You are on page 1of 60

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”


FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
MASTER PROFESIONAL
DEGA: MËSUESI NË INFORMATIKË ME PROFIL
MINOR NË MATEMATIKË

TEMË DIPLOME

TEMA: DREJTIMI DHE MENAXHIMI I MIRË I KLASËS


GARANCI SUKSESI NË MËSIMDHËNIE

DIPLOMANTI : UDHËHEQËSI SHKENCORË :


Behar CANI Dr. Sidita DURAJ

Shkodër, 20 Mars, 2018

1
DEKLARATË STATUORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është
prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri
ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person
tjetër, përveç rasteve të cituara dhe referuara.

E drejtë e autorit © 2018. Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit.

2
I

ABSTRAKTI

Në këtë temë do të shikojmë se rregullat dhe procedurat ndryshojnë në klasa të


ndryshme, por të gjitha klasat e organizuara efektivisht i kanë ato. Është e kuptueshme
dhe e natyrshme që mësuesi nuk do të jetë i aftë që të udhëheqë dhe të udhëzojë klasën
në qoftë se ai nuk ka një pikësynim ose ndonjë ide se çfarë sjelljeje kërkohet prej
nxënësve kundrejt mësuesit ose prej nxënësve me njeri-tjetrin. Në këtë mikrotezë do të
trajtojmë këto probleme:
1. Organizimi dhe drejtimi i klasës janë një kusht i domosdoshëm për një realizim
cilësor të procesit të mësimdhënies.
2. Organizimi i klasës dhe vendosja e nxënësve bëhet në përputhje me qëllimin e
veprimtarisë dhe me temën e mësimit që do të zhvillohet.
3. Një parakusht i rëndësishëm i organizimit dhe i drejtimit të klasës është dhe
parashikimi i shfrytëzimit të hapësirave për vendosjen e bankave dhe për
përdorimin e mjeteve mësimorë.
4. Krijimi i një klimë pozitive në klasë është i lidhur me realizimin e një tërësie
faktorësh,si :shpresat për sukses,vet respekti i lartë i nxënësve,marrëdhëniet
mësues-nxënës,komunikim etj.
5. Planifikimi i kohës aktive dhe procedimi gjatë orës së mësimit në kufirin mesatar
të shpejtësisë për veprimet mësimorë që do bëhen, janë me rendësi për të
siguruar një kalim të qetë të nxënësve nga një veprimtari në tjetrën.
6. Organizimi i mirë i klasës nënkupton njohjen nga nxënësit të sjelljes që u
kërkohet. Një planifikim i mirë dhe i kujdesshëm i rregullave e i procedurave
lehtësojnë punën e mësuesit dhe sigurojnë një disipline dhe efektshmëri në
procesin mësimor.
Në fund shpresojmë të kemi hedhur dritë dhe për tematikën e mëposhtme, që ka të bëjë
me fillimin e orës së mësimit,ruajtjen e vazhdimësisë së punës së nxënësve, klima
pozitive në klasë, roli i motivimit të nxënësve, faktorët që ndikojnë në motivet e
nxënësit, marrëdhëniet mësues-nxënës, nxënësi-personaliteti i tij, të drejtat e nxënësit si
dhe rregulla për organizimin dhe drejtimin e klasës.
Fjalët kyce: Organizim,planifikim, mësimdhenie,nxënie... etj

3
I
ABSTRACT

In this topic we will look at the rules and procedures do not differ in different classes , so
all classes have them organized effectively . It is understandable and natural that the
teacher will not be able to lead and instruct the class if he does not have a goal or an idea
of what behavior is required of students against teachers or pupils with each other . In this
microtez will address these problems :
1 . Class organization and management are a necessary condition for a realization of the
teaching quality .
2 . Classroom organization and placement of students is done in accordance with the
purpose of the activity and the topic of learning that will take place .
3 . An important prerequisite of organization and class management and forecasting is the
use of space for placement of banks and the use of teaching tools .
4 . Creating a positive classroom climate is associated with the implementation of a set of
factors , such as expectations for success , respect his senior students , teacher -student
relationships , communication , etc. .
5 . Planning and active time during that class proceedings in average speed limit for
actions that will be teaching are important to ensure a smooth transfer of students from
one activity to another .
6 . Good organization of class implies recognition of student conduct that was required .
A good planning and careful procedures regular and facilitate the work of teachers and
ensure discipline and efficiency in the learning process .
In the end we hope to shed light and to the following topics , which deals with the
beginning of the class , maintaining the continuity of work es students , positive climate
in the classroom , the role of student motivation , factors affecting student motivation ,
teacher -student relationships , student - his personality , student rights and rules for
organizing and running the class .

Key Words: Organizing, planning, teaching, learning ... etc.

4
II

MIRËNJOHJA

Për realizimin e kësajë mikroteze i dërgoj shumë falënderime familjes time që ka


kontribuar shumë për arsimimin tim, suportin njerëzor dhe intelektual, në aspektin
financiar, moral dhe kohor.
Falenderoj të gjithë pedagogët e departamentit të Informatikës dhe Matematikës për
përkushtimin e tyre në arsimimin tim.
Falënderoj gjithashtu edhe pedagogen time udhëheqes Dr. Sidita Duraj, për kontributin,
mbështetjen dhe udhëzimet që më ka dhënë për përgatitjen e kësaj mikroteze,si nga ana
materiale edhe me konsultimet apo vëzhgimet e njëpasnjëshme gjatë punimit.

Një tjetër falenderim shkon për mësuesit e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, të
cilat na mundësuan realizimin e disa pyetësorëve, anketave dhe projektit mësimorë,të
cilat na shërbyen si informacion për nxjerrjen e disa rezultateve mbi marrëdhëniet me
drejtimin dhe organizimin e klasave si dhe në marrëdhëniet mësues – nxënës, sigurisht që
falënderime u japim edhe nxënësve pjesëmarrës në studim të cilët ishin të gatshëm për të
plotësuar pyetësorët,anketat si dhe për realizimin e projektimit mësimorë...

Faleminderit të gjithëve!

Shkodër, 2018

5
III

STUDIMI

Mikrotezën e kemi realizuar nëpërmjet studimit të literaturës ekzistuese nga autorë të


ndryshëm që ka të bëjë me temën që kemi zgjedhur që është “Drejtimi dhe organizimi i
klasave”.Gjithashtu mbledhja e të dhënave është marrë nga realizmi i disa
pyetësorëve,anketave dhe projektit mësimor të cilat kanë të bëjnë me temën e
mikrotezës sonë. Drejtimi dhe menaxhimi i klasës është një detyrë shumë e rëndësishme
dhe faktor që garanton cilësinë në përvetësimin e mësimit.
Për këtë studim u navigua në internet për burime intensive e bashkëkohore për përvojën
kombëtare dhe ndërkombëtare. Pastaj u punua me literaturën e orientuar nga mentori, më
vonë u bënë vëzhgime, studime, anketa, testime e diskutime pranë shumë shkollave të
qarkut Shkodër.
Nga këto ne kemi nxjerrë disa rezultate dhe rekomandime,të cilat janë të vlefshme gjatë
mësimdhënies për të pasur mjeshtëri sa me efektive dhe produktive.
Për të bërë një trajtim serioz dhe me vlerë në pjesën e dytë të temës i kemi rimarrë e ri
trajtuar problemet e drejtimit dhe menaxhimit të klasës, duke shfrytëzuar jo vetëm
materiale teorike, por sidomos mbështetur mbi anketat e zhvilluara nëpër shkolla.

6
IV

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ...................................................................................................................... 3
MIRËNJOHJA .................................................................................................................... 5
STUDIMI ............................................................................................................................ 6
1.1 Hyrja ............................................................................................................................. 8
1.1.1 Lista e ilustrimeve ................................................................................................ 11
2.1 Fillimi i mirë i orës së mësimit ................................................................................... 12
3.1 Ruajtja e vazhdimësisë së punës së nxënësve ............................................................. 21
4.1 Klima pozitive në klasë ............................................................................................... 21
5.1 Shfrytëzimi i kohës ..................................................................................................... 23
6.1 Përcaktimi i rregullave dhe procedurave për organizimin dhe dejtimin e klasës ....... 25
7.1 Disa aspekte të tjera të drejtimit dhe organizimit të klasës ........................................ 28
8.1 Kuptimi dhe organizimi i drejtimit të klasës.............................................................. 30
9.1 Klima shlodhëse,e ngrohtë dhe inkurajuese................................................................ 31
10.1 Ndjenja e rregullit ..................................................................................................... 32
11.1 Motivimi i nxënësve ................................................................................................. 32
12.1 Mënyra e motivimit................................................................................................... 33
13.1 Faktorët që ndikojnë në motivet e nxënësit .............................................................. 34
14.1 Arritja e motivimit të nxënësit ................................................................................. 35
15.1 Mardhëniet mësues-nxënës ....................................................................................... 35
16.1 Nxënësi-personaliteti i tij. Të drejtat e nxënësit si burim i bashkëpunimit dhe
suksesit në procesin mësimorë .......................................................................................... 36
17.1 Pikëpamje të ndryshme lidhur me qëndrimin ndaj nxënësit ..................................... 38
18.1 Marrëdhëniet mësues-nxënës, kryesisht gjatë procesit mësimor .............................. 39
19.1 Toleranca e tejskajshme dhe pasojat e saj................................................................. 44
19.1.1 Paraqitja dhe përbërja e klasës. .......................................................................... 48
19.1.2 Paraqitja e klasës. ............................................................................................... 48
20.1 Konkluzione .............................................................................................................. 50
21.1 ANKETA .................................................................................................................. 51
22.1 Përgjigjet: .................................................................................................................. 56
23.1 Bibliografia: .............................................................................................................. 60

7
1.1 Hyrja

Qëllimi kryesor i arsimit është të krijojë njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo
thjeshtë të përsërisin ato që kanë bërë brezat e tjerë, njerëz që janë krijues, shpikës dhe
zbulues. Organizimi dhe drejtimi i klasës është procesi i administrimit të veprimtarisë së klasës në
lidhje me aspekte të tilla, si: planifikimi i mësimit, shfrytëzimi i burimeve njerëzore dhe materiale,
shfrytëzimi i hapësirës dhe i kohës, krijimi i klimës, kontrolli, disiplina, zgjidhja e konflikteve për
të realizuar qëllimet e edukimit.
Mjedisi i klasës i krijuar nga mësuesi siç theksohet në librin "Bazat e procesit mësimor1, mund
të ketë një ndikim të madh në motivimin e nxënësve dhe qëndrimin e tyre ndaj të nxënit.
Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë që quhet "klima e klasës". Mjeshtëritë që kanë të bëjnë
me krijimin e mjedisit pozitiv të klasës janë mjaft të rëndësishme.
Klima e klasës ndikon fuqishëm në procesin e të nxënit, duke bërë që ai të jetë i qëllimshëm, i
orientuar, shplodhës, i përzemërt, mbështetës dhe të këtë sensin e rregullit. Një mjedis i tillë
lehtëson të nxënit duke bërë që nxënësi të mbajnë një qëndrim pozitiv dhe të jetë i motivuar
ndaj mësimit.
Një klimë pozitive e qëllimshme dhe e orientuar buron nga mënyra se si mësuesi thekson
nevojën për të arritur një përparim të qëndrueshëm me anën e të nxënit. Një aspekt i rëndësishëm
i kësaj vjen nga këmbëngulja në atë që koha nuk duhet të harxhohet kot. Kështu, një fillim i shpejtë i
mësimit, kontrolli nga afër i përparimit të nxënësve dhe vëmendja e kujdesshme në organizimin e
procedurave dhe veprimtarive, të gjitha ndihmojnë për të siguruar rrjedhshmëri të mësimit
dhe mbajtjen e nxënësve të përfshirë në veprimtari. Kur mësuesi lejon që për çështje të
vogla apo probleme organizative të shmangshme të ndërpresë rrjedhën e mësimit, atëherë është
e qartë se nxënësve u është dërguar një mesazh se mësimi nuk ka ndonjë rëndësi shumë të
madhe. Lipset të tregohet kujdes i madh për të mos e ndërprerë atë. Toni i papërshtatshëm i
zërit, veprime të pamatura si dhe hyrje të zgjatura dhe të panevojshme të mësimit, cënojnë
krijimin e një qëndrimi pozitiv, të qëllimshëm dhe të orientuar ndaj mësimit. Gjithashtu
mbarimi i mësimit më shpejt nga koha e caktuar ka të njëjtin efekt
Përgjithësisht, duke theksuar se mësimdhënia është e qëllimshme dhe e orientuar ajo mund të
përshkruhet si një "biznes". Mësimdhënia ngjan me biznesin në kuptimin që ky i fundit kërkon
që biznesmeni në çdo moment të jetë në veprimtari. Ai duhet të jetë në lëvizje, të sakrifikoje
gjumin, pushimin, ushqimin etj., pasi po nuk beri sakrifica të tilla biznesi i tij është në rrezik të

1
Zekaj Xh,Bazat e procesit mësimor, SHLLSH, Tiranë 2009, faqe 194
8
përhershëm e mund të humbasë kapitalin. Edhe për mësuesin kapitali i tij janë nxënësit, po nuk
qe aktiv në çdo moment rrezikohet të nxënit e tyre. Kjo karakterizohet nga miratimi prej
nxënësve i autoritetit të mësuesit për të organizuar dhe drejtuar veprimtari të të nxënit, dhe një
shprese të përçuar nga mësuesi tek nxënësit , që nga nxënësit do të bëhet një përpjekje pozitive
për të ndërmarrë një punë dhe për të arritur një përparim të mirë përmes kryerjes së saj.
Aspekt i rëndësishëm i krijimit të shpresave të tilla pozitive nga nxënësit , është nevoja për tu
siguruar se ata kanë respekt dhe nderim ndaj vetes si nxënës. Kjo mund të ushqehet duke siguruar
që më parë mundësi reale për sukses dhe mbështetje e duke i dhënë kurajo sa herë që nxënësit
hasin vështirësi. Të nxënit është një veprimtari emocionale me një përgjegjësi të madhe dhe
dështimi shpesh është mjaft i dhimbshëm. Përvoja e herëpashershme e dështimeve apo
qortimi i shprehur nga mësuesi rreth rezultateve të ulëta të nxënësve mund të këtë përfundim
shkatërrues për respektin e nxënësve ndaj vetvetes. Si rezultat i kësaj, në mënyrë krejt të
natyrshme, nxënës të tillë do të sprapsen nga bërja e përpjekjeve të qëllimshme në të
ardhmen që të mbrojnë veten e tyre nga "dhimbje të mëtejshme".
Një klimë shlodhëse, e ngrohtë dhe nxitëse buron nga mënyra dhe metoda e marrëdhënieve që
mësuesi krijon me nxënësit. Qënia e tij e qetë, marrja qetësisht me çdo nxënës që sillet keq,
ndihmon gjithashtu nxënësit që të qetësohen. Kjo bën të mundur që nxënësve tu ngjallet më shumë
kurioziteti dhe interesi për veprimtarinë e të nxënit.
Përzemërsia mund të jetë një bindje për të përçuar tek nxënësit mendimin se mësuesi kujdeset për ta
dhe të nxënit e tyre, nisur edhe nga dashamirësia e tij për ta si individë. Kjo reflektohet nga mënyra
se si ai merret me nxënës të veçantë. Duke u shprehur në fund të dhënies së ndihmës individuale:
"A e kuptuat tani?" me një zë dashamirës dhe të kujdesshëm, kjo mund të bëjë shumë për të
përcjellë këtë sens të përzemërt Orlich2 (1988) në analizat e mësimdhënies së aftë, përdor
shprehjen "propozimi xhentil" për të përshkuar përzjerjen e përzemërsisë, qetësisë,
dashamirësisë dhe taktit të treguar nga mësuesit e afte. Kështu ata arrijnë të mbajnë
bashkëveprimin me nxënësit.
Të qënit mbështetës ka të bëjë me përpjekjet që bën mësuesi për të ndihmuar dhe inkurajuar nxënësit
të njihen me kërkesat që u bëhen atyre, në mënyrë të veçantë, për të trajtuar vështirësitë që ndeshin
ata në një situate kur kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme. Kjo është më e dobishme se të
qënit qortues. Megjithatë, mësuesi duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin se ndihma individuale e
menjëhershme dhe mbështetja mund të inkurajojë disa nxënës të varin shpresat në një ndihmë të
tillë në vend që të bëjnë përpjekjet e duhura për të pasur vëmendjen kur e gjithë klasa është

2
Orlich…, Strategjitë e të mësuarit,Eureka, Tiranë 1995,faqe 123
9
duke mësuar. Në dhënien e vlerësimeve inkurajuese mësuesi mund të ndihmojë nxënësit për të
zhvilluar aftësitë studimore duke treguar si të jenë të vëmendshëm apo duke përdorur strategji
të caktuara në drejtimin e punëve të tyre.
Aspekti përfundimtar i klimës pozitive të klasës është nevoja për të vendosur rregullin. Kjo
mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Ajo që duam të shprehim këtu, është se për të
kontribuar për një klimë pozitive të klasës, duhet të sigurohet rregull dhe të plotësohen veçori
të tjera në krijimin e një mjedisi të qëllimshëm, të orientuar, shlodhës, të përzemërt dhe
mbështetës.
Një rregull i tillë bazohet në paraqitjen e suksesshme të mësimit dhe në aftësitë drejtuese
të mësimit, në bashkëveprimin me nxënësit, bazuar në respektin reciprok.
Atmosfera pozitive në shkollë dhe në klasë është e ndryshme midis nxënësve që janë entuziastë
për lëndën dhe atyre që e "urrejnë" atë. Është provuar tashme që klima ideale në klasë
krijohet midis një partneriteti aktiv në të cilin mësuesi demonstron se i pëlqen mësimdhënia,
lënda dhe nxënësit.

