- Institucionet rezidenciale
- Personat mbi 65 vjeç
- Personat me sëmundje bashkëshoqëruese
- Punonjësit e shërbimeve kritike

T1 T2 T3 T4

Figura 1.Vaksinimi sipas fazave

Fazat dhe grupet prioritare


Faza 1: Grupet A1 dhe B1
Faza 2: Grupet A2 dhe B2 – B4
Faza 2 ne vartesit te disponueshmerise te vaksines mund te ndahet ne disa nen faza si meposhe
Faza 2.1: Grupet A2 dhe B2
Faza 2.2: Grupet B3-B4
Faza 3: Grupet B3-B4 qe do te mbeten pa vaksinuar
Faza 4; Pjesa tjeter e popullates
Grupet ne keto faza mund te kombinohen ne vartesi te situates epidemiologjike dhe te dhenave te
reja mbi semundshmerine, vdekjet dhe peshen spitalore si dhe sasise se disponueshme te
vaksines.

3. Vleresimi dhe permiresimi i kapaciteteve te zinxhirit te ftohte,


sigurise te injeksioneve, dhe procedurave te menaxhimin te
vaksinave
Gatishmëria e zinxhirit të furnizimit është thelbësore për shpërndarjen efikase të vaksinave
COVID-19 në popullatat target në përputhje me strategjitë e përcaktuara.

Për shkak të ndryshimeve të mundshme në kriteret e temperaturave të ruajtes dhe shpërndarjes së


vaksinave COVID-19, është përpiluar informacioni mbi kapacitetin e disponueshëm të zinxhirit të
ftohtë dhe nevojat për të zhvilluar strategjinë e ruajtes dhe shperndarjes së vaksinave dhe për të
mobilizuar burimet për të mbushur boshllëqet.

Strategjitë e mundshme që do të përdoren për të ruajtur dhe shpërndarë vaksinat ndaj COVID19
do të varen nga vetitë e vaksinës, disponueshmëria e saj, kushtet e ruajtes dhe transportit dhe
karakteristikat e popullatës target.
Një zinxhir furnizimi i menaxhuar në mënyrë efektive është thelbësor për ruajten dhe shperndarjen
e suksesshme të vaksinave COVID-19. Bazuar mbi informacionin aktual të ndarë nga prodhuesit,
supozohet se shumica e vaksinave do të ruhen në +2°C deri +8°C, por ka edhe vaksina që do të
kërkojnë ruajten dhe transportin në temperature -20°C e disa të tjera që do të kërkojnë temperatura
ultra të ftohta (UCC) -70°C si edhe akull të thatë në vend të pllakave tradicionale të ftohta gjatë
transportit.
Për këtë arsye është vlerësuar sistemi egzistues i zinxhirit të ftohtë në mënyrë që të identifikohen
dhe adresohen boshllëqet në ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave.
Disa vaksina po zhvillohen gjithashtu që të bëhen të qëndrueshme në nxehtësi në mënyrë që ato të
administrohen nën një zinxhir të kontrolluar të temperaturës, por është e pasigurt nëse këto vaksina
do të bëhen pjesë e alokimit fillestar të vaksinave. Pasi të jenë në dispozicion këto vaksina, ato do
të menaxhohen dhe shpërndahen sipas udhëzimeve të prodhuesve në përputhje me kushtet e
ruajtjes.
Ky dokument specifikon aktivitetet kryesore të zinxhirit të furnizimit që duhen zbatuar para, gjatë
dhe pas periudhës së shpërndarjes/aplikimit të vaksinës, duke përfshirë opsionet për përmbushjen
e zinxhirit të ftohtë dhe pajisjeve që kërkohen për të garantuar kapacitet të mjaftueshëm në të gjithë
vendin, dhe duke marrë parasysh skenarë të ndryshëm të bazuar në disponueshmërinë e vaksinës,
grupet e target dhe strategjinë e vaksinimit.
Për këtë arsye është bërë një rivlerësim i shpejtë i zinxhirit të ftohtë ekzistues dhe kapaciteteve
ruajtëse për të siguruar që vaksina mund të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe cilësore në
pikat e shërbimit në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur.
Vlerësimi dhe hartëzimi i kapaciteteve të disponueshme të zinxhirit të ftohtë është bërë sipas tre
intervaleve të temperaturave (p.sh. +2°C deri +8°C, -20°C dhe -70°C) për ruajtjen e llojeve të
ndryshme të vaksinave në zhvillim ndaj COVID-19.
Në këtë vlerësim janë përfshirë të gjitha pajisjet funskionale në dispozicion të zinxhirit të ftohtë
që janë pjesë e programit kombëtar të imunizimit.

1. Vaksina që kërkon kushte ultra të ftohtë (-70°C).

Në programin kombëtar të vaksinimit nuk ka hapësira dhe kushte ruajtje për vaksina në këto nivele.
Për këtë arsye u bë paraprakisht vlerësimi i kapaciteteve ultra ftohëse egzistuese ne disa nivele
qendrore sic jane ISHP, QSUT, ISUV, dhe sektorë privat të ndryshem që orfojnë kapacitete
ultraftohëse. Nga ky vlerësim rezultojnë kapacitete të lira për tu perdorur nga ana jonë 2.5 m3 apo
që ofrojnë mundësi ruajtje për rreth 250 000 doza vaksinë të paketuar në flakonë 5 dozësh.
ISHP po punon për rritjen e kapaciteteve në ketë drejtim dhe kapacitetet e rritura mund të orfojnë
më tej ruajtje për rreth 650 000 doza. Nga ana tjetër furnizimi me vaksina do të kerkohet ne dërgesa
të pjesëshme ne menyre që të mos kapërcehen kapacitetet aktuale.

