You are on page 1of 24

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

„HASAN PRISHTINA“
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: EDUKATA QYTETARE

PUNIM DIPLOME
Tema : DHUNA NË FAMILJE

Mentori/ja : Kandidatja:
Prof. Dr. Bahtie Gërbeshi Fitore Buzuku

1
Prishtinë 2014

PERMBAJTJA :

HYRJE.....................................................................................................................................4
1.Familja...................................................................................................................................5
1.1 Martesa...............................................................................................................................6
2. Dhuna në familje..................................................................................................................7
2.1 Dhuna gjinore.....................................................................................................................8
2.2 Dhuna ndaj fëmijëve..........................................................................................................8
3.Llojet e dhunës në familje....................................................................................................10
3.1. Dhuna fizike ....................................................................................................................12
3.1.1 Trefusit organikë dhe psikologjikë të dhunës fizike.....................................................12
3.1.2 Pasojat e dhunës.............................................................................................................13
3.1.3 Pasojat për edukimi.......................................................................................................13
3.2. Dhuna psikike .................................................................................................................13
3.2.1.Shkaqet......................................................................................................................... 14
3.2.2 Tregusit dhe Pasojat.......................................................................................................15
4. Dhuna seksuale...................................................................................................................17
5.Dhuna ekonomike ...............................................................................................................18
6.Plani ditor ............................................................................................................................19
7. Zhvillimi mesimit................................................................................................................20
8.Realizimi i kuptimit.............................................................................................................21
9.Reflektimi(pesevargshi).......................................................................................................22
10.Përfundimi..........................................................................................................................23

Literatura................................................................................................................................24

2
“Çfarë mund të bësh që të promovosh paqe për të gjithë botën? Shko në shtëpi dhe duaje familjen
tënde.” ~Nëna Terezë

3
HYRJA

Dhuna në familje shihet nga një pjese e mirë e popullsise si një gjë normale e cila është pjese
e jetës së përditshme, dhuna në familje në shoqëri është një problem që shfaqet me të gjitha
format e saj , duke u bëre gjithmone e më i ndjeshem në mbar opinionin.
Këta e dine se çbudallallek është shprehja kush të rreh të do.
Për fat të keq burracak të tille ka kudo. Mentaliteti i tyre patriarkal dhe paragjykimi gjinor që
ata kane i bën të besojne se kane të drejte të ushtrojne dhunën.
Duke përkujtuar veten dhe të tjerët e nisa këtë tem me keto parafjal, e duke menduar se si do
ta shtjelloj dhe ta permbledh kët temë të diplomes, si do ti gjejë sqarimet për një dukuri
fatkeqe qe çrregullon tër shoqërine dhe familjet bashkëkohore.
Gjatë këti hulumtimit të temës së diplomes do të mundohem që sa më qartë e shkurtimish t'i
përfshij dhe sqaroj disa nga llojet e dhunës në familje.Duke filluar nga familja si nocion dhe
burim kryesor i saj që nga kjo formohet e gjithë bashkësia dhe grupet shoqërore dhe ndarja e
tyre.
Duke hyr në problemet e dhunës në familje dhe analizuar janë munduar t'i japin një ngjyrë
frytdhënse për të ardhmen dhe ajo që në kohën bashkëkohore që janë evidente, për ta
përmbyllur dhe perkufizuar po e kujtojm edhe këtë thënie të shkrimtarit tonë të madh Sami
Frashrit ku thotë:“Një komb endacak me moral të shëndosh është një mijë herë më i pelqyer
se një komb i qytetëruar me moral të prishur“.

1. Familja

4
Vete familja perkufizohet nga sociologet si grup individesh i lidhur nga gjaku ose nga
martesa, që jetojnë bashke, bashkepunojnë ekonomikisht dhe ndajne përgjegjesite për të
rritur fëmijet e përbashket. Familja është gjithashtu një grupim privat individesh,
marredhëniet dhe sjelljet e të cileve jane të padukshme për të tjeret, nje organizim social
kompleks që konsiston në shumellojshmeri rolesh dhe statusësh. Dhe së fundmi
marredhëniet ndërmjet anetareve të një familje janë më intime, me emocionale dhe më të
ndjeshme. 1

Nocioni familje buron nga latinishtja „familia“, që në gjuhën shqipe do të thotë : shtëpi,
farefis,përkatësisht familje. Lidhje gjaku dhe dallojnë familjen të gjëra dhe të ngusht .

Ndërsa pothuajse në te gjitha përkufizimet hasen elemente të përbashkëta si :

* bashkësia e personave të një gjaku, të cilët jetojnë bashkërisht ;


* bashkësia e përbër nga babi, nëna dhe fëmijët;
* bashkesi e vogel individesh;
* grup shoqëror apo grup individësh;
* formë themelore e bashkësisë shoqërore;
* njësi sociale intime etj.
Edhe sa i përket funksionit të saj, hasen elemente te përbashkëta si:
 Funksione ekonomik;
 Funksione riprodhuse;
 Funksione biologjike e seksuale;
 Funksioni emocional;
 Funksioni social;
 Funksioni edukativ.2
Ne zhvillimin historik të njerëzimit, familja prej se ekziston, vazhdimisht është zhvilluar dhe
ka pësuar ndryshime të theksuara.
Sociologët e antropologët kanë konsideruar se në të gjitha shoqëritë ekziston ajo që quhët
familje bërthame, e cila përbëhet nga prindërit që jetojnë së bashku me familjet e tyre apo
me fëmijë te birësuar. Familja ka kaluar nëpër

disa faza: horde, klani, matrilinare, patrialkale, kognative dhe bashkëkohore.