10
1.1.1 Lista e ilustrimeve

1.1 Ulja në banka njeshe 1.2 Ulja në banka dyshe

1.3 Ulja në mënyrë rrethore

Grafiku i rezultateve të nxjerra nga anketat

11
2.1 Fillimi i mirë i orës së mësimit

Detyra e mësuesit është ti tërheqë nxënësit në veprimtari me mënyra motivuese që ti cojë ata
tek dëshira për të mësuar. Ky proces është përbërës thelbësorë në mësimdhënie dhe disiplinë, është
baza e të mësuarit të vetëdijëshëm.
Zakonisht motivimi paraqitet si diçka që i jep nxitje, energji dhe drejtim sjelljes së njeriut.
Pra motivimi është gjithçka që i shtyn njerëzit të bëjnë atë që dëshirojnë. Për ta bërë me
specifike këtë përcaktim të përgjithshëm le të kujtojmë secili si ndjehet kur lëviz me vendosmëri
drejt një qëllimi të caktuar. Psikologët që studiojnë motivimin janë përqëndruar në tri pyetje
kryesore. Së pari: Cili është shkaku që e shtyn një njeri të nisë një veprimtari? Se dyti: Cila
është forca që e nxit njeriun energjikisht drejt qëllimit? Se treti: C’farë e bën njeriun të ngulë
këmbë në përpjekjet e tij për të arritur qëllimin?
Këto çështje dhe të tjera të ngjashme me to, kanë shqetësuar dhe vazhdojnë të shqetësojnë
psikologët e edukimit, didaktët dhe studiues të ndryshëm. Është arritur në përfundimin se
motivet mund ti klasifikojmë, në të lindura dhe të fituara gjatë jetës.
Pra siç shihet, motivimi është një proces i ndërlikuar. Në një kuptim të ngushtë është e
vështirë të motivosh dikë tjetër. Kjo sepse asnjë njeri nuk është i pa motivuar. Kur themi që një
njeri nuk është i motivuar, nënkuptojmë që si person nuk është i motivuar në atë drejtim që do të
donim të ishte. Vec kësaj motivimi i secilit është personal. Por edhe kur motivet mund të jenë të
njëjta ato ndryshojnë nga intensiteti me të cilin kryhen veprimet, pra forca e motiveve
ndryshon edhe sipas situatave. Kur nxënësit vijnë në klasë secili sjell një hierarki motivesh nga
me të fortat deri tek më të dobëtat. Këto janë të ndryshme në individë të ndryshëm, për më
tepër brenda hierarkisë së motiveve personale ka përparësi të cilat këmbehen sipas
kohës dhe rrethanave kur ato ndryshojnë. Ka raste kur rrethanat e bëjnë një motiv të pa
kontrollueshëm. Në tërësi shumë motive ruajnë pozicionin e tyre brenda hierarkisë edhe pse
mund të ndryshojnë rrethanat dhe rëndësia e tyre.
Motivet ndikohen nga shumë faktorë në klasë. p.sh., motivimi i nxënësit varet jo vetëm nga
ngarkesa emocionale personale, por edhe nga qëndrimi ndaj lëndës që mësohet, përvojës,
interesave, vështirësive të të nxënit, klimë që krijohet në klasë etj.3
Motivimi i brendshëm ka të bëjë me shkallen në të cilën nxënësit merren me një veprimtari
me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre në drejtim të temës
së dhënë, apo të zhvillojnë aftësitë e tyre në marrëdhënie me kërkesat e bëra, për të mirën e

3
Gjoci P, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë 2012, faqe 167
12
tyre. të gjitha qëniet njerëzore shfaqin një drejtim natyror të kuriozitetit dhe duan të
zhvillojnë aftësi në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për të mirën e tyre.
Motivimi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen disa
qëllime apo synime të cilat shpërblehen nga mjedisi i jashtëm. Tërheqja në veprimtari është
kështu një mjet drejt qëllimeve të tjera (dhënia e lavdërimeve nga prindërit ose mësuesit,
rritja e respektit dhe admirimit prej shokëve të klasës, shmangia e aspekteve të pakëndshme,
shmangia e dështimit, të qenit të pasuksesshëm etj.).4
Motivimi i jashtëm dhe ai i brendshëm shpesh janë në kontrast me njeri tjetrin por jo të pa
pajtueshëm. Në të vërtetë, shumë nxënës kanë motivim të lartë të jashtëm e të brendshëm
për tu marrë me një detyrë të caktuar. P.sh., ata mund të punojnë shumë në lëndën e
matematikës, sepse u pëlqen matematika (motivi i brendshëm), por edhe sepse është e
rëndësishme për të arritur qëllimin e tyre në realizimin e dëshirave për profesionin e ardhshëm
(motivi i jashtëm).
Parashikimi i suksesit lidhet me shkallën në të cilën secili nxënës vepron duke ja dale
mbanë në veprimtari të veçanta. Pjesa më e madhe e nxënësve nuk dëshirojnë të bëjnë
përpjekje të mundimshme në një detyrë, pasi u duket shumë e vështirë dhe kanë pak
shpresë për të arritur sukses. Megjithatë, është interesante, se jo të gjitha detyrat që
nxënësit mendojnë se do tia dalin mbanë mund të jenë të motivuara; detyrat që nuk janë
të lehta mund të shikohen nga nxënësit si të pavlefshme dhe ata i largohen, po të mos
ekzistoje një arsye e veçantë për ta bere këtë. Vëzhgimet e shumta tregojnë se detyrat të cilat
motivojnë më mirë nxënësit janë ato qe mund ti quajmë se përbejnë një "sfide të këndshme" për
nxënësin , dmth., të vështira por të kapshme.5 Nxënësit do të motivohen vetëm atëherë kur detyrat
që u caktohen atyrë do të jenë pak mbi mundësitë mesatare të tyre. Këtu mund të bëjmë një
analogji me stekën e kërcimit se larti. Nëse nxënësit ja caktojmë stekën me një lartësi shumë të ulët,
atëherë ai do ta shohë me indiferentizëm atë dhe nuk do të bëjë asnjë përpjekje për ta kapërcyer. E
njëjta gjë do të ndodhë nëse stekën e fiksojmë në një lartësi shumë të madhe. Nxënësi përsëri
do të tregohet indiferent ndaj saj pasi e ka të sigurt se nuk mund ta kapërcejë sado që të
mobilizohet. Por, po qe se stekën do ta caktojmë në një nivel të tillë që nxënësi do ta kapërcejë po qe
se bën përpjekje apo sforco të vullnetit, atëherë ai do të tregojë interes për të, por edhe do të ndjeje
kënaqësi pas kapërcimit të saj. Dhe kështu, niveli i stekës gradualisht do të rritet bashkë me
rritjen dhe nivelin e përgatitijes së nxënësit. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me detyrat shkollore
për ti mbajtur vazhdimisht të motivuar nxënësit
4
Gjoci P, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë 2012, faqe 170
5
Musai F, Psikologji Edukimi,Tiranë 2008, faqe 134
13
Strategjitë bazë që mësuesi mund të përdorë për të arritur motivimin e nxënësit janë ato që
mbështeten mbi motivimin e brendshëm të nxënësit , motivimin e jashtëm dhe shpresën e tyre për
sukses. Është e rëndësishme të theksohet se ekzistojnë ndryshime individuale të mëdha ndërmjet
nxënësve. Këto ndryshime ndikojnë në atë se si dhe kur arrihet prej tyre motivimi i brendshëm,
i jashtëm si dhe shpresa për sukses.
Në një shkallë të madhe ato ndikohen nga përvoja e tyre në shtëpi, veçanërisht nga masa e
inkurajimit nga prindërit e lidhur me interesin në vlerësimin e të nxënit në shkollë dhe arritjen
e synimeve shkollore, nga përvoja e tyre në shkollë (sidomos nga përvoja e tyre e suksesit dhe
dështimit) dhe nga mënyra se si përceptojnë synimet që kanë mësuesit për ta, kërkesat që u
parashtrohen nga detyra të ndryshme. në mësimdhënien e suksesshme, faktori më i rëndësishëm
është të sigurohet mësuesi se nxënësit mbështeten dhe inkurajohen për të nxënë dhe u
transmetohen shpresa pozitive prej tij. Shpresa të tilla duhen të jenë realiste dhe nxitëse, ato
duhet të bindin se veprimtaritë janë të vlefshme, interesante dhe mbi të gjitha se secili nxënës
përparon. Tek nxënësit ka rëndësi e mësimit të ditës dhe dobishmëria e tij në temat e
ardhshme dhe kjo ka rëndesi në klimën e klasës. 6
Mjedisi pozitiv i klasës varet shumë nga lloji i marrëdhënieve qe krijohen me nxënësit. Të
nxënit "lulëzon" me shumë në një mjedis ku kjo lidhje është bazuar në respektin e raportet
reciproke ndërmjet mësuesit dhe nxënësve .
Respekti reciprok zhvillohet shumë nga nxënësit duke parë veprimet si mësues kompetent
dhe se ai kujdeset rreth përparimit të tyre përmes planifikimit, drejtimit të mësimit dhe
plotëson detyrat e tij me vendosmëri. Përvec kësaj, në trajtimin e nxënësve gjatë mësimdhënies me
të tërë klasën dhe në bashkëveprim me individë, mësuesi transmeton mesazhe të qarta e
kuptimplote se respekton çdo nxënës që ka nevoja individuale.
Raporti i mirë rrjedh nga transmetimi tek nxënësit i mendimit se mësuesi kupton dhe vlerëson
respektin e tyre si individë në tërësinë e çështjeve dhe nivelit të njohurive, përvojës sociale dhe
personale. Psh.,shqetësohet se një nxënës është sëmurë dhe gëzohet se po afron një festë, është i
mërzitur nga një ngjarje e pakëndshme, por nuk nguron të lavdërojë një nxënës që ka arritur
rezultate të larta në një veprimtari të caktuar.
Mjedisi pozitiv në klasë varet nga kjo lidhje dy-anëshe: respekti i mësuesit për nxënësit duhet të
jetë i njëjtë me respektin e tyre për të. Interesimi i mësuesit për nxënësit është i lidhur

6
Karajani P, Didaktika e Matematikës, SHBLU, tiranë, 2007, faqe124
14
reciprokisht me interesimin e tyre për mësuesin. Si i rritur dhe në rolin që ka i takon mësuesit të
këtë një ndikim të madh në krijimin e marrëdhënieve të tilla harmonike në klase.7
Mjeshtëritë që kanë të bëjnë me krijimin e një mjedisi pozitiv, te
marrëdhënieve të respektit dhe raportit reciprok janë shumë të çmuara në shkollë, ato kanë një
impuls kryesorë në klimë në përgjithshme të shkollës si një e tërë. Ato ndihmojnë gjithashtu
në kujdesin prindëror të mësuesit dhe e bëjnë më të lehtë ardhjen e nxënësve tek mësuesi
për problemet dhe vështirësitë e tyre. Orlich8 (1988), në mënyrë interesante vuri re se
mësuesit e aftë ishin në gjëndje të transmetonin një metode personale në bashkëpunimin me (çdo
nxënës gjate një shkëmbimi intim në të cilin respekti reciprok dhe raportet e vendosura ishin
veçanërisht evidente. Orlich i përshkoi këto si një situate ku mësuesi dhe nxënësi ishin "duke
njohur" njeri -tjetrin, që do të thotë se ata kishin vendosur një marrëdhënie personale e cila
ishte pjesë e marrëdhënieve që mësuesi kishte me të gjithë klasën.
Të veprosh si një shembull i mirë. Është e rëndësishme që mësuesi të jetë i ndërgjegjshëm për
ndikimin që sjellja e tij mund të këtë tek nxënësit , duke vepruar si model apo shembull për
vetësjelljen e tyre. Ky përcaktim është veçanërisht i fortë në vitet e shkollës fillore, por për me të
shumtën e nxënësve është evidente edhe në vitet e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme. Nxënësit
presin nga mësuesi që të jetë shembull i mirë i shpresave që ai përçon tek ata. Nëse shpreson që
nxënësit të veprojnë në mënyrë të qytetëruar, ai nuk duhet të humbe temperamentin apo të
përdorë sarkazmën për të lënduar ndjenjat e tyre. Nëse dëshiron që nxënësve tu duket puna
interesante ai duhet të përçoje interesin e tij në veprimtari. Në studimet dhe vëzhgimet e
klasave mësohet rëndësia e veçantë e shembullit të vendosur nga mësuesi në krijimin e një
atmosfere pozitive në klasë.
Në çdo veprim mësuesi duhet të jetë model për nxënësit e tij. Në çdo kohë ai vepron në mënyrë
të vazhdueshme si model në demonstrimin se si të mendojnë nxënësit rreth problemeve. Nëse
i përfshin nxënësit në të menduar përmes zgjidhjeve në alternativa të ndryshme të
problemeve, ata do të mësojnë më mirë se sa aftësitë që do të fitonin duke mësuar në
mënyrë të pavarur zgjidhje të ndryshme të problemeve në të gjitha situatat.
Gjatë një dite mësimi, mësuesit i duhet në të njëjtën kohë të luaje shumë role që i sjellin
strese jo të pakta. Gjatë gjithë kohës ai është i zënë me punë. Veprimtaritë e faj janë të
panumërueshme duke filluar nga ato të rëndomtat, deri tek mësimdhënia më pas merret me
korrigjimin dhe përgatitjen që i hanë jo pak kohë. Puna e tij, pra, nuk mbaron me mbarimin e
mësimit.
7
Gjoci P, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë 2012, faqe 175
8
Orlich…, Strategjitë e të mësuarit,Eureka, Tiranë 1995,faqe 206
15
Përdorimi i humorit. Një nga vështirësitë me të cilat ndeshen mësuesit fillestare ka të
bëjë me faktin nëse duhet të bëjnë humor, si dhe kur ta përdorin, masën për të cilën
marrëdhëniet e tyre do të jenë shoqërore. Përdorimi i duhur i humorit dhe transmetimi i
mesazheve, se mësuesi ka ndjenjën e humorit luan një rol të rëndësishëm duke e
ndihmuar në vendosjen e raporteve të mira dhe një mjedisi pozitiv në klasë. Humori ka efekt
të mirë në një sërë situatash. Një shaka me nxënësin në mënyrë miqësore, kur bëhet me
mjeshtëri, e bën ta pranoje dhe jo të ndjehet viktime e saj. Humori gjithashtu mund të
përdoret për të siguruar një nxënës që është i shqetësuar ose në vështirësi, të zgjidhe një
konflikt me një nxënës që konsiderohet si i pasjellshëm. Sensi i humorit shprehet në
mënyrën se si mësuesi i përgjigjet me humor të mirë ngjarjes që ndodh ose bën diçka
zbavitëse me nxënësit që ata e shohin në një situate konkrete. Mund të jete diçka e thjeshtë, si
një vërejtje që mësuesi bën kur një cope shkumësi me të cilën shkruan thyhet, apo si reagon
ndaj mënjanimit të trupit të nxënësit kur dëshiron të lexoje ato që janë shkruar në dërrasë dhe
shoku që ka përpara i pengon pamjen.
E lidhur me përdorimin e humorit është edhe shkalla me të cilën mësuesi përpiqet të krijojë
marrëdhënie shoqërore me nxënësit. Vendosja e raporteve të mira me nxënësit ka të bëjë edhe
me shkëmbimin e mendimeve me njeri-tjetrin rreth kërkesave për kuptimin e jetës së klasës
dhe jashtë saj në përgjithësi. Kjo përfshin vlerësimin dhe respektimin e njeri-tjetrit si individë,
dhe vlerësimin e mendimeve dhe pikëpamjeve të njeri-tjetrit Kjo formon bazën e miqësisë
midis individëve. Megjithatë, klasa është një e vetme dhe në një kuptim më të gjerë një
mjedis mjaft ritual. 9 Që të inkurajohet rregull dhe kontroll, marrëdhëniet e mësuesit me
nxënësit, mbi të gjitha duhet të jenë të tilla që ata të respektojnë dhe pranojnë autoritetin e tij për
të drejtuar dhe kontrolluar se çfarë ndodh në klasë, me qëllim që të nxënit e tyre të përparojë
në mënyrë të suksesshme. Kjo do të thotë që mënyra e sjelljes së tij duhet të jete kompetente,
si një "biznesmen" dhe e orientuar drejt përmbushjes së detyrës. Përdorimi i vazhdueshëm i
humorit, e në mënyrë të" veçantë të qenit i hareshëm si dhe mënyra e të sjellurit si një
shok me status të njëjte me nxënësin synon të cënojë autoritetin e mësuesit sepse ajo
nuk është e pajtueshme me ritualin e jetës së shkollës.
Mësuesit fillestare që provojnë të ndërtojnë marrëdhëniet me nxënësit me anë të përdorimit të
shpeshtë të humorit ose një afrimi më shumë se shoqëror,shpesh janë shumë pak në gjendje të
krijojnë dhe ushtrojnë autoritetin e tyre kur u kërkohet. Aftësia për të krijuar respekt
reciprok në klasë dhe përdorimi me efekt të mirë i humorit si dhe të qënit i aftë për të krijuar

