You are on page 1of 53

VIZATIM Teknik

Pjesa 1
MEKANIKË
Libri i teorisë
2
Përmbajtje

Parafjalë ........................................................................................................................... 5
1. Njohuri bazë ................................................................................................................ 6
1.1 Mjete vizatimi, Vija ................................................................................................... 6
1.3 Diagramat në sistemin koordinativ......................................................................... 10
2. Paraqitja e trupave .................................................................................................... 12
2.1 Projeksioni paralel ................................................................................................. 12
2.2 Projeksioni izometrik sipas DIN 5 .......................................................................... 14
2.3 Projeksioni dimetrik sipas DIN 5 ............................................................................ 16
2.4 Vrimat në paraqitje hapësinore .............................................................................. 18
2.5 Paraqitje në disa pamje ......................................................................................... 20
2.6 Ndarja e fletës, Vula .............................................................................................. 24
2.7 Ndërtimi i pamjeve që mungojnë ........................................................................... 26
3. Vendosja e përmasave ............................................................................................. 28
3.1 Bazat e vendosjes së përmasave .......................................................................... 28
3.2 Mënyrat e vendosjes së përmasave ...................................................................... 30
3.3 Vendosja e përmasave tek pamjet e ndryshme ..................................................... 32
3.4 Vendosja e përmasave tek pjesët simetrike .......................................................... 34
3.5 Detalet rrotulluese ................................................................................................. 37
3.6 Rrathët dhe harqet................................................................................................. 38
4. Paraqitja në prerje ..................................................................................................... 40
4.1 Prerjet e plota ........................................................................................................ 40
4.2 Gjysëmprerjet ........................................................................................................ 42
4.3 Gjysëmprerjet, Paraqitja e ndërprerjeve ................................................................ 44
4.4 Filetot..................................................................................................................... 46
5. Vizatimet e plota........................................................................................................ 48
5.1 Vizatimet e plota .................................................................................................... 48
5.2 Tolerancat, Shënjat e sipërfaqeve ..................................................................... 50
5.3 Vizatimet e pajisjeve në gjëndje të çmontuar ..................................................... 52

3
VIZATIM TEKNIK
Pjesa 1
MEKANIKË
Libri i informacionit

Autorë:
Wolfgang Bleneck
Martin Doh
Elmar Reiser

Botim i liçensuar dhe i lejuar për t’u shpërndarë vetëm në Shqipëri, mbi bazën e këtyre
librave:
H+J 4310 Vizatimi 1 Elektroteknika-Libri i informacionit
me aprovimin Holland + Josenhans GmbH & Co. KG,
Feuerseeplatz 2
70176 Stuttgart
Përkthimi u aprovua nga shtëpia botuese më 8 korrik 2011
Përkthyer nga: Ardita Krasniqi
Ripunuar nga: Wolfgang Kappler dhe Ardita Krasniqi

Përgatitur në kuadër të Programit të GIZ „Arsimi dhe Formimi Profesional në Shqipëri“


nga Komponenti 3 „Arsimi Profesional në Verlindje të Shqipërisë“.
Ky program mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik,
BMZ.

4
Parafjalë

Ky material mësimor përbëhet nga libri i teorisë me detyra dhe libri i punës me fletë të
përpunuara detyrash. Të dy këto pjesë i referohen njera tjetrës.

Në këtë libër teorie, përmbajtjet janë organizuar në hapa mësimorë që sipas kurrikulës janë të
përmbledhura në fusha specifike teknike. Përmbajtja e librit shkon përtej vizatimit klasik
profesinal të nivelit bazë me fushat e vizatimit teknik dhe teknikën së instalimit. Në kapitullin,
Qarqet Logjike Bazë, Elektronika dhe Masat e Sigurisë trajtohen përmbajtje nga teknologjia.
Duke u nisur nga kjo, në këtë libër janë vënë në dispozicion detyra për t’u ushtruar dhe thelluar
më tej.

Nxënësi njihet me materialin e ri mësimor nëpërmjet një probleme. Pas kësaj, nxënësi merr
informacione nëpërmjet teksteve dhe vizatimeve që i lehtësojnë të kuptuarit dhe zgjidhjen e
problemës.

Detyrat që kanë një pike të kuqe përpara, gjenden tek libri i punës të printuara në një fletë
vizatimi. Aty jepet edhe një pjesë e zgjidhjes, në mënyrë që ajo të jetë më e lehtë ose të kursehet
koha për punë të panevojshme vizatimi. Tek detyrat e tjera, nxënësi mund të ushtrojë zgjidhjen e
detyrave në mënyrë të pavarur.

Ky libër duhet të ndihmojë në


Përballimin e sasisë së madhe të materialit mësimor
Në të kuptuarit e lidhjeve funksionale
Të menduarin në sistem
Në arritjen e kualifikimeve bazë
Zhvillimin e punës së pavarur tek nxënësit

5
1. Njohuri bazë
1.1 Mjete vizatimi, Vija
Problemë
Vizatimet teknike shërbejnë si bazë informacioni dhe
komunikimi mes projektuesit dhe prodhuesit. Përmbajtja
e tyre duhet të jetë e qartë dhe të kuptohet në nivel
ndërkombëtar. Realizimi i vizatimit duhet të marrë sa më
pak kohë dhe të jetë ndërtuar në mënyrë të tillë, që të jetë
i mundur mikrofilmimi dhe rizmadhimi.

Këto kërkesa mund të përmbushen vetëm nëse u


përmbahemi disa rregullave të caktuara. Këtu bën pjesë
veçërisht standarti DIN.

Mjetet bazë të vizatimit teknik

Portaminat

Gjerësia e vijës 0,3 mm/0,5 dhe 0,7 mm


Shkalla e fortësisë HB ose H

Goma
Gomë e kombinuar, me pjesë të fortë dhe të butë.
Gomë në formë lapsi për korrigjime të imta.

Kompasi
Me mekanizëm në mes për rritjen e stabilitetit
Plumça me fortësi të ndryshme

Vizore trekëndëshe, Shabllone


Vizore trekëndeshe Geo (me doreza që hiqen)
Këndi 60 ⁰ me ndarje milimetrike (mm)
Elektro-Shabllone me simbole çelësash (shabllone
rrathësh, rrezesh, shkrimi 2,5 mm dhe 3,5 mm)
Gominat në pjesën e poshtme të shabllonit pengojnë
fshirjen e vijave të bëra me laps.

Pllakë vizatimi me pjesë ballore


Format A4, i përshtatshëm veçanërisht gjatë vizatimit në
letër pa katrorë

Vizatimet me portamina
Portamina, gjerësia e vijave 0,25 mm/0,35 mm/0,5 mm
dhe 0,7 mm
Shabllonet me brinjë për portamina ose gomina
Gomë speciale për vizatimet me portamina

Formatet e letrës Sipas DIN 476

Vizatimet bëhen sipas formatit të linjës krysore A.


Gjatësitë e faqeve japin raportin :1. Nga përgjysmimi i
faqes më të gjatë del formati pasues më i vogël. Vula
vendoset gjithmonë poshtë djathtas.

6
Vijat tek vizatimi teknik
Për vizatimet teknike, gjerësitë e vijave janë të normuara nga 0,13
deri 2,0. Ato shkallëzohen duke u nisur nga , sipas formatit të
fletës. Brënda një vizatimi duhet të përdoren vetëm ato gjerësi
vijash që i përkasin të njëjtit grup vijash, i cili merr emrin e vijës më
të gjerë. Përzgjedhja e grupit të vijave duhet t’ i përshtatet
madhësisë së pjesës që do ndërtohet.
Në planet e qarqeve përdoret kryesisht një gjerësi vije; vetëm në
raste të theksimit/mostheksimit përdoret një vijë e trashë/ e hollë ,
psh. b=0,35.

Llojet e vijave Emërtimi


Vijë e vazhduar kryesore (b) A
Vijë e vazhduar e hollë (b/4) B
Vijë me dorë të lirë (b/4) C
Vijë e hollë e thyer D
Maja 30⁰, Vlera e brinjës 10 b
Vijë e gjërë e ndërprerë –(b) E
Gjatësia e vijës 10 b, Distanca 2,5 b
Vija vijë-vijë (b/2)Gjatësia e vijës 20 b, F
Distanca 5 b
Vijapikë-vijë e hollë (b/4) G
Gjatësia e vijës 40 b, Distancë/Pikë 5 b
Vija vijë-pikë e trashë (b) J
Gjatësia e vijës 20 b, Distancë/Pikë 2,5 b
Vija vijë dy pika e hollë (b/4) K
Gjatësia e vijës 40 b,Distancë/Pikë (b/4)
Shigjetë -
Gjatësia afërsisht 10 b, Këndi 15⁰ (b/2)

Përdorimi i llojeve të vijave


Buzë dhe konture të dukshme, kufizimet e filetos, A
diametri i bërthamës së filetos së dados, Simbole
Vija ndihmëse, Vizime, Baza e filetos,Vizatimi i B
sipërfaqeve, x-e diagonal, Vija të pjerrëta, kornizat e
jash me
Vija të pjerrëta për shkëputjen e detalit, kur ai paraqitet C,D
jo i plotë.
Trajtimi i sipërfaqeve. Shkëputja e detaleve prej druri E
dhe e detaleve me sipërfaqe të madhe.
Buzë dhe konture që nuk duken. F
Për akset e simetrisë, vijat e qendrave të rrathëve G
Vizatimi i seksionit të prerjes J
Konture të pjesëve të kufizuara nga forma e K
mëparshme dhe paraqitja sipas përzgjedhjes së
dëshiruar; caktimi i kufinjve të pjesëve të lëvizshme,
pjesët përpara rrafshit të prerë, kornizat e jashtme

Detyrë

1.1.1 •1.1.1 Ushtrim për vijat



 Bëni ushtrime me vijat e grupit 0,5. Përdorni llojet e vijave A, B, F
dhe G, në drejtim horizontal dhe vertikal. Kombinoni të dy
drejtimet dhe bëni kujdes që vijat të mos jenë të ndërprera tek
qoshet.