1
http://www.cp-project.al/wp-content/uploads/2014/01/Dhuna-ne-familje-dhe-PSh.pdf 28.04.2014
2
Dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu „Hyrje në studimet gjinore“ Prishtinë , 2008 fq.59.

5
Nga ekspertët që trajtojnë cështjet e familjes bëhen ndarje e klasifikohen Tipa të tjerë të
familjes. Kështu, nësë për kriter merret vendbanimi, të martesat dallojmë. Jetat te prindërit
e burrit (dhëndrrit), kjo quhet martesë patriarkale, ndërsa kur të martuarit rrinë te
prindërit e gruar ( nuses ) kjo martesë quhet matrilokale3, për nga numri i familjet të gjera
dhe të ngushta dhe kurë krijojnë familje të re të quajtur neolokale.
çdo njeri në të gjitha shoqëritë rritet në një mjedis familjar dhe në çdo Shoqëri shumica
dërrmuse e të rriturve është e martuar ose ka qenë e tillë. Martesa është një institucion social
mjaftë i përhapur, në kultura të ndryshme, ashtu si për elementë te tjerë të jetës sociale, dhe
familjare e martesës ka një shumëllojshmëri modelesh. Krahasimi i jetës familjare dhe i
marëdhënieve martesore të sotme më ato të periudhave të hershme tregojnë se familja
përemdimore ka ndryshuar në mënyrë të dukshme gjatë shekujve. Ndryshime thelbësore po
ndodhin edhe sot në natyrën e familjes, martesës dhe raporteve familjare.

1.1 – Martesa –

Shumica e grave e kuptojnë martesën si një qëllim në jetë, megjithëse disa përmendin se
motivi i tyre për t’u martuar ka qenë dëshira për t’u larguar nga shtëpia e prindërve, varfëria
apo dhuna.
Nga bashkëbisedimi me gratë, martesapërshkruhet si një normë dhe gjendje e dëshirua për
statusin social të grave.
Akoma ekziston tradita patriarkale e martesave me shkes. 4
Gratë presin që martesa t’u krijojë mundësinë për një jetë të mirë dhe të lumtur, por shumë
shpesh ajo u shëndrohet në një tabllo poshtërimi, tensioni, kërcënimi dhe konflikti, dhe jo
mundësi për plotësimin e ëndrrave.

2. Dhuna në familje

3
Anthony Giddens „Sosiologjia“ Cabeja , Tiranë , 2004 .fq.377
4
Shoqata e Grave Refleksione, Raporti (1996) Dhuna ndaj grave. Tiranë . fq. 56

6
Dhuna në familje është një fenomen mbarë botëror, i cili ndikon negativisht në integritetin
fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë:
grave, fëmijëve dhe të moshuarve.
Jane hapur fjale se familja është vendi më i qete për gratë dhe femijët. është vendi ku ata
kane më shumë siguri. Por këtë qetësi dhe siguri e kërcenojne gjithmone sjelljet devijante,
dhuna, konfliktet, braktisja etj.5 Dhuna në familje është rrjedhoj të mosbalancimit të
pushtetit social dhe sot, në shoqëri mbizotëron një shpërndarje e pabarabartë e pushtetit dhe
e mundësive midis burrave dhe grave. Ky mosbalancim i pushtetit është shkaku i parë dhe
kryesor i dhunës në familje. Shkaku tjetër lidhet drejtpërdrejt me neglizhencën a mos
gadishmërin përgjithshme të vendeve te ndryshme për të mbrojtur rregulla ligjore
diskriminimin ndaj qenjeve njerëzore. Dhuna është shumë e shprehur ndaj grave se sa ndaj
burrave.
Për shembull, meshkujt mund të jenë viktimë e ndonjë dhune familjare ,por viktimizimi i
dhushëm i grave është një dukuri e pranishme shumë më tepër në shoqëri.
Shuna mund të shprehet me fjalët: keqtrajtim, forcë, përdhunë, përdhunim, Shtrëngim,
detyrim, abuzim, teprim, shpërdorim etj.6
Ushtrimi i dhunës ndaj të tjerëve nuk nënkupton vetëm atë fizike. Shpesh më rëndë ndihemi
kur dikush na drejtohet me një fjalë të rëndë e fyese se sa kur marrim ndonjë shpullë,
tërheqje veshi etj. “Fjala vret më shumë se plumbi” thonë në popull.
Por një gjë është e ditur: natyra e njeriut, nuk i duron asnjërën, as dhunën a ndëshkimin fizik,
por as atë verbal. Që të dyja shkaktojnë dhimbje, sidomos kur ato janë publike, në prezencën
e të tjerëve. Fjalët dhe shprehjet fyese zakonisht thuhen në prezencë të tjerëve, në klasë-
shkollë. Nëse “fjala vret” atëherë emërtimi “dhunë verbale” na duket se është i drejtë.7
Një formë tjetër agresiviteti është edhe dhuna kolektive , që kryhet nga grupe të caktuara Si
gangssterët , vjedhsit etj.
Në shumë raste dhuna kolektive merr forma të organizuara, ekstreme, deri në luftëra. Formë
e tillë është dhuna ndërkombtare e një shteti ndaj integritetit teritorial, sovranitetit dhe
pavarsis politike të një shtetit tjetër . Tendenca e sotme ne botë është drejt rritjes së numrit të
dhunimeve dhe krimeve.8

