You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE


OPERATORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
DREJTORIA RAJONALE VLORË

Nr______Prot. Vlorë, më ___.___.2022

MEMO
Lënda: Informacion mbi monitorimin e fushatës së Vaksinimit anti-COVID,
Programin kombëtar të Kontrollit Shëndetësor Bazë dhe Testeve të shpejta.

Drejtuar: Z. Lorenc Rexho


Drejtor
Drejtoria e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

Të nderuar,

Bazuar në VKM nr. 419, datë 04.07.2018, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të
funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, në Urdhrin nr. 18, datë
17.01.2019 "Për miratimin e rregullores së brendshme për mënyrën e organizimit dhe
funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, ju informojmë se:

Monitorimi i procesit të vaksinimit anti-COVID, Programin kombëtar të Kontrollit


Shëndetësor Bazë dhe Testeve të shpejta në QSH nr 5 në qytetin e Vlorës u zhvillua, nga
anëtarët e grupit të punës:

- Evgjeni Ismailaj, Përgjegjës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Edukimit


Shëndetësor, OSHKSH Vlorë.
- Majlinda Memushi, Specialist pranë Sektorit të Mbikqyrjes në Drejtorinë e
Shërbimit Parësor, OSHKSH Vlorë.
- Bledar Begaj, Specialist pranë Sektorit Informacionit dhe planifikimit, Drejtoria e
Shërbimit Parësor, OSHKSH Vlorë.

Adresa: Lagjia“15 Tetori”, Rruga “Mitaq Sallata”, Vlorë tel. 033 22 2647, e-mail:DROSHKSH.Vlore@shendetesia.gov.al
Nga monitorimi rezultoj se :

- Qendra Shëndetësore nr 5 ofron shërbim për lagjet: 4 Heronjtë, 15 Tetori dhe


Partizani të qytetit të Vlorës me një popullsi prej 9760 banor.
- Nëë këtë qendër sinjalistika ishte e dukshme, Protokolli i sigurisë dhe masat anti-
COVID 19 respektoheshin si nga ana e stafit shëndetësor, ashtu edhe nga qytetarët.
Në ambientet e qendrës ishin te dukshme tabelat orientuese dhe ndërgjegjësuese
lidhur me këtë proces. Udhëzimet dhe dokumentet me rëëndësi paraqitjeje ishin të
afishuara dhe të aksesueshme edhe nga qytetarët.
- Nga monitorimi i kryer nga grupi i punës, u konstatua se procesi vaksinimit ishte i
rregullt, i përqëndruar në ambientet e dhomës së injeksioneve dhe konform kushteve
të përcaktuara
- Lidhur me ruajtjen e zinxhirit ftohës të vaksinimit, si pikë e rëndësishme për
efektivitetin e vaksinave, u evidentua se ky proces realizohej në frigorifer dhe me
pllaka akulli, ku dokumentohej mirëmbajtja dhe kontrolli i tij, ishin të pajisur edhe
me termobokse të vogla funksionale. Aktualisht në këtë qendër aplikohej vetëm
vaksina Pfizer, ku skadenca e së cilës ishte në fundt të muajit tetor. Në këtë qendër
grafiku për rregjistrimin e temperaturës ishte i rregullt dhe monitorimi dokumentohej
cdo ditë të muajit ( monitorimi në mëngjes dhe në orën 14 e 30 ).
- Përgjatë muajit shtator ishte bërë planifikimi mujor dhe ditor i vaksinimit, numri i të
planifikuarve ishte me i lartë se ai i aplikimeve të vaksinës anti-COVID. Nga
komunikimi me drejtoreshën e kësaj qëndre na u tha se pacientët e planifikuar
merren në telefon por refuzojnë të bëjnë aplikimet e dozave të treta ose të katërta për
këto arsye; mund të kishin kaluar Covidin ose janë duke e kaluar atë, ndihen të
mbrojtur me dy dozat e bëra më parë, ndihen skeptik për efektet e vaksinës.
- Ishin të pajisur me rregjistrin e dozave të para dhe të dyta ku pasqyroheshin të gjitha
të dhënat e pacientëve të vaksinuar. Dozat e 3 dhe të katërta ishin pasqyruar në
rregjistra të vecantë. Plani i vaksinimit në këtë qendër ishte realizuar mbi 60 %.
- Formularët e vaksinimit ishin plotësuar saktë me të gjitha të dhënat e formularit dhe
të dhënat hidheshin cdo ditë në sistem.
- Tek rregjistrat e të sëmurëve kronik dhe tek rregjistri i vizitave nuk ishte shtuar
kolone per evidentimin e pacientëve të vaksinuar me vaksinën anti-COVID dhe as
vizitat e kontrollit para dhe pas vaksinimit anti-COVID.
- Për sa i përket Programin kombëtar të Kontrollit Shëndetësor Bazë për periudhën
kohore të muajit shtator ishin realizuar 108 kontrolle dhe afërsisht 98 % të
planifikimit të bërë.
- Nga komunikimi i bërë me drejtoreshën e kësaj qendre na u komunikua se nuk
kryheshin teste të shpejta PCR në këtë qendër dhe pacientët e kësaj qëndrë
oorientoheshin drejt Laboratorit të NJVKSH Vlorë bazuar dhe në faktin që distaca
është e afërt.

Adresa: Lagjia“15 Tetori”, Rruga “Mitaq Sallata”, Vlorë tel. 033 22 2647, e-mail:DROSHKSH.Vlore@shendetesia.gov.al
Nga grupi i monitorimit u bënë disa sugjerime për ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit anti-
COVID, evidentimin e pacientëve të vaskinuar me vaksinën anti-COVID-covid në
rregjistrin e të Sëmurëve Kronik dhe në atë të vizitave të MPF, regjistrimi i vizitave të
kontrollit para dhe pas vaksinimit anti-COVID, planifikimin dhe ecurinë e mëtejshme të
procesit të vaksinimit për të rritur përqindjen e vaksinimit. U sugjerua gjithashtu për
krijimin e një ambienti për realizimin e testeve PCR brenda kësaj qëndre.

Ju faleminderit!

Grupi i punës:

Evgjeni Ismailaj Majlinda Memushi


Bledar Begaj

Adresa: Lagjia“15 Tetori”, Rruga “Mitaq Sallata”, Vlorë tel. 033 22 2647, e-mail:DROSHKSH.Vlore@shendetesia.gov.al

You might also like