9
Kuri V&Gjini R, Bazat e teorisë dhe…, SHLBU, Tiranë 2004, faqe 186
16
një atmosferë shoqërore, përbën ndërgjegjësimin social mjaft të ndjeshëm të mësuesit
Dozen10 Sasia e përdorimit të humorit në klasë mund ta krahasojmë me atë të një amvise që
provon gjatë gatimit sasinë e duhur të kripës për të shtuar shijen e ushqimit.
Rritja e respektit të nxënësve për vetveten. Ndoshta e vetmja veçori shumë e rëndësishme
që ka kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit ka qenë rritja e ndërgjegjësimit të
mësuesve për rëndësinë e nxitjes së respektit të nxënësve për vetveten si dhe të
vetëvlerësimit të tyre si nxënës. Shumë studiues kanë dokumentuar mënyrat me anë të të
cilave shkolla mund të dëmtojë nderimin e vetvetes nga nxënësit duke theksuar për shumë
nxënës të tillë mundësinë relative të suksesit krahasuar me nxënësit e tjerë. Si rezultat, nxënës të
tillë ndjejnë dështim të punës edhe në rastet kur ajo është më e mira që ata mund të bëjnë.
Si pasoje ata mund të ngecin në një rreth vicioz dhe presin parashikime të ulëta nga mësuesit
për punën e tyre të ardhshme. Callahan (1982)11, i referohet këtij procesi si shkaktar i
shkatërrimit të dinjitetit të nxënësve në të cilin ata ndjehen inferiore, të paaftë dhe të
pafuqishem. Ai argumenton se ky sulm në dinjitetin e tyre buron jo vetëm nga përvoja e tyre
në "kurrikulumin formal" por edhe nga përvoja e tyre e "kurrikulumit të fshehtë" 12 .
Kurikulumi formal ka të bëjë me të nxënët rreth lëndës dhe temës që studiohet, ndërsa
kurrikulumi i fshehtë ka të bëjë me mesazhet e përçuara tek nxënësit nga përvoja e tyre
shkollore. Këto mesazhe burojnë nga mënyra se si janë trajtuar sjellja dhe vlerat e tyre, si
janë trajtuar ata si individë. Shume nga mesazhet e përçuara në kurrikulumin e fshehte
mund të jenë të paramenduara. Psh., nëse gjatë diskutimit në klasë me nxënësit, mësuesi
kurrë nuk përdor ose nuk përpunon me kujdes kontributet e nxënësve, por gjithmonë i
gjykon ata vetëm për nga saktësia e tyre, nxënësit mund të marrin mesazhin se mendimet e
idetë e tyre janë të një vlere dhe rëndësie të vogël, përjashto rastet kur ato korrigjohen
sipas gjykimit të mësuesit. Kjo mund të dënojë dëshirën e tyre që të marrin pjese aktive,
veçanërisht kur idetë që çojnë në përfundime të reja ose të pazakonta mund të jenë e kundërta
e asaj që mësuesi dëshiron.
Transmetimi i mesazheve pozitive. Nevoja për të ushqyer respektin e nxënësve për
vetveten është thelbësore në vendosjen e një klimë pozitive në klasë dhe ndikimi më i
rëndësishëm në këtë drejtim është bashkëveprimi me nxënësit Nëse sugjerimet dhe
komentet e mësuesit me nxënësit janë shumë pozitive, mbështetëse, inkurajuese,
lavdëruese, vlerësuese dhe lehtësuese me shumë se negative, të ashpra, sulmuese,

10
Karajani P, Didaktika e matematikës, shulu, Tiranë 2007, faqe 64
11
Callahan&…Përvojë për një mësimdhënie ët mirë,Eureka, Tiranë 1995, Faqe 111
12
Zekaj XH, Bazat e Procesit mësimor, Kristal, Tiranë 2002, faqe 294
17
dominuese, provokuese dhe shqetësuese, kjo do të ndikonte shumë për të ushqyer
nderimin e nxënësve për vetveten.
Përveç kësaj, "gjuha e gjesteve" gjithashtu i transmeton nxënësve atë që ndjen mësuesi për
ta përmes mesazheve të transmetuara jo më fjale por përmes kontaktit me sy, shprehjes se
fytyrës, qëndrimit dhe tonit të zërit. Këto shpesh e bëjnë të vështirë transmetimin e një
mesazhi gojor rreth asaj se si ndjehet mësuesi nëse gjuha e gjesteve tregon tek nxënësit diçka
tjetër. Nëse mësuesi është i vetëdijshëm në atë që transmeton tek nxënësit gjuha e gjesteve do ta
ndihmojë të zhvillojë mjeshtëritë që kanë të bëjnë me krijimin e një atmosfere pozitive në
klase. Mesazhet pozitive janë shumë më të lehta për tu transmetuar nëse me të vërtetë
mësuesi e ndjen që po përpiqet të transmetojë diçka.13 Kjo do të thotë qe në të vërtetë ai i
pëlqen dhe i respekton nxënësit , kujdeset për nxënien e tyre dhe ndjehet i lehtësuar dhe i sigurt
në rolin e tij.
Në procesin mësimor rëndësi ka dhe paraqitja dhe përbërja e klasës. Ka dy veçori
të rëndësishme të mësimit që kanë një ndikim kryesor në klimën e klasës, megjithëse asnjë
në vëtvetë nuk është pjesë. E para, ka të bëjë me paraqitjen e përgjithshme të klasës duke
përfshirë rregullimin e saj, madje dhe pamjen e jashtme të mësuesit dhe të nxënësve .
E dyta, ka të bëjë me përbërjen e klasës, nëse është ose jo heterogjene, përsa i përket; aftësive,
moshës, seksit, origjinës shoqërore etj. Të dyja këto veçori transmetojnë mesazhe të forta
përmes kurrikulumit të fshehtë të cilën e përmendëm më sipër. Paraqitja e përgjithshme e një
klase u tregon nxënësve kujdesin që ka mësuesi për të, për sigurimin e një mjedisi që
favorizon të mësuarit. Një dhome e pastër dhe e mirëmbajtur me mjetet e përshtatshme, e
rehatshme, e ndriçuar dhe e ajrosur mirë ndihmon në vendosjen e një shprese pozitive drejt
përmbushjes së objektivave të mësimit. Ekspozimi i punëve të nxënësve nxit krenarinë për
punën e arritur dhe ato veprojnë si motivues për arritje të mëtejshme produktive. Edhe
paraqitja e nxënësit duhet të përçojë një shpresë pozitive. Për të krijuar kushte normale punë
mësuesit do ti duhet që në punën e tij të mbajë parasysh këto rregulla:
- të bëhet organizimi i klasës dhe vendosja e nxënësve në përputhje me qëllimin e
veprimtarisë ose me temën që do të zhvillohet. Kjo kërkon qe mësuesi të mendojë e të
përcaktojë natyrën e veprimtarisë, që do të realizojë e në përputhje me këtë, të organizoje vend
qëndrimin e nxënësve , të mjeteve e të pajisjeve të tjera.
- të sigurohet një hapësirë e lirë midis nxënësve me qëllim që tu jepet
mundësi për një lëvizje e një veprim të re mes tyre dhe për një komunikim

13
Gjoci P, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2011, Faqe 226
18
normal të nxënësve me mësuesin. Kjo hapësirë krijon mundësi që nxënësit.
-të përdorin lirshëm dhe pa bërë rrëmujë të gjitha orenditë e klasës, si raftin,tavolinën e mësimit
etj.
- të krijohet mundësia që nxënësit të shikohen lehtësisht nga mësuesi. Sikur mësuesi të mos
shikojë të gjithë nxënësit , ai nuk do të jetë në gjëndje të përcaktojë se cili nga ata ka
nevojë për ndihmën e tij ose nuk do të mund të parandalojë ndonjë shmangie apo lenie pas
dore të detyrave të dhëna ose prishjen e qetësisë.
- Materialet mësimore ose pajisjet e ndryshme që do të përdoren nga mësuesi dhe nga nxënësit ,
të vendosen në vende të përshtatshme e në gadishmëri për punë.
- Të sigurohet mundësia që nxënësi të shikojë me lehtësi çdo drejtim të veprimtarisë se
mësimit, çdo mësues duhet të organizoje vendosjen e nxënësve në mënyrë të tillë që çdo njëri
prej tyre të shikoje dërrasën e zezë, aparatin e projektimit dhe mjetet e tjera që përdoren, pa
lëvizur ose të lëvizë karrigen pa shtrembëruar qafën.
Shfrytëzimi i hapësirës së klasës për vendosjen e bankave ose të tavolinave të nxënësve. Detyra e
mësuesit është që të punojë me të gjitha mundësitë për të përshtatur kushtet konkrete për
realizimin e objektivave mësimore. Për këtë ai duhet të bëjë një planifikim në këto drejtime:
Planifikim i zonës aktive të punës se mësuesit nga ku do të drejtojë dhe udhëzojë klasën. Pas këtij
hapi mësuesi përcakton hapësirat për vendosjen e dërrasës së zezë, të aparatit të projeksionit dhe
ekranit të këtij aparati.
Hapi i dytë i planifikimit të mësipërm është vendosja e bankave në përputhje me natyrën e
lëndës, të qëllimit ose të objektivave mësimore, por në tërësi kur bëhet ky organizim duhet
mbajtur parasysh që:
- nxënësi të shikojë në atë zonë që quhet zona e veprimtarisë së mësuesit, ku ai jep udhëzime dhe
shpjegon mësimin, pa pasur nevojë që të dalë jashtë vendit të tij dhe të ngrihet në këmbë.
- të mënjanohen vendosjet e nxënësve përballë burimeve të tilla shqetësuese, si dritaret, dera etj.
- është me rëndësi që të ruhet një hapësire e lirë kalimi midis bankave për nxënësit që kanë
nevojë të realizojnë veprimtaritë pa shkaktuar rrëmujë ose që kanë nevojë për veprime
ndihmese të mësuesit.
Vendosja e bankave ose e tavolinave mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Përcaktimi i
mënyrës së vendosjes diktohet nga lloji i veprimtarisë dhe nga natyra e lëndës. Kështu në qoftë
se lënda që do të zhvillohet ka më shumë karakter gojor dhe kërkon dialogim me nxënësit ,
aëherë me e përshtatshme do të ishte vendosja në formë patkoi, e cila u lejon nxënësve
pjesëmarrje në diskutim, shikim pa vështirësi të njëri-tjetrit dhe komunikimin me mësuesin.

19
Nga sa thëmë më sipër, nga bisedat anketat pa fund me mësues e nxënës, por edhe
nga literatura e përvoja jonë e ndërkombëtare, gjykojmë se drejtimi organizimi i
mirë i klasës siguron një fillim të mirë.

Fillimi i mirë i mësimit dhe krijimi i aftësive të domosdoshme për këtë fillim (që njihen
me emrin krijimi i rutinë së punës) janë një domosdoshmëri për një vazhdimësi normale
dhe për një efektshmëri në procesin mësimor.
Krijimi i kësaj rutine në fillimin e mësimit përmban këto elemente që do të japim me
poshtë :

1. Vendosja e disa rregullave


2. Përcaktimi i qëllimeve të mësimit
3. Përfshirja e nxënësve në mësim nëpërmjet përdorimit të pyetjeve.
Le të përpiqemi t’i detajojmë me poshtë me një shembull se si mund të realizohen këto
aspekte.

Mësuesi/ja fillon mësimin me përshëndetjen që u bën nxënësve kur hyn në klasë.Ajo


shikon me kujdes dhe me një të folur të qartë ,i orienton ata në veprimet e tyre
përgatitore për mësim duke marrë me ndonjë problem që mund t’u dalë nxënësve të
veçantë. Vlerëson mënyrën e veprimit të nxënësve në klasë dhe kontrollon lëvizjet e
tyre. Që në fillim ajo tërheq vëmendjen e nxënësve për veprimet e tyre të para dhe të
domosdoshme.

Pas këtij fillimi mësuesi/ja i tërheq vëmendjen klasës duke deklaruar fillimin e
mësimit. Marrja e regjistrit në dorë dhe mungesave është sinjali i parë i fillimit të
mësimit dhe i vazhdimësisë në krijimin e rutinës së klasës. Vendosja e qetësisë dhe
krijimi i një atmosfere të përshtatshme lejon mësuesen që të fillojë udhëzimin dhe
orientimin e nxënësve për mësim. Mësuesi/ja i njëh nxënësit me temën dhe u tregon
çdo të bëjnë në orën e mësimit. Pas kësaj mësuesja vazhdon me një etape të shkurtër
pyetje-përgjigje në të cilën aktivizon të gjithë klasën. Përdorimi i kësaj etape lejon
mësuesen që të marrë për informacion mbi njohuritë që kanë nxënësit lidhur me
temën.

20
Gjatë kësaj kohe mësuesi/ja përdor një sërë vlerësimesh pozitive gojorë për të nxitur
aktivizimin e nxënësve dhe njëherësh është shumë e kujdesshme ndaj përgjigjeve të
gabuara për të mos dekurajuar nxënësin që jep përgjigje të pasakte.
Të gjitha këto bëhen për të motivuar nxënësin dhe për të krijuar tek ai besimin për
mundësitë dhe aftësitë e tija për marrë pjesë në veprimtarinë e tërë klasës.