2.1. Dhuna ndaj fëmijëve


5
Dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu „Hyrje në studimet gjinore“Prishtinë, 2008 fq.34
6
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe ,Tiranë 2005 fq, 233-235.
7
M.sc. Ismet Potera Mr.sc. Hajrije Devetaku M.Sc. Selim Mehmeti M.sc. Luljeta Shala
seri hulumtimesh .
8
Edmont Dragoti „Psikologji sociale“ fq. 409

7
Ndër pikat kyce ku ndodhen dhuna familjare janë fëmijët, brez i krijuar nga bashkëshortët, e
me bindjen e tyre qe si krijus e kanë të drejtën e plotë ndaj tyre, jetën dhe fatin e tyre.
Dhuna ndaj fëmijëve mund të ushtrohet ne menyrë specifike ne vartësi nga radha e lindjes,
gjinia, prejardhja familjare etj.9
Zhvillimet shoqërore që ndodhin në Kosovën në trazicion, krizat ekonomike që pëfshijnë
dhe familjet, manifestohen edhe në lëkundjet e vlerave të mirëfillta prindrore.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve negative paraqitet dhe dukuria e shfrytzimit të fëmijës të
nxituar nga vet familja .
Fëmijët që punojnë, fëmijët lypës, si të rralleëndër ne, fëmijët e trafikuara apo të shitur, të
përfshirë në veprimtaritë e dëmshme si prodhimi i drogës shfrytëzimi seksual etj. janë
dukuri që degjenerojnë zhvillimin dhe edukimin e fëmijës.

2.2 Dhuna gjinore

Në të përditshmen tonë porë dhe në literaturën tonë shpesh indentifikohet nocioni seksual
dhe gjinor, këto dy nocione nukë janë të njëjta.

Përkatësia seksuale lidhet me organet seksuale të njeriut, të cilat e bëjnë të jetë femër ose
mashkull, apo në raste të anomalive të organeve seksuale dhe hermafroidit\ biseksuale\.

Nga dëshira që fëmijët e tytr t'u përshtaten plotësisht sterotipeve gjinore të krijuara në
mentalitetin dhe kulturën e caktuar, prindërit me dhunë fizke e psikologjike përpiqen ta
ndryshoj preferencën gjinore të fëmijëve të tyre.
Do t'i tregojmë disa nga këta shembuj prindërit ushtrojnë dhunë ndaj preformancave të
kundërta gjinore:
*Zgjedhja e lodrave( vajzat me kukulla dhe mjetet të kuzhinës- djemtë më armë, me
mjete të transportit, top, aktivitete sportive.)

*Mjedisi për të luajtur ( vajzat brenda në shtëpi ; djemtë jashtë shtëpisë).


*Ngjyrat e rrobave ( vajzat kryesisht pembe; djemët neutrale dhe nuanca
e kaltërt.
* Krimi ndaj fetusit femër
9
Prof.Dr. Afërdita Deva-zuna, dhuna ne familje nën thjerrën pedagogjike, Prishtinë . 2008 fq.42.

8
* Diskriminimi në fimirijë
* Dhuna në martes (virgjeriteti , detyrimi në martes)
* Diskriminimi si e martuar (puna të ardhurat)

3. Llojet e dhunës në familje

9
Llojet dhe format e dhunës mund të jenë dryshem. Zakonisht janë kriteret në bazë të
cilave paraqiten llojet dhe format e ndryshme, përmes të cilave manifestohet dhe
ushtrohet dhuna.
Gjatë këtij klasifikimi, gjithnjë duhet pasur parasysh kriteret bazë të së ciles
paraqitet lloji i caktuar i dhunës si dhe konstatimin se rrallë ushtrohet vetëm nje lloj i
dhunës. Dhuna që ushtrohet është zakonisht e kombinuar. Pasojat janë mjaft mikste
dhe komplekse10.
Dhuna familjare ështe emërtim që nënkupton abuzimin ndaj një personit në
familje, qoft mashkull apo femër, i rritur ose fëmij dhe pleqve.
Dhuna në familje shpreh raportin e abuzumit dhe të kontrollit të ushtruar nga një
marëdhënie ndaj tjetrit i cili person konsiderohet si viktim e atij raportit .
Thënë më qartazi dhuna në fëmijë është emërtim që nënkupton abuzimin ndaj një
përsonit në familja.
Në botën bashkëkohor vërhet një shtim i madh i të gjitha sjelljeve kriminale që
manifestohen me aplikimin e agresivitetit dhe dhunës me të drejtë këtë dukuri e
cilsojmë si karakteristikë të kohë bashkëkohore , duke theksuar se dhuna ka përfshirë
shumë segmente të jetë së njeriut në shoqërinë e sotmen .
Kodi i përhershëm penal i Kosovës i ka paraparë në disa kapituj veprat penale qe kanë
te bëjnë me përdorimin e dhunë.

Në nenin e 15: janë paraparë veprat kundër jetës dhe turpit ,


Në nenin e 16: veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut ,
Në nenin e 17: veprat penale kundër ndërtimit dhe autoritetit ,
Në nenin e 19 : veprat penale kundër integritetit seksual,
Në nenin e 20: veprat penale kundër martesës dhe familjës etj.
Në të gjithë këta kapituj është ofruar mbrojtje konkrete kundër formave të ndryshme
të përdorimit të dhunës.11
Sipas autorit kroat Franjo Beçiq, kriminalitetin e dhunës në çfardo forme apo figure,
e cilësojnë disa veti.Në rend të parë, ai gjithmonë nënkupton aplikimin e dhunës fizike
dhe psikike. Viktima me veprime te dhunës , përherë detyrohet të veproj ose te mos
veprojë. Aktiviteti ndaj viktimës është i dhunshëm dhe agresiv. Me veprimet kriminale
të dhunës kërcënohet integriteti trupor dhe jeta ose lira e viktimës.

10
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike , Prishtinë, 2008 .fq.6
11
Dr.Ragipi Halili, „Kriminalogjia“, -botimi i katërt -, Prishtinë, 2005 fq 173

10
Si dhunë konsiderohet dhe shtrëngimie maltretim psikik, shkatrrimi i shqetësimit dhe
pasigurisë së perhershme psikike. Dhuna si karakteristik dhe veti esenciale e këtj
kriminalitetit, dhe veti esenciale e këtij kriminaliteti, nderrmirret me anë të shumë
veprimeve dhe ajo nuk do të thotë vetëm një akt brutaliteti ose atakim fizik.
Shuna e këtillë mund të ndërrmirret jo vetëm ndaj përsonit te caktuar, trupit, jetës,
nderit, lirisë, së tij, por edhe ndaj pronës, sendeve, ndaj të mirave tjera, ndaj të
afërmve të të tij ose njerëzve tjerë me të cilët ai ka ndonjë raport farefisnor ose
miqësor.
Kjo dhunë mund të shprehet si veprim për asgjësimin, shkatërrimin, demontimin e
gjësendeve dhe të pasurisë së viktimës, pra si një lloj sjelljeje vandaliste.12
Shkaqet e dhunës: Jan çështje të strukturës së personalitetit, e këto veqanarisht si pasojë e
jetës dhe edukimit familjar, kulturës, së komunitetit dhe shoqëris në të cilën formohet
personaliteti.
Shkalqet më të përgjithshme janë:
 Mentaliteti fanatik në të cilin formohet personaliteti,
 Kushtet sociale –ekonomike,
 Shkalla e arsimimit ,
 Familja patriarkale
 Personaliteti (beuroza)
Rritja dhe zhvillimi në dhunën familjare është faktorë i rëndsishëm i gjuhës komunikuese
së familjes dhe pasojave edukative për të tjera personalitete familjare në zhvillim e sipër.
Gjuha e dhunshme familjare zakonisht formëson dy tipa diametral të kundërt të
personaliteteve, por njësoj të dëshme për individin dhe shoqërinë.
Objektivat e dhunës mund të jenë të ndryshme, si:
 Të ndëshkohet individi ngase nuk i është bindur autoritetit dhe mentalitetit familjar
si:
 Të detyrohet individi edhe me kusht denigrimit personal , t'i respektojë
normat familjare,
 Të ndërshkohet individi i pa bindur ndaj personit autoritar në familje,

 Të përulet e thyhet individi i cili ka vlera superiore në krahasim me personin autoritar


në familje,

12
Cituar sipas M. Sinder veo.ecit.fq.367-369

11
 Individi t'u nënshtrohet kushteve dhe kërkesave poshtëruse familjare.

Pasojat e përgjithshme të dhunës pritet të jenë:

 Kuptimi i përsonit të dëgjueshëm,


 Përsoni i bindur pa kushte,
 Person me qëllime e sjellje të harmonizuar me autoritoritri e familjes.
 Person i shkallmuar emocionalisht apo dhe psiqikisht,
 Person që lufton deri ne rebelizim për ruajtjen e personalitetit
vetanak,13
Llojet dhe format e dhunës: mund të jenëndër më të ndryshmet .Ato , shpesh nuk mund të
kornizohet strikt e qartazi, sepse kryqëzohet dhe kanë efekt të kombinuar.
Mirëpo, me qellim perkufizimi teorik më të hollë e në anën tjetër për hirë të ngritjes së
kulturës bashkëkohore dhe edukative, për mirëvajtje të jetës familjare, e në bazë të kriterit
mjet dhe pasojë e dhunës, pa u ndalur ne kahet dhe në efektet e dhunës, mund t'i
klasifikojmë këto lloje, si:

