You are on page 1of 297

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/295702089

Rilindja e Europës [Europe’s Renaissance]

Book · January 2010

CITATIONS READS

0 12,628

3 authors, including:

Fatos Tarifa Bavjola Shatro


European University of Tirana Aleksander Moisiu University, Albania
161 PUBLICATIONS   183 CITATIONS    20 PUBLICATIONS   0 CITATIONS   

SEE PROFILE SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

Studies in Contemporary Albanian Literature View project

Erosi dhe demokracia View project

All content following this page was uploaded by Fatos Tarifa on 23 February 2016.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Tarifa Lani Shatro
ombra gvg / studime
Fatos Tarifa, PhD, është Drejtor i Insti- Rigjallërimi i shkencës dhe i arteve nga Rilindja
tutit të Studimeve Sociale dhe të Politi- solli një fllad të freskët dhe të lumtur në jetën kolektive të Europës.
kave në Universitetin Europian të Tiranës Për të parën herë pas një kohe shumë të gjatë shtypjeje shpirtërore,
dhe ish ambasadori i Shqipërisë në Mbre-
tërinë e Hollandës dhe në Shtetet e Bash-
bota perëndimore fitoi përsëri sensin e besimit në misionin e saj, kështu Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro Rilindja Europiane dhe Humanizmi ngritën
që, në çdo vend, idealistët më të shquar u ngritën së bashku lart arsyen njerëzore, vlerat dhe lirinë e indi-
kuara të Amerikës. në standardet e humanizmit.

Rilindja e Europës
vidit si edhe aftësitë e tij për përsosje të vazh-
Stefan Cvajg
dueshme. Dhe, nëse flasim për një tregtar italian
Remzi Lani është Drejtor i Institutit Shqip-
tar të Medias dhe gazetar për shtypin ve- apo hollandez të asaj periudhe, për një Tomas
ndas dhe të huaj. Mor apo për një Erazmus, ky individualizëm
shpuri në glorifikimin e kreativitetit njerëzor.

Rilindja e Europës
Baviola Shatro është lektore e letërsisë në
Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Aktua-
OMBRA GVG
lisht ndjek Studimet Doktorale për Shkenca mvsdesign10
Letrare pranë Qendrës Ndëruniversitare
të Studimeve Albanologjike në Tiranë.

F. Tarifa R. Lani B. Shatro


RILINDJA E EUROPËS
Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro
isbn 978-99956-38-47-4
Çmimi i shitjes në librari 1100 lekë - 10 euro Rilindja e Europës
***
Në kopertinë:
Sandro Botticelli ***
Skenë nga Dekameroni i Bokaçios, Shtëpia e librit OMBRA GVG
rreth 1483, tempera në dru, ombragvg@albmail.com
83 x 183 cm. Muzeu Prado, Madrid. metaphor_books@yahoo.com
RILINDJA E EUROPËS
Seria e botimeve
- STUDIME -

Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro


RILINDJA E EUROPËS
Mendimi dhe kultura humaniste e saj

OMBRA GVG
Fatos TARIFA Remzi LANI Baviola SHATRO

RILINDJA
E EUROPËS
Mendimi
dhe Kultura Humaniste e Saj

Botim i dytë i zgjeruar

OMBRA GVG
TARIFA - LANI - SHATRO

Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro


Rilindja e Europës: Mendimi dhe kultura humaniste e saj
Botim i dytë i zgjeruar

Copyright © 2010
Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro
Ky libër apo pjesë të veçanta të tij
nuk mund të riprodhohen në asnjë formë
dhe as të shpërndahen pa lejen me shkrim të autorëve

Botimi i parë:
Fatos Tarifa Remzi Lani
Mjeshtër të mendimit humanist
Tiranë: Horizont, 2000

Redaktore:
Baviola Shatro

Struktura grafike e librit u realizua nga MVS


– Metaphor Visual Studio –

ISBN 978-99956-38-47-4

6
RILINDJA E EUROPËS

përmbajtja

Parathënie 9
Pjesa e parë
Rilindja Europiane: Epoka dhe njerëzit e saj 15
Pjesa e dytë
Leonardo da Vinçi 85
Nikolla Kopernik 105
Xhordano Bruno 115
Galileo Galilei 129
Erazmi i Roterdamit 145
Tomas Mor 173
Tomaso Kampanela 199
Migel Servantes 211
Uilliam Shekspir 225
Frensis Bekon 241
Rëne Dekart 275
Bibliografi 291

7
TARIFA - LANI - SHATRO

8
RILINDJA E EUROPËS

parathënie

K y libër e merr lëndën e vet nga njëri prej kapitujve


më interesantë dhe më të rëndësishëm të historisë botë-
rore të mendimit filozofik, shkencor dhe estetik: Huma-
nizmi Europian. Ky kapitull ka qenë dhe mbetet përherë
i hapur për interesin dhe kërkimet e studiuesve në fusha
nga më të ndryshmet, të kulturës dhe të shkencës. Po
kaq i hapur dhe joshës mbetet ky kapitull edhe për kurio-
zitetin e të rinjve, në bibliotekën e të cilëve shpresojmë
të zërë vend edhe libri ynë.
Përmbajtja e librit shprehet në vetë titullin e tij:
Rilindja e Europës: Mendimi dhe kultura humaniste e
saj. Pjesa e parë e këtij vëllimi përmban një studim
mbi epokën e Rilindjes dhe mbi tiparet themelore të
Humanizmit Europian. Në pjesën e dytë ravijëzohen
portretet e disa prej mendimtarëve më të shquar huma-
nistë të Rilindjes Europiane. Por, cilët prej tyre? Nga
dhjetëra e dhjetëra emra, të cilët kjo epokë i gdhendi
përgjithmonë në kujtesën kolektive të njerëzimit, kemi
veçuar disa prej tyre, të cilët, sipas mendimit tonë, jo
vetëm përfaqësojnë më së miri epokën e Rilindjes dhe
përmbajtjen e vërtetë historike dhe shoqërore të saj,

9
TARIFA - LANI - SHATRO

por shënojnë, gjithashtu, kulme në mendimin humanist


dhe në zhvillimet intelektuale të asaj epoke.
Sidoqoftë, vlerat që përmban mendimi i tyre filozofik
humanist, shkencor dhe estetik i kapërcejnë shumë
kufijtë kohorë të periudhës në të cilën ata jetuan dhe
krijuan. Këto vlera rezonojnë fuqishëm me kohën tonë.
Ato shërbejnë si një substrat ideor mbi të cilin realizohen
zhvillime të reja në kulturë dhe në shkencë, si edhe për
krijimin e marrëdhënieve të tilla shoqërore, në themel
të së cilave qëndron respektimi i personalitetit, i diver-
sitetit të vlerave shoqërore e kulturore, i lirive dhe i të
drejtave të çdo individi.
Ky vëllim është ribotim i librit Mjeshtër të mendimit
humanist, shkruar nga dy autorët e parë dhe botuar
nga shtëpia botuese Horizont, në vitin 2000. Sido-
qoftë, ndryshimet dhe shtjellimet shumë më të gjëra
që i janë bërë tekstit origjinal, tre kapituj të rinj, si
edhe kontributi i vyer që ka sjellë në të, si bashk-
autore, Baviola Shatro, e justifikojnë plotësisht për
ne, si autorë, ribotimin e këtij vëllimi të ripunuar
tërësisht dhe të zgjeruar. Teksti i botimit origjinal
përmbante 30,000 fjalë; libri që aktualisht mbani në
dorë përmban mbi 64,000 fjalë. Pjesa e parë e librit
është shkruar nga Fatos Tarifa, i ndihmuar nga Baviola
Shatro; esetë mbi Morin, Kampanelën dhe Bekonin
gjithashtu janë shkruar nga Tarifa. Esetë mbi Da Vinçin,
Kopernikun, Brunon dhe Galilein janë shkruar nga
Remzi Lani, ndërsa esetë mbi Servantesin dhe

10
RILINDJA E EUROPËS

Shekspirin, të shtuara në këtë ribotim, janë shkruar nga


Baviola Shatro. Eseja mbi Erazmin, edhe kjo shkruar
posaçërisht për këtë ribotim të zgjeruar, është hartuar
bashkërisht nga Shatro dhe Tarifa, ndërsa eseja mbi
Dekartin është shkruar nga Lani dhe Tarifa.
Pavarësisht kontributit të veçantë që ka dhënë secili
autor në hartimin e këtij vëllimi, vetë libri është
integralisht produkt i një pune kolegjiale dhe rezultat
i një bashkëpunimi të ngushtë midis të tre autorëve.
Urojmë që lexuesi ta mirëpresë botimin e këtij libri, i
cili është ndër të rrallët, në mos i vetmi botim në llojin
e vet nga autorë shqiptarë.

Shkurt 2010

11
pjesa e parë
TARIFA - LANI - SHATRO

14
RILINDJA E EUROPËS

rilindja europiane
epoka dhe njerëzit e saj1

P ër cilindo njeri të arsimuar në kohën tonë, i cili


njeh qoftë edhe në disa sinteza të përgjithshme historinë
e zhvillimit të qytetërimit botëror, ka një periudhë
historike, emri dhe përmbajtja e së cilës nuk mund të
jenë krejt të panjohura. Kjo është periudha, ose epoka
e Rilindjes Europiane (Renaissance në frëngjisht, Rinasci-
mento apo Cinquecento në italisht). Historianët që janë
marrë me studimin e kësaj periudhe dhe problemet e
saj, asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë
saktësisht pra as të bien dakord se kur ka filluar
¯¯ ¯¯
dhe kur ka mbaruar kjo periudhë në historinë e
qytetërimit europian. Disa mendojnë se fillimet e saj u
shënuan në shekullin e 12-të, të tjerë i vendosin fillimet
e saj në shekullin e 14-të. Sidoqoftë, mendimi më i
përhapur dhe më pranë së vërtetës është ai, sipas të

__________________

1
Një variant i shkurtër i kësaj eseje, titulluar “Universi grek
dhe Rilindja Europiane”, është mbajtur nga autori i parë i këtij
libri në konferencën e Shoqatës për Filozofinë e Lashtë Greke
(Society for Ancient Greek Philosophy) dhe të Shoqatës për
Studimin e Filozofisë dhe të Shkencës Islamike (Society for the
Study of Islamic Philosophy and Science) me temë “Dialog
ndërmjet qytetërimeve”, në Binghamton, New York, më 27 tetor
2001. Në këtë vëllim botohet i ripunuar gjerësisht.

15
TARIFA - LANI - SHATRO

cilit, Rilindja fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 15-


të (simbolikisht mund të thuhet se daton me rënien e
Konstandinopojës, më 1453, çka shënon fundin e
periudhës së Mesjetës) dhe shtrihet deri aty nga fillimi
apo mesi i shekullit të 17-të. Po kështu, diskutime të
shumta ka pasur dhe vazhdon të ketë lidhur me inter-
pretimin e idesë së Rilindjes dhe përmbajtjen e saj, pasi,
sidomos në kontrast me Mesjetën, e cila mund të thuhet
se zgjati, afërsisht, nga viti 500 deri më 1350, epoka e
Rilindjes merr një konotacion vlerash të caktuara ide-
ologjike dhe kulturore.
Zhvillimet historike që lidhen më këtë epokë shë-
nojnë një dukuri europiane, e cila, në forma dhe përmasa
të ndryshme, u shfaq pothuaj në të gjithë popujt e
kontinentit tonë. Përmbajtjen e kësaj epoke e shprehin
më së miri fjalët me të cilat filozofi italian Marsilio Fiçino
i drejtohej në një letër, më 1492, mikut të tij, astronomit
hollandez Pol i Midëllburgut:

Nëse do të duhej të quanim ndonjë periudhë epoka


e artë, nuk ka asnjë dyshim se një epokë e tillë është
ajo që nxjerr talente të arta në vende të ndryshme.
Kjo është e vërtetë për kohën tonë dhe askush nuk
mund ta vërë në dyshim këtë. Kjo, pasi ky shekull,
si një epokë e artë, ka sjellë përsëri në dritë artet
liberale, të cilat pothuajse ishin zhdukur: grama-
tikën, poezinë, retorikën, pikturën, skulpturën,
arkitekturën, muzikën...dhe të gjitha këto në Firence.
Duke arritur atë çka të lashtët e nderonin por që

16
RILINDJA E EUROPËS

pothuajse qe harruar qysh nga ajo kohë, shekulli ynë


ka kombinuar në një të vetme dijen dhe elokuencën si
edhe prudencën me artin ushtarak...Ky shekull duket
se ka përsosur astronominë; në Firence ai ka nxjerrë
nga errësira dhe ka sjellë në jetë të mësuarit platonik...
ndërsa në Gjermani...janë shpikur instrumentet për
shtypjen e librave (cituar në Ross & McLaughlin 1981:
79).

Përmbajtja dhe rëndësia historike e kësaj epoke kanë


qenë të tilla që, edhe pse fillimisht u shfaq në qytet-
shtetet e Italisë së Veriut dhe, prej andej, u përhap krye-
sisht në Francë, në Hollandë dhe në Angli, ajo do të
bëhej mbështetje dhe faktor i fuqishëm nxitës për tërë
qytetërimin europian dhe atë botëror, në atë kohë por
edhe më vonë.

!!!

Çfarë përfaqësonte epoka e Rilindjes nga pikëpamja


e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror? Periudha historike
së cilës i përgjigjet ajo karakterizohej, para së gjithash,
nga një rritje e dukshme dhe e shpejtë në zhvillimin e
forcave prodhuese, në një numër vendesh të Europës.
Këtij zhvillimi do t’i përgjigjej edhe një mënyrë e re e
organizimit të prodhimit manifaktura e cila zëvendë-
¯¯ ¯¯
soi organizimin e mëparshëm mbi baza feudale dhe
esnafësh. Në këto kushte, brenda strukturës shoqërore

17
TARIFA - LANI - SHATRO

feudale ekzistuese do të lindnin dhe do të zhvilloheshin


gradualisht elemente të një tipi të ri marrëdhëniesh në
prodhim, marrëdhëniet kapitaliste. Ky proces historik, pa
u bërë ende frontal, përfshiu, në radhë të parë, ato vende
dhe ata popuj europianë, të cilëve pozita e favorshme
gjeografike u kishte krijuar kushtet dhe mundësitë për
një zhvillim më të shpejtë dhe më të madh të tregtisë,
kryesisht nëpërmjet lundrimit, çka shërbeu si nxitje për
shtimin e prodhimit material dhe, rrjedhimisht, edhe për
zhvillimin më të shpejtë të forcave prodhuese
Duke qenë prej shekujsh një udhëkryq i rëndësi-
shëm në tregtinë mesdhetare dhe një nga urat kryesore
që lidhte qytetërimet e mëparshme me kontinentin tonë,
Italia u bë vendi më i zhvilluar i Europës Perëndimore
gjatë Mesjetës. Ajo njohu një zhvillim të tillë të buj-
qësisë, që ishte më i madh se i çdo vendi tjetër të konti-
nentit. Pasuritë dhe mënyra e prodhimit të këtij vendi
kishin qenë me kohë dhe vazhdonin të ishin zilia e
popujve gjysmë-barbarë përtej Alpeve. Sa më pranë
Italisë qenë popujt e tjerë nga pikëpamja gjeografike,
aq më shpejt dhe më shumë ata u zhvilluan (Kautsky
1979 [1888]).
Italia u bë vendi i parë i manifakturave, i bankave
dhe i zhvillimit të qytetërimit kapitalist. Venediku,
për shembull, ishte një port i rëndësishëm dhe një
qytet tregtar i zhvilluar qysh në shekujt e 9-të dhe të
10-të dhe shërbente si një urë e rëndësishme që lidhte
vendet e Lindjes me Mesdheun Perëndimor. Ky qytet

18
RILINDJA E EUROPËS

u bë i pari ndër qytetet e Italisë së veriut ku filloi “një


revolucion i vërtetë në tregti, në ndërtimin e anijeve
dhe në politikë, me çka ai i kontribuoi në mënyrë të
gjithanshme Rilindjes” (Chirot 1994: 48).
Gjatë shekujve të 11-të dhe 12-të, disa prej qyteteve
të Italisë si, Firencia, Venediku, Gjenova, Milano, Piza
dhe, më vonë, Roma e Napoli, kishin arritur të fitonin
pavarësinë e tyre prej papëve dhe dinastive feudale
duke u bërë jo vetëm njësi politike të pavarura (qytete-
shtete), por edhe qendra të zhvilluara të jetës qytetare.
Luis Mumford, në veprën e tij tashmë klasike Qyteti
në histori (City in History), ka vënë në dukje se madje
edhe vetë “ndërtimi për herë të parë, në shekujt e 13-
të dhe 14-të, i kullave të sahatit në qendrat e qyteteve
ishte një tregues i faktit se biznesi dhe ndërmarrja nuk
rregulloheshin më nga dalja apo perëndimi i diellit”,
por nga një logjikë kapitaliste, e cila “synonte vetëm
rritjen e sasisë së mallrave të konsumit dhe të një fitimi
të konsiderueshëm” (Mumford (1989 [1961]: 414).
Edhe pse tregtia mes popujve europianë të Mesdheut
dhe popujve të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës asnjë-
herë nuk u ndërpre pas rënies së Perandorisë Romake
ajo madje u rimëkëmb pas kryqëzatës së parë, më
¯¯
1096 në shekujt e 11-të dhe 12-të qytetet italiane i ki-
¯¯
shin zgjeruar lidhjet e tyre me të gjitha vendet e pellgut
të Mesdheut. Ndërkaq, në veri të kontinentit, qytetet
hollandeze dhe angleze i zgjeruan lidhjet tregtare me
qytetet gjermane dhe me vendet nordike përmes Detit

19
TARIFA - LANI - SHATRO

të Veriut dhe Detit Balltik.


Gradualisht, Italia, Franca, Hollanda dhe Anglia
filluan të urbanizohen gjithnjë e më shumë dhe klasa e
kulturuar e burgerëve tregtarët dhe industrialistët
¯¯ ¯¯
filluan të luajnë një rol më të madh në jetën e këtyre
vendeve (Rietbergen 1998: 42). Nga pikëpamja eko-
nomike, qytetet e kësaj periudhe mbështeteshin në
tregtinë, në zejtarinë dhe në ekonominë bankare. Burime
historike informojnë se fillimet e aktivitetit bankar në
Europë datojnë në vitin 808 të erës së re, kur tregtarë
hebrenj në Italinë e Veriut krijuan së bashku, për herë
të parë, një lloj banke për të depozituar paratë e tyre.
Bankat e para, sidoqoftë, u krijuan në Venedik në fund
të shekullit të 12-të (James & Thorpe 1994: 372-373).
Në Anvers dhe në Amsterdam, bursat e para u krijuan
në fund të shekullit të 15-të. Ato u bënë qendra të tregut
monetar të kohës dhe i dhanë një hov të ri zhvillimit
urban dhe tregtar të këtyre qyteteve. Qysh nga krijimi i
tyre, kudo në Europë do të shtypeshin dhe shpërnda-
heshin listat javore të çmimeve (Rietbergen 1998: 90).
Siç shkruan Mumford (1989 [1961]: 441), “Amsterdami
kishte përvetësuar çdo gjë që italianët u kishin mësuar
të tjerëve në çështjet tregtare”. Në gjysmën e dytë të
shekullit të 16-të, Amsterdami ishte bërë qendra euro-
piane e tregtisë së drithërave dhe e shumë mallrave të
tjera. Në vitin 1602, përfaqësues të disa kompanive
hollandeze krijuan Kompaninë e Bashkuar Holla-
ndeze të Indisë Lindore (Dutch United East India

20
RILINDJA E EUROPËS

Company), së cilës iu njoh monopoli i tregtisë së Ho-


llandës me Azinë e largët. Po atë vit, në Amsterdam u
themelua e para shoqëri sigurimesh; më 1608 u krijua
një bursë tjetër dhe, më 1614 u formua e para bankë
kreditore, ndërsa popullsia e këtij qyteti u rrit thuasje
katër herë brenda 60 vjetëve nga 30,000 që ishte në
¯¯
vitin 1567, në rreth 115,000 në vitin 1630 (ibid).
Krahas lindjes dhe zhvillimit të manifakturës, gjatë
shekujve të 15-të dhe 16-të u kryen edhe një sërë shpi-
kjesh dhe zbulimesh teknike shumë të rëndësishme,
të cilat njerëzimi s’i kishte njohur deri atëherë. Të
tilla ishin: rrota që vihej në lëvizje prej forcës së ujit
apo të erës, baruti dhe, bashkë me të, armët e zjarrit,
ora mekanike, gjilpëra magnetike (busulla), thjerrat, të
cilat do të shpinin në krijimin e teleskopëve të parë,
çikriku me pedal, letra prej liri (më vonë ajo prej
pambuku) dhe gërmat e shtypit që, së bashku, çuan
në lindjen e tipografisë, më 1455, kur Johan Guten-
bergu shtypi, në latinisht, të parin libër në Perëndim
¯¯
Biblën. Këto zbulime, të cilat ishin premisa të do-
mosdoshme të zhvillimit kapitalist, shërbyen për t’i
dhënë një shtytje të fuqishme zhvillimit të forcave
prodhuese dhe të shkencave natyrore në atë kohë.
Shtimi i prodhimit, të cilin manifaktura e bëri më të
përsosur, më të shumëllojshëm dhe më masiv, çoi
pashmangësisht në zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë
dhe, bashkë me të, të “kapitalizmit tregtar” (Quingley
1979 [1961]: 367). Krahas qyteteve të vjetra që u mëkë-

21
TARIFA - LANI - SHATRO

mbën (origjina e të cilëve datonte që nga periudha


romake, në shekujt e 11-të dhe 12-të), në udhëkryqe të
rëndësishme në Itali dhe në pjesë të tjera të Europës
nisën të krijohen qytete të reja, kryesisht për shkak të
rritjes së popullsisë dhe, sidomos, të rritjes së ngadal-
shme por të vazhdueshme të tregtisë dhe të ma-
¯¯ ¯¯
nifakturës (Rietbergen 1998: 42). Brenda këtyre
qyteteve filloi të rritej edhe një forcë e re, e cila u bë
kundërshtare ndaj absolutizmit politik feudal; kjo ishte
forca revolucionare e kapitalit tregtar, e cila çoi në
lindjen dhe zgjerimin e tregtisë botërore. Gradualisht,
organizimi dhe administrimi politik i shoqërisë filloi t’i
përshtatej organizimit të ri ekonomik të saj dhe, si rre-
gull, qendra më e fuqishme ekonomike dhe tregtare e
një vendi u bë kryeqyteti i tij, i cili tashmë filloi të do-
minonte jetën ekonomike dhe politike të vendit. Parisi,
Londra dhe Amsterdami u bënë të parat (krye)qytete
në Europë me të cilat u lidh e tërë jeta ekonomike e
vendeve të tyre. Në këtë mënyrë, zhvillimi ekonomik
solli gradualisht lindjen e shtetit modern shtetin
¯¯
kombëtar krijimin e një gjuhe kombëtare dhe të një
¯¯
administrate të centralizuar.
Zhvillimi i tregtisë dhe i jetës qytetare i zëvendësoi lidhjet
e mëparshme lokale me një ndjenjë kozmopolitanizmi,
çka e bëri edhe më urgjente nevojën e përsosjes së rrugëve
dhe të mjeteve të komunikacionit tokësor. Qysh në fund
të shekullit të 12-të, rrugët e Parisit kishin filluar të
shtroheshin me kalldrëm, në Venedik dhe në Francë u

22
RILINDJA E EUROPËS

krijua shërbimi postar me kalorës, ndërsa në fillim të


shekullit të 15-të rrugët e Londrës ishin të ndriçuara.
Përveç këtyre, zhvillimi i tregtisë dhe i shteteve
kombëtare kërkonte krijimin dhe forcimin e ushtrive
që të mbronin interesat kombëtare të çdo vendi, si
brenda territorit, ashtu edhe jashtë tij, për të mundur
kombet rivale, për të pushtuar tregje të reja, për të
thyer barrierat me të cilat komunitetet e vogla brenda
shtetit pengonin tregtinë e lirë dhe për të pasur nën
kontroll rrugët që kërcënoheshin nga sulmet e feudalëve
të mëdhenj e të vegjël (Kautsky 1979 [1888]).

!!!

Shumë shpejt, sidoqoftë, u duk se hapësirat e kon-


tinentit europian ishin të ngushta për të përballuar
shtimin e prodhimeve të manifakturës. Lindi kështu
nevoja për të kërkuar dhe gjetur tregje të reja shitjeje,
nevojë kjo, e cila, me zbulimin dhe përdorimin e
busullës, bëri të mundur kryerjen e lundrimeve dhe
të udhëtimeve në distanca të largëta dhe në drejtime të
panjohura jashtë Mesdheut dhe larg Europës.
¯¯
Kësaj nevoje i kishte paraprirë zhvillimi i gjatë i
teknologjisë së lundrimit. Në fund të periudhës së
Mesjetës, në Europë dhe, veçanërisht në Mesdhe,
kishin arritur të ndërtoheshin anije, të cilat shërbyen
për të eksploruar detet dhe oqeanet, çka mundësoi
dominimin e botës prej europianëve dhe unifikimin

23
TARIFA - LANI - SHATRO

material të saj (Villain-Gandossi 1989: 9). Qysh në vitin


1272, Marko Polo kishte kryer një udhëtim në Kinë.
Qindra e mijëra detarë të guximshëm në këtë kohë
¯¯
portugezë, spanjollë, italianë dhe, më vonë anglezë,
hollandezë dhe francezë të pajisur dhe të orientuar
¯¯
tashmë me busulla dhe me harta më të sakta sesa mappae
mundi që ishin formuluar nga romakët dhe gjatë Mesjetës,
do të ndërmerrnin udhëtime nga më aventuresket, duke
u rënë kryq e tërthor deteve dhe oqeaneve misterioze e
të stuhishme për të zbuluar një botë, të cilën europianët
fillimisht e kishin quajtur Bota Tjetër, por që këtej e
tutje do të quhej Mundus Novis Bota e Re. Fatet tra-
¯¯
gjike të shumë prej këtyre njerëzve, të cilët u largoheshin
brigjeve të Europës pa ditur se ku shkonin, do të ishin,
shpesh herë, të pandara nga zbulime të mëdha, të cilat
shënonin ngjarje historike.
Motivet që i shtynë shumë lundërtarë europianë
të ndërmerrnin udhëtime të gjata dhe të rrezikshme
oqeaneve të panjohura ishin të shumta. Ne besojmë,
siç vumë në dukje edhe më sipër, se një motiv kryesor
kanë qenë nevojat ekonomike për tregje të reja, ku euro-
pianët të shisnin, ose të shkëmbenin, mallrat e tyre me
minerale të çmuara si ari dhe argjendi me erëza dhe
¯¯ ¯¯
me sende luksi. Sidoqoftë, ky faktor, edhe pse kryesori,
nuk ka qenë i vetmi, siç pretendon pikëpamja marksiste.
Engelsi, fjala vjen, në librin e tij Dialektika e natyrës,
shkruan se zbulimet gjeografike u motivuan “vetëm e
vetëm nga etja për fitime, domethënë, në fund të fundit,

24
RILINDJA E EUROPËS

[ato u kryen] nën ndikimin e interesave të prodhimit”


(Engels 1973: 210). Ne mendojmë se përveç faktorit
ekonomik, ka pasur edhe faktorë të tjerë. Një faktor i
tillë duhet të ketë qenë dëshira, kurioziteti dhe vullneti i
shumë njerëzve për të njohur dhe për të mësuar mbi
kulturat e popujve të tjerë dhe mbi botën që i rrethonte,
çka ishte një tipar karakteristik i periudhës që përgatiti
Rilindjen Europiane dhe i vetë kësaj epoke të ndritur
në historinë e kontinentit tonë.
Një tjetër motiv kishte të bënte me fenë. Udhëtimet
e mëdha gjeografike u paraprinë nga kryqëzatat (apo
fushatat ushtarake) të mbretërve të krishterë europianë
nëntë të tilla, të cilat vazhduan për afro 200 vjet, nga
¯¯
viti 1095 deri më 1291 në Lindjen e Mesme dhe në
¯¯
Azi. Dështimi i tyre për të “çliruar” Tokën e Shenjtë
nga të pafetë bëri që në atë kohë të përhapeshin dhe
¯¯
të besoheshin shumë legjendat e Prester Xhonit, i cili
¯¯
mendohej se ishte një mbret i krishterë në Lindje që u
kishte bërë thirrje të gjithë të krishterëve të bash-
koheshin me të në një luftë të shenjtë kundër të pafeve.
Këto legjenda i shtynë më vonë shumë eksplorues
portugezë të kërkonin popullsi të krishtera përgjatë
brigjeve të Afrikës, edhe pse asnjë mbretëri e krishterë
dhe asnjë popullsi e krishterë nuk u gjendën kurrë në
këtë kontinent nga kolonizatorët europianë.
Nuk mund të mos vëmë në dukje edhe një motiv
tjetër, i cili ka qenë sa ekonomik, aq edhe politik e
kulturor. Sot, ashtu si edhe në të kaluarën, kur shohim

25
TARIFA - LANI - SHATRO

se shtete të ndryshme pushtojnë dhe shfytëzojnë vende


dhe popuj të tjerë, këtë e quajmë kolonializëm. Shekujt
e 15-të dhe 16-të nuk dallojnë në këtë drejtim. Me
avancimin e teknologjisë së lundrimit dhe me rritjen e
nevojave të tregut, vendet më të zhvilluara europiane,
sidomos ato që lageshin nga Atlantiku, filluan të
kolonizojnë vende të reja, njëlloj siç kishin bërë edhe
grekët dhe romakët në kohët e lashta.
Në vitin 1419, Princ Henri, djali i Mbretit Zhoao
të Portugalisë, filloi të subvencionojë marinarë,
ndërtues anijesh, astronomë, artizanë instrumentesh
dhe përpilues hartash, të cilët ishin të interesuar të
zbulonin toka të reja. Shumica e tyre ishin italianë,
pra nga një vend ku njohuritë mbi lundrimin dhe zejet
për prodhimin e instrumenteve të lundrimit ishin më
të avancuara. Por midis tyre kishte edhe shumë
hebrenj, myslimanë nga vendet arabe, hollandezë,
gjermanë, skandinavë, të cilët u punësuan në Oborrin
e Princ Henrit. Të gjithë këta njerëz kishin të përbashkët
një dëshirë: të zbulonin, duke kaluar përreth Afrikës,
rrugën detare për në Indi. Udhëtimet e para përgjatë
brigjeve të Afrikës perëndimore shënuan fillimet e
tregtisë së arit dhe të skllevërve.
Në vitin 1488, portugezi Bartolomeo Diaz u bë i
pari europian që arriti Kepin e Shpresës së Mirë. Më
12 tetor 1492, Kristofor Kolombi nga Gjenova e
Italisë, zbuloi dhe shkeli i pari Amerikën, (duke menduar
se kishte shkelur në West Indies India Perëndimore),
¯¯

26
RILINDJA E EUROPËS

pa e ditur as vetë se, me këtë zbulim, ai i shtoi hartës së


botës një kontinent të ri, të cilin, vetëm disa vjet më
vonë, do ta rizbulonte një bashkatdhetar i tij, Amerigo
Vespuçi. Nga të gjithë emrat e lundërtarëve të shquar
të kësaj epoke eksplorimesh dhe zbulimesh të mëdha
gjeografike, Kolombi veçohet si më i rëndësishmi. Pas
disa dështimesh për të bindur Mbretin Zhoao II të
Portugalisë dhe Mbretin Henri VIII të Anglisë, planet e
Kolombit për të zbuluar rrugën detare për në Indi u
përkrahën nga Mbreti Ferdinand dhe Izabela e Spanjës
në vitin 1492. Kontrata e lidhur mes tyre dhe Kolombit
përcaktonte se ky i fundit do të merrte titullin Admiral
i Oqeanit, do të mbante nën kontrollin e tij të gjitha
tokat që do të zbulonte dhe do të zotëronte dhjetë
përqind të të gjitha pasurive të tyre. Këto të drejta
garantoheshin të trashëgoheshin prej tij dhe familjes së
tij përgjithnjë.
Gjashtë vjet pas zbulimit të Amerikës nga Kolombi,
më 1498, italiani Xhovani Kaboto zbuloi Labradorin
dhe u bë i pari europian që shkeli Groenlandën. Po atë
vit, portugezi Vasko de Gama, duke kaluar Kepin e
Shpresës së Mirë në një ekspeditë detare rreth Afrikës,
lundroi për herë të parë përmes Oqeanit Indian, deri në
Kalkuta, duke zbuluar kështu rrugën detare për në
Hindustan. Më 1500 Kabral zbuloi Brazilin dhe, me-
njëherë pas kësaj, në vitet 1519-1522, Fernando Mage-
lani mundi të kryejë, për të parën herë në historinë e
njerëzimit, një udhëtim të plotë rreth e qark botës.

27
TARIFA - LANI - SHATRO

Shumë nga udhëtimet e gjata dhe të vështira të


portugezëve dhe të spanjollëve në detet dhe oqeanet e
globit financoheshin nga bankierë dhe investitorë
hollandezë, italianë dhe gjermanë për interesat e tyre
tregtare. Me zbulimet e mëdha gjeografike ari dhe
argjendi i botës i ardhur sidomos nga Afrika dhe Ame-
¯¯
rika e Jugut filloi të mbushte thesaret e oborreve mbre-
¯¯
tërore të Europës dhe bankat italiane, hollandeze,
angleze dhe gjermane. Qysh nga ajo kohë, Europa, e
cila u pasurua nga grabitja e popujve të tjerë, njohu një
zhvillim të paparë në të gjitha fushat.
Zbulimet e mëdha gjeografike i fshinë kufijtë e
ngushtë të orbis terrarum të njohur deri atëherë. Me
to, “bota u hap si një libër dhe një kapitull i ri filloi
në historinë e saj” (James & Thorpe 1994: xv). Siç
shkruante Engelsi:

Vetëm tani u zbulua me të vërtetë Toka dhe u


hodhën bazat e tregtisë së mëvonshme botërore dhe
të kalimit nga zejet në manifakturën, e cila, nga
ana e vet, shërbeu si pikënisje për industrinë e madhe
moderne (Engels 1973: 4).