7
1.2 Standarti i shkrimit ISO
Problemë
Vizatimet duhet të përshkruhen qartë, në mënyrë që të
lexohen lehtë. Gjatë mikrofilmimit, shkronjat nuk duhet të
shndërrohen në njolla dhe të bëhen të palexueshme

Nga standarti e shkrimit DIN 16 dhe 17 rrjedh standarti


ISO (DIN 6776) e vlefshme në rrafsh ndërkombëtar. Ky
shkrim ka është i drejtë, sepse vijat bien pingul tek njëra
tjetra. Prandaj ky shkrim është më i përshtatshëm për
mikrofilmime.
Madhësia e shkrimit dhe gjërësia e vijave përshkallëzohet
duke filluar nga dhe gjatë zmadhimit dhe zvogëlimit
përputhet me formatin e letrës.

Shkrimi mund të bëhet në dy gjerësi (i ngushtë/i gjërë)


dhe në dy forma (vertikalisht apo i pjerrët me kënd 75⁰
mbi vijën horizontale). Shkrimi emërtohet sipas lartësisë h
të shkronjave të mëdha.

Përmasat dhe distancat tek forma e shkrimit B

Lartësia h e shkronjave të mëdha 10/10 h

Lartësia e shkronjave të vogla 7/10 h

Gjerësia e vijave b 1/10 h

Distanca më e vogël mes shkronjave 2/10 h

Distanca më e vogël mes rreshtave 16/10 h

Standarti i shkrimit ISO, vertikalisht, forma e shkrimit B

8
Të shkruarit e shkrimit standart

Shkronjat dhe numrat përbëhen nga vija.

Vija vertikale

Vija horizontale

Drejtkëndsha ndimës të gjërësive të ndryshme


lehtësojnë vizatimin e shkronjave.
Vija të pjerrëta

Harqe/Forma të rrumbullakosura

Shkalla Sipas DIN 823/DIN ISO 5455


Tek vizatimi teknik i një objekti, krahas masave duhet të
jepet edhe shkalla, psh. 1:2. Preferohet vizatimi i objektit
në madhësinë reale.

Detyra

• 1.2.1 Shkrim i standartizuar 1



 Ushtroni shkrimin e standartizuarvertikal në formën B
dhe madhësinë 7 mm dhe 3,5 mm. Hiqni vija ndihmëse
në distancë 7 mm dhe 3,5 mm dhe ushtroni shkronjat e
mëdha.
Filloni me shkronjat pa harqe.
• 1.2.2 Shkrim i standartizuar 2

 Hiqni vija ndihmëse për shkrimin e standartizuar me
madhësi 7 mm dhe 3,5 mm.
Ushtroni në fillim shkronjat e vogla dhe shkruani edhe
fjalë.

9
1.3 Diagramat në sistemin koordinativ
Problem

Vlera e rezistencës së një termistori PTC rritet në mënyrë


jo të një trajtëshme me rritjen e temperaturës. Nga vlerat e
serisë së eksperimenteve duhet të krijohet një diagramë.
Me anë të diagramës, vlerat e llogaritura, të matura ose të
vëzhguara mund të perceptohen shpejt dhe të paraqiten
në mënyrë të konkretizuar. Këtu humbet saktësia që të jep
tabela e vlerave, por nga ana tjeter vizatimi i kurbës
mundëson pohime të përgjithshme (diskutim rreth kurbës).
Diagramet standartizohen sipas DIN 461.

Koordinatat kënddrejta

Ky sistem koordinativ përbëhet nga dy akse, që krijojnë një


kënd 90⁰. Aksi horizontal quhet edhe aksi x, aksi vertikal
quhet aksi y. Ndërprerja e këtyre dy akseve e ndan
sipërfaqen në katër pjesë/kuadratë.
Çdo aks duhet të emërtohet me madhësine respektive
(fizike).
Standarti i lejon të tre llojet e paraqitura të përshkrimit.
Nëse nga paraqitja grafike duhet të merren vlera, në akse
duhet të jepen vlera dhe njësi në formen e një shkalle.
Shkalla e paraqitjes mund të përzgjidhet sipas dëshirës
dhe e ndryshme për të dy akset. Tre shëmbujt tregojnë
shënimin e akseve sipas standartit.

Shënim

Nëse jepen edhe zerot, atëherë secila pikë 0 të paraqitet


më vete.

Vendosja ose jo e njësive matëse bëhet sipas dëshirës.


A në mes, ndërmjet dy shifrave të fundit
B me një thyesë.
C pas një simbol formulash me shtesën ,,in…”.

Njësia matëse nuk mund të jepet në kllapa.

Diagramë me vija

Marrëdhënia mes dy madhësive konkretizohet shpesh me


anë të një diagrame linjash mbi sistemin koordinativ
drejtkëndor. Vlerat e ndryshores së pavarur, psh. tensionit
U, përzgjidhen sipas dëshirës dhe në varësi të bashkësisë
përkufizuese (dominit). Vlerat e ndryshores së varur, psh
rryma I, varen nga ndryshorja e parë; ato shënohen tek
aksi vertikal. Vlerat e dy akseve krijojnë çifte vlerash
(1V/100); ato shënohen në sistemin koordinativ si ,,Pika“
(shënjat: x, O, ,●,+,■).
Vlerat pozitive vendosen sipas drejtimit të shigjetës.

10
Shkallat logaritmike

Kur vlerat e një diagrame linjash përfshijnë një fushë të


madhe, psh. 0,1,Ω...1000 Ω, aksi me keto vlera nuk
ndahet njëtrajtësisht (në mënyrë lineare) por në mënyrë
logaritmike. Tek kjo ndarje, distanca me dy fuqive ‚fqinje‘
të dhjetës është e barabartë me një njësi psh. nga 10¹Ω
deri 10²Ω dhe nga 10²Ω deri 10³ Këto distanca janë të
njëjta.

Diagrama me vektorë

Në elektroteknikë, madhësitë elektrike të një qarku me


rrymë alternative, psh. U, , , paraqiten me anë të
diagramës me vektorë.
Si aks referimi merret aksi horizontal. Një pikë çfarëdo në
të shërben si pikënisje. Prej këtu fillon vizatimi i vektorit
nën një kënd të caktuar α mes 0⁰ dhe 360⁰. Drejtimi
pozitiv i leximit të këndit është në drejtim të kundërt të
akrepave të orës. Gjatësia e vektorit i pështatet vlerës së
brinjës dmth. vlerës efektive të madhësisë elektrike, psh.
û apo U. Të gjithë vektorët vizatohen në pozicionin e
duhur duke u nisur nga e njëjta pikë dmth. nga i njëjti
bosht referimi.

Gjatë përllogaritjeve, vektorët bashkohen nëpërmjet


zhvendosjeve paralele duke krijuar shumëkëndësha të
mbyllur psh. trekëndësha kënddrejtë.

Koordinata polare

Llampat nuk japin të njëjtën fuqi drite I në të gjitha


drejtimet; kjo varet nga drejtimi nga ku del drita. Një raport
i tillë paraqitet tek një sistem koordinativ polar. Duke u
nisur nga një pikë e caktuar, këndi përshkon të gjitha
vlerat, nga 0⁰ deri 360⁰; ai është ndryshorja e varur, psh.
fuqia e dritës së llampës regjistrohet si distanca nga pika
ku del drita. Sa më e madhe të jetë distanca nga kjo pikë,
aq më e madhe është vlera numerike.
Në sistemin koordinativ polar regjistrohet (shënohet) edhe
mënyra e sjelljes së mikrofonëve, altoparlantëve dhe
antenave ne drejtime/pozicione të caktuara.

Detyra

•1.3.1 Rezistenca
a) Shpjegoni kuptimin e simboleve të çelësave/kontaktit.
b) Vizatoni tre drejtëzat e rezistencës I=f(U) në një sistem
koordinativ.
c) Vizatoni me ndihmën e një tabele vlerash hiperbolen e
fuqisë I=f(U) për P=50W.
d) Duke u bazuar tek diagrami, përcaktoni rrymën më të
madhe të lejueshme dhe tensionin përkatës për P=50 W. Kendi a ne ° 0 ±30 ±60 ±90 ±120 ±150 ±180

1.3.2 Mikrofoni Faktori 1,5 1,45 1,35 1,25 1,0 0,8 0,65
transmetues ne
Karakteristika marrëse e një mikrofoni dinamik është mV/Pa
i
dhënë në një tabelë vërtetësie. Vizatoni diagramën
direktcionale si diagramë polare.

11
2. Paraqitja e trupave
2.1 Projeksioni paralel
Problemë

Kuboidi me një pjesë të hequr duhet të paraqitet në


mënyrë
të tillë që gjithë përmasat të jenë të dukshme dhe trupi të
mund të prodhohet.
Vizatimi duhet të bëhet vetëm me vija; ngjyrat dhe
hijëzimet nuk lejohen.

Veçoritë

Mënyra më e thjeshtë për të paraqitur një trup në


hapësirë me anë të vizatimit teknik, është projeksion
paralel.
Ai ka këto veçori:

1. P1. Pjesa e përparme e trupit paraqitet e pashformuar.


Gjithë gjerësitë qëndrojnë horizontalisht, gjithë lartësitë
vertikalisht.
2. P2. Pamjet e sipërme dhe anësore paraqiten të
shformuara. Thellësitë paraqiten me një kënd 45⁰.
3. GGjerësitë dhe lartësitë vizatohen sipas shkallës së
dhënë, thellësitë mund të jepen sipas shkallës së dhënë
ose të shkurtuara.
Për raportin e gjatësive vlen
Gjerësia:Lartësia:Gjatësia=1 : 1 : 1 ose
Gjerësia:Lartësia:Gjatësia=1 : 1 : 0,5
Projeksioni paralel nuk është i standartizuar. Ai quhet
edhe perspektivë kavalieri.

Konstruksioni

Hapi 1. Trupi i plotë


Konturet e trupit vizatohen me vija të holla.
Gjerësia dhe lartësia vizatohen sipas shkallës së dhënë,
gjatësia mund të paraqitet e shkurtuar ose e pashkurtuar.
Gjatësia krijon me drejtimin horizontal një kënd 45⁰.

Hapi 2. Pjesët e hequra


Në kuboid vizatohen të gjithë pjesët e hequra me vija.
Sipas nevojës mund të vizatohen edhe brinjët e
padukshme me vija të ndërprera. Shpesh herë këto
brinjë nuk vizatohen, meqënese vizatimi mund të
rëndohet shume.
Brinjët e padukshme duhet të vizatohen vetëm atëherë
kur pa ato vizatimi nuk është plotësisht i qartë.

Hapi 3. Vizatimi i përfunduar


Pasi janë vizatuar të gjitha pjesët e hequra, brinjët e
dukshme vizatohen me vija të gjëra e të plota (të
pandërprera). Vijat e holla ndihmëse fshihen me gomë.
Pasi përfundimit, vizatimi mund të matet edhe një
here.