3.1. -Dhuna fizike

Dhuna fizike paraqet çdo forme te abuzimit fizik duke


perfshire ketu rrahjen me qfaredo mjetesh , goditjen me
shuplaka apo edhe me mjete te tjera , shtrengimin e fytit,
kercenimin me arme, kercenimin me vrasje e tjere.  Gjithashtu
ne kuader te dhunes fizike bejne pjese edhe mohimi i
nevojave elementare per jetese siç jane: ushqimi, ndihma e
nevojshme mjekesore, gjumi, perkatesisht çdo akt dhune qe ushtrohet per ta demtuar
fizikisht personin.14
Sulmi apo rrahja fizike e bashkëshortes/partneres intime apo e një anëtari të familjes është
krim qoftë kur ndodh brenda apo jashtë shtëpisë.
Dhuna fizike shpesh i shkakton lëndime dhe trauma fizike viktimës (p.sh., lëndime
muskulore dhe skeletore, lëndime të indeve të buta dhe trauma gjenitale).
Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas,
13
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike , Prishtinë , 2008 fq.9
14
http://www.mesoshqip.org/2013/01/qka-nenkuptojme-me-dhune-fizike.html#ixzz35HpPUXUL

12
fëmijëve, dhe prindërve. Gratë që dyshohet se nuk janë „korrekte „ në mardhëniet
bashkëkohore shpesh bëhen viktim tëformave ekstreme tëdhunës fizike.15
Gjithasht , në kuadër të dhunës fizike bëjn pjesë edhe mohimi i nevojave elementare për
jetesë, siç janë : Ushqimi , ndihma e nevojshme mjekësore , gjumi , përkatësisht çdo lloj akti
dhune që ushtrohet për ta dëmtuar fizikisht personin.
3.1.1. Treguesit organikë dhe psikologjikë të dhunës fizike mund të jenë: çrregullimet e
gjumit, çrregullimete oreksit, dhimbje kronike e kokës, indisponim, vëmendje e
shpërqendruar, ndryshimi i shpejt i disponimit, pasiguri në vetvete, mosbesimi ndaj të tjerëve
etj.pastaj dhimbje e vazhdushme e stomakut, dridhje, marramendje, gulçime si dhe dhembje
specifike në pjesën e ndryshme të trupië.
3.1.2.Pasojat e dhunës:
Si pasoja fizike më të lehta mund të te konsiderohen skuqja, mavijosja, gërvishja
etj..Ndërkaq si më të rënda trajtohen përdredhja, ndrydhja, qarja apo shqyrja e lëkurës, çarja
apo thyerja e eshtrave si dhe ato me pasoja në funksionimin e organeve si shurdhërimi,
verbimi, amputimi i gjymtyrev deri te vdekja .
3.1.3 Pasojat për edukim
Fëmijët e rritur me dhunë fizike familjare kanë kanë pasoja psikike, zakonisht formësohen si
personalitete asociale apo antisociale ekstreme diametralisht të kundërta , por të dëmshme
për individin dhe mjedisin social.
Mundësia e parësia e parë është, të bëhrtë përson i mbyllur në vetvete, lehtë i
nënshëtrushëm, pa dinjitet, labil, frikacak, apatik pa iniciativë të gjatëkëto dhe vetit e
ngjajshme e pengojnë njeriun të ndihet i lumtur dhe i aft për tu përballur me sfidat e jetës.
Mundësia e dytë është të bëhet natyrë e rebeluar, jo komunikative, i pabindur e refuzues,
agresiv, i pamëshirshëm e hakmarrës, dhunues, i papërgjegjshëm.
Prindërit qe zgjodhen dhunën fizike mjet edukimi, zgjodhen rrugën e shkatrrimit të fëmijëve
së tyre, të vetës së tyre. Poqëse keta femij do të rriten në klimë e respektit e të besimit, do të
bëhen së paku, njerëz të dobishem për vetën e tyre dhe familjen, e ndoshta edhe njerëz me
anë pozitive shoqërore.16

3.2. Dhuna psikike

15
http://www.ikub .al/90300020/articale _ushtrimi i dhunës në familje .asoxwww.facebook.com
16
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike , Prishtinë , 2008 fq.11,12

