You are on page 1of 2

Organizatat qytetare dhe grupet e perfaqesimit

Organizatat qytetare paraqesin një pjesë të rëndësishme të


bashkësisë në të cilën veprojnë. Ato janë të lidhura ngushtë me
të dhe mund të identifikojnë dhe të ofrojnë zgjidhje përkatëse
për nevojat lokale (për shembull higjiena në hapësirën publike,
sigurim të shtigjeve për biçikleta, përkujdesje për kafshët
endacake). Por, përveç asaj që zbatojnë aktivitete me rëndësi
për bashkësinë lokale, organizatat qytetare luajnë rol të
rëndësishëm edhe në përfshirjen e individëve, kompanive,
institucioneve dhe palëve të tjera të prekura në zbatimin e
këtyre aktiviteteve. Secila organizatë, në fakt si edhe sektori
publik dhe ai i biznesit, funksionon në kontekstin shoqëror që
na rrethon. Meqë në një shoqëri ka faktorë të ndryshëm, me
rëndësi të madhe është edhe bashkëpunimi i organizatës
qytetare me institucionet shtetërore dhe vendimmarrëse me
qëllim që të vendoset komunikim i drejtpërdrejt mes
qytetarëve dhe pushtetit shtetëror.
Përfaqësimi nuk është qëllim vetvetiu, kjo duhet të jetë pjesë
përbërëse e punës së përditshme të organizatave qytetare drejt
realizimit të qëllimeve që duhet të jenë në drejtim të realizimit
të të drejtave të caktuara të anëtarëve të tyre ose të grupeve
qëllimore. Shembull, organizatat për mbrojtjen e mjedisit
jetësor përfaqësojnë qëllime që i përfshijnë interesat e
shumicës së madhe të bashkësive të ndryshme.

Vullnetarizmi është investim vullnetar i kohës personale


të lirë, të mundit, diturisë dhe shkathtësive me të cilat
realizohen aktivitete ose shërbime për të mirën e një
personi tjetër ose për të mirën shoqërore, pa dobi
materiale ose përfitim personal nga e njëjta.
Vullnetarët janë njerëz të cilët janë të nxitur nga llojet e
ndryshme të motivimit. Gjëja e tyre e përbashkët është
që punojnë me kënaqësi duke besuar në misionin që e
përmbushin.

You might also like