3.1 Ruajtja e vazhdimësisë së punës së nxënësve

Sigurimi i vazhdimësie në punën e nxënësve është një aspekt tjetër i rëndësishëm i


organizimit të klasës. Po cilat do të ishin mënyrat dhe faktorët që sigurojnë këtë gjë?

o Përdorimi nga mësuesi të gjuhës ,zërit dhe lëvizjeve të tij në klasës.


o Përcaktimi i një detyre të qartë dhe të kuptueshme për nxënësit si dhe në të
njëjtën kohë edhe të mundshme për tu realizuar në kohë, por dhe e bazuar në
aftësitë e tyre përvetësuese.
o Realizimi i një tërësie teknikash të ndryshme në përputhje me lëndën dhe temën
mësimorë.

4.1 Klima pozitive në klasë

Krijimi i klimës pozitive në klasë mund të këtë një ndikim të madh në motivimin e
nxënësve dhe qëndrimin e tyre ndaj të nxënët.
Një klimë pozitive e qëndrueshme dhe e orientuar e ka burimin te theksimi që i bën
mësuesi nevojës për të arritur një përparim të lartë.
Për këtë mësuesi këmbëngul në shfrytëzimin sa më mirë të kohës nga ana e nxënësve.
Me rëndësi të veçantë për nxënësit është krijimi tek ata i shpresave pozitive. Kjo
realizohet duke krijuar të nxënësit ndjenjën e respektit ndaj vetes,por dhe mësuesit i

21
duhet të sigurojë që me parë mundësi reale për sukses e mbështetjeje duke u dhënë
kurajo sa herë që nxënësit ndeshen me vështirësi.
Një klimë e ngrohtë dhe nxitëse buron dhe nga marrëdhëniet që vendos mësuesi me
nxënësin. Qetësia dhe maturia e tij,marrja qetësisht me çdo nxënës që ka probleme në
sjellje , ndihmon shumë në qetësimin e nxënësve dhe ngjall më shumë kuriozitet dhe
interes për veprimtaritë e të nxënët. Përzemërsia mund përçojë të nxënësit një mendim
se mësuesi kujdeset për ta dhe për të nxënit e tyre.
Aspekt i rëndësishëm për krijimin e klimës pozitive në klasë është nevoja për të
vendosur rregullin, i cili bazohet në paraqitjen e suksesshme të lëndës dhe aftësitë
drejtuese të mësuesit,në bashkëpunimin e tij me nxënësit..
Një element tjetër i klimës së klasës është komunikimi në klasë dhe mënyra e ndërtimit të
tij. Mënyra e komunikimit në klasë është e lidhur edhe me pjesëmarrjen aktive të
nxënësve në mësim. Por për ta realizuar duhen njohur edhe pengesat që e shoqërojnë.
Le të përpiqemi ti pasqyrojmë ato:

1. Një pengesë për pjesëmarrjen e nxënësve në mësim është metoda që përdor


mësuesi në trasmetimin e njohurive. Ka një kontraditë ndërmjet besimit dhe idesë
se mësuesi ka si detyrë të pare vetëm dhënien e njohurive dhe kërkesës për të
siguruar një pjesëmarrje aktive në mësim.

2. Megjithëse dëshiron pjesëmarrjen dhe e mirëpret atë mësuesi nuk mund ta


realizoje me anën e forcës. Mësuesi vetëm mund të ftojë nxënësit që të marrin
pjesë aktive në mësim ,dhe kjo mund të këtë sukses vetëm nëse nxënësit e
shikojnë se kjo është e sinqertë dhe kërkesa bëhet në një rruge të drejtë.

3. Nxënësit stimulohen të marrin pjese aktivisht në mësim vetëm se ata e ndjejnë


se mësuesi i tyre nuk do ti vlerësoje sa herë që ata flasin.

4. Nxënësit do të marrin pjesë aktivisht vetëm atëhere kur do të ndjejnë dhe do të


kuptojnë se mësuesi i tyre nuk është e nevojshme të flas në çdo kohë. Ka
mësues të cilët pranojnë se puna e tyre e parë është transmetimi i njohurive të
nxënësit dhe në këtë mënyrë nuk i lejojnë nxënësit që të thonë mendimet ose
idetë e tyre.

22
5. Nxënësit do të jenë të gatshëm të marrin pjese aktive në mësim vetëm
atëherë kur ata të shohin të mësuesi i tyre vlera demokratike në marrëdhënie dhe
në vlerësim. Kjo do të thotë se mësuesi duhet ti trajtojë nxënësit si të barabarte
në të drejtën e tyre për të menduar dhe për të shprehur idetë e tyre.

5.1 Shfrytëzimi i kohës

Mënyra se si përdort, shfrytëzohet koha në orën e mësimit është shumë e rëndësishme.


Shumë studiues kanë punuar për të përcaktuar kohën e domosdoshme që u duhet
mësuesve për çdo veprimtari në orën e mësimit dhe kohën që u duhet për të realizuar të
mësuarin.
Me rëndësi është të merret parasysh koha që i duhet mësuesit për të bërë planifikim e
mësimit. Kjo kohë që shpenzon mësuesi është e pandarë nga koha që shpenzohet në
orën e mësimit për dhënien e njohurive dhe për veprimtaritë e vete nxënësve.

Campell dhe Neill (1992)14 përcaktuan kohën mesatare që i duhet mësuesit të punojë në
shkollën fillorë dhe paraqiten si më poshtë.

Kategoria Orë në jave % e kohës së plote


Mësimdhënia 18.0 31.5%
Përgatitja 14.5 25.4%
Administrimi 13.6 23.8%
Zhvillimi Profesional 7.2 12.6%
Veprimtari të tjera 3.8 6.7%
Gjithsej 57.1 100%

Janë bërë përpjekje të mëdha për krijimin e të ashtuquajturës “koha e


mësimdhënies”.Megjithate në studimin e mësiperm Campell dhe Neill arritën në

14
Campell &Neill, Strategjitë e të mësuarit, ureka, Tiranë 1995, faqe 231
23
përfundimin se nga koha e mësimdhënies humbet 10% si rezultat i veprimeve ose i
veprimtarive organizuaese në klasë që janë të nevojshme për të krijuar mundësine e të
nxënët e të mësimdhënies. Keshtu nxënësit duhet të merren me veprime të tilla si
nxjerrja e futja në cantë e librave e fletorëve ,lëvizje të ndryshme në klasë për përdorim
mjetesh ,për pastrimin e vendit të punës etj. Në një përfundim të tillë arriti dhe
pedagogu anglez A.Pollard (1994).
Problemi i percaktimit të kohes së shpenzuar për të nxënët aktiv është sa i
domosdoshëm aq dhe i vështirë. Në të përfshihen planifikimi i kohës që i duhet nxënësit
për të realizuar një veprimtari ose një detyre të caktuar ,koha që i duhet për të kryer disa
veprime anësorë që lidhen me realiazimin e detyrës (mprehja e lapsit ,marrja e mjeteve
etj)dhe koha që nxënësit i duhet të qëndrojë pas kryerjes së detyrave, por i përfshirë në
veprimtari të tjera brenda orës së mësimit (psh udhëzimet e mësuesit ,kontrolli i detyrës
etj).
Duhet thënë se koha që shpenzohet në të nxënët aktiv brenda mësimit është e lidhur
ngushtë me një numër strategjish organizative që lidhen me përcaktimin e
koeficentit dhe të ritmit mesatar të punës në klasë. Për këtë është e domosdoshme
të merren parasysh:
1. Përcaktimi i kohës së duhur për të nxënët. Kjo është e lidhur me hartimin e
kujdesshëm të pyetjeve që do tu drejtohen nxënëse, të çështjeve mësimorë që do të
trajtohen, me krijimin e kushteve të përshtatshme me qëllim që të gjithë nxënësit me
mundësitë e tyre intelektuale e njohëse të përfshihen në mësim në përshtatje me natyrën
dhe me ritmin që u nevojiten.

2. Planifikimi, në fillim të mësimit i kohës së mjaftueshme për parapërgatitjen e


nxënësve që të marrin pjese aktivisht në orën e mësimit ,si dhe të kohës që do tu duhet
për të reflektuar lidhur me njohuritë dhe me konceptet e fituara.

3. Procedimi i orës së mësimit në kufirin mesatar të shpejtësisë së kohës që duhet


nxënësve për të realizuar një veprimtari. Kjo u jep mundësi mësuesve të rinjë të
barazpeshojnë kalimet e shpejta nga një procedure në tjetrën dhe mësuesve të vjetër
mundësinë e përcaktimit të sakte të materialit mësimor që do të jepet.

24
4. Planifikimi i një materiali rezervë ose i një procedure shtesë. Për të përballuar
situatën kur nuk është arritur të realizohen aktivitetet sipas planifikimit kohor të bërë
gjatë një orë mësimorë ku mund të krijohet një pausë në fund të saj.

6.1 Përcaktimi i rregullave dhe procedurave për organizimin dhe


dejtimin e klasës

Organizimi i mirë i klasës është bazuar në të kuptuarit nga nxënësit se çfarë sjelljeje
krijohet prej tyre. Një planifikim i kujdesshëm i rregullave dhe procedimeve lehtësojnë
punën e mësuesit për të treguar dhe për të berë të qartë se çfarë kërkon ai nga nxënësit.
Nga ana tjetër kjo ndihmon mësuesin të sigurohet që procedurat që do të planifikohen
dhe do të realizohen do të jenë të pershtatshme të,vlefshme e të mundshme për
realizim.

Rregullat dhe procedurat ndryshojnë në klasa të ndryshme ,por të gjitha klasat e


organizuara efektivisht i kanë ato. Është e kuptueshme dhe e natyrshme që mësuesi nuk
do jetë i aftë që të udheheqë dhe të udhëzojë klasën nqs ai nuk ka një pikësynim ose një
ide se çfarë sjelljeje kërkohet prej nxënësve, kur ata lëvizin në klasë ,kur ata mund të
nderpresin mësuesin ose Njeri-tjetrin.

Po japim një shembull të shkurter të një klasë me probleme në drejtim të rregullave dhe
procedurave. “ Kur ra zilja e fillimit të orës se letersisë vetëm pak nxënës u ulën në
vendet e tyre ,Dy nga nxënësit luanin me fshireset e dërrasës së zëzë,ndërsa të tjerë në
një grup bënin një bisedë me zë të lartë.Mësuesja thërret me zë të lartë : “Shkoni në
vendet tuaja,duhet të marr mungesat ”.Nxënësit vazhdonin të flisnin ,ndërsa mësuesja
vijonte të merrte mungesat ,pas shumë përpjkjesh për afro 10 minuta ,mësuesja merr
munëgesat dhe u kërkon nxënësve të hapin librat dhe detyrat e shtëpisë. Disa nxënës
këmbëngulnin se nuk kanë pasur shënime për detyra shtëpie ,disa të tjerë nuk kanë
marrë librat me vete dhe mësuesja u thotë atyre të dalin që ti marrin të shokëtë e tyre në
klasat e tjera.Më pas mësuesja kërkon që një pjesë e poezive të recitohen. Pasi bëhet
zhurmë,ajo kërkon përsëri qetësi. Më pas kalohet në pyetjet rreth poezive ,por ndërsa

25
është duke zgjedhur nxënësin që do të jape përgjigje ,të tjerët përgjigjen pa lejene
mësueses. Ajo përpiqet që të vazhdojë me pyetjet por në kohën që disa përgjigjen ,të
tjerët fillojnë të hedhin në ajër aeroplane prej letre.”

Nëse do ta vëzhgonit ju këtë orë mësimi a do ta kritikonit mësusen për lejimin e


nxënësve për sjellje jo të mira? A do ta këshillonit atë të ishte më e rrepte ,të dënonte
sjelljet e pahijshme të nxënësve apo të bënte mësimin më të bukur e më interesant për
ta ,apo të përdorte një sistem shpërblimesh për të inkurajuar sjellje të nxënësve ?A do të
përbëjnë ato një zgjidhje përfundimtare ?

Nisur nga shembulli mësipërm ,le të mendojmë se çfarë nuk dinë nxënësit ,më pas ju
vetë gjykoni dhe përcaktoni mangësitë.

Konkretisht nxënësit nuk njohin, nuk dinë dhe për rrjedhojë nuk zbatojnë :
1. Rregullat e qëndrimit në klasë.
2. Kërkesë për marrjen në klasë të materialeve të nevojshme.
3. Kërkesën për të ardhur në shkollë me detyra të realizuara
4. Probleme që lidhen me përgatitjen e tyre jashtë klasë e shkollës.
5.Sjelljen që kërkohet gjate diskutimit në klasë.
6.Mënyrën se si duhet të përgjigjen për pyetjet dhe qëndrimin ndaj tyre.

Supozohet që nëse nxënësit dinë se si duhet të sillen ata do të sillen siç duhet.
Megjithatë një qartësim i nxënësve për sjelljet që priten të shfaqen prej tyre do të ishte
një fillim i mirë për krijimin e një mjedisi të mirë dhe të organizuar në klasë.

Një rregull dhe një procedurë ka të bëjë me sjelljen e pritshme dhe të sugjeruar më parë.
Një rregull përcakton prirjen e përgjithshme ose standartet e kërkuara.P.sh rregulli “
Respekto personat e tjerë dhe pronën e tyre” përfshin një numër të madh sjelljesh që
duhet të praktikohen.Rregullat zakonisht pasqyrojnë sjelljet që mendohet se janë të
pëlqyeshme ose të pranueshme dhe në shumicën e rasteve ato mund të paraqiten me fjali
pohore ,psh “ Ju mund të flisni në klasë kur ju lejohet”.
Cilat janë disa nga rregullat që duhet të ndjekin nxënësit për të siguruar një organizim
të punës në klasë.

26
Rregulli 1.
Sill në klasë gjithë materialet që nevojiten. Ky rregull është i dobishëm sepse thekson që
nxënësit duhet të përgatiten për çdo orë mësimi. Është e rëndësishme që nxënësve tu
bëhet e qartë se çfarë do të sillet në klasë për mësim dhe nuk lejohet dalja nga klasa për
marrjen e këtyre materialeve. Kështu nxënësit duhet të dinë se duhet të jenë të pajisur
me lapsin ,stilolapsin, gomën ,vizoren ose me librat e caktuara. Kjo mund të realizohet
edhe duke u treguar në fillim të javës nxënësve se çfarë materialesh u duhen atyre për
çdo dite të javës.

Rregulli 2.
Qëndro në nivelin tënd dhe gati për punë kur të bjerë zilja. Për të zbatuar këtë rregull
duhet të zbatohen këto procedura :
a) Lapsi duhet mprehur para se të bjerë zilja.
b)Librat ,fletorët dhe stilolapsi duhet të jenë gati për punë jashtë çante.
c)Fillimi i mësimit nis menjëherë pas hyrjes së mësuesit në klasë.

Rregulli 3.
Respekto mësuesin dhe shokët ,sillu mirë me të gjithë në klasë. Kjo do të
thotë të dëgjosh me vëmëndje kur mësuesi ose shoku flet në klasë ose të sillesh mirë me
mësuesin zëvendësues ose praktikant. Mos i ndërpret të tjerët kur flasin.

Rregulli 4.
Dëgjo dhe qëndro ulur kur dikush është duke biseduar. Kjo lidhet me qëndrimin e
nxënësve kur dy nxënës të tjerë janë duke diktuar ose biseduar.