Zbulimi i Amerikës, si një premisë që do të përga-


tiste më vonë krijimin e tregut botëror, solli ndryshime
të mëdha dhe të menjëhershme në vetë gjeografinë
ekonomike dhe politike të Europës. Roli i Mesdheut
në tregtinë europiane dhe atë botërore filloi gradu-
alisht të bjerë ndërsa gjithnjë e më shumë rritej dhe

28
RILINDJA E EUROPËS

zhvillohej tregtia nëpërmjet Atlantikut (Durant &


Durant 1968: 16). Për këtë shkak, gradualisht filloi të
bjerë edhe supremacia e Italisë si fuqia më e madhe
detare, tregtare dhe financiare e kohës dhe, krahas saj,
filluan të zhvillohen vendet europiane të Atlantikut:
Hollanda, Spanja, Anglia dhe Franca. Filluan kështu
të zgjerohen dukshëm kufijtë e atij brezi të ngushtë
qytetërimi, i cili, deri atëherë, qe shtrirë kryesisht gjatë
brigjeve të Detit Mesdhe dhe u krijua një zonë shumë
më e gjerë dhe më kompakte qytetërimi, e cila për-
fshinte tashmë gjithë Europën Perëndimore, Europën
Qendrore dhe deri familjen e vendeve skandinave. Karl
Marks dhe Fredrik Engels kanë vënë në dukje se:

Zbulimi i Amerikës dhe i rrugës detare rreth Afri-


kës krijoi një fushë të re veprimtarie për borgjezinë
që po rritej. Tregu i Indisë Lindore dhe ai i Kinës, ko-
lonizimi i Amerikës, këmbimi me kolonitë, shtimi i
sasisë së mjeteve të këmbimit dhe i mallrave në për-
gjithësi, u dhanë tregtisë, lundrimit, industrisë një hov
që s’ishte parë deri atëherë dhe shkaktuan në këtë më-
nyrë zhvillimin e shpejtë të elementit revolucionar në
gjirin e shoqërisë feudale që po shkatërrohej.

Ky zhvillim i vrullshëm, i cili kryhej brenda kuadrit


të mënyrës feudale të prodhimit, do të shpinte domo-
sdoshmërisht në thellimin e vazhdueshëm të kon-
fliktit midis forcave të reja prodhuese dhe marrëdhë-

29
TARIFA - LANI - SHATRO

nieve të vjetra në prodhim, të cilat, përherë e më shumë,


bëheshin pengesë për to. Herët ose vonë, ky konflikt
do të gjente shprehjen e vet në një luftë të ashpër klasore
ndërmjet borgjezisë që po lindte dhe masave popullore,
nga njëra anë, dhe klasës feudale dhe të gjitha marrë-
dhënieve dhe institucioneve të rendit të mëparshëm,
nga ana tjetër. Historia dëshmon se lufta e opozitës
revolucionare kundër feudalizmit, në një formë apo në
një tjetër, ka vazhduar gjatë gjithë Mesjetës, por, për të
parën herë ajo mori trajtën dhe mprehtësinë e krye-
ngritjeve të mëdha politike me dy ngjarje të shekullit të
16-të, siç ishin: lufta fshatare në Gjermani (në vitin
1525) dhe revolucioni hollandez kundër Spanjës
katolike dhe feudale (fundi i atij shekulli dhe fillimi i
shekullit të 17-të), i cili çoi në krijimin e të parës repu-
blikë borgjeze në Europë. Ndërkohë, Europa kishte
hyrë në periudhën e Rilindjes së saj, e cila karakterizohej
nga zhvillimi i prodhimit dhe i tregtisë së mallrave, nga
rritja e popullsisë urbane dhe e qyteteve, nga ekspansioni
gjeografik përmes zbulimit të territoreve të reja si edhe
nga zgjerimi i njohjes dhe impulset e para sporadike të
zhvillimit shkencor dhe demokratik (Quingley 1979
[1961]: 369).
Will dhe Ariel Durant, në librin e tyre Mësimet e His-
torisë (The Lessons of History), kanë shprehur mjaft bukur
rolin kushtëzues të faktorëve ekonomikë në zhvillimet
dhe ngjarjet politike dhe kulturore të çdo epoke his-
torike, prandaj edhe i citojmë të plotë më poshtë:

30
RILINDJA E EUROPËS

Emrat e Agamemnonit, të Akilit dhe të Hektorit nuk


do të ishin dëgjuar kurrë nëse grekët e lashtë nuk do të
kishin synuar të vinin nën kontrollin e tyre rrugën detare
të Dardaneleve; ambicjet ekonomike, jo fytyra e
Helenës...ishin ato që i shtynë njëmijë anije drejt Iliumit;
grekët dinin si ta fshihnin lakuriqësinë e së vërtetës
ekonomike pas gjethes së fikut të një fraze....Thesari i
Kleopatrës së Egjiptit rigjallëroi Italinë e rrënuar të
Augustit, i dha Virgjilit një pension dhe Horacit një
fermë. Kryqëzatat, ashtu si edhe luftrat e Romës me
Persinë, ishin përpjekje të Perëndimit për të zaptuar
rrugët tregtare të Lindjes; zbulimi i Amerikës ishte
rezultat i dështimit të kryqëzatave. Banka e Familjes
Mediçi financoi Rilindjen fiorentine; tregtia dhe
industria e Nurembergut bënë të mundur Dyrerin.
Revolucioni Francez u krye jo sepse Volteri shkroi satira
brilante apo sepse Rusoi shkroi romanca sentimentale,
por sepse klasat e mesme kishin marrë në dorë lider-
shipin ekonomik dhe kërkonin liri legjislative për ndër-
marrjet dhe tregtinë e tyre si edhe pushtet politik….
Nga Mediçët e Firences dhe Fugerët e Habsburgut
tek Rothçildët e Parisit dhe të Londrës dhe Morganët
e Nju Jorkut, bankierët kanë bërë pjesë në këshillat e
ministrave duke financuar luftrat dhe papët... (Durant
& Durant 1968: 52-55).

!!!

Gjatë gjithë Mesjetës, feja kishte sunduar në mënyrë


absolute në jetën e shoqërisë. Ajo i kishte nënshtruar

31
TARIFA - LANI - SHATRO

të gjitha format e tjera të ndërgjegjes shoqërore filozo-


¯¯
finë, politikën, jurisprudencën, artin, shkencën dhe
moralin. Ky sundim i plotë i teologjisë në të gjitha fushat
e veprimtarisë intelektuale shpjegohet, veç të tjerash,
edhe me pozitën që zinte Kisha dhe me rolin që luante
ajo në jetën e shoqërisë mesjetare, si sinteza më e për-
gjithshme dhe sanksionimi më i lartë i rendit feudal
ekzistues. Në shoqërinë feudale të Mesjetës, edhe Kisha
Katolike ishte e organizuar gjithashtu në mënyrë feudale.
Organizimit hierarkik të shoqërisë i përgjigjej edhe
hierarkia kishtare, në krye të së cilës qëndronte Papa.
Pushteti i tij rivalizonte me atë të mbretërve dhe të
princërve, madje ishte më i fuqishëm se pushteti i tyre.
Për më tepër, Kisha Katolike nuk sundonte vetëm në
politikë, në mendjet dhe në shpirtrat e njerëzve. Ajo
zotëronte, gjithashtu, në çdo vend katolik, rreth një
të tretën e të gjitha tokave, duke qenë një forcë e madhe
ekonomike në organizimin feudal, të cilin ajo synonte
ta përjetësonte.
Në këto rrethana, ishte e natyrshme që të krijohej
dhe të rritej gradualisht pakënaqësia e burgerëve dhe
e masave të gjera popullore ndaj Kishës, pakënaqësi,
e cila, në shumë vende të Europës Perëndimore çoi në
zhvillimin e një lëvizjeje të gjerë protestante. Kuptohet
se, në kushtet kur borgjezia ishte ende një klasë e pa-
formuar si duhet dhe kur kontradiktat ekonomike e
politike ndërmjet saj dhe fisnikërisë feudale, të cilat
ishin shfaqur, nuk kishin arritur ende atë shkallë acarimi

32
RILINDJA E EUROPËS

që do të çonte në përleshjet e mëvonshme revoluci-


onare, kjo klasë e re do të ishte edhe vetë, madje për
një kohë të gjatë, e lidhur me vargonjtë e teologjisë së
gjithëfuqishme. Për rrjedhojë, çdo lëvizje politike dhe
shoqërore e saj kundër feudalizmit dhe Kishës, prej
shekullit të 13-të e deri në shekullin e 17-të, do të merrte
një formë teologjike dhe do të zhvillohej nën parulla
fetare. Një dukuri e tillë kushtëzohej, ndër të tjera, nga
fakti se gjatë Mesjetës, ndërgjegjja dhe sentimentet e
masave ishin ushqyer vetëm me lëndën e fesë dhe gjuha
fetare ishte bërë në atë kohë e vetmja gjuhë që kuptohej
nga populli. Prandaj, që të mund t’i ngrije masat e
popullit në një lëvizje të fuqishme kundër rendit të
vjetër dhe Kishës që e bekonte atë, duhej t’u flisje
atyre në emër të interesave të tyre dhe këto interesa
t’ua paraqisje nën një rrobë fetare.
Një lëvizje e tillë ishte ajo që njihet me emrin Reformë
në Gjermani, e cila lidhet me emrin e Martin Luterit.
Reforma luteriane ishte një lëvizje e gjerë proteste, e
cila drejtohej kundër organizimit të Kishës Katolike dhe
pushtetit të gjithëfuqishëm të Papës. Në shumë vende
të Europës, veçanërisht në Gjermani, të gjitha klasat
dhe shtresat ishin të interesuara t’i jepnin fund varësisë
së vendit të tyre nga Papati. Këtë e kërkonin jo vetëm
fshatarët e varfër dhe të shtypur, por edhe feudalët e
mëdhenj dhe pronarët e vegjël, të cilët nuk donin që
pasuritë e prodhura në vend t’i shkonin Vatikanit.
Madje, edhe vetë pjesa më e madhe e klerikëve gjer-

33
TARIFA - LANI - SHATRO

manë, veçanërisht shtresa e ulët e tyre, e shihnin në


interes të tyre ndarjen nga Kisha Katolike. Në fakt, deri
atëherë, ata s’kishin qenë veçse taksambledhës të Vati-
kanit, duke dërguar në Romë pjesën e luanit të taksave
që i mblidhnin popullit të tyre.
Nuk ishte e rastit që ata, të cilët u vunë në krye të
luftës kundër Romës dhe udhëhoqën Reformën ishin
vetë priftërinj Luteri në Gjermani, Zvingli në Zvicër,
¯¯
Kalvini në Francë, etj. Sidoqoftë, jo të gjitha vendet
dhe jo të gjitha shtresat e popullsisë ishin të interesuara
të ndaheshin nga Papati. Për shembull, askush në Itali,
as sunduesit e vendeve që ishin nën pushtetin e Hab-
sburgëve Franca dhe Spanja nuk ishin të interesuar
¯¯ ¯¯
për ndarjen e Kishës Katolike. Në Spanjë, fjala vjen,
duke filluar nga viti 1480 e më pas, Inkuizicioni ishte
bëra forca policore e pushtetit mbretëror, i cili emë-
ronte inkuizitorët dhe e kishte kthyer këtë institucion
në shërbim të interesave të tij. Papati nuk mund të
merrte nga Spanja dhe nga Franca asnjë të ardhur pa
lejen e oborreve mbretërore të këtyre dy vendeve ka-
tolike. Karl Kautski vinte në dukje se, nëse Italia,
Franca dhe Spanja mbetën katolike, kjo nuk kishte të
bënte aspak me prapambetjen shpirtërore të këtyre
vendeve, por, kryesisht, me zhvillimin e tyre më të madh
ekonomik. Këto vende, në fakt, kishin pushtet mbi
Papën dhe, përmes tij, ato shfrytëzonin vendet e krish-
tera gjermanike (Kautsky 1979 [1888]).
Reforma nuk synonte zhdukjen e fesë si të tillë

34
RILINDJA E EUROPËS

apo asgjësimin e Kishës Katolike, por ripërtëritjen dhe


reformimin e tyre në frymën e kërkesave të reja të
borgjezisë. Është për këtë arsye që kjo lëvizje mori
emrin Reformë. Shkëndijën e parë të saj e dha djegia
nga Luteri e një urdhërese të Papës, afishimi prej tij i
Nëntëdhjetë e Pesë Tezave të famshme të tij në portën
e katedrales së qytetit Vitenberg, ku ai banonte, si
edhe botimi i dy veprave të tij: Thirrje drejtuar kombit
gjerman dhe Liria kristiane. Të dyja këto vepra u botuan
më 1520, në gjermanisht, sepse i drejtoheshin publikut
të gjerë gjerman. Në to, jo vetëm formuloheshin parimet
dhe kërkesat e Reformës, por edhe bëhej thirrje për
revoltë kundër sundimit absolut të Kishës Katolike.
Fillimisht, Vatikani nuk e mori seriozisht thirrjen e
Luterit për reformë. Kisha Katolike e shihte veten si të
paprekshme dhe vetë Papa nuk mund të shqetësohej
nga “grindjet e një murgu”, siç shprehej ai në atë kohë
për Luterin (shih Mannion 2006: 65). Vatikanit iu
deshën tre vjet që t’i përgjigjej Luterit pasi ai kishte
afishuar Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij. Por reagimi i
Kishës Katolike tashmë ishte i vonuar dhe i pamjaf-
tueshëm sepse lëvizja protestante kishte pushtuar
Gjermaninë dhe po përhapej në të gjithë Europën
Veriore.
Sidoqoftë, lëvizja protestante nuk duhet reduktuar
në një emër të vetëm Luteri por duhet vlerësuar si
¯¯ ¯¯
një ngjarje e rëndësishme në historinë e Katolicizmit.
Madje, disa autorë mendojnë se Reforma dhe pasuesit

35
TARIFA - LANI - SHATRO

e saj u ndanë në mënyrë më të ndërgjegjshme dhe më të


vendosur nga e kaluara sesa humanistët, arsye kjo që
shpjegon përse Kisha Katolike edhe mund t’i toleronte
me një farë indiferentizmi sulmet e humanistëve ndaj
saj, por jo sulmet e Luterit dhe të përfaqësuesve të tjerë
të Reformës Protestante (Moeller 1982: 11, 29).
Reforma nisi me parulla që mohonin natyrën e
përjetshme dhe hyjnore të Kishës Katolike dhe dekla-
ronin të drejtën e çdo individi për të adhuruar sipas
dëshirës së vet. E drejtuar kundër organizimit hierarkik
të Kishës Katolike, kjo lëvizje sulmonte pasuritë dhe
pozitën e privilegjuar politike të klerikëve duke kërkuar
konfiskimin e pasurive të Kishës dhe dhënien fund të
varësisë nga Kisha Romane. Reforma doli me kërkesën
për heqjen e kastës së mbyllur të priftërinjve dhe për
organizimin e Kishës në një mënyrë sa më pak të kush-
tueshme. Kjo pikërisht ishte një kërkesë borgjeze, e cila
u përgjigjej interesave ekonomike të klasës së re, ashtu
sikurse kërkesa për të konfiskuar pasuritë e Kishës dhe
për të krijuar një kishë të pavarur nga Vatikani do të
thoshte që këto pasuri të mbeteshin në duart e borgje-
zisë së çdo vendi dhe të shërbenin për zhvillimin e eko-
nomive të tyre kombëtare. Në një kuptim real të fjalës,

Reforma ishte një rishpërndarje e pasurisë nëpër-


mjet reduktimit të pagesave të gjermanëve dhe të
anglezëve për Kishën Romane si edhe përmes konfi-
skimit sekularist të pronave dhe të të ardhurave të

36
RILINDJA E EUROPËS

klerit” (Durant & Durant 1968: 57).

Të gjitha këto kërkesa shprehnin aspiratat klasore


të borgjezisë gjermane dhe asaj europianoperëndi-more
për t’u shkëputur nga varësia papale dhe për të sunduar
në mënyrë të pavarur në vendin e vet. Sulmet kundër
pushtetit papal shprehnin, gjithashtu, për të parën herë
në një mënyrë të përgjithshme, idenë se forma normale
e sundimit të borgjezisë është repu-blika.
Reforma luteriane nuk ishte thjesht një lëvizje
teoriko-humanitare që kryhej vetëm në fushën e ideve,
por edhe një lëvizje politike. Thirrjes së Luterit për
revoltë kundër Kishës Katolike iu përgjigjën dy krye-
ngritje politike: më 1523 ajo e fisnikërisë së ulët dhe,
dy vjet më vonë, më 1525, lufta e madhe fshatare, e
udhëhequr nga Tomas Mynceri, me të cilën, kjo lëvizje
revolucionare arriti kulmin e saj. Pas luftës fshatare,
influenca e Luterit në lëvizjen reformatore filloi të
bjerë. Ndërkaq, karakteri i tij i vrullshëm dhe pothuaj
¯¯
i papërmbajtshëm do dukej edhe më hapur në disa
¯¯
nga shkrimet e tij të fundit. Siç pohon Martin Sey-mour-
Smith (1998: 163), “asnjë njeri tjetër, deri në ardhjen e
Hitlerit, nuk pati kurrë një karizmë të tillë mbi popullin
gjerman”.
Reforma dhe Luteri, si udhëheqësi shpirtëror i saj,
nuk mund të shihen të shkëputur nga fryma huma-
niste e kohës. Përgjithësisht pranohet se Rilindja Euro-
piane dhe Reforma kanë qenë të lidhura me njëra-

37
TARIFA - LANI - SHATRO

tjetrën. Ajo për të cilën studiuesit nuk bien dakord është


se në ç’mënyrë kanë qenë të lidhura ato. Një ndër arsyet
është se Humanizmi nuk u zhvillua kudo njëlloj, por në
përshtatje me kushtet konkrete të çdo vendi. Përveç
respektit që kishin për antikitetin klasik çka ishte një
¯¯
tipar i përbashkët i të gjithë humanistëve në Itali, në
¯¯
Francë dhe në Spanjë ata jetonin në një atmosferë
shpirtërore dhe intelektuale shumë të ndryshme nga
atmosfera që sundonte në Angli, në Gjermani apo në
Zvicër dhe, për këtë arsye, dallonin prej njëri-tjetrit.
Humanizmi italian, për shembull, u zhvillua si një lëvizje
letrare, artistike dhe filozofike, kurse në vendet e Euro-
pës Veriore ai kishte më shumë nuancë fetare, madje
edhe teologjike.
Sidoqoftë, nuk vihet në dyshim se lëvizja prote-
stante adaptoi disa prej ideve humaniste (Moeller 1982:
36) dhe vetë Luteri u bë zëdhënës i një vargu kërkesash
që ngjanin shumë me idetë e tyre. Humanistët, në për-
gjithësi, por veçanërisht në Gjermani dhe në vendet jo-
romane, e përkrahën atë. Me përjashtim të disa figurave
të shquara, si Tomas Mori në Angli dhe Erazmi i
Roterdamit, “humanistët ishin admirues të Luterit dhe
të parët që e pranuan dhe i dhanë atij mbështjetje. Ishin
ata, të cilët e shndërruan kauzën e tij në një lëvizje që u
shtri në masë. Pa humanistët, ai do të kishte dështuar,
ashtu si edhe shumë të tjerë, të cilët ishin përpjekur të
ngriheshin kundër Kishës së vjetër. Më saktë mund të
thuhej se pa Humanizëm nuk do të kishte pasur

38
RILINDJA E EUROPËS

Reformë” (ibid.).
Është interesante të vihet në dukje se jo të gjithë
kanë pasur apo kanë te njëjtën pikëpamje. Karl Kautski,
për shembull, në studimin e tij për Tomas Morin,
humanistin e shquar anglez, i cili, ashtu si Erazmi, ishte
një kundërshtar i hapur i lëvizjes protestante dhe i njeriut
që e udhëhoqi atë, Luterit, ka vënë në dukje se
“humanistët i urrenin lëvizjet popullore...mendjet më
të ndritura në Gjermani dhe në Angli s’kishin të bënin
fare me Reformën” dhe se “Humanizmi ishte në
antagonizëm të plotë me Re-formën” (Kautsky 1979
[1888]).
Lëvizja për reformimin e Kishës Katolike apo
Protestantizmi, siç quhet zakonisht dukuria që shë-
nonte ajo, nuk u zhvillua vetëm në Gjermani. Ajo u
shoqërua me përhapjen e mjaft ideve fetaro-politike në
një varg vendesh të Europës Perëndimore si, në Zvicër,
në Francë, në Hollandë, në Skoci, në Angli dhe në
vendet skandinave, ide të cilat lidhen me emrin e një
ideologu tjetër të Reformës, Zhan Kalvinit, dhe që i
dhanë lëvizjes protestante në këto vende dhe fesë së re
që krijoi ajo, emrin e tij: Kalvinizëm. Ashtu si reforma
luteriane, edhe Kalvinizmi ishte një lëvizje më karakter
të theksuar borgjez, “një maskë e vërtetë fetare për të
fshehur interesat e borgjezisë së asaj kohe” (Engels).
Si një lëvizje e fuqishme dhe tepër e gjerë për nga
baza sociale dhe shtrirja që ajo mori në kontinent,
Reforma ishte një goditje e rëndë kundër autoritetit të

39
TARIFA - LANI - SHATRO

Kishës Katolike dhe sundimit absolut të saj. Suksesi i


Reformës, sidoqoftë, nuk ishte rezultat vetëm i refle-
ksioneve teologjike të liderëve dhe të pasuesve të saj
(Moeller 1982: 70). Ajo, siç ka vënë në dukje Engelsi,
mund të konsiderohet si “beteja e parë e madhe ven-
dimtare në luftën e gjatë të borgjezisë europiane kundër
feudalizmit”. Si rezultat i popullaritetit të madh që
morën idetë e Reformës dhe i luftës së forcave refor-
matore brenda Kishës Katolike, shumica e popujve
gjermanë e flakën haptazi atë dhe u kthyen në pro-
testantizëm. Me këtë u shkallmua diktatura shpirtërore
e Kishës Katolike, u cënua rëndë autoriteti i Vatikanit
dhe Mesjeta feudale pësoi disfatën e saj të parë fatale.
Megjithë përpjekjet e Vatikanit për të riunifikuar
Kristianizmin dhe për të rivendosur autoritetin e vet
të mëparshëm në vendet e Europës Perëndimore,
qysh më 1545 u duk qartë se shtetet protestante të
kësaj pjese të kontinentit nuk e njihnin më autoritetin
universal të Papës dhe vetë ky u detyrua të pranonte
ndarjen e Kishës. Në këto rrethana, Papa u detyrua
madje të bënte përpjekje të mëdha për të ruajtur të
pacënuar ndikimin e vet në shtetet e tjera katolike të
Europës. Këtë gjë ai do ta bënte nëpërmjet bashkë-
punimit të ngushtë të Kishës Katolike me qeveritë
feudale të këtyre vendeve dhe i ndihmuar posaçërisht
prej jezuitëve, një urdhër fetar i krijuar sipas modelit
ushtarak nga Injac Lojola, më 1540. Këto përpjekje të
Kishës Katolike, të cilat synonin të pengonin me çdo

40
RILINDJA E EUROPËS

mjet reformimin e saj dhe të shpëtonin autoritetin e


pushtetit papal, njihen në histori me emrin kundërreformë.
Jezuitët ishin një grup elitar priftërinjsh dhe murgjish të
përkushtuar ndaj përhapjes së besimit të krishterë,
kryesisht përmes arsimit. Në atë periudhë, në Europë u
krijuan një varg universitetesh jezuite, të cilat më vonë
u shtrinë edhe jashtë kontinentit tonë (Mannion 2006:
68).
Roli që kanë luajtur Reforma dhe Protestantizmi
në lindjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste
ka qenë i madh, aq sa Maks Veber, në veprën e tij të
njohur Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit (Protest-
antische Ethik und der Geist des Kapitalismus), botuar më
1905, e ka konsideruar fenë protestante, kryesisht për
shkak të moralit të saj, si një ndër faktorët kryesorë që
çuan në lindjen e kapitalizmit në Europën Perëndimore.
Ne dëshirojmë, me këtë rast, të shprehim rezervat tona
mbi teorinë e tij, pasi ajo nënvlerëson rolin vendimtar
të faktorëve ekonomikë, në radhë të parë rolin e tregut
që do të thotë, komercializimin e tokës dhe të punës
¯¯
si edhe aftësinë për të nxjerrë fitime nga investimet për
shkak të inovacioneve teknologjike. Teoria e Veberit
nënvlerëson nevojat gjithnjë në rritje të prodhimit
manifaktural për tregje të reja dhe rëndësinë që kanë
pasur perfeksionimi i teknologjisë së lundrimit si edhe
zbulimi i Amerikës dhe i rrugëve tregtare për zhvillimin
e kapitalizmit, faktorë këta, të cilët i kanë kuptuar dhe
shpjeguar Marksi, Engelsi dhe mendimtarë të tjerë para

41
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe pas Veberit. Vlerësimi prej tyre i rolit të faktorëve


materialë dhe ekonomikë në lindjen e kapitalizmit vis-
à-vis faktorit fetar, shpjegon përse, në fund të fundit,
marrëdhëniet kapitaliste lindën fillimisht në një vend
katolik, si Italia (pa përmendur Spanjën, Francën dhe
Portugalinë) dhe jo në vende protestante si Gjermania,
Zvicra, ose Finlanda. Teoria e Veberit nuk jep shpjegim
për këtë fakt historik.
Edhe mendimtarë të tjerë e kanë kundërshtuar
teorinë e tij mbështetur mbi të njëjtat argumente. Një
ndër më të njohurit prej tyre ka qenë Amintore
Fanfani, ekonomist dhe politikan italian (pesë herë
kryeministër i Italisë), i cili, pas një debati mbi këtë
çështje që zgjati rreth 30 vjet dhe që është cilësuar si
“Lufta Tridhjetëvjeçare e Ekonomisë Nacionale”
(shih Friedland 1989), botoi, më 1934, librin e tij
shumë të diskutuar Katolicizmi dhe protestantizmi në
krijimin historik të kapitalizmit (Cattolicesimo e protest-
antesimo nella formazione storica del capitalismo). Në këtë
libër, i cili një vit pas botimit të tij u përkthye dhe u
botua në Angli nën titullin Catholicism, Protestantism and
Capitalism, Fanfani argumenton se fryma e kapitalizmit
lindi për herë të parë në periudhën e unitetit të
Krishtërimit, përpara Reformës, e nxitur nga tregtia
përmes detit, e cila i largoi tregtarët nga kontrolli i
Kishës. Më pas, kjo frymë u përforcua nga Protest-
antizmi, sektet militariste të të cilit sollën tolerancën
fetare, ndërsa ideologjia protestante solli divorcin midis

42
RILINDJA E EUROPËS

Zotit dhe njeriut, edhe pse të dy ishin të nevojshëm për


të kapërcyer pengesat për zhvillimin e tregtisë së lirë.

!!!

Është e kuptueshme që lufta e borgjezisë kundër


rendit feudal do të përgatitej më parë në fushën e
ideologjisë. Borgjezia europiane, e cila kishte interesa
ekonomike dhe politike të kundërta nga ato të klasës
feudale, nuk mund të ishte e kënaqur me botëku-
ptimin dhe kulturën e vjetër të Mesjetës, të cilat, në
thelb, ishin teologjike, dhe nuk mund të mbështetej
në to. Botëkuptimi dhe kultura teologjike i ishin
përshtatur shoqërisë feudale, kushteve dhe mënyrës
së saj të prodhimit e të këmbimit, ndërsa kushtet e
reja ekonomike dhe pozita e kësaj klase të re, bor-
gjezisë, e cila kërkonte transformimin e të gjitha marrë-
dhënieve dhe të institucioneve të vjetra shoqërore, bë-
nin të domosdoshëm krijimin e një botëkuptimi të ri
dhe të një kulture të re, antiteologjike dhe antifeudale. Në
këtë kuadër, lufta e borgjezisë së atëhershme kundër
feudalizmit dhe absolutizmit mesjetar do të drejtohej,
në radhë të parë, kundër fesë dhe institucioneve të saj.
Që të mund të sulmoheshin marrëdhëniet shoqërore
ekzistuese, duhej t’u hiqej atyre aureola e shenjtërisë.
Krahas Reformës, madje gati një shekull para saj
midis viteve 1300 dhe 1500 në Europë, kryesisht
¯¯ ¯¯
në radhët e elitës së arsimuar, lindi dhe u zhvillua

43
TARIFA - LANI - SHATRO

edhe një kulturë e re, me tipare tepër origjinale, e cila


do t’i jepte një goditje edhe më të rëndë botëkuptimit
teologjik të Mesjetës. Lindja dhe zhvillimi i kësaj
kulture të re ndikuan jashtëzakonisht shumë në mëny-
rën se si europianët do t’i perceptonin këtej e tutje ve-
ten e tyre, shoqërinë dhe botën që i rrethonte.

Gradualisht, njerëzit e arsimuar apo publiku që


lexonte, filluan të pyesin dhe të vënë në dyshim
dijen që përhapte Kisha, veçanërisht marrëdhëniet e
njeriut me Zotin dhe me kozmosin. Ekzistenca e Zotit
dhe “fuqia” e tij filluan tani të studiohen nga një
këndvështrim më empirik, duke u mbështetur jo thjesht
dhe jo vetëm në tekstet e Kishës, por edhe në “librin e
natyrës”, duke i dhënë kështu njeriut të arsimuar mun-
dësinë të formonte opinionet e tij dhe të përmbushte
pra, detyrën e tij për të qenë vërtet njerëzor (Rietbergen
1998: 59).

Gjatë Mesjetës, arsimi dhe kultura nuk mësohe-


shin në shkolla. Rolin e tyre e luante Kisha, e cila
ishte njëherësh kishë dhe shkollë. Duke qenë se
monopoli i përgatitjes intelektuale ishte në duart e
Kishës dhe të priftërinjve, kuptohet se e vetmja klasë
me kulturë në atë kohë ishte kleri dhe, meqënëse
dogma kishtare shërbente si pikënisje dhe bazë e çdo
mendimi, vetë kultura e Mesjetës kishte një karakter
kryesisht teologjik. Megjithatë, duke nisur me periudhën
që njihet si Rilindja e shekullit të 12-të koha në të ci-
¯¯

44
RILINDJA E EUROPËS

lën u shfaqën të parat vepra letrare në gjuhët kombëtare


manastiret, të cilat deri atëherë kishin qenë të vetmet
¯¯
institucione ku rinia mund të merrte disa njohuri, duke
qenë larg qendrave të urbanizuara, filluan të mos e
tërhiqnin më rininë që kërkonte të arsimohej dhe që
tashmë pëlqente jo qetësinë idilike, jetën e izoluar dhe
njohuritë e manastireve, por jetën e qytetit, ndërve-
primin me botën dhe njohuri të reja për të.
Gradualisht, për të parën herë në historinë e Euro-
pës që pas perëndimit të kulturës së antikitetit, në
Europë filluan të hidhen themelet e një jete të vërtetë
intelektuale dhe të institucioneve intelektuale. Trashë-
gimia më e madhe që Europa mori nga Mesjeta e vonë
ishte Universiteti si institucion (Jensen 1992). Pa krijimin
e këtij institucioni të rëndësishëm nuk do të kishte qenë
i mundur zhvillimi i mëvonshëm i mendimit të sofis-
tikuar natyralist dhe shoqëror. Universitetet e para u
krijuan në shekujt e 12-të dhe 13-të si rezultat i grumbu-
llimit të një numri të konsiderueshëm për atë kohë
¯¯ ¯¯
mësuesish dhe studentësh në qytete të tilla si Parisi,
Bolonja dhe Oksfordi. Duke fituar ligjërisht (nga Kisha
apo nga shteti) të drejtën që këto universitete të admi-
nistroheshin në mënyrë autonome, komuniteti inte-
lektual europian për të parën herë krijoi tani fortesën e
vet. Për herë të parë që nga antikiteti u bë e mundur që
komuniteti intelektual europian të kryente veprim-
tarinë e tij dhe të luante një rol jashtë Kishës, edhe pse
gjatë Mesjetës universitetet mbetën pjesë apo “degë” e

45
TARIFA - LANI - SHATRO

Kishës (Collins 1985: 8-10).


Fillimisht, aktiviteti mësimor në këto universitete
fokusohej në çështje të teologjisë, të së drejtës dhe,
deri diku, të mjekësisë, me fjalë të tjera në traditat
praktike të deriatëhershme dhe jo aq në çështjet
intelektuale per se. Universitetet e para ishin, në fakt,
pjesë e asaj kishe, së cilës i qenë bashkuar profesorët e
drejtësisë dhe të mjekësisë dhe jo institucione inte-
lektualisht të pavarura. Më vonë, kur profesorati i
universiteteve filloi të kuptojë se ato çka i bashkonin
ata ishin jo çështjet teologjike por çështjet intelektuale
dhe mënyrat për të njohur dhe kuptuar botën, u bënë
të mundura autonomia intelektuale e tyre dhe ndjekja
e një karriere akademike brenda universitetit (Collins
1985: 9; Binder 1970: 105).
Universitetet e para përbënin një rrjet institucionesh
autonome të përhapura në disa nga qytetet kryesore të
Europës, vende ku intelektualët e kohës mblidheshin
për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin dhe të izoluar
nga bota dhe shqetësimet e saj. Për të parën herë u bë e
mundur kështu që dikush të bënte, brenda komunitetit
të tij, një karrierë të shquar si profesor, pa dhënë asnjë
kontribut tjetër veç atij intelektual. Me kalimin e kohës,
duke qenë se numri i njerëzve që merrnin një diplomë
universitare filloi të rritej, arsimi universitar filloi të
bëhej një kriter për shumë pozicione fetare dhe politike
të kohës, çka në mënyrë graduale bëri shoqërisht të
domosdoshme një periudhë më të gjatë shkollimi

46
RILINDJA E EUROPËS

universitar për të njëjtat pozita punësimi.


Shumë shpejt nga krijimi i universiteteve të para
numri i tyre u rrit dhe universitetet më të mira filluan
të tërhiqnin profesorët më të shquar në fushat e tyre.
Dhe, siç ndodh përgjithësisht në periudha konkurence,
intelektualët e asaj kohe filluan të dallohen nga rivalët
e tyre duke krijuar ide të reja. Kjo u vu re sidomos në
fusha të tilla tradicionale si teologjia, jurisprudenca,
mjekësia dhe filozofia. Universitetet e para filluan të
japin fillimish titujt “Bachelor” dhe “Master” dhe më
vonë titullin “Doktor”. Gradualisht, individë të tillë si
Pjerr Abelard, Dun Skot dhe Uilliami i Okamit filluan
ta japin mësim filozofinë në universitete jo më si një
hyrje në teologji, siç ishte tradita deri në atë kohë, por
si një disiplinë të pavarur, për më tepër si një subjekt i
cili mund të zhvillohet më tej.
Me krijimin e universiteteve dhe, sidomos me
veprimtarinë krijuese të filozofëve që jepnin mësim
në to, intelektualët europianë kishin më në fund
“tempullin” e tyre dhe një nocion të ri mbi qëllimet e
tyre. Sidoqoftë, gjatë Mesjetës së vonë, universitetet
europiane u zhvilluan përmes disa stadesh zgjerimi dhe
tkurrjeje. Prestigji i tyre u dobësua në shekujt e 14-të
dhe 15-të dhe numri i studentëve në to u pakësua. Shumë
intelektualë iu larguan jetës së universitetit dhe filluan
të punojnë nën patronazhin e oborreve princërore dhe
të tregtarëve të pasur. Me këtë, shkruan sociologu Ran-
dall Kollins, nisi Rilindja Europiane (Collins 1985: 11).