2. Vaksina që kërkon kushte ngrirëse (-20°C).

Në programin kombëtar të vaksinimit egsitojnë kushte ruajtje për vaksina në këto temperatura në
depon qëndrore e po ashtu në të gjitha NJVKSH-të. Kapacitetet e lira ne hapesirat ngrirëse (-
20°C) te depos qendrore ne ISHP dhe atyre me te medha ne vend paraqiten ne grafikun e
meposhtem.
350 litr 333 litr

300 litr 282 litr 282 litr 282 litr 282 litr 282 litr 282 litr 282 litr

250 litr

200 litr 180 litr


169 litr

150 litr

100 litr 80 litr

50 litr
20 litr 20 litr

0 litr

Volume e lira ne hapesirat ngrirëse (-20°C) per cdo NJVKSH paraqiten ne grafikun e meposhtem

Nga vlerësimi paraprak i kapaciteteve ngrirëse (-200C) ne disa nivele qendrore përvec ISHP, sic
janë dhomat ngrirëse në depon e barnave në QSUT, depon e barnave në Agjensinë e Kontrollit të
Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe sektorë privat të ndryshem që orfojnë kapacitete ngrirëse
realizohet një kapacitet ngrirës në total prej 9.8 m3 që janë të mjaftueshme per rreth 950 000 doza
njëkohësisht. Sigurisht që nëse do të furnizohemi me një vaksinë të tillë do të kerkojmë ndarjen në
disa dërgesa për ta menaxhuar sa më mirë atë.

3. Vaksina që kërkojnë kushte ftohese (+2°C deri +8°C )


Në programin kombëtar të vaksinimit egsitojnë kushte ruajtje për vaksina në këto temperatura në
depon qëndrore, në të gjitha NJVKSH-të dhe më tej në cdo qendër shëndetësore që kryen vaksinim.
Kapacitetet e lira ne hapesirat ftohese (+2°C deri +8°C ) te depos qendrore ne ISHP dhe atyre me
te medha ne vend paraqiten ne grafikun e meposhtem

Volume e lira ne hapesirat ftohese (+2°C deri +8°C) per cdo NJVKSH paraqiten ne grafikun e
meposhtem

Nga vlerësimi paraprak i kapaciteteve ftohëse ne disa nivele qendrore përvec ISHP, sic janë
dhomat ftohëse në depon e barnave në QSUT, depon e barnave në Agjensinë e Kontrollit të
Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe sektorë privat të ndryshem që orfojnë kapacitete ftohëse
nga të cilat realizohet një kapacitet ngrirës në total prej 71.6 m3 që janë të mjaftueshme per rreth
7 milion doza njëkohësisht. Edhe për një vaksinë të tillë do të kerkojmë do të kërkojmë të
furnizohemi me ndarje në disa dërgesa për ta menaxhuar sa më mirë atë.
I gjithë stafi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, transportimin dhe gjurmimin e lëvizjes së vaksinave
do të informohet paraprakisht planin e shpërndarjes dhe administrimin e vaksinave dhe do të
trajnohen nëpërmjet udhëzimeve përkatëse.

4. Siguria e injeksioneve dhe menaxhimi i mbetjeve


Vaksinat COVID-19 do të kërkojnë sasi të mëdha të shiringave për të administruar dozat e vaksinës
por po ashtu në disa prej llojeve të vaksinave do të kërkojë edhe shiringa që do të shërbejnë për
hollimin e vaksinave. Në zbatim të rekomandimeve ekzistuese të OBSH-së për sigurinë e
injeksioneve mund të perdoren shirnga vetëshkatërruese që evitojnë ripërdorimin e tyre ose në
rastin e përdorimit të shiringave pa këtë veti duhet vëmendje e shtuar dhe trajnime të stafit që do
shërbejë në vaksinim për eleminimin e këtyre shiringave menjeherë pas perdorimit.

Siguria e injeksioneve lidhet me shumë edhe me eleminimin e mbetjeve në mënyrë që ato të mos
paraqesin kërcënime për marrësit e vaksinave, ofruesit e kujdesit shëndetësor, komunitetet dhe
mjedisin. Për këtë arsye në të gjitha pikat ku do kryhet vaksinimi duhet të sigurohen kutite e
sigurisë për hedhjen e shiringave (pa u vendosur kapaku i ages në to), kutitë për hedhjen e mbetjeve
të tjera sic janë flakonët e shiringave, pambuku etj dhe për të gjitha këto sigurimi i kontratave me
kompanitë që operojnë në vend për menaxhimin e mbetjeve.