Rregulli5.
Respekto të tjerët dhe pronën e tyre. Ky rregull përfshin në vetvete çështje të tilla si:
a) Respekto mendimin e të tjerëve
b) Respekto kohën e të tjërëve
c) Mbajë klasën të pastër
d) Kthe çdo lloj materiali që ke marrë hua
e) Mos shkruaj në banka ose tavolina
f) Merr leje para se të marrësh materialet e tjetrit
27
Rregulli 6.
Zbato gjithë rregullat e shkollës.Ky është një rregull i dobishëm për tu përfshirë në
rregullat e shkollës ,sepse ai i kujton nxënësit që rregullat e shkollës duhet të zbatohen jo
vetëm në klasë por edhe jashtë saj.
Shume mësues përfshijnë edhe nxënësit në përcaktimin e rregullave të shkollës më
qëllim që të nxisin për një familjarizim dhe zbatim të tyre, për ti bërë të vetëdijshëm
për përgjegjësinë që kanë për zbatimin e rregullave të vendosura prej tyre. Përfshirja e
nxënësve mund të bëhet në forma ndryshme ,si psh duke diskutuar me ta arsyen pse
duhet të kemi dhe të përcaktojme këto rregulla në shkollë dhe të qartësojmë arsyen dhe
kuptimin e disa rregullave të veçanta.

Pas këtij diskutimi mësuesi mund të paraqesë rregullat një e nga një dhe të përshkruajë
atë anë të sjelljes që mbulon ky rregull. Nxënësit duhet të zbatojnë ose të tregojnë raste
konkrete pozitive ose negative. Në këtë rast puna e mësuesit qëndron në nxitjen e
nxënësve për të paraqitur shembuj pozitive.

Një mënyrë tjetër e përfshirjes së nxënsëve në përcaktimin e rregullave të shkollës është


pjesëmarrja e tyre në procesin e marrjes se vendimit për rregullat që duhen.

7.1 Disa aspekte të tjera të drejtimit dhe organizimit të klasës

Shpesh problemet e kontrollit dhe të drejtimit të klasës nuk burojnë nga individë të
veçantë, por nga klasa në tërësi. Madje dhe klasa më e mirë në çaste të caktuara mund të
bëhet e mërzitshme dhe të nxjerrë shumë probleme.
Për të mënjanuar këto gjendje të pakëndëshme në klasë është e rëndësishme të njihet
një tërësi rregullash dhe parimesh që duhet të përdorën në punën e përditshme. Le ti
paraqesim më poshtë disa nga ato.

28
1. Mbizotërimi i interesit për punën në klasë. Nqs do të kemi një atmosferë të tillë
në klasë ku nxënësit janë të interesuar të marrin pjesë në punën mësimorë, atëherë dhe
në qoftë se ndonjë do të perpiqet të krijojë probleme, do të këtë mosmiratimin e të
tjerëve.

2. Mënjanimin e sjelljeve të papërshtatshme. Kjo lidhet me veshjen ,me gjestet dhe me


mënyrën e të folurit të mësuesit dhe të nxënësve.

3. Të qenit gazmor. Kjo do të thotë që mësuesi në klasë të këtë një ndjenjë humori në
çaste të caktuara por jo të jetë një komedian. Ai duhet të përpiqet që gjatë dhënies së
mësimit, të gjejë çaste gazmorë që të bëhen të njohura para klasës dhe të krijojnë
mundësi për një vazhdimësi normale dhe ndjekje të vëmendshme mësimit.
4. Mënjanimin i kërcënimeve të panevojshme. Mënjanimi i kërcënimeve të
panevojshme është një nga rrugët më të mira për të krijuar një klimë pozitive në klasë,
por kur këto kërcënime janë të pashmangëshme, atëherë duhet me doemos të mos
shoqërohen me poshtërim.
5. Përpikëria në punën e mësuesit. mësuesi që vjen vonë në klasë ,jo vetëm që është
një shembull i keq për nxënësit ,por ka edhe vështirësi për të organizuar dhe për filluar
një mësim normal. Përpikëria edhe në mbarimin e mësimit është e një rëndësie po aq të
madhe. Në këtë mënyrë mësuesi kultivon tek nxënësi qëndrimin për të respektuar
punën dhe detyrat që i ngarkohen.
6. Zotërimi i vetëkontrollit nga ana e mësuesit. mësuesi që humb qetësinë mund të
shprehë gjëra për të cilat do të duhet të kërkojë falje me vonë. Humbja e ekulibrit në
klasë, mund të tërheqë vëmendjen e klasës dhe mund të bëhet një shembull imitimi nga
nxënësit.
7. Mënjanimi i familjaritetit të tepërt. Distanca mes miqësisë dhe familjaritetit të
tepërt është tepër e ngushtë por për mësuesin do të ishte me mirë të fillonte mësimin me
një paraqitje zyrtare dhe më vonë të kalohej gradualisht në krijimin e marrëdhënieve të
ngushta kur të njiheshin me mirë fëmijët. Shpesh ndodh që mësuesit fillojnë kontaktin
me fëmijët me një familjaritet të tepërt dhe që është shumë i vështirë që të ndryshojë më
vonë kur kërkohet që të krijohen marrëdhënie të rregullta dhe korrekte me nxënës.

29
8. Krijimi i mundësive për përgjegjësi. Në qoftë se të gjitha përgjegjësitë mbeten në
dorën e mësuesit atëherë nuk është i habitshëm një farë indiferentizmi nga ana e
nxënësve.
Kur në kërkojmë nga nxënësi që të njohë përgjegjësitë e veta ne kemi shprehur edhe
besimin tonë, ndaj dhe në të njëjtën kohë i ftojmë ata të marrin pjesë në zgjidhjen e tërë
problemeve të klasës.
9. Mënjanimi i poshtërimeve të fëmijëve. Duke mos e shikuar në prizmin e dëmeve që
shkakton në anën psikologjike, poshtërimi krijon problem lidhur me statusin e fëmijëve
në raport me klasën si grup fëmijësh dhe që shpesh mund të shoqërohet me përpjekjet e
fëmijeve për ta rifituar me të gjitha mënyrat këtë status, madje duke marrë nëpër këmbë
autoritetin e mësuesit.
10. Të qenët i vëmendshëm. Një karakteristike kryesorë e mësuesit për të realizuar një
kontroll të mirë në klasë është ai që duhet të tregojë se di çdo gjë që ndodh në klasë. Kjo
do të thotë se mësuesi mund të shikojë dhe të kontrollojë të gjithë hapesirën e klasës
dhe në ç’do kohë e veprimtari që ai është duke bërë.

11. Të dish të organizosh mirë klasën. Një mësim i organizuar mirë i shoqëruar me një
material të përshtashëm me një rregull të plotë ka efktshmëri më të lartë.

8.1 Kuptimi dhe organizimi i drejtimit të klasës

Për sa përmendëm më sipër organizimi dhe drejtimi i klasës është procesi i


administrimit të veprimtarisë së klasës në lidhje me aspekte të tjera,si planifikimi i
mësimit, shfrytëzimi i burimeve njerëzorë dhe materialeve, shfrytëzimi i hapësirës dhe
kohës,krijimi i klimës, kontrolli,disiplina, zgjidhja e konflikteve për të realizuar qëllimet
e edukimit.
Mjedisi i klasës i krijuar nga mësuesi mund të këtë një ndikim të madh në motivimin e
nxënësve dhe në qëndrimin e tyre ndaj të nxënit. Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë
që quhet “klima e klasës”. Mjeshtëritë që kanë të bëjnë me mjedisin pozitiv të klasës
janë mjaft të rëndësishme.
Lloji i klimës së klasës ndikon fuqishëm në procesin e të nxënit,duke bërë që ai të jetë
një qëllim shumë i orientuar, shlodhës, i përzemert, mbështetës dhe të këtë sensin e
rregullit. Një mjedis i tillë lehtëson të nxënit duke bërë që nxënësi të mbajë një qëndrim
30
pozitiv dhe të jetë i motivuar ndaj mësimit. Në angazhmin e aftësive që kanë të bëjnë me
krijim e një mjedisi të përshtatshëm në klasë,është e qartë se mjedisi buron nga vlerat që
përfshihen e që përshkojnë mësimin,se nxënësit dhe të nxënit e tyre kanë një rëndësi të
madhe.

9.1 Klima shlodhëse,e ngrohtë dhe inkurajuese

Një klimë shlodhëse, e ngrohtë dhe nxitëse buron nga mënyra dhe metoda e
marrëdhënieve që mësuesi krijon me nxënësit. Qënia e tij e qetë, marrja qetësisht me
çdo nxënës që sillet keq, ndihmon nxënësit që të qetësohen. Kjo bën të mundur që
nxënësit t’u ngjallet më shumë kurioziteti dhe interesi për veprimtaritë e të nxënit.

Përzemërsia mund të jetë një bindje për të përcaktuar tek të nxënit një mendim se
mësuesi kujdeset për ta dhe të nxënit e tyre,nisur dhe nga dashamirësia për ta si
individë. Kjo reflektohet në mënyrën se si ai merret me nxënës të veçante. Duke u
shprehur në fund të dhënies se ndihmës individuale “A e kuptuar tani?” me një zë
dashamirës dhe të kujdesshëm,kjo mund të bëjë shumë për të përcjellë këtë sens të
përzemërt.

Të qënit mbështetës ka të bëjë me përpjekjet që bën mësuesi për të ndihmuar dhe


inkurajuar nxënësit të njihen me kërkesat që ju bëhen atyre,në mënyrë të veçante. Kjo
është më e dobishme se nxënësit të varin shpresat për një ndihmë të tillë në vend që të
bëjnë përpjekjet e duhura për pasur vëmendjen kur e gjithë klasa është duke mësuar. Në
dhënien e vlerësimit inkurajues mësuesi mund të ndihmojë nxënësit për të zhvilluar
aftësitë studimorë duke treguar si të jenë të vëmendshëm apo duke përdorur strategji të
caktuara në drejtim të punës së tyre. Në kuadrin e krijimit të një mjedisi pozitiv në klasë.
Një vlerësim i tillë mund të jetë i dobishëm për “t’i ofruar ndihme”.

31
10.1 Ndjenja e rregullit

Aspekti përfundimtar i klimës pozitive të klasës është nevoja për të vendosur rregullin.
Kjo mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Ajo që duam të shprehim këtu është se për
të kontribuar për një klimë pozitive të klasës, duhet të sigurohet rregull dhe të
plotësohen vecori të tjera në krijimin e një mjedisi të qëllimeshëm, të orientuar,
shlodhës, të përzemërt dhe mbështetës. Një rregull i tillë bazohet në paraqitjen e
suksesshme të mësimit dhe në aftësinë drejtuese të mësimit në bashkëveprim me
nxënësit,bazuar në respektin reciprok.

Atmosfera pozitive në shkollë dhe në klasë është e ndryshme midis nxënësve që janë
entuziastë për lëndën dhe atyre që e “urrejnë” atë. Është provuar që klima ideale në klasë
krijohet midis një partneri aktiv në të cilin mësuesi demonstron se i pëlqen
mësimdhënia, lënda dhe nxënësit.

11.1 Motivimi i nxënësve

Tipari thelbësor i mjeshtërive mësimdhënese i përfshirë në krijimin e mjedisit pozitiv të


klasës është kujdesi që duhet për të bërë motivimin e nxënësve në mësim. Duke vështruar
motivimin duhet bërë dallimin ndërmjet tre ndikimeve me të mëdha në motivimin e
nxënësve në klasë :

 Motivimi i brëndshem
 Motivimi i jashtëm
 Shpresa për sukses

32
12.1 Mënyra e motivimit

Te nxënit është rezultat i bashkëveprimit të njeriut me mjedisin: Atë që i jep mjedisi


njeriut dhe si vepron njeriu ndaj mjedisit. Detyra e mësuesit është ti tërheqë nxënësit në
veprimtari të tilla që në një farë mënyrë t’i cojnë ata tek dëshira për të mësuar. Ky
proces është përberës thelbësorë në mësimdhënie dhe disiplinë, është baza e të mësuarit
të vetëdijshëm.

Zakonisht motivimi paraqitet si diçka që i jep nxitje, energji dhe drejtim sjelljes së
njeriut. Pra motivimi është gjithëshka që i shtyn njerëzit të bëjnë atë që deshirojnë.

Për ta bërë më specifik këtë përcaktim të përgjithshem le të kujtojmë secili, si ndjehet


kur lëviz me vendosmëri drejt një qëllimi të caktuar. psikologët që studiojnë motivimin
janë përqëndruar në tri pyetje kryesorë:
 Se pari, cili është shkaku që shtyn një njeri të nisë një veprimtari?
 Se dyti, cila është forca që nxit njeriun energjitikisht drejt qëllimit?
 Se treti, çfarë e bën njeriun të ngulë këmbë në përpjekjet e tij për të arritur
qëllimin?
Këto çështje dhe të tjera të ngjashme me to, kanë shqetësuar dhe vazhdojnë të
shqetësojnë psikologët e edukimit,didaktik dhe studiues të ndryshëm.

Është arritur në përfundimin se motivet mund ti klasifikojmë në të lindura dhe të fituara


gjatë jetës.
Pra siç shikohet motivimi është një proces i ndërlikuar. Në një kuptim të ngushtë është e
vështirë të motivosh dikë tjetër. Kjo sepse asnjë njeri nuk është i pa motivuar. Kur themi
që një njeri nuk është i motivuar, nënkuptojmë që si person nuk është i motivuar në atë
drejtim që do të donim të ishte. Veç kesaj,motivimi i seicilit është personal. Por edhe
kur motivet mund të jene të njëjta ato ndryshojnë nga intensiteti me të cilin kryhen
veprimet, pra forca e motiveve ndryshon edhe sipas situatave. Kur nxënësit vijnë në klasë
seicili sjell një hierarki motivesh nga më të fortat e deri nga më të dobëtat. Këto janë të
ndryshme në individë të ndryshëm. Për më tepër brenda hierarkisë së motiveve personale
ka përparësi të cilat këmbehen sipas kohës dhe rrethanave kur ato ndryshojnë. Ka raste

33
kur rrethanat e bëjnë një hierarki edhe pse mund të ndryshojnë rrethanat dhe rëndësia e
tyre.
Motivet ndikohen nga shumë faktorë. Në klasë psh. motivimi i nxënësve varet jo vetëm
nga ngarkesa emocionale personale, por edhe nga qëndrimi ndaj lëndës që mësohet,
prvojës, interesave, vështiresive të të nxënit, klimës që krijohet në klasë etj.

13.1 Faktorët që ndikojnë në motivet e nxënësit

Motivimi brendshëm ka të bëjë me shkallen në të cilën nxënësit merren me një


veprimtari me qëllim që të plotësojnë ose të kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre në
drejtim të temës së dhënë apo të zhvillojnë aftësitë e tyre me marrëdhëniet me kërkesat e
bëra, për të mirën e tyre. Të gjitha qëniet njerëzorë shfaqin një drejtim natyror të
kuriozitetit dhe duan të zhvillojnë aftësitë në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për
të mirën e tyre.

Motivimi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen


disa qëllim e apo synime të cilat shpërblehen edhe nga mjedisi i jashtëm ndaj detyrss.
Tërheqja në veprimtari është kështu një mjet drejt qëllimeve të tjera (dhënia e
lavdërimeve nga prindërit ose mësuesit,rritje e respektit dhe adminisratimit prej shokëve
të klasës, shmangia e aspekteve të pakëndshme, shmangia e dështimit,të qënit të
pasuksesshëm etj).

Motivimi i jashtëm dhe ai i brendshëm shpesh janë në kontrast me njeri-tjetrin por jo të


pa pajtueshëm. Në të vërtetë shumë nxënës kanë motivim të larte të jashtëm e të
brendshëm për t’u marre me një detyre të caktuar psh. ata mund të punojnë shumë në
lëndën e matematikës sepse u pëlqen matematika (motiv i brendshëm) por edhe pse është
e rëndësishme për profesionin e ardhshëm (motiv i jashtem).

Parashikimi i suksesit lidhet me shkallën në të cilën sejcili nxënës vepron duke ia dalë
mbanë në veprimtari të veçanta. Pjesa më e madhe e nxënësve nuk dëshirojnë të bëjnë
përpjekje të mundimshme në një detyre,pasi u duket e vështirë dhe kanë pak shpresë për

34
të arritur sukses. Megjithatë, është interesante, se jo të gjitha detyrat që nxënësit
mendojnë se do t’ia dalin mbanë mund të jenë të motivuara, detyrat që nuk janë të lehta
mund të shikohen nga nxënësit si të pavlefshme dhe ata i largohen, po të mos ekzistojë
një arsye e veçantë për ta bërë këtë. Vëzhgimet e shumta tregojnë se detyrat të cilat
motivojnë më mirë nxënësin janë ato që mund t’i quajmë se përbëjnë “sfidë të
këndshme” për nxënësin që u caktohen atyre do të jenë pak mbi mundësitë mesatare të
tyre.