47
TARIFA - LANI - SHATRO

Kultura e re rilindase që po niste në këtë periudhë


kishte karaktër laik. Ajo hoqi dorë, gradualisht, nga
tradita fetare e deriatëhershme, e cila gjithë vëmendjen
e përqendronte në dukuritë e mbinatyrshme dhe për
burim të vetëm të saj kishte Librin e Shenjtë dhe sub-
jektet fetare. Rilindja ndihmoi sekularizimin e shoqërisë
europiane. Objekt i kulturës së saj u bënë natyra,
individi njerëzor dhe jeta e shoqërisë. Në fokus të saj
¯¯
dhe të moralit të ri që u krijua bashkë me të u vu nje-
¯¯
riu, me bukurinë fizike dhe botën shpirtërore të tij, me
interesat dhe me marrëdhëniet e tij me natyrën dhe
shoqërinë. Për këtë arsye, kjo kulturë është quajtur
humaniste (nga latinishtja: humanus - njerëzor). Madje,
siç shprehet historiani i shquar zvicerian i artit Xhejkob
Burkhardt në veprën e tij madhore Qytetërimi i Rilindjes
në Itali, shekujt e 14-të dhe 15-të, në fakt, krijuan njeriun
e ri. Me Rilindjen, shkruan Burkhardt, “njeriu u bë një
individ shpirtëror dhe e kuptoi veten si të tillë, njëlloj si
grekët që e dalluan veten e tyre nga barbarët” (Bur-
ckhardt 1990 [1860]: 98). Rilindja dhe Humanizmi ngri-
tën lart arsyen njerëzore, vlerat dhe lirinë e individit si
edhe aftësitë e tij për përsosje të vazhdueshme. Dhe,
nëse flasim për një tregtar italian apo hollandez të asaj
periudhe, për një Tomas Mor apo për një Erazmus, ky
individualizëm shpuri në glorifikimin e kreativitetit
njerëzor.
Duke filluar nga shekulli i 14-të, por sidomos në
shekujt e 15-të dhe 16-të, Humanizmi u bë një dukuri e

48
RILINDJA E EUROPËS

përhapur në shumë vende të Europës. Sidoqoftë,


ndryshe nga perceptimi i përhapur shpesh përmes
teksteve shkollore, humanistët nuk ishin të gjithë
shkrimtarë, poetë, filozofë apo natyralistë të shquar.
Një humanist tipik i periudhës së Rilindjes, sidomos në
fazën e hershme të saj, ishte një intelektual që argëtonte
oborrin e një princi apo një patron të pasur duke shkruar
dhe recituar poema, histori apo ese, ndonjëherë duke
punuar si sekretar privat i tyre apo edhe duke u marrë
me eksperimente shkencore. Me përjashtim të disa
provincave gjermane, qytetet e të cilave kishin një stan-
dard më të ulët të jetës intelektuale dhe sundimtarët e
të cilave i injoronin humanistët, çdo princ europian
përpiqej të tërhiqte në oborrin e tij sa më shumë hu-
manistë që të ishte e mundur. Humanistëve më të shquar
u bëheshin nderet më të mëdha (Kautsky 1979 [1888]).
Përderisa roli kryesor i një intelektuali humanist në
këtë periudhë ishte ai i një argëtuesi, vëmendja e tyre
përqendrohej kryesisht tek recitimet poetike e drama-
tike dhe tek stili letrar, dhe jo tek analizat dhe saktësia
e interpretimeve. E vetmja “shkencë” sociale që lulëzoi
në këtë periudhë ishte shkrimi i historisë, por edhe kjo
mbeti thjesht në një nivel përshkrues. Ata pak histo-
rianë Françesko Guicciardini, Flavius Blondus dhe
¯¯
ndonjë tjetër që hartuan vepra serioze nuk u pritën
¯¯
me shumë entuziazëm në qarqet intelektuale dhe në
oborret princërore të kohës, pasi stili dhe metoda e tyre
ishin tepër të papërshtatshme për shijet e atëhershme

49
TARIFA - LANI - SHATRO

(Collins: 1985: 11-12).


Në një plan të përgjithshëm, sidoqoftë, mund të
themi se ideali shoqëror i kulturës dhe i moralit të ri
humanist ishte lartësimi i personalitetit njerëzor dhe
mbrojtja e të drejtave të tij kundër privilegjeve feudale.
Në këtë vështrim, është kuptimplotë vlerësimi që i
ka bërë Engelsi Humanizmit të shekujve të 15-të dhe
16-të si “forma e parë e iluminizmit borgjez”.
Kultura e re humaniste që lindi dhe u zhvillua në
këtë periudhë gjeti një burim ushqyes tepër të shën-
detshëm në qytetërimin e lashtë greko-romak. Mesjeta
e gjatë kishte fshirë nga kujtesa kolektive e popujve
europianë filozofinë materialiste, kulturën dhe artin
klasik të lashtësisë. E vetmja gjë që mori ajo nga bota e
vjetër që vdiq ishin Krishtërimi dhe disa qytete gjysmë
të shkatërruara, të cilat e kishin humbur gjithë shkël-
qimin e tyre të mëparshëm.
Shekujt e Mesjetës i ngjajnë një shkretëtire të pamatë,
e cila, me përjashtim të filozofisë dhe të kulturës arabe,
nuk i dha ndonjë ushqim apo fryt shumë të dobishëm
pemës së diturisë njerëzore. Këtë kishte parasysh filozofi
i madh i Rilindjes Europiane, Frensis Bekon, kur shkru-
ante se shkretëtira ka pasur më shumë në kohë se në
tokë. Përveç shkëlqimit që kishin njohur filozofia,
shkencat dhe artet në Greqi dhe në Romën e Lashtë,
shkëlqim i cili zgjati rreth dy shekuj në secilin nga këto
vende, tërë periudhën tjetër para, ndërmjet dhe sido-
¯¯
mos pas rënies së tyre Bekoni e krahasonte me një
¯¯

50
RILINDJA E EUROPËS

shkretëtirë të vërtetë nga pikëpamja e zhvillimit inte-


lektual.
Klasa borgjeze që po formohej, duke pasur objek-
tivisht nevojë të mbështetej në një trashëgim ideo-
logjik të caktuar, nuk mund t’u bënte vend në kulturën
e saj fantazmave të Mesjetës dhe as të merrte mbi vete
barrën e paragjykimeve të saj. Modelet dhe idetë nga
do të frymëzohej dhe do të udhëhiqej borgjezia për të
krijuar botëkuptimin dhe kulturën e saj humaniste do
t’i kërkonte dhe do t’i gjente në filozofinë e stoikëve, të
Demokritit dhe të Epikurit dhe në artin klasik të anti-
kitetit greko-romak. Këto ofronin një material shumë
të pasur idesh racionale nga të gjitha fushat e dijes, edhe
pse, shumë herë, të shprehura në mënyrë naive dhe të
veshura me një mbulesë fantastike. Në këtë kohë u
zgjua kudo një interesim shumë i madh për filozofinë,
letërsinë dhe artin klasik të të lashtëve. Përveç veprave
të Aristotelit, të cilat, përmes përkthimeve të arabëve
dhe të hebrenjve u ishin bërë të njohura europianëve
qysh gjatë Mesjetës, tani u përkthyen, u botuan dhe u
studiuan pothuaj të gjitha shkrimet e autorëve antikë
që kishin mundur t’i shpëtonin murtajës intelektuale të
Mesjetës. Sipas fjalëve të Engelsit:

Në dorëshkrimet që shpëtuan me rënien e Bizantit, në


statujat antike të nxjerra nga gërmadhat e Romës,
përpara Perëndimit të habitur doli një botë e re
¯¯
lashtësia greke; përpara figurave të saj plot dritë u
zhdukën fantazmat e Mesjetës (Engels 1973: 5).

51
TARIFA - LANI - SHATRO

E përhumbur për shekuj të tërë në një letargji të


rëndë, Europa rizbuloi, më në fund, të kaluarën e
saj, shkëlqimin e qytetërimit të saj të dikurshëm. Ajo u
rilind, ndërsa vetë epoka që solli këtë kthesë të madhe
në historinë e saj është quajtur me plot të drejtë Rilindje.
Stefan Cvajg shkruante se:

Rigjallërimi i shkencës dhe i arteve nga Rilindja solli


një fllad të freskët dhe të lumtur në jetën kolektive
të Europës. Për të parën herë pas një kohe shumë
të gjatë shtypjeje shpirtërore, bota perëndimore fitoi
përsëri sensin e besimit në misionin e saj, kështu që në
çdo vend idealistët më të shquar u ngritën së bashku
në standardet e humanizmit (Zweig 1956 [1934]: 11).

!!!

Në krijimin e kulturës së re europiane kanë kontribuar


të gjithë popujt e kontinentit duke derdhur në shtratin
e saj vlerat më të mira të gjenisë së tyre. Por, pa asnjë
dyshim, vendi i parë ku lindi një mënyrë e re e të kup-
tuarit të jetës, e ndryshme dhe e kundërt me atë ekle-
ziastike dhe feudale, ishte Italia. Këtu, mënyra dhe
metodat e reja të prodhimit kultivuan mënyra të reja të
të menduarit dhe i dhanë një përmbajtje të re mendimit.
Përmbajtja e jetës mendore, e cila filloi të marrë një
karakter sekular, ndryshoi më shpejt se format e saj.
Bashkë me arrogancën e rinisë së arsimuar dhe klasën e

52
RILINDJA E EUROPËS

re të burgerëve, të cilët u ngritën kundër traditave, disi-


plinës dhe moralit të vjetër, lulëzoi dhe shkëlqeu edhe
një kulturë e re humaniste (Kautsky 1979 [1888]). Këtu
filloi një lulëzim i paparë i artit, i cili u zhvillua si një
refleks i lashtësisë klasike dhe që nuk u arrit më.
Pararendësit e kësaj kulture të re i përkasin fundit të
shekullit të 13-të dhe ishin tre italianë të mëdhenj
¯¯
Dante Aligieri (1265-1321), Françesko Petrarka (1304-
1374) dhe Xhovani Bokaçio (1313-1375) poetë dhe
¯¯
shkrimtarë humanistë, kryeveprat e të cilëve, të shkru-
ara në një gjuhë popullore, shënojnë lindjen e së parës
letërsi moderne dhe mbeten edhe sot modele të për-
kryera në fushë të letrave. Të tre këta shkrimtarë të
mëdhenj ishin nga Firencia, e cila, në atë kohë, nga
pikëpamja e zhvillimit kulturor, përfaqësonte krye-
qytetin e Rilindjes dhe qendrën kryesore të Huma-
nizmit Europian.
Italia u bë atdheu i Humanizmit dhe Dante, poeti
kombëtar i Italisë, konsiderohet si “babai” i tij. Dante
ka qenë një personalitet i përmasave të tilla, saqë pa
përmendur këtë gjeni nuk do mund të flitej natyrshëm
as për Firencen dhe as për mendimin e Rilindjes Eu-
ropiane (Ferguson 1962; Stephens 1990). Dante është
autori i Komedisë, vepër të cilën Bokaçio, tërësisht i
mrekulluar nga leximi i saj, e pagëzoi me emrin Komedia
Hyjnore (Commedia divina), titulli me të cilin bota e ka
njohur dhe do ta njohë përgjithmonë. Kjo vepër e Dan-
tes, e cila është edhe vepra kryesore e tij, mori një famë

53
TARIFA - LANI - SHATRO

të tillë qysh në atë kohë, sa nxiti hartimin e 12 komen-


tarëve rreth saj, në më pak se 80 vjet nga koha e botimit
të saj. Ndonëse një vepër tejet impenjative në të lexuar,
Komedia hyjnore ka patur admirues të panumërt në të gjitha
kohët, duke mposhtur pa kurrfarë dyshimi rivalen e vet
më të madhe të të njëjtit zhanër, Parajsën e humbur (Para-
dise Lost), të Miltonit.
Po të mbajmë parasysh brendinë e ndërlikuar të
Komedisë hyjnore vërejmë në të mbështetjen e dukshme
tek Agustini dhe Akuini, çka përbën një argument të
rëndësishëm në favor të pikëpamjes, sipas të cilës, Dante
është një poet mesjetar par excellence. Ky poet ishte
kulminacioni i gjithçkaje që mund të prodhonin një mijë
vjet përqendrimi absolut tek figura e Perëndisë. Në
planin alegorik, simbolik dhe misitik, vizioni i tij për
një univers të strukturuar nga arsyeja dhe të unifikuar
nga besimi u formua realisht dhe funksionoi. Kjo ndry-
shoi vetëm në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë
(Van Doren 1991:125).
Sipas Dantes, e vërteta është zbuluar pikërisht nga
filozofë të tillë si, Shën Agustini, Tomas Akuini, Alberti
i Madh dhe para tyre nga Platoni të cilët, së bashku
¯¯ ¯¯
me Boecin, Solomonin, Piter Lombardin, Dante i kishte
vendosur në Parajsë. Është kjo e vërtetë e zbuluar prej
tyre, të cilën ai vendosi ta shpërfaqte në një vepër që
do të ishte pasqyra jetësore e botës dhe e Perëndisë, siç
njiheshin dhe konceptoheshin këto në epokën e Dantes.
Pavarsisht se Dante nuk mund të konsiderohet i pari

54
RILINDJA E EUROPËS

rilindas, ai i përgjigjet plotësisht dhe më mirë se cilido


personalitet tjetër, përkufizimit të Engelsit, se ai [Dante]
është “e para mendje universale e erës sonë”.
Komedia hyjnore është alegoria e mirëfilltë e stër-
mundimit të qenies njerëzore për t’u lartësuar drejt
Qiellit dhe Perëndisë, çka është postuluar në teologjinë
e Tomas Akuinit (Seymour-Smith 1998: 145). Kjo
vepër, e cila e bëri Danten njërin prej pikave të referimit
të krejt letërsisë botërore, ishte një vizion thellësisht i
krishterë i fatit të përkohshëm dhe atij të përjetshëm
njerëzor. Komedia është një vepër thellësisht alegorike-
didaktike dhe po aq një epope e botëve të njohura apo
të synuara nga njeriu. Ajo është ndërtuar mbi një sim-
bolikë numrash që ravijëzojnë strukturën e përsosur të
tri pjesëve Ferri, Purgatori dhe Parajsa ndarë secila
¯¯ ¯¯
në 33 këngë dhe një këngë hyrëse, duke formuar në
total numrin simbolik të plotësisë, 100.
Por çfarë është e veçantë dhe përtëritëse në veprën
e Dantes, që e bën atë aq të afërt dhe frymëzuese për
Rilindjen? Besojmë se kjo e veçantë është pikërisht
koncepti i paevitueshmërisë së mëkatit dhe ai i dilemës
si pjesë e natyrës së luhatshme njerëzore. Dante, ndryshe nga
Miltoni tek Parajsa e Humbur, është tejet njerëzor. Ai
nuk predikon, por përjeton deri në inde dramën e njeriut
që gjendet i pafuqishëm përballë pasioneve më të mëdha
dhe më domethënëse. Mbetet emblematike në këtë
drejtim kënga 5 e Ferrit, në të cilën historia e dashurisë
së Françeska da Riminit dhe Paolo Malatestës e bën

55
TARIFA - LANI - SHATRO

poetin të humbasë ndjenjat nga dhimbja që një dashuri


e atillë e përjetshme duhej të përfundonte në ferr.
¯¯ ¯¯
Duket sikur ai gati sa nuk i thyen normat fetare të
mëkatit dhe të dënimit. Këtë dilemë e zgjidh përmes
zemrës së tij, e cila i bindet dashurisë dhe dhimbjes,
ndërsa arsyeja qëndron në botëkuptimin fetar të Mes-
jetës. Dante paraqet një ndjeshmëri tejet të gjallë, një
bindje në natyrën e brishtë por edhe të mistershme
¯¯ ¯¯
të njeriut, përveç dijes së sigurt të faljes hyjnore dhe
nevojës njerëzore për dashurinë, si forcë e mbrame dhe
supreme e ndërtimit të universit. Duke marrë Virgjilin,
kryepoetin antik, si udhërrëfyes në Ferr dhe në Purgator,
ndërsa në Parajsë Beatriçen, Dante pohon se ajo që e
shpëton njeriun nga shkatërrimi i përjetshëm dhe
pakuptimësia e ekzistencës, është dija, ndërsa ajo që e
drejton të njohë misterin dhe triumfin final të universit,
është jo më dija, por dashuria. Para kësaj të fundit, çdo
dije dhe çdo logjikë shfuqizohet, sepse në të, në
dashurinë vet, gjenden të gjitha dijet dhe tërë arsyeja
njerëzore dhe tejnjerëzore. Beatriçja është sërish në
¯¯
modelin mesjetar të botëkuptimit për gruan dhe letër-
sinë paraqitja e idealizuar e Beatriçe Pontinarit, da-
¯¯
shurisë ideale të Dantes dhe frymëzueses së krejt poezisë
së tij.
Koha kur jetoi Dante mund të quhet epoka e Dantes.
Por, ky poet i madh, paraprirës i Rilindjes Europiane, u
ngrit mbi epokën e tij, sikurse ndodh me të gjithë gjenitë
letrarë, të cilët nuk kategorizohen në asnjë drejtim letrar.

56
RILINDJA E EUROPËS

Sidoqoftë, për shkaqe politike që kishin të bënin me


Firencen e kohës së tij, gjeniu i Firences, i cili qysh në
atë kohë deklarohej se ishte një monarkist dhe një
përkrahës entuziast i bashkimit kombëtar të Italisë, nuk
do ta shihte qytetin e tij për 25 vjet me radhë, deri sa
vdiq. Kur lindi, Dante i përkiste Firencies, por në vdekje
dhe në ringjalljen si korife i mendimit dhe i letërsisë, ai
u përket të gjitha kohëve dhe mbarë njerëzimit.
Nëse do duhej të përcaktonim një datë të saktë për
fillimin e Rilindjes, atëherë ajo mund të thuhet se është
20 korriku 1304, data kur Petrarka lindi në Areco të
Toskanës. Petrarka ishte 17 vjeç kur Dante ndërroi jetë.
Ai ishte autodidakt, por qysh në moshë të re u dashurua
me Romën dhe Greqinë antike dhe vazhdimisht e shihte
veten si të ishte një romak i lashtë, i risjellë në jetë pikë-
risht për ta rikthyer edhe njëherë atë qytetërim të shuar
një mijë vjet më parë. Studimet e para i kreu për drejtësi;
më pas iu përkushtua letërsisë. Kur i ati shkoi në
Avinjon për arsye pune dhe për të qenë më pranë oborrit
papal, Petrarka nisi studimet aty. Gjatë periudhës së
qëndrimit në Avinjon, kur ishte njëzetë e dy vjeç, ai u
takua dhe përjetoi dashurinë e pashlyer për Laurën, gruan
të cilën do e përjetësonte në historinë e letërsisë botërore
si një nga femrat më të dashuruara dhe më të adhuruara
në poezi. Pavarsisht përpjekjeve të shumta, asnjëherë
nuk është mësuar se cila ishte ajo grua në të vërtetë,
përveç faktit se ajo u bë gjeneza dhe qëllimi i shkrimit
të Poezive për Laurën (Rime), të cilat Petrarka i shkroi

57
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe rishkroi përgjatë tërë jetës së tij.


Petrarka ishte një poet dhe studiues i shkëlqyer. Me
veprën e tij ai i hapi rrugë zhvillimit të poezisë lirike të
Rilindjes. Ai ishte një kundërshtar i vendosur i së vjetrës
monasticizmit, skolastikës dhe aristotelizmit për-
¯¯ ¯¯
krahës i së resë dhe një humanist i shquar. Për këto
arsye këto për të cilat ai është konsideruar me të drejtë
frymëzuesi dhe nismëtari i Rilindjes Europiane dhe
njeriu i parë modern. Petrarka e kuptoi shumë mirë ko-
hën e tij. Mesjeta gjatë së cilës Kisha dhe skolastiska
¯¯
kishin sunduar në mënyrë absolute dhe, bashkë me
¯¯
të, rendi i vjetër, po lëkundeshin nga zhvillimet e reja
në kontinent. Në Europë po piqeshin kushtet e një
rebelimi të përgjithshëm, i cili do të shënonte fillimin
e një bote të re. Koha kur jetoi Petrarka ishte, pra,
vigjilja e një epoke, e cila do të sillte ndryshime të ja-
shtëzakonshme në kushtet e jetës njerëzore. Petrarka
kishte bindjen më të thjellë se kjo kohë tashmë kishte
ardhur. Ai u bënte thirrje bashkëkohësve të vet të
shkundeshin nga apatia dhe të zgjoheshin që të shihnin
përsëri ditë të bukura si ato që kishin gëzuar të lashtët.
Në një prej sonatave të tij më të njohura, Petrarka
shkruante:

Në të kaluarën koha buzëqeshte dhe përsëri mundet,


pasi dikur kishte, dhe përsëri do të ketë, ditë më të
gëzuara,
Por në këtë Mesjetë koha hiqet zvarrë,

58
RILINDJA E EUROPËS

lëviz rreth nesh, dhe ne përulemi nën një peshë


të rëndë imoraliteti. Gjenia, virtyti, lavdia nuk janë më,
duke bërë që të sundojnë shansi dhe apatia.
Pamje e shëmtuar kjo!
Ne duhet të zgjohemi ose të vdesim.

Petrarka kishte një pasion të jashtëzakonshëm për


studimin e latinishtes dhe ishte një idhtar këmbëngulës
i idesë së vazhdimësisë mes botës së antikitetit dhe
thelbit të mesazhit të krishtërimit. Për të, mes këtyre
dy realiteteve, nuk kishte kurrfarë kontradikte. Këtu
gjendet një nga fillesat më domethënëse të mendimit të
tij humanist, të cilin ai e shprehu në poemën Afrika, më
1338.
Në fillim të viteve 1340 Petrarka shkoi në Romë
dhe, atje, në Kapitol, më 8 prill 1341, u kurorëzua
Poet. Pasi mori kurorën e dafinave, Petrarka e vendosi
atë mbi varrin e Apostullit në Bazilikën e Shën Pjetrit,
duke e bërë kurorëzimin e tij, simbolikisht, një rast
edhe më domethënës për të nënvizuar kështu faktin
se, duke u shpallur një Romak i rilindur, ai nuk ishte më
pak Kristian (Van Doren 1991: 132).
Në galerinë e procedeve të letërsisë botërore, prej
tij mbeti Soneti i Petrarkës. Kjo lloj strofe prej 14 vargjesh
u njoh në mbarë Europën dhe, prej modifikimeve të
saj, më vonë u formua soneti i Shekspirit. Në shekujt
që pasuan ai u lëvrua nga poetë më famë botërore si
Uërdsuërth, Kits, Brouning etj.

59
TARIFA - LANI - SHATRO

Dashuria e Petrarkës për dijen, veçanërisht, për


kulturën klasike, e karakterizoi atë tërë jetën, deri kur,
në mëngjesin e datës 19 korrik të vitit 1374, u gjet pa
jetë, me kokën mbështetur pikërisht mbi një nga librat
e Virgjilit, për të cilin po shkruante një komentar.
I njëjti çerek shekulli i parë i viteve 1300 që mori
Danten, i solli kulturës humaniste dhe mbarëbotërore
Petrarkën dhe, 10 vjet më vonë, Xhovani Bokaçion.
Bokaçio lindi në Paris, kaloi fëmijërinë në Firence dhe
një pjesë të rinisë së tij në Napoli. Ai ishte poet dhe
studiues edhe pse fillimisht u arsimua për drejtësi dhe
shkenca ekonomike. Me gjithë korpusin e admirueshëm
të veprave të tij, historia e letërsisë gjithmonë do ta
kujtojë Bokaçion për Dekameronin (Decamerone) e tij.
Mendohet se këtë vepër Bokaçio e ka shkruar në
vitet 1349-1353, kur ishte 26 deri 30 vjeç. Bokaçio u
formua në traditën e Komedisë hyjnore të Dantes, e
cila përdorte nivele të ndryshme të alegorisë për të
treguar lidhjet midis ngjarjeve reale për të cilat shkruhet
dhe mesazhit kristian. Sidoqoftë, Dekameroni përdor
modelin e Dantes jo për të edukuar lexuesin, por për të
satirizuar këtë metodë të mësuari. Përmes kësaj, Kisha
Katolike, kleri dhe besimet fetare u bënë burim i satirës
që karakterizon tërë veprën e tij. Dekameroni është një
paraqitje plot vërtetësi e aspekteve tragjike, por edhe
komike të jetës në Italinë e shekullit të 14-të. Kjo pas-
qyronte më mirë se çdo traktat teorik demoralizimin e
kastës së murgjërve dhe të priftërinjve në Italinë e asaj

60
RILINDJA E EUROPËS

kohe. Savonarola urdhëroi djegien e tij dhe ekzekutimin


e Bokaçios si heretik. Meqënëse Decameroni ishte një
libër shumë popullor dhe i kërkuar në radhët e bashkë-
kohësve të Bokaçios, veçanërisht të tregtarëve, sot
vazhdon të ekzistojë një numër shumë i madh dorë-
shkrimesh të vjetra të tij.
Dekameroni është një model i shkëlqyer dhe
përfaqësues i prozës klasike italiane dhe ka patur një
ndikimin të jashtëzakonshëm në zhvillimin e letërsisë
së Rilindjes Europiane anembanë kontinentit.
Është mjaft e njohur miqësia e Bokaçios me Petrar-
kën, për të cilin ai ka shkruar një libër të admirueshëm.
Kjo miqësi, e cila vazhdoi për 24 vjet, deri ditën kur
Petrarka u nda nga jeta, i detyrohej afrisë së madhe të
botës shpirtërore të këtyre dy artistëve të mëdhenj dhe
ndikoi drejtpërdrejt në kthesën e krijimtarisë së Boka-
çios. Pasi kishte shkruar Dekameronin, Bokaçio u njoh
me Petrakën, në Firence, më 1350, dhe që nga ajo kohë
vendosi t’i përkushtohej studimeve humaniste më
shumë sesa krijmtarisë letrare. Pikërisht atë vit, Bokaçio
nisi hartimin e veprës së tij të njohur Mbi gjenealogjinë e
perëndive pagane (De genealogia deorum gentilium), vepër e
cila, për nga struktura e saj ishte mesjetare, por për nga
fryma që e përshkonte, humaniste.
Besimi i palëkundur i Petrakës dhe i Bokaçios se
letërsia e vërtetë gjendet tek temat më popullore si
dashuria, aktet e guximshme dhe aventurat, jo vetëm u
përqafua gjerësisht, por edhe kur libra të famshëm, si

61
TARIFA - LANI - SHATRO

Lëvdata e marrëzisë e Erazmit, shkruheshin në latinisht,


stili i tyre ishte popullor dhe i drejtohej qartazi një audi-
ence më të gjerë sesa në periudhën klasike. Duke filluar
me Danten, Petrarkën dhe Bokaçion, në shumë vende
të Europës jo vetëm u ringjall latinishtja klasike, por
edhe nisi të shkruhet një prozë në gjuhën e vendeve të
veçanta, gjuhë në të cilën do të shkruheshin më vonë
vepra të shkëlqyera shkencore dhe letrare.
Bokaçio njihet për admirimin e jashtëzakonshëm që
kishte për Danten. Ai realizoi lexime publike (në kishën
e Shën Stefanit në Firence) të kryeveprës së tij dhe nisi
të shkruante një komentar të Komedisë hyjnore, të cilin
mundi ta çonte vetëm deri në këngën 17 të Ferrit, për
shkak të kushteve shëndetësore. Në vitet 1354-55 ai
shkroi librin Jeta e Dante Aligierit ose traktat i shkurtër lav-
dërimi për Danten (Vita di Dante Alighieri/Tratatello in laude
di Dante).
Vdiq në Toskanë, në vitin 1375, vetëm 18 muaj pas
vdekjes së Petrarkës. Shumë nga bashkëkohësit e tyre
që ditën ta çmojnë letërsinë që krijuan këta dy njerëz të
mëdhenj, dëshpërimi prej humbjes së tyre i bëri të men-
dojnë se bashkë me ta, e gjithë poezia u shfaros (Van
Doren 1991: 134).
Emrat dhe vepra e këtyre tre shkrimtarëve Dante,
¯¯
Petrarka dhe Bokaçio e shndërruan Firencen në dje-
¯¯
pin e një ndjeshmërie dhe vizioni që nën emrin Rili-
ndje, do të përhapej në të gjithë kontinentin (Brucker
1969).

62
RILINDJA E EUROPËS

!!!

Qendra të tjera të rëndësishme të zhvillimit të Rilin-


djes në Itali u bënë qytetet e pasura të Ferrarës dhe Mila-
nos. Në to, dhe më pas në gjithë Europën, nisi një
zhvillim i jashtëzakonshm, së pari, i arsimit, me hapjen
e universiteteve dhe të kolegjeve dhe me zhvillimin e
kulturës së leximit. Kjo e fundit u bë e mundur me arrit-
jen më të madhe teknologjike të kohës, shpikjen e shtyp-
shkronjës nga Johan Gutenbergu. Teknologjia e re, e
cila ndonëse përdorej për herë të parë në Europë kishte
qenë e njohur me kohë në Kinë (James & Thorpe 1994:
512), ndikoi njëherësh në shumë plane në jetën kultu-
rore të Europës. Së pari, ajo bëri të mundur prodhimin
e librave në shumë kopje dhe, si pasojë, uljen e kostos
së tyre. Po ashtu, numri i njerëzve që mund të lexonin u
rrit dhe as që mund të krahasohej me Mesjetën, gjatë të
cilës vetëm një numër shumë i vogël njerëzish, kryesisht
nga rradhët e klerit katolik, dinin të lexonin dhe të shkru-
anin. Për këtë arsye, për të parën herë u vu re një prirjre
për të lexuar tekste letrare, me përmbajtje jo fetare. Ndër-
kaq, nisën botimet në gjuhë të tjera veç latinishtes, si
në italisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht, anglisht
etj.
Me këtë, u bë e mundur jo vetëm ruajtja e mirëfilltë
e trashëgimisë letrare dhe filozofike të së kaluarës, veça-
nërisht të antikitetit greko-romak, por edhe krijimi dhe
leximi i një letërsie “dekadente” dhe erotike, e cila i
thyente standardet dhe konvencionet e kohës dhe

63
TARIFA - LANI - SHATRO

lexohej kryesisht nga rinia e kolegjeve dhe e univer-


siteteve të atëhershme. Mishel dë Montenj shkruante
se, në kohën e tij (1533-1592), literatura erotike kishte
gjetur një treg të gatshëm (shih Durant & Durant 1961).
Përhapja e një letërsie të tillë “heretike” ndodhte para-
lelisht me dobësimin e parimeve dhe të vlerave të
moralit të krishterë dhe me liberalizimin dhe hedoni-
zimin e mënyrës së jetesës, kryesisht në radhët e rinisë
së arsimuar të asaj kohe dhe të burgerëve të rinj. Martin
Luteri, nga ana e tij, shprehte shqetësimin se në Uni-
versitetin e Vitenbergut, ku ai jepte mësim, më 1544,
“vajzat po bëheshin më të gjalla dhe më kurajoze; ato u
shkonin djemve në dhomat e tyre apo kudo që të
mundnin duke u ofruar lirisht dashurinë e tyre” (shih
Durant & Durant 1957). Në atë kohë, studentët e uni-
versitetit përbënin gjysmën e popullsisë së Vitenbergut,
i cili ishte “qyteti me popullsinë më të re në moshë në
tërë historinë intelektuale të Gjermanisë” (Moeller
1982: 32).
Duhet theksuar se zbulimi i shtypshkrimit nga
Gutenbergu pati një ndikim shumë të madh në për-
hapjen e lëvizjes protestante në Gjermani dhe, më
pas, në Europën Veriore. Në saje të Gutenbergut u
bë e mundur që Testamenti i Ri dhe i Vjetër të shtyp-
eshin në gjermanisht dhe në gjuhë të tjera kombëtare,
çka mundësoi që masat e besimtarëve të krijonin tanimë
një eksperiencë të drejtpërdrejtë me Fjalën e Perëndisë,
jo më nëpërmjet Kishës Katolike. Në një kuptim real

64
RILINDJA E EUROPËS

të fjalës mund të thuhet se pa zbulimin e shtypshkrimit


nuk do të kishte pasur Reformë të Kishës Katolike.
Përhapja e arsimit ishte një goditje e rëndë për
teologjinë dhe i hapi sytë një mase gjithnjë e më të
madhe njerëzish, të cilët nisën ta kthejnë vështrimin
nga qielli në problemet e jetës të tyre tokësore. Sa më
shumë përhapeshin dhe zinin vend pikëpamje të reja
mbi njeriun dhe shoqërinë, aq më shumë humbisnin
terren dogma dhe morali fetar. Kjo ka qenë dialektika
e emancipimit të shoqërisë qysh nga koha kur men-
dimtarët e shquar të Rilindjes rikthyen në jetën e shoqë-
risë diturinë, lirinë dhe pasionet e grekëve të lashtë.

Në Greqinë e lashtë, filozofët shkatërruan besimin


e vjetër në radhët e klasave të arsimuara; në shumë
kombe të Europës, filozofët kanë bërë të njëjtën gjë.
Protagora u bë Volter, Diogjeni Ruso, Demokriti Hobs,
Platoni Kant, Trasimahu Niçe, Aristoteli Spenser, Epi-
kuri Didëro. Si në antikitet ashtu edhe në kohët moder-
ne, mendimi analitik e shpërbëri fenë, mbi bazën e së
cilës qe ngritur kodi moral (Durant & Durant 1968:
93).

