You are on page 1of 2

06/2013/Tech

Prodhimi
Sharrcem

SI E PRODHOJMË ÇIMENTON

Prodhimi i çimentos është proces kompleks që përbëhet prej disa fazave të trajtimit të
lëndëve të para në një mjedis të kontrolluar ngushtë në përputhje me standarde të kualitetit.
Prodhimi fillon me gërmimin e lëndëve të para.
Lëndët e para kryesore për prodhimin e çimentos
janë guri gëlqerorë (karbonat kalciumi) dhe
materiale të tjera si argjila. Në raste ideale, siç është
rasti me Sharrcem, nëse lënda e parë është Mergelë
që ka një përzierje të përshtatshme të Gurit
Gëlqeror dhe Argjilës atëherë ajo quhet “Çimento
Natyrale”.
Faza e dytë është përgaditja e lëndës së parë që
përbëhet prej: a) thërrmimit fillestar dhe b) bluerja
e lëndëve të para.
Faza e tretë është prodhimi i klinkerit që është
produkti bazorë, gjysëm i përfunduar i çimentos. Kjo
është faza më e komplikuar që ndodh në furrën
rrotulluese, ku lënda e parë e pluhërosur prej fazës
së kaluar digjet në temperatura rreth 1,4500 C. Kjo
është faza intenzive energjetike që kontribuon më
së shumti në strukturën e shpenzimeve të produktit
përfundimtar.
Faza finale është bluerja e qimentos. Në këtë fazë
klinkeri bluhet së bashku me gips dhe materiale
tjera shtesë siç janë pozolana, hiri fluturues, guri
gëlqeror, skorje furre e të tjera në sasi të caktuara
me proporcione të imëta që duhet të jenë në pajtim
me standarde të rrepta të cilësisë të definuara me
Norma Evropiane nën EN 197-1.
Pasi që të prodhohet çimentoja, laboratori teston
produktin dhe nëse ky produkt është në përputhje
me standarded e kualitetit atëher jipet pëlqimi përfundimtar për paketim dhe dërgim.
LLOJET E ÇIMENTOS
SHARRCEM Prodhon këto lloje të çimentos si në vijim:
 CEM I 52.5 N, çimento superiore për ndërtime të rëndësishme
 CEM II/B-M (P-W) 42.5 R, çimento i përdorur gjerësisht me fuçi të lartë
 CEM IV/B (P-W) 32.5 R, zgjidhja më e mirë për ndërtime me kosto efektive
 SHARRMALL, llaç muratore
E U R O
Të gjitha këto janë të certifikuara sipas normave të cilësisë evropiane EN 197-1
C E R T

QUALITY CONTROL KONTROLLI I KUALITETIT


Për të garantuar kualitetin e dërgesave të çimentos Sharrcem e ka
adoptuar sistemin menaxhues të kualitetit ISO 9001-2008 që shpjegon
procedurat dhe veprimet që duhet të merren në mënyrë që të
kontrollohen të gjitha fazat e prodhimit të çimentos.
Sharrcem ka një Laborator modern, plotësisht të furnizuar, për
kontrollin e vazhdueshëm e përbërjes kimike të mostrave të produktit
përfundimtar si edhe të lëndëve të para për prodhim të klinkerit dhe çimentos.
Për këtë arsye prej Dhjetorit të 2011 Laboratori
është pajisur me spektro-matësin me rreze
rëngën fluoreshente (XRF) Ausmon Max, që
furnizon analizat kualitative të materialeve
Brenda 3 minutave.
Gjithashtu Sistemi Ekspert QCX duke u bazuar në
caqet e caktuara dhe analizat kimike të XRF
kalkulon automatikisht përzierjen e materialit dhe
përshtatë prizat jashtëqitëse të materialeve që
ushqejnë furrën apo mullinjtë e çimentos duke
siguruar përbërjen perfektë mineralogjike të
klinkerit dhe çimentos.
Laboratori i Sharrcem është i akredituar për
testimin e çimentove në përputhje me ISO/IEC
17025 nga Drejtoria e Kosovës për Akreditim që
nënkupton obligimin për staf të trajnuar dhe
kalibrim të vazhdueshëm të instrumenteve.

12 EKSPERTIZA
Vlerat e Korporatës

NDERSHMËRI

VLERAT PËR KLIENT

34 DHËNJA E
REZULTATEVE

PËRMISIMI I
VAZHDUESHËM
56 PËRGJEGJËSITË SOCIALE
TË KORPORATES

You might also like