14.1 Arritja e motivimit të nxënësit

Strategjia bazë që mësuesi mund të përdorë për të arritur motivimin e nxënësit janë ato
që mbështeten mbi motivimin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe shpresën e tyre për
sukses. Është e rëndësishme të theksohet se egzistojnë ndryshime individuale të mëdha
ndërmjet nxënësve në faktin se si dhe kur arrihet motivimi i brendshëm e i jashtëm si dhe
shpresa për sukses.

Në një shkallë të madhe ato ndikohen nga përvoja e tyre në shtëpi, veçanërisht nga masa
e inkurajimit nga prindërit e lidhur me interesin në vlerësimin e të nxënit në shkollë dhe
arritjen e synimeve shkollorë,nga përvoja e tyre në shkollë (sidomos nga përvoja e tyre e
suksesit dhe e dështimit) dhe nga mënyra se si perceptojnë synimet që kanë mësuesit për
ta, kërkesat që ju parashtrohen nga detyra të ndryshme. Në mësimdhënien e suksesshme
faktori më i rëndësiushëm është të sigurohet mësuesi se nxënësit mbështeten dhe
inkurajohen për të nxënë dhe u transmetohen shpresa pozitive prej tij. Shpresa të tilla
duhet të jenë realiste dhe nxitëse, ato duhet të bindin se veprimtaritë janë të vlefshme,
interesante dhe mbi të gjitha se sejcili nxënës përparon.

15.1 Mardhëniet mësues-nxënës

Problemi i marrëdhënieve mësues-nxënës është një çështje themelore, në të cilën


ndërthuren koncepte, parime dhe norma kryesore të pedagogjisë. Mësuesi dhe nxënësi
janë dy bashkëpunëtorë të ngushtë gjatë gjithë viteve të shkollimit. I pari është drejtues
35
dhe organizator i procesit mësimor, i dyti duke punuar nën drejtimin e mësuesit, do të
përvetësojë njohuritë, shkathtësinë dhe shprehitë që përcaktojnë programet mësimorë. Për
të kryer detyrat e tyre ata duhet të sigurojnë një bashkëpunim të ngushtë, marrëdhënie të
drejta mes tyre për të ndihmuar reciprokisht njeri tjetrin. Këto marrëdhënie e shohim në
dy fronte kryesorë:
Në procesin mësimor dmth brenda orës së mësimit dhe në aspektet jashtë këtij procesi,që
në të vërtetë janë vazhdimi i tij, si dhe në veprimtarinë edukative. Sigurisht që
marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin nuk ndahen si të prera me thikë. Ato nuk mund të
jenë të prera në “aspektin e ngushtë mësimor,didaktik” dhe në “aspektin edukativ”.
Kështu,sidomos në aspektin e dytë, janë trajtuar tradicionalisht për disa dekada me
radhe. Kjo ka pasur arsyet e saj, sidomos në rritjen e rolit të mësuesit si edukator. Por
aspekti mësimor, ka në brendinë e vet edhe atë edukativ,sepse vetë procesi mësimor është
i tillë. Problemi vazhdon edhe jashtë orës së mësimit. Marrëdhëniet që krijohen gjatë
procesit mësimor vazhdojnë të thellohen me tej, jashtë këtij procesi, ashtu si dhe
marrëdhëniet e drejta shkollorë ndikojne edhe në procesin mësimor. Për lehtësi studimi
po i ndajmë: marrëdhëniet mësues-nxënës në procesin mësimor dhe ato jashtë tij, duke e
trajtuar procesin mësimor si frontin kryesor të punës se mësuesit.

16.1 Nxënësi-personaliteti i tij. Të drejtat e nxënësit si burim i


bashkëpunimit dhe suksesit në procesin mësimorë

Nxënësi është një qënie e ndërlikuar nga një sërë faktorësh që formojnë personalitetin e
tij. Ky personalitet duhet njohur nga mësuesi, duhet afirmuar përpara nxënësve,në
mënyrë që të nxiten anët pozitive. Njojha, respekti i mësuesit ndaj nxënësit,është një
mjet i jashtëzakonshëm për marrëdhënie të drejta dhe të qëndrueshme mes tyre.
Të drejtat e nxënësve,ashtu si dhe të mësuesve, janë të harmonizuara me interes të
shkollës,të bashkëpunimit të tyre për mbarëvajtjen e saj. Koncepti i të drejtave të
nxënësve ka qënë i kufizuar në kategorinë e të drejtave minimale. Të drejtat e tyre nuk
duhet të jenë në dëshirën e mirë ose të keqe të mësuesit. Manipulimi i të drejtave të
nxënësve nga mësuesit,kur ata “sillen mirë”, përbën shkelje të demokracisë në shkollë.
Cilat njohuri dhe aftësi do t’u siguronin nxënësve ekzekutim të të drejtave të tyre? Ka
disa prej këtyre të drejtave.

36
E drejta e lirisë se fjalës: Nxënësit gëzojnë të drejtën e lirisë së fjalës për aq sa
veprimtaritë e shkollës nuk cënohen dhe nxënësve të tjerë nuk u mohohet e drejta për të
mësuar.

E drejta e lirisë së shtypit: Botimet e nxënësve nuk mund të mbyllen ose të cënsurohen
në qoftë se ato nuk cënojnë veprimtaritë e shkollës,nuk u shkaktojnë dëme psikologjike
apo nuk janë të pëlqyeshme. Nxënësi ka të drejte për dinjitet e respekt, të drejtën për
ruajtjen e jetës private.
Ka të drejte për mbrojtje nga abuzimi: Si probleme që lidhen me dhunën fizike e
psikologjike,problemet e shfrytëzimit të fëmijeve për përfitime ekonomike.

Të drejta që lidhen me mirëqenien:Kujdesi mjekësor dhe shoqëror, koha e lirë,pushimi.


Në lidhje me të drejtat e fëmijës së vështirë, ndaj të cilit veprohet për thyerje
disiplinë,të rregullores së shkollës, për fëmijën që ka kryer një akt kriminal,psh. vjedhje,
mësuesi së bashku me nxënësit mund të vendosë se në cilat fusha të drejtat e një fëmije
të tillë duhet të koncentrohen,sa thellë duhet të futen në problemet e tij,etj.
Përjashtimi: Nxënësve u jepet e drejta të njihen me motivacionin në lidhje me
përjashtimin,duke përëfshirë njoftimin për dhunimin,mbrojtjen e dëshmisë dhe të drejtën
për vetëmbrojtje para se të merret vendimi për përjashtim.

Të drejtat civile: Nxënësi nuk mund të përjashtohet nga aktivitetet e shkollës,nga bursat
etj. ,duke u bazuar tek raca,seksi apo origjina.

Vlerësimet: Prinderit dhe kujdestarët kanë të drejte të lexojnë vlerësimin apo vlerësimet
e fëmijës se tij në shkollë.

37
17.1 Pikëpamje të ndryshme lidhur me qëndrimin ndaj nxënësit

Qëndrimet ndaj nxënësit


nuk kanë qënë dhe nuk janë
plotësisht të njëjta. Duke
kaluar një vështrim të
shpejtë mbi këto qëndrime,
dalin edhe pikëpamje
teorike të ndryshme. Mes
tyre vërejmë qëndrime të
njëanshme, shtrënguese apo
liberale të tejskajshme si
pragmatizmi,
egzistencializmi, e të tjera, të cilat predikonin “edukatën e lire”,”edukatën e re”, 15
shkollën aktive”etj. ,sipas të cilave vihet në qëndër nxënësi,nisma dhe vetëveprimi i tij.
Si pasojë e ndikimit të shkollave të huaja,vazhdoi trajtimi i njëanshëm i nxënësit vetëm,
ose kryesisht si objekt edukimi, duke u fetishizuar roli i mësuesit, metodat konservatorë
që ndrydhnin personalitetin e nxënësit.
Në mjaft shkolla, sidomos në të mesmet, në të cilat fryma demokratike po ndihet me
shumë, pozicioni i nxënësit filloi të ndryshoje, duke u vënë re me dukshëm personaliteti i
tij. Duke u thelluar fryma demokratike në vend, pra edhe në shkollë, po ndryshon edhe
pozicioni i nxënësit. Ai tashmë është edhe objekt edhe subjekt i mësimit dhe edukimit.
Tani kemi kombinim të mësimit me vetëmësimin, dhënien e mësimit me të nxënin, të
edukimit me vetë edukimin, të veprimtarisë të mësuesit, pedagogut me veprimtarinë e
nxënësit, studentit.
Procesi i të mësuarit në shkollë përbëhet nga veprimtaria e përbashkët e mësuesit dhe e
nxënësit, dhe pikërisht nëpërmjet kësaj veprimtarie u transmeton nxënësve njohuritë
shkencorë.
Duke parë veçoritë dhe kërkesat shkencorë në organizimin e orës së mësimit,gjatë së cilës
mësuesi luan rolin udhëheqes, vemë re njëkohësisht edhe rolin aktiv të nxënësit në
mësim, në të gjitha etapat e rëndësishme të orës, në kontrollin e dijeve,në punë të

15
Shkolla e të nëxënit, ISP, Kristalina , Tiranë
38
pavarur,në punime me karakter krijues, në përforcimin e njohurive nga ana e mësuesit,
në punët e laboratorit etj.
Nxënësi percepton njohuritë që i jep mësuesi dhe, nën udhëheqjen e tij, punon në
mënyrë të pavarur për të fituar njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Ai është veprues kur
mësuesi punon me tërë klasën,si në mënyrë ballore ashtu edhe në trajtimin individual të
nxënësve të veçantë, për t’u dhënë njohuri në fusha dhe në tema ku e kanë me të
domosdoshme,në sajë të një bashkëpunimi dypalësh. Pra,nxënësi nuk është një qënie
jovepruese që i nënshtrohet të mësuarit, por një personalitet veprues, i cili mendon në
mënyrë krijuese dhe e ndjen thellë komunikimin me të.

18.1 Marrëdhëniet mësues-nxënës, kryesisht gjatë procesit mësimor

Marrëdhëniet mësues-nxënës,
të njohura në pedagogji,
shprehin marrëdhëniet
shoqërorë që egzistojnë në çdo
rend shoqëror. Këto
marrëdhënie tek ne ndërtohen
mbi bazën e konceptit për
nxënësin si objekt dhe subjekt
i mësimit dhe edukimit dhe
për mësuesin,si organizator
dhe udhëheqës i procesit
mësimor-edukativ. Pra,natyra demokratike e marrëdhënieve mësues-nxënës përcaktohet
nga marrëdhëniet demokratike në shoqeri. Problemi i këtyre marrëdhënieve ka edhe
bazën e tij psikologjike. Nxënësi duke hyrë në një sistem lidhjesh shoqërorë, përpiqet të
konfirmohet në kolektiv dhe në marrëdhëniet me mësuesin. Sigurisht, janë me rëndësi
vetëdija dhe ndjenjat,të cilat shumë herë përcaktojnë edhe motivet e veprimtarisë së
nxënësve. Prandaj këto marrëdhënie duhet të ndërtohen në atë mënyrë që të zgjojnë
interesin e nxënësve për veprimtari.

39
Karakteri i vetëdijshëm dhe metoda e bindjes shprehin orientimin e gjithë punës dhe të
marrëdhënieve mësues-nxënës, për një bashkëpunim të lirë dhe të ndërgjegjshëm, për
zbatimin e detyrave dhe të drejtave të të dy palëve.
Figura e mësuesit, personaliteti i tij i lartë, horizonti,parimësia, vëmendja dhe dashuria
për nxënësit nuk kanë gjë të përbashkët me fetishizimin burokratik të vendimeve dhe
rregullave,me veprimtarinë e gënjështërt, me frikën,apo me lëshimet liberale. Kërkesa e
mësuesit ka karakter objektiv,të drejtë,ajo shpreh detyrën dhe dëshirën e tij.
Këmbëngulja e tij në kërkesa të arsyeshme ndaj nxënësve është kusht kryesor i pozites së
tij të drejtë.
Roli udhëheqës i mësuesit i jep orës së mësimit një organizim të vërtetë shkencor, ku, në
bashkëpunim me nxënësit, realizohet me cilësi procesi i përvetësimit të njohurive,
formimi i shkathtësive dhe shprehive. Prandaj themi se ora e mësimit karakterizohet nga
një organizim i plotë, me veprimtari të përbashkëta të dyanëshme mësues-nxënës, me
disiplinë shkencorë nga të dy palët, me kërkesa rigoroze për rendiment dhe cilësi.
Prandaj në marrëdhëniet e tij me nxënësit, mësuesi duhet të ruhet nga të dy krahët, si
nga liberalizimi pedagogjik, ashtu edhe nga konservatorizmi pedagogjik.
Mësuesi i mirë e di se disiplina e ndërgjegjshme në orën e mësimit nuk vendoset me të
bërtitura, as me ndëshkime, as me frikën e notës, as me kërcënime.
Duke qënë një front i përbashkët procesi mësimor, mësuesi respekton personalitetin e
nxënësve. Njohja e njeri-tjetrit, jo vetëm në procesin mësimor, por edhe jashtë tij, krijimi
i ndjenjës së barazisë të bashkëpunimit kundër ndjenjës së madhështisë dhe superioritetit
krijojnë besim të ndërsjelltë mes tyre.
Marrëdhëniet mësues-nxënës në procesin mësimor përfshijnë tërë strukturën e orës së
mësimit, kontrollin e nivelit të njohurive ,shpjegimin e lëndës se re përfocimin duke
pasur përforcimin duke patur një fushë mjaft të gjërë për vecoritë e tyre. Por këto duhen
parë në një vështrim më të përgjithshëm.
Pedagogu i madh,Pestoloci shkruan: një mësim në shkollë i cili nuk përfshin të tërë
shpirtin të cilin edukimi i njeriut duhet të përfshijë dhe që nuk ndërtohet plotësisht në
rrethanat e jetës shtëpiake,çon një cungim artificial të njeriut . Më tej ai përshkruan
marrëdhëniet e tij me nxënësit:
Cdo ndihmë, çdo përkrahje në nevojë çdo mësim që ata morën u vinte drejtpërdrejtë nga
unë. Dora ime ishte në dorën e tyre, syri im shihte në syrin e tyre …. Ata ishin tek unë e
unë isha tek ata.