Ndërkaq, duke krijuar dhe zhvilluar gjuhët letrare të


tyre, popujt më të qytetëruar europianë, ka vënë në dukje
Engelsi, mundën të merrnin pjesë në lulëzimin e
fuqishëm letrar të shekullit të 14-të dhe siguruan një
arsim më të shumanshëm se gjuhët greke dhe latine, të
cilat, në fund të kohës së lashtë, kishin filluar të binin

65
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe të vdisnin. Këta popuj i dhanë kulturës së re euro-


piane dhe asaj botërore njerëz nga më të shquarit në
fushën e letërsisë, të arteve, të shkencës dhe të filozofisë.
Për Anglinë dhe Spanjën, kjo ka qenë epoka e tyre letrare
klasike. Letërsia më e mirë e kësaj periudhe u shkrua nga
mjeshtër të mëdhenj të penës si: Shekspiri, Marlou dhe
Ben Xhonsoni në Angli, Servantesi dhe Kalderon de la
Barka në Spanjë, Rabële dhe Montenj në Francë, Erazmi
në Hollandë, Luiz Kamoens në Portugali, e të tjerë.
Ndryshimet që ndodhën veçanërisht në letërsi gjatë
periudhës së Rilindjes Europiane i gjejmë të shprehu-
ra në mënyrë sintetike, si më poshtë:

Para Rilindjes letërsia shpesh ofronte modele ideale të


jetës së dominuar nga ethosi i Kishës, por pas Reformës
mori hov kërkimi për shprehjen dhe kuptimin indi-
vidual [të jetës]. Institucionet u vunë në pikëpyetje dhe
u rivlerësuan, ndonëse shpesh edhe duke i lavdëruar
njëkohësisht. Por, aty ku më parë ishin mënyrat konven-
cionale të shprehjes, të cilat reflektuan modele ideale
të sjelljes fetare, heroike ose sociale gjatë Rilindjes,
¯¯ ¯¯
arti i të shkruarit eksploroi gjeografinë e shpirtit
njerëzor, duke ripërkufizuar marrëdhënien e tij me
autoritetin, historinë, shkencën dhe të ardhmen. Kjo
përfshiu eksperimentime me formën dhe zhanret si
edhe një larmishmëri të pamatë risish gjuhësore dhe
letrare brenda një harku të shkurtër kohor (The Routledge
History of Literature in English, 2001: 48).

66
RILINDJA E EUROPËS

Krahas letërsisë, kultura e re humaniste do të mi-


shërohej e do të shkëlqente me një fuqi të paparë në
fushën e arteve të bukura. Emrave të tre shkrimtarëve
të mëdhenj që paraprinë Rilindjen u qëndron pranë
Xhoto di Bondone, piktor i shquar, i cili është i pari i
asaj radhe të shkëlqyer piktorësh që sollën ndryshimin
radikal në artet e bukura drejt një kulture të re, ku
piktorët dhe skulptorët nuk shiheshin më si artizanë
¯¯
si në Mesjetë por si artistë të mirëfilltë, krahas poetë-
¯¯
ve dhe shkrimtarëve (Martindale 1972). Në pikturën e
Rilindjes arritja esenciale do të ishte ndryshimi i per-
spektivës. Në artin e para-Rilindjes në qendër të pikturës
ishte jo njeriu, por Perëndia. Skena e paraqitur jepej e
vështruar nga perspektiva e Zotit, pra e pafundësisë
dhe jo e qenies njerëzore. Për këtë shkak, koha dhe
hapësira reduktoheshin në asgjë, ndërsa përballeshin me
imazhin, idenë dhe ikonat religjioze, çka përbën, në
thelb, një vizion të përmbyllur së brendshmi dhe jo të
jashtëm. Artistët fiorentinë u përpoqën të hiqnin dorë
nga ky vizion i brendshëm, për të shprehur tashmë diçka
të ndryshme në pikturën e tyre: rolin e njeriut në botë
(Van Doren 1991: 129).
Kultura dhe arti humanist u zhvilluan në një frymë
realiste, duke pasqyruar dhe shprehur me mjetet e veta
artistike optimizmin dhe gëzimet e jetës në pikturë,
¯¯
nëpërmjet paraqitjes së njerëzve të gjallë dhe të mje-
diseve reale me forma jetësore dhe ngjyra optimiste; në
skulpturë, nëpërmjet paraqitjes së shtatit të bukur të

67
TARIFA - LANI - SHATRO

njeriut, sidomos të femrës; në arkitekturë, nëpërmjet har-


monisë së formave hapësinore të lira dhe plot dritë na-
tyrore.
Kultura humaniste u mbështet mbi një botëkup-
tim të ri filozofik, sipas të cilit, e vërteta nuk është
dhe nuk mund të jetë monopol i askujt; ajo duhet
kërkuar dhe zbuluar me guxim. Qysh në fillim të
shekullit të 13-të, vepra letrare më e hershme e rëndë-
sishme në letërsinë mesjetare gjermane, e titulluar
Parsifal, një poemë epike shkruar në gjermanisht nga
Volfram von Eshenbah, kishte si nëntitull të saj këtë
shprehje: “Njeriu i guximshëm bëhet gradualisht i
ditur”. Ky formulim, në fakt, shprehte ideologjinë e re
që do të zhvillohej në Perëndim dy-tre shekuj më vonë
se, dituria (apo çdo arritje tjetër e njeriut), është rezultat
i përpjekjeve të tij individuale në kohë. Këtë ide e gjejmë
që te Komedia hyjnore e Dantes, tek tragjeditë e Shekspirit
dhe deri tek simfonitë e Bethovenit (Quingley 1979
[1961]: 339-340).
Në fillimet e Rilindjes, ishte Italia ajo, e cila i dha
kulturës së njerëzimit vepra artistike nga më të për-
kryerat, të realizuara prej mjeshtërve të saj të mëdhenj:
Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Ticiani, Rafaeli, Boti-
çeli, Benvenuto Çelini e të tjerë. Arti i pikturës, gjith-
ashtu, do të jepte modele të reja përsosmërie me veprat
mjeshtërore të Albreht Dyrerit, të Van Ejkut, të Pitër
Brygelit, të Hans Holbeinit dhe të shumë piktorëve të
tjerë të kësaj periudhe. Vështirë se mund të gjendet një

68
RILINDJA E EUROPËS

periudhë tjetër në historinë europiane dhe atë botërore,


e cila të ketë dhënë kaq shumë talente në fushën e artit
e të letërsisë dhe të ketë prodhuar vepra kaq të mahnit-
shme sa ato që dha epoka e Rilindjes (Brotton 2006).
Sidoqoftë, Italia nuk do të mbetej për shumë kohë
e vetme në rrugën e zhvillimit kapitalist dhe të
lulëzimit të artit dhe të kulturës së re humaniste. Gra-
dualisht, ajo filloi të mos ishte më i vetmi vend inovator
në Europë. Pas disfatës që pësoi Kisha Katolike nga
lëvizja reformatore protestante, veçanërisht në Hollan-
dë dhe në Angli, disa nga qytetet tregtare të këtyre dy
vendeve u bënë jo vetëm qendra të zhvillimit kapitalist,
por edhe qendra të zhvillimit shkencor e kulturor të
kohës. “Ishte pikërisht në Hollandë dhe në Angli që
shkenca europiane vazhdoi të zhvillohet dhe ishin këta
popuj tregtarë protestantë që u bënë novatorët e më-
dhenj të shekujve të 17-të dhe 18-të” (Chirot 1994: 66).
Zhvillimi i manifakturës dhe i tregtisë në vendet e
Europës Perëndimore shumë shpejt gjeti reflekset e tij
në kulturë dhe Rilindja u shtri nga Firencia dhe Roma,
nga Milano dhe Venediku, në Madrid dhe në Londër,
në Paris, Bruzh, Anvers, Amsterdam, Nuremberg dhe
Midëllburg, duke u përsëritur pothuaj me po atë shkël-
qim dhe në po ato përmasa. Anversa, sidomos, u bë një
qendër e vërtetë tregtare dhe kulturore (Burke 1998).
Ky qytet hollandez (sot pjesë e Belgjikës), siç ka vënë
në dukje Kautski, “u bë në shekullin e 16-të ajo që Kon-
standinopoja kishte qenë në shekullin e 14-të dhe ajo

69
TARIFA - LANI - SHATRO

që Londra do të bëhej në shekullin e 18-të: qendra e


tregtisë botërore, fokusi i pasurive të Lindjes, të cilave,
tani, iu shtuan edhe Amerikat, për pasojë, ato u shpër-
ndanë në të gjithë Europën” (Kautsky 1979 [1888]).
Në mes dhe në fund të shekullit të 15-të një numër
qytetesh të rëndësishme arritën të kishin një popullsi
që asnjë qytet europian nuk e kishte pasur gjatë Mes-
jetës: Napoli mbi 240,000 banorë; Milano mbi
200,000; Palermo dhe Roma mbi 100,000; Amster-
dami, Lisbona, Anversa dhe Sevilja po kështu, 100,000
banorë; popullsia e Parisit u rrit në 180,000 banorë,
ndërsa Londra u bë qyteti më i populluar, me 250,000
banorë (Mumford 1989 [1961]: 355). Në Gjermani
¯¯
veçanërisht në Këln (“Roma gjermane”, siç e ka quajtur
atë Bernd Moeller), në Augsburg, në Nuremberg dhe
në Strasburg ”jeta intelektuale arriti një nivel vërtet
¯¯
europian vetëm në fund të shekullit të 15-të dhe në
fillim të shekullit të 16-të....me rritjen e pasurisë dhe të
kërkesave kulturore të burgerëve, në mendjet e të cilëve
lulëzoi Humanizmi” (Moeller 1982: 52).

!!!

Rilindja Europianë nuk ishte vetëm një epokë letrare


dhe artistike. Ajo shënoi një pikëkthesë të vërtetë edhe
në filozofi dhe në shkencë. Përmbajtja e saj e pasur
nuk do të mund të kuptohej dot plotësisht pa përmby-
sjen që u krye në fushën e shkencave natyrore, çka çoi

70
RILINDJA E EUROPËS

në shkatërrimin e përfytyrimeve të mëparshme teolo-


gjike e metafizike mbi botën dhe në krijimin e një botë-
kuptimi të ri, në thelbin e vet dialektik.
Të njëjtin fat si letërsia dhe arti klasik i grekëve të
vjetër kishin pësuar edhe filozofia e tyre materialiste
dhe shkencat empirike të asaj kohe. Gjithçka racionale
që krijuan ato u la në harresë gjatë Mesjetës, madje
edhe më keq, u luftua për t’u asgjësuar. Ajo që ndodhi
gjatë periudhës së Mesjetës me trashëgimin filozofiko-
shkencor të botës së lashtë greke i ngjan, siç shprehej
Bekoni, një katastrofe detare, e cila zhduk në honet e
thella të oqeanit dhe të harresës thesare të vyera. E
vetmja gjë që mori dhe trashëgoi Mesjeta nga filozofia
e lashtë greke ishin idealizmi dhe misticizmi i Platonit,
i Plotinit dhe, mbi të gjithë, Aristoteli, i shtrembëruar
dhe i përçudnuar prej Kishës në atë masë, sa filozofia
dhe shkenca e tij u bënë gjatë gjithë Mesjetës burim
¯¯ ¯¯
i mjaft paragjykimeve, ndërsa vetë Aristoteli, i trans-
formuar në një teolog mesjetar, mbeti për shekuj me
radhë një autoritet i padiskutueshëm.
Kërkesat gjithnjë në rritje të prodhimit dhe zgje-
rimi i veprimtarisë së borgjezisë shtronin objektivisht
nevojën e inovacioneve teknike, pa të cilat nuk mund
të kishte zhvillim të forcave prodhuese. Vetë zhvillimi
i teknikës, si kurdoherë, por aq më tepër tani, pas
Mesjetës obskurantiste, do të ishte i kushtëzuar nga
përparimet në shkencat natyrore. Si bartëse sociale e
këtij zhvillimi, borgjezia që po lindte ishte e interesuar

71
TARIFA - LANI - SHATRO

për studimin e natyrës, për të njohur ligjet e saj dhe


për t’i shfrytëzuar ato në dobi të progresit teknik dhe
të zhvillimit të prodhimit të mallrave. Daniel Chirot
shkruan se:

Zhvillimi i shkencës perëndimore nuk ishte rezultat


i një rasti fatlum, kur u gjet një mbret që të përkrahte
kërkimin dhe mendimin filozofik dhe, akoma më pak,
i lindjes së disa gjenive si Galilei apo Njutoni. Zhvillimi
i shkencës ishte pjesë e një lëvizjeje më të gjerë, e cila
mund të kishte ndodhur vetëm në kushtet e një qyte-
tërimi që kishte një traditë urbane dhe tregtare të sigurt
dhe në zhvillim e sipër, që kishte dyshime të shumta
për fenë, si edhe shumë njësi politike dhe klasa që luft-
onin mes tyre për supremaci. Nëse Kisha Katolike do
të kishte qenë në gjendje ta mposhtte herezinë
protestante, nëse perandorët e Habsburgut do të kishin
mundur ta pushtonin tërë Europën, ashtu sikurse
pothuajse bënë në shekullin e 16-të, apo nëse një
katastrofë ekologjike do t’i kishte shkatërruar bazat
ekonomike të lulëzimit të Europës gjatë viteve 1500
dhe 1700, Europa Perëndimore, veçanërisht pjesa
veriperëndimore e saj, nuk do të kishin krijuar një lloj
të ri kulture, më racionale (Chirot 1994: 67).

Megjithatë, që ky zhvillim i paparë kulturor dhe


shkencor të bëhej i mundur, detyra e parë në këtë fushë
ishte të shkulej ai gur varri i rëndë që u kishte zënë
frymën filozofisë materialiste dhe shkencave empirike
të lashtësisë dhe të përvetësohej, të sistematizohej dhe

72
RILINDJA E EUROPËS

të përgjithësohej materiali i pasur që ofronin ato. Por


çfarë ishte trashëguar konkretisht nga e kaluara? Nga
lashtësia: atomizmi i Demokritit dhe i Epikurit, gjeo-
metria e Euklidit dhe sistemi diellor i Ptolemeut. Nga
arabët: sistemi dhjetor i njehsimit, elementet e algjebrës
dhe shifrat e sotme. Nga Mesjeta: pothuaj asgjë racio-
nale, veç një mizërie pseudoshkencash si, alkimia, ma-
gjia, astrologjia etj.
Shekujt e 16-të dhe 17-të njohën një raund të dytë
zgjerimi dhe zhvillimi të universiteteve në Europë pas
ekspansionit të parë në Mesjetën e vonë. Influksi i ideve
të reja praktike dhe i interesave të Rilindjes në fushën e
teorisë dhe të filozofisë që mësohej në universitetet e
kohës ndikoi shumë në krijimin e shkencës moderne në
kuptimin e sotëm të fjalës, si sintezë e të dhënave empi-
rike me përgjithësimet teorike (Collins 1985: 12). Sido-
qoftë, në shumë fusha të diturisë duhej filluar nga e
para, gjë që jo vetëm nuk ishte e lehtë, por, në rrethanat
historike të kohës kërkonte, gjithashtu, një guxim
shkencor dhe qytetar të pashoq për të shkallmuar dog-
mat e skolastikës dhe për të nxjerrë në shesh të vërtetat
mbi natyrën.
Me Rilindjen zë fill studimi i vërtetë shkencor i
natyrës dhe një lulëzim i vërtetë i filozofisë dhe i shken-
cave natyrore. “Shkencat po lulëzojnë dhe mendjet janë
aktive; është kënaqësi të jetosh në këtë kohë” shkruante
Ulrik von Huten në fillim të shekullit të 16-të (cituar
në Kautsky 1979 [1888]). Skolastika mesjetare dhe

73
TARIFA - LANI - SHATRO

Zeusi i saj, Aristoteli, u bënë objekt i kritikave dhe i


sulmeve të ashpra pothuaj nga të gjithë filozofët
humanistë të kohës. Lorenco Vala, Leonardo Aretino,
Bernardino Telezio, Xhordano Bruno, Galileo Galilei
dhe Tomaso Kampanela në Itali, Tomas Mor dhe Frensis
Bekon në Angli, Erazmi në Hollandë, Pjer Ramy dhe
Gasendi në Francë etj të gjithë këta filozofë huma-
¯¯
nistë të shquar të Rilindjes, të ushqyer dhe të rritur në
frymën e kërkesave të reja të kohës, u ngritën kundër
aristotelizmit dhe autoriteteve të tjera të Mesjetës për
të shpallur, ndonëse më frikë dhe me zë të dobët në
fillim, por gjithnjë e më hapur dhe më fort, materializmin
në filozofi dhe në shkenca. Autoriteti i Biblës dhe i
etërve të Kishës u shemb. “Me këtë gjeneratë filloi
‘vdekja e Perëndisë’ si një forcë hyjnore e jashtme”
(Durant & Durant 1968: 47) dhe u ringjall materializmi
atomistik i Demokritit, i Epikurit dhe i Lukrecit. “Koha
e re”, shkruan Engelsi (1973: 219), “fillon me kthimin
te grekët”.
Në atmosferën intelektuale të kësaj periudhe, bashkë
me shkencat natyrore u ringjall edhe filozofia, e cila, e
mistifikuar gjatë Mesjetës, u zhvillua tani në drejtime të
reja. Ishte pikërisht në këtë periudhë, në shekullin e 17-
të, që filozofia moderne u krijua nga dijetarë, të cilët ishin,
gjithashtu të angazhuar në zhvillimin e shkencave të
natyrës dhe të shkencave eksperimentale si, Frensis
Bekoni, Rëne Dekarti dhe më vonë Gotfrid Lajbnici dhe
Baruh Spinoza. Filozofia dhe shkencat natyrore në

74
RILINDJA E EUROPËS

epokën e Rilindjes, kanë luajtur një rol të madh të


ndërsjellë në zhvillimin e tyre.
Duhet theksuar se Rilindja Europiane ishte, mbi
të gjitha, një lëvizje që ndryshoi vlerat dhe ndjenjat e
njerëzve. Gjatë Rilindjes nuk u krijua ndonjë shkollë
e re filozofike. U ringjallën materialistët atomistë të
lashtësisë, por nuk u krijua ndonjë sistem i ri dijesh,
teorikisht i përpunuar, mbi botën, pra nuk u bënë
përpjekje për të sintetizuar në trajtë teorish apo dok-
trinash idetë e shumta që u krijuan (Jensen 1992). Me
fjalë të tjera, Rilindja vërtet krijoi gjenitë e mendimit,
të artit dhe të shkencës, por nuk krijoi një Leonardizëm
apo një filozofi të Petrarkës. Në fakt, vetë individualizmi,
i cili u bë një tipar thelbësor i Humanizmit, nënkuptonte
ndoshta shpërbërjen e sistemeve.
Gjatë Rilindjes u hodhën bazat e një sërë disiplinave
të reja shkencore (Goodman & Russell 1991). Hovi që
mori zhvillimi i shkencave ishte i padëgjuar ndonjëherë
Nga çdo anë hidheshin hipoteza të reja, bëheshin prova,
eksperimente, zbuloheshin ligje të natyrës që nuk
njiheshin më parë dhe kështu, hap pas hapi, krijohej
dhe plotësohej gjithnjë e më mirë një tablo e re mbi
natyrën. Vërtet metafizike në fillim dhe e kufizuar në
shumë drejtime, por, sidoqoftë, një tablo materialiste,
e cila origjinën e botës dhe zhvillimin e saj i shpjegonte
duke u nisur nga vetë bota.
Karakteristikë për këtë periudhë ishte se zhvillimi i
shkencave natyrore kryhej në front të gjerë. Është e

75
TARIFA - LANI - SHATRO

kuptueshme që, për shkak të kushteve të kohës, vendin


kryesor në këtë zhvillim do ta zinin shkencat më
elementare të natyrës: mekanika e trupave tokësorë dhe
qiellorë dhe, krahas me të dhe në shërbim të saj
¯¯ ¯¯
zbulimi dhe perfeksionimi i metodave matematike. Por,
krahas tyre, edhe pse jo në një hap me to, do të përpa-
ronin edhe fizika, kimia, botanika, zoologjia, anatomia,
fiziologjia dhe shkenca të tjera. E mbarsur me një
atmosferë të përgjithshme revolucionare, Europa u
shndërrua në një djep të shkencave moderne, të cilat,
pasi dilnin me dhimbje në dritë nga errësira e gjatë
mesjetare, përjetuan zhvillime të vrullshme, duke kryer
zbulime të reja pothuajse në çdo dhjetëvjeçar, madje
edhe një varg zbulimesh të mëdha brenda një dhjetë-
vjeçari.
Kjo ka qenë periudha më spektakolare në tërë
historinë e zhvillimit të shkencave deri në shekujt e 19-
të dhe të 20-të. Një plejadë e tërë mendimtarësh dhe
natyralistësh të shquar u lanë zbulimeve shkencore të
kohës emrat e tyre, ndërsa vetë këto zbulime dhe idetë
që rrjedhin prej tyre, për ne, njerëzit e sotëm, dhe për
brezat që do të vijnë, janë dhe do të mbeten pjesë
themelore e njohurive tona mbi universin. Siç shkruan
Karol Kuingli në librin e tij Evolucioni i qytetërimeve (The
Evolution of Civilizations):

Në shkencë, periudha nga Koperniku, ose nga Leo-


nardoja, tek Njutoni njihet si një nga periudhat më të

76
RILINDJA E EUROPËS

shkëlqyera në histori, ndërsa ekspansioni gjeografik në


periudhën e Vasko de Gamës dhe të Magelanit është
jo më pak i famshëm. Në të dyja këto fusha, si edhe
në fusha të tjera, periudha prej një shekulli, ose më
shumë që nisi pas vitit 1690 njohu zhvillime shumë më
modeste. Vetëm në shekullin e 19-të...mundën të tejka-
lohen përgjithësisht arritjet e shekullit të 16-të dhe të
fillimit të shekullit të 17-të (Quingley 1979 [1961]: 369).

Udhëtimi legjendar i Magelanit përreth botës kishte


provuar tashmë një hipotezë të hedhur qysh nga gre-
kët e vjetër, se toka ka formë sferike. Megjithatë, akoma
vazhdonte të mbetej bindje e patundur dhe e për-
gjithshme ideja ptolemejane se Toka është qendër e
palëvizshme e gjithësisë, rreth së cilës gravitojnë sferat
qiellore. Ai që i dha grushtin dërrmues kësaj kozmo-
logjie tradicionale, të cilën krishtërimi e kishte bërë një
prej dogmave kryesore të tij, ishte Koperniku me
sistemin e tij heliocentrik. Pas tij, danezi Tiho Brahe,
duke vëzhguar planetin Mars nga observatori i tij “Ura-
niborg” në një ishull midis Danimarkës dhe Suedisë,
ndihmoi Keplerin të zbulojë formën e orbitave të pla-
neteve dhe ligjet e lëvizjes së tyre, ndërsa Bruno dhe
Galilei, pa iu trembur kërcënimeve me vdekje të Inku-
izicionit, do ta mbronin dhe zhvillonin më tej teorinë
kopernikane.
Një terren i begatë për kërkime dhe zbulime të reja
u krijua edhe në shkencat e tjera. Në fizikë, në optikë
dhe në mekanikë, Leonardo da Vinçi do të vazhdonte

77
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe çonte më tej veprën e Arkimedit dhe të dijetarëve


të tjerë aleksandrinas; bashkatdhetari i tij, Frakastori,
do të bëhej themeluesi i paleontologjisë; skocezi Xhon
Neper do të zbulonte logaritmet, ndërsa anglezi Uilliam
Xhilbert do të studionte fenomenin e magnetizmit dhe
të elektricitetit. Po në këtë kohë, belgu Andre Vesal
studioi anatominë e njeriut në tërësinë e vet, ndërsa
anglezi Uilliam Harvei zbuloi sistemin e qarkullimit të
gjakut, të cilin e kishin pranuar dhe përgatitur përpara
tij Migel Serveti nga Aragona e Spanjës dhe italianët
Realdo Kolombo dhe Andre Çelaspini.
Epoka e Rilindjes shënonte një përmbysje të vërtetë
dhe të thellë revolucionare. Edhe studimi i natyrës, siç
shprehej Engelsi (1973: 6), bëhej atëherë në kushtet e
një revolucioni të përgjithshëm dhe ishte edhe vetë fund
e krye revolucionar, sepse i duhej ende të luftonte për
të fituar të drejtën për ekzistencë. Bashkë me italianët
e mëdhenj, me të cilët zë fill historia e filozofisë së re,
ai ka dhënë martirët e vet për zjarret dhe për burgjet e
Inkuizicionit.
Por aq sa ishte i madh vrulli i zbulimeve të reja që u
kryen në shkencat e natyrës në atë kohë dhe entuziazmi
që zgjuan ato në çdo skaj të kontinentit, aq e tërbuar
ishte edhe armiqësia dhe sulmi i klerit dhe i Kishës
kundër tyre. Madje, jo vetëm i Kishës Katolike, por
edhe i asaj Protestante. Inkuizicioni, gjyqi i lartë i Kishës
Romane, i cili ka funksionuar qysh nga Mesjeta, ka
luajtur në këtë periudhë një rol të veçantë. Duke vepruar

78
RILINDJA E EUROPËS

në fshehtësi, nëpërmjet përfaqësuesve të vet në të gjitha


qytetet katolike, ai ndiqte dhe persekutonte të gjithë
ata njerëz që i konsideronte heretikë, për të shtypur çdo
herezi përpara se ajo të përhapej. Inkuizicioni ushtronte
gjithashtu një censurë të rreptë për të mos lejuar asnjë
cënim të doktrinës kristiane. Pa lejen e tij asnjë libër
nuk mund të shtypej dhe të qarkullonte. Çdo tekst
që konsiderohej i rrezikshëm, ose i dyshimtë për
Kishën Katolike dhe për autoritetin e saj, censurohej
në Indeksin e librave të ndaluar (Index Librorum Prohi-
bitorum), krijuar më 1559. Sa e sa shkrimtarë dhe men-
dimtarë humanistë të kësaj periudhe u hodhën burgjeve
të Inkuizicionit. Sa e sa të tjerëve iu penguan mendimet
e lira nën kërcënimet e vazhdueshme të Kishës dhe iu
censuruan veprat në Indeksin famëkeq, për të ardhur
tek martirët e mëdhenj të shkencës, Serveti dhe Bruno,
të cilët, në të njëjtin gjysmëshekulli, u dogjën të gjallë
mbi turrën e druve nga reaksioni më i zi klerikal
¯¯
Serveti më 1553 nga Kalvini, i cili urdhëroi që mendim-
tari heretik të piqej i gjallë për dy orë rrjesht, në sheshin
Shampel në Gjenevë, ndërsa Bruno më 1600 nga
Inkuizicioni, në Sheshin e Luleve në Romë. Para tyre,
në turrën e druve ishte djegur çeku Jan Hus, rektori i
Universitetit të Pragës (më 1415 në Konstancë). Me
këtë reaksion të egër Kisha shpallte edhe një herë hapur
armiqësinë e saj ndaj shkencës, ndaj diturisë së vërtetë
dhe ndaj progresit shoqëror. Por ajo nuk do të mund t’i
pengonte dot për shumë kohë.

79
TARIFA - LANI - SHATRO

Të gjitha këto zhvillime dhe transformime inte-


lektuale që ndodhën në Europë në shekujt e 15-të dhe
16-të përligjin më së miri vlerësimin e njohur që i ka
bërë Engelsi epokës së Rilindjes Europiane si:

Kthesa më e madhe përparimtare nga të gjitha ato


që kishte parë njerëzimi deri atëherë...një epokë
që kishte nevojë për titanë dhe që lindi titanë për nga
forca e mendimit, pasioni dhe karakteri, nga shuman-
shmëria dhe dituria e tyre (Engels 1973: 5).

Por le të njihemi më nga afër me disa nga korifejtë e


mendimit humanist dhe shkencor të Rilindjes, të cilëve
kjo epokë u dha përmasat e saj.

80
RILINDJA E EUROPËS

pjesa e dytë

81
TARIFA - LANI - SHATRO

82
RILINDJA E EUROPËS

Leonardo da Vinçi
Ato shkenca që nuk janë pjellë e përvojës,
e cila është nëna e çdo saktësie,
dhe nuk kurorëzohen në përvojën konkrete
janë të zbrazëta dhe plot lajthitje.

L eonardo da Vinçi është, pa dyshim, ndër njerë-


zit më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Dhe jo vetëm
të saj, por të gjithë historisë së përbotshme të dijes dhe
të qytetërimit. Një mendje nga më universalet dhe një
karakter nga më të fuqishmit, që i japin cilitdo të drejtën
ta quajë atë një kolos të vërtetë. Në botën e madhe të
artit, Leonardo da Vinçi mbetet model i paarritshëm.
Në shkencë, duke qenë një ndër gurëvënësit e theme-
leve të saj, ai mbetet edhe sot model i shkencëtarit
erudit dhe novator. Në historinë e filozofisë ai qëndron
si një ndër kundërshtarët më të vendosur të dogmatizmit
dhe të skolastikës mesjetare dhe mbrojtës i zjarrtë i
mendimit të lirë dhe humanist.
Bir i një noteri dhe i një fshatareje të thjeshtë, Leo-
nardoja lindi në Vinçi, një fshat midis Pizës dhe Firences
në Italinë e veriut, më 15 prill 1452. Babai i Leonardos
nuk ishte i martuar me nënën e tij; përkundrazi, ai u
martua në një familje të pasur në Firence. Në atë kohë,

83
TARIFA - LANI - SHATRO

lindja e fëmijëve ilegjitimë ishte një gjë krejt e zakon-


shme. Njerëz si Leondardoja ishin krenarë që e çanë
vetë rrugën e jetës dhe nuk e kishin për turp që ishin
lindur jashtë martesës së prindërve të tyre. Siç shkruan
Burkhardti, në Italinë e asaj kohe, “aftësitë e individit,
vlera dhe kapacitetet e tij, kishin më shumë rëndësi se
të gjitha ligjet dhe praktikat që mbizotëronin në vende
të tjera në Perëndim” (Burckhardt 1990 [1860]: 30).
Qyteti i Firences në atë periudhë, i sunduar nga fa-
milja e pasur bankare De Mediçi, ishte bërë kryeqendër
e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor në tërë
Europën. Në këtë qytet, më parë se kudo dhe ndoshta
¯¯
më gjerë se kudo u krijua ajo atmosferë e re shpirt-
¯¯
ërore, e cila, shumë shpejt, përshkoi dhe tronditi mbarë
Europën. Aty do të ndesheshin hapur kultura e re
humaniste dhe antiskolastike me fenë dhe me autori-
tetet e vjetra. Ishte jo thjesht një ndeshje kulturash të
ndryshme, por një ndeshje epokash historike dhe
qytetërimesh. Europa po dilte nga errësira në dritë. Në
këto kushte, duhej të kishe një mendje gjeniale dhe
novatore për t’u ngritur kundër mediokritetit dhe
obskurantizmit mesjetar që e kishin sklerotizuar mendi-
min filozofik dhe shkencor. Duhej të kishe një karakter
të fortë, guxim shkencor dhe artistik të pashoq dhe po
kaq edhe guxim qytetar, për të sfiduar ndjekjet, mallkimet
dhe persekutimet nga ana e Kishës dhe e Inkuizicionit.
I pari personalitet i fuqishëm i Rilindjes, i cili iu përgjigj
këtij imperativi të kohës, ishte pikërisht Leonardo da

84
RILINDJA E EUROPËS

Vinçi.
Që në fëmijëri, Leonardoja shfaqi prirje të jashtë-
zakonshme në matematikë dhe në pikturë duke i habitur
mësuesit e tij. Kur Leonardoja ishte 14 vjeç, i ati i tij u
shpërngul në Firence, duke e marrë të birin me vete
pasi dëshironte që ai të bëhej piktor, ose skulptor. Me
këtë dëshirë, ai e çoi atë tek Andrea Verokio, mjeshtri i
madh fiorentin, të cilit i tregoi disa nga vizatimet e
Leonardos duke i kërkuar mendimin e tij nëse mund
dhe duhej të shpresonte që i biri të bëhej një ditë dikush
në fushën e artit. Qysh nga ai moment, u duk se e ardh-
mja e Leonardos u përcaktua. Ai u bë nxënës i Verokios,
studioja e të cilit në Firence ishte shndërruar në atë
kohë në një shkollë të vërtetë arti dhe shkencash.
Da Vinçi hyri në studion e Verokios në kohën kur
mjeshtri i madh po punonte statujën e Davidit, djaloshit
ngadhënjyes, i cili, sipas rrëfimeve biblike, mundi Goli-
athin. Kjo vepër kishte karakter të fuqishëm frymëzues.
Ajo paralajmëronte triumfin e së mirës mbi të keqen, e
të voglit mbi të madhin. Davidi ishte kontakti i parë i
Leonardos me artin e madh humanist të Rilindjes dhe,
për këtë arsye, kjo vepër do të ndikonte mjaft në formi-
min dhe, më pas, në veprën e tij.
Në studion e Verokios Leonardoja qëndroi dhjetë
vjet, kohë gjatë së cilës ai punoi, krijoi dhe studioi në
mënyrë të vazhdueshme. Mësoi jo vetëm mjeshtërinë e
piktorit, por edhe matematikë, anatomi dhe shkenca të
tjera; jo rastësisht dhe jo thjesht për të shuar kuriozitetet

85
TARIFA - LANI - SHATRO

e tij të shumta. Arti i Rilindjes, duke qenë, në thelbin e


vet, realist, shtronte përpara vetes detyrën që të mbë-
shtetej në të dhënat e shkencave natyrore. Vizatimi i
trupit të njeriut, vizatimet e kafshëve apo të bimëve,
kërkonin dhe çuan pashmangësisht në studimin e
anatomisë së njeriut, në zgjerimin e interesit për bota-
nikën dhe për zoologjinë. Interesi dhe stimuli ishin të
dyanshëm, si për zhvillimin e artit, ashtu edhe për për-
parimin e shkencave natyrore dhe të vetë filozofisë. Kjo
do t’i lidhte artin, filozofinë dhe shkencën në një aleancë
të tillë, e cila u bë shtysë e fuqishme që një mendje si
Da Vinçi të eksploronte në fushat më të ndryshme të
dijes.
Ishte ende nxënës i Verokios, madje më i shquari
ndër të gjithë nxënësit e tij dhe vetëm 20 vjeç kur
¯¯ ¯¯
emri i Leonardos u shkrua në librin e kuq të piktorëve
të Firences duke fituar të drejtën të quhej piktor. Duke
vlerësuar talentin e Leonardos dhe duke parë se atij vetë
s’i mbetej më gjë për të bërë, Verokio vetë hoqi dorë
nga piktura. Disa vjet më vonë ai u vendos në Venedik
për të punuar një statujë të madhe dhe, pas largimit të
tij, edhe Leonardoja vendosi ta linte Firencen. Arsyet e
largimit të tij nga Firencia ishin të shumta. Përpara tij,
një piktor tjetër i shquar i atij qyteti, Sandro Botiçeli,
kishte shkuar në Romë. Për Leonardon, një arsye për
largimin e tij nga Firencia mund të ketë qenë dëshira që
të realizonte një monument të të jatit të Ludoviko
Sforcës. Sidoqoftë, arsyeja kryesore besohet të ketë qenë

86
RILINDJA E EUROPËS

fakti që Firencia në atë kohë ishte një qytet me tradita


të konsoliduara, me biblioteka të bukura dhe të pasura
në të cilat kishin bërë vend qindra dorëshkrime të gre-
këve dhe romakëve të lashtë. De Mediçët kishin rikri-
juar, madje, Akademinë e Platonit, të cilën e kishte
mbyllur Perandori romak Justinian në vitin 526 të erës
sonë. Për Leonardon, një gjeni i cili kërkonte vazhdi-
misht gjëra të reja dhe inovacione, Firencia ishte bërë
një qytet që e kishte kthyer vështrimin prapa në histori.
Ai donte të studionte jo librat e të lashtëve, por njeriun
dhe natyrën përmes shqisave. Tekstet e vjetra në greqisht
dhe latinisht nuk i kishin mësuar shumë gjëra Leonardos
së ri; ai donte ta zbulonte çdo gjë në natyrë. Natyra, sipas
tij, i jep kuptim çdo gjëje. Syri i tij ishte i dhënë pas de-
tajeve më të holla dhe mendja i tij ishte gjithnjë në
kërkim (Cremante 2005). Ai donte të vëzhgonte dhe të
zbulonte vazhdimisht gjëra të reja dhe Firencia nuk ia
japte sa duhet këto mundësi. Një qytet tjetër italian,
Milano, duket se e tërhiqte më shumë gjeniun nga Vinçi.
Qysh në moshë të re Leonardoja u ngrit me indinjatë,
me guxim dhe me forcë kundër skolastikës së Mesjetës
duke e quajtur atë “dyqan mashtrimesh”. Në vend të
saj, ai kërkoi të krijohej një filozofi e re, e cila të mos
mbështetej në silogjizmat dhe në metodën e Aristotelit,
as të mos mbetej vetëm në dijet e të lashtëve, por të
mbështetej në eksperiencën e gjallë njerëzore dhe të
verifikohej përmes provave matematikore. “Ai që
diskuton duke u bazuar në autoritetet, nuk përdor

87
TARIFA - LANI - SHATRO

mendjen e vet”, shprehej Da Vinçi. Po kështu, ai e qu-


ante të papranueshme të reduktohej e gjithë dituria
vetëm në komentin e hollësishëm të teksteve të filo-
zofëve të lashtë. Në veprën e tij Mbi shkencën e vërtetë dhe
të rreme, Leonardoja shkruante:

Edhe në qoftë se unë nuk do të di të citoj mirë autorët


[e lashtë], unë do të citoj një gjë shumë më të denjë,
do të mbështetem në përvojën, mësuesen e mësuesve
të tyre.

