You are on page 1of 20

Detyre Kursi

Tema: Balfin Group


(Balkan Finance Investment Group)

Punoi: Pranoi:
Lorisa Godo
Balfin Group
Grupi Balfin është një korporatë e madhe, me një ecuri të
madhe, me dinamikë gjithmonë në zhvillim, me projekte
të shumta për tu drejtuar. I themeluar në 1993, ky grup
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në
Shqipëri dhe rajon. President dhe drejtor i përgjithshëm i
tij është Z.Samir Mane. Portofoli i investimeve të Grupit
Balfin mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin
e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i
hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime,
telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri
minerare, turizëm dhe agrikulturë. Balfin Group është një
aktor kryesor në tregjet shqipëtare dhe ato ndërkombëtare
duke vepruar në 10 vende. Balfin Group ka krijuar një
reputacion të tij si grupi më aktiv dhe inovator falë ideve
të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar
dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e
konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi
Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të
Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai,
Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.
Historiku i Balfin Group
 Fillesat e Grupit Balfin janë në vitin 1993. Duke e
nisur me tregtimin e pajisjeve elektronike, shumë
shpejt Grupi arriti të krijonte rrjetin më të madh të
dyqaneve të elektronikës në Shqipëri, Neptun. Si
rrjedhojë, ky rrjet u shtri edhe në vendet fqinje.
 Që në vitin 2002 Grupi Balfin është i pranishëm në
projektet e zhvillimit dhe manaxhimit të pasurive të
paluajtshme. Nëpërmjet shoqërisë Mane TCI ka
realizuar objekte industriale dhe rezidenciale të
standardeve më të larta në Shqipëri.
 Në vitin 2005, u përurua qendra e parë tregtare në
Shqipëri, Qendra Tregtare Univers (QTU). Ky ishte
një projekt shumë ambicioz për kohën, i cili
revolucionalizoi mënyrën e të blerit të
konsumatorëve shqiptar. Edhe sot QTU është qendra
tregtare më popullore dhe më e dashur në Shqipëri.
 Viti 2005 shënoi krijimin e rrjetit të parë shqiptar të
supermarketeve, Euromax. Në shumë pak kohë
Euromax arriti të shndërrohej në rrjetin më të madh të
supermarketeve në Shqipëri duke ofruar cilësinë me
çmimet më të mira.
 Që prej vitit 2005, Fashion Group solli në Shqipëri
disa markat më të njohura të veshjeve, duke kënaqur
nevojat dhe kërkesat të të gjitha kategorive që
frekuentojnë qendrat tregtare. Markat e Fashion
Group janë: Mango, Cortefiel, Goldenpoint, Geox,
Parfois, Okaidi, Prenatal, Carpisa, Springfield dhe
Terranova.
 Në vitin 2007 Grupi Balfin themeloi
ACREM (Albanian Commercial Real Estate
Management). Kjo kompani siguron shërbime për
menaxhimin e pasurive të paluajtshme të cilat
përfshijnë qendra tregtare dhe subjekte të tjera.
 Foodëay është themeluar në vitin 2008 dhe ofron
shërbim cilësor në shërbimin e bareve, picerive dhe
restoranteve. FoodËay është i pranishëm në të dyja
qendrat tregtare në Tiranë, QTU dhe TEG.
 I themeluar në 2008, Elektro-Servis është projektuar
për të siguruar mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve
elektronike dhe elektroshtëpiake. Shërbimet ofrohet
në ambientet e kompanisë ose në ambientet e
klientëve.
 “Alcred” shpk u ble nga Grupi Balfin në vitin 2008
dhe ka zhvilluar një nga zonat më të mëdha
rezidenciale dhe të shërbimit në Tiranë, e cila
konsiston në rreth 1,000 apartamente me një
sipërfaqe totale prej 100.000 m2.
 Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave
në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin me një