13
Kjo përfshin çdo lloj akti që ka për qëllim fikësimin e personit dhe përsekutimin e tij e që
realizohet në formë të kercenimeve të ndryshme, mbajtjes nën kontroll të rreptë të levizjes
apo të komunikimit, mbajtjes në izolim apo mbylljes në shtëpi kërcenimit për marrjen e
fëmijeve si dhe poshtrimin dhe fyerjen e vazhdushme verbale.
Të këto forma klasifikohen si dhunë psikologjike, të cilat në mënyrë të qëllimshme synojnë
te lëndojnë, të poshtrojnë të ulin dhe të degradojnë përsonin në nivel publik, por dhe
individual.18
Dhuna psikike shpesh emërohet edhe si dhunë emocionale dhe konsiderohet gabimisht si
sinonim i saj. Këto dy lloje të dhunave janë ngushtë lidhura e te kushtëzuara, por jo me të
njëjtën përfshirje të efekteve të personalitetit.
Dhuna psikike ushtrohet në sferën efektive të përsonalitetit, në emocionet apo ndjenjat ,
dëshirat , interesat, bindjet, qëndrimet, karakterin e temperamentin e viktimës, duke pasur si
epilog fustrimin e tij , përjetimin e gjendjes psikike të pakëndshme dhe të mjedisit familjar.
Ndërkaq dhuna emocionale është nocioni më i ngushtë, përfshir në nocionin dhunë psikike
dhe ka të bëjë goditjet emocionale që bëhet dhe pëson viktima. Duhet theksuar se kufiri
midis dhunës psikike dhe emocionale ështe mjaft fluide.
Këtë lloj të dhunës e shfrytëzojn dhunuesit me qëllim të frikësojnë, detyrojnë, kontrollojnë,
nënçmojn, poshtërojnë apo thyejn në publik apo privatisht viktimën. Në temën tonë, dhunusi
dhe viktima, që të dy apo gjithëantaret të së njëjtes familje.17
Dhuna psikike mund të bëhet në forma e mjete të ndryshme si:
 Deklarimet verbale (sharjet, poshtërimet e fyerjet, kërcënimet, përqeshjet etiketimet
apo ndryshimet stigmatizmi, britmat me ton të lartë, kundërshtimet për çdo fjalë e
vetme apo veprim, kritik e vazhdueshme e tëpa pabaza, urdhëresat dhe ndalesat).
 Gjestikulacioni ( mrrolje, nervozizem në mimike, imitim i viktimës përqeshjet e
ironizim i saj etj.).
 Sjelljet dhe veprimet ( injorimi i plotë apo mbikëqyrja e vazhdushme, sjelljet
agresive si thyerje e objekteve, gjuajtja me objekte, përplasjee dyerve, shqyerje,
mbyllje dhe izolim i dhunusit apo dhe viktimës deri te rrëmbimi i fëmijës në rastin e
prindërve të ndar, vozitje e automjeteve me shpejtësi kërcenuese për jetën e
anëtarëve të familjes etj).

17
Dr.Demë Hoti * Dr. Naser Zabeli „Edukatë Qytetare „ Prishtinë fq.21

14
Këto forma të permendura të dhunës psikike mund të ushtrohen në të gjitha relacionet
familjare, në ato bashkëkohore, prindrore, midis fëmijëve por edhe të femijet adoleshentë
ndaj prindërve në mezomoshë apo ne senilishencë.18
Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcnimet, ndjekjet nga pas, mohimit e hapsirës për të
marrëvendime, ndalimin për të dal me shoqëri madje edhe vetëm, kritike e vazhdushme ndaj
kulturës , sharjes në shtëpi dhe në publik, ngatrrimin me fjali përçdo gje që shkon keq,
kontrollit ndaj veshjes gaderobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha
familjet. Ndalimi për dalë në shoqëri, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit
më të shpeshtë të kësajforme dhune.
Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të
jenë amvisa të ,mirë dhe të merren me rritjen e fëmijve.19
Para se ti ceki disa nga shkaqet e dhunës dhe tregusit ose pasojat t'i hedhim një këndvështrim
krimit seksual si fatkeqësi që po ndodhë në vendin tonë dhe në rrethin. Krimi seksual
fatkeqsisht paraqitet dhe ne Kosovë , në Shqipëri dhe viset tjera të regjionit tonë.
Mirpo lidhur me këto krime nuk janë bërë krime dhe studime në bazë të cilave do të
nxirreshin konkludime valide por si do që të jetë kjo dukuri është mjaft e pranishme edhe për
të flitet e shkruhet. Kryerësit e delikteve seksuale si në kosvë dhe çdokun rreth 55% të
rasteve janë përsona të cilët edhe më parë kanë kryer veprime të tilla.20

3.2.1. Shkaqet

Dhuna psikike midis bashkëshortëve dhe prindërve e fëmijëve mund të shkaktohet nga nje
varg fatktorëshsi:

 Përsonaliteti i jo organizuar mirë i bashkëshortit –prindit.


 Jostabiliteti psikik i bashkëshortit –prindit,
 Nevoja ekstreme e bashkëshortit –prindit për dominim,
 Edukata e gabuar familjare e bashkëshortit –prindit,
 Mentaliteti primitiv i bashkëshortit –prindit.

18
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Prishtinë, 2008 fq.13
19
http://psikologjia .net / forumi /index .php?topic=594.0
20
Ragip Halili , „Kriminologjia“, -botimi i katërt -, Prishtinë 2005.fq.193

15
3.2.2 Tregusit dhe pasojat
Fëmijët e keqtrajtuar emocianalisht dhe më gjerë në sferën psikike tregojnë shenja të
ndryshime si:
I mbyllur në vetvete.
Lehtë dhe shpejt i shqetësuseshëm-i ekscituar,
Agresiv deri në rebelizëm,
Dhuna psikike për pasojë mundë të ketë :
 Shfaqjen ehutisë
 Ankthin,
 Depresionin,
 Mungesën e vetëbesimit,
Del që kjo formë e dhunës familjare, mund ta ketë për pasoja çrregullimin e personalitetit
që jetojnë në dhunën familjare, e me këtë edhe rregullimin e funksionit edukativ, emotive ,
mbrojtse, mbeshtetës, etj, familjes.