Sipas Da Vinçit, eksperienca është “nëna e çdo dijeje


të saktë”. Qoftë edhe vetëm kjo ide do të mjaftonte për
t’i vënë teologjinë dhe skolastikën në bankën e gjyqit
të arsyes, për të hedhur poshtë besimin e verbër në
dogmat, në magjitë dhe në autoritetin e Aristotelit.
Në vitin 1482, artisti i madh i shkroi një letër princit
të Milanos, Ludovik Sforcës, duke i bërë të njohura disa
nga shpikjet e tij. Në atë letër ai i shkruante princit për
ura të lehta dhe të transportueshme, për pompa të
thjeshta uji, për armë që hidhnin gurë në largësi, për
parashuta dhe, më në fund, i bënte të ditur se: “Unë
mund të bëj skulptura në mermer, në bronz ose në argjil
dhe gjithashtu mund të bëj piktura të çdo lloji dhe çdo
gjë tjetër” (cituar në Skleiner 2009: 580). Pas këtij pre-
zantimi, Leonardoja u ftua në oborrin princëror të
Milanos dhe qëndroi atje deri në vitin 1499, kur Sforca
u detyrua nga pushtuesit francezë të linte pushtetin.

88
RILINDJA E EUROPËS

Këtu, Leonardoja krijoi për princin Ludoviko Sforca


dhe princeshën e tij Beatriçe d’Este një ndër veprat e
tij më të famshme, pikturën murale të njohur me emrin
Darka e fundit. Kjo tablo, të cilën mjeshtri i madh e
përfundoi vetëm pasi Sforca e kërcënoi atë se do i
ndërpriste të gjitha fondet, paraqet skenën e Darkës së
fundit nga ditët e fundit të Jezu Krishtit siç përshkruhet
ajo në Ungjillin e Gjonit (13:21), kur Krishti thotë se
njëri prej dymbëdhjetë apostujve të tij do ta tradhtonte
pikërisht atë natë.
Krahas pikturës, në Milano Leonardoja u mor me
studimin e anatomisë së njeriut dhe bëri vizatime të
enëve të gjakut. Ajo që ai kërkonte kur vizatonte trupin
e njeriut, kafshë dhe bimë, ishte struktura. Përmes saj,
mendonte ai, natyra i shpjegon njeriut kuptimin e jetës.
Qëllimi i saj shprehet në strukturën.
Leonardoja nuk ishte vetëm një artist i madh, por
edhe një shkencëtar i shquar, i cili studioi dhe la ide
gjeniale në shumë fusha të dijes dhe të shkencës, duke
filluar nga filozofia, estetika, anatomia, fiziologjia, his-
toria e natyrës, mjekësia dhe deri te optika, akustika,
astronomia, botanika, gjeologjia, gjeografia, topologjia,
matematika, hidraulika, balistika etj. Leonardoja ishte,
gjithashtu, një matematikan, mekanik dhe inxhinier i
madh, i cili bëri zbulime të rëndësishme në degët më të
ndryshme të fizikës. Në mendimin e këtij gjeniu, dallohet
një koncept i mirëpërkufizuar i shkencës dhe i proce-
dimeve të saj dhe po ashtu një vizion kompleks i

89
TARIFA - LANI - SHATRO

realitetit natyror (Dal Pra 1997: 28-29).


Pas përmbysjes së Ludoviko Sforcës, Leonardoja u
largua nga Milano. Në vitet 1502-1503 ai punoi për një
kohë të shkurtër si arkitekt dhe inxhinier ushtarak për
Çezare Borxhian, i cili u miqësua me të. Më pas, Da
Vinçi u kthye në Firence ku ai dhe rivali i tij më i ri,
Mikelanxhelo Buonaroti, ishin përzgjedhur nga qyteti
për të pikturuar dy vepra patriotike, asnjëra prej të cilave
nuk u arrit të përfundohej (Bortolon 1967).
Gjatë viteve 1503-1506 Leonardoja filloi të piktu-
ronte portretin e gruas së një tregtari pak të njohur
(Francesko del Xhokondo) Mona Liza, e njohur,
¯¯
gjithashtu, si Xhokonda. Për shkak të natyrës së tij që e
tërhiqte vëmendjen e Leonardos në shumë gjëra një-
herësh, piktorit të madh iu deshën njëzet vjet për ta
përfunduar Mona Lizën. Bashkë me tablonë Darka e
fundit, Mona Liza është një ndër kryeveprat e Da Vinçit.
Të dyja këto vepra janë jo vetëm më të famshmet, por
edhe pikturat më të riprodhuara të të gjitha kohëve,
famën e të cilave ndoshta e ka arritur vetëm afresku
Krijimi i Adamit, krijuar nga Mikelanxhelo.
Mona Lizën, portretin e famshëm, të cilin miliona
njerëz e mbajnë në shtëpi, e dërgojnë apo e marrin si
kartolinë dhe që ka vendin e parë në çdo album serioz
të pikturës, Da Vinçi e krijoi kur ishte 50 vjeç. Vasari,
biografi më i njohur i tij, e përshkruan krijimin e kësaj
vepre dhe mjeshtërinë e lartë me të cilën është reali-
zuar ajo, me këto fjalë:

90
RILINDJA E EUROPËS

U vu Leonardoja të krijonte për Françesko Xho-


kondën portretin e Mona Lizës, gruas së tij, dhe, pasi
punoi mbi katër vjet, e la të papërfunduar....Në të janë
riprodhuar të gjitha hollësitë që mund të japë piktura,
prandaj sytë kanë atë shkëlqim dhe atë njomësi që
zakonisht shihen tek njerëzit e gjallë....Qerpikët janë
dhënë tamam ashtu siç rriten, diku të rrallë e diku të
dendur dhe vendosja e tyre u përgjigjet poreve të
lëkurës….Hunda me vrimat në rozë duket krejt si e
gjallë. Goja e hapur lehtë duket si prej mishi dhe gjaku.
Po të shikosh me vëmendje qafën, në të ndihet pulsi
që rreh (Vasari 1965 [1568]).

Mona Liza, e cila sot ruhet në Muzeun e Luvrit, përbën


sintezën më të plotë të punës shumëvjeçare të piktorit
të madh. Po përse shquhet kjo grua, së cilës Da Vinçi i
dha kaq emër dhe famë? Me të drejtë është vënë në
dukje nga disa autorë, se ajo nuk shquhet për asgjë të
jashtëzakonshme. Mona Liza është gruaja e thjeshtë,
tek e cila mendimi dhe peneli i mjeshtrit të madh hu-
manist zbuluan dhe pasqyruan botën e njeriut, psiko-
logjinë e tij, fuqinë e pamatë të shpirtit njerëzor. Me
këtë vepër të Da Vinçit mund të thuhet se arti i pikturës
rizbuloi njeriun e vërtetë, të cilin e zhveshi nga çdo
aureolë mistike, duke dashur, ashtu si e tërë kultura
humaniste, ta emancipojë dhe ta çlirojë atë nga sklla-
vëria e bestytnive, e Kishës dhe e feudalizmit. Me plot
gojë, Mona Liza mund të konsiderohet si një ndër
simbolet më të shquara të artit humanist. Me të, ashtu

91
TARIFA - LANI - SHATRO

si edhe me veprat e tjera të Da Vinçit, ka ndodhur dhe


ndodh ajo që veç me legjendat mund të ndodhë: koha,
duke ua zbehur ngjyrat dhe tonet, ua rrit vlerën.
Da Vinçi nuk ishte vetëm një piktor i madh, por edhe
një teoricien i shquar në fushën e artit. Në traktatin e tij
të njohur Libri i pikturës, ai trajtoi një varg problemesh
të estetikës duke mbrojtur dhe zhvilluar në një mënyrë
dhe në një frymë të re tezën mbi realizmin në art. Arti,
sipas tij, është dhe duhet të jetë pasqyrim i realitetit; ai
duhet ta ndihmojë njeriun të njohë dhe të kuptojë botën
reale. Në këtë frymë, ai theksonte se mendja e piktorit
duhet të jetë si pasqyra, e cila shndërrohet gjithnjë në
ngjyrën e atij objekti që ajo pasqyron dhe mbushet me
aq figura sa janë sendet që qëndrojnë përballë saj. Da
Vinçi u shpreh me forcë kundër formalizmit në art, i
cili, sipas tij, e shndërron artin në diçka të zbrazët, të
vdekur, pa jetë. Ai shkruante:

Nuk është gjithnjë e mirë ajo që është e bukur. Këtë


unë e them për ata piktorë që janë dashuruar pas
bukurisë së ngjyrave, të cilave, pa keqardhjen më të
vogël, u japin hije shumë të dobët....Ky gabim bën që
ata t’u ngjasin njerëzve që përdorin fjalë të bukura por
që s’thonë asgjë.

Në qoftë se disa nga pikturat e Da Vinçit, ndërmjet


tyre edhe Mona Liza, fituan dhe gëzonin famë që në
kohën e tij, veprat dhe zbulimet e Leonardos në fusha
të tjera të dijes nuk u bënë aq të njohura sa ishte gjallë

92
RILINDJA E EUROPËS

autori i tyre, ndonëse në kohën tonë ato kanë ardhur


thuajse të plota. Etja e tij e pashterueshme për të vëzh-
guar dhe njohur, e shoqëroi Leonardon deri në vitet e
shtyra të pleqërisë. Ashtu si kurdoherë gjatë jetës së
vet, ai studionte dhe mbante rregullisht shënime në
blloqe të shumta për kërkimet e tij. Një detaj interesant
në shënimet e Leonardos është se dorëshkrimi i tij është
shkruar mbrapsht, që do të thotë se për t’i lexuar saktë
ato, duhen parë në pasqyrë. Ka ndonjë autor që mendon
se ky fakt ndoshta thotë diçka të veçantë për Leonardon;
të tjerë besojnë se kjo ka ndodhur për shkak se ai
shkruante me dorën e majtë. Një tjetër fakt shumë
interesant dhe më i rëndësishëm është se pothuajse në
çdo faqe të shënimeve të tij Leonardoja përsëriste këto
fjalë, të cilat thuhet se i drejtoheshin Zotit: “Më thuaj
nëse diçka u arrit të bëhej”. Po të mbajmë parasysh ta-
lentet e shumta të Leonardos, nuk ka dyshim se, sikur
ai të kishte arritur t’i përfundonte shumë nga projektet
e tij në art dhe në shkencë, gjenia e tij do t’i kishte lënë
njerëzimit mjaft kryevepra, ide dhe zbulime të tjera.
Edhe pse vetë Leonardoja mendonte për veten e tij
se ishte një njeri i dështuar, bashkëkohësit e tij dhe breza
të tërë pas tyre kanë pasur dhe kanë tjetër mendim. Ai
ishte një gjeni i vërtetë, çka u vu re qysh në moshë të
re. Leonardoja mishëronte më së miri idenë e Rilindjes
se çdo individ ka mundësi të pakufizuara dhe ka nevojë
jo për një jetë askete, por për një mjedis të përshtatshëm,
në të cilin të zhvillohet në mënyrë të gjithanshme.

93
TARIFA - LANI - SHATRO

Pavarsisht se pranonte rëndësinë e veprimtarisë


praktike, Leonardoja vinte në dukje se saktësia e kësaj
veprimtarie kushtëzohet nga pavarësia e ndërgjegjes.
Kulmin e vet, ajo e arrin tek diskursi mendor, i cili është
tipar themelor i shkencës. Sipas Leonardos, shkenca
përmban si elemente të saj si eksperiencën, ashtu edhe
arsyetimin matematik. Ai e kundërshtonte pikëpamjen
sipas së cilës, fakti ndjesor apo shqisor e pengon njohjen
mendore; përkundrazi, sipas tij, çdo njohje njerëzore e
ka zanafillën e vet tek ndjesia dhe përjetimi i përvojës.
Sipas Leonardos, rreziku më i madh në përkthimin e
fakteve njerëzore në parametra matematike është ai i
tkurrjes së mundshme të shkencës në një diskurs mendor
të përbrendësuar tek vetvetja. Ai besonte se rendi që
ekziston në natyrë rrjedh nga Zoti, por ky është një rend
i domosdoshëm, konstant dhe me karkater mekanicist
dhe jo njësi animistike.
Tepër e vështirë, në mos e pamundur, na duket që të
konturojmë në një ese të shkurtër atë mal që ngriti
Leonardo da Vinçi në fushën e shkencës. Ajo çfarë dë-
shirojmë të vëmë në dukje në mënyrë të veçantë këtu
është kontributi i Leonardos në filozofi dhe në shkencë,
çka e ka vënë emrin e tij në një post nderi në historinë
e zhvillimit të saj. “Me Leonardon nis periudha ‘mo-
derne’ në historinë e shkencave” (James & Thorpe 1994:
xvi; Nicholl 2005).
Në mendimin filozofik të Da Vinçit bie në sy linja e
paralelizimit të njeriut me universin, ide kjo me origjinë

94
RILINDJA E EUROPËS

neo-platonike, edhe pse tek Leonardoja ajo ngrihej mbi


analogji materiale dhe jo ideale. Ai pranonte koncept-
imin e njeriut si një univers në miniaturë, ku ndërtimi
edhe i njeriut edhe i botës është i bazuar mbi elementet
e zjarrit, ujit, dheut dhe ajrit. Tek njeriu, Leonardoja
studionte mekanizmin e jetës psikike, ndjesitë, akti-
vitetin e zemrës, pra gjithçka që shprehet përmes lëviz-
jes dhe që përkapet përmes përvojës. Deri edhe shpirtit
ai i njihte rolin e të qenit pjesë në ndërtimin e trupave
që lëvizin dhe që mbartin jetën.
Nga ana tjetër, Da Vinçi vlerësonte lart shkencën e
matematikës, parimet dhe rregullat e së cilës ai i konsi-
deronte si një bazë, nga e cila duhet orientuar tërë njohja
njerëzore. Sipas tij, “nuk ka kurrfarë saktësie në shken-
cat ku nuk mund të zbatohet asnjë nga dijet matematike
dhe as në gjërat që nuk kanë lidhje me matematikën”.
Vetë Leonardoja përpunoi një metodë studimi
eksperimentalo-matematikore, me anë të së cilës
synonte të përgjithësonte, në rrugë dhe forma mate-
matikore, të dhënat e eksperiencës shqisore. Sipas tij,
“rregullat e mira janë bija të eksperiencës së mirë, e
cila, nga ana e saj, është nëna e të gjitha shkencave dhe
arteve”
Pikërisht këtë parim metodologjik, nga i cili udhë-
hiqej Leonardoja në gjithë punën e tij krijuese, nënvizon
Vasari (1965 [1568]) kur shkruan:

Duke filozofuar për dukuritë e natyrës, ai përpiqej të

95
TARIFA - LANI - SHATRO

njihte cilësitë e veçanta të barit, duke vëzhguar në të


njëjtën kohë rrotullimin e qiellit, lëvizjen e Hënës dhe
rrugën e Diellit. Si rezultat i kësaj, ai formuloi në men-
djen e vet pikëpamje heretike, të cilat nuk përputheshin
me asnjë fe. Me sa duket, ai parapëlqente më mirë të
ishte filozof, se sa i krishterë

Krahas matematikës, një tjetër shkencë, zhvillimit


të së cilës Da Vinçi i kushtoi rëndësi të veçantë, ishte
mekanika. Ai, madje, e mbivlerësonte vendin dhe rolin
e saj në sistemin e shkencave duke u bërë kështu para-
rendës i materializmit mekanicist në filozofi. Ky mate-
rializëm i shpjegonte të gjitha dukuritë e natyrës
inorganike dhe të gjallë në bazë të parimeve dhe të
ligjeve të mekanikës. Po të gjykojmë nga pozitat e sotme,
një pikëpamje e tillë është, natyrisht, e gabuar. Por,
vështruar në kontekstin historik të kohës kur jetoi Da
Vinçi, ajo shënonte një hap të madh përpara, një urë
drejt determinizmit materialist, i cili e shpjegon domos-
doshmërinë si ligjshmëri natyrore. Kurrfarë çudirash nuk
ndodhin në natyrë, shprehej Da Vinçi. “E vetmja çudi
e natyrës”, sipas tij, “janë ligjet e saj”.
Pavarësisht nga kufizimet historike të botëkuptimit
të tij, Leonardo da Vinçit i përkasin mjaft hamendje
dhe ide gjeniale në fushën e mekanikës, të tilla si ligji i
rënies së lirë të trupave, ideja mbi ndikimin e fërkimit
në lëvizjen e tyre si edhe mjaft ide të tjera mbi rezis-
tencën materiale të trupave.
Da Vinçi konstruktoi, gjithashtu, një kozmogoni

96
RILINDJA E EUROPËS

origjinale. Ai e përfytyroi dhe e “ndërtoi” gjithësinë,


brenda së cilës edhe sistemin tonë diellor, krejtësisht
në kundërshtim me përfytyrimet dhe dogmën teologjike,
të cilat mbështeteshin në gjeocentrizmin e Ptolemeut.
Leonardoja mbërriti në kuptimin heliocentrik të uni-
versit përpara se Koperniku të shpallte teorinë e tij.
Sipas Da Vinçit:

Toka, e cila është një trup qiellor pothuajse si Hëna, nuk


ndodhet në qendër të rrethit diellor dhe as në qendër të
botës, por në qendër të elementeve të veta, të cilat janë
të afërta me të dhe bashkohen me të.

Në të njëjtën kohë me të, por larg tij, në Poloni, një


shkencëtar tjetër i madh, Koperniku, formulonte pikë-
pamjen mbi sistemin heliocentrik, e cila ka qenë një
ndër realizimet më të mëdha të mendimit shkencor dhe
filozofik të kohës. Nuk është aspak një pretendim i
pabazuar nëse themi se kuptimit mbi sistemin helio-
centrik iu afrua, nga një rrugë tjetër dhe në mënyrë të
pavarur, edhe Leonardo da Vinçi.
Në të kaluarën, por edhe sot, është diskutuar dhe
vazhdon të diskutohet mbi raportin midis artistit dhe
shkencëtarit në personalitetin e Da Vinçit. Është jo pak
i përhapur mendimi se madhështia dhe fama e tij si piktor
i kanë eklipsuar, deri diku, meritat e Leonardos si
shkencëtar. Po kështu, fakti që dorëshkrimet e veprave
të tij shkencore u nxorën në dritë shekuj me vonë, ka
dhënë shkas të qarkullojë një mendim i gabuar se gjoja

97
TARIFA - LANI - SHATRO

ato paraqesin më tepër interes historik sesa interes


shkencor për brezat e sotëm. Nuk është qëllimi ynë këtu
të vlerësojmë këto opinione, por dëshirojmë, sidoqoftë,
të vëmë në dukje se Leonardo da Vinçi, me tërë veprim-
tarinë e tij si artist, filozof dhe shkencëtar, e kapërceu
shumë kohën në të cilën jetoi. Mendja e tij gjeniale çau
në shtigje krejt të parrahura më parë dhe, nëqoftëse frytet
e saj mbetën për një kohë të gjatë mbuluar nga pluhuri
i “harresës”, kjo nuk e zbeh aspak madhështinë e shken-
cëtarit novator. Madje, edhe sot, idetë e tij ngacmojnë
mendimin tonë, nxisin fantazinë shkencore dhe meri-
tojnë admirimin më të madh.
Veç shkencave që përmendëm më sipër, kujtojmë
disa fusha të tjera të dijes, në të cilat Leonardoja la të
pashlyer emrin e tij, për të nxjerrë më qartë në pah gje-
ninë e tij krijuese. Hidraulika dhe inxhinieria ishin, ndo-
shta, ato shkenca me të cilat Leonardoja u mor gjatë
gjithë jetës së vet. Projektimi dhe zbatimi i ndërtimit të
kanalit Piza-Firence si edhe shumë projekte të tjera që
lidhen me problemet e vaditjes, të bonifikimit dhe të
përmirësimit të strukturës së tokës, janë pjellë e mendjes
së tij gjeniale dhe dëshmi e gjithëfuqisë së saj. Në traj-
timet teorike në këto fusha, ai zbuloi ndër të tjera, pa-
rimin e enëve komunikuese dhe iu afrua formulimit të
ligjit të Paskalit. Optika dhe anatomia, dy fusha shumë
të largëta për njëra-tjetrën, por jo të tilla për një mendim-
tar si Leonardoja, gjithashtu ruajnë në fondamentin e
tyre teorik edhe kontributin e tij të shquar. Në optikë,

98
RILINDJA E EUROPËS

Da Vinçi ishte i pari që dha idenë mbi natyrën valore të


dritës, çka shënonte një hap shumë të madh në shkencë.
Në anatomi, ai ishte përsëri ndër të parët që guxoi të
bënte autopsinë e trupit të njeriut për ta studiuar atë
shkencërisht, gjë të cilën feja dhe Kisha e ndalonin
kategorikisht. Edhe në fushën e filologjisë, Da Vinçi
ka lënë emrin e tij si hartues i një fjalori latinisht-italisht.
Ai ishte ndër të parët autorë të Rilindjes që krahas lati-
nishtes, gjuhë universale e kulturës së kohës, përdori
në veprat e tij edhe italishten, gjuhën e popullit të cilit
i përkiste. E kjo do të thotë se Leonardoja nuk i shkroi
veprat e tij për një pakicë njerëzish intelektualë, por ua
adresoi ato kryesisht njerëzve të thjeshtë që e flisnin
dhe që mund ta lexonin gjuhën e tyre.
Deri në kohën e Da Vinçit ëndrra e njeriut për të
fluturuar dhe për t’u ngjitur në lartesitë qiellore kishte
mbetur vetëm e tillë një ëndërr. Gjeniu nga Vinçi i
¯¯
dha asaj krahë. Pas vëzhgimeve të gjata e të hollësishme
të fluturimit të zogjve dhe nëpërmjet llogaritjeve e
skicave të panumërta, ai arriti në përfundimin se flu-
turimi i zogut i ngjan funksionimit të një aparati në bazë
të veprimit të ligjeve të matematikës, aparat të cilin
mund ta ndërtojë artificialisht vetë njeriu. Në këtë
mënyrë, ai parashikoi mjetet e sotme të fluturimit si:
aeroplanët, helikopterët, parashutat. Të mos harrojmë
se ç’do të thoshte atëherë ta shpallje të mundur flutu-
rimin e njeriut në hapësirë, në një kohë kur hapësira
ishte një posedim i paprekshëm i fesë.

99
TARIFA - LANI - SHATRO

Leonardoja la më pak se njëzet piktura; ai nuk krijoi


asnjë statujë, asnjë instrument dhe asnjë libër. Gjithçka
që ai la pas janë rreth trembëdhjetëmijë faqe me shënime
dhe skica të mbajtura gjatë jetës së tij dhe në udhëtimet
e tij të shumta, të cilat mbetën të “humbura” në pluhurin
e harresës dhe të panjohura deri në shekullin e 18-të.
Ato u zbuluan nga shken-cëtari italian Xhiovani Batista
Venturi më 6 shkurt 1797. Kjo datë mund të konsi-
derohet koha kur Da Vinçi iu shfaq botës me tërë
madhështinë dhe gjithanshmërinë e vet.
Biografi më i njohur i Leonardo Da Vinçit, Xhiorxhio
Vasari, në librin e tij të njohur Jetët e piktorëve, skulptorëve
dhe arkitektëve më të mirë italianë (Le Vite de’ più eccellenti
pittori, scultori, e architettori), shkruar në vitin 1550 dhe
ribotuar i zgjeruar më 1568, e niste kapitullin mbi
Leonardon me këto fjalë:

Në rrjedhë normale të ngjarjeve shumë burra dhe


gra lindin me talente të rralla; por një herë në kaq kohë,
në një mënyrë që transhedenton natyrën, një njeri i
vetëm pajiset mrekullisht nga Parajsa me një bukuri,
elegancë dhe talent të tillë që i lë njerëzit e tjerë shumë
pas. Çdo veprim i tij duket se frymëzohet dhe, në
¯¯
fakt, çdo gjë që ai bën vjen qartazi nga Perëndia dhe
¯¯
jo aq nga talenti njerëzor. Gjithkush e dinte se kjo ishte
e vërtetë për Leonardo da Vinçin, një artist me bukuri
të rrallë fizike, i cili demonstroi një mjeshtëri dhe
elegancë të pakufijshme në çdo gjë që bëri dhe i cili e
kultivoi gjeninë e tij në mënyrë kaq brilante sa që të

100
RILINDJA E EUROPËS

gjitha problemet që i studioi, i zgjidhi lehtësisht (Vasari


1965 [1568]: 255).

Leonardo da Vinçi ishte pjellë e kohës së vet dhe


¯¯
bashkëkohës i Kolombit, i Makiavelit dhe i Luterit. Më
mirë se kudo tjetër epoka kur ai jetoi i shfaqi dimen-
sionet dhe shkëlqimin e saj në Itali. Atje u duk agimi i
një bote të re. Da Vinçi ishte një ndër ata titanë, të
cilët, me artin, me filozofinë dhe me shkencën e tyre i
hapën horizont këtij agimi madhështor.

101
TARIFA - LANI - SHATRO

102
RILINDJA E EUROPËS

nikolla koperniku
In medio vero omnium residet sol.
(Në mes qëndron Dielli)

N ë horizontin e kohës gjatë Rilindjes së Europës,


një “yll” shquan më fort se të tjerët. Më saktë, mund të
thuhet se ai mbetet në qendër, ndërsa të tjerët vijnë
rrotull tij. Tërë epoka për të cilën po shkruajmë do t’i
rikthehej emrit të një njeriu, i cili u bë gur sinori midis
tokës djerrë të Mesjetës dhe tokës së begatë të Europës
së re. Ai është Nikolla Koperniku, astronomi dhe filozofi
i shquar polak. Vepra e tij shënonte revolucionin më të
madh në historinë e mendimit, sepse me të ndryshoi
kryekëput mënyra se si njerëzit filluan ta shohin dhe ta
kuptojnë botën në të cilën jetojnë (Kuhn 1957; Rossi
2001). Me Kopernikun fillon epoka e revolucionit
shkencor dhe, bashkë me të, edhe historia e Europës së
re.
Koperniku lindi më 19 shkurt 1473, në Toruni, qytet
me një popullsi të përzier polake dhe gjermane dhe me
një fat historik të trazuar, duke qenë herë në zotërim të
Polonisë, herë në atë të Prusisë. Kjo rrethanë historike
ka bërë që për origjinën e Kopernikut të ketë patur

103
TARIFA - LANI - SHATRO

diskutime. E vërteta është, sidoqoftë, se Koperniku


ishte polak, madje, më shumë se kaq, lavdia e Polonisë.
Nikolla ishte më i vogli ndër të katër djemtë e familjes
së Kopernikëve. Mësimet e para i mori në qytetin e
lindjes. Më pas, kur ishte 19 vjeç, filloi studimet në
Universitetin e Krakovit, në atë kohë kryeqyteti i Polo-
nisë. Më vonë, ai studioi në univer-sitete të tjera me
famë në atë kohë, si Universiteti i Bolonjës, Universiteti
i Padovës dhe ai i Ferrarës. Universiteti i Krakovit, ku
ai nisi fillimisht studimet, do të bëhej një ndër qendrat
më të rëndësishme të humanizmit europian ku, veça-
nërisht në matematikë dhe në astronomi, do të zhvillo-
heshin pikëpamjet më të reja të kohës. Koperniku u
regjistrua student i rregullt në filozofi dhe në mjekësi
por, pavarësisht nga kjo, ai iu përkushtua, mbi të gjitha,
matematikës dhe astronomisë. Këto fusha u bënë më
vonë preokupimi kryesor i jetës së tij.
Ndërkaq, linja e tij kryesore e mendimit ishte ajo
aristoteliane. Teorinë e tij të famshme Koperniku e for-
muloi duke u nisur nga disa burime, siç ishin: veprat
astronomike të periudhës antike, në të cilat gjenden ide
për modelin heliocentrik të sistemit diellor; veprat mes-
jetare të latinëve dhe të arabëve, shqyrtimi kritik i
diskutimeve të shumta mbi sistemin ptolemeian që nga
vitet 1300 si edhe zbatimi i një analize të thelluar
matematike (Dal Pra 1997: 36).
Gjatë kohës kur ishte student, përmes mësuesve të
tij, Koperniku u njoh me veprën e Rexhiomontanit, i

104
RILINDJA E EUROPËS

pari astronom në Europë, i cili pati në duar dorëshkrimet


e Ptolemeut. Studiues të ndryshëm të Kopernikut kanë
vënë në dukje faktin domethënës se ai pati fatin ta stu-
diojë astronominë pikërisht atje ku ajo mësohej më mirë
se kudo tjetër në Evropën e fundit të shekullit 15-të.
Pasioni për astronominë dhe thellimi në të fshehtat
e saj, krejt natyrshëm e orientuan Kopernikun në
botën e madhe të filozofisë dhe të shkencës empirike
të grekëve të lashtë. Tek ata, studimi i universit dhe i
kupës qiellore kishte dhënë rezultate të admirueshme,
të shprehura në një larmi pikëpamjesh dhe hamendjesh
nga më fantastiket, prej të cilave, vetë ai do të diferen-
conte ato më racionalet.
Në vitin 1497, pasi kishte marrë titullin e kanonikut,
Koperniku u largua nga Krakovi për në Bolonjë të
Italisë, ku filloi të studionte të drejtë kishtare. Në të
vërtetë, pasioni dhe synimi i tij ishin jo teologjia, por
dorëshkrimet antike dhe studimi i qiellit. Krahas për-
vetësimit të greqishtes së vjetër, e cila e ndihmoi të
lexonte në origjinal Platonin, Aristotelin dhe të tjerë
mendimtarë të shquar të qytetërimit të lashtë, në Bolonjë
Koperniku pati mundësi të kryente edhe një sërë
vëzhgimesh të kujdesshme astronomike. Kjo periudhë
ishte gati vendimtare për të, pasi në Universitetin e
Bolonjës, krahas Ptolemeut, ai u njoh me idetë e Aristar-
kut, astronomit të lashtë aleksandrinas nga Samosi, i
cili ka qenë i pari që e ka përfytyruar Diellin si qendër
të gjithësisë. Tek Aristarku, Koperniku gjeti një model

105
TARIFA - LANI - SHATRO

të sistemit kozmogonik, të cilin vetë ai e rimodeloi më


vonë sipas një përfytyrimi të mbështetur në provat më
të reja të astronomisë (Armitage 1951).
Viti 1500 e gjeti Kopernikun në Romë. Ishte vetëm
27 vjeç kur mbajti këtu, përpara një numri të madh
njerëzish të shquar në fushën e astronomisë, një kurs
leksionesh mbi këtë shkencë, në të cilat parashtroi hapur
pikëpamjet e tij të reja. Më pas u kthye në Poloni, veçse
për pak kohë. Kujtimi i Italisë dhe atmosfera intelektuale
që kishte gjetur atje e bënë Kopernikun të kthehej
përsëri në vendlindjen e Humanizmit. Tashmë ai do të
qëndronte në Padova, universiteti i së cilës kishte një
emër të dëgjuar në tërë Europën. Këtu, idetë ateiste të
aleksandrinëve si edhe filozofia arabe e Averroesit, me
të cilat ai u njoh kryesisht prej profesorit të tij, filozofit
të shquar italian Pietro Pompanaci, ushtruan një ndikim
të veçantë në botëkuptimin filozofik të Kopernikut. Në
Universitetin e Padovës Koperniku mori mësime edhe
nga humanisti shqiptar Leonik Tomeu, astronom dhe
filozof i përmendur i kohës.
Në maj të vitit 1503, Kopernikut iu dha grada
“Doktor” në Ferrara të Italisë. Dhjetë vjet më vonë, ai
u kthye përsëri në vendlindjen e tij, tashmë si një shken-
cëtar i formuar, me një kulturë jashtëzakonisht të gjerë
në astronomi, në filozofi, në mjekësi etj. Ai ishte bërë
tashmë simbol i njeriut të ditur të Rilindjes. Në Poloni,
Koperniku punoi me një këmbëngulje të pashoqe, duke
jetuar thuajse në vetmi, në fshehtësi të plotë. Dyshimi

106
RILINDJA E EUROPËS

në dogmat dhe besimi në “lirinë e shpirtit” te Koperniku


shpreheshin në etjen e tij të pashuar për dituri dhe u
materializuan në një punë kolosale, gati deri në asket-
izëm shkencor. Asketizmi ishte ndoshta e vetmja gjë
që Koperniku ruajti nga Mesjeta. Por, në dallim nga
murgjit mesjetarë, ai nuk shkroi kujtime të kohëve të
shkuara, por projektoi një sistem të ri të botës dhe,
bashkë me të, shkencën e së ardhmes.
Ndonëse qëndronte në vetmi të plotë në “kullën” e
tij, Koperniku mori pjesë në reformën e kalendarit që
kërkonte të bënte Kisha Romane. Të dhënat e studimeve
astronomike rreth kësaj çështjeje forcuan edhe më
shumë tek ai bindjen në pathemeltësinë e sistemit
ptolemejan. Megjithatë, ishte ende herët që ai të shpallte
teorinë e tij, të cilën tashmë e kishte konturuar. “Meqë-
nëse kam ndër mend t’i shfaq pikëpamjet e mia në një
rast tjetër”, i shkruante Koperniku më 1524 një
¯¯ ¯¯
shokut të tij të shkollës, “mendoj se është e panevojshme
dhe e parakohshme t’i zhvilloj më tej njoftimet e mia”
(shih Armitage 1951).
Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1540, doktrina
e tij iu zbulua për të parën herë publikut të kulturuar
europian. Një nxënës i tij, Retiku, pasi e kishte studiuar
për dy vjet veprën e shkencëtarit të madh, e parashtroi
atë në një libër të vogël, i cili u botua nën titullin: Mbi
librat e rrotullimit të sferave qiellore të Nikolla Kopernikut.
Parashtrim i parë, i hartuar nga një djalosh që studion
matematikë. Ky libër ngjalli një interesim të jashtë-

107
TARIFA - LANI - SHATRO

zakonshëm dhe diskutime të shumta rreth autorit të dok-


trinës së re (Danielson 2006; Repcheck 2007). Rejnhol-
di, astronom i njohur i kohës, shkruante mbi këtë fakt:

Unë po dëgjoj për një shkencëtar modern, jashtëza-


konisht të zotë. Ai ka ngjallur kudo një pritje të ngrohtë.
Shpresojmë se ai do ta ringjallë astronominë. Tani ai
po i jep dorën e fundit veprës se tij përpara se ta botojë
(cituar në Danielson 2006).