5. Procedurat kombetare rregullatore dhe permiresimi i tyre


Aktuliasht procesi rregullator ne lidhje me vaksinat mbeshtetet ne ligjin per barnat dhe sherbimin
farmaceutik N.105/2014 dhe ligjin per semundjet infektive 15/2016.
Në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë për barnat dhe pë regjistrimin e barnave, nuk ka asnje
nen për të lejuar regjistrim të barit/barnave me procedure të përshpejtuar, as për arsye pandemie
dhe as për arsye të tjera. Aktualisht vendet e ndryshme nëpër botë deri tani kanë kryer regjistrimin
me procedure të përshpejtuar nga autoritete strikte regullatore sipas nje liste te OBSH. Kjo eshte
nje procedure e cila të dhënat klinike i vazhdon edhe pas regjistrimit, por në Shqipëri kjo procedure
nuk njihet, si rrjedhojë nuk janë pranuar deri tani dosje të tilla për regjistrim. Pra prodhuesi nuk
mund ta regjistroje produktin drejtpërdrejtë.
Aktualisht vetem tre vaksina kane marre aprovimin e emergjences pra me nje procedure
rregullatore te pershpejtuar nga autoritete strikte rregullatore si me poshte;
Vaksina nga Pfeizer BionTech me mARN nga FDA, SHBA dhe Agjensia Europiane EMA si dhe
eshte vleresuar nga OBSH. Nderkohe vaksina me mARN Moderna ka mare aprovimin nga FDA
dhe pret aktualisht aprovimin nga EMA. Vaksina e pergatitur me vektorin viral nga Astra Zeneca
dhe Universitetin e Oksfordit ka mare aprovimin nga autoriteti rregullator i Mbreterise te
Bashkuar.
Po ashtu ka dhe nje sere vaksinash te tjera te cilat jane aprovuar nga autoritetet rregullatore te
vendeve perkatese por qe nuk jane vleresuar nga OBSH,
Gjithsesi KTEV pranë Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i mbeshtetur nga ISHP dhe
AKPBM ka aftesine te rishikoje të dhënat e publikuara mbi cilesine, efikasitetin, sigurine, provat
klinike si dhe raprotet midis perfitimit dhe rrezikut. Pas ketij velresimi bazuar edhe ne aprovimin
e autoriteteve strikte rregullatoe apo OBSH mund te jape rekomandime mbi procedurat e urgjencës
në vend.
Komiteti Koordinues per vaksinimin pasi merr rekomandimet e KTEV mund te vendose mbi
procedurat emergjente që duhet të ndiqen për miratimin për përdorimin e vaksinës COVID-19 në
vend që të presë vlerësimin e dosjes së plotë.
ISHP eshte institucioni qe pergatit dokumentacionin sebashku me Agjensine e Kontrollit te
Barnave.
Nderkohe qe duhet te rishikohen aktet rregullatore ne lidhje me proceduren e pershpejtuar do te
kryehen procedurat si me lart dhe mbeshtetur ne eksperiencen e deritanishme.
Përvoja që Shqipëria pati me aprovimin e vaksinave pandemike AH1N1 dhe disa të tjera procesi
mund të vazhdojë si më lart në përputhje me rrethanat duke shmangur kështu pengesa të pritjes
për vlerësimin e dosjes së plotë.
Sidoqoftë, siguria mbetet një përparësi, prandaj mekanizmat ekzistues si dhe mekanizmat e rinj
do të vendosen përmes bashkëpunimit të agjencive pjesëmarrëse si AKBPM, ISHP dhe MSHMS
komiteteve perkatese te mesiperme për të kontrolluar dhe siguruar që komponentët kryesorë të
një programi të sukseshëm të vaksinimit të jene te sigurte.
6. Permiresimi surveillances se efekteve te padesheruara pas
vaksinimit dhe menaxhimi i tyre
Vaksinat COVID-19 do të jenë të reja dhe potencialisht mund të vërehen efekte të padëshiruara,
të cilat nuk listuar më pare gjatë përdorimit të çdo vaksine tjetër të licencuar. Monitorimi i sigurisë
së vaksinave do të bazohet në informacionin e disponueshëm të sigurisë nga të dhënat e provave
klinike për efektë të zakonshme, të rralla, apo shumëtë rralla të vaksinës. Disa efekte që mund të
hasen gjatë përdorimit të këtyre vaksinave mund të mos jenë identifikuar para se të përdoren në
popullata të mëdha. Sistemi ynë i monitorimit të sigurisë së vaksinave nepermjet survejances te
efejteve te padesheruara pas vaksinimit duhet të jetë i aftë të identifikojnë të dy reagimet e njohura
të vaksinës (të identifikuara) gjatë provave klinike dhe ngjarjeve anësore (ose sinjaleve) të reja dhe
të rralla. Gjithashtu, duhet të jetë ngritur komiteti i eskpertëve për vlerësimin e efekteve të
padëshiruara që pasojnë imunizimin, për të zbukuar shkakesine dhe korrigjuar ate dhe për të ruajtur
besimin e publikut per imunizimin.
Për monitorimin e efekteve anësore që pasojnë vaksinimin ndaj Covid-19 do të forcohen
mekanizmat për zbulimin, rishikimin dhe përgjigjen ndaj ngjarjeve të sigurisë së vaksinave, të
përbëra nga rritja e aktiviteteve të farmakovigjilencës në lidhje me raportimin e tyre, hetimin,
vlerësimin e shkakësisë, komunikimin dhe reagimin ndaj rrezikut) nëpërmjet pergatitjes së
udhëzuesve dhe formave të raportimit qe perbejne survejancen perkatese.
Kjo survejance do te koordinohet nga ISHP ne bashkepunim me AKBPM po ashtu dhe hetimi i
metejshem i ngjarjeve dhe te dhenat e perftuara do ti vihen ne dispozicion ne kohe reale keti
komiteti ekspertesh te cilet do te vleresojne cdo ngjarje te rendesishme dhe do te percaktojne nese
ajo lidhet apo jo me vaksinen apo vaksinimin duke dhene dhe rekomandimet perkatese.