16
4. Duna seksuale

Me fjalën dhunë seksuale nënkuptohet detyrimi i një personi të bëjë seks, të bëjë seks me
një person tjetër të familjes ose jashtë familjes, të bëjë sekse grupor, të detyrohet të dalë me
veshje seksuale irrituse e nxitëse, si dhe ta lëndoj në pjeset intime të trupit, apo, pa dëshirën
e tij.21
Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë,trajtimin e partneres si objekt
seksual, determinimin për të realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruar dhe të
papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhunë është i vogël.
Dhuna eksuale seksuale është edhe më tepër e padëshirusheshme kur keqbërësi nuk është
një i huaj i takuar në internet apo në rrugë, por një i afërm i familjes, fqinj, person i besuar
apo figurë autoritet. Abuzimi seksual prek vajza dhe djem që vuajnë jo vetem një dhunim
të patolerushëm të integritetit të tyre fizike, por edhe shkatërrimin e rrethit të besimit dhe
thyerjes të ekuilibrit të tyre psikologjike.

21
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike , Prishtinë , 2008 fq.17

17
5. Dhuna ekonomike

Me fjalën dhunë ekonomike kuptohet krijmi i rrethanave apo i situatave jetësore të një
apo të më shumë anëtarëve të familjes të cilëve e drejta e realizimit apo menaxhimit , me të
miarat ekonomike familjare.
Në kuadër të kësaj përfshihet çdo lloj abuzimi , përkatësisht çdo lloj veprimi , që vë
kontroll të ashpër privim ndaj të ardhurave të përbashkëta familjare, mohimi në skajshmeri të
nevojave bazë për jetesë normale, refuzim për të kontribur në pikpamje financiare në
famile etj. Në kuadër të dhunës familjare, viktima më të shpeshta janë gratë dhe po aq edhe
fëmijet e tyre,. Kjo bën që zhvillimi i tyre të jetë kërcënuar vazhdimisht, nga personat,
përkatsisht shumë më të mëdha që edhe vetë më vonë viktima të dhunës janë edhe objektet
trafikimi, sepse hulumtimet tregojnë se shumica e tyre vijnë nga familjet e crregulluara, nga
familjet e ndara, nga familjet që jetojnë në konflikte të vazhdueshme , gruave, pleqve dhe
burrit.

 Paragjykimet gjinore gjinore zakonisht ndaj femrës.


 Mosbesimi në afërsitë menaxhuese të patrnerit,
 Synimi për vartësi ekonomik e me këtë edhe psikologjike të
partnerit,
 Mosbesim në aftësit menaxhuese të fëmijës,
 Frika e prindërve nga keqpërdorimi i parasë së xhepit nga fëmijët,
 Thellimi i paragjykimeve dhe i nënshtrimeve gjinore.
 Vartësia psikologjike nga realizuesi apo menaxhuesit e parasë
familjare.
* Mungesa e shkathtësisë së menaxhimit të fondeve familjare,
* Topitje e interesit për realizimin e të mirave materiale familjare,
 Shpërputhja midis nevojave e dëshirave individuale dhe mundësive ekonomike
familjare.
 Etja deri në pangopësi për të mira materiale të viktimës.22

22
Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike , Prishtinë , 2008 fq.20,21.

18
PLANI DITOR

Lënda: Edukatë Qytetare Klasa: IX

Tipi i orës : Zhvillimi mësimit të ri

Njësia mësimore : Dhuna në familje

Mjetet mësimore : Libri i Eedukatës Qytetare, fletorja e nxënësve, lapsi, tabela, shkumsi,
shpuza, etj.

Objektivat : Në fund të orës nxënsit duhet të jenë te aftë :

- Të shpijegojnë kuptimin e nocionit Abuzim;

- Të analizoj shkaqet e dhunës fizike, seksuale, psikologjike, ekonomike;

- Të dalloj viktimat më të shpeshta të dhunës në familje;

- Të gjykojë për efekte negative të dhunës në familje.

Fjalët kyçe: Dhuna në Familje, Dhuna Fizike, Dhuna Psikologjike, Dhuna Ekonomike.

Struktura e mësimit Teknikat e mësimdhënjes Koha


E ( Evokimi ) Stuhi mendimesh 10

R ( Realizimi i kuptimit) Di, Dua ta di, Mësova 25

R ( Reflektimit ) Pesëvargëshi 10

19
Zhvillimi i mësimit

Evokim ( Braistrorming ) Stuhi Mendimesh

-Në fillim prezantoj temë mësimore për të vazhduar me fazen e evokimit ku do te zhvilloj
një „ Brainstorming „ me të gjithë nxënësit në klasë, duke kërkuar nga ata të tregojnë
gjithçka që dinë për dhunën në familje, të gjitha mendimet e nxënësve pa i gjykuar dhe pa
dhënë vlerësim apo çfarë thotnë, të gjitha i shkruaj në tabelë
Nxënësit do të japin përgjigjje individuale.
Shembull: Nxënësve u shtrohen pytetjet ;
- ç'është dhuna ?
- Cilat janë llojet e dhunës?
- Shkaqet e dhunës?

Përgjigjjet e nxënsve i shënojmë në tabelë :


- Dhuna është forcë që ushtrohet ndaj dikujt;
- Kemi dhunë në familje, në shkollë në rrug etj.;
- Dhuna ndaj femerave etj.;
- Paragjykimet gjinore, sidomos ndaj gjinisë femërore.