Ishte 69 vjeç, tepër i moshuar dhe i lodhur kur, më


në fund, pas shumë ngurimesh, i bindur se kishte ardhur
koha që t’i shpallte hapur pikëpamjet e tij, Koperniku
vendosi t’ia japë dorëshkrimin e veprës së vet mikut të
tij të vjetër Tidemon Hize. Libri u botua në Nuremberg,
një vit më vonë, në maj të vitit 1543, vitin që Koperniku
vdiq, me titullin Mbi qarkullimin e sferave qiellore (De
Revolutionibus orbium coelestium). Nëntitulli i saj i drejtohej
lexuesit me këto fjalë:

Ti lexues i zellshëm, do të gjesh në këtë vepër të


përfunduar dhe të botuar tani së fundi, lëvizjet e yjeve
dhe të planeteve, të paraqitura në bazë të vrojtimeve
të lashta dhe të reja dhe të shtjelluara në teori të reja
dhe të çuditshme. Përveç kësaj, këtu gjen tabela shumë
të dobishme, me anën e të cilave do të mundesh t’i
llogaritësh ato në çdo kohë me lehtësinë më të madhe.
Prandaj, lexues i zellshëm, blije, lexoje dhe nxirr dobi
prej tij. Të mos hyjë asnjë që nuk di matematikë.

108
RILINDJA E EUROPËS

Doktrina e re u shpall. Me të bota bëhej tashmë një


tjetër botë. Vetë planeti ynë ndryshoi pozicionin e tij në
kozmos: nga i palëvizshëm dhe në qendër të gjithësisë,
ai filloi të lëvizë në një orbitë rreth Diellit. Më në fund,
e vërteta kishte triumfuar mbi dogmën e lashtë, e cila
kishte sunduar për 14 shekuj. Me këtë akt të guximshëm
“nisi rënia e Krishtërimit” (Durant & Durant 1968: 46)
dhe “studimi i natyrës shpalli pavarësinë e vet....Qysh
atëherë filloi çlirimi i shkencave të natyrës nga teologjia”
(Engels 1973: 7). Në vitin 1611, poeti jakobin anglez
Xhon Dun shprehej se, pas botimit të veprës së Koper-
nikut, Toka ishte shndërruar në një “periferi të botës”
dhe se “filozofia e re vë gjithçka në dyshim” (cituar në
Durant & Durant 1968: 46).
Koperniku vetë nuk arriti ta shijonte triumfin e tij
historik. Kur mori në dorë kopjen e parë të librit, ai
lëngonte në shtratin e vdekjes. Mbylli sytë po atë ditë.
Mbi varrin e tij dikush ka shkruar këto fjalë: “Ndali
Diellin dhe lëvizi Tokën”.
Ndrojtja dhe ngurrimi me të cilin Koperniku e dha
për botim veprën e tij dëshmojnë se ai e ndjente tron-
ditjen që do të shkaktonte dhe reaksionin që do të
ngjallte ajo (Bieñkowska 1973). Të parët që reaguan
energjikisht kundër veprës së Kopernikut ishin lute-
ranët. Ndërkaq, Kisha Katolike ndërhyri ashpërsisht kur
Xhiordano Bruno e bëri teorinë e Kopernikut bërthamë
të vizionit të tij të ri për universin dhe kur Galilei e in-
kuadroi atë në një kontekst shkencor më rigoroz. Për sa

109
TARIFA - LANI - SHATRO

i takon vet Kopernikut, plotësisht i bindur për rëndësinë


e veprës së tij, në hyrje të librit, ai do t’i drejtohej Papa
Pavlit III me këto fjalë:

Kam përshtypjen, o Atë i Shenjtë, se disa njerëz, porsa


të marrin vesh se në veprën time mbi lëvizjen e sferave
qiellore, unë pranoj një lëvizje të ndryshme të rruzullit
tokësor, do të më dënojnë mua, pa e marrë fare në
shqyrtim këtë çështje.

Dhe, në fakt, kështu ngjau. Shumica e njerëzve që e


morën në dorë librin e gjetën atë shumë të vështirë për
ta kuptuar. Vetëm pak njerëz e lexuan. Ndërsa tërhoqi
shumë shpejt vëmendjen e shkencëtarëve dhe të astro-
nomëve, mbi këtë vepër dhe mbi autorin e saj u lëshuan
kundërshtime, shpifje dhe mallkime të çdo lloji. Deri
edhe “budalla” e ka quajtur Luteri shkencëtarin e madh
Nikolla Kopernik. Por, megjithatë, shpesh dhe po-
¯¯
thuaj gjithmonë pohohet se Koperniku është ai që i
¯¯
dha rrugë procesit të zhvendosjes së njeriut nga qendra
e universit. Ky ishte pikërisht procesi i minimit të një
krishtërimi të rremë, i cili, tashmë i lodhur, ishte kalbur
së brendshmi dhe duke mos qenë më në gjendje të
pranonte të vërtetën, arrinte, sidoqoftë, ta toleronte atë,
në qoftë se ajo i paraqitej e mbështjellë në forma hipo-
tezash ‘të padëmshme” (Seymour-Smith 1998: 174). Në
këtë mes, autoritetet protestante ishin po aq fajtore sa
edhe Kisha Katolike. Dhe, kur Xhordano Bruno e, pas
tij, Galilei viktima e parë e vërtetë e urrejtjes së Kishës
¯¯

110
RILINDJA E EUROPËS

për teorinë kopernikane do të provonin përmes


¯¯
provave të padyshimta vërtetësinë e doktrinës së Koper-
nikut, vepra e këtij të fundit iu shtua Indeksit të librave
të ndaluar, fat ky, që shkencës nuk iu nda gjatë gjithë
Mesjetës.

111
TARIFA - LANI - SHATRO

112
RILINDJA E EUROPËS

xhordano bruno
A ka vallë jetë që vlen, aq sa kjo vdekje?

N atën e 23 majit të vitit 1592, Inkuizicioni do të


arrestonte dhe do të mbyllte në qelitë e errëta të tij një
nga njerëzit më të mëdhenj të kohës, Xhordano Brunon.
Që nga ajo ditë e deri më 17 shkurt 1600, kur u çua mbi
turrën e druve bashkë me librat e tij, pra, plot tetë vjet,
Xhordano Bruno do të ndeshej me xhelatë, ushtarë të
gardës papale, murgjër, kardinalë, madje edhe me vetë
Papën. Prej tij, çdo ditë dhe çdo orë kërkohej vetëm
një gjë: të hiqte dorë nga bindjet e tij materialiste, para
së gjithash, nga ideja mbi ekzistencën e shumë botëve
dhe të pranonte se bota është ashtu siç përshkruhet në
Bibël. Shumë herë, gjyqi papal e shtyu ekzekutimin e
dënimit me vdekje të këtij mendimtari të shquar me
shpresë se ai do të thyhej. Por më kot. Xhordano Bruno
kurrë nuk i mohoi bindjet e tij dhe as u lëkund në to.
Nga dëshmi të kohës mësojmë se kur noteri mbaroi së
lexuari aktin e dënimit të tij me vdekje, Bruno u ngrit
në këmbë dhe në qetësinë e rëndë që kishte pllakosur
Sheshin e Luleve (Campo de’ Fiori) në Romë, tha me
zë të lartë fjalët që do të mbeteshin në histori: “Sigu-

113
TARIFA - LANI - SHATRO

risht, ju që e lexoni dënimin tim me vdekje keni më


shumë frikë prej tij sesa unë që e dëgjoj atë” (cituar në
Gatti 2002).
Në një prej dokumenteve që ruhen në arkivat e Vati-
kanit, qëndrimi burrëror i Brunos në çastet e tij të fundit
përshkruhet me këto fjalë:

Sot ai u çua në turrën e druve. Para se të vdiste, i vunë


përpara kryqin, por ai e flaku atë dhe e ktheu vështrimin
e tij të zymtë nga ana tjetër. Kështu ai mbaroi nga një
vdekje e rëndë. U dogj. (ibid.).

Vdekja tragjike e Brunos bëri jehonë të gjerë kudo.


Qëndrimi i tij heroik ishte jo vetëm një tronditje e thellë
për autoritetin kishtar, por edhe një inkurajim dhe frymë-
zim i madh për mendimin e lirë shkencor dhe humanist
të kohës. Astronomi i madh Johan Kepler shkroi në atë
kohë se “Bruno e priti vdekjen me trimëri, duke treguar
kotësinë e të gjitha feve”.
Vetë Bruno, në përgjigjen që u dha gjykatësve të
Inkuizicionit, përmend si vit të lindjes së tij vitin 1548.
Nola, pranë Napolit, ishte fshati i tij i lindjes. Këtu,
Xhordano kaloi vitet e para të jetës së tij dhe gjithmonë
i pëlqente ta quante veten nolanez. Me këtë emër për-
mendet shpesh më vonë, sidomos në letërsinë e shumtë
biografike të shkruar për të. Nga fëmijëria, në kujtesën
e filozofit të ardhshëm do të mbeteshin imazhi kërcënues
dhe mitik i Vezuvit, pranë fshatit të lindjes, endjet e
gjata në natyrë dhe jeta plot bestytni e banorëve të

114
RILINDJA E EUROPËS

fshatit.
Në moshën 11-vjeçare, Xhordano shkoi në Napoli
ku, për gjashtë vjet me radhë, mësoi në një shkollë
humanitare. Studioi këtu logjikë, dialektikë dhe shkencat
shoqërore. Lexoi edhe mjaft libra të ndaluar, por u njoh
sidomos me botimet e reja në fushën e shkencave naty-
rore. Ndër librat e shumtë që studioi në këtë periudhë,
njëri mund të veçohet mbi të gjithë, pasi ai influencoi
në mënyrë vendimtare në formimin e Brunos së ri dhe
në të gjithë veprën e tij. Kjo ishte vepra e famshme e
Kopernikut Mbi rrotullimin e sferave qiellore. Nga bashkë-
kohësit e Brunos, ai që do të linte më shumë gjurmë në
bindjet e tij materialiste dhe në tërë veprën e tij ishte
filozofi i shquar humanist Bernardino Telezio, i cili men-
donte se bota mund të kuptohet përmes bashkëpunimit
të dy koncepteve themelore, që janë materia dhe forca
(Gatti 2002; Mannion 2006: 55).
Për afro 15 vjet rresht, Xhordano Bruno jetoi si murg
i Urdhrit Domenikan në manastirin e Shën Domenikut,
në Napoli. Ky manastir, ashtu si dhe të tjerë të llojit të
vet, përgatiste teologë për shkollat fetare. Brenda mu-
reve të tij gjallonin korrupsioni dhe intrigat më të shëm-
tuara. Atmosfera mbytëse e manastirit ia bëri të rëndë
dhe të padurueshme jetën djaloshit Bruno, ndërsa dog-
mat fetare që mësoheshin në të ishin krejt në kundër-
shtim me mendimin e tij të lirë. Mëse një herë ai do të
shprehej kundër jetës së manastirit duke demaskuar
hapur hipokrizinë e moralit fetar. Duke bërë një lojë

115
TARIFA - LANI - SHATRO

fjalësh, Bruno i quante domenikanët “domini canes”


(qentë e zotit), ndërsa në veprën e tij Arti i bindjes, ai
shkruante:

Ai që përmend fjalën “murg”, përmbledh në të bestyt-


nitë, personifikon kopracinë, mishëron hipokrizinë dhe
bashkon në të të gjitha të këqijat. Në qoftë se dëshiron
t’i shprehësh të gjitha këto me një fjalë të vetme, thuaj:
murg.

Viti 1566 shënon fillimin e ndjekjeve të egra ndaj


Xhordano Brunos nga ana e Inkuizicionit. Ishte 18 vjeç
kur ngriti zërin e tij kundër shenjtorëve dhe ikonave të
tyre, veprim ky tepër i guximshëm për atë kohë, për të
cilin Bruno iu dorëzua gjyqit. Në atë kohë, “lufta e
librave” që kishte ndërmarë Inkuizicioni ishte në kulmin
e vet. Njerëzit e Inkuizicionit u vinin zjarrin çdo ditë
pirgjeve me libra të ndaluar. Siç dëshmon një prej
burimeve të kohës, librat që u dogjën në atë periudhë
ishin aq të shumtë, saqë po të grumbulloheshin të gjitha
në një shesh, flaka e tyre do të ishte më e madhe se ajo
që u ndez kur u dogj Troja (Michel 1962).
Për shumë vite me radhë Xhordano Bruno u end
nëpër Europë për t’u shpëtuar ndjekjeve të Inkui-
zicionit. Gjeneva, Londra, Praga, Magdenburgu, Fran-
kfurti, Padova dhe Bolonja janë vetëm disa nga qytetet
ku ai qëndroi, duke shpallur kudo me forcë idetë dhe
bindjet e tij. Gjatë kësaj kohe, ai u ftua të jepte mësi-
me në shumë universitete të rëndësishme si, në Oksford,

116
RILINDJA E EUROPËS

Tuluz, Paris, Vitenberg etj. Dhe pothuajse kudo që


shkonte, atë e ruanin dhe e ndiqnin pikërisht për idetë
e tij revolucionare dhe për guximin me të cilin i përhapte
ato. Në Dialogët e tij, Bruno shkruan:

Në qoftë se do të dija të lëroja me plug, të kullosja


kopenë, të punoja kopshtin apo të arnoja rrobat, nuk
do t’i tërhiqja vëmendjen askujt. Por, ngaqë mas fushën
e natyrës, ngaqë përpiqem të kullos shpirtrat, të edukoj
mendjet dhe të gjurmoj përvojën e intelektit, më
sulmojnë, më ndjekin, më kafshojnë, më kapin, më
gllabërojnë.

Ky do të ishte fati i vazhdueshëm i Xhordano Brunos.


Ndër veprat e shumta që shkroi Bruno përmendim ve-
tëm disa: Mbi shkakun, fillimin dhe unitetin (De la causa,
principio, et Uno, 1584), Mbi pafundësinë e gjithësisë dhe të
botëve (De l’infinito universo et Mondi, 1584), Mbi të pamatën
dhe të panumërtën, 1591), Mbi monadën, numrin dhe figurën
(De monade numero et figura, 1591), Dëbimi i bishës triumfuese
(Spaccio de la Bestia Trionfante, 1584) etj. Me një stil të
fuqishëm polemik, në këto vepra Bruno parashtroi në
mënyrë krejt të qartë pikëpamjet e tij filozofike dhe
shkencore përparimtare.
Si një mbrojtës i flaktë i së vërtetës, Bruno i atribu-
onte shkencës vlera të mëdha edukative. Ndërsa feja e
prish moralin e një shoqërie, arsyetonte ai, shkenca e
përtërin atë. Por, që shkenca dhe filozofia të zhvillo-
heshin, të shkonin përpara, ato, sipas Brunos, duhej, së

117
TARIFA - LANI - SHATRO

pari, të çliroheshin nga interdikti që u kishte vënë Kisha.


Këtë ide, Bruno e parashtronte përmes argumentit të
njohur se filozofia dhe feja janë dy gjëra krejt të ndry-
shme, të cilat s’kanë të njëjtin objekt, prandaj edhe nuk
duhet të përzihen në punët e njëra-tjetrës. Sipas tij:

Feja shërben për të udhëzuar popujt e pagdhendur, të


cilët duhen drejtuar, kurse argumentet shërbejnë për
ata që sodisin të vërtetën, që dinë të drejtojnë veten e
tyre dhe të tjerët.

Në kushtet kur për shekuj me radhë filozofia dhe


shkencat ishin vënë në rolin e shërbëtores së fesë,
përpjekjet e Brunos për t’i çliruar ato nga teologjia ishin
një goditje shumë e rëndë për botëkuptimin mesjetar
në tërësi dhe për Kishën që e institucionalizonte atë,
goditje të cilën Inkuizicioni dhe Papa nuk mund ta
toleronin.
Botëkuptimi filozofik i Xhordano Brunos ishte,
në thelbin e vet, materialist, ndonëse i shprehur në
formën e panteizmit (Garber & Ayers 1998; Michel
1962). Natyra dhe zoti tek ai paraqiten të shkrirë në
njëri-tjetrin. “Natyra është zoti në sendet”, shprehej
Bruno. Në një kuptim figurativ, mund të thuhet se
Xhordano Bruno e zbriti zotin nga qielli në tokë, e
çhyjnizoi atë. Motoja e tij ishte mendimi i Lukianit se
“zoti është çdo gjë që ti sheh, ngado që të kthesh
vështrimin”. Ndërsa i përgjigjej Inkuizicionit, ai pohonte
se universi është i pafundëm dhe se një botë e fundme

118
RILINDJA E EUROPËS

do të ishte e padenjë për Perëndinë. Ashtu si pitago-


rjanët, Brunoja i përmbahej mendimit se toka është një
yll si gjithë të tjerët, ndërsa Zoti është i pranishëm në
gjithçka, por në një formë të paartikulueshme verba-
lisht (Michel 1962; Symour-Smith 1998: 174). Sipas
Brunos, Zoti nuk është ndonjë arsye supreme, nuk është
krijuesi, demiurgu i botës, forca e parë shtytëse e saj,
siç e paraqet atë feja. Tek Brunoja, zoti është tokësor,
është një substancë me përmasa. Përsa i takon teorisë
së universit, Brunoja e korrigjoi teorinë e Kopernikut
në pikën ku shkencëtari polak besonte në ekzistencën
e një qendre të universit, në të cilën gjendet i palëviz-
shëm Dielli. Brunoja besonte se universi është i pafun-
dëm, pikërisht pasi është pasoja e një shkaku të pafun-
dëm dhe, rrjedhimisht nuk ka as qendër dhe as perimetër
apo kufij (Dal Pra 1997: 77).
Nuk ka dyshim se kuptimi panteist mbi botën, siç e
gjejmë tek Xhordano Bruno, ishte një hap i madh
përpara për kohën në të cilën jetoi ai, pasi i çelte rrugë
kërkimit të lirë shkencor dhe shërbente si një urë për të
kaluar nga besimi i verbër në racionalizëm, dhe nga
idealizmi e misticizmi në materializëm. Në qoftë se Zoti
është i shkrirë në sendet e natyrës, atëherë, konkluzioni
që rrjedh prej këtej është se detyra e filozofisë qëndron
pikërisht në studimin e natyrës, në njohjen e botës
materiale. Pikërisht këtë pikëpamje të Brunos vlerësonte
lart Kepleri kur thoshte se:

119
TARIFA - LANI - SHATRO

Bruno e kthen zotin në pika dhe rrathë, e shkrin atë në


gjithësinë, qendra e së cilës gjendet kudo, kurse rrethi
asgjëkundi.

Si filozof materialist, Xhordano Bruno do t’i kush-


tonte rëndësi të veçantë përpunimit të konceptit mbi
materien. Materia, sipas tij, është substanca e të gjitha
sendeve, “nëna e të gjitha gjërave”, e cila nuk mund të
identifikohet me asnjë send konkret dhe me asnjë
shfaqje konkrete të saj. “Pa materie”, argumentonte ai,
“nuk mund të ketë asgjë dhe asgjë nuk mund të
ndodhë”. Koncepti i Brunos mbi materien shënonte his-
torikisht një hap shumë të rëndësishëm përpara në për-
punimin e kësaj kategorie filozofike.
Duke u mbështetur në filozofinë e Aristotelit, të
cilën e mistifikoi për t’ia përshtatur botëkuptimit të
krishterë, skolastika mesjetare i shtronte dhe i argumen-
tonte problemet ontologjike në kuadrin e bashkëve-
primit midis formës dhe materies. Bruno, gjithashtu,
operoi me këtë terminologji, por zgjidhja që i dha ai
problemit të raportit materie-formë ishte krejt në kun-
dërshtim me aristotelizmin dhe skolastikën (Blackwell
& de Lucca 1998). Për të, format nuk kanë qenie pa
materien. Është materia ajo që i përcakton format. Sipas
Brunos:

Materia mbetet gjithmonë materie, pavarësisht nga


transformimet e ndryshme të saj...; ajo ekziston dhe
gjendet përjetë.

120
RILINDJA E EUROPËS

Historiani dhe filozofi i shkencës Herbert Baterfild,


në parathënien e librit të tij shumë të njohur Origjina e
shkencës moderne (The Origins of Modern Science), ka vënë
në dukje se revolucioni që u krye në shkencat natyrore
në shekujt 16-të dhe 17-të “përmbysi autoritetin në
shkencë jo vetëm të Mesjetës, por edhe të botës së
vjetër, pasi ai nuk u mjaftua vetëm me tejkalimin e filo-
zofisë skolastike, por edhe shkatërroi fizikën aristo-
teliane” (Butterfield 1949: viii).
Xhordano Bruno ngriti lart vlerat e sistemit helio-
centrik të Kopernikut dhe goditjen që i dha ai skola-
stikës. Por, Bruno vetë shkoi edhe më tej, duke e zhvi-
lluar dhe përpunuar në mënyrë po aq gjeniale teorinë
kopernikiane. Gjithësia e mbyllur, sistemi diellor i
kufizuar nga kubeja e yjeve të palëvizshëm, siç e për-
shkruante atë Koperniku, do të ishin tepër të ngushtë
për mendjen kërkimtare të Xhordano Brunos, e cila
kërkonte hapësirë të pafund eksplorimi. Bruno i dha
gjithësisë “përmasat” e saj reale, duke i mohuar asaj
çdo përmasë dhe duke e quajtur kështu gjithësinë të
pafund. Duke kritikuar kozmogoninë aristoteliane,
Bruno përtëriu hipotezën gjeniale të atomistëve të
lashtë, të Demokritit, të Epikurit dhe të Lukrecit, mbi
pluralitetin e botëve dhe, mbi bazën e saj, ai mbështeti
dhe argumentoi tërë botëkuptimin e tij shkencor, i cili,
me pak radhë, mund të përmblidhet si më poshtë:
Gjithësia është e pafundme. Ajo përbëhet nga një
numër i pafund botësh. Dielli është vetëm qendër e një

121
TARIFA - LANI - SHATRO

sistemi të caktuar yjesh dhe jo qendra e gjithësisë, siç


mendonte në mënyrë të gabuar edhe Koperniku. Në
raport me gjithësinë, dielli që ne shohim është vetëm
një yll në morinë e pafund të yjeve, të cilët lindin,
zhvillohen dhe shuhen për të rilindur nga e para (Michell
1962). Brunoja mendonte se kozmosi është i mbushur
me një pafundësi elementesh dhe energji të pafundme
që akoma s’janë çliruar dhe që nëse njihen dhe shfrytë-
zohen nga njeriu, mund të kenë efekte transformuese
për botën (Mannion 2006: 57). Brunoja besonte në një
univers pastërtisht material, por të mbushur me Perën-
dinë në të gjitha pikat e shtrirjes së tij. Sipas tij, vet uni-
versi si i tillë, përbën një inteligjencë të jashtëzakon-
shme.
Koncepti i Brunos mbi pafundësinë ishte një tjetër
goditje e rëndë për teologjinë dhe skolastikën mesjetare,
pasi me të pafundmen, ai i shembte kufijtë “e fundëm”
të botës, përtej të cilëve ato i kishin bërë vend Zotit.
Ashtu si Epikuri, Bruno argumentonte se:

Ka dy lloj pafundësish: madhësia e pafundme e gjithë-


sisë dhe numri i pafundëm i botëve që e përbëjnë atë
dhe, prej këtej, në mënyrë të tërthortë, rrjedh mohimi
i së vërtetës të mbështetur në besim.

Xhordano Brunos i përket, veç të tjerash, edhe merita


se ai ishte ndër të parët që supozoi se jeta mund të
ekzistojë dhe të zhvillohet, në forma të ndryshme, edhe
në planete të tjera. “Domethënë se botët e tjera janë,

122
RILINDJA E EUROPËS

po ashtu, të banuara si kjo jona?”, pyet Burki, një nga


personazhet e Dialogëve të famshëm të Brunos. Dhe
Frakastori i përgjigjet: “Në mos kështu dhe në mos më
mirë, të paktën jo më pak dhe jo më keq. Sepse një
mendje e arsyeshme dhe e gjallë nuk mund të përfytyrojë
që të gjitha këto botë të panu-mërta, të cilat janë po aq
madhështore sa edhe jona, ose ndoshta edhe më të mira
se kjo, të mos kenë banorë si ne, ose edhe më të mirë”.
Kjo hipotezë e Brunos, e cila pranohet parimisht edhe
nga shkenca e sotme, rridhte nga ideja e tij mbi homo-
gjenitetin fizik të botëve. Duke përgënjeshtruar dogmën
teologjike mbi gjoja kontrastin e botës tokësore dhe asaj
qiellore, Bruno argumentonte se, si Toka, ashtu edhe
yjet, janë të përbërë nga të njëjtat elemente fizike, nga
e njëjta materie (Mitchel 1962). Hipoteza e mësipërme
e Brunos dhe argumentet që solli ai në mbrojtje të saj
dëshmojnë edhe një herë për guximin shkencor të
Xhordano Brunos, guxim me të cilin ai i hoqi botëkup-
timit teologjik të Mesjetës një nga gurët e themelit të
tij.
Bruno ishte një filozof klasik i Rilindjes Europiane.
Ai iu kthye jo vetëm materializmit, por edhe dialektikës
spontane të të lashtëve, veçanërisht idesë së Heraklitit
mbi lëvizjen dhe ndryshimin e pandërprerë të sendeve.
Tabloja e botës që përshkruan Bruno në veprat e tij
është plot lëvizje, në qarkullim dhe në ndryshim të
pandërprerë, duke nisur nga atomet dhe deri tek botët
e panumërta të gjithësisë së pafund. Një tablo e tillë

123
TARIFA - LANI - SHATRO

ishte krejt e kundërt me tablonë e ngurtë dhe të palëviz-


shme të botës që kishin përpunuar tradicionalisht ideal-
izmi dhe feja. Bruno e zhvilloi dhe e pasuroi mendimin
dialektik të të lashtëve me teza dhe argumente të reja,
veçanërisht në lidhje me problemin e unitetit dhe luftës
së të kundërtave. Në brendësi të çdo sendi, argument-
onte Bruno, ndodhet edhe forca e cila e zhduk atë.
Gjithçka që lind dhe zhvillohet ka në vetvete embrionin
e vdekjes, por në vdekjen fshihet gjithmonë embrioni i
jetës së re. Kështu, zhdukja paraqitet si fillim i lindjes,
dashuria si fillim i urrejtjes, ashtu sikurse nga helmet
më të fuqishme krijohen ilaçet më të mira.
Në veprat e tij filozofike Xhordano Bruno ka
shtjelluar një sërë problemesh të njohjes, në trajtimin e
të cilave ai solli një frymë të re, optimiste. Objekti i
njohjes njerëzore, sipas tij, është natyra. Njeriu është
bir i natyrës, pjesë e pandarë e saj dhe, si i tillë, ai është
në gjendje ta njohë atë. Të arrish të vërtetën, sipas
Brunos, do të thotë të njohësh atë burim të çuditshëm
drite prej nga e ka zanafillën çdo gjë që natyra e vizaton
me ngjyra dhe e shpall me tinguj. Por “si është e mundur
që mendja jonë e shkurtër të ndjekë objektin e pafund?”.
Kësaj pyetjeje, në dialogun Mbi entuziazmin heroik (De
gl’heroici furori), Bruno i përgjigjet: “Në saje të fuqisë së
pafund që ajo ka”, duke u bërë kështu pararendës i racio-
nalizmit në filozofi.
Kërkimi dhe arsyetimi i lirë e vunë Brunon në opozitë
me dogmat e skolastikës dhe me besimin e verbër

124
RILINDJA E EUROPËS

fanatik në to dhe në autoritetin e Aristotelit. Ai nuk u


pajtua kurrë me dogmën e pajetë dhe me autoritetet e
Mesjetës, por ishte vazhdimisht në kërkim të së vërtetës,
të cilën e konsideronte ushqim të shpirtit njerëzor.
“Autoriteti”, thoshte Bruno, “nuk është jashtë nesh; ai
është 99 për qind ndër ne vetë.”
Në kohën kur Xhordano Bruno përhapte idetë e tij
të reja anembanë Europës, pirgjet me drunj të ndezur
ngriheshin kërcënueshëm kundër kujtdo që guxonte të
shprehte lirisht mendimet e veta. Pikërisht këto rrethana
e nxjerrin në pah edhe më të madhërishëm persona-
litetin e Xhordano Brunos, si një ndër figurat më të
fuqishme dhe, njëkohësisht, më tragjike të asaj epoke
revolucionare.
Ishte natë atë fund maji të vitit 1592, kur kapuçonët
e zinj të Inkuizicionit trokitën në portën e Xhordano
Brunos dhe e rrëmbyen këtë Promete të shkencës dhe
të humanizmit për ta hedhur në burgjet e errëta, nga ku
ai nuk do të dilte më i gjallë, veçse për t’u ekzekutuar
tetë vjet më vonë. Dhe Bruno vetë, në një nga sonatat
e tij, do të shkruante:

Në ajër dëgjoj zërin e zemrës sime që po më thërret:


Ku po më shpie, o njeri guximtar? Mbylli krahet e tu,
sepse guximi i tepruar rrallë mbetet pa ndëshkuar.

Njeriu guximtar e ngjiti Brunon në majat më të


larta të shkencës dhe të Humanizmit. Afro 300 vjet më

125
TARIFA - LANI - SHATRO

vonë, më 1889, me kontributin e shumë njerëzve përpa-


rimtarë nga të katër anët e botës, në Sheshin e Luleve,
në Romë, u ngrit një monument në përkujtim të
Xhordano Brunos. Ishte ky një tjetër homazh respekti
dhe nderimi për mendimtarin e madh nolanez, jeta dhe
vepra e të cilit do të mbeten përherë simbol i vetëmo-
himit në luftë për të vërtetën dhe për progresin shoqëror.
Në shekujt që pasuan, ndikmi i tij nuk u kufizua
vetëm në shkencë dhe në filozofi ku dallon veça-
¯¯
nërisht tek Spinoza por u shpërfaq deri edhe në letërsi,
¯¯
si për shembull tek personazhi Bruno Nolan i veprës së
famshme të Xhejms Xhojsit Zgjimi i Fineganit. Dhe të
duket sikur Brunoja e kishte parandjerë edhe vetë këtë
gjë, kur shkruante: “Dhe vdekja në këtë shekull i jep
jetë për shekujt e tjerë”.

126
RILINDJA E EUROPËS

galileo galilei
Eppur si muove!
(Megjithatë, rrotullohet!)

V etëm tri ditë pasi lindi Galileo Galilei, në Romë


do të mbyllte sytë përgjithnjë Mikelanxheloja, artisti i
madh fiorentin. Ka një paralele simbolike që kalon nëpër
këtë hark kohor prej tri ditësh: ndërsa arti i madh hu-
manist i Rilindjes kishte arritur tashmë pjekurinë e vet,
shkenca ishte ende në hapat e para të saj. Galileo Galilei
erdhi në jetë, pra, pikërisht në një kohë kur shkencës së
re, e cila po lindte mundimshëm nga errësira e Mesjetës,
i nevojitej një gjeni si ai.
Galileo lindi në Piza, më 1564, në familjen e një feu-
dali të rrënuar me origjinë nga Firencia. Në këtë qytet
rilindas, ai kreu studimet universitare dhe, po aty, nisi
të punojë si profesor i matematikës, ndonëse në moshë
shumë të re. Në fëmijërinë dhe rininë e tij djaloshi nga
Piza nuk i ra askujt në sy për aftësi të veçanta në shken-
cat; përkundrazi, ai shfaqi disa prirje në pikturë. Me-
gjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe fytyra e tij u kthye e
tëra nga shkenca, së cilës ai i kushtoi gjithë jetën e vet.
Shkenca që ndërtoi Galilei dukej se qëndronte larg

127
TARIFA - LANI - SHATRO

konstruksioneve të filozofisë së natyrës që patën hartuar


Telezio, Bruno, Kampanela, madje edhe Bekoni, pasi
të gjitha këto të fundit ngrihen mbi baza kualitative.
Këta mendimtarë kishin kaluar nga analiza aristoteliane
e esencave abstrakte, tek analiza e cilësive të përcak-
tuara. Ndërsa me Galilein kryhet një arritje kolosale për
nga vlera shkencore, duke kaluar nga raportet kualita-
tive, tek ato matematiko-kuantitative (Dal Pra 1997:
119).
Por, të merreshe me shkencë në atë kohë do të
thoshte, së pari, ta çmistifikoje atë, të rrëzoje idhujt e
shenjtëruar të saj, të zbrisje nga froni Aristotelin dhe të
ngrije në altarin e së vërtetës arsyen e lirë. Galilei u bë
pikërisht një ndër kundërshtarët më të vendosur dhe
më të rreptë të aristotelizmit mesjetar. Qysh në veprën
e tij të parë, Juvenilja, të cilën e shkroi kur ishte 20 vjeç,
Galilei mori qëndrim të prerë ndaj filozofisë aristo-
teliane, qëndrim nga i cili nuk hoqi dorë kurrë. Në këtë
vepër, ai shkruante:

Aristoteli ka qenë edhe ai njeri: shikonte me sy, dëgjonte


me veshë, arsyetonte me tru. Edhe unë jam njeri, shikoj
me sy, madje shoh shumë më tepër nga sa ka parë ai,
kurse sa për arsyetimet, besoj se ai ka arsyetuar për një
numër më të madh gjërash se sa unë, veçse për ato
çështje, për të cilat kemi diskutuar të dy, mirë a keq,
kjo do të duket nga argumentet tona dhe jo nga
autoritetet tona.