7. Furnizimi me vaksina dhe administrimi i tyre


Vaksinat do te ruhen ne menyre te perqendruar dhe transporti i tyre do te kryhet sipas kerkesave
te vaksinave te ndryshme.
Ne procesin e vaksinimit mund te perdoren disa vaksina njekohesisht duke zbatuar kushtet
teknike per secilen vaksine ne lidhje me individet qe do te vaksinohen.
Vaksinimet do te organizohen dhe kryhen në përputhje me orarin e shpërndarjes së vaksinave,
numrin e individëve të kualifikuar në grupet e percaktuara me lart dhe aspektet logjistike të
zinxhirit ftohës në përputhje me kërkesat e prodhuesit për transportin dhe ruajtjen e vaksinave.
Grupet e percaktuara do te identifikohen duke përdorur të dhënat nga OSHKSH, regjistrat e
organizatave profesionale, urdherit t emjekut, spitaleve perkates MSHMS per perosnelin
shendetesore kurse per grupet e tjera si personat e moshuar etj duke perdorur te dhenat e mjekut te
familjes, sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.
Po ashtu edhe per personat me semundje bashkeshoqerues do te perdoren listat e mjekut t efamijes
dhe sigurimeve shendetesore.
Per personat e tjere do te perdoren po ashtu edhe lista te institucioenve dhe shoqatave perkatese
Shpërndarja e sasive për të mbuluar çdo grup të synuar të identifikuar do te kryeht sipas fazave
dhe do të jetë në përputhje me regjimin e imunizimit të përshkruar për vaksinën e veçantë (një ose
dy doza) dhe planin kohor dhe sasitë e planifikuara të ndonjë dërgese të mëvonshme.

Vaksinimi do të aplikohet nga ofruesit e sherbimit shendetesor pika te caktuara te grumbulluara


apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mejdise te caktuara per
grupe te caktuara prioritare psh prane shtepive se te moshuarve apo ne mjedise te dedikuara të
shkollave, universiteteve, ministrive apo insottucioneve prioritare nga ekipet te përcaktuara, të
ngritura në mënyrë të qartë për qëllimin, duke përfshirë ekipet lëvizëse.
Vaksinat kundër COVID-19 dhe aplikimi i vaksinave do të jenë pa pagesë për popullatën,
pavarësisht nga statusi i sigurimit shëndetësor të individëve dhe nuk do te jene te detyruesh me
Duke pasur parasysh se imunizimi kundër COVID-19 është i rekomandueshëm, mjekët e
përgjithshëm përshkruajnë dhe administrojnë vaksinën për individët e grupeve të percaktuara në
përputhje me legjislacionin aktual dhe duke u mbeshtetur ne formualrin e miratimit dhe te
refuzimit per vaksinen ndaj COVID -19

Çdo pike vaksinimi duhet të marrë masat që të mundësojë një ambient të përshtatshëm për kryerjen
e vaksinimit të popullatës, mundësisht jo në ambientet e konsultorit të fëmijëve, sipas udhëzimeve
nga ISHP. Cdo pike vaksinimi po ashtu duhet të ketë të gatshme kitet e emergjencës dhe udhëzimet
për menaxhimin e rastit.
8. Dokumentimi i administrimit me vaksina dhe raportimi i mbuleses
vaksinale

Vaksinat e administruara kundër COVID-19 do të regjistrohen në dokumentet e parashikuara sipas


ligjit 15/2016 si dhe ne sistemin e referimit te mjekut te familjes dhe ne sistemin e integruar
informativ per vaksinimin sipas udheziemve perkatese.

Monitorimi në kohë reale i vaksinimit, sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave COVID-19 do të


përfitojë shumë nga përdorimi i platformave elektronike të informacionit, megjithatë, në mënyrë
alternative, gjithashtu duhet të kryhet dhe dokumentimi i bazuar në letër bazuar në formularët e
mirëkuptimit dhe rregjistrave përkatës në cdo pike vaksinimi.

Dokumentimi do të përmbajë kryesisht të dhenat bazë për individin, detaje mbi vaksinën e përdorur
si lloji dhe numri i lotit dhe datën e vaksinimit të secilës dozë.

Raportimi i vaksinimit do të kryhet nga vlerësimi i të dhënave të hedhura në mënyrë elektronike


në sistemet që do ofrohen për vaksinatorët ose aty ku është realizuar vetëm në letër nëpërmjet
formave përkatëse të raportimit, të cilat do tu dergohen cdo pike vaksinimi sëbashku me udhëzuesit
përkatës.

Mbulesa vaksinale do të analizohet në mënyrë periodike në fillimisht ne nivele te cdo pike dhe me
pas ne ato ne baze bashkie, rajonale dhe kombëtare për të siguruar transparencën dhe
ndërgjegjësimin e popullatës në lidhje me rezultatet e arritura.

ISHP do te pergatise rekomandimet perkatese ne lidhje me analizen e mbuleses me vaksina duke


sipas standarteve te percaktuara nga OBSH.

9. Kërkesa dhe hezitimi ndaj vaksinës

Futja e cdovaksine të re, përbën një sfidë veçanërisht në popullatat te percaktuara e sidomos përmes
strategjive te reja te kryerjes se vaksinimit.
Pranimi i vaksinës ndaj COVID-19 dhe arritja e një mbulese vaksinale ndaj COVID-19 në nivel
te mire ne cdo grup prioritar dhe me pas ne nivel vendi mund te paraqese disa veshtiresdi por është
thelbësore për kontrollin e pandemise.
Për të siguruar pranimin dhe kryerjen e vaksinimit ndaj COVID-19, do të duhet te perdorim qasje
të integruar si me poshte
- Njohjen dhe sondazhet ne popullatat prioritare dhe me pas ne ate te pergjithshme duke marre the
dhena ne lidhje me sjelljen sociale pranimin e vaksines dhe aresyet e refuzimit per te hartuar me
pas strategji të caktuara për t'iu përgjigjur paqartësive dhe problemeve te evidentuara ;
- Ndertimin e një mjedisi informacioni mbështetës dhe transparent, qe adreson dezinformimin dhe
perdor iniciativat informuese nepermjet edhe mmejeteve digitale;
- Ndertimin e besimit dhe pranimin e vaksinave ndaj COVID-19 përmes angazhimit të
komuniteteve, organizatave re shoqërisë civile,shoqatave te profesionisteve veçanërisht për
popullatat prioritare por dhe me tej;
- Prioritizimi i punonjësve shëndetësore ne sigurimin e njohuritë e duhura të vaksinave ndaj
COVID-19 si profesioniste dhe ndikuesit e besuar te popullates duke u dhënë atyre aftësi për të
komunikuar në mënyrë efektive dhe bindëse me popullatat e synuara dhe komunitetet e ndryshme;
- Përgatija e institucioneve përkatëse për t'iu përgjigjur çdo raporti të ndodhive të padëshiruara pas
vaksinimit dhe për të pasur një plan për të zbutur çdo krizë që mund të rezultojë nga mungesa e
besimit.
- Pergatitja e fakteve per instiutcionet perkatese per te zhvilluar në planifikimin për futjen e
vaksinave.
Për të mbështetur zbatimin e këtyre aktiviteteve, çdo ekspertizë shtesë dhe strategji e specializuar
në komunikim dhe shkencat e sjelljes si dhe ato shoqërore mund të identifikohen në agjensi të
dedikuara, në grupe kërkimore ose në akademi.Bashkpunimi me fakultetetet e shkencave sociale
do te sillte nje risi dhe ndihmese ne kete drejtim.
Ne lidhje me kerkesen duhet te sigurohet nje mbeshtetje edhe ne nivelin e larte politik por edhe ne
mjediset profesionale si dhe ne ato komunitare dhe vetem kur keto te tria jane te koordinuara do
te kemi nje kerkese me te mire te vaksines prandja perpjekjet duhet te fokusohen ne kete drejtim
nga nje grup instictucionesh.
Nga ana tjeter te gjitha strukturat duhet të identifikojnë kapacitetin,nevojat për ndërtim në fillim
të procesit dhe të sigurohen që ato të jenë plotësisht të integruara në programet mësimore për
trajnim punonjësve të shëndetit në vijë të parë, punonjës socialë,si dhe ndikues dhe mobilizues të
komunitetit. Përveç kompetencave bazë që lidhen me rolin dhe përgjegjësitë e secilit funksion,
stafi gjithashtu mund të trajnohet edhe në mbledhjen dhe përdorimin e shpejtë të të dhënave në
nivel komuniteti.
Planifikimi i kërkesës duhet të informohet nga të dhënat e plota të bazuara në sjelljen shoqërore
kundrejt kryerjes së kësaj vaksine. Të dhënat duhet të përdoren për të informuar
përzgjedhjen,hartimin dhe shënjestrimin e strategjive dhe, për më tepër, mund përcaktojnë masat
që do të përdoren për ndjekjen e prirjeve dhe vlerësimin e rezultateve.
Po ashtu ka rendesi integrimi me plane më të gjera teknike pasi planifikimi i kërkesës nuk mund
të funksionojë si një shtyllë e veçantë dhe për këtë arsye këto lidhje duhet të identifikohen dhe të
forcohen që në fillim.
Kryerja e sondazheve, vlerësimeve ose aktivitete të tjera të shpejta të mbledhjes së të dhënave për
të kuptuar drejtuesit e vaksinimit, do të jetë e rëndësishme për të kuptuar: çfarë mendojnë dhe
ndiejnë njerëzit për vaksinat;proceset sociale që nxisin ose pengojnë vaksinimin; motivime
individuale (ose hezitim) për të kërkuar vaksinimin; dhe faktorët praktikë që formojnë kërkimin
dhe përvojën e vaksinimit (të përshkruara në modelin e drejtuesit të sjelljes dhe shoqërisë) (shih
figurën). Aktivitete të rregullta për mbledhjen e të dhënave mund të jenë të nevojshme, duke qënë
se prezantimi dhe shpërndarja e vaksinave ndaj COVID-19 evoluon. Gjithashtu,ato mund të
kontribuojnë më gjerë në strategjinë për të rritur kryerjen dhe procesin e të gjitha vaksinave rutinë
dhe cilësinë e komunitetit.

Ceshtje praktike
Disponueshmëria e
vaksinave,cmimi,vlefshmër
ia, cilësia e shërbimit dhe
kënaqshmëria,kërkesat,
Cfarë mendojnë dhe ndjejnë njerëzit incetivët,dhe shërbimet për
Shqetësime për sigurinë, besimin, lodhjen
perceptimi i rrezikut, konfidenca
Vaksinimi
Motivimi
Planifikimi i takimit,
Gatishmëria,
dakortësia,pranimi i
dëshira,qëllimi,
Proceset sociale vaksinës,vonesa,
hezitimi
Rekomandimet e specialistit, normat refuzimi
sociale, normat e gjinisë dhe
barazia,përcjellja e informacionit, zhurmat

Figura 2. Modeli për rritjen e vaksinimit (Burimi: The BeSD Expert Working Group)
Ajo cka ka rendesi ne kete proces eshte zhvillimi i një përqasjeje të integruar të kërkesës për
vaksina duke
- Vezhguar dhe ndertuar mekanizma te vezhgimit dhe monitorimit te mediave sociale dhe
keqinformimit
- Ndertuar i mekanizmave te menaxhimit ne kohe reale te keqnformimit

10. Komunikimi i rrezikut dhe angazhimi i komunitetit

Një nga mësimet më të rëndësishme të nxjerra nga shpërthimet e sëmundjeve në të kaluarën është
roli që luan besimi në një përgjigje efektive ndaj cdo shpërthimi epidemik apo ndodhije te
pazakonte. Së pari, angazhimi i komunitetit ne bashkë komunikim për të siguruar pranimin e
vaksinës ndaj COVID-19 me anë të informacionit te sakte ne menyre te organizuar. Së
dyti,angazhimi i komunitetit është jetik në çdo komunikim dhe duhet te konsiderohen si partnerë
në përgjigje duke i përfshirë ata në proceset e konsultimit dhe planifikimit dhe në mekanizmat për
feedback. Së treti, sigurimi i vaksinave në një situatë të furnizimit të kufizuar krijon nevojën për
sigurimin e pranimit të publikut për përparësitë e qarta.
Per mbështetjen e komunikimit dhe aktiviteteve të angazhimit të komunitetit për te adresuar
hezitimin ndaj vaksinës duhet të:
-dëgjohen komunitetet dhe mblidhen të dhëna sociale për të kuptuar shqetësimet dhe besimet e
tyre dhe adresohen përmes komunikimeve në kohë dhe të synuara dhe strategjive të tjera;
-përdoren kanale, përfshirë mediat dhe mediat sociale, për të ndarë në mënyrë aktive informacionin
në lidhje me vaksinimin në përgjithësi, procesin e zhvillimit të vaksinave ndaj COVID-19, rreziqet
dhe sfidat kryesore, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe besimi në zhvillimin dhe procesin
e shtrirjes;
-punohet përmes komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit, shkëmbehet informacion
nga burime të besuara në gjuhët lokale në lidhje me pranueshmërinë dhe planet e shtrirjes, detaje
mbi popullatat për të cilat fillimisht janë dhënë përparësi vaksinimi;
- ketë partneritet me organizata të shoqërisë civile kombëtare dhe të komunitetit, organizata të
bazuara në besim, OJQ, etj, dhe të përfshijnë trajnimin e gazetarëve si “avokatët” kryesorë në
përgjigje;
- punohet me komunitetet dhe udhëheqësit fetarë dhe me ndikim, për të dialoguar dhe shpërndarë
mesazhe; drejtuesit e komunitetit gjithashtu mund të fuqizohen me qasje në informacione më të
hollësishme për vaksinat dhe planet e hapjes;
-angazhohen ofruesit lokalë mjekësorë dhe sigurohet që ata mbështesin aktivitetet e vaksinimit;
- ketë raportim transparent dhe rutinë për progresin dhe efektivitetin e planeve të shtrirjes.
Udhëzimet dhe veprimet që duhet të ndërmerren në të gjitha nivelet për të mbështetur kapacitetin
e punonjësve shëndetësorë për të rritur kërkesën dhe mbulesën vaksinale ndaj COVID-19 janë:
- Aktivitete të lidhura me kërkesën, ku fillimisht duhet të përqendrohen në punënjësit
shëndetësorë dhe grupe të tjera me rrezik të lartë (p.sh. të rriturit e moshuar) të përcaktuara
dhe rekomanduara nga strukturat përkatëse.
- Aktivitete informuese për punonjësit shëndetësorë, pasi si pjesa tjetër e komunitetit, mund
të jenë të ndjeshëm ndaj keqinformimit dhe hezitimit të vaksinave.
Kur futet një vaksinë e re, ka të ngjarë të ketë shqetësime publike në lidhje me sigurinë e vaksinës
dhe efektet anësore të mundshme të tij. Si rezultat, mund të ketë thashetheme dhe ndjenja negative
për vaksinën, të cilat mund të dekurajojnë disa nga publiku i gjerë, nga procesi i vaksinimit.
Angazhimi efektiv i komunitetit dhe planifikimi për konsultim në fazat e hershme do të ndihmojë
gjithashtu në zbutjen e ngjarjeve të padëshirara të lidhura me vaksinën.
Duhet te kete plane te gatshme te komunikimit ne situate riksu pasi mund të ndodhin ngjarje të
padëshiruara, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me vaksinën ose jo, dhe mund të atribuohet gabim
vaksinës, duke ndikuar negatvisht në procesin e vaksinimit dhe nëse nuk adresohet me shpejtësi
dhe me kompetencë, me mesazhe dhe veprime të qarta atehere ndikohet procesi i vaksinimmit .
Keto plane permbajne mesazhe te qarta dhe veprimet qe duhet te ndermeren para, gjatë dhe pas
rrezikut.
Menaxhimi i komunikimit në situatë risku duhet të bazohet në informocione të marra nga mjetet e
dhe mekanizmat e pershkruara me lart . Mekanizmat ekzistues të koordinimit për planifikimin dhe
reagimin ndaj ngjarjeve të padëshiruara duhet të shfrytëzohen gjithashtu, në mënyrë që në rastin e
një ngjarje, komunikimet të zhvillohen shpejt, me transparencë dhe ndjeshmëri, dhe se nuk ka zëra
të shumtë konfliktualë.
Një ekip i caktuar do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e komunikimit në situatë
e riskut me funksionet kryesore janë si më poshtë:
- Udhëzoje për menaxhimin e komunikimit në situatë risku;
- Zhvilloje përmbajtjen e udhëzimeve për zbulimin dhe përgjigjen ndaj informacioneve jo te
sakta dhe keqinformimit me anë të një përgjigjeje të shpejtë në kohë reale, veçanërisht në
internet;
- Zhvilloje dhe shpërndaje e mesazhe kryesore; duke siguruar që programet e imunizimit
dhe palët e interesuara te flasin me një zë;
- Trajnoje median dhe ata qe do te komunkojne me median
- Te organizoje aktivitete te mobilizimit shoqëror dhe komunikimit; dhe
- Te komunikoje me popullatat e ndryshme sipas grupeve dhe te tjere sidomos në rastin e
ndodhive të padëshiruara pas vaksinimit.