12
Shëmbull
Një profil kënd është paraqitur në hapësirë në tre
dimensionet e tij.
Vizatoni objektin në projeksion paralel.
Me të gjithë brinjtë e padukshme
Pa brinjët e padukshme

Vizatimi përfundimtar duhet të realizohet hap pas hapi.

Detyra
Profil kend 1 Profil kend 2
•2.1.1 Profil kënd

Dy profile janë paraqitur në hapësirë në shkallën 1:2.


Vizatoni këto dy objekte në projeksion paralel në shkallën
1:1; gjatësitë të vizatohen të pashkurtuara.
Përmasat që mungojnë të merren tek vizatimet e dhëna.
Dy objektet mund të vizatohen tek e njëjta fletë A4.

2.1.2 Shinë drejtuese


Një shinë drejtuese është paraqitur në hapësirë në shkallën
1:2. Shinë drejtuese
Vizatoni këtë objekt në projeksion paralel në shkallën 1:1.
a) Bashkë me faqet e fshehura
b) Pa faqet e fshehura
Gjatësitë të paraqiten të pashkurtuara.
Vizatoni të dy variantet tek e njëjta faqe A4. Përmasat që
mungojnë të merren tek vizatimi i dhënë.

13
2.2 Projeksioni izometrik sipas DIN 5
Problemë

Një trup i përbërë është vizatuar në projeksion paralel.


Tek ky vizatim, pjesa e pasme është paraqitur jo e plotë.
Në projeksionin tjetër paralel, trupi duhet të vizatohet në
atë mënyrë, që pjeset e hequra të dallohen qartë.

Veçoritë

Për të bërë paraqitjen e trupit përzgjidhet projeksioni


izometrik sipas DIN 5. Ai ka këto karakteristika;
1. Gjerësitë dhe gjatësitë formojnë me linjën horizontale
këndin 30⁰.
Të tre pamjet (pamja e përparme, anësore dhe e sipërme)
janë paraqitur të ‘deformuara’. Lartësitë janë vizatuar
vertikalisht.

2. Të gjitha gjerësitë, gjatësitë dhe lartësitë janë vizatuar


sipas përmasave të dhëna.
Tek raporti i gjatësive vlen barazimi i mëposhtëm:

Gjerësi:Lartësi:Gjatësi=1:1:1 ose
Gjerësi:Lartësi:Gjatësi=1:1:0,5

Shënim

Nga mosshkurtimi i gjerësive dhe gjatësitë, trupat në


paraqitjen izometrike, duken më të mëdha se ç’janë në
realitet.

Hapat që duhen ndjekur

Hapi i parë: Trupi i plotë


Gjerësia, thellësia dhe lartësia e trupit të kërkuar
vizatohen me vija të holla.
Vijat e gjerësisë dhe gjatësitë formojnë nga një kënd 30⁰
me linjën horizontale.
Të tre përmasat kryesore (gjerësia, gjatësia dhe lartësia)
vizatohen sipas përmasave të dhëna.

Hapi i dytë: Pjesët që hiqen


Shënohen të gjitha pjesët që hiqen në trup. Me raste,
mund të shënohen edhe pjeset (faqet) e padukshme me
anë të vijave të ndërprera.Në shumicën e rasteve kjo nuk
bëhet, sepse vizatim humbet qartësinë, me përjashtim të
rasteve kur vizatimi i tyre ështëi nevojshëm për qartësimin
e vizatimit.

Hapi i tretë: Përfundimi i vizatimit


Pasi janë vizatuar të gjitha foletë, gjithë vijat e faqeve të
dukshme theksohen. Nëse është e nevojshme, objekti
duhet të matet edhe një here.

14
Shëmbull
Një objekt është paraqitur në hapësirë.
Vizatoni objektin në projeksion parallel.
a) Me gjithë faqet (brinjët) e padukshme
b) Pa brinjët e padukshme
Objekti përfundimtar kalon nëpër disa hapa.

Detyra
2.2.1
2.2.2 •2.2.1 Objekt me elementë
Dy objekte janë paraqitur në hapësirë në shkallën 1:2.
Vizatoni të dy objektet në projeksion parallel në shkallën
1:1; gjatësitë të paraqiten të pashkurtuara.
Përmasat që mungojnë të merren tek vizatimi i dhënë.
Të dy vizatimet mund të vizatohen në të njëjtën fletë A4.

2.2.3 2.2.2 Objekt me element drejtues

Një element drejtues është dhënë në hapësirë në


shkallën 1:2.
Vizatoni objektin në projeksion parallel në shkallën 1:1.
c) Me gjithë faqet (brinjët) e padukshme
d) Pa brinjët e padukshme
Gjatësitë të paraqiten të pashkurtuara.
Vizatoni të dy objektet përfundimtare në të njëjtën fletë
A4. Përmasat që mungojnë të merren tek vizatimet e
dhëna.

15
2.3 Projeksioni dimetrik sipas DIN 5

Problemë

Një detal prej çeliku ëshë paraqitur në projeksion


izometrik; vihet re që trupi duket i deformuar dhe jo i
natyrshëm.
Detali prej çeliku duhet të paraqitet në mënyrë të tillë, që
të duket sa më i natyrshëm/real.

Veçoritë

Për paraqitjen e tij zgjidhet projeksioni dimetrik1 sipas DIN


5. Ai ka këto veçori:
1. Gjerësitë formojnë me linjën horizontale një kënd 7⁰.
Pamja e përparme, për arsye të këndit të vogle duket
pothuajse e padeformuar.
2. Gjatësitë krijojnë me linjën horizontale një kënd 42⁰.
Pamja e pjesëve anësore dhe të sipërme paraqiten të
deformuar.
3. Gjerësitë dhe lartësitë vizatohen sipas shkallës së dhënë,
thellësitë paraqiten të përgjysmuara.
Për raportin e gjatësive vlen
Gjerësi : Lartësi :Gjatësi=1:1:0,5

Radha dhe hapat që duhen ndjekur

Hapi i parë: Foletë


Konturet e trupit përfundimtar vizatohen me vija të holla,
ku vijat për gjerësitë krijojnë një kënd 7⁰, linjat për
gjatësitë krijojnë me linjën horizontale një kënd 42⁰.
Gjerësitë dhe lartësitë e objektit vizatohen sipas shkallës
së dhënë, gjatësia paraqitet e përgjysmuar.

Hapi i dytë: Foletë


Në kuadër vizatohen të gjitha foletë. Në rast nevoje mund
të vizatohen edhe brinjët e padukshme me anë të vijave të
ndërprera.

Hapi i tretë: Përfundimi i vizatimit


Pasi janë vizatuar të gjitha foletë, tek të gjitha brinjët e
dukshme hiqen viza të plota. Në rast nevoje, objekti mund
të matet edhe një here.

1
Dimetrik:me dy përmasa (di:dy)

16
Shëmbull
Një shinë drejtueseështë paraqitur në
projeksion parallel. Brinjët që tregojnë
gjatësinë, janë dhënë të shkurtuara.
Vizatoni objektin në projeksion dimetrik sipas
DIN 5. Objekti duhet të vizatohet në atë
Pamja 1
mënyrë, që pamja 1 të jetë pamje kryesore.
Vizatimi përfundimtar realizohet hap pas hapi.

Trupi i plotë Trupi i plotë me pjeset e hequra Vizatimi përfundimtar

Detyra

•2.3.1 Shinë drejtuese



 Një shinë drejtuese është paraqitur në projeksion
paralel në shkallën 1:2. Brinjët që paraqesin
gjatësinë janë paraqitur të shkurtuara.
Vizatoni objektin në projeksion dimetrik sipas DIN 5,
në shkallën 1:1, në mënyrë që: Pamja 1

a) Pamja 1 të jetë pamje kryesore dhe kanali U të jete


i dukshëm nga lart,
b) Pamja 1 të jetë pamja kryesore dhe Kanali T të jetë
i dukshëm nga lart.
Të dy pamjet të vizatohen në një fletë të përbashkët
A4.

2.3.2 Detal me kanal tejpërtej



 Një detal me kanal tejpërtej është paraqitur në
projeksion paralel në shkallën 1:2. Brinjët që
paraqesin gjatësinë janë dhënë të shkurtuara.
Vizatoni objektin në projeksion dimetrik sipas DIN 5
në shkallën 1:1, në mënyrë që:

a) Pamja 1 të jetë pamja kryesore dhe brinjët e


pjerrëta të jenë të dukshme nga lart, Pamja 1
b) Pamja 1 të jetë pamja kryesore dhe kanalit të jetë i
dukshëm nga lart.
Të dy pamjet të vizatohen një një fletë të
përbashkët A4.

17
2.4 Vrimat në paraqitje hapësinore
Problemë

Zari (kubi) i paraqitur këtu ka 3 vrima. Ai duhet të


paraqitet në disa tipe projeksionesh.
Vrimat duken aty të deformuara, në formën e elipseve;
këto duhet të projektohen.

Projeksioni paralel

Tek projeksioni paralel, pjesa e përparme është e


padeformuar. Pamjet anësore dhe të sipërme paraqiten të
deformuara. Projektimi kalon nëpër tre hapa:

Hapi i parë:
Përcaktohen qendrat e vrimave dhe paralelogramet
ndihmës, duke përfshirë edhe mesoret dhe diagonalet.
Në pamjen e përparme, paralelogrami mbështjelljes është
një katror, brinja e tij është e njëjtë me diametrin e
vrimës. Pamja e sipërme dhe anësore e katrorit duken të
deformuara.

Hapi i dytë:
Vrima në pamjen e përparme vizatohet me
rreth.Pikëprerjet e rrethit me diagonalen dhe mesoret
mund të shënohen me numra dhe të shërbejnë si ndihmë
gjatë projektimit. Nga këto pika të ndihmëse të pamjes së
përparme hiqen paralele mbi pamjen anësore dhe pamjen
e sipërme.

Hapi i tretë:
Pikat ndihmëse bashkohen për të krijuar një elips, ndërsa
vetë pikat fshihen.
Duhet bërë kujdes, që elipsi t’i brëndashkruhet
paralelogramit.

18
Projeksioni izometrik

Tek projeksioni izometrik, të gjitha pamjet janë të


deformuara, vrimat në të gjitha pamjet duken si elipse.
Konstruksioni i elipsit bëhet me ndihmën e
paralelogrameve ndihmëse.