marrëveshje franchise me Kidzone. Aktiviteti kryesor
i Jumbo është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për
të vegjël, libra, kancelari, si dhe sende sezonale e
dekorative.
 Në vitin 2011 Grupi Balfin përfundoi një tjetër
projekt të rëndësishëm, Tirana East Gate. Me një
investim prej 54 milion € u realizua qendra tregtare
më moderne dhe më e madhja në Shqipëri me mbi
90,000 m2.
 Gjatë vitit 2012, Grupi Balfin filloi ndërtimin e
Tirana Logistic Park, një investim fillestar prej 43
milion €, i projektuar për të siguruar shërbim jo
vetëm për bizneset shqiptare, por kryesisht duke
ofruar një shërbim me standarde ndërkombëtare për
interesat e huaja.
 Në tetor të vitit 2012 Grupi Balfin përfundoi një prej
investimeve më të rëndësishme të grupit jashtë
Shqipërisë, Skopje City Mall. Ky projekt prej 68
milion € u zhvillua në bashkëpunim me pjesëmarrjen
e disa partnerëve ndërkombëtarë.
 Në vitin 2013 Grupi Balfin bleu 100% aksionet e
ACR Holding, e cila sot quhet AlbChrome.
AlbChrome është lider në industrinë e minierave dhe
metalurgjisë në Shqipëri, në Ballkan dhe e dyta për
nga madhësia në Europë. AlbChrome është i vetmi
prodhues i Ferrokromit të pasur me Karbon në
Europë i integruar vertikalisht.
 Tirana Business University, e vetmja shkollë
biznesi në Shqipëri, e themeluar sipas modeleve më
të avancuara dhe të suksesshme të edukimit akademik
dhe vlerave të mësimdhënies, u bë pjesë e Grupit
Balfin në vitin 2014.
 Albanian Energy Supplier, e themeluar në
vitin 2014, ushtron aktivitetin e saj në ofrimin e
shërbimeve të importit, eksportit, tregtimit dhe
furnizimit me shumicë dhe pakicë të energjisë
elektrike.
 Në vitin 2015 rrjeti i supermarketeve Carrefour
Albania, u bë pjesë e Grupit Balfin nëpërmjet një
marrëveshje franchise.
 Në vitin 2015 Grupi Balfin filloi ndërtimin e Green
Coast Resort, i vetmi resort luksoz, i cili ndodhet në
plazhin e Palasës. Resorti përmban 4 lloje të
ndryshme ndërtesash, që nga vilat elitare te
apartamentet. Këto vila dhe apartamente me hapësirë
dhe me stil ofrojnë shërbim dhe pamje të
jashtëzakonshme.
 AgroCon Albania është themeluar në vitin 2015 dhe
zhvillon aktivitetin e saj në fushën e agrikultures, në
ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin e
produkteve bujqësore, për shitje me shumicë dhe
pakicë në Shqipëri dhe jashtë vendit.
 SPAR u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016, duke
synuar një shtrirje të investimit në të gjithë vendin e
për tu kthyer në rrjetin më të madh të supermarketeve
në Shqipëri.
 Stella Mare është një sipermarrje e përbashkët e
themeluar nga Milsped dhe Grupi Balfin në
vitin 2017. Stella Mare është shoqëria përfaqësuese e
Maersk Line, Grupit më të madh të anijeve të
kontenjerëve në botë, duke ofruar shërbimet e saj në
Shqipëri.
 SmartPoint, themeluar në vitin 2017, operon në
fushën e tregtisë elektronike, dedikuar për shitjen e
pajisjeve smart, shërbimeve të telekomunikacionit
dhe atyre me vlerë të shtuar edhe pas shitjes.
Misioni/Vizioni dhe Vlerat
Me një eksperiencë të gjerë, me burimet dhe
vendosmërinë e nevojshme, Grupi Balfin synon
realizimin e projekteve të mëdha, jo vetëm në rajon por
edhe ndërkombëtarisht. Ne priremi drejt arritjes së
rezultateve më të mira të mundshme duke ruajtur
standarde të larta në të gjitha fushat ku veprojmë. Ne
kemi kurajon të mbështesim dhe zhvillojmë ide të reja
dhe të jemi të parët për biznese të reja, duke sfiduar
vazhdimisht të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më
të ndritur. 
“Të jemi të parët dhe më të mirët në të gjitha industritë që
ne operojmë, është ajo që udhëheq përpjekjet tona të
përditshme.”

Vlerat tona kryesore


 Partneritet – Ne jemi partneri juaj
Kontributin tonë më të fortë e bëjmë përmes
bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të besimit. Duke
ndarë idetë, burimet, qëllimet dhe objektivat, ne
përmirësojmë njëri-tjetrin dhe arrijmë rezultatet më të
mira të mundshme. Duke kontribuar me mjeshtërinë
tonë, profesionalizmin, eksperiencën dhe kapitalet, ne
sigurojmë një mbështetje solide për ortakët dhe
garantojmë sukses. Ne jemi të qartë mbi strategjitë
tona të biznesit dhe ndajmë praktikat më të mira të
fituara me përmbushjen e projekteve të suksesshme
kombëtare dhe ndërkombëtare në disa industri. Të
gjitha kompanitë e Grupit Balfin dhe Partnerët,
përfitojnë nga sinergjia dhe shkëmbimi i përbashkët i
eksperiencave.

 Diversitet - Ne përpiqemi të
diversifikohemi dhe të sjellim risi. 
Në Grupin Balfin, nëpërmjet diversitetit tonë, nxisim
risitë dhe krijueshmërinë në të gjitha aspektet e
biznesit tonë. Ne arrijmë rezultate më të mira duke u
përgatitur për të ardhmen, duke ndërmarrë risqe, duke
mësuar nga eksperienca jonë dhe duke gjetur rrugë të
reja për t’i bërë gjërat më mirë. Të pranishëm në
shumë industri, ne jemi entuziastë për rritjen e
vazhdueshme nëpërmjet projekteve dhe
bashkëpunimeve të reja, nëpërmjet pasionit dhe
vëmendjes ndaj detajeve. Në sajë të investimeve të
suksesshme në ide të reja dhe risi, ne kemi
transformuar dhe revolucionarizuar tregun dhe
sjelljen e konsumatorit në industritë ku ne operojmë.
Grupi Balfin është në zhvillim të vazhdueshëm duke
u përfshirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë,
gjithashtu duke u rritur dhe zgjeruar edhe
gjeografikisht.
 Vlerësim – Ne përkujdesemi
Ne trajtojmë stafin tonë, partnerët dhe klientet tanë
me respekt, ndershmëri dhe drejtësi. Ne i vlerësojmë
shumë opinionet e stafit, partnerëve dhe klientëve
tanë, i përfshijmë në vendimmarrje. Nëpërmjet
praktikash të shumta, ne nxisim perspektiva të
ndryshme, promovojmë dhe dallojmë performancën e
lartë. Ne bëjmë më të mirën për të qenë të lidhur dhe
të përfshirë në shkëmbimin e hapur të ideve me
partnerët dhe shoqëritë e Grupit. Besimi te stafi dhe
partnerët tanë, njohja e punës dhe kontributit të tyre,
lehtëson rrugën tonë të rritjes së mëtejshme.

 Përgjegjshmëri
Ne bëjmë atë çfarë ne themi, me përgjegjësi dhe etikë
të plotë. Ne gjithmonë kemi treguar përgjegjësi
maksimale dhe respekt për punonjësit, partnerët,
konsumatorët, komunitetet lokale ku shoqëritë e
Grupit tonë zhvillojnë aktivitetin. Grupi Balfin
aplikon strategji të veçanta për të përmirësuar kushtet
e komuniteteve lokale duke rritur numrin e të
punësuarve dhe duke mbështetur projekte që kanë si
qëllim zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Në çdo
investim tonin ne jemi shumë të kujdesshëm ndaj
ndikimeve që mund të ketë mbi mjedisin dhe
komunitetet. Ky është një përkushtim i yni jo vetëm
për të tashmen por edhe për brezat e ardhshëm.

QEVERISJA KORPORATIVE
Qeverisja nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e disa
rekomandimeve, por është një mënyrë e të bërit biznes
dhe është në zemër të gjithçkaje që ne bëjmë.
Objektivat e Grupit Balfin për Qeverisjen
Korporative përfshijnë:
 Promovimi i integritetit, transparencës,
besueshmërisë dhe përgjegjshmërisë
 Sigurimin e balancave dhe kontrollit. 
 Kultivimi i sjelljes profesionale nëpërmjet Kodit të
Etikës dhe Sjelljes Profesionale

Pasqyra e Qeverisjes Korporative


Qeverisja efektive e korporatës kërkon një kuptim të qartë
të roleve respektive që kanë të bëjnë me menaxhimin e
Grupit dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerë në strukturën e
korporatës.
Kjo gjë realizohet në përputhje me objektivat e
përgjithshme, planet dhe qëllimet e biznesit.  Qeverisja
Korporative është e integruar në strategjinë dhe objektivat
e një biznesi dhe nuk shihet thjesht dhe vetëm si një
detyrim, i ndarë nga projeksionet, planet dhe objektivat
afatgjata të biznesit.

Qeverisja Korporative e Grupit Balfin mbështetet


mbi:
 Etikën e biznesit
 Menaxhimin strategjik
 Planet e biznesit
 Organizimin efektiv
 Publikimin, transparencën dhe përgjegjshmërinë
 Risitë dhe përmirësimin e vazhdueshëm
 Përputhjen me ligjet dhe rregulloret

Trupi Udhëheqës i Grupit Balfin është Bordi Drejtues,


i cili përbëhet nga: 
 Presidenti i Grupit Balfin-Z. Samir Mane
 CEO i Grupit Balfin-Znj. Edlira Muka
 Zëvëndës Presidentët (3 gjithsej)
 CFO I Grupit Balfin
 Drejtori Operacional për Investimet e Vogla
Treguesit financiarë
Fakte dhe Shifra
Grupi Balfin është grupi më i madhi në Shqipëri.
 Mbi 4,000 persona punojnë në shoqëritë e Grupit
tonë.
 Ne jemi të pranishëm në Shqipëri, Austri,
Maqedoni, Dubai, Kosovë, Greqi, Bosnje
Hercegovinë, Itali dhe Amerikë.
 Balfin ka një portofol të larmishëm të investimeve
 Neptun- Rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve në
Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan,
është pjesë e Grupit.
 Grupi Balfin ndërtoi qendrën e parë tregtare në
Shqipëri, QTU.
 Qëndra tregtare më e madhe në Shqipëri, TEG,
është ndërtuar nga Grupi Balfin.
 Grupi Balfin ka në pronësi AlbChrome-kompaninë
më të madhe në fushën e industrisë minerare në
Shqipëri dhe e dyta më e madhe në Europë.
 Pjesë e Grupit tonë është kompania Mane TCI, më e
madhja në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
 Grupi ka diversifikuar portofolin e tij me AgroCon
Albania- investimi më i madh në Shqipëri në
industrinë e agrikulturës.
 Balfin Group ka në pronësi Green Coast- High End
Luxury Resort- i pari i llojit të tij në Shqipëri.
 SPAR, marka më e madhe ndërkombëtare e
produkteve ushqimore, u bë pjesë e Grupit Balfin në
vitin 2016.
 Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 500
milion euro.

Metodologjia e diversifikimit të
riskut (portofoli)
Pasuri të Paluajtshme
Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri
dhe nga më të fuqishmit në Ballkan shquhet për
investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi
aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000
duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave
rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri.
Nga kjo sipërmarrje janë ndërtuar me sukses rreth
200,000 mije m2 sipërfaqe ndërtimore që përfshin
ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim
shërbimesh elitare por njëkohësisht edhe ndërtime
cilësore dhe të përballueshme për qytetarët.
Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e
tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale.
355,000 jane metrat katrorë të ndërtuara nga ky Grup në
këtë drejtim duke realizuar me një sukses të
padiksutueshëm ndërtimin e qendrave më të mëdha
tregtare në Shqipëri (TEG mbi 95,000 m2 dhe QTU),
parkun e vetëm logjistik Tirana Logistic Park me mbi
45,000 m2, miniera mbi 15,000 m2 etj.
Por jo vetëm kaq. Balfin Group ka investuar gjithashtu në
mbi 10.000m2 në hapësirë të blertë (tokë bujqësore) me
një plan zhvillimi dhe ndërtimi 5 herë më të madh se ai
ekzistues. Por risia e investimeve është Turizmi.
Nisur nga suksesi i ndërtimit në të gjitha fushat dhe duke
ruajtur nje standard të hapësirës së ndërtuar, viti 2015, e
gjen Grupin Balfin të përqendruar për investime në
ndërtime për qëllime turistike dhe në mënyrë të veçantë
atij elitar dhe të luksit. Mbi 305,000 m2 sipërfaqe po
ndërtohen nga ky Grup i cili është fokusuar në dy prej
zonave më elitare në Shqipëri sic janë Gjiri i Lalzit dhe
Palasa.

Intervistë me Znj. Edlira Muka, Drejtore


ekzekutive e Grupit Balfin
Grupi Balfin, më i madhi në vend, do të ofrojë për herë të
parë instrumente financiare afatshkurtër (dëftesa tregtare
borxhi), me interes 2 pikë përqindjeje më të lartë se bonot
e thesarit të qeverisë. First Investment Bank është banka
kujdestare dhe agjenti, që do të kryejë mbledhjen dhe
pagesën e fondeve. BKT ka blerë dëftesat e para me vlerë
70 milionë lekë. Si funksionon dhe sa është risku…
Ashtu si qeveria emeton bono thesari apo obligacione për
të mbuluar nevojat e saj për likuiditet, edhe kompanitë
private në Shqipëri kanë filluar të emetojnë dëftesat e tyre
tregtare të borxhit. Grupi Balfin, më i madhi në vend, do
të ofrojë për herë të parë instrumente financiare
afatshkurtër, çka nënkupton se grupi do të japë premtim
për pagesa afatshkurtra, ndërsa blerësi do të marrë në
momentin e maturimit paratë e investuara dhe një interes
që është 2 pikë përqindjeje më i lartë se ai i bonove të
thesarit (aktualisht interesat e bonove 12-mujore janë
1.2%; 6-mujore 0.95% dhe 3-mujore 0.9%). Strategjia
është që Balfin të lëshojë instrumente borxhi afatgjatë dhe
në një të ardhme të afërt të listohet edhe në bursë, ku do të
ketë mundësi edhe më të mëdha për sigurimin e mjeteve
alternative jo vetëm të financimit, por edhe të investimit.
Më të mundshëm grupi shikon listimin në një bursë
rajonale. Grupi Balfin kishte një xhiro vjetore rreth 500
milionë euro në 2015-n, me investime në mbi 10 vende të
botës.
Në botë instrumentet financiare janë mjaft të zhvilluara
për kompanitë, ndërsa në Shqipëri nuk përdoren për një
sërë faktorësh si mungesa e një tregu të zhvilluar
kapitalesh, informaliteti i lartë, niveli relativisht i ulët i
zhvillimit të kompanive etj. Por, teksa kredia në banka
është shtrënguar nga njëra anë dhe disa grupe të mëdha po
zhvillohen dhe kërkojnë më shumë alternativa nga ana
tjetër, fazat e para të tregut të kapitaleve po formësohen
në Shqipëri, ndonëse bursa ende mungon.