40
Pedagogu i shquar, Makarenko ka shkruar shumë për këtë problem, por si në veprën
letraro-pedagogjike “Poema pedagogjike” ashtu dhe në të tjerat si “Flamuj mbi kulla”etj.
del e qartë ideja se nxënësit i duhet kërkuar por edhe duhet respektuar shumë ai. Pra,
respekti për nxënësin duhet filluar që në minutat e para të procesit mësimor,gjatë gjithë
orës së mësimit,madje duhet të vazhdojë edhe pas saj. Për shembull, në komunikimin e
mësuesit me nxënësin, që në kontrollet individuale apo ballorë të nxënësve,kërkohet një
vëmendje masive për tërë kolektivin e klasës dhe, njëkohësisht për çdo individ në
veçanti, për të mos mbetur asnjë nxënës në harresë,nën hije,duke mos u aktivizuar,për
shkak të paaftësive të tij në përgjigje të pyetjeve. Kjo do të na conte në braktisje
pedagogjike,në një cënim të rëndë të këtyre marrëdhënieve. Pra,mes të tjerave,në
kontrollin e dijeve duhet shmangur ajo ndjenjë frike,ankthi,që kanë disa nxënës në këtë
etape të orës së mësimit,çka e shprehin me një “lehtësim”të tyre,kur fillon mësuesi
shpjegimin e lëndes së re, domethënë, kur përfundon të pyeturit e tyre.
Krijimi i një atmosferë më me interes dhe me veprimtari të gjallë, optimiste për të gjithë,
shmangia me çdo kusht e ndjenjës së pasigurisë tek disa nxënës që kanë frikën e mbetjes,
ndikon për mbarë në psikiken e nxënësve. Kur këtë frikë e kultivon vetë mësuesi me
shprehje dhe veprime të pamatura për disa nxënës me dobesi e zbrazëti në njohuritë,
pasojat dihen janë të dëmshme.
Një mësues që nuk ka të folur të kultivuar,që përdor fraza të rëndomta, nuk e tërheq
auditorin e nxënësve nëpërmjet shpjegimit të tij.
Nëse ai është indiferent ndaj nxënësve që ka përpara,nuk ka se si të krijojë interes dhe ti
tërheqë ata me shpjegimin e lëndës,në pjesëmarrjen e tyre aktive në mësim.
Pas një zotërimi të mirë të lëndës,duhet edhe një e folur e përpunuar, një zë normal, për
të mos i bezdisur nxënësit, duhet një shikim i preokupuar,dashamirësi,jo i
nervozuar,sepse ky i fundit nuk do të krijonte interesim tek nxënësit.
Si mund të krijojë marrëdhënie të drejta me nxënësit një mësues që shpjegon me
nervozizëm,apo një tjetër që duket sikur flet me vetveten,pa krijuar asnjë emocion tek
nxënësit e tij?
Diçka e re duhet sjellë patjetër edhe në përforcimin e njohurive të reja,në mënyrë që
nxënësit të pyesin lirshëm,të shfaqin mendimet dhe pikëpamjet e tyre,shfaqje të cilat
tani,në shoqërinë tonë pluraliste demokratike janë aq normale. Një atmosfere e lirë
demokratike kërkohet në çdo etapë të orës së mësimit,ajo është kërkesë bashkëkohorë
për marrëdhënie të drejta mes mësuesit dhe nxënësit.

41
Rritja e efektshmërisë së orës së mësimit është e lidhur edhe me pjesëmarrjen e nxënësve
në mësim,me dëshirat,interesat dhe,në mjaft raste,edhe me prirjet e nxënësve dhe
orientimet,nxitjet e mësuesit në këto fusha. Por para se gjithash,ajo është e lidhur me
krijimin e një fryme të ngrohtë bashkëpunimi për realizimin e tyre. P. sh. në një orë
fizike dhe matematike,nëpërmjet një eksperimenti masiv, të gjithë bashkë,nxënës dhe
mësues,ndjekin dhe zbatojnë procedimet shkencorë. Në matematikë,nxënësit bashkë me
mësuesin, shkojnë drejt zgjidhjes së vështirë të një problemi me një orientim të caktuar.
Kur ky bashkëpunim nuk sigurohet, mësuesi punon vetë në tabele të zezë,por klasa, ose
një pjesë e nxënësve,nuk e ndjek. Ai vazhdon punën i harruar dhe i shkëputur prej tyre.
Kuptohet,rendimenti i orës së mësimit bie. Krijohen zbrazëtira në njohuritë, para ardhëse,
të ftohjes me mësuesin, lëndën dhe shkollën.
Mësues të mëdhenj, si Montanjë (Miguel de Montagne) dëshirojnë të bashkëpunojnë aq
ngushtë me nxënësit në orën e mësimit,sa që më shumë duan të flasin nxënësit, se ata
vetë.
Problemi i marrëdhënieve mësues-nxënës në orën e mësimit,fiton vlera të reja në ecurinë
dhe zgjidhjen e tij,kur nxënësi pyet dhe kërkon sqarime për një paqartësi që i lind, për
një problem të caktuar.
Ciltërsia e mësuesit në komunikimin me nxënësit,toni i ngrohtë,zgjedhja e kujdesshme e
shprehjeve, kthjelltësia e mendimeve dhe sistemimi i tyre, dhënia e njohurive në mënyrë
të përshkallëzuar,nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara,nga e njohura tek e
panjohura,nga e afërta tek e largëta etj. ,e bëjnë nxënësin ta ndjekë mësuesin e tij dhe të
bashkëpunojë në procesin mësimor,qoftë edhe në disa lëndë si matematika,e cila jo pak
nxënësve u duket lëndë e vështirë. Janë të papranueshme rastet,kur ndonjë mësues, për
të ruajtur “autoritetin”e tij dhe të lëndës,paraqitet përpara nxënësve i ngrysur, i
heshtur,duke i parë nga lart. Edhe më e rëndë është kjo atmosfere,kur shoqërohet nga
fjalë fyese për nxënësit,të cilët paraqesin vështirësi në një lëndë të caktuar.
Në krijimin e marrëdhënieve të ngrohta mes nxënësve dhe mësuesve,duhet vlerësuar çdo
etapë e parashikuar në strukturën e orës se mësimit. P. sh. ,në formulimin e pyetjeve që u
drejtohen nxënësve,të cilat jo vetëm duhet të jenë të formuluara mirë nga ana
shkencorë,por ato duhet të përshkohen njëkohësisht edhe nga fryma e bashkëpunimit për
arritjet e qëllimeve arsimorë.
Vëmendja ndaj nxënësit që nuk përparon mirë,nuk duhet të mungojë,as edhe fjalët
nxitëse dhe jodenigruese, në mënyrë që të mos ndrydhet personaliteti i tij, të mos fyhet,të
përkrahet për të thënë mendimin.
42
Aq më shumë në kontrollet me shkrim, në disa raste mësuesit i nxitojnë “shpejt,
shpejt…ai që i di,i di”, pa treguar takt dhe trajtim individual për çdo nxënës,duke pasur
parasysh disa vecori të temperamentit të njërit apo tjetrit.
Disa metoda që zgjidhen për tema të veçanta,për sistemim lënde, për kontroll të dijeve
etj. ,si diskutimi,bashkëbisedimi në një orë-seminar, kërkojnë një bashkepunim më të
afërt të mësuesit me nxënësit në procesin mësimor. Këtu tregohet vëmëndje për të gjithë
klasën,zgjidhet fjalori i vleresimit,i mbështëtjes me fjalë vepruese dhe nxitëse
njëkohësisht.
Këtu, mësuesi evidenton edhe nxënës me prirje të vecanta për konkurse dhe olimpiada,
për të punuar edhe pas orës së mësimit dhe me informacione plotësuese
bashkëkohorë,duke u zgjeruar më tej bashkëpunimi i tyre për probleme të thellimit të
njohurive në fusha të caktuara.
Edhe vlerësimi i nxënësit me notë ka ndikimin e tij në marrëdhëniet mes tyre. Në to, me
një qartësi të veçantë, pa e tepruar,krijon bindje tek nxënësi. Vlerësimet me opinione
kanë pasoja negative në këto marrëdhënie. Nxënësi e humbet besimin të një mësues i
tillë,sepse e vret shpirtërisht, kur nuk merret në konsideratë puna e tij.

43
19.1 Toleranca e tejskajshme dhe pasojat e saj

Lëshimet e tepruara, dobësia e mësuesit, tolerimet e tejskajshme, nuk kanë asgjë të


përbashkët me marrëdhëniet e vërteta mes mësuesve dhe nxënësve.
Marrëdhëniet e drejta mësues-nxënës nuk kanë tëturen as tutelën, as indiferentizmin. Ato
nuk janë një shprehje e vërtetë e demokracisë,duke filluar nga fronti kryesor i punës së
tyre si proces mësimor.

Këto marrëdhënie përfshijnë të gjithë strukturen e orës se mësimit,te gjitha etapat e


saj,të kontrollit të dijeve,të shpjegimit të lëndës së re,të përforcimit etj.
Për të krijuar ide të drejta mësues-nxënës në procesin mësimor,është e domosdoshme
njohja e thellë e teorive psikologjike individuale të secilit nxënës,si dhe përbërja dhe
vecantia e klasës në tërësi. Një njohje e sipërfaqshme e psikologjisë së moshës së
nxënësve me të cilët punon mësuesi ,qofshin këta adoleshente apo të rritur, patjetër do të
këtë ndikim në marrëdhëniet mes tyre. Kjo e ndihmon mësuesin për të krijuar një
mjedis të ngushtë në klasë, një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të dyanëshëm,duke
i vënë nxënësit në pozita punë.
Kjo ndikon që të mësuarit,si një proces aktiv dhe krijues dypalësh,të bëhet sa me i
efekteshëm,duke mos mbetur shtjellimi i mësimit vetëm për mësuesin. E theksojmë
këtë,sepse mund të ndodhe të ndeshesh me mësues që janë të aftë në paraqitjen e
lëndës mësimorë,por nuk arrijnë ta vënë në punë masën e nxënësve,t’i ndihmojnë dhe t’i
kontrollojnë ata. Prandaj, një nga problemet e mprehta të didaktikës bashkëkohorë është
jo vetëm përpunimi teorik por edhe afirmimi praktik i pozitës vepruese e krtijuese të

44
nxënësve në mësim,trajtimi i veçorive të të nxënit,kombinimi i punës në klasë me atë në
shtëpi etj.
Me të drejtë pohohet se inspektor me i mirë është grupi i nxënësve,ai e ndjen dhe e
kupton horizontin e mësuesit, përpjekjet e tij gjatë gjithë etapave të orës se mësimit,
tërheqjen e nxënësve,veprimtarinë e tyre gjatë mësimit në mënyrë masive,duke e trajtuar
klasën e çdo nxënës me kujdes,sa në mënyrë ballorë aq edhe individuale;nxënësit
shikojnë mësuesin sa i ndihmon në kapërcimin e vështirësive. Kjo është e qartë për
ta,kur mësuesi i ka këto marrëdhënie në natyrën e tij, në sistemin e punës se tij. Rastet
kur tensionimi i nxënësve bëhet nga mësuesi për arsye të imponuara nga kontrollorë të
ndryshëm, për t’u dukur i “komunikueshem”,kanë një ndikim shumë të keq,e zhveshin
personalitetin e tij.
Qëndrimi i mësuesit për t’u dukur ndikon negativisht në marrëdhëniet e tij me nxënësit.
Pra, pikërisht në etapën më të rëndësishme të orës së mësimit kërkohet një bashkëpunim
i natyrashëm i mësuesit me nxënësit e tij. Nuk mund të pretendohet për mësues të mirë
e nxënës të dobët. Nxënësi është pasqyre e mësuesit,ku mes të tjerash, zë vend edhe
marrëdhënia mes tyre.
Marrëdhëniet e nxënësve me mësuesit në orën e mësimit,vërehen dhe pasqyrohen që në
hyrjen e mësuesit në klasë,në vëmendjen dhe respektin që tregon për nxënësit, në pozitën
e shtruar, të barabartë dhe të preokupuar për punën që duhet të mbajë. Pyetjet,kontrolli
në klasë,nuk ndrydhin njeri, nxënësit duhet të përgjigjen natyrashëm dhe në mënyrë të
lirë.
Midis mësuesve dhe nxënësve duhet të këtë bashkëveprim,në kuptimin që të dyja palët të
mendojnë e të aktivizohen për mësimin.
Në rastet kur një nxënës dëshiron të dalë nga gjendja e prapambetjes,e shkaktuar kjo si
rrjedhojë e një apo disa faktorëve, ndërkohë që nxënësit e tjerë e kanë kuptuar dhe e
vlerësojnë punën në ngritje të këtij nxënësi, ndërsa vetë mësuesi ecën me “defterë të
vjetra”, duke këmbëngulur në vlerësimet negative, atëherë kur ky mësues ka humbur
njëkohesisht edhe në sytë dhe në opinionin e nxënësve të tjerë në personalitetin e tij.
Marrëdhëniet e drejta mësues-nxënës përfshijnë të gjitha lëndët. Mësuesi novator,edhe
në këtë profil krijon atmosferë të mirë optimiste dhe të ngrohtë.
Edhe takti i mësuesit është pjesë e rëndësishme e mjeshtërisë së tij pedagogjike. Në
marrëdhënie me nxënësit,takti i mësuesit e shquan këtë të fundit për horizontin, kulturën
psiko-pedagogjike,zëmërgjërësinë, shpirtin kërkues dhe tolerues njëkohësisht. Mjeshtëria
pedagogjike në marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit,ka të bëjë edhe me figurën,
45
autoritetin e tij16. Qëndrimet pedantë,të ftohta dhe në disa raste nënvlerësuese ndikojnë në
krijimin e një largësie,të një lloj hendeku mes nxënësve dhe mësuesve,sepse mungon ajo
lidhje e çiltër dhe shpirtërore që duhet krijuar mes tyre,në të gjitha moshat.
Tashme është formuar një opinion për autoritetin e mësuesit. Ka autoritet jo ai që e bën
lëndën “gogol”,por ai mësues që punon më shumë,që shquhet për horizont dhe
komunikim të çiltër e të pastër me nxënësit.
Qortimet e pavend të nxënësve të veçantë, sidomos para klasës,duke ulur personalitetin
e tyre,sidomos para moshatareve,pa njohur ndoshta karakterin dhe temperamentin e
nxënësit,shprehin mungesë takti nga ana e mësuesit. Dallimi i hapur i dy nxënësve,të
cilët bëjnë të njëjtën shkelje,por trajtohen në mënyra të ndryshme nga mësuesi, nuk flet
për parimësi,por as për takt e maturi nga mësuesi.
Takti nuk është kërkesë vetëm për një mësues,por për të gjithë. Në një shkollë të
mesme,mësuesja që kryente shërbimin(Një mësuese e ndërgjegjshme në punë), kërkon të
largojë nxënësit nga kati i sipërm,pasi ishte koha e pushimeve dhe ata duhej të dilnin
jashtë. Kur të gjithë ishin larguar, një djalë nuk pranon të largohet. Mësuesja e gjendur
para një këmbënguljeje të prerë të nxënësit, e qëllon me shuplakë. Nxënësi stepet. Ai,
siç duket,këtë akt e bisedon me disa shoke të tij. Njëri nga ata i kishte thënë se mësuesja
do ta mohonte që e kishte qëlluar,pasi atë kohë,në korridor nuk kishte njeri, pra nuk
kishte “dëshmitarë”. Nxënësi nuk nguroi dhe u paraqit në drejtorinë e shkollës. Drejtori e
dëgjoi me vëmendje dhe shprehu keqardhje.
-Kjo që tregoni,-tha ai,-është jo vetëm fyerje për ju por më shumë për ne,të gjithë
mësuesit.
-Ajo,ndoshta edhe mund ta mohojë,-tha nxënësi,duke sjellë ndoshta mendimin e ndonjë
shoku të tij.
-Jo,ajo nuk e ka këtë karakter,-e siguroi drejtori. -Ajo ka gabuar rendë,por këtë që thoni
nuk e bën.
Mësuesja,duke qënë në një gjëndje psikike të veçante, kishte humbur të zotëruarit e
vetvetes. Një ankesë e nxënësit kishte rrjedhoja shumë të rënda morale dhe penale për të.
Drejtori,si mësues me përvojë, i ndodhur para një stresi të rëndë të mësueses,pa e vënë
në shqetësim ndërgjegjen e saj,bëri punën e tij. Nxënësi kishte qëlluar më me takt. Ai e

16
Musai B, Psikologji edukimi, CDE, Tiranë 2008, Faqe 168
46
kishte kuptuar gjëndjen e veçantë, të dënueshme,duke u shprehur:-“Me ka qëlluar nëna
ime…”?17
Kjo dramë e vërtetë në marrëdhëniet e mësuesve me nxënësit,do të bëhej me e rënduar,
në qoftë se mësuesja dhe drejtori i shkollës nuk do ti kishin dalë problemit ballë për
ballë,me reflektime serioze.
Ndonëse të rralla,ndeshen raste të tilla të shëmtuara,mes mësuesve dhe nxënësve në
shkolla të mesme apo 9-vjeçare.
Sigurisht,problemi i përhershem aktual i marrëdhënieve mësues-nxënës në procesin
mësimor,ka një kënd të gjërë dhe gjithmonë aktual. Këtu vetëm përcaktuam disa
drejtime të rëndësishme të konceptimit dhe të veprimtarisë në këtë fushë,nga të cilat
nxjerrim disa konkluzione:

Së pari:
Duke u ndalur në figurën dhe në personalitetin e mësuesit, në atë rol të rëndësishëm që
ka për të gjithë veprimtarinë e shkollës, të nxënësve, arrijmë në përfundimin se ai nuk
mjafton vetëm të zotërojë lëndët,të këtë kulturë të përgjithshme dhe profesionale,por
duhet të jetë dhe i komunikueshëm në marrëdhëniet me nxënësit,të njohë psikologjinë e
tyre,duke ndërtuar marrëdhënie të drejta midis tij dhe nxënësve,mbi bazën e veçantë të
grupit dhe të çdo individi.