Projeksioni dimetrik

Tek projeksioni dimetrik, si tek projeksioni izometrik, të


gjitha pamjet janë të deformuara. Por, deformimi tek
pamja e përparme është aq i vogël, sa vrima mund të
vizatohet si rreth. Ndërsa tek pamjet e tjera, vrimat
duhet të vizatohen si elipse.

Elipset mund të vizatohen me dorë të lirë me ndihmën e


paralelogrameve ndihmëse ose shablloneve të elipseve.

Detyra

•2.4.1 Element mbështetës



 Një element mbështetës është paraqitur në projeksion
paralel paralel në shkallën 1:2.
Vizatoni objektin me dorë të lirë në shkallën 1:1
a) në projeksion paralel, ku gjatësia përgjysmohet
b) në projeksion izometrik sipas DIN 5.
Të dy paraqitjet duhet të vizatohen në të njëjtën fletë.
Brinjët e padukshme nuk vizatohen. Përmasat që
mungojnë mund të nxirren nga vizatimet e dhëna.

2.4.2 Buloni
 Një bulon është paraqitur në projeksion paralel në
shkallën 1:2.
Vizatoni objektin me dorë në shkallën 1:1 sipas DIN 5
a) në projeksion izometrik
b) në projeksion dimetrik
Të dy vizatimet të bëhen në të njëjtën fletë. Brinjët e
padukshme nuk vizatohen. Përmasat që mungojnë të
nxirren nga vizatimet e dhëna.

19
2.5 Paraqitje në disa pamje
Problemë

Një objekt me disa elemente duhet të paraqitet në atë


mënyrë, që të gjitha faqet të duken të deformuara. Të
dukshme duhet të jenë, veçanërisht faqet e poshtme dhe
të pasme.

Paraqitja shumë afër origjinalit dhe në hapësirë e një


objekti nuk është e mundur në një vizatim. Nëse të gjitha
faqet duhet të paraqiten të padeformuara, atëherë është
e nevojshme që objekti të vizatohet në 6 pamje.
Dhe këto janë:
Pamja e përparme (pamja kryesore)
Pamja anësore nga e majta
Pamja e sipërme (pamje nga lart)
Pamje anësore nga e djathta
Pamja e poshtme (pamja nga poshtë)
Pamja e pasme (pamja nga pas)

Paraqitja është standartizuar sipas DIN 5. Zakonisht


vizatohen të gjashtë pamjet. Si rregull vlen:
Pamje vizatohen aq sa nevojiten për të paraqitur
dukshem objektin dhe për të mundësuar matjen e tij.
Për shumicën e objekteve mjafton paraqitja e tre pamjeve
të tij. Në standart nuk përcaktohet se cilat pamje duhet të
vizatohen, por në praktikë zakonisht vizatohen këto
pamje të objektit:
Pamja e përparme
Pamja anësore nga e majta
Pamja e sipërme (nga lart)

20
Pozicioni i pamjeve

Si pamje e parë e objektit përzgjidhet ajo pamje, që e


tregon objektin më qartë. Kjo pamje duhet ta tregojë
objektin mundësisht në pozicionin që përdoret.
Pamja anësore përftohet nga rrotullimi i rrafshit anësor
rreth boshtit (OZ me 90⁰)
Pamjet e tjera të nevojshme projektohen në mënyrë
analoge.
Distancave mes pamjeve duhet të jetë e njëjtë. Si ndihmë
gjatë projeksionit mund të shërbejë shënimi i kulmeve me
numra.

Shëmbull:
Paraqitje izometrike Paraqitje në tre pamje
Një kuboid me një pjesë të hequr është
paraqitur në projeksion izometrik.

Vizatoni objektin sipas standartit DIN 6 në


tre pamje.

21
Detyra
2.5.1 Paraqitje nëpërmjet disa pamjeve
Secili nga pesë pesë modelet janë paraqitur në pesë pamjeve; këto janë vizatuar pjesërisht me gabime.
Emërtoni pamjet e vizatuara saktë më shkurtimet e mëposhtme: Pamja e përparme (P), pamja anësore e majtë (AM),
pamja e sipërme (S), pamja anësore e djathë (PD), pamja e pasme (PP) dhe pamja e poshtme (PO)

22
Detyra

2.5.2 Paraqitje në 3 pamje


Tre modele janë dhënë në paraqitje izometrike.
Vizatoni pamjen e përparme, anësore të djathtë e të majtë dhe pamjen e sipërme, të 3 modeleve.

23
2.6 Ndarja e fletës, Vula
Problem

Në praktikë hasim detale me raporte të ndryshme


brinjësh. Për këto detale të ndryshme duhet të përdoret
ndarja më e mirë e mundshme e fletës.

Ndarja e fletës format

Çdo vizatim fillon me ndarjen e fletës së vizatimit. Duhet


patur parasysh si më poshtë:
1) Forma e detalit dhe pamjet e nevojshme janë
vendimtare për formatin e fletës.
2) Distancat mes pamjeve duhet të jenë të njëjta.
3) Distanca mes pamjes dhe vijës anësore të fushës së
vizatimit duhet të jetë të paktën 10 mm.
4) Të gjitha përmasat duhet të jenë aq të mëdha sa të jetë
e mundur matja.

Formati/ pozicioni vertikal

Ky format përzgjidhet kur detaliështë i hollë dhe i gjatë.


Pamja vertikale paraqet detalin në pozicionin e
përdorimit. Nëse nuk ka një posicion të qartë përdorimi,
psh. tek vidhat dhe bulonat, atëherë objekti paraqitet në
pozicionin e prodhimit.

Formati/ pozicioni horizontal

Ky format përzgjidhet, kur objekti është i gjerë dhe i


shkurtër.

Përdorimi i atij apo këtij format nuk mund të përcaktohet


gjithmonë me saktësi; për shumë detale, të dy formatet
janë të përshtatshëm.

Vula

Për të prodhuar një detal, nevojiten shumë të dhëna.


Kjo bën që vula të bëhen të detajuara dhe ngarkuara.
Për qëllime mësimore mjafton një vulë me informacione
rreth:
Detali (emri dhe materiali)
Vizatimi ( shkalla dhe data e kryerjes)
Vizatuesi (emri dhe klasa)

Vula tek vizatimet elektrike strukturohet në mënyrë


logjike.

24
Detyra

•2.6.1 Shinë drejtuese



 Vizatoni shinën drejtuese prej çeliku Fe360 në tre pamje
dhe sipas standartit.
Bëni kujdes gjatë ndarjes së hapësirës dhe plotësimit me
kujdes të vulës.

Shënim
Pjesët simetrike marrin vija simetrike.

•2.6.2 Kënd fiskues



 Vizatoni këndin fiksues prej FeG 440 sipas standartit, në
tre pamje.
Bëni kujdes gjatë ndarjes së hapësirës brënda fletës dhe
gjatë plotësimit të vulës.

Shënim
Kanalet me funde të rrumbullakosura janë simetrike.

2.6.3 Drejtues T

 Drejtuesi Tprej G-AlSi 12 (Lidhje alumini) është paraqitur
si fotografi.
Vizatoni këtë detalnë shkallën 1:1 në dy pamje.
Përmasat që mungojnë mund të nxirren nga fotografia.

2.6.4 Kllapë

Kllapë prej CuZn 40 (tunxh) është paraqitur në fotografi.


Vizatoni detalin në shkallën 2:1 në dy pamje.
Përmasat që mungojnë mund të nxirren nga fotografia.

25
2.7 Ndërtimi i pamjeve që mungojnë

Problemë

Nga këndi fiksues janë dhënë pamja anësore dhe e


sipërme.
Për t‘a qartësuar detalin, duhet të vizatohet edhe pamja
ballore.

Për plotësimin e një pamjeje që mungon, detali duhet të


jetë i mirëpërcaktuar nga pamjet e tjera të dhëna. Pamja
që kërkohet duhet të vizatohet. Plotësimi kalon zakonisht
nëpër tre hapa.

Hapi i parë
Nga dy pamjet e dhëna vizatohetdrejtkëndëshi ndihmës i
pamjes ballore që kërkojmë. Vijat ndihmëse vertikale japin
gjerësinë e pamjes ballore; linjat horizontale japin
lartësinë.

Hapi i dytë

Pamja ballorevizatohet tani me anë të pikave. Kulmet tek


pamjet anësore dhe të sipërme shënohen me anë të
numrave.Kulmet e përbashkëta të pamjes anësore dhe të
sipërme, shënohen me të njëjtin numër. Duhet patur
parasysh, që për arsye të paraqitjes në plan/rrafsh, dy
ose më shumë kulme bien mbi njëra tjetrën. Duke u nisur
nga kulme të pamjes anësore dhe të sipërme, mund të
konstruktohen (gjenden) pikat përkatëse të pamjes
ballore. Në shëmbull kemi paraqitjen e projektimi të 8
kulmeve

Hapi i tretë

Pasi janë projektuar të gjitha kulmet e pamjes ballore,


vizatohen brinjët përkatëse dhe vijat simetrike.
Në fund, të gjitha vijat ndihmëse dhe emërtimet fshihen.

Shënim

Pas disa ushtrimeve, emërtimi i kulmeve të veçanta mund


të mos bëhet fare.
Nëse pamjet e dhëna nuk e qartësojnë sa duhet idene e
detalit, atëherë mund të shtohen pamje të tjera ose
mendohen mundësi të tjera zgjidhjeje

26
Detyra

•2.7.1 Element kombinues



 Elementi kombinues prej Cu Zn 40 është dhënë në pamje
anësore dhe pamje nga lart. Pamja ballore, nuk mund të
përcaktohet qartë nga këto dy pamje. Vizatoni pamjen
ballore sipas këtyre kushteve:
a) Në pamjen ballore të mos paraqiten brinjët e fshehura,
b) Në pamjen e përparme të paraqiten edhe brinjët
padukshme
Vizatoni të dy elementët kombinues tre pamje mbi një
fletfortmat të përbashkët A4.
Vizatoni në njërën anë trupin në projeksion izometrik.

•2.7.2 Shinë drejtuese



 Shina drejtuese prej 18 NiCr16 është paraqitur në
shkallën 1:2.
Vizatoni detalinnë shkallën 1:1 në një fletformat A4 dhe
konstruktoni pamjet që mungojnë.
Bëni kujdes gjatë ndarjes së hapësirës brënda fletës.

2.7.3 Element mbështetës



 Elementi mbështetës prej FeG 440 është paraqitur në
shkallën1:2.
Vizatoni detalin në shkallën 1:1 në një fletëformat a4 dhe
vizatoni pamjet që mungojnë.
Bëni kujdes gjatë ndarjes së hapësirës brënda fletës.

27
3. Vendosja e përmasave
3.1 Bazat e vendosjes së përmasave
Problemë

Pllaka me fole dhe vrima duhet të matet në mënyrë të


tillë, që të mund të prodhohet saktë.

Rregulla bazë

Rregullat e matjes janë standartizuarnë DIN 406.Një


përmasë përcaktohet nga:
Numri që përcakton përmasën
Vija e përmasës
Vija e nxjerrjes së përmasës

Për ta organizuar vizatimin sa më qartë, matja bëhet


jashtë objektit. Në këtë rast nevojiten vijat e nxjerrjes së
përmasave.

Madhësia e shkrimit

Për vizatimet në fletëformat A4 përdoren numra me


lartësi 2,5 mm ose 3,5 mm, por brënda një vizatimi
duhet të përdoret vetëm një lartësi shkrimi. Të gjitha
përmasat në vizatim teknik jepen në mm. Që vizatimi
teknik të mos rëndohet, njësia mm nuk shkruhet.

Shigjetat e përmasave

Vijat e përmasave kufizohen me shigjeta. Ato janë të


holla.
Gjatësia e shigjetës së përmasës varet nga grupi i
vijave të përdorura (viza të holla apo të plota). Tek grupi
i vijave 0,5, shigjetat janë 2,5 mm të gjata.

Shigjetat vendosen brënda gjatësisë së brinjës së


nxjerrjes së përmasave dhe vijave. Nëse nga brënda
nuk ka më vënd, atëherë shigjetat zëvendësohen me
pika.

Për vizatimet teknike kompjuterike, shigjetat e vijave të


përmasave janë aq të përshtatshme. Sipas DIN 406
mund të përdoren edhe tipe të tjera të vijës së nxjerrjes
së përmasave.
Brënda një vizatimi mund të përdoret gjithmonë i njëjti
tip i vijës së nxjerrjes së përmasave.

Numri i përmasës qëndron gjithmonë mbi vijën


përkatëse të përmasës, zakonisht në mes të saj.
Në rastet kur mungon vëndi, numri i përmasës mund të
shënohet mbi zgjatimin e vijës së përmasës.

28
Pozicioni i përdorimit

Pozicioni i vizatimit të një objekti përcaktohet nga vula.


Ajo vendoset gjithmonë poshtë djathtas.
Numrat e përmasave tek vizatimi i objektit sipas
pozionit të përdorimit duhet të jenë të lexueshëm nga
poshtë ose djathas.

Diametri, Këndi

Gjatë matjeve të harqeve, rrezeve, diametrave,


këndeve etj., mund të përdoren vija përmasash, që
nuk hiqen vertikalisht ose horizontalisht. Edhe në këto
raste numrat e përmasave qëndrojnë vertikalisht me
vijën.

Zinxhirë përmasash

Zinxhirët e përmasave lejohen në paraqitjen e


përmasave; i rëndësishëm këtu është qëllimi që duhet
të përmbushë ky zinxhir. (shiko 3.2).
Ndalohen zinxhirët e mbyllur në dhënien e
përmasave.

Qartësia e vizatimit

Për t’ i dhënë sa më qartë përmasat, duhen patur


parasysh këto pika:
1. Distanca e vijës së parë për masës nga brinja e
trupit është afërsisht 10 mm, të gijtha vijat e tjera
duhet të jenë në një largësi prej 7 mm.
2. Vijat e përmasave dhe vijat e nxerrjes së
përmasave nuk duhet të ndërpriten me njëra tjetrën.
3. Shigjetat nuk duhet të bien në kënde ose brinjë të
padukshme.
4. Akset e simetrisë mund të përdoren edhe si vija të
nxjerrjes së përmasave.; më mirë do ishte që vijat e
nxjerrjes së përmasave të zgjatohen.
5. Numrat e përmasave që bien mbi njëra tjetrën,
duhet të shkruhen në mënyrë të zhvendosur nga njëri
tjetri.

29
3.2 Mënyrat e vendosjes së përmasave
Problemë

Vendosja e përmasave në një vizatim duhet të bëhet


duke patur parasysh:
Realizimin/prodhimin e objektit
Kontrollin e respektimit të përmasave

Funksionin e objektit të përfunduar

Duhet të zhvillohen disa tipe matjesh, që marrin


parasysh veçanërisht tre pikat e
lartpërmëndura.Mënyra e vendosjes së përmasave në
shërbim të realizimit të objektit

Në këto raste përmasat shënohen në mënyrë të tillë


që të lexohen sa më shpejt, pra pa bërë llogaritje.
Kur saktësia e pozicionit të elementëve të detalit
kundrejt një sipërfaqeje bazë ka rëndësi, bëhet
vendosja në paralel e përmasave, ku përmasat e
pozicionit të elementit i referohen sipërfaqes bazë.
Tek ky sistem matjeje, të gjitha përmasat (përveç
diametrave dhe rrezeve) nxirren nga brinjët e
referimit. Meqenëse brinjët e vizatimit në të vërtetë
janë rrafshe, ato quhen rrafshe referimi. Në këtë rast
të gjitha përmasat janë vendosur si në një sistem
koordinativ. Prandaj, ky rast i vendosjes së
përmasave është i përshtatshëm për prodhime në
makineri që komandohen me numra (Makineri CNC).
Në vënd të rrafsheve referuese mund të përdoren vija
referuese të përmasave. Aksi simetrik i vrimave të
rëndësishme si vija referuese. Edhe përdorimi i
kombinuar i rrafsheve referuese dhe i vijave referuese
është i lejuar.

Tek objektet e sheshta mjafton paraqitje e nje pamjeje


të vetme; trashësia e objektit jepet në këtë pamje me
anë të shkronjave “t”, psh. t=15.

Shënim
Në vizatimet e vjetra, në vënd të t=15, është përdorur
edhe përshkrimi „15 e trashë“.

Mënyra e shënimit të përmasave të kontrollit.

Në këtë rast duhet vlerësuar përmasa aksiale e dy


vrimave.
Shëmbulli tregon një mënyrëshënimi të përmasës së
të kontrollit..
Kjo mënyrë e vendosjes përdoret vetëm në raste të
veçanta.

30
Mënyra e vendosjes së përmasave duke marrë
parasysh funksionin e detalit (objektit)

Në këtë mënyrë të vendosjes së përmasave, distancat


që kanë rëndësi për funksionin e detalit duhet të
shënohen direkt. Edhe kjo mënyrë e vendosjes së
përmasash realizohet me anë të rrafsheve të referimit
dhe vijave referuese të përmasave.

Nëse në shëmbullin 1, madhësinë e folesë dhe distancat


mes vrimave i marrim si të rëndësishme për funksionin e
vizatimit, atëherë përmasa e tyre të vendosen direkt në
vizatim.

Në shëmbullin 2, vija referuese horizontale e përmasës


kalon përmes qendrës së vrimës së tretë; kjo pjesë e
detalit është veçanërisht e rëndësishme për funksionin e
tij.

Shënim
Një vizatim mund të përfshijë dy ose më shumë lloje të
vendosjes së përmasave. Një mënyrë e vendosjes së
përmasave mund të jetë në të njëjtën kohë në shërbim
të prodhimit, funksionit dhe kontrollimit.

Detyra
•3.2.1 Shabllone
Shabloni prej Fe 360 në shkallën 1:2.
Vizatoni shablonin 2 herë në shkallën 1:1.
a) Me mënyrën e vendojes së përmasave, që i referohet
përgatitjes/prodhimit të tij.
b) Me mënyrën e vendosjes së përmasave, që i referohet
funksionit të tij, ku pozicioni dhe madhësia e foleve të
merren si të rëndësishme për funksionin.
3.2.2 •3.2.2 Mbulesë llamarine
Mbulesa e llamarinës prej CuZn 40 është dhënë në
shkallën 1:2.
Vizatoni detalin në shkallën 1:1 duke përdorur mënyrën
e vendosjes së përmasave në shërbim të përshkrimit të
funksionit të tij. Supozoni që për funksionin e objektit,
foletë dhe distancat mes vrimave janë veçanërisht të
rëndësishme.
3.2.3
3.2.4 3.2.3 Element kombinues

Element kombinues prej CuZn 40 Pb 2 është dhënë


në shkallën 1:2.
Vizatoni objektin në shkallën 1:1 duke përdorur mënyrën
e vendosjes së përmasave që i referohet prodhimit të
objektit.

31
3.3 Vendosja e përmasave tek pamjet e ndryshme
Problemë

Një objekt duhet të vizatohet në disa pamje. Vendosja e


përmasave duhet të përshtatet për të tre pamjet.

1.

Rregullat e vendosjes së përmasave.

Gjatë vendosjes së përmasave të objekteve, që


paraqiten në disa pamje, vlejnë të njëjtat rregulla si gjatë
vendosjes në sipërfaqet e sheshta.

Rregullat më të rëndësishme të vendosjes së


përmasave janë:
1. 1. Përmasat e hedhura nuk duhet të jenë as me të vogla
as më të mëdha se objekti.
2. 2. Përmasat vizatohen në atë pamje, e cila është edhe
pamja më e dukshme e objektit që projektohet.
3. 3. Përmasat duhet të shpërndahen në sa më pak pamje.
4. Radha e pamjeve për vendosjes ne përmasave është::
Pamja ballore
Pamja anësore nga e majta
Pamja nga sipër
Shpesh mund të vendosen të gjitha përmasat tek njëra
pamje ose edhe tek një pamje tjetër.
5. 4. Brinjët e padukshme nuk jepen me përmasa.
6. 5. Vendosja e përmasave tek pamjet e ndryshme duhet
t’i përmbahet të njëjtit rrafsh referimi dhe të njëjtave vija
referimi.

Shënim i gabuar i përmasave në një vizatim

Duhet patur kujdes të mos bëhen gabimet e


mëposhtme:

2. 1. Zinxhirë të mbyllur përmasash, përmasa gabarite


mungon
3. 2. Vendosja e përsëritur e të njëjtës përmasë
4. 3. Vendosja e përmasës së një kulmi të padukshëm
5. 4. Tek brinja ështëvendosur përmasa nga një pamje jo e
qartë
5. Simboli i diametrit është përdorur në një vend, ku
forma rrethore është e dukshme.

32
Detyra

•3.3.1 Element kombinues



 Element kombinues prej Fe 360 është vizatuar në
projeksion izometrik në shkallën 1:2.
Vizatoni objektikn në shkallën 1:1, në tre pamje dhe
vendosni në të masat sipas standartit.
Funksioni i objektit jepet nga pozicioni i detalit,
kurse përmasat e kanalit dhe vrimës kanë rëndësi
të veçantë.

3.3.2 Kënd fiksues

Kënd fiksues prej Fe 410 është vizatuar në dy


pamje në shkallën 1:2.
Vizatoni detaliin në shkallën 1:1 dhe paraqitni
pamjen e sipërme.
Vendosni përmasat në detal sipas standartit.

3.3.3 Shinë kombinuese

Shinë kombinuese prej Fe 410 është vizatuar në dy


pamje dhe në shkallën 1:2.
Vizatoni objektin në shkallën 1:1 dhe paraqitni
pamjen nga sipër.
Vendosni në të përmasat sipas standartit.

33
3.4 Vendosja e përmasave tek pjesët simetrike
Problemë

Shumë objekte janë simetrike (me simetri të


pjesshme ose të plotë).
Gjatë vendosjes të masave në objektet simetrike,
simetria duhet patur veçanërisht parasysh, sepse në
këtë mënyrë zvogëlohet numri i vendosjes së
përmasave.
Në këtë rast akset simetrike përdoren si vija referimi
të përmasave.

Përmasat e mesit

Përmasat, që vendosen nga të dy anët e një aksi


simetrie, quhen përmasa të simetrisë. Këtu, aksi i
simetrisë shërben si vijë referimi për vijat e
përmasave.
Meqenëse tek vija e referimit nuk fillon apo mbaron
asnjë përmasë, ajo është thjesht një vijë indirekte
referimi.

Hapjet simetrike

Edhe tek hapjet simetrike duhet të përdoret vija e


simetrisë sii vijë referuese e dhënies së përmasës.

Simetria e shumëfishtë

Nëse një objekt ka dy akse simetrie, të dyja përdoren


si vija referuese për vendosjen e përmasave.

Simetri e pjesshme

Shumë objekte nuk janë simetrike në tërësinë e tyre


por vetëm një pjesë e tyre është e tillë. Në këtë rast,
për këtë pjesë, aksi i simetrisë përdoret si vijë
indirekte referimi.

34
Detyra

•3.4.1 Shabllone

 Dy shabllonet prej Cu Yn 40 (tunxh) janë paraqitur në
shkallën 1:2; trashësia është për secilën nga 2 mm.
Vizatoni dy objektet në shkallën 1:1 në një fletë format të
përbashkët.
Vendosni përmasat sipas standartit.

3.4.2 Element mbështetës

Elementi mbështetës prej G-Cu Sn 5 Zn Pb (brox) është


paraqitur në dy pamje, në shkallën 1:1.
Vizatoni objektin në shkallën 2:1 në tre pamje dhe
vendosni në të përmasat sipas standartit.

35
Problemë

Detalet rrotulluese hasen shpesh në praktikë. Ato


duhet të vizatohen sipas standartit; Simetria e
detaleve rrotulluese duhet të merret veçanërisht
parasysh gjatë vendosjes së përmasave në vizatim.

Pamjet

Detalet rrotulluese, ashtu si objektet e tjera, mund të


vizatohen në tre pamje. Për arsye të simetrisë,
shpesh mjaftojnë vetëm dy pamje,psh. pamja ballore
dhe anësore; në shume raste mjafton edhe paraqitja
në një pamje të vetme.
Nëse detali rrotullues vizatohet në dy pamje, vlerat e
gjatësive dhe diametrit shpërndahen në mënyrë të
arsyeshme tek të dy pamjet.
Rregull: Përasa e objektit vendoset në atë vënd, ku
forma e tij dallohet me qartë.
Nëse forma rrethore nuk dallohet tek vendi ku janë
shënuar përmasat, atëherë numrit të masës duhet t’i
bashkangjitet edhe simboli i diametrit.

Shënim
Detalet rrotulluese mund të përcaktohen edhe nga
rrezet ose nga thellësitë e prerjeve, por kjo nuk është
e përdorshme në praktikë, si dhe nuk është në
përputhje me standartin.

Pozicioni i përdorimit, pozicioni i prodhimit

Detalet rrotullues nuk kanë pozicion të


miredallueshëm përdorimi, prandaj ato vizatohen
sipas pozicionit në të cilin përpunohen, pra me aks
rrotullimi horizontal.
Masat gjatësore jepen duke iu referuar prodhimit të
detalit; si rrafsh referues shërben pjesa ballore, me të
cilën fillohet përpunimi. Prerje të veçanta shënohen
duke iu referuar funksionit. Të dhënat e diametrit
vendosen djathtas dhe majtas aksit të simestrisë, në
mënyrë të alternuar. Në rast mungese vëndi, ato
vendosen në mes.

Rrafshi i referimit

Në shumë raste, psh në rastin e boshtit motorik


detaletduhet të përpunohet nga të dyja anët.
Vendosja e përmasave në ketë rast bëhet duke u
nisur nga dy rrafshe referuese.

36
3.5 Detalet rrotulluese

Detalet rrotulluese me sipërfaqe të sheshta


Detalet rrotulluese kanë shpesh sipërfaqe të sheshta psh
sheshime me frezë, trupa katëkëndësh, gjashtëkëndësh
ose tetëkëndësh.

Madhësia apo forma e sipërfaqeve të sheshta del qartë


nëpërmjet dy pamjeve, psh. Pamjes ballore dhe
anësore. Për të diferencuar sipërfaqet e sheshta nga ato
të harkuara të detaleve rrotulluese, mund të vizatohen
me viza të plota dhe të holla x-e diagonal.

Trupat katërbrinjësh janë të dallueshëm edhe kur jepen


vetëm në një pamje. Në këtë rast duhet të vizatohet
edhe x-I diagonal. Numrat e përmasave shoqërohen për
arsye sqaruese me shenjën

Shtehëzimet
Detalet rrotulluese shtehëzohen tek tehat. Përmasa e
shtehëzimit jepet nëpërmjet këndit të shtehëzimitpsh
30⁰dhe gjerësisë së shtehëzimit, psh.2 mm.

Tek këndi i shtehëzimit45⁰ lejohet edhe një vendosje e


thjeshtëzuar i përmasës. Përshkrimi 2x45⁰ do të thotë:
gjerësia e shtehëzimit 2 mm, këndi i shtehëzimit 45⁰.

Detyra

•3.5.1 Detalet rrotulluese



 Dy detale rrotulluese prej Fe 360 janë dhënë në
hapësirë.
Vizatoni
a) Boshti në një pamje
b) Trupin katërbrinjësh në dy pamje
Në shkallën 1:1 mbi një fletë format të përbashkët dhe
vendosni përmasat sipas standartit. Përmasat që
mungojnë të nxirren nga vizatimi i dhënë.

37
3.6 Rrathët dhe harqet

Problemë

Shumë objekte kanë rrathë ose harqe; ato duhet të


vizatohen sipas standartit dhe të vendosen përmasat.

Rrathë të plotë

Një rreth, psh. një vrimë, përcaktohet qartë nga pika


qëndrore dhe diametri.
Për vendosjes së përmasës së diametrit ka mënyra të
ndryshme:
Tek diametrat e mëdhenj, vendosja e përmasës bëhet
brënda rrethit,
Tek diametrat e mesëm, vendosja e përmasës bëhet
jashtë rrethit,
Tek diametrat shumë të vegjël, vendësja e përmasës
bëhet në një shigjetë të vetme, që shoqërohet me
simbolin e diametrit.

Vrimat me të njëjtën madhësi dhe funksion

Nëse një objekt ka disa vrima që kanë të njëjtën madhësi


dhe funksion dhe që kanë të njëjtin diameter, ky diametër
shënohet vetëm një here.

Rrathë jo të plotë

Tek rrathët jo të plotë, vendosja e përmasës bëhet me


një shigjetë dhe me një symbol diametrik.

Harqet

Nëse një objekt kufizohet nga pjesërrathësh, psh një


çerek rrethi, një gjysëm rrethi, atëherë këtu duhet dhënë
rrezja e rrethit. Vija e përmasës fillon, në këtë rast,në
qëndër të rrethit, dhe përdoret shigjeta.
Që masa të kuptohet dukshëm si masë rrezeje, përpara
saj vendoset shkronja R, psh. R12.
Tek harqet me rreze të vogël (R<12 mm, për arsye të
mungesës së vëndit, vizatimi i akseve të simetrisë bëhet
me vështirësi. Në këtë rast, qëndra shënohet me anë të
pike të mbushur ose boshe.
Për të rritur qartësinë në rastet e mungesës së vëndit,
numri i përmasës mund të shënohet edhe tek zgjatimi i
vijës së përmasës, afër qëndrës.

38
Harqe të vogla dhe të mëdha

Tek harqet me rreze shumë të vogel (R<3 mm) qëndra


nuk shënohet fare për arsye të mungesës së vëndit.
E njëjta gjë vlen edhe për harqet me rreze shumë të
madhe, ku qëndra bie jashtë vizatimit. Viza e përmasës,
tek të dy rastet, drejtohet për nga qëndra.

Rrathët me vrimë

Nëse qëndrat e vrimave qëllojnë mbi një rreth(rrethi me


vrimë), atëherë distancat mes vrimave jepen me anë të
këndit.
Tek vendosjetsimetrike, është e mjaftueshme, nëse
këndi jepet vetëm një here.

Nëse objekti ka shumë vrima, atëherë paraqitja në


vizatim bëhet më e thjeshtëzuar.
Sektori i harqeve në shëmbull ka pesë vrima të njëjta,
prej të cilave janë vizatuar vetëm tre. Numri i ndarjeve
përcaktohet nga e dhëna 4x15⁰. Kjo paraqitje e
thjeshtëzuar përdoret edhe tek rrathët e plotë dhe
objektet e drejtë.

Sferat

Objektet sferike vizatohen si rrathët. Për të qartësuar


emërtimin, numri i masës shoqërohet me fjalën ,,sferë“.

Detyra

•3.6.1 Shabllone

 Shabllonet prej CuZn 40 Pb 2 (tunxh) është vizatuar në
shkallën 1:2.
Vizatoni objektin në shkallën 1;1 dhe vizatoninë të
përmasat sipasstandartit.

39
4. Paraqitja në prerje
4.1 Prerjet e plota
Problemë

Shumë objekte përmbajnë detaje si vrimat, hapje


dhe fileto, që nuk mund të dallohen nga jashtë.
Paraqitja e objektit duhet të bëhet në atë mënyrë,
që këto detaje të dallohen qartë.

Parimi

Trupat me boshllëqe brënda tyre, të cilat nuk


dallohen nga jashtë, mund të vizatohen qartë
nëpërmjet seksionit të prerjes. Sipërfaqet e prera
kthehen me pamje nga poshtë, nga lart apo në
njërën anë. Paraqitja seksionare ka avantazhin se
nëpërmjet saj shfaqen brinjët e padukshme. Tek
këto brinjë që shfaqen qartë, mund të vendosen
përmasat përkatëse.
Brinjët e padukshme nuk paraqiten tek prerjet,
prandaj paraqitja seksionare është e thjeshtë dhe e
qartë.

Prerja dhe mënyra e emërtimit

Që seksioni të emërtohet qartë, duhet të shënohet


në fillim me një vijë të ndërprerë me pika. Sipas
nevojës, mund të përdoren edhe shigjeta ; shigjetat
tregojnë, në këtë rast, pamjen në prerje. Emërtimi i
mënyrës së prerjes është i nevojshëm tek prerjet e
komplikuara ose prerjet e shumëfishta.
Sipërfaqet e prera/ seksionet vijëzohen me vijë të
vazhduar të hollë. Vijëzimet janë në kënd 45⁰ me
vijën horizontale. Distanca e vijëzimeve me njëra
tjetrën varet nga madhësia e vizatimit; tek
fletformatet A4, kjo distancë është 2 deri 4 mm.

Prerja në disa rrafshe

Nëse detalet që duhet të paraqiten në vizatim, nuk


janë në të njëjtin rrafsh, atëherë prerjet mund të
bëhen në rrafshe të ndryshme.
Prerja shënohet nëpërmjet vijave të ndërprera me
pika dhe shkronja të mëdha. Vija lihet e
pandërprerë në fillimin dhe fundin e saj, si dhe
qoshet e prerjes.

Shënim

Nga prerja në rrafshe të ndryshme nuk dalin brinjë


të tjera.

40
Elemente standarte

Nëse një trup përmban brinjë përforcuese, vrima, pyka


apo elemente standarte psh vida, atëherë këto nuk
priten, edhe nëse bien brënda rrafshit të prerjes.

Trupat simetrikë

Tek trupat simetrikë është e nevojshme që të bëhet


emërtimi i prerjes. Rrafshi i prerjes në këtë rast kalon
nëpër aksin e simetrisë.

Detyra

•4.1.1 Detal krah


 Detali krah prej Fe 360 është paraqitur nëfotografi.
Vizatoni detalin në pamje ballore dhe nga prapa, në
shkallën 1:1. Pamja ballore të paraqitet në prerje.
Vendosni në të përmasat sipas standartit.

4.1.2 Pllakë bazamenti

Pllaka e bazamentit prej 16 Mn Cr 5 është paraqitur nga


lart, në shkallën 1:2. Vizatoni objektin në shkallën 1:1.
Vizatoni pamjen përkatëse ballore në prerje, në mënyrë
që të gjitha vrimat të bëhen të dukshme. Jepni prerjet
dhe vendosni në të përmasat sipas standartit.

41
4.2 Gjysëmprerjet

Problemë

Një detal rrotullues përmban vrima të ndryshme. Objekti


duhet të projektohet (duke marrë parasysh edhe
simetrinë), që nëpërmjet të një pamjeje të vetme të
dallohen qartë si sipërfaqja e sipërme ashtu edhe vrimat.

Paraqitja e një gjysëmprerjeje

Detalet rrotullues me vrima dhe hapësira të tjera brënda


tyre shpesh paraqiten me anë të një gjysëmprerjeje. Tek
kjo paraqitje, të gjitha të dhënat e nevojshme për
prodhimin e detalit, vendosen në të njëjtën pamje.

Si sipërfaqja ashtu edhe vrimat, dhe hapësirat e


brëndshme të objektit mund të dallohen qartë në të
njëjtën pamje.
Ne detal bejme gjysempamje dhe gjysemprerje, ku prerja
behet gjithmone djathtas. Ashtu si tek prerja e
plotë/seksioni i plotë, as këtu nuk dalin brinjë të tjera pas
prerjes.
Brinjët e padukshmenuk vizatohen tek pjesët me seksion
prerje as tek ato pa seksion prerje, sepse ato nuk japin
asnjë informacion shtesë dhe mund të rëndojnë vizatimin.

Meqenëse tek paraqitja me gjysëmprerje, dallohen qartë


si sipërfaqja, ashtu edhe hapësira brënda objektit, mund
të mos vizatohen pamja e sipërme dhe anësore. Nëse
pamja e sipërme dhe anësore vizatohen, atëherë mund të
vizatohet edhe prerja në të.

Vendosja e përmasave

Gjatë vendosjes së përmasave duhet patur parasysh


simetria e objektit që vizatohet; aksi i simetrisë është vija
referuese e vendosjes së përmasave. Të gjitha përmasat
rrethore të diametrit shoqërohen me simbolin përkatës të
diametrit.
Vijat e përmasave të diametrat e brendshëm nuk kanë
gjatësinë e diametrit, por e tejkalojnë pak aksin e
simetrisë. Ato marrin vetëm një shigjetë në pjesën e
prerjes.

42
Shpimet Shpime të
tejpërtejshme
Vrimat në gjysëmpamje, Paraqiten vetëm me anë të
akseve të simetrisë. Ato lejohen të përdoren në
vendosjen e përmasave.

Detyra

•4.2.1 Manikota
 Manikota prej Fe 410 është paraqitur në fotografi.
Vizatoni objektin në posicion prodhimi në shkallën 1:2
dhe në gjysëmprerje, si dhe vendosni në të përmasat
sipasstandartit. Zëvendësoni fileton M10 me një vrimë
me diametër 10 mm.

4.2.2 Flanxhë

Flanxha prej Fe 360 është vizatuar në shkallën 1:2. Në


pozicionin e përdorimit, ajo qëndron horizontalisht,
ndërsa cilindri me vrimë tregon lart.
Vizatoni objektin në shkallën 1;1 në pamje ballore dhe të
sipërme; pjesa ballore të paraqitet me gjysëmprerje.
Shënoni në të përmasat sipas standartit.

43
4.3 Gjysëmprerjet, Paraqitja e ndërprerjeve
Problemë

Boshti i shkallëzuar përmban kanal kiavet dhe vrima


qendre, që dallohen me vështirësi nga jashtë. Këto
detaje duhet të paraqiten qartë; por, boshti i
shkallëzuar nuk pritet në gjithë gjatësinë e tij, sepse
paraqitja e tij do ishte e vështirë; prandaj, duhet të
përdorim prerje të pjesshme.

Boshtet e shkallëzuara

Shkallëzimet, pykat, brinjët përforcuese si dhe


elemente të ndryshme standarte, psh. vidat dhe
përçinat, sipas normës DIN 6, nuk paraqiten në prerje
gjatësore. Hapësirat boshe në të tilla objekte,
ndërpriten dhe vizatohen në një prerje të pjesshme.
Ndërprerja kufizohet me vija të hequra me dorë të lirë,
ndërsa sipërfaqja e prerjes vijëzohet.
Vijat e përmasës dhe ndihmëse të përmasës lejohet të
kalojnë nëpër sipërfaqen e vijëzuar.
Nëse përmasat vendosen brënda sipërfaqes së
vijëzuar, atëherë kjo hapësirë i rezorvohet numrit të
masës. Numrat e përmasave nuk duhet të priten nga
vijëzimet apo vija të tjera.

Nëse objekti përmban disa prerje të pjesshme, atëherë


të gjithë këto prerje vijëzohen njësoj.
Nëse detaji nuk qartësohet nga kjo prerje e pjesshme,
atëherë vizatohet një pamje tjetër (këtu: pamja nga lart)

Profile

Profilet e thjeshta mund të vizatohen në një pamje.Këtu


seksioni i prerjes mund të vizatohet brënda pamjes.

44
Paraqitja e shkëputjes

Trupat shumë të gjatë, për shkak të mungesës së vëndit


nuk vizatohen në gjithë gjatësinë e tyre, por të shkëputur.
Vija që paraqet shkëputjen vizatohet me dorë të lirë.
Në vizatimin e paraqitur këtu, janë paraqitur këtë objekte
me shkëputje:

a) a) Boshti i drejtë i pashkallëzuar


b) b) Tub
c) c) Pllakë me vrima

Detyra

•4.3.1 Boshte të shkallëzuara


 Boshti i shkallëzuar prej Fe 490 është vizatuar në
shkallën 1:2.
Vizatoni boshtin e shkallëzuar në pamje ballore dhe nga
sipër, dhe vendosni në të përmasat sipas standartit. Të
dy vrimat dhe kanali janë paraqitur në prerje të
pjesshme.

4.3.2 Shufër profil

Shufra profil rej Fe 410 është paraqitur në shkallën 1:2


në dy pamje.
Vizatoni objektin në shkallën 1:1 dhe vendosninë të
përmasat sipas standartit. Një ndër pesë vrimat e njëjta
është paraqitur si prerje e pjesshme. Përmasat që
mungojnë të nxirren nga vizatimi.

45
4.4 Filetot
Problemë

Filetot janë një pjesë thelbësore e shumëdetaleve. Ato


duhet të paraqiten si dhe t’u vendosen përmasat sipas
standartit..

Filetot nuk vizatohen si origjinali, sepse kjo është e


vështirë, merr shumë kohë dhe do kishte kosto të lartë.
Filetot paraqiten me anë të simboleve të përcaktuara në
DIN 27 dhe shënohen me përmasa sipas DIN 406.

Filetoja e jashtme

Tek filetot e jashtme, vijat e kontureve (diametrat e


jashtëm) dhe kufizimet e filetos (mbylljet e filetos)
vizatohen si brinjë të dukshme trupi me anë të vizave të
trasha të pandërprera. Vija e filetos shënohet me viza të
holla të pandërprera.
Nga e majta,diametri i filetos jepet nëpërmjet një ¾ e një
rrethi me anë të vijave të holla të pandërprera. Filetot e
padukshme vizatohen me ¾ e rrethit me anë të vijave të
holla të ndërprera.

Për të realizar një fileto, duhet të jepen, lloji i filetos psh.


fileto metrike, diametri i jashtëm dhe gjatësia e filetos.

M 10 Fileto metrike normale me diametër të jashtëm 10


mm.
M 10x1 Fileto metrike e imët me diametër të jashtëm
10 mm dhe gradienti i filetos mm.
M 10x30 vidë gjashtëkëndëshe me fileto metrike
Në figure, filetoja në pamje anësore është e padukshme.

Fileto e brëndshme

Filetoja e brëndshme në prerjet e marra paralel me aksin


e vrimës paraqitet me vijë të vazhduar për diametrin e
brëndshëm dhe me vijë të vazhduar të hollë për diamtrin
e jashtëm.

Gjatësia e filetos jo në gjithë gjatësinë e vrimëskufizohet


me një vijë të trashë të pandërprerë.
Kur filetoja është e padukshme, diametri i jashtëm dhe i
brëndshëm paraqitet me vija të ndërprera.

Parë në drejtim të aksit, vrima e bërthamës së filetës së


brëndshme vizatohet me rreth të plotë me anë të vizave
të trasha të pandërprera. Diametri i jashtëm vizatohet me
¾ e rrethit me anë të vizave të holla të pandërprera.
Shënimi i masave bëhet në diametrin e jashtëm.

46
Lidhjet me fileto

Për të mënjanuar brinjët e padukshme, lidhjet me vida


vizatohen zakonisht në prerje. Këtu duhen patur
parasysh këto pika:
1. Detale të ndryshme të lidhjes me fileto përcaktohen në
prerje me anë të vijëzimeve të ndryshme.
2. Trupi i bulonit, koka e bulonit, rondela dhe dadoja nuk
priten.
3. Filetoja e trupit të bulonit shihet vetëm aty ku nuk
mbulohet nga dadoja.

Detyra

•4.4.1 Bulon me kokë rrethore



 Bulon me kokë rrethore prej Fe 410 është paraqitur si
fotografi.
Vizatoni objektin në shkallën 2:1 në një pamje dhe
vendosni në të përmasat sipas standartit.
Filetoja e brëndshme është të paraqitet në prerje të
pjesshme.
Masat që mungojnë të nxirren nga fotografia.

•4.4.2 Buloni me kokë 6-këndëshe



 Buloni me kokë 6-këndëshe prej Cu Zn 40 (tunxh) është
paraqitur si fotografi.
Vizatoni një objekt në shkallën 2:1 në një pamje dhe
vizatoni në të përmasat sipas standartit.
Vrima të paraqitet si prerje e pjesshme. Përmasat që
mungojnë të nxirren nga fotografia.

4.4.3 Manikotë lidhëse

Manikotë lidhëse prej Cu Zn40 (tunxh) është paraqitur si


fotografi.
Vizatoni objektin në shkallën 1:2 me anë të ½ pamje dhe
½ prerje.
Përmasat që mungojnë të nxirren nga fotografia.

47
5. Vizatimet e plota
5.1 Vizatimet e plota
Problemë

Veglat, makineritë, aparaturat etj. përbëhen nga shumë


detale.
Ato duhet të vizatohen në mënyrë të tillë që ndërtimi
mekanik dhe bashkëveprimi i detaleve me njëri tjetrin të
dallohen qartë.

Vizatimi përmbledhës

Ndërtimi mekanik dhe funksioni qartësohen/theksohen


në një vizataim përmbledhës. Ai e tregon pajisjen në
gjëndje të montuar, mundësisht në pozicionin e
përdorimit. Në një vizatim të tillë është e nevojshmë të
paraqiten të gjitha detalet; edhe më e rëndësishme
është që montimi i pjesëve me njëra tjetrën dhe
bashveprimi i tyre të dallohen qartë.
Çdo detal i vizatimit përmbledhës emërtohet me nga një
numër pozicioni.

Numrat e pozicionit vizatohen dy herë më të mëdhenj


se numrat e masave. Ata duhet të renditen në mënyrë
të qartë e të dukshme jashtë objektit dhe duhet të jenë
paralel me vulën. Numri i pozicionit duhet vendosur në
një radhë ose në një kolonë.

Vula e detaleve
Për çdo vizatim përmbledhës kemi disa lista me lidhje
me numra pozicioni të detaleve, përshkrimin dhe sasinë
e pjesëve si dhe materialin. Meqë në praktikë punohet
zakonisht me elementë standartë, lista përmban edhe
të dhëna rreth standartit përkatës

Pjesët e veçanta

Në vizatimin përmbledhës përdoren prerjet dhe


seksionet e thjeshta ose të përbëra. Prerjet mund të
jenë të plota, të pjesshme ose të bashkuara me pamje
e prerje të ndryshme. Në vizatimin përmbledhës dadot,
randelat, boshtet etj. paraqiten të paprera.
Në këto raste, për të treguar ndonjë element të këtyre
detaleve përdoren prerjet e pjesshme.

48
49
5.2 Tolerancat, Shënjat e sipërfaqeve
Problemë
Detaletduhet të përmbushin disa kritere në lidhje me
respektimin e përmasave dhe cilësinë e sipërfaqes.
Këto kritere duhet të shënohen qartë dhe sipas
standartit në vizatim.

Tolerancat

Detaletnuk mund të prodhohen me saktësi absolute;


përmasa e detalit të prodhuar shmanget pak nga
përmasa e dhënë.
Shmangjet e lejuara mund të mbahen të vogla në
krahasim me përmasën e dhënë, por duhet ditur se
çdo rritje e saktësisë së prodhimit rrit shumë edhe
koston e prodhimit. Në lidhje me këtë, vlen rregulli
kryesor:
“Sa më e pasaktë të jetë e mundur, dhe sa më e
saktë të jetë e nevojshme”.
Krahas vendosjes së përmasave në vizatim duhet të
vendosen edhe tolerancat, psh. 50±0,1.
Mënyra e shënimit të tolerances në vizatim është
me anë të shmangieve të lejuara (në mm) që
shkruhen në krah të përmasës së dhënë.Shpesh,
toleranca jepet për gjithë vizatimin; Përmasat me
tolerancë tjetër jepen veçmas.
Standarti ISO
Në praktikë tolerancat shënohen shpesh sipas
standartit ISO; kjo vlen sidomos për vendosjet.
Njëvendosje tregon, se si dy pjesë (vrima dhe
boshti) hyjnë tek njëra tjetra. Pjesët që futen hyjnë
tek njëra tjetra quhen ‘vendosje me hapësirë’. Nëse
dy pjesët futen me vështirësi tek njëra tjetra, ateherë
kemi të bëjmë me ‘vendosje me shtrëngim.
Standarti ISO përdor shkronja për dhënien e
pozicionit, dhe numra për dhënien e madhësisë ose
fushës së tolerancës.

Shënjat e sipërfaqeve

Sipërfaqet e objekteve duhet të përmbushin disa


kritere, psh. Në lidhje me përpunimin e ashpërsisë.
Të dhënat në lidhje me sipërfaqen shoqërohen me
shenjën . Sipërfaqja jepet edhe me shënime të
tjera (fjalë, numra ose simbole).
Vizatimi këtu, paraeit disa nga të dhënat që
përdoren më shpesh në lidhje me sipërfaqen.

50
Detyra
5.2.1 •5.2.1 Sharra rrethore
Një sharrë rrehtore shtë paraqitur i plotë në
shkallën 1:1.
Shkëputni nga vizatimi dorezën (detali 1) në
shkallën 2:1 dhe vendosni në vizatim përmasat si
pas standartit, me të gjitha të dhënat e
nevojshme për prodhim.
Vrima që mban pjesën 2 duhet të ketë një
tolerancë sipas H7 dhe të prodhohet me shkallë
ashpërsie 3,2μm.
Gjitha pjesët e tjera prodhohen me një tolerancë
±0,1.
Shpjegoni këtë vendosje tolerance:

5.2.2 Xhunta

Një xhuntë është paraqitur e plotë në shkallën


1:1. Nxirrni nga vizatimi në shkallën 2:1 detalin 1
(piruni) dhe krahun me nr. 3 dhe vendosni në
vizatim përmasat sipas standartit, me të gjitha të
dhënat e nevojshme për prodhim.
Përpiquni të kuptoni, çfarë funksioni ka xhunta
dhe shoqëroni përmasat me toleranca të
pranueshme.

51
5.3 Vizatimet e pajisjeve në gjëndje të çmontuar

Problemë
Një rele termike dhe siguresa (mbajtësja) përkatëse duhet
të vizatohen në mënyrë të tillë që të dallohen lehtë.

Pajisje që përmbajnë shumë detaje, paraqiten shpesh me


anë të një skeme çmontimi.

Parimi
Tek një skemë çmontimi, detajet e një pajisjeje vizatohen
njëra pas tjetrës në një linjë, pajisja “çmontohet ” në
drejtim të një aksi çmontimi të përcaktuar më parë.
Nëpërmjet zbërthimit të detajeve nga njëri -tjetri, ndërtimi i
pajisjes qartësohet shumë.
Skemat e çmontimit përdoren mbi të gjitha tek vizatimet
teknike që kanë lidhje me prodhimin, montimin, riparimin
dhe zhvillimin.

Drejtimi i çmontimit

Vizatimi mund të paraqitetnë një ose disa drejtime.


Vendimtare është ndërtimi i pajisjes që vizatohet.
Në shëmbullin e mësipërm (rele termike) është zgjedhur
një drejtim çmontimi, në shëmbullin e mëposhtëm (grupi
koronë-pinjon) detajet janë çmontuar në dy drejtime.

52
Detyra

5.3.1 Mbrojtje me rele termike


Një mbrojtje me rele termike është paraqitur si
skemë çmontimi.
Emërtoni pjesët e veçanta, të pajisura me numra
dhe përshkruani funksionin e tyre.

5.3.2 Grupi koronë-pinjon


Një grup koronë-pinjon është paraqitur në skemë
çmontimi.
Emërtoni pjesët e veçanta, të pajisura me numra
dhe përshkruani funksionin e tyre.

5.3.3 Motor asinkron me rrymë alternative 3


fazore.
Një motor asinkron me rrymë alternative 3 fazore
është paraqitur në skemë çmontimi.
Emërtoni pjesët e veçanta, të pajisura me numra
dhe përshkruani funksionin e tyre.

53

You might also like