Partneritete
Grupi Balfin është i hapur të bashkëpunojë me partnerë
lokal apo ndërkombëtar dhe rezultat i këtyrë
bashkëpunimeve janë disa nga shoqëritë me performancën
më të lartë në Shqipëri dhe rajon. Në portofolin e
shoqërive të Grupit janë disa kompani ku Grupi Balfin
është vetëm një investitor dhe nuk i menaxhon ato.
Ne kemi zgjedhur të jemi pjesë e këtyre shoqërive edhe
pse është jashtë sferës së manaxhimit të tyre sepse ne
besojmë tek aftësitë e partnerëve tanë për t’i zhvilluar
këto shoqëri.
Disa prej partnereve:
TBU-Tirana Business University
TBU- Tirana Business University është një universitet i
dedikuar Administrimit të Biznesit dhe Ligjit të Biznesit
në Shqipëri. “Tirana Business University”, përpiqet që të
plotesojë nevojat që biznesi dhe ekonomia kanë sot për
profesionistë në administrimin e biznesit dhe për ligjet e
biznesit, të pajisur me njohuri bashkëkohore dhe
kualifikim për t’ju përgjigjur kushteve të reja të zhvillimit
të konkurencës së lartë në tregun botëror. Aktivitetin e
filloi ne vitin 2010 dhe prej atëherë është rritur për të qënë
një universitet me reputacion të mirë në vend. Ky
universitet është themeluar sipas modeleve akademike të
edukimit më të avancuara dhe të suksesshme, dhe vlerave
të mësimdhënies sipas universiteteve më të mira
europiane.
TBU vlerëson marrëdhënien me Grupin Balfin jo vetëm
në mbështetjen financiare e cila eshtë e rëndësishme në
arritjen e qëllimeve të saj strategjike në të ardhmen por
gjithashtu edhe një shembull i marrëdhënieve të
suksesshme me përmasa europiane. Përveç se është një
model frymëzues, Grupi Balfin i ofron studentëve të
universitetit mundësi konkrete praktike por edhe mundësi
punësimi në kompani të ndryshme të Grupit.
FIN-AL
Fin-Al është i pari Institucion Financiar jo-bankar i
licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Shqipërisë
që ofron produkte të specializuara në financimin e
blerjeve dhe së fundmi ka marrë edhe liçensën për
kredidhënie. Me Fin-Al, klientët në Shqipëri përmbushin
nevojat për produkte konsumi nëpërmjet një financimi të
shpejtë, të thjeshtë dhe transparent. Fin-Al i ofron shërbim
kompanive lider në tregun shqiptar si Neptun, Vodafone,
Telecom Albania, Plus Communication, EMIGRES dhe
shumë kompanive të tjera. Fin-Ai ka më shumë se 70 pika
shitjeje në vend.

DigitAlb
Grupi Balfin është një nga aksionerët në platformën
dixhitale që transmeton 40 kanale në platformën tokësore
dhe 57 kanale në platformën satelitore. DigitAlb filloi në
vitin 2004 dhe është ndër të parat platforma TV dixhitale
në Europë, duke revolucionarizuar trasmetimin shqiptar,
duke ofruar filmat më të fundit, seriale, TV shoës,
dokumentare, aktivitete sportive, programe për fëmijë,
prodhime muzikore dhe zbavitje, etj. Të gjitha këto vetëm
në një platformë të vetme që tani siguron cilësinë
maksimale në High Definition duke qenë përsëri rreth të
parëve në Europë.

You might also like