20
REALIZIMI I KUPTIMIT
(Di ' Dua të di ' mësova)

Bëjm ndarjen e tabelës në tre pjesë, të një jtin veprim e bëjnë nxënësit në fletoret e tyre.

Di Dua të di Mësova

-Dhuna është forcë që -Trego përkufizimin e - Lidhur me termet si nocionin


nocionit Familje? përmbajtjen, ekzistojn përkufizime të
ushtrohet ndaj dikujt. shumta.
-çka paraqt Familja?
-Dhuna ndaj femrave. - Nocioni Familje buron nga gjuha latine
-Si mund të shprehet „Familia“ që në gjuhën shqipe do të thotë :
dhuna në familje ? Shtëpi, farefis, përkatësisht famil;je.
-Shkolla e arsimimit.
-Trego llojet e dhunës - Familja paraqet bashkësin primare dhe
-Mentaliteti i ulët. në familje ? ambientit më të këndshëm për njeriun .

-Pasojat e dhunës? - Dhuna në familje mund të shprehet me


fjalët: keqtrajtim , forcë ,përdhunë ,
shtërngim , detyrim , abuzim , shpërdorim
etj.

- Shkaqet e dhunës janë : dhuna fizike ,


dhuna psikike , dhuna seksuale, dhuna
ekonomike, dhuna gjinore dhe dhuna ndaj
femive.

- Si pasoja fizike më të lehta mund të


konsiderohen skuqja, mavijosja ,
gërvishja etj. Ndërkaq si më të renda
trajtohet : përdredhja , ndrydhja , çarja
apo thyrja e eshtrave etj.

Hapë librat përkatëse të mësimit „ Dhuna në Familje „ , nxënësit janë të ndarë në grupe dhe
në mënyrë individuale lexojnë njësinë mësimore e më pastaj shënimet e mbajtura në mënur
individuale diskutohen në grupe.

21
REFLEKTIMI ( Pesëvargëshi )

Kërkoj nga nxënësit që të krijojnë një pesëvargësh individualisht.

Dhuna

E Ashpër E Keqe

Jetojnë Mbrojnë Qëndrojnë

Ndal dhunës në Familje

Forca ( Fizike)

Disa nga nxënësit i lexojnë punimet e tyre që kanë dhënë pesëvargëshin.

Detyrë shtëpie : Ushtrimi numër : 1,2,3,

22
Përfundim

Në këtë temë të diplomes jam munduar që të shtjelloj dhe të jap diqka nga vetja për një
dukuri apo problem që shfaqet në të gjitha format dhe shoqërit e sotme bashkëkohore.
Duke analizuar thelbin dhe sqaruar mirëfilli zanafillën e kësaj dukurie, duke filluar nga
familja dhe vazhduar me zgjërimin e kapaciteteve për mirëvajtjenapo jo mirë te zhvillimit të
jetës. Dhe krahasuar llojet e dhunës në familje që familje që nga dhuna fizike dhe tregusit e
saj, duke analizuar dhunën psikike në rrafshin kombëtar dhe atë bashkëkohor, për të ju dhënë
sqarime në formë dhe mjetet e ndryshme të dhunës psikike. Duke i përfshirë llojet më të
shpeshta të dhunës në familje.
Fare në fund deri tek dhuna ndaj fëmijëve që është njëra ndër format më të shprehura të
dhunës kriminale në shoqërinë bashkëkohore, ku kjo dhunë mund të manifestohet si dhunë
fizike dhe seksuale.
Shpresoj qe ky material i punuar dhe shtjelluar sado pak do të na ndihmoj në
vetëdijsimin e falmiljeve tona , në një anë dhe në anën tjetër për mirëvajtjen
e jetës familjare. Me dashuri dhe respekt për të dyja palët reciprokisht.

23
LITERATURA:

1. Dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu „Hyrje nw studimet gjinore“Prishtinë,20008

2. Prof. Dr. Afërdita Deva- Zuna, dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Prishtinë,
2008.

3. Ragip Halili , „Kriminologjia“, -botimi i katërt -, Prishtinë 2005

4. Dr.Demë Hoti * Dr. Naser Zabeli „Edukatë Qytetare 9 Prishtinë 2006

5. Cituar sipas M. Sinder veo.ecit.fq.367-369

6. Anthony Giddens „Sosiologjia“ Cabeja , Tiranw , 2004

6. Shoqata e Grave Refleksione, Raporti (1996) Dhuna ndaj grave. Tiranë

7. Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe,Tiranë 2005

8 M.sc. Ismet Potera Mr.sc. Hajrije Devetaku M.Sc. Selim Mehmeti M.sc. Luljeta
Shala
seri hulumtimesh .

9 Edmont Dragoti „Psikologji sociale „

10. http://psikologjia .net / forumi /index .php?topic=594.0

11. http://www.mesoshqip.org/2013/01/qka-nenkuptojme-me-dhune-fizike.html#ixzz35HpPUXUL

12. http://www.cp-project.al/wp-content/uploads/2014/01/Dhuna-ne-familje-dhe-PSh.pdf

24

You might also like