128
RILINDJA E EUROPËS

Argumentet! Ku duheshin kërkuar dhe gjetur ato?


Skolastika u kishte mbetur skllave veprave të Ari-
stotelit, shenjtorëve të Kishës dhe Biblës. Këto nuk
provonin të jepnin një shpjegim të saktë dhe të qartë
mbi çështjet natyrore, përkundrazi, e ngatërronin më
keq kuptimin e tyre. Mbetej, pra, të provohej një rrugë
tjetër, një rrugë e re, për të kërkuar të vërtetën, dhe
kësaj rruge i kishin hyrë tashmë një aradhë njerëzish të
shquar. Kjo ishte rruga e vëzhgimit dhe e eksperi-
mentimit shkencor. Dhe ja, Piza, vendlindja e tij, do t’i
ofronte Galileit kullën e saj për të lëshuar që andej sferat
e tij. Me eksperimentet e Galileit, pikëpamja aristo-
teliane mori një goditje asgjësuese. Dy sferat e tij (njëra
prej plumbi dhe tjetra prej druri, me rreze të barabartë),
të lëshuara nga lartësia e kullës së qytetit, e cila ndër
shekuj ka mbetur dhe do të mbetet legjendë, provuan
se shpejtësia e rënies së tyre nuk varet nga pesha e tyre,
siç mendonte në mënyrë të gabuar Aristoteli, por nga
faktorë të jashtëm, siç është rezistenca e ajrit, e cila, po
të mënjanohet, do të bënte të mundur që sferat, pavarë-
sisht nga pesha e tyre, të binin në tokë me shpejtësi të
barabartë (Cooper 1935).
Eksperimentet e bënë menjëherë të famshëm emrin
e Galileit, por ato edhe shkaktuan një reaksion të madh,
për shkak të të cilit, ai u detyrua të jepte dorëheqjen
nga posti i profesorit në Universitetin e Pizës dhe të
largohej nga qyteti i tij. Shkoi në Padova, universiteti i
së cilës ofronte një liri më të madhe akademike dhe,

129
TARIFA - LANI - SHATRO

kryesisht për këtë arsye, kishte mbledhur në atë kohë


mësues nga më të mirët e Europës. Aristoteli, sigurisht,
ishte edhe këtu i pranishëm, por, në këtë kohë, gjithnjë
e më shumë po përhapeshin pikëpamje të reja, të cilat i
përshtateshin më mirë shpirtit kryengritës të Galileit.
Në këtë klimë të re, ai filloi të japë mësim në Universi-
tetin e Padovës. Leksionet e tij u bënë shumë shpejt
ndër më populloret, aq sa ai detyrohej të zhvendosej në
salla gjithnjë e më të mëdha. Emri Galile u bë i njohur
gjithandej. Udhëtarë të ndryshëm do të qëndronin në
Padova me dëshirën dhe kuriozitetin për të dëgjuar qoftë
edhe një prej leksioneve të tij (Brodrick 1965).
Në Padova, Galilei shkroi një varg librash, të cilët
filluan të qarkullonin dorë më dorë në dorëshkrim dhe,
për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë humbur. Ato vepra
të Galileit, të cilat mundën t’i shpëtojnë kohës, dësh-
mojnë se shkencëtari nga Piza jepte mësime jo vetëm
në shkencat fondamentale, por edhe në shkenca të apli-
kuara, të orientuara në zgjidhjen e problemeve teknike
dhe praktike. Të kësaj periudhe janë, fjala vjen, traktate
të tilla si: Fortifikimet, Ndërtimet dhe Mekanika. Ky i
fundit, i cili është ndër më të rëndësishmit, mund të
konsiderohet një tekst i vërtetë inxhinierie, në të cilin
Galilei përshkroi funksionimin e makinave të thjeshta.
Ishte ende në Padova kur Johan Kepleri botoi librin
e tij të parë Misteri kozmografik (Mysterium Cosmogra-
phicum) më 1596. Libri jepte prova të reja në favor të
sistemit heliocentrik të Kopernikut, por, vetë autori i

130
RILINDJA E EUROPËS

tij 25-vjeçar nuk ishte ende i sigurt në pikëpamjet e tij


dhe, prandaj, që të shihte reagimin e ndonjë shkencëtari
tjetër, ai i dërgoi një kopje të librit Galileit, fama e të
cilit i kishte kapërcyer me kohë kufijtë e vendit të vet.
Duke lexuar parathënien e veprës së Keplerit, Galilei u
entuziazmua kaq shumë prej saj, sa menjëherë, pa e
mbaruar së lexuari të tërë librin, i shkroi një letër autorit
të tij duke e përgëzuar për zbulimet e bëra, dhe duke
pohuar, ndër të tjera se:

Unë vetë kam arritur në pikëpamjen e Kopernikut


shumë vjet më parë dhe, duke u nisur nga ai, kam
zbuluar shkaqet e shumë fenomeneve natyrore. Kam
nxjerrë shumë argumente dhe përgënjeshtrime të
opinioneve të kundërta, të cilat, megjithatë, akoma nuk
kam guxuar t’i botoj, i trembur nga fati që pësoi mësuesi
ynë, Koperniku.

Po në këtë letër, Galilei i premtonte Keplerit se do


ta lexonte shumë shpejt pjesën tjetër të librit të tij.
Kepleri, në përgjigjen e tij, shkruar më 1597, i shprehte
Galileit gëzimin e tij për miqësinë e re që kishte fituar
si edhe për faktin se ai kishte të njëjtat mendime me të.
Duke e inkurajuar Galilein të ngulte këmbë në kërkim
të së vërtetës, Kepleri e përfundonte letrën e tij me këto
fjalë: “Confide, Galileae, et progredere!” (Kij besim Galile
dhe vazhdo!).
Me gjithë entuziazmin e Keplerit, Galilei i mbajti
për vete pikëpamjet e tij edhe për një kohë të gjatë.

131
TARIFA - LANI - SHATRO

Madje ai nuk arriti kurrë ta lexonte deri në fund veprën


e Keplerit, ndoshta edhe për shkak të latinishtes së
vështirë dhe të errët me të cilën është shkruar ajo.
Sidoqoftë, atë që nuk zgjoi tek Galilei vepra e Keplerit,
e zgjoi një yll i largët.
Më 9 tetor 1604, një yll i ri u duk në qiell. Shfaqja e
tij ishte një ngjarje e pazakontë, e cila ndezi debate të
shumta pasi ky yll vinte të prishte tablonë e pandry-
shueshme dhe të përjetshme të qiellit, siç e kishin për-
fytyruar atë deri atëherë Aristoteli dhe teologjia. Shfaqja
e këtij ylli atë natë tetori do të ndryshonte rrugën e jetës
së Galileit. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai filloi të bëjë
vëzhgime sistematike për të konstatuar nëse pozicioni
i yllit “të ri” ndryshonte në raport me yjet e tjerë nga
nata në natë, ose nga ora në orë brenda së njëjtës natë.
Pas vëzhgimesh të pandërprera për disa javë me radhë,
ai i parashtroi përfundimet e tij në tri leksione publike,
të cilat u ndoqën me shumë interes nga një numër i
madh njerëzish.
Në fillim të vitit 1609, Galilei ndodhej në Venedik.
Këtu, ai dëgjoi se në Hollandë, një farë Flemingu kishte
prodhuar një lente, me anën e së cilës mund të shiko-
heshin qartë dhe afër objekte që ndodhen në një dis-
tancë të largët nga syri. Për Galilein, ky lajm do ishte i
jashtëzakonshëm. Që nga ai çast, mendja e tij filloi të
punojë se si mund të ndërtonte edhe ai vetë një instru-
ment të ngjashëm. Zbuloi më në fund se një sistem i
përbërë prej dy lentesh, të vendosura në një distancë të

132
RILINDJA E EUROPËS

caktuar prej njëra-tjetrës, mund të jepte një pamje të


qartë dhe të zmadhuar të objekteve të largëta. I montoi
dy thjerrat në skajet e një tubi dhe krijoi kështu “syrin e
qelqtë”, teleskopin e tij të parë. Më 25 gusht të po atij
viti, shpikja e re iu paraqit Senatit të Venedikut, duke
ngjallur habi shumë të madhe.
Galilei e vlerësonte shumë rëndësinë e instrumentit
të tij, si për shkencën, ashtu edhe për jetën praktike. Ai
e ndjeu, veç të tjerash, se teleskopi mund të sillte ndry-
shime rrënjësore edhe në artin ushtarak, pasi krijonte
mundësi për ta dalluar armikun për së largu. Duke
zëvendësuar lente me madhësi të ndryshme, Galilei
ndërtoi më vonë shumë teleskopë, disa prej të cilëve
ruhen edhe sot si objekte që ngjallin kureshtje dhe
admirim. Por më shumë se një artizan dhe mjeshtër i
zgjuar, Galilei ishte një shkencëtar i vërtetë. Te këto
instrumente, ai shihte mundësinë e zgjerimit të aftësive
perceptuese të shqisave njerëzore përtej kufijve të tyre
normalë.
Në vitin 1615, në një letër që i shkruante Dukeshës
së Madhe Kristina, e cila e kishte emëruar Galielin
profesor të matematikës në Universitetin e Pizës më
1588, shkencëtari i madh i drejtohej asaj me këto fjalë:
“Unë nuk ndjehem i detyruar të besoj se i njëjti Zot që
na ka pajisur me shqisa, me arsye dhe me intelekt, ka
pasur si qëllim që për të fituar dijen që mund ta marrim
prej tyre të përdorim të tjera mjete”. Me Galilein, për
herë të parë syri i njeriut mund të shihte tani objekte në

133
TARIFA - LANI - SHATRO

një distancë shumë të largët, njëlloj sikur të ishin fare


pranë, dhe të zbulonte ekzistencën e objekteve deri
atëherë të padukshme dhe të panjohura.
Për ta bërë shpikjen e tij një mjet tërësisht të dobishëm
për shkencën, Galilei bëri diçka që askush tjetër përpara
tij nuk e kishte bërë. E ktheu atë drejt qiellit. Për shekuj
me radhë njerëzit ishin mësuar të shihnin në qiell gjithnjë
të njëjtat objekte. Tashmë, me teleskopin e tij, Galilei
mundi të shohë thellësi të reja qiellore. Ngado që e ktheu
teleskopin e tij, yje dhe konstelacione yjesh të panumërta,
të cilat nuk ishin parë kurrë në të kaluarën, iu shfaqën
qartë syrit të gjeniut dhe e vunë në lëvizje mendjen e tij.
Rezultatet?
“Rruga e qumështit” nuk rezultonte më të ishte një
re e gjatë luminishente, por një pafundësi yjesh kaq
pranë njëri-tjetrit, saqë për syrin e zhveshur nuk mund
të shquheshin dot. Hëna, gjithashtu, nuk dukej më një
sferë e lëmuar ideale, siç e përfytyronin aristotelianët,
por e mbushur me male dhe lugina, njëlloj si edhe Toka.
Planeti Jupiter u provua tani se kishte satelitët e tij.
Dielli, nga ana e tij, kishte njolla të errëta (Drake 1957;
1990). Më pas, përmes teleskopit, u mësua ekzistenca
e Saturnit.
Për Galilein, natyra ishte një fushë e pamatë, në të
cilën duhej të orientohej kërkimi i çdo të vërtete. Provat
e së vërtetës, të cilat, sipas Galileit, arrihen me anë të
vëzhgimeve të kujdesshme, nuk mund të hidhen poshtë
me pjesë të nxjerra nga Bibla. Ai shkruante:

134
RILINDJA E EUROPËS

Filozofia është shkruar në librin shumë të madh që


qëndron vazhdimisht hapur përpara syve tanë (Gjithë-
sia), veçse ajo nuk mund të kuptohet në qoftë se më
parë nuk mësojmë dhe nuk njohim gërmat me të cilat
është shkruar [ky libër] (cituar në Clavelin 1974).

Kjo logjikë e çoi shkencëtarin e madh nga Piza në


rrugën e materializmit, materializëm i cili, për shkak të
rrethanave të kohës, kishte karakter mekanicist. Uni-
versi aristotelian, i tronditur nga zbulimet e mëdha të
Kopernikut dhe të Brunos, me Galilein u shemb plotë-
sisht. Të rejat e teleskopit dhe “çudirat” që zbuloi ai u
përhapën me një shpejtësi të paprecedent në historinë
e zbulimeve shkencore. Vetë Galilei ndihmoi së tepërmi
në përhapjen e zbulimeve të reja duke i propaganduar
ato kudo që mundi, me shkrime dhe fjalime. Dukej se,
pas kësaj, ai nuk mund t’i mbante më për vete konklu-
zionet e zbulimeve të tij kaq të mëdha. Dërgonte gjith-
andej letra për të shpjeguar rëndësinë e teleskopit dhe
të zbulimeve që kishte bërë të mundur përdorimi i tij.
Në mars të vitit 1610, Galilei përfundoi së shkruari
librin Lajmëtari i yjeve (Nuncius siderum), në të cilin
përshkruante zbulimet e bëra deri në atë kohë. Libri u
rishtyp në Gjemani dhe, pesë vjet më vonë, u botua
edhe në Kinë, i përkthyer në gjuhën e vendit. Kjo ishte
një ngjarje e jashtëzakonshme po të mbahen parasysh
mjetet e transportit dhe të komunikimit të asaj kohe.
Johan Kepleri, përsëri i shkruante Galileit me entuzi-
azëm për jehonën e Lajmëtarit të yjeve, duke e mbyllur

135
TARIFA - LANI - SHATRO

letrën e tij me fjalët: “Galileo vicisti!” (Ke fituar Galile!).


Pati skeptikë, përkrahës të Aristotelit dhe të Aku-
init, të cilët nuk u besuan zbulimeve të reja. Madje,
shumë prej tyre, refuzuan edhe të shihnin përmes tele-
skopit të Galileit. Përse? Sepse ata kishin besim
absolut tek Aristoteli. Në një letër që Galilei i shkru-
ante mikut të tij Kepler, shprehej, ndër të tjera:

Le të qeshim, i dashur Kepler, me marrëzinë e madhe


njerëzore. Ç’të thuash për filozofët e mëdhenj të
gjimnazit të këtushëm, të cilët, me një këmbëngulje të
habitshme, megjithëse u ftuan shumë herë, nuk deshën
të shikojnë as planetet, as Hënën dhe as teleskopin?

Të tjerë, të cilët e vunë syrin tek teleskopi i Galileit,


thanë se nuk shihnin asgjë të re përmes tij, ose se kishin
të bënin thjesht me një truk, me një iluzion optik të
krijuar nga vetë instrumenti.2 Me çdo kusht kërkohej të
mbrohej pikëpamja e vjetër, dogma fetare, universi i
ngrirë aristotelian me kupolën e yjeve të palëvizshëm.
Sidoqoftë, e vërteta tashmë ishte shpallur. Atë e mësuan
të gjithë. Universi që i paraqitej syrit njerëzor përmes
teleskopit përmbante shumë më tepër yje nga ç’besonte
Aristoteli, ndërsa kontrasti midis qiellores dhe tokësores
humbiste tashmë çdo kuptim.
Lajmëtari i yjeve shënonte fillimin e një epoke të re në
__________________

2
Thuhet se Galilei ftoi edhe Papën që të shihte përmes teleskopit të
tij, për t’i dhënë atij mundësinë të shihte vetë natyrën e kozmosit,
por Papa refuzoi (Mannion 2006: 70).

136
RILINDJA E EUROPËS

shkencën e qiellit (Biagioli 1993). Teleskopi galilean e


rriti pushtetin e shqisës njerëzore duke e orientuar atë në
rrugë që askush nuk i kishte parashikuar. Syri i njeriut
tashmë shihte një univers të zmadhuar 100 mijë herë në
krahasim me atë univers që kishte parë apo përfytyruar
njeriu i urtë i kohëve të lashta.
Pothuaj në të njëjtën kohë kur Galilei ndërtoi tele-
skopin e tij të parë, Kepleri botoi librin tjetër të tij,
Astronomia e re, në të cilën formulonte dy prej tri ligjeve
të tij. Me të parin, ai “korrigjoi” orbitën e lëvizjes së
Tokës nga orbitë rrethore në elipsoidale. Por Galilei, si
shumë shkencëtarë të tjerë të kohës së tij, nuk u kushtoi
ndonjë vëmendje zbulimeve të Keplerit. Duke u për-
pjekur gjithë jetën e tij të kuptonte se si funksionon
natyra, Galilei nuk arriti të kuptojë se Kepleri, duke
kërkuar marrëdhënie harmonike në univers, e kishte
gjetur tashmë përgjigjen. Një varg malesh, Alpet, i
mbanin të ndarë, larg njëri-tjetrit, këta dy shkencëtarë
të shquar. Do të duhej të kalonin 35 vjet nga vdekja e
Keplerit që një kolos tjetër, Isak Njutoni, t’i kapërcente
pengesat që i ndanin Keplerin dhe Galilein duke i
bashkuar veprat e tyre në një. Rezultati ishte ligji i tij i
gravitacionit universal. Veçse zbulimet e Njutonit nuk
do të ishin bërë të mundura pa kontributin që kishin
dhënë në zhvillimin e fizikës, të matematikës dhe të
astronomisë Koperniku, Brahe, Galilei dhe Kepleri.
Vetë Njutoni, në një letër që i shkruante mikut të tij
filozof Robert Huk më 1676, pohonte se “Nëse unë

137
TARIFA - LANI - SHATRO

kam mundur të shoh më larg, kjo ka ndodhur për shkak


se unë kam qëndruar mbi shpatullat e gjigandëve”.
Pamjet që ofronte teleskopi i tij e bindën përfundi-
misht Galilein se sistemi kopernikian nuk ishte thjesht
një hipotezë, por një fakt real. Më 1611 ai shkoi në
Romë dhe atje, në netët e bukura të pranverës romane,
vendosi teleskopin e tij në parqet e lulëzuara mes palla-
teve të vjetra duke ua dëshmuar zbulimet e tij një numri
të madh njerëzish entuziastë. I sfidoi dhe i theu skep-
tikët njërin pas tjetrit. Por suksesi i tij shkaktoi alarm të
vërtetë në qarqet kishtare dhe shqetësimin e vetë Papës.
Galilei kishte cënuar qiellin, një “territor të paprek-
shëm” nga të gjallët, mbi të cilin Kisha dhe vetëm ajo
kishin të drejta “legjitime”. Tani që teoria kopernikiane
ishte bërë një e vërtetë e provuar qartë, kisha do të
vërsulej me tërbim kundër saj. Galilei ishte bërë
mbrojtësi më i zjarrtë i kësaj të vërtete. Për të, ashtu si
për Kopernikun, “Sol est cen-trum mundi, est omnio immobile
motu locali” (Dielli është qendra e universit dhe Toka
rrotullohet”. Duke u larguar nga Roma, ai nuk e dinte
se pas i vinin ushtarët e Inkuizicionit.
Me 25 gusht 1616, Papa nxori dekretin kundër sis-
temit të Kopernikut. “Pohimi se gjoja Toka nuk është
qendër e botës dhe se ajo rrotullohet rreth vetes në 24
orë”, thuhej në dekretin papal, “është gënjeshtër dhe
marrëzi nga pikëpamja filozofike, kurse nga pikë-pamja
fetare është herezi” (shih McMullin 2005). Koperniku i
vdekur u dënua. Galilei i gjallë u paralajmërua dhe u

138
RILINDJA E EUROPËS

kërcënua me ndjekje. Veçse tashmë që lufta ishte shpa-


llur, Galilei nuk mund të tërhiqej.
Në vitin 1632 ai botoi veprën e tij të famshme Dia-
logë mbi dy sistemet kryesore të botës (Dialogo dei due massimi
sistemi del mondo), e cila u bë një manifest i vërtetë i
shkencës së re. I shkruar ne formën e dialogëve midis
përkrahësve të teorisë kopernikiane, Salviatit dhe Sag-
redos, nga njëra anë, dhe përkrahësit të pikëpamjes
ptolemejane, Simplicios, nga ana tjetër, libri argumen-
tonte vërtetësinë e sistemit të Kopernikut. Vetëm pak
kohë pas botimit të Dialogëve, kur libri kalonte dorë më
dorë në të gjithë Europën, botuesi i tij mori urdhër ta
pezullonte shitjen e librit dhe, disa muaj më vonë, vetë
Galileit iu dha ultimatum të dilte para gjyqit të Inkui-
zicionit në Romë. Kundërshtarët e tij jezuitë kishin dek-
laruar se Dialogët janë potencialisht më të rrezikshëm
për Kishën sesa herezia e Kalvinit dhe e Luterit.
Në gjyq, Galilei shkoi i sëmurë dhe gjysmë i verbër.
Akuzohej se kishte “mbrojtur dhe besuar në një doktrinë
false, në kundërshtim me Shkrimet e Shenjta dhe hyjno-
re” (Blackwell 2006). I sëmurë dhe i drobitur, plaku
Galile u tregua i bindur. Sipas një legjende që mori dhenë
në Itali dhe në të gjithë botën, thuhet se, ndërsa kthehej
në dhomën e tij, Galilei shkroi me dorën që i dridhej
fjalët e famshme “Eppur si muove” (Megjithatë, rrotullo-
het). Mundet që këto fjalë të mos jenë shqiptuar, ose
shkruar ndonjëherë, megjithatë, ato morën vlerën e
simbolit që tregonte se në anën e kujt ishte opinioni

139
TARIFA - LANI - SHATRO

popullor.
Në katër vitet e fundit të jetës së tij Galilei ishte krejtë-
sisht i verbër. Njerëz të shquar nga të katër anët e konti-
nentit e vizitonin tek priste, i mjerë, fundin e tij. Një
ndër ta ishte edhe poeti i njohur anglez Xhon Milton,
atëherë 29 vjeçar, i cili, më vonë, në shënimet e tij, do ta
përshkruante “të famshmin Galile, të plakur e të burgosur
nga Inkuizicioni për mendimet e tij”.
Në vitet e fundit të jetës, gjeniu nga Piza përfundoi
librin Dy shkenca të reja (Discorsi e Dimostrazioni Mate-
matiche, intorno a due nuove scienze), i cili konsiderohet me
të drejtë si e para vepër e fizikës moderne. Ngaqë nuk
shihte dhe s’ishte më në gjendje të shkruante vetë, këtë
vepër, të ndërtuar gjithashtu në formë dialogësh, Galilei
ua diktoi nxënësve të tij, ndërmjet të cilëve, njëri,
Viviani, do të bëhej biografi e tij më i njohur.
Duke qenë se kur flitet për Galileon përqendrohemi
në profilin e tij të shkëlqyer si matematicien, fizikant
dhe filozof, vlen të përmendim se, ashtu sikurse Hobsi,
Berkli, Hjumi dhe Kanti për gjuhët e tyre, Galileoja ka
edhe një kontribut tjetër madhor, esencialisht rilindas.
Ai ishte një stilist i përkryer në gjuhën e tij amtare,
italishten, madje një modernizues i vërtetë në përdorimin
e saj, ndërsa stili i tij karakterizohej nga forca, qartësia
dhe eleganca. Ai ka shkruar edhe vargje, ndërsa
komentarët e tij mbi veprën e Dantes, të Ariostos apo
të Tasos janë vlerësuar mjaft nga kritika. Madje, njëri
nga kritikët letrarë më të mëdhenj të Italisë, De Sanktisi,

140
RILINDJA E EUROPËS

pohon se atij vetë të kuptuarit e Torkuato Tasos ia kishte


mundësuar Galileoja (Seymour-Smith 1998: 199).
Me urdhër të Kishës, asnjë vepër e Galileit nuk lejo-
hej të botohej. Por ja që libri i tij i fundit doli në dritë.
Dorëshkrimi i tij iu dërgua një botuesi në Hollandë,
vend protestant ku Kisha Romane kishte humbur
pushtetin e saj të dikurshëm. Kjo vepër ishte një tjetër
goditje asgjësuese ndaj botëkuptimit metafizik të
Mesjetës dhe paralajmëronte një botë të lirë nga para-
gjykimet dhe frika e padijes.
Galileo Galilei, “gjeniu më i madh që Italia i ka dhënë
shkencës”, siç e ka vlerësuar atë Kondorse, vdiq më 8
janar 1642, kur ishte 78 vjeç. Fiorentinët votuan për ta
varrosur atë në Kishën Santa Kroçe, bashkë me fiorenti-
nët e tjerë të mëdhenj, por Papa edhe këtë e refuzoi,
duke i dhënë një tjetër dënim Galileit të madh dhe duke
provuar, edhe pas vdekjes së Galileit, frikën e vet prej
të vërtetave që zbuloi dhe shpalli ky shkencëtar i madh.
Duke vënë në dukje rëndësinë dhe rolin e madh që ka
luajtur Galilei në zhvillimin e mëvonshëm shkencor,
studiuesi Alfred Uajthed ka theksuar se koha kur jetoi ai
ishte një shekull, gjenitë e të cilit ushqyen mendjen moder-
ne me një pasuri të madhe idesh. Në një mënyrë shumë
më realiste se Blez Paskal, i cili mendonte se historia
njerëzore do të kishte pasur një rrjedhë krejt tjetër sikur
Kleopatra të kishte pasur një hundë pak më të shkurtër,3
__________________

3
“Le nez de Cléopâtre: s’il eut été plus court, toute la face de la terre
aurait change” (Pascal 1995 [1670]: 162).

141
TARIFA - LANI - SHATRO

Uajthed thekson se tiparet e qytetërimit perëndimor do


të kishin qenë krejt ndryshe nëse Galilei dhe Njutoni nuk
do të kishin lindur. Shumë breza njerëzorë, sipas tij, “kanë
jetuar me kapitalin e akumuluar të ideve që dhanë këta
dy gjeni të shekullit të 17-të” (Whitehead 1925: 68).

142
RILINDJA E EUROPËS

erazmi i roterdamit

E gjithë bota është tempulli im,


madje një tempull fort i bukur...
dhe kurrë nuk do më mungojnë priftërinj
për t’i shërbyer, për sa kohë ka njerëz.

N jë ndër personalitetet më origjinale dhe më të


shquara të Rilindjes Europiane, apo “më i madhi dhe
më i shkëlqyeri yll i shekullit të tij”, siç e ka cilësuar atë
novelisti i njohur Stefan Cvajg (Zwieg 1956 [1934]: 3),
ka qenë Desiderius Erasmus. Emri i tij i vërtetë është
Geer Gertz, ndërsa emri me të cilin e njohim ne sot,
Erazmi i Roterdamit, është një bashkim i trajtave latine
dhe greke, praktikë kjo tepër e njohur gjatë periudhës
së Rilindjes, si shenjë e admirimit të thellë ndaj traditës
klasike.
Viti i lindjes së Erazmit nuk dihet me saktësi, por
besohet se ai lindi më 1466, në Hollandë, dhe vdiq në
Bazel të Zvicrës, më 1536. I famshëm që në kohën e
tij, Erazmi u bë, pa dyshim, figura qendrore e Rilindjes
në Europën Veriore përmes një jete intelektuale shumë
intensive.
Në rininë e vet, Erazmi ishte murg i Urdhrit Augu-

143
TARIFA - LANI - SHATRO

stinian në Gouda të Hollandës. Pas vdekjes së prin-


dërve, ishte Kisha ajo që u mor me edukimin e tij.
Fillimisht ndoqi shkollën në Deventer dhe, më vonë,
në Hertogenbosh. Në vitin 1487, Erazmi i ri hyri në
kuvendin augustinian të Steinit. Një vit më vonë, në
këtë kuvend, tek i cili ai pëlqente vetëm bibliotekën e
pasur me veprat e klasikëve, u bë murg. Gjatë kohës që
studionte në kuvendin Augustinian, së bashku me disa
miq të tij, Erazmi formoi një rreth intelektual me prirje
humaniste. Përveç klasikëve, në këtë rreth studiohej
edhe vepra e filologut dhe filozofit të njohur Italian
LorencoVala (Erazmi 2004 [1511]: 3), me të cilën nisi
mospranimi humanist i pikëpamjeve stoike ndaj jetës.
Ndikimet e Valës në mendimin e Erazmit janë
domethënëse. Në veprën e tij Lëvdata e marrëzisë, Erazmi
polemizoi gjatë pikërisht me pazotësinë e klerit për të
bashkëjetuar në një shoqëri plot diversitet, nëpërmjet
parimeve dhe frymës ekuilibruese të tolerances dhe
duke qëndruar larg stoicizmit shterpë e shkatërrimtar.
Në vitin 1495 Erazmi nisi studimet në Universitetin e
Parisit, ku mbeti krejt i pakënaqur me teologjinë që
mësohej atje. Në këtë universitet i kushtohej shumë
vëmendje logjikës së Aristotelit dhe s’kishte jetë. Teo-
logjia që mësohej atje ishte shumë larg fesë së jetës së
përditshme. I zhgënjyer nga atmosfera intelektuale e
këtij universiteti, në vitin 1499 Erazmi shkoi në Londër.
Këtu, siç do të vëmë në dukje më poshtë, ai u njoh me
Tomas Morin dhe me humanistë të tjerë anglezë. Vizita

144
RILINDJA E EUROPËS

në Londër i ndryshoi jetën Erazmit. Në mes të huma-


nistëve anglezë ai krijoi bindjen se Kristianizmi ishte
në të vërtetë një shprehje e shpirtit klasik dhe se veprat
e klasikëve ishin, në fakt, një Bibël natyrore.
Në fillim të viteve 1500, Erazmi bëri një udhëtim
në Itali. Ky udhëtim, gjithashtu, ishte vendimtar për të
në disa drejtime. Ai mori gradën “Doktor” në teologji
në Universitetin e Torinos; vizitoi qytetet e zhvilluara
të Italisë si Pavia, Bolonja, Firencia etj. Gjatë këtij udhë-
timi, Erazmi mundi të shihte nga afër zhvillimet e
konfliktit mes Papës Julius II dhe Çezare Borgias. Papa
synonte të rimerrte tokat e përvetësuara nga Borgia dhe
të dëbonte nga Bolonja familjen Bentivolio, e cila ishte
sundimtare e këtij qyteti. Ndërsa shihte ceremoninë
solemne të rivendosjes së sundimit papal në Bolonjë,
Erazmi “pyeste veten nëse Papa Julius II ishte pasardhës
i Krishtit apo i Jul Cesarit” (ibid., 11, 21). Ky fakt do të
kishte shumë rëndësi për portretizimin që humanisti i
shquar do t’i bënte më vonë Papës në Lëvdatën e marrë-
zisë. Udhëtimi në Itali rezultoi i rëndësishëm edhe për
faktin se Erazmi u njoh me personalitete të tjera të
Rilindjes dhe me veprat e shumë dijetarëve grekë.
Me kalimin e kohës, udhëtimet e shumta nëpër
Hollandë, Angli, Itali, Gjermani dhe Zvicër si edhe
talenti i tij, ndjeshmëria e theksuar ndaj dijes dhe përbu-
zja për paditurinë dhe vulgaritetin, e shtynë Erazmin
drejt leximit të librave dhe diturisë, të cilat i shihte si
mjetin më të mirë për të sjellë moralin dhe qytetarinë

145
TARIFA - LANI - SHATRO

mes njerëzve dhe për të ndërtuar një botë të re. Ndonëse


murg, ai ia doli, falë mprehtësisë së mendjes së tij, të
mos mbante madje as zhgunin e murgut dhe as të agjë-
ronte. Ndërkaq, biografët e tij thonë se ai ishte shumë i
dhënë pas pastërtisë dhe rregullit. Në mënyrë të veçantë
kujdesej për kënaqësitë dhe përmbushjen e nevojave
aspak të zakonta të fizikut të tij delikat nga natyra. Në
këtë mënyrë, ai ishte njëherësh sa hedonist, aq edhe
asket.
Përveç mendimit humanist, por aq të ndryshëm nga
ai i bashkëkohësve të tij, ishin edhe veçoritë e rralla të
natyrës dhe të personalitetit të tij ato që e kanë bërë
Erazmin e Roterdamit një kurioziet të pashmangshëm
për bashkëkohësit e tij dhe për intelektualë të tjerë më
vonë. Erazmi fliste shumë pak për veten. Stefan Cvajg,
në punimin e tij biografik për Erazmin, e shpjegon këtë
me faktin se, ndonëse i kishin vënë emrin Desiderius
(latinisht - i dëshiruar), ai, ashtu si Da Vinçi, kishte lindur
si një fëmijë ilegjitim nga një lidhje jashtëmartesore. I
ati kishte qenë prift dhe Erazmit nuk i pëlqente, madje,
ta përmendte as këtë fakt.
Në vitin 1509 miqtë e tij humanistë në Angli e ftuan
Erazmin të vizitonte përsëri Londrën, ku jetoi për një
kohë të gjatë. Ai dha mësim greqishten ne Oksford.
Anglia, siç shkruan Cvajgu, e kuroi Erazmin nga Mes-
jeta (Zweig 1956 [1934]: 14). Në atë kohë dhe gjatë
gjithë jetës, Erazmi u bë dhe mbeti mik i disa prej perso-
naliteteve më të njohura të Rilindjes, mes të cilëve ai

146
RILINDJA E EUROPËS

veçonte sidomos humanistin e shquar Tomas Mor.