11. Burimet njerezore

Administrimi i vaksinave COVID-19 dhe vaksinimi i shpejtë i popullatave target kërkon


profesionistë të duhur të kujdesit shëndetësor të aftë, të trajnuar e të motivuar.

Për këtë arsye dueht te vlerësohen i burimeve ekzistuese njerëzore bazuar në infermierët
vaksinatorë dhe kryeinfermierët e qendrave shëndetësore, mjekë të përgjithshëm, kordinatorë të
fushatës të mbukuar kryesisht nga stafet e promocionit të cdo NJVKSH-je. Kjo kerkon pergatitjen
e nje plani te angazhimit te burimeve njerezore sipas fazave te ndryshme te ofrimit te vaksines nga
OSHKSH. Po ashtu duhet te identifikohen edhe burimet njere zore shtese dhe si do te angazhohen
ato si psh. ato qe jane aktualisht ne pension apo te tjere qe mund te trajnohen punonjësit
shëndetësor si përftues të hershëm të vaksinës ndaj COVID-19 janë thelbësorë, prandaj është e
rëndësishme të sigurohet një proces dhe eksperiencë pozitive e këtij procesi. Kjo duke pasur
parasysh rolin e tyre ndikues si vaksinues, avokatë dhe agjentë të ndryshimit në komunitet,
përfshirë këtu në aftësitë e tyre për komunikim, duhen mbështetur në trajtimin e thashethemeve,
keqinformimit dhe hezitimit ndaj vaksinave. Si marrësit e parë të vaksinave dhe si vaksinues,
punonjësit shëndetësorë duhet të kenë aftësi teknike dhe besim në procesin e vaksinimit si dhe për
të komunikuar me komunitetin. Punonjësit shëndetësorë duhen mbështetur në ndërtimin e
kapaciteteve për komunikim para fillimit të vaksinës. Ata do të kenë nevojë, për mbështetje në
procesin e vendimmarrje dhe për prioritizimin e përfituesve të vaksinave, dhe për të përshtatur
mesazhet për të komunikuar në kontekstet e ndryshme të komunitetit. Ndërtimi i aftësive te tyre si
te degjojne dhe per komunikimet ndërpersonale dhe dialogojne me komiunitetet do t'i ndihmojë
ata, për të komunikuar dhe zhvilluar biseda të vështira si përpara kërkesës nga grupe që nuk kanë
të drejtë të marrin vaksinën në fazat e para dhe nga grupet që hezitojnë të marrin vaksinën. Ndarja
e përvojave të hershme, shqetësimeve, sukseseve, etj. nga punonjësit shëndetësorë do ndihmojë në
informimin e procesit të shpërndarjes së vazhdueshme të vaksinave.