Me këto marrëdhënie që ndërton ai në orën e mësimit me nxënësit e tij,hedh baza të


forta,jo vetëm për përvetësim të thelluar të njohurive,por edhe për të kultivuar frymën
demokratike tek nxënësit,në marrëdhëniet e tyre me të gjithë anëtaret e shoqërisë.

Së dyti:
Në marrëdhënie me nxënësit, ai duhet t’i hapë udhë mendimit të lirë, vetëveprimit të
tij,në luftë kundër tutelës, për një përgatitje të shkallëzuar të nxënësve për punë të
pavarur. Duke krijuar marrëdhënie të drejta mes vetes dhe nxënësve, këta të fundit janë
të lirë, të çliruar nga emocionet e tepruara,nga ndjenja e frikës, duke vënë në lëvizje

17
Kraja M, Pedagogji e zbatuar, Tiranë 2011, faqe 129
47
kështu gjithë aftësinë e tyre mendorë për përvetësimin konkret të njohurive, shkathtësive
dhe shprehive.

Së treti:. Ndërtimi i orës së mësimit sipas kërkesave dhe parimeve didaktike krijon
atmosferë punë dhe mobilizimi,mbi bazën e veçorive të moshave dhe atyre individuale,të
cilat duhen marrë në konsideratë edhe në marrëdhënie të drejta midis mësuesit dhe
nxënësve. Mbi këtë bazë,është e domosdoshme që këto marrëdhënie të merren në
konsiderata të veçanta edhe në etapa të rëndësishme të strukturës së orës së
mësimit,sidomos në kontrollin e njohurive,në lëndën e re dhe në përforcimin e saj.

Së katërti:
Krijimi i marrëdhënieve të drejta mes mësuesit dhe nxënësve varet edhe nga niveli
shkencor-profesional i mësuesit,nga fakti nëse ky e ndjen shpirtërisht të ushtruarit e
mësuesisë,në faktin se sa i do nxënësit e tij,sa e kombinon kërkesën e llogarisë me
respektin ndaj tyre.

19.1.1 Paraqitja dhe përbërja e klasës.

Ka dy veçori të rëndësishme të mësimit që kanë një ndikim kryesor në zhvillimin e


klimës së klasës, megjithëse asnjë në vetvetë nuk është pjese e mësimit.
E para, ka të bëjë me paraqitjen e përgjithshme të klasës duke përfshirë rregullimin e
saj, madje dhe pamjen e jashtme të mësuesit dhe nxënësit.
E dyta, ka të bëjë me përbërjen e klasës, nëse është ose jo heterogjene, përsa i pëket
aftësive,moshës, seksit, origjinës shoqërorë etj. Të dyja këto veçoritë transmetojnë
mesazhe të forta përmes kurrukulumit të fshehtë të cilën e përmenden me sipër.

19.1.2 Paraqitja e klasës.

Paraqitja e përgjithshme e një klasë u tregon nxënësve kujdesin që ka mësuesi për të,
për sigurimin e një mjedisi që favorizon të mësuarit. Një dhomë e pastër dhe e
mirëmbajtur me mjetet e përshtatshme, e ndriçuar dhe e ajrosur mirë ndihmon në
vendosjen e një shprese pozitive drejt përmbushjes së objektivave të mësimit. Ekspozimi
i punëve të nxënëseit nxit krenarinë për punën e arritur dhe ato veprojnë si motivues për
arritje të metejshme produktive. Edhe paraqitja e nxënësit duhet të perçojë një shpresë

48
pozitive. Për të krijuar kushte normale pune, mësuesit do ti duhet të mbajë parasysh
këto rregulla që ne po i cilësojmë dhe si përfundime :

1.1 Ulja në banka njëshe

1.2 Ulja në banka dyshe

1.3 ulja në mënyrë rrethore

49
20.1 Konkluzione

Nga sa thëmë më sipër, nga bisedat anketat pa fund me mësues e nxënës, por edhe nga literatura
e përvoja jonë e ndërkombëtare, gjykojmë se drejtimi dhe organizimi i mirë i klasës siguron një
fillim të mirë të mësimdhenies, krijon mundësinë e krijimit të një klime të favoshe në vijimësi si
dhe garanton efikasitet gjatë procesit.
1. Organizimi dhe drejtimi i klasës janë një kusht i domosdoshëm për një realizim cilësor të
procesit të mësimdhënies.
2. Organizimi i klasës dhe vendosja e nxënësve bëhet në përputhje me qëllimin e veprimtarisë dhe
me temën e mësimit që do të zhvillohet.
3. Një parakusht i rëndësishëm i organizimit dhe i drejtimit të klasës është edhe parashikimi i
shfrytëzimit të hapësirave për vendosjen e bankave dhe për përdorimin e mjeteve mësimorë.
4. Krijimi i një klimë pozitive në klasë është i lidhur me realizimin e një tërësie
faktorësh,si:shpresat për sukses,vetërespektimi i lartë i nxënësve,marrëdhëniet mësues-
nxënës,komunikimi etj.
5. Planifikimi i kohës aktive dhe procedimi gjatë orës së mësimit në kufirin mesatar të
shpejtësisë për veprimet mësimorë që do të bëhen, janë me rëndësi për të siguruar një kalim të
qetë të nxënësve nga një veprimtari në tjetrën.
6.Organizimi i mirë i klasës nënkupton njohjen nga nxënësit të sjelljes që u kërkohet. Një
planifikim i mirë dhe i kujdesshëm i rregullave e i procedurave lehtësojnë punën e mësuesit dhe
sigurojnë një disiplinë dhe efektshmëri në procesin mësimorë
7. Të sigurohet një hapësirë e lire midis nxënësve me qëllim që tu jepet mundësi për një lëvizje e
një veprim të mirë mes tyre dhe për një komunikim normal të nxënësve me mësuesin. Kjo
hapësirë krijon një mundësi që nxënësit të përdorin lirshëm dhe pa bërë rrëmujë të gjitha
orendite e klasës, si raftin, tavolinën e mësimit etj.
8. Të krijohet mundësia që nxënësit të shikohen lehtësisht nga mësuesi. Sikur mësuesi të mos
shikojë të gjithë nxënësit,ai nuk do të jetë në gjëndje për përcaktojë se cili nga ata ka nevojë për
ndihmën e tij ose nuk mund të parandalojë ndonjë shmangie a lënie pas dorë të detyrave të
dhëna ose prishjen e qetësisë.
9.Materialet mësimorë ose pajisjet e ndryshme që do të përdorën nga mësuesi dhe nga nxënësi,te
vendosen në vende të përshtatshme e në gadishmëri pune.
10.Të sigurohet mundësia që nxënësi të shikojë me lehtësi çdo drejtim të veprimtarisë së
mësimit. Cdo mësues duhet të organizojë vendosjen e nxënësve në mënyrë të tille që të shikojë
dërrasën e zezë,aparatin e projektimit ose mjetet e tjera që përdoren, pa lëvizur ose të lëvizë
karrigen dhe pa shtrëmbëruar qafën.

50
21.1 ANKETA

Tema: Drejtimi i klasës

Anketa drejtuar nxënësve të shkollave 9-vjeçare

1. Çfarë është shkolla për ju?

A. Një institucion i detyrueshëm që të jep dije.


B. Një institucion i detyrueshëm,por i pavlere.
C. Një ambient ku të kalosh kohen e lirë.

2. Sa e vlerësoni ju shkollën?

A. Shumë
B. Pak
C. Aspak

3. Çfarë vendosjeje kanë bankat tuaja në një orë mësimi?

A. Në mënyrë rrethorë
B. Në mënyrë paralele (dy grupe përballe njëri tjetrit)
C. Në mënyrë të zakonshme në tre grupe.

4. Cila është mënyra e transmetimit të njohurive nga mësuesi juaj?

A. Me skema
B. Me shpjegim,por pa skema
C. Me videoprojektor

51
5. Kur është më interesante dhe më e kuptueshme një orë mësimi?

A. Kur shpjegohet me skema dhe ilustrohet


B. Kur bëhet shpjegim riprodhues
C. Kur realizohet me pamje me ngjyra.

6. Si është aktivizimi i nxënësve në klasë?

A. I pjesshëm,vetem një grup


B. I plotë. pa dallim ndërmjet nxënësve të tjerë
C. I privilegjuar,ne baze të njohurive

7. Kur e nis shpjegimin mësuesi juaj?

A. Në fillim të orës
B. Në fund të orës
C. Vetëm pyet e nuk shpjegon

8. Cilat metoda mësimorë përdorën me shpesh nga mësuesja juaj?

A. Tradicionale (mësuesi shpjegon dhe pyet nxënësit)


B. Punë në grupe
C. Debati, diskutimi.

9. Cila lëndë ju pëlqen më shumë?

A. Matematika
B. TIK
C. Kimia

52
10. Sa të kënaqur jeni nga mësuesit tuaj?

A. Shumë
B. Pak
C. Aspak.

11. Sa herë organizoni mbledhje në klasë për çështjet që ju shqetësojnë?

A. Një herë në javë


B. Një herë në muaj
C. Asnjëherë.

12. A keni zhvilluar orë mësimi në natyre?


A. Shpeshherë
B. Ndonjëherë
C. Asnjëherë

13. A. Bisedoni me mësuesin për probleme mjedisorë?

A. Po
B. Jo
C. Për çfarë problemesh

14. Cili është qëndrimi juaj kur shikoni shokun tek i hedh letrat në dyshemenë e
klasës dhe jo në vendin e caktuar?

A. E qortoni
B. Bën sikur nuk e shikon
C. Vepron dhe ti si ai.

53
15. Çfarë qëndrimi mbani kur shikoni që klasa juaj është e papastër?

A. Heshtni se është detyre e pastrueses


B. Përcillni shqetësimin tek mësuesi kujdestar
C. Ju krijon shqetësim por nuk e shprehni

16. A ka mungesa në klasën tuaj?

A. Gjithmonë
B. Ndonjëherë
C. Rrallë herë

17. Sa here janë në dijeni prindërit kur ju mungoni?

A. Gjithmonë
B. Ndonjëherë
C. Asnjëherë

18. Si vepron mësuesi me një nxënës që ka kryer shume mungesa?


A. Është indiferent
B. I kërkon të rikuperoje mësimet e humbura privatisht
C. Ofrohet bashke me klasën ta ndihmoje për të rikuperuar.

19. Ne klasën tuaj ndodhin konflikte?


A. Gjithmonë
B. Ndonjëherë
C. Asnjëherë

20. Nëse ka ndodhur një konflikt çfarë qëndrimi mbani ju?

A. Tërhiqeni se nuk ju intereson të ngatërroheni me problemin


B. Përfshiheni në konflikt
C. Mundohuni të zbusni situatën.

54
21. Çfarë i shtyn më shume nxënësit drejt një konflikti?

A. Marrëdhëniet familjare
B. Marrëdhëniet mësues-nxënës
C. Problemet e moshës (adoleshencës)

22. Çfarë do të donit të ndryshonit në shkollën tuaj?


A. Stafi i mësimdhënies (mësues të veçanta)________________________
B. Metodat mësimorë (cilat)____________________________________
C. Uljen e numrit të nxënësve në klasë (sa)________________________

U anketuan nxënës të klasave 9-vjeçare të shkollës “Xheladin Fishta” Shkodër. Numri i


nxënësve të anketuar 40 dhe ai i pyetjeve te drejtuara 22.

Varianti A

Varianti B

55
22.1 Përgjigjet:

Pyetja 1

37 nxënës zgjodhën alternativen A


3 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 2

30 nxënës zgjodhën alternativen A


10 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 3

10 nxënës zgjodhën alternativen A


22 nxënës zgjodhën alternativen B
8 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 4

18 nxënës zgjodhën alternativen A


11 nxënës zgjodhën alternativen B
9 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 5

20 nxënës zgjodhën alternativen A


5 nxënës zgjodhën alternativen B
15 nxënës zgjodhën alternativen C

56
Pyetja 6

18 nxënës zgjodhën alternativen A


7 nxënës zgjodhën alternativen B
15 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 7

32nxenes zgjodhën alternativen A


8 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 8

20 nxënës zgjodhën alternativen A


17 nxënës zgjodhën alternativen B
3 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 9

8 nxënës zgjodhën alternativen A


20 nxënës zgjodhën alternativen B
12 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 10

30 nxënës zgjodhën alternativen A


9 nxënës zgjodhën alternativen B
1 nxënës zgjodhën alternativen C

57
Pyetja 11

37 nxënës zgjodhën alternativen A


3 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 12

30 nxënës zgjodhën alternativen A


10 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 13

35 nxënës zgjodhën alternativen A


5 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 14

28 nxënës zgjodhën alternativen A


12 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 15

9 nxënës zgjodhën alternativen A


20 nxënës zgjodhën alternativen B
11 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 16
3 nxënës zgjodhën alternativen A
21 nxënës zgjodhën alternativen B
16 nxënës zgjodhën alternativen C

58
Pyetja 17

32 nxënës zgjodhën alternativen A


7 nxënës zgjodhën alternativen B
1 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 18
3 nxënës zgjodhën alternativen A
27 nxënës zgjodhën alternativen B
10 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 19
37 nxënës zgjodhën alternativen A
3 nxënës zgjodhën alternativen B

Pyetja 20
14 nxënës zgjodhën alternativen A
8 nxënës zgjodhën alternativen B
18 nxënës zgjodhën alternativen

Pyetja 21
3 nxënës zgjodhën alternativen A
10 nxënës zgjodhën alternativen B
27 nxënës zgjodhën alternativen C

Pyetja 22
1 nxënës zgjodhën alternativen A
2 nxënës zgjodhën alternativen B
37 nxënës zgjodhën alternativen C

59
23.1 Bibliografia:

1.Orlich &... Strategjitë e të mësuarit, Tiranë 1995


2.Kuri v, Gjini R, Bazat teorike dhe ...Tiranë, 2004
3.Senge P&... Shkolla e të nxënësit, Tiranë 2007
4.Karajani P, Didaktika e matematikës, Tiranë 2007
5.Zekaj X, Bazat e Procesit Mësimor, Tiranë 2009
6.Musai, B Psikologji Edukimi, CDE, Tiranë 2008
7.Kraja M, Pedagogjia e Zbatuar, Tiranë 2012
8.Milardet G. Pedagogjia e Përgjithshme, Tiranë 1995
9.Kraja M. “Pedagogjia”, Tiranë 1998
10.Gjini F, Drejt edukimit të një humanizmi të ri, Elbasan 2008
11.AQVAN, Vlerësimi dhe arritjet të nxënësve, Tiranë 2007
12.Musai B, Mjeshtëria themelore të mësimdhënies, Tiranë 1998
13.Gjoci P,(2008) “Metodologji e mësimdhënies”, Elbasan 2008
14.Xhelili Q, Didaktika e Historisë, Tiranë 2001,
15.Subashi G, Daci J, Didaktika e Edukimit Fizik, Tiranë 2004,
16.Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues, Tiranë 2005
17.Zekaj Xh, Kuri V, 2424aforizma për Edukimin, Tiranë 2012
18.Myftiu J,Psikologji Edukimi,Elbasan 2013
Jam mbështëtur në websitet:
1. http://www.portalishkollor.al/
2. http://www.stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t
%C3%AB_nx%C3%ABnit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf
3. https://www.infoshqip.com/marredheniet-e-mesuesit-nxenesit/

Shënim: Fotografitë ilustruese janë marrë në Google Images.

60

You might also like