Erazmi ka qenë, ndoshta, humanisti që kishte më
shumë famë se çdo humanist tjetër në kohën e tij, në
mbarë Europën. Ashtu si Abelardin në shekullin e 12-
të, Volterin dhe Franklinin në shekullin e 18-të, Erazmin
e njihte pothuajse çdo njeri i arsimuar në Europë. Burime
të ndryshme konfirmojnë se njëri prej miqve e tij, në
një rast ka pohuar se “Mua më njohin në publik për
shkak se kam marrë një letër nga Erazmi”. Për shkak të
famës së tij, Erazmit i kërkohej vazhdimisht nga mbretër
të ndryshëm në Europë në këmbim të favoreve të
¯¯
shumta të bënte pjesë në oborret e tyre, por ai asnjë-
¯¯
herë nuk pranoi tjetër lidhje dhe nuk pati tjetër
përkushtim apo bindje, veç asaj ndaj dijes dhe pavarsisë
së plotë të mendimit. Në një prej dialogëve të tij, ai
shkruante: “Mbretërit bëjnë luftra, priftërinjtë kërkojnë
me shumë zell të shtojnë pasurinë e tyre, teologët shpikin
silogjizma, murgjit sillen vërdallë nëpër botë, populli
rebelohet, Erazmi shkruan dialogë” (cituar në Van
Doren 1991: 161). Erazmi nuk u përpoq kurrë t’u impo-
nonte të tjerëve mendimet e veta dhe as nuk pranoi t’u
nënshtrohej opinioneve apo qëndrimeve që vinin në
kundërshtim me bindjet e tij më të thella.
Duke aplikuar parimet e humanizmit në studimin e
teksteve origjinale klasike dhe të etërve të Kishës (Riet-
bergen 1998: 59), Erazmi u mor me redaktimin e shumë
prej këtyre teksteve, përktheu dhe pajisi me komentar
filologjik Testamentin e Ri në greqisht dhe në latinisht

147
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe botoi shumë tekste në latinisht. Ndër botimet e tij


shquhen një sërë traktatesh mbi teorinë dhe praktikën
e edukimit, në të cilat, ai shpreh, nga njëra anë admi-
rimin e tij për Kuintilianin dhe devocionin e vet për
letërsinë klasike si themel i dijes dhe, nga ana tjetër,
antipatinë dhe kundërshtinë e tij ndaj praktikave
pedagogjike të kohës së tij (Binder 1970: 139, 140).
Metodat pedante dhe akademizmi skolastik autori-
tarist nuk i përshtateshin aspak natyrës liberale të
Erazmit. Kritikat e tij të hapura ndaj këtyre praktikave,
lexuesi i gjen të artikuluara më qartë se kudo në librin e
tij më të njohur Lëvdata e marrëzisë (Moriae encomium).
Në këtë vepër, Erazmi shprehet, veç të tjerave, edhe
kundër metodës dhe filozofisë së Duns Skotit, të cilit
nuk i kursen aspak sarkazmën dhe shpotitë. Mendimi
pedagogjik i Erazmit përmendet dhe njihet çuditërisht
pak, edhe pse ai është mjaft i rëndësishëm për vlerësimin
e drejtë të përmasave të tij si mendimtar dhe të vet
mendimit rilindas në tërësi. Erazmi nënvizonte nevojën
për të krijuar në shkollë një atmosferë miqësore, inku-
rajuese si dhe dashurinë ndaj fëmijëve, madje kërkonte
që në programet shkollore të futej edhe edukimi fizik
(Mannion 2006: 61). Tek Lëvdata e marrëzisë ai jep një
shembull në mbështetje të rëndësisë së këtij fakti, kur
përmend se edhe në antikitet, muzat ishin jo vetëm bar-
tëse të talenteve dhe qenie prej të cilave mjeshtërit fry-
mëzoheshin dhe merrnin mësim, por ishin njëkohësisht
të bukura, të hijshme dhe dashamirëse.

148
RILINDJA E EUROPËS

Duke kritikuar pedantizmin e kohës, Erazmi besonte


se mësimi duhet shoqëruar domosdosmërisht me
shprehje të afeksionit dhe të mirëdashjes, të cilat, në
moshën fëmijërore, janë themelore për formimin e
gjithanshëm të njeriut. Në spektrin e mendimit të tij
pedagogjik dallon edhe fakti se ai u njihte fëmijëve aftësi
të posaçme, të cilat, për secilin fëmijë, duhet t’i shquajë
dhe t’i ndihmojë të zhvillohen, pikërisht mësuesi dhe
tërë mjedisi shkollor. Që të realizohet kjo, sipas Erazmit,
mësuesit duhet të bëhen vetë paksa fëmijë, të flasin me
gjuhën e fëmijëve dhe të njohin botën dhe psikologjinë
e tyre. Kuptohet që një koncept i tillë shkonte shumë
përtej kohës së Erazmit, kur shkollat ishin institucione
tiranike, në të cilat dija jepej në forma jopedagogjike,
në skema pedante dhe nxënësit u nënshtroheshin presi-
oneve të shumëfishta dhe shpesh herë edhe ndëshkimit
fizik.
Erazmi mishëron më së miri mahnitjen dhe interesin
e pashuar të humanistëve ndaj dijes klasike dhe, veçanë-
risht, ndaj gjuhëve më të vjetra të kulturës europiane,
greqishtes së vjetër dhe, sidomos, latinishtes. Stefan
Cvajgu shkruan se Erazmi nuk kishte as sy për pikturë,
as veshë për muzikë dhe se veprat e Leonardos, të Rafa-
elit dhe të Mikelanxhelos nuk i bënin atij ndonjë për-
shtypje të veçantë. Ai nuk kishte lexuar asnjë nga vargjet
e poetit të njohur italian Ludoviko Ariosto, as veprat e
poetit dhe filozofit të shquar Xhefri Çoser, i cili konsi-
derohet nga disa si babai i letërsisë angleze, as edhe

149
TARIFA - LANI - SHATRO

ndonjë nga veprat e poetëve më të njohur francezë të


kohës së vet. “Vetëm latinishtja tingëllonte si muzikë
në veshët e tij [dhe] shtypshkrimi i Gutenbergut ishte i
vetmi art që ai njihte, e vetmja Muzë” që e inspironte
atë (Zweig 1956 [1934]: 49). Latinishten, rilindasit euro-
pianë dhe, mbi të gjithë, Erazmi i Roterdamit, e bënë
gjuhë të përbashkët të Europës humaniste. Falë punës
së palodhur të Erazmit, një çështje si drejtshqiptimi, e
cila më parë konsiderohej me rëndësi jo të dorës së parë,
u përfshi në programet arsimore ndërsa ky sektor u nën-
shtrohej reformave. Fenomenet shqiptimore të studiuara
nga Erazmi dhe përfundimet e tij u pranuan kudo në
Europë dhe në Amerikë, me përjashtim të Anglisë dhe
të Hollandës (Bainton 2004: 13-14).
Një tjetër vepër e rëndësishme e Erazmit është
Adagia (Proverba), e cila u bë një best-seller shumë shpejt
pasi doli në dritë, duke u ribotuar 12 herë, gjithnjë e
ripunuar gjerësisht, dhe duke qarkulluar në të gjithë
Europën. Në kohën kur jetoi ai, kusht parësor për të
pasur prestigj shoqëror ishte përdorimi në bisedë i fra-
zave latine apo greke. Megjithatë, shumë pak vetë kishin
durimin të studionin klasikët, ndaj një vepër si Adagia,
në të cilën renditeshin sentencat e famshme të veprave
klasike, ishte shumë e dobishme për mjediset mondane
të asaj kohe.
Sidoqoftë, vepra kryesore e tij dhe ajo që mbeti në
analet e trashëgimisë letrare dhe kulturore të Rilindjes
është Lëvdata e marrëzisë. Siç pohon vetë Erazmi në një

150
RILINDJA E EUROPËS

letër dërguar piktorit Ulrich von Huton, në të cilën


përshkruan portretin e humanistit të shquar Tomas Mor,
idenë për të shkruar këtë vepër atij ia dha Mori, kur
Erazmi jetonte në Londër si mik në shtëpinë e këtij.
Inkurajimi dhe këmbëngulja e Morit që Erazmi të
shkruante këtë vepër ishin, siç shprehej ky i fundit, “gati
njëlloj si të bëje një deve të kërcente” (cituar në Kautsky
1979 [1888]). Libri u shkrua brenda një jave. Mori vetë,
i cili e lexoi në dorëshkrim veprën e mikut të tij, e pëlqeu
shumë. Libri ishte një satirë e guximshme dhe argëtuese
për shoqërinë e kohës, veçanërisht për murgjit dhe Papa-
tin. Ndërkohë, dorëshkrimi i saj u mor fshehurazi nga
njëri prej miqve të Erazmit (ndoshta nga vetë Mori),
dhe u dërgua në Paris, ku u botua më 1511. Suksesi
i saj ishte i menjëhershëm. Brenda pak muajve Lëvdata
e marrëzisë u ribotua shtatë herë (Huizinga 1957),
edhe pse ky libër u përfshi në Indeksin e Librave të
Ndaluar.
Por cila ishte përmbajtja e veprës që e bëri Erazmin
ndër njerëzit më të famshëm të të gjitha kohëve? Lëvdata
e marrëzisë ishte gjetja e mprehtë dhe hokatare e Erazmit
për të vënë në dukje, deri në hollësi, veset e rënda të
shoqërisë europiane në shekullin 16-të dhe krizën e saj
të thellë morale. Kjo vepër solli njëherësh si famën,
ashtu edhe armiqësinë e shumë njerëzve në pushtet ndaj
Erazmit, pavarsisht se në pjesën më të madhe të tekstit,
ai nuk përdor emra konkretë. Në vepër, Marrëzia
personifikohet në një qenie vepruese dhe madje arsyeton.

151
TARIFA - LANI - SHATRO

Pikërisht këtu qëndron paradoksi i parë, themelor, por


edhe gjetja stilistike e shkëlqyer e Erazmit sepse, në
tërësinë e saj, vepra konceptohet dhe strukturohet mbi
logjikën e paradoksit si proces. Paradokset shtohen dhe
organizohen duke krijuar absurdin e një epoke të tërë,
në të cilën shoqëria ka pikëpyetje të forta për sistemin
e vet të vlerave.
Erazmi e çon Marrëzinë para katedrës dhe flet për
të teksa arsyeton për fatet dhe të vërtetat e njerëzve, që
nga kohët e hershme mitike e deri në shekullin 16-të.
Një paradoks i tillë, ngjizur në humorin e hollë erazmian,
shton peshën alegorike, satirën dhe vlerën përgjithsuese
të tekstit. Marrëzia kërkon të paraqesë bazat shkakësore
të meritave të saj në funksionimin normal të botës
njerëzore. Ndërkaq, në ligjëratën e saj, arsyetimi proce-
don sipas metodës induktive dhe ajo shprehimisht kër-
kon të ndërtojë një diskurs në modelin e Sokratit dhe të
Platonit.
Marrëzia, në këtë vepër të Erazmit, e barazon veten
me lumturinë, madje pohon se është ajo shkaku i lumtu-
risë së njeriut. Kur Erazmi i referohet Marrëzisë, ai ka
parasysh ato emocione dhe pasione, të cilat edhe pse
nuk janë karakteristike për njeriun racional, mbeten të
dobishme dhe me vlerë. “Në këtë kontekst, lëvdata që
Marrëzia i thur vetes është lëvdata e vitalitetit” (Dal
Pra 1997 [1963]: 40). Kjo Marrëzi është rregullatori i
vetëm dhe pothuajse krijuesja e botës njerëzore, sepse
lëmon realitetin e ashpër dhe absurd të jetës.

152
RILINDJA E EUROPËS

Historia e shkrimit të kësaj vepre të famshme lidhet


me udhëtimet e shumta të Erazmit në Europë dhe, më
konkretisht, me kthimin e tij nga Italia dhe vendosjen
në Angli. Në letrën që i dërgonte mikut të tij të ngushtë
Tomas Mor, në 10 qershor 1508 (Erazmi 2004 [1511]:
36), Erazmi shkruante se duke mos dashur të qëndronte
pasiv gjatë rrugës së kthimit, nisi punën me Lëvdatën.
Atë e kishte ngacmuar ngjashmëria mes emrit të Morit
me fjalën e greqishtes së vjetër Moros, i çmendur. Në
këtë letër, Erazmi shpjegon me humor faktin se Mori
ishte një natyrë të tillë, që më shumë parapëlqente të
qeshte se sa të vajtonte për dhimbjet dhe absurditetet
njerëzore. Duke njohur shpirtin hokatar të mikut të tij
Tomas Mor, Erazmi ia dedikoi këtë libër pikërisht atij.
Në letrën që i dërgonte mikut të tij, Erazmi dë-
shmon se ai ishte i ndërgjegjshëm për sulmet që do të
bëheshin ndaj tij për shkak të këtij librij, por arsyetimi i
tij, si përherë, ishte i mprehtë:

Për t’iu përgjigjur atyre që mund të më akuzojnë


se jam treguar satirik, mbrohem duke u thënë se në
çdo kohë letrarëve u është lejuar të bëjnë shaka me
jetën njerëzore, mjaft që kjo shaka të mos degjenerojë
në mllef të papërmbajtur dhe tërbim. Nuk ka gjë më
të çuditshme sesa brishtësia e veshëve të njerëzve të
këtij shekulli, në të cilin po jetojmë. Nuk durojnë tjetër
veçse tituj të fryrë. Madje ka edhe njerëz të tillë, kaq
buzëhollë dhe të zellshëm, të cilët më parë pranojnë të

153
TARIFA - LANI - SHATRO

dëgjojnë blasfemitë më të tmerrshme kundër vet Jezu


Krishtit, se sa ndonjë shaka të vockël në drejtim të
papëve ose të të parëve të vendit, sidomos kur u cëno-
hen interesat vetjake” (Erazmi 2004 [1511]: 37).

Që në krye të veprës, sapo Marrëzia fillon të flasë,


ajo shpjegon gjenealogjnë e saj. Babai i saj është Pluti,
perëndia e lashtë e pasurisë, ndërsa nëna është nimfa
Neotetea, e cila simbolizon rininë e përjetshme. Sikurse
pohon vet Marrëzia, e cila tashmë e ka shpallur veten
perëndi, mëndeshat e saj ishin Dehja dhe Padituria, edhe
këto nimfa. Më tej, ironia, humori por edhe linja
alegorike e Erazmit përshkallëzohen kur Marrëzia
prezanton eskortën e saj, të përbërë nga disa shërbyese,
me anë të të cilave ajo pohon se sundon botën dhe vet
sundimtarët. Secilës prej shërbëtoreve të Marrëzisë, Era-
zmi u ka dhënë një emër të lashtë grek. Të përkthy-era
në shqip ato quheshin: Mendjemadhësia, Lajka, Harresa,
Moslodhja, Nepsi, Kënaqësia. Ndër to bënin pjesë edhe
dy perëndi: Komon (Zdërhallja) dhe Negreton Hypnon
(Gjumi i thellë) (Erazmi 2004 [1511]: 45).
Stili i Erazmit, sa i zhdërvjellët, aq edhe sintetik,
mbërrin në disa formulime aforistike, të cilat sadoqë
dalin nga ligjërata e vet Marrëzisë, shprehin të vërteta
të pakundërshtueshme. Në këto raste formulohen
arsyetime të mprehta, në paraqitjen e të cilave, satira
zhvesh disa nga aspektet më pak të dukshme të shoqë-
risë njerëzore:

154
RILINDJA E EUROPËS

E sa më shumë që njeriu i afrohet pleqërisë, aq më


shumë bëhet si fëmijë, derisa më në fund ndahet nga
kjo botë, krejt si fëmijë, pa e ndjerë lodhjen nga jeta
dhe pa e kuptuar se po vdes (ibid., 51).

Lëvdata e marrëzisë ndërtohet nga shkrirja e diskur-


sit me model ligjërimor të perëndive të Olimpit në
letërsinë antike greko-romake dhe ligjërimit poetik të
poetëve epikë që shiheshin si zëdhënësit e tyre të drejt-
përdrejtë. Marrëzia u drejtohet muzave që ta udhëheqin
në ligjërimin e saj. Kjo është një formulë karakteristike
e eposeve antike dhe, për ta provuar këtë, mjafton të
kujtojmë si nis Iliada dhe çdo epos legjendar në përgji-
thësi. Por substratit klasik i bashkëngjitet ironia, sensi
kritik, imagjinata e gjallë dhe shpirti i paepur i Rilindjes.
Vëzhgimit të Marrëzisë nuk i shpëton asnjë periudhë
kohore në qytetërimin europian dhe asnjë kategori
njerëzish në shoqërinë e kohës kur jetoi Erazmi. Ajo
flet për poetët, logjicienët, tregtarët, fëmijët, pleqtë,
gratë, për ngjarjet më të zakonshme, por edhe më thelbë-
sore, të jetës dhe gjen në çdo gjë meritat e saj të padis-
kutueshme. Duke qenë në rolin e narratorit, Marrëzia
përfshin, si personazh të ligjërimit të saj, edhe vet
Erazmin, autorin e veprës, të cilin e vë po aq në lojë.
Ky fakt përbën një gjetje sa stilistike, aq edhe koncep-
tuale që e bën më të spikatur natyrshmërinë e veprës
edhe mprehtësinë e satirës dhe të humorit të ftohtë.
Këto tipare stilistike të Erazmit do bëheshin më vonë
karakteristikë e veprave të Lesingut, të Volterit dhe të

155
TARIFA - LANI - SHATRO

Xhorxh Bernard Shout (Zweig1956 [1934]: 153).


Sidoqoftë, ligjërata e Marrëzisë përqendrohet mirëfilli
në trajtimin e pozicionit të filozofëve, të teologëve, të
klerit dhe të drejtuesve të shtetit. Përfshirë në humorin
dhe mungesën e censurës që karakterizon vetëm Marrë-
zinë, Erazmi pohon shkatërrimin moral të njerëzve që
drejtojnë shtetin. Sipas Erazmit, një cen moral i tyre
gjeneron një epidemi të tërë morale në popujt që ata
qeverisin. Ndërkaq, ai nënvizon se po sipas së njëjtës
logjikë të çalë zgjidhen këshilltarët dhe ministrat. Këta
dallohen për paaftësi dhe për stilin e fryrë të jetesës,
deri në teprime teatrale.
E vërteta që lexohet përtej sipërfaqes në ligjërimin e
Marrëzisë është se, njerëzimi ka ngritur në normë mirë-
sjelljeje falcitetin dhe hipokrizinë. Por, më e keqja është
se mungesa e skrupujve ka prekur klerin dhe Kishën.
Priftërinjtë dhe ata që duhej të ishin ndjekësit e Krishtit,
vetëm ua hedhin përgjegjësinë të tjerëve, atyre që
gjendet më poshtë në hierarkinë kishtare dhe mbajnë
për vete përfitimet. Marrëzia flet gjatë veçanërisht për
gjendjen e priftërinjve dhe për luftrat e Papës Julius II,
ndaj të cilit ndjehet hapur mospranimi dhe përbuzja e
Erazmit. Shtrembërimet në hermeneutikën e Shkrimeve
të Shenjta dhe keqinterpretimi i qëllimshëm i tyre i ka
shërbyer klerit të joshur nga pushteti dhe pasuritë. Ato
janë përdorur si mjeti për të përligjur luftrat dhe intrigat
për pushtet, në të cilat Kisha e asaj kohe ishte palë dhe
shpesh, madje, edhe frymëzuese.

156
RILINDJA E EUROPËS

Erazmi satirizon veçanërisht silogjizmat dhe logjikën


arsitoteliane që skolastika i kishte bërë sunduese në fa-
kultetet e teologjisë, gjuhën e errët, hermetike dhe të
mbingopur me terma të filozofëve dhe të dijetarëve të
atëhershëm, të cilët ishin krejt të paaftë të sqaronin atë
çka vetë ata pretendonin se kishin autoritet të padisku-
tueshëm të shpjegonin.
Marrëzia zbulon gradualisht natyrën dualiste të
realitetit me anët racionale dhe irracionale të tij. Si në
një skenë, parakalojnë të gjithë përbërësit e jetës njerë-
zore: kohë, vende, njerëz dhe ngjarje të ndryshme. Shpë-
timi në këtë rrëmet marrëzie është marrëzia e besimit
në Zotin, i cili mbetet streha e fundit për pyetjet e shum-
ta pa përgjigje, ose me përgjigje të dyfishta, siç i jep
Marrëzia dhe dijetarët që ajo satirizon. Të vërtetat e
thëna nga goja e personazhit të Marrëzisë janë si ato që
thuhen nga goja e gaztorëve të oborreve mbretërore,
pra më të pranueshme, sesa të thëna direkt nga goja e
të mençurve. Por, për këtë shkak, ato nuk janë më pak
të vërteta dhe, pikërisht këtu, qëndron ana reale dhe
¯¯
tronditëse përtej humorit të veprës.
¯¯
Erazmi ishte i njohur jo aq për thellësinë e diturisë
të tij sesa për gjerësinë e jashtëzakonshme të formimit
dhe të interesave të tij. Me vizionin humanist që kishte
për dijen, për njeriun dhe botën, ai urrente mbi të gjitha
fanatizmin e çdo lloji fetar, nacional apo filozofik
¯¯ ¯¯
duke e konsideruar atë armikun kryesor të mirëkuptimit
ndërmjet njerëzve. Pavarsisht se ku shfaqet ai, në fi-

157
TARIFA - LANI - SHATRO

lozofi, në fe apo në çështjet kombëtare, fanatizmi është


një lloj i tillë varësie që rrënon në themel urat e komu-
nikimit midis njerëzve.
Erazmi shkroi mbi pakënaqësitë e njerëzve të
thjeshtë dhe mbi hipokrizinë e kohës së tij. Ai kritikoi
ashpër babëzinë e tregtarëve, sjelljen fodulle të filo-
zofëve, formalizmin e Kishës dhe injorancën e murgjve.
Sipas tij, tregtarët “kryejnë punët më të ulëta dhe me
metodat më të korruptuara. Sa herë që e shohin të do-
mosdoshme, ata gënjejnë, mashtrojnë njëri-tjetrin, vje-
dhin dhe i fshehin të vërtetën publikut. E megjithatë,
ata respektohen shumë për shkak të parave që kanë”.
“Filozofët”, nga ana e tyre, “nderohen për mjekrat
dhe veshjen e tyre. Ata mendojnë se vetëm ata janë të
mençur. Fakti që ata asnjëherë nuk shpjegojnë dot pse
vazhdimisht kundërshtojnë njëri-tjetrin, mjafton për të
kuptuar se ata nuk dinë të vërtetën për asgjë. Ata, madje,
nuk kuptojnë as veten e tyre”.
Për teologët, Erazmi shkruan se ndoshta do të ishte
më mirë që ata të mos i përmendte fare. “Me këtë turmë
është e pakëndshme të merresh. Ata do më quajnë mua
heretik. Me këtë emër ata kërkojnë të tmerrojnë njerëzit
që nuk u pëlqejnë. Mendimi që ata kanë për veten e
tyre është kaq i lartë saqë sillen sikur të ishin vërtet në
Parajsë: ata i shohin me nënçmim dhe keqardhje të tjerët
sikur të ishin krimba. Ata kanë vetëm fjalë të mëdha
dhe terma që i shpikin vetë”.
Bashkë me teologët janë ata njerëz që zakonisht

158
RILINDJA E EUROPËS

quhen “fetarët”, apo “murgjit”. Këto emra, shkruan Era-


zmi, “nuk janë të saktë ngaqë njerëz të tillë i qëndrojnë
larg sa më shumë fesë dhe askush më shumë se ata nuk
shihet kaq shpesh në publik. Ata janë kaq të papëlqyer
nga njerëzit sa që konsiderohet fat i keq nëse dikush i
ndesh ata rrugës dhe, megjithatë, ata janë shumë të
kënaqur me veten e tyre. Ngaqë ata vetë nuk dinë të
lexojnë, e konsiderojnë gjënë më të mirë faktin që s’kanë
asnjë kontakt me librat”.
Stefan Cvajg shkruan se gjatë gjithë jetës së tij dhe
me tërë fuqinë e mendjes së vet, Erazmi luftoi pandër-
prerë kundër dogmatizmit dhe fanatikëve. Ai, siç e ka
cilësuar Cvajgu, ishte “njeriu më jofanatik dhe më anti-
fanatik” (1956 [1934]: 14). “Askush tjetër në kohën e
tij nuk ishtë më i çliruar nga bestytnitë sesa Erazmi”
(ibid., 52). Vetë Erazmi kurrë nuk pranoi t’i shërbente
dikujt thjesht për shkak të autoritetit që tjetri mund të
gëzonte. Po sipas Cvajgut:

Ai nuk ndjehej se i detyronte besnikërinë e tij asnjë


oborri, asnjë universiteti, asnjë profesioni, asnjë manasti-
ri, asnjë kishe dhe asnjë qyteti. Dhe, ashtu siç ruajti të
pacënuar lirinë e tij intelektuale, po ashtu, gjatë gjithë
jetës së tij, ai, qetësisht por vendosmërisht, mbrojti lirinë
morale të veprimeve të tij (ibid. 34).

Kur flitet apo shkruhet për Erazmin, shpesh herë


harrohet se ai ishte pikërisht i tillë, prift, që u shkollua
në teologji. Kjo ndodh, ndoshta, për shkak se Erazmi

159
TARIFA - LANI - SHATRO

kishte një mision tjetër në jetë, realizimi i të cilit nuk


mund të kuptohet pa marrë parasysh realitetin kontra-
diktor dhe përplasjet e mëdha të kohës kur ai jetoi,
veçanërisht ndarjen e madhe të Europës në dy kampe:
në kampin katolik dhe në atë protestant. Stefan Cvajg
shkruan se:

Për misionin e Erazmit, kuptimi i ekzistencës së tij ishte


të sillte në një sintezë harmonike të gjitha kontradiktat
që mendimi njerëzor është në gjendje të mbartë. Ai
kishte prirjen pajtuese, ose siç e perifrazon Gëtja (me
të cilin kishte të përbashkët mospëlqimin e fortë ndaj
ekstremeve), ai kishte “natyrë komunikative” (1956
[1934]: 6).

Prirja për të zbutur konfliktet dhe për të sqaruar


ambiguitetet që çojnë në keqkuptime ishin një lloj arti,
të cilin Erazmi e kultivoi dhe ushtroi me një sukses të
tillë, sa që bashkëkohësit e tij ia njohën si tipar dallues,
duke krijuar termin “Erazmizëm”. Erazmi besonte se
asgjë në botë nuk mund të jetë kaq larg të tjerave sa ta
bëjë të pamundur harmoninë mes tyre. Sipas tij, letërsia
klasike e grekëve dhe e romakëve ishte pagane në
thelbin e saj, pasi në të përshkruhej dashuria e njeriut
për njeriun dhe për natyrën. Kjo i ka bërë disa autorë të
besojnë se vetë Humanizmi, në thelbin e tij, ishte një
lëvizje pagane. Pikëpamja e humanistëve, siç kemi vënë
në dukje më sipër, ishte se njeriu, në thelbin e tij, është
i mirë dhe pavarësisht kritikës që i bënë Kishës dhe

160
RILINDJA E EUROPËS

klerit katolik për korrupsionin, apatinë dhe imoralitetin


e tyre, ata u përpoqën të tregojnë se kuptimi klasik dhe
ai kristian i virtytit, është, në thelb, i njëjtë. Erazmi vetë
nuk shihte kundërshti midis Krishtit dhe Sokratit, midis
teksteve të krishtera dhe antikitetit klasik, që do të thotë
se, për të, krishtërimi dhe paganizmi nuk janë të largët
midis tyre. Ai, siç shkruan Cvajgu, nuk shihte kundërshti
as midis Rilindjes dhe Reformës, sikundër shihte Kal-
vini, dhe as midis parajsës kristiane dhe Olimpit të gre-
këve (ibid., 8). Erazmi vetë u përpoq të krijonte një
koncept më racional mbi doktrinën e krishterë si edhe
ta emanciponte mendjen e njeriut nga metodat e pakup-
timta të teologëve. Me fjalë të tjera, ai u përpoq ta huma-
nizonte Kristianizmin.
Erazmi u bë, mund të themi, shëmbëlltyra e parë e
njeriut kozmopolit, i cili, ndërsa nuk hedh rrënjë në asnjë
vend, gjendet në shtëpinë e tij kudo në botë. Sepse bota,
sipas tij, nuk duhej të ndahej në vende, kufijtë e të cilave
të caktoheshin nga lumenj dhe dete. Ai nuk bëri kurrë
dallim midis racave, kombësive apo besimeve fetare dhe
nuk besonte në superioritetin e asnjë race dhe të asnjë
kombi.

Të bashkonte në të gjitha vendet njerëzit me vullnet të


mirë, të çdo race dhe klase, në një lidhje të madhe të
njerëzve të ndriçuar kjo përpjekje sublime ishte qëlli-
¯¯
mi i jetës së tij....Ai krijoi për popujt e Europës një
mjet shprehës, i cili, në një moment të historisë së zhvi-

161
TARIFA - LANI - SHATRO

llimit njerëzor, i bashkoi ata në një harmoni intelektuale


që i kapërcente kufijtë (Zweig 1956 [1934]: 8-9).

Kontrastet e botës nuk e shqetësonin aspak huma-


nistin e shquar dhe ai nuk i konsideronte ato pengesë
për harmoninë e përgjithshme shoqërore që synonte të
ndërtonte përmes arsimimit dhe edukimit të njeriut.
Kredoja e tij humaniste ishte pothuaj si një besim reli-
gjioz dhe mund të përmblidhet në fare pak fjalë: mirë-
kuptim mes njerëzve. Ai besonte, sikundër gjithë huma-
nistët, se një njeri i edukuar pajiset me ndjenjën e qyte-
tarisë dhe, si i tillë, qëndron larg vulgaritetit, dhunës
dhe veprimeve barbare të çfarëdo lloji.
Si një nga figurat më emblematike të Humanizmit,
Erazmi ishte plotësisht i bindur se arsimi dhe dituria
janë gjithçka që nevojitet për ta fisnikëruar njeriun. Kjo
bindje humaniste edhe pse e frymëzuar nga besimi
¯¯
kristian, apo nga “philosophia Christi”, siç shprehej Eraz-
mi (“Thelbi i fesë sonë është paqja dhe unanimiteti”,
shkruante ai) ishte pikërisht ajo që e bënte Erazmin
¯¯
ta shihte Europën si një të tërë, si një atdhe të përba-
shkët të të gjithë europianëve. Këtë besim, i cili e bëri
Erazmin “të parin Europian të ndërgjegjshëm ndër të
gjithë shkrimtarët dhe krijuesit e Perëndimit, të parin
që luftoi në emër të paqes dhe mbrojtësin më të aftë të
humanizmit dhe të një ideali shpirtëror” (Zweig 1956
[1934]: 4), vendet dhe popujt europianë e fituan vetëm
gjatë Rilindjes dhe vetëm pas një shtypjeje shpirtërore

162
RILINDJA E EUROPËS

të gjatë. Erazmi i kundërvuri të paarsyeshmes arsyen


dhe jo veprimin e furishëm. Ai mbeti njëlloj pozitiv edhe
ndaj Kishës, të cilën e shihte si të vetmen formë ende
të palëkundur të bashkimit shpirtëror, në një terren të
rrëshqitshëm. Nga ana tjetër, Erazmi e vlerësonte po
njëlloj të rëndësishme edhe Reformën, pasi ai vetë kër-
konte ndryshimin e Kishës dhe daljen nga gjendja e
degradimit moral ku ajo kish rënë.
Shumë sentenca të ardhura nga Erazmi janë bërë të
famshme; sidoqoftë, ato që e portretizojnë më mirë indi-
vidualitetin e këtij humanisti të shquar janë: Nulli concede
(s’i përkas askujt) dhe Homo per se (njeriu si i tillë). Këto
ishin, në fakt, motoja e këtij njeriu të rrallë, i cili, për
shkak se refuzonte të mbante anë apo të bëhej palë
¯¯
kundër arsyes dhe bindjeve të tij mbi pavarësinë që
¯¯
duhet të ketë mendimi njerëzor, bëri armiq nga të gjitha
anët. “Asnjëra palë nuk e kuptonte se kishte të bënte
me një njeri, i cili refuzonte të respektonte një opinion
që ai vetë e quante të gabuar dhe të mbronte një dogmë
që ishte e huaj për mendjen e tij, kështu që, si njëra dhe
tjetra palë, e shtuan urrejtjen dhe pakënaqësinë ndaj
Erazmit” (Zweig 1956 [1934]: 17). Protestantët lëshu-
an kundër tij mallkime, ndërsa Kisha Katolike i ndaloi
të qarkullonin librat e tij.
Në historinë e Rilindjes dhe të Reformës Protestante
është i njohur konflikti i Erazmit me Luterin. Në fillimet
e veprimtarisë së tij Luteri i shkruante Erazmit plot
admirim, duke e konsideruar atë një mësues të madh.

163
TARIFA - LANI - SHATRO

Madje, ka autorë, të cilët mendojnë se atë çfarë Luteri


tha për Kishën Katolike hapur, me forcë dhe në një
mënyrë që frymëzoi një lëvizje fetare dhe sociale me
pasoja të mëdha në mbarë Europën, Erazmi e kishte
thënë më parë në formë sarkazme. Më vonë, për shkak
të vendosmërisë së Erazmit për të mos mbajtur anën e
askujt në konfliktin midis Papës dhe Reformës, Luteri
kaloi në qëndrime ekstreme ndaj humanistit të shquar.
Erazmi nuk kërkoi kurrë dhe nuk e aprovoi ndarjen e
Kishës dhe shkëputjen e sekteve protestante nga Papati.
Ai ishte për një reflorescentia, një rilindje të fesë së kri-
shterë dhe të idealit kristian duke u rikthyer tek burimi
origjinal i tyre. Nga ana tjetër, duke parë rënien e Kishës
së hershme dhe zvenitjen e vlerave të saj, Erazmi dëshi-
ronte rikthimin në pastërtinë dhe plotësinë e dikurshme,
ndaj edhe përktheu në latinisht Testamentin e Ri. Ai, siç
shkruhet në një prej teksteve të historisë së letërsisë
europiane, përfaqësonte “zërin e të mësuarit, të dijes,
të kulturës liberale dhe të tolerancës”.
Vepra e Erazmit Edukimi i një princi të krishterë (Institutio
principis Christiani), botuar në vitin 1516, u shkrua si
një tekst me këshilla për mbretin e Spanjës, Karli V,
kur ky ishte në moshë të re. Në këtë vepër Erazmi for-
mulon parimet themelore të nderit dhe të sinqeritetit, të
cilat janë, sipas tij, parimet nga duhet të udhëhiqej princi
si shërbestar i Qiellit dhe i njerëzve. Kjo vepër u botua
16 vjet para se të botohej Princi i Makiavelit. Por, duhet
vënë në dukje, se pikëpamjet e Erazmit mbi mënyrat

164
RILINDJA E EUROPËS

dhe mjetet që duhet të përdorë një princ për të mbajtur


pushtetin, siç argumentohen ato në këtë vepër të tij,
ndryshojnë dukshëm nga ato të Makiavelit.
Edukimi i një princi të krishterë nga Erazmi, Utopia e
mikut të tij Tomas Mor dhe Princi i Makiavelit u shkruan
dhe u botuan thuajse në të njëjtën kohë dhe, sipas Karl
Kautskit, nuk ka as më të voglin dyshim, se qëllimi i
tyre ishte i njëjtë: “t’u tregonin princërve [të asaj kohe]
se si duhej të qeverisnin” (Kautsky 1979 [1888]). Këto
libra, ashtu si edhe një sërë botimesh të tjera të bëra
pothuajse në të njëjtën periudhë kohe nga autorë të tillë
si, Tomas Eliot në Angli, Gijom Budé në Francë dhe
Baldasare Kastilione në Itali, shprehnin idealