You are on page 1of 19

 

      Test orientues për mësuesit dhe drejtuesit


       të cilët do ti nënshtohen testimit.
 

1-Cfarë synojnë objektivat minimalë?


Përgjigje:
a.       Objektivat minimale synojnë arritje nga ana e nxënësve të shprehive,  të koncepteve dhe strukturave
bazë gjatë orës së mësimit. 
b.      Objektivat maksimale synojnë arritje nga ana e nxënësve  të shprehive, të koncepteve dhe strukturave  
të avancuara   të përvetësuara  në  fund të një njësie mësimore,  kapitulli ose periudhe.
 
2.Grupi i punës i cili merr pjesë në hartimin e planit PEI përbehet:
Përgjigje:
mësuesi, mjeku, psikolog, punonjës social, prindi. Te gjitha

3-Plani PEI është akronim i:


 
a-Planit mësimor
b-Planit edukativ
c-Planit të mësuesit
d-Planit edukativ individual
 
4-Plani PEI hartohet:
a-Për fëmijët ROM,Egjiptianë.
b-Nga grupi i punës për fëmijët me aftësi të kufizuara
c-Për të gjithë nxënësit e klasës
d-Për fëmijët e ardhur nga emigracioni
 
5-Cilat prej alternativave të mëposhtme nuk është pjesë e kurrikuës së miratuar të çdo
kualifikimi profesional:
A)     plani mësimor për profilin përkatës;
B)      programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale;
C)      plani i realizimit të praktikës profesionale;
D)     përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale të detyruar.
 
6- Skeletkurrikula e një kualifikimi profesional ofron një listë me “module me zgjedhje të detyruar”. Përzgjedhja e
tyre nuk merr parasysh:
A)     kërkesat e tregut të punës;
B)      materialin mësimor teorik;
C)      pëlqimet e nxënësve;
D)     mundësitë e shkollës;
7-Provimi përfundimtar i praktikës profesionale të integruar, në varësi të veçorive të
drejtimit/profilit mësimor përkatës dhe të kushteve konkrete të mjediseve praktike të
shkollave profesionale, zhvillohet me:
                                            

a)       __Përgjigje---  Projekte vlerësimi __________ Detyra pune


b)       __Vlerësim në poste pune___Kombinim të formave të mësipërme 
 
8-Çdo mësues ndihmës në shkollat e specializuara ka në varësi:
A)    5 nxënës
B)     1 grup nxënësish
C)    1 klasë nxënësish
D)    E papërcaktuar
 
9-Listoni dy tipe punonjësish të specializuar në aftësinë e kufizuar në shkollat e specializuara që
ofrojnë shërbime mbështetëse: 
a)      ____________________________________________
 

b)       __________________________________________
 

Përgjigje: mjekë, punonjës të shërbimit psiko-socialë, terapistë. 


 
9-Cili është finaliteti i edukimit të FAK (fëmijë me aftësi të kufizuar)?
                                                                                                                               
Përgjigje:
Përmirësimi i cilësisë së jetës të pesonave me Aftësi të Kufizuar
 
10-Vendosni S nëse pohimi është i saktë ose G nëse është i gabuar.
 
Hartimi dhe zbatimi i PEI bazohet në:                                                     
__S___ nevojat e FAK.                
___S__ potencialet e FAK.            
___S__ kapacitetet njerëzore e materiale të institucionit.    
__G___ niveli arsimor i prindërve
___G__ kushtet ekonomike.
___G__ mundësitë e fryma e bashkëpunimit me komunitetin (familjen).
 
11-Përshkruani thelbin e tre parimeve të ndërhyrjes në pedagogjinë e specializuar:
a)      Çdo gjë të jetë tepër konkrete
__________________________________________________________________________________________
____________________________________________________
b)      Të mësohen aftësitë e jetës së përditshme
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________
c)      Të thyhet koncepti “kohë”
__________________________________________________________________________________________
____________________________________________________
Përgjigje:
a – FAK e kanë të dëmtuar funksionimin e të menduarit ndaj për ta çdo njohuri duhet të jetë sa më konkrete me
qëllim që të jetë e vëzhgueshme dhe e prekshme për ta.
b – FAK duhet të aftësohen në radhë të parë për t’i shërbyer vetes së tyre brenda mundësive dhe kapaciteteve që
ata kanë. Ata duhet të funksionojnë në mënyrë sa më autonome në funksionet më bazike jetësore.
c - Në arsimin special koncepti kohë nuk duhet të influencojë në procesin mësimor pasi çdo fëmijë ka ritmin e
vet të avancimit në përvetësimin e koncepteve dhe aftësive.
 
12-Programi apo teknika që përdoren për fëmijët me autizëm është:
A)    Hap pas hapi
B)    Montesori
C)    ABA  
D)    Exel  
E)      
13-Listoni tre nga aktivitetet për fazën përgatitore të leximit në llojin e Aftësisë së
Kufizuar që ju duhet të zgjidhni:                                                                         
a.       ____________________________________
b.      ____________________________________
c.       ____________________________________
 
Përgjigje:
1.      Rreshtimi i figurave nga e majta në të djathtë 
2.      Emërtimi i figurave dhe objekteve nga e majta në të djathtë
3.      Lidhja fjalë figurë
4.      Ushtrime me shkronja: gjej shkronjat (si figurë) të njëjta
5.      Etj.    
 
 
14-Përmendni tre nga elementët përbërës të një objektivi mësimor:
a.       ____________________________________
b.      ____________________________________
c.       ____________________________________
 
Përgjigje:
-          Të përshkruhet sjellja e pritshme. 
-          Të përcaktohen afatet e realizimit. 
-          Të përmbajë kushtet e realizimit.    
-          Të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm.      
                                                                                                        
15-Metoda interaktive karakterizohet nga :
A)    Mësuesi shpjegon e nxënësit dëgjojnë.
B)    Mësuesi shfrytëzon dijet e eksperiencat e nxënësve.
C)    Nxënësit mësojnë vetë.
D)    Nxënësi dhe mësuesi janë aktorë në procesin mësimor.                          
 
Përgjigje:
D - Nxënësi dhe mësuesi janë aktorë në procesin mësimor
 
16- Me inteligjencë kuptojmë aftësinë e njeriut:
1
A)    që të përdorë në kohën e duhur aftësitë dhe njohuritë që ka përvetësuar për të zgjidhur një
situatë në favor të tij. 
B)    për të zgjidhur ushtrime e problema matematikore.
C)    për të kuptuar situata të ndryshme. 
D)    për të krahasuar dukuritë dhe fenomenet përreth.
 
 
17-Hartoni një fishë vlerësimi për lëndën që dëshironi duke dhënë njohuritë dhe mënyrën
e vlerësimit.                                                                                          
 
Përgjigje:
Mësuesi do të vlerësohet për:
mënyrën e përshkallëzimit të njohurive që do të vlerësojë dhe,                     
mënyrën se si i vlerëson atë.                                                                           
 
18-Listoni tre nga aktivitetet për fazën përgatitore të leximit në llojin e Aftësisë së
Kufizuar që ju duhet të zgjidhni:                             
a.___________________________________
b.____________________________________
c.____________________________________
 
Përgjigje:
6.      Rreshtimi i figurave nga e majta në të djathtë 
7.      Emërtimi i figurave dhe objekteve nga e majta në të djathtë
8.      Lidhja fjalë figurë
9.      Ushtrime me shkronja: gjej shkronjat (si figurë) të njëjta
19-Përmendni tre nga elementët përbërës të një objektivi mësimor:
 
Përgjigje:
-          Të përshkruhet sjellja e pritshme. 
-          Të përcaktohen afatet e realizimit. 
-          Të përmbajë kushtet e realizimit.    
-          Të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm.      
                                                                                       
20-Metoda interaktive karakterizohet nga :
E)     Mësuesi shpjegon e nxënësit dëgjojnë.
F)     Mësuesi shfrytëzon dijet e eksperiencat e nxënësve.
G)    Nxënësit mësojnë vetë.
H)    Nxënësi dhe mësuesi janë aktorë në procesin mësimor.                          
 
21-Shënoni V nëse është e vërtetë dhe G nëse eshtë e gabuar:
Sipas Kodit të Etikës mësuesi   i përkushtohet     vetëm fëmijëve   me aftësi të kufizuar duke ushqyer 
potencialin qytetar, shoqëror, intelektual, emocional dhe fizik të tyre.     
G                                                        
Sipas Kodit të Etikës, mësuesi  njeh, kupton parimet e vlerësimit të fëmijëve dhe    zbaton   ato
saktësisht,  në mënyrë  të ndershme, të paanshme e jo diskriminuese në praktikën e tij profesionale.
V           
22-Çfarë do të thotë “sjellje e vështirë” ?                                         
Përgjigje:
Sjellje e vështirë quhet sjellja e fëmijës e cila krijon probleme të natyrave të ndryshme e kur ti nuk di
apo nuk mundesh të parandalosh apo zgjidhësh situatën e krijuar.
 
23-Në komisionin e  vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e mësuest në
institucionin publik të arsimit
parauniversitar nuk ka:                                                                     
                                         
 
A)       përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
B)        përfaqësues të këshillit të mësuesve;
C)      përfaqësues të bordit të institucionit;
D)      përfaqësues të këshillit të prindërve.
 
24-Në arsimin e mesëm të ulët, në gjimnaz dhe në lëndët e kulturës së përgjithshme në shkollat
profesionale dhe ato të orientuara, nota vjetore lëndore e nxënësit përllogaritet nga mësuesi i
lëndës me formulën:                                                                                                                                  
 
A)       Nota vjetore lëndore  =  0,4 x M1 + 0,5 x M2 + 0,1 x M3
B)        Nota vjetore lëndore  =  0,1 x M1 + 0,4 x M2 + 0,5 x M3
C)        Nota vjetore lëndore  =  0,5 x M1 + 0,4 x M2 + 0,1 x M3
D)       Nota vjetore lëndore  =  0,4 x M1 + 0,1 x M2 + 0,5 x M3
       ku M1,  M2,  M3 janë përkatësisht  mesataret aritmetike të vlerësimeve a) një ose disa tema mësimore të
sapozhvilluara; b) një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit; c) projekte ndërlëndore/lëndore
 
25-Listoni dy nga parimet e përgjithshme të zhvillimit të kurrikulës!                                                        
Përgjigje: a) konceptimi i gjerë;
b)gjithpërfshirja;
c)zhdervjelltësia në hapësirë dhe kohë;                          
  d)koherenca;
e) balanca dhe integrimi; 
f) të nxënit gjatë gjithë jetës; 
g)aftësimi për jetën dhe botën e punës;
h) përfshirja e tij
 
26-Listoni 3 nga parimet didaktike të mësimit të biologjisë në shkollë.                           
 
       Secili parim vlerësohet me  
Përgjigje:

Mësimi i biolgjisë në shkollë duhet të:

a.      të jetë në qendër të zhvillimit dhe të përdorimit të metodave të reja  të didaktikës bashkëkohore;
b.      të përfshijë në përmbajtjen e vet elemente të zhvillimeve të sotme të didaktikës bashkëkohore;
c.       të zhvillohet përmes përdorimit të materialeve të riciklueshme (tabela), herbariumeve, ekskurioneve në natyrë,
përfshirë këtu edhe materiale të medias së shkruar dhe elektronike, televizionin,  radion, kompjuterin, internetin
etj.;
d.      të zhvillohet në mënyrë të tillë, që ta shohë nxënësin në qendër të procesit mësimor dhe t'i lejojë atij të drejta të
plota për pjesëmarrje me  përvojat jetësore që ai zotëron;
e.       t’i lejojë mësuesit të biologjisë të shpalosë metoda dhe materiale mësimore të mbështetura në literaturë apo të
krijuara prej tij për qëllime të rëndësishme të mësimit të biologjisë në shkollë.
 
 

27-Shëno S nëse pohimi është i saktë ose G nëse pohimi është i gabuar.            
 -S - Objektivat e programit lëndor  janë detyrim për të gjithë  përdoruesit e programit.
   -G-  Gjatë përpunimit të njohurive nuk duhet t’i kushtohet kohë zhvillimit të aftësive të nxënësit.
        -G-  Programi i biologjisë në AML ndërtohet nga të njëjtat linja përmbajtjeje me  programet e
biologjisë
        në AMU.                                                         
 
28-Ndër objektivat e dhëna më poshtë, rrethoni atë që mund të përbëjë objektivin
minimal.
 
A)       Nxënësi duhet të jetë i aftë të përkufizojë evolucionin dhe teorinë e evolucionit;
B)        Nxënësi duhet të jetë i aftë të diskutojë për teorinë e evolucionit sot;
C)        Nxënësi duhet të jetë i aftë  të analizojë teorinë e evolucionit të Darvinit;
D)       Nxënësi duhet të jetë i aftë të diskutojë provat e evolucionit.
 
29-Përcaktoni hapat që duhen ndjekur për të realizuar një të mësuar të sukseshëm mes shtrimit dhe
zgjidhjes së problemit.                                                                                               
Përgjigje: Hapat për shtrimin dhe zgjidhjen e problemit
a)          Përcaktoni dhe përkufizoni
problemin                                                                                                                                                    
b)          Zhvilloni strategjitë tuaj për zgjidhjen e problemit.                                                                                                              
c)          Vlerësoni zgjidhjen e arritur.
d)          Riformuloni dhe ripërkufizoni problemin dhe zgjidhjet e tij, me kalimin e kohës.
           
30-Vendos S kur pohimi është i saktë ose G kur pohimi është i gabuar.                        
Përgjigje:

- --S---   Objektivat e fushës së njohjes përcaktojnë nivelin e njohjes së nxënësit gjatë procesit të të mësuarit.

- --G--     Leksioni dhe shpjegimi janë metoda që kanë në qendër nxënësin.

- ---S--  Pyetjet divergjente përdoren kur do të evokosh përgjigje të ndryshme për të njëjtën temë.

- ---G-- Mjete mësimore didaktike kanë për qëllim vetëm prezantimin vizual të dukurive ose proceseve. 

31-Standardet në arsimin klasifikohen si “Standarde të përmbajtjes” dhe “Standarde të


arritjes”.
Tregoni çfarë përcakton secili prej tyre?                                                                 
 
 Përgjigje:

1.       Standardet e përmbajtjes. Përcaktojnë se ç’duhet të dijë dhe të jetë i aftë të bëjë nxënësi në përfundim të një cikli
shkollor.                                                                                                                                                     
2.       Standardet e arritjeve. Përcaktojnë nivelin e përmbushjes së standardeve të përmbajtjes nga nxënësi.
                                                                                                             
32- Përmendni dy aspekte që duhen mbajtur parasysh për vlerësimin e puneve
praktike.                             
Përgjigje:

a) Aftësitë që duam të vlerësojmë

b) Koha e përshtatshme për të matur aftësitë

c) Vendi që do të zerë vlerësimi i aftësive praktike në vlerësimin përfundimtar

d) Vendi ku do të zhvillohet veprimtaria

e) Vlerësimi mbi domosdoshmërinë e vlerësimit praktik

 
                         
33-Një mësues ka në kujdestari një klasë me nxënës të cilët vijnë nga rajone me kultura të ndryshme.
Ai kërkon të përfshijë prindërit e këtyre nxënësve, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë
në përmirësimin  e të nxënit të fëmijëve të tyre. Cila nga pohimet më poshtë tregon mënyrën
më efektive për t’i përfshirë ata?                                                                                                                           
 
A)       Mësuesi i telefon ata direkt dhe i pyet nëse ata janë të interesuar të bëjnë një prezantim
kulturor të rajonit të tyre.
B)        Mësuesi përgatit për të gjithë prindërit një kopje të materialit mësimor që nxënësit duhet të
mësojnë dhe i kërkon atyre të sugjerojnë me shkrim materiale shtesë për të nxënët e fëmijëve të tyre.
C)        Mësuesi dërgon një letër në të cilën fton prindërit në një takim për të diskutuar rreth mënyrës se si ata do
të donin të përfshiheshin dhe kontribuonin në përmirësimin e të nxënit të fëmijëve të tyre.
D)       Mësuesi i telefonon prindërve me prejardhje të ndryshme kulturore dhe i sugjeron atyre të marrin
pjesë në aktivitete të rekomanduara për fëmijët e tyre.
 
34-Shënoni V nëse është e vërtetë dhe G nëse është e gabuar:                                   
                                                                                                  
a)        Kodi i etikës së mësuesit lidhet më shumë me parimet  morale vetjake të mësuesit. G
b)        Sipas Kodit të Etikës, mësuesi respektonkolegët e tij të rinj dhe ata me më pak përvojë,
por mendon se ata nuk kanë të drejtë tëjapin mësim. G
35-Rrethoni alternativën e
saktë.                                                                                                                                            
 
A)       Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës ghqipe
B)        Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
C)        Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe
D)       Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe
 
36-Shkruani saktë fjalët ose shprehjet që janë shkruar gabim më poshtë.                            
 

zëvëndësoj, ëndërr, numuroj, qymyr, për t’i pasur parasysh, zhgënjim, dituria, karrierë,
petagogji, lulet e stinës së pranverës, meqenëse, qesh e ngjesh, Drini i Bardhë, UEFA, i paanshëm,
 
Përgjigje: zëvendësoj, numëroj, pedagogji
 

37- Objektivat e mësimdhënies burojnë nga:


a)Kurrikula
B)Plani vjetor i shkollës
C)Plani i orëve të lira
D)Teksti i nxënësit
 

38-Objektivat mësimorë janë:


a)Sunime arsimore afatshkurtëra
b)Synime arsimore afatgjata
c)Synime arsimore afatmesme
d)Synime arsimore me afat të pacaktuar
e)Synime arsimore pa afat
 

39-Qëllimi kryesor i një eksperimenti shkencor është :


A)Të formulojë hipotezën
B)Të provojë se hipoteza e dhënë është korrekte
C)Të verifikojë hipotezën
D)Të testojë hipotezën
 

40-Planifikim i mësimdhënies do të thotë:


a)Të ndërtosh në mënyrë strategjike orën e mësimit
b)Të vësh në zbatim parimet e mësimdhënies
c)Të përcaktos në kohën e duhur për cdo veprim
d)Të gjitha alternativat janë të vlefshme
 

41-Një nga aternativat më poshtë nuk bën pjesë në përpunimin e njohurive:


a)Përsëritja
b)Orët e lira
c)Njësitë e reja mësimore
d)Detyrat përmbledhëse
 
42-Një nxënës në lëndën tuaj në test përmbledhës ka arritur të grumbullojë 35 pikë testi ka gjithsej 50 pikë duke
u bazuar në vlerësimet  një testi standard vlerësimi që do të arrijë ky nxënës i konvertuar në notë do të jetë:
a)5
B)6
C)7
D)8
 
43-Kontrolli i njohurive ka të bëjë me:
a)rezultatin e kontrollit
b)rezultatet e të mësuarit
c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi
d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor
 
44-Matja e njohurive ka të bëjë me:
 
a)rezultatin e kontrollit
b)rezultatet e të mësuarit
c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi
d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor
 
45-Vlerësimi i njohurive ka të bëjë me:
a)rezultatin e kontrollit
b)rezultatet e të mësuarit
c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi
d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor
 
46-Përfshirja e prindërve në edukim është e rëdësishme sepse:
a)Ndihmon mësuesit në procesin e edukimit të fëmijëve dhe rregullon klimën në shkollë.
b)Shmang përgjegjësinë e prindërve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve të tyre
c)Ndihmon mësuesit në procesin e edukimit të fëmijëve por  nuk rregullon klimën në shkollë.
d)Strategjia që ata ofrojnë nuk është e dobishme dhe frytdhënëse.

 
47-Prindi ka për detyrë:
 
a. të kujdeset që fëmija i tij të ndjekë rregullisht institucionin arsimor dhe të mësojë rregullisht;
b. të mos njoftojë mësuesin kujdestar për ndryshime të shëndetit dhe të sjelljes së fëmijës së tij;
c. të mos marrë pjesë në takimet për fëmijën e tij dhe me prindërit e klasës;
d. të japë ndihmesë në mbarëvajtjen e fëmijës së tij duke mos u interesuar në mbarëvajtjen  e institucionit
 

48-Në përbërjen e këshillit të prindërve  bëjnë pjesë:


a)drejtori
b)Mësues
c)Nxënës
d)Prindër
 

49-Kryetari i këshillit të prindërve duhet të jetë:


a)anëtar i një  partie.
b)Nuk duhet të jetë anëtar partie
c)duhet të jetë në konflikt me drejtorin e institucionit
d)është njëkohësisht edhe sekretari i këshillit të prindërve.
 
50-Këshillimi i cili ofrohet nga shkolla për prindërit i mëson prindërit :
a)për vijueshmërinë e nxënësve, progresin akademik dhe zhvillimin personal;
b) që të kuptojnë çdo zhvillim që mund të ndikojë në të nxënit e nxënësit
c) për mënyrat se si t’i ndihmojnë nxënësit në lëndë të veçanta kurrikulare;
d) për vështirësitë specifike të fëmijës në shkollë.
 
51-Këshilli i prindërve përbëhet nga:
a)3-6 prindër
b)6-9 prindër
c)6-9 prindër dhe një mësues
d)9-12 prindër.
 
52-Këshilli i prindërve mblidhet:
a) një herë në vit
b)dy herë në vit
c)tre herë në vit
d)katër herë në vit
 
53-Proces verbali për mbledhjet e këshillit të prindërve mbahet nga:
a)kryetari i këshillit
b)sekretari i këshillit
c)drejtori i shkollës
d)një anëtar i këshillit
54-Organizimi i të paktën një herë në vit,i mbledhjeve të përbashkëta të këshillit të mësuesve me këshillin e
prindërve të institucionit është kompetencë e:
 
a)drejtorit të institucionit arsimor
b)Kryetarit të këshilli të prindërve
c)Këshillit pedagogjik
d)Anëtarëve të këshillit të prindërve
 
55-Një nga këto zëra nuk  është pjesë e planit vjetor  të shkollës:
a)Synimi
b)Analiza e gjendjes
c)Tabela e veprimtarive
d)planifikimi ditor i orës së mësimit
 

56-Në nivelin e dytë të taksnomisë së Bloom bëjnë pjesë dy lloj pyetjesh:


a)krahasuese dhe analizuese
B)Njhëse dhe krahasuese
c)Njohëse dhe kuptuese
d)sintetizuese,krijuese,vlerësuese.
 

57-Pyetjet objektive janë:


a)Pytje që kërkojnë pak kohë dhe përgjigje të mbyllur
b)Pyetje të cilat kërkojnë përgjigje të hapur ,të strukturuar.
 

58-Cila nga metodat e mëposhtme  është i duhura për shprehjen-


 
"Janë investigim I pavarur nga ana e nxënësve për një periudhë pak a shumë të gjatë kohore."
a)Studimi i rastit
b)Projektet
c)Ekskursioni
d)Karrikja e nxehtë
 
59-Një nga këto metoda nuk bën pjesë në metodat hulumuntuese ajo është:
a)Studimi i rastit
b)Projektet
c)Ekskursioni
d)Karrikja e nxehtë
 

60-Nxënësit i kërkohet të përcaktojë dallimet midis dy dukurive   e më pas të mbajë qëndrim kritik ndaj seicilës
atëherë ai është:

a)Mendimtar argumentues

b)mendimtar argumentues

c)mendimtar gjykues

d)Mendimtar vlerësues

61-Një nxënësi i kërkohet nga mësuesi të kujtojë datën dhe vitin kur është kryer lufta e dytë botërore atëherë
mësuesi ka të drejtë ta vlerësojë pasi të jetë përgjigjur saktë si:

a)nxënës të nivelit minimal

b)nxënës të nivelit krahasues-mesatar

c)nxënës të nivelit të lartë

62-Instrumenti matës për nxënësinë e një linje të mësuari ose për gjithë standardet e përmbajtjes është:

a)Vlerësimi formativ

b)Testi

c)Vlerësimi motivues

d)Portofoli i nxënësit

63-Zhvillimi profesional I punonjësve arsimorë(drejtor,nëndrejtor,mësues) është:


a) përditësimi I njohurive dhe zhvillimi I kompetencave të tyre në mënyrë që tu sigurojnë të gjithë
nxënësve shërbim arsimor cilësor.

b)Pjesmarrja në rrjete sociale me përfitim personal por jo profesional

c)Vetëm pjesmarrja e drejtuesit në rrjete socilale dhe profesionale

64-Pjesmarrjen e mësuesve në rrjete profesionale e nxit:

a)Drejtori

b)këshilli pedagogjik

c)Këshilli i prindërve

d)Drejtori i DAR/ZA

65-Hartimi  i një plani zhvillimi i brendshëm  profesional është kompetencë e :

a)e drejtorit

b)e këshillit të kurrikulës

c)e ekipit kurrikular

d)e zyrës së kurrikuës në DAR/ZA

66-Një nga format e mëposhtme të zhvillimt profesional bën pjesë në zhvillimet e trajnimeve të brendëshme të shkollës
nën kujdesin dhe mbikqyrjen e ekipit të kurrikulës:

a)Zhvillimi I trajnimit të brendshëm profesional

b)Trajnimet

c)Rrjetet profesionale 

d)Kurset afatshkurtëra dhe kurset afatgjata

67-Parimi i përkushtimit ndaj nxënësit bazohet:

a)Mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi në lidhje me procesin e të nxënit:

b)Mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi për përsosjen e cilësive të tij personale në funksion të të
nxënit.

c)Për krijimin e një mjedisi më motivues për arsimin.

68-Roli i nxënësit në mësimdhënien ndërvepruese është:

a)Riprodhues

b)Dëgjues

c)Veprues

 d)Vlerësues

69-Në komisionin e vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e mësuesit në institucionin publik të arsimit parauniversitar
ka:
a)Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

b)Përfaqësues të këshillit të mësuesve

c)Përfaqësues të stafit drejtues të institucionit arsimor

d)Përfaqësues të qeverisë së nxënësve.

70-Në arsimin e mesëm të ulët në përllogaritjen e notave vjetore lëndore të nxënësit nga mësuesi i
lëndës nuk përfshihet:

a)Një ose disa tema mësimore të sapozhvilluara

b)Një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit

c)Projekte lëndore/ndërlëndore

d)Projekte në nivel shkolle

71-Vlerësimi motivues ka për qëllim të:

a)nxisë interesin dhe dëshirën e nxënësve për të mësuarit

b)synon marrjen e informacionit mbi atë që ka arritur të përvetësojë nxënësi krahasuar me objektivat e
arritjes.

c)Përdoret për aspekte të përvetësimit të njohurive nga nxënësit,për të gjykuar për atë që kanë mësuar dhe
nuk anë mësuar nxënësit

72-Roli i mësuesve në mësimdhënien ndërvepruese është:

a)Komandues

b)Lehtësues

c)Shpjegues

d)Vetëvlerësues

73-Teori e edukimit sipas së cilës "qëllimi i arsimit duhet të përcaktohet nga nevojat dhe interesat e nxënësve
"quhet:

A)progresivizëm

b)Bihejvorizëm

c)Konstruktivizëm

74-Nxënësit që bëjnë pjesë në grupet minoritare:

a)nuk duhet të gjykohen fare

b)duhet të gjykohen në bazën e grupit shoqëror në të cilin bëjnë pjesë

c)duhet të gjykohen nga shkalla në të cilën ata janë bërë si anëarët e tjerë të shumicës
d)duhet të gjykohennë bazë të asaj cfarë ata bëjnë

75-Lidhur me faktorët e shumtë që ndikojnë te të nxënit,është më e saktë të thuash se mësuesit:

a)Janë në gjendje të kontrollojnë të gjithë faktorët

b)nuk janë në gjendje të kontrollojnë as edhe një ngakëta faktorë

c)nuk duhet të përpiqen të kontrollojnë ndonjë nga këta faktorë

d)mund të kontrollojnë vetëm pak nga këta faktorë.

LENDA
Çfarë është Access ?Është program - një sistem të plotë me tipare për punë
me bazat e të dhënave të çdo lloji, bazuar në modelin relacional me aftësinë
për të dinamike të shkëmbyer të dhëna me aplikacionet e tjera ose
publikimeve të internetit.

Çka është Visual Basic?

Visual Basic është një nga shumë gjuhet programuese qe ekzistojnë sot, është një
ambienti vizual i zhvillimit te programeve për Windows, Linux, OS si dhe tani përdoret
për zhvillimin e ueb platformës.

Çfarë është HTML?


HyperText Markup Language (HTML) është bashkësi kodesh të përdorur për të ndërtuar faqet
Ueb.

Password – fjalëkalim, kod sekret i një përdoruesi që nuk


duhet të njihet nga përdoruesit
e tjerë, dhe që i përdorur bashkë me UserID, lejon aksesimin e
një sistemi.
 IDPS – Sisteme për parandalimin e sulmeve kibernetike të
cilat monitorojnë rrjetat ose
sistemet kompjuterike.
 Network – Rrjet kompjuterik.
 TLS – Protokoll kriptografik i cili ofron siguri për transportin
e të dhënave në Internet.
 IP – Adresë elektronike e përbërë nga një numër prej 32
bitesh.
 UDP – Protokoll rrjeti i cili përdoret në rastet kur nuk
nevojitet një transferim i
besueshëm.
 FTP – Teknologji e cila lejon transferimin e skedarëve në
Internet.
 Worm – Malware i cili replikon veten në sa më shumë
sisteme kompjuterike.
 SMNP – Protokoll standart i Internetit për menaxhimin e
pajisjeve të rrjetave IP.
 Enkapsulim – Procesi i paketimit të të dhënave të nivelit
paraardhës dhe shtimi i të
dhënave të nivelit aktual gjatë procesit të paketës.
 Host – Kompjuter kryesor ose kontrollues i cili jep shërbime
kompjuterike ose të
dhënakompjuterave ose terminaleve të lidhur nëpërmjet
rrjetit.
 HTTP – Protokoll aplikacioni për sisteme të shpërndara.
 ICMP – Protokoll bazë Interneti i përdorur kryesisht për
shkëmbimin e mesazheve të
gabimit.
 Port span – Procesi i kopjimit të trafikut të rrjetit në një
portë tjetër për arsye monitorimi.
 DHCP – Protokoll rrjeti i cili menaxhon pajisjet e lidhura në
rrjet.
 Tunning – Proces konfigurimi për rritje performance.
 Spoofed – Imitim i adresës në mënyrë që të duket sikur është
dikush tjetër.
 DNS – Shërbim në Internet që përkthen emrat e domaineve
në adresa IP.
 Active X – Bashkësi teknologjish e përdorur për shpërndarjen
e informacionit.
 Handshake – Procesi i fillimit të komunikimit mes dy
pajisjeve.
 Payload – Përmbajtja e paketës së rrjetit.
 Debugging – Procesi i gjetjes së gabimeve.
 Cashing – Kalimi në pjesën e memorjes e cila ka shpejtësi
mjaft të lartë komunikimi.
 Scalability – Aftësia për t’u përshtatur me rritjet sasiore në
te ardhmen.
 Stateful firewall – çdo firewall që realizon inspektim stateful
të paketave është një
firewall që ruan gjurmët e gjendjes së lidhjeve në rrjet.
Firewall-i është i programuar që të
RREGULLORE PËR MENAXHIMIN E FIREWALL-VE
6
dallojë paketat legjitime që vijnë nga tipe të ndryshme të
lidhjeve. Vetëm paketat që
përputhen me një gjendje lidhjeje që njihet do të lejohen nga
firewall-i. Të tjerat do të
refuzohen.
 Stateless firewall – firewall i cili trajton secilën paketë
individualisht. Ky firewall nuk ka
dijeni nëse paketa është pjesë e një komunikimi ekzistues, po
krijohet komunikim i ri,
apo është thjesht paketë e rreme.

You might also like