Objektivat kryesore janë edukimi i punonjësve shëndetësorë për vaksinën ndaj COVID-19; rritjen
e mbulesës vaksinale tek punonjësit shëndetësor dhe të vlerësimit të kënaqësisë për kryerjen e
hershme të vaksinës, dhe të grupeve të prioritizuara; dhe të përmirësojnë aftësinë e punonjësve
shëndetësorë për të komunikuar dhe angazhuar me grupet prioritare dhe kujdestarët për miratimin
dhe aplikimin e vaksinimit ndaj COVID-19.
Ky edukim kerkon pregatitjen e planit te trajnmit nga ISHP për personelin e përfshirë në
vaksinimin COVID-19 DUKE përfshirë pregatitjen e materialeve trajnuese të përgjithshme dhe
specifike për vaksinat e mundshme që do të përdoren. Trajnimet do të ofrohen online dhe në vendin
e punës, pra aty ku do të kryhen vaksinimet.

12. Vleresimi i kostove dhe planifikimi financiar

Cdo aktivitet i planifikuar ne planin e vaksinimit do te kete kostot perkatese qe do te pergatiten


nga eksperte financiare dhe te shendetit publik prane MSHMS
Fondet për zbatimin e të gjitha aktiviteteve, të përcaktuara në plan, do të alokohen
- sipas insitutcioneve perkatese qe do te zbaotojne pika te caktuara te planit,
- pikat e imunizimit në institucionet mjekësore dhe shëndetësore, ekipet e imunizimit (stacionare dhe
të lëvizshme)
- instituconet qe dote sigurojne transportin e vaksinave, pajisjet mjekësore dhe materialet e konsumit
për aplikimin e vaksinave (gjilpëra, shiringa) , akull i thatë nese do te nevojitet , hollues,
dezinfektues, PPE, etj)Zinxhiri i ftohjes nga marrja e vaksinës në aplikimin e vaksinës

Po ashtu keto fonde do te sigurojne:


- Transportin e vaksinave, materialeve të konsumit dhe ekipeve
- Kryerjen adekuate te vaksinimit
- Zbatimi n e strategjisë së komunikimit në nivel qendror dhe lokal dhe angazhimin e komuniteteve
- Permiresimin e raprotimit te efekteve te padehseruara te vaksinimit
- Materialet informues te procesit te vaksinimit
- Menaxhimit te mbetjeve
- Organizimin e sondazheve
13. Vleresimi i efikasistetit te vaksines
Përdorimi i vaksinave kundër COVID-19 do të fillojë vetëm pasi te jene te aprovuaraj nga
autoritete strikte rregullatore. Vlerësimi i raportit të rrezikut dhe përfitimit të vaksinave është një
proces i vazhdueshëm që fillon me zhvillimin e vaksinave dhe kalon gjatë gjithë provave klinike
që paraprijnë miratimin e vaksinave deri në mbikëqyrjen pas marketimit. Ndërsa provat klinike
ofrojnë informacion të rëndësishëm para-marketikit në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e
vaksinës, sondazhet pas-marketimit japin informacione shtesë të rëndësishme për sigurinë dhe
efikasitetin e vaksinave (p.sh. efektet e rralla të padëshiruara në shfaqje) sepse jane më të mëdha
dhe më heterogjene, në lidhje me statusin e shëndetit, grupet e popullsisë te cilet janë e ekspozuar
ndaj vaksinës pasi kjo e fundit nuk studiohet gjatë provave klinike para miratimit të vaksinës.

Gjatë aplikimit të vaksinave në popullatë, është e nevojshme të ndiqen dhe perftohen të dhëna
shtesë për të monitoruar efikasitetin, sigurinë dhe imunogenitetin e vaksinës. Dokumentimi i emrit
tregtar dhe numrit te lotit të vaksinave të përdorura është me rëndësi të madhe.
Rendesi ka dhe vlerësimi i efektit imunogenik të vaksinës pra palnifikimi I studimve te përgjigjes
specifike humorale apo qelizore per te vleresuar kujtesën imunologjike të individëve të vaksinuar.
Veprimet kombëtare të lidhura me mbikëqyrjen pas marketimit dhe sigurinë dhe efikasitetin e
vaksinave do të koordinohen me partnere nderkombetare si agjensi te vende te BE dhe OBSH për
te monitorua dhe vlerësuar sa me mire keto te dhena pas marketimitt të vaksinave ndaj COVID-
19, në përputhje edhe me rekomadimet e OBSH dhe BE. Kjo do të mundësojë grumbullimin e
shpejtë Së të dhënave për të shërbyer si bazë për zgjidhjet rregullatore që synojnë të mbrojnë
popullatën.

Bashkepunimi nderkombetar dhe rajonal


Pandemia e SARS-CoV-2 është një sfidë globale. Prandaj, koordinimi dhe bashkëpunimi me
partnerët ndërkombëtarë dhe rajonale është një përbërës thelbësor i strategjisë së vaksinimit në
mënyrë që të rritet qe të presohet ajo dhe te kemi perhere qasje efektive dhe inovative në gjate
përgjigjes dhe zgjidhjen e problemeve
MSHMS do te bashkepunoje me OBSH, organizmat e BE, CDC,USA dhe te tjere per te siguruar
permiresimin e palnit te vaksinimit dhe per te ndare eksperiencat me te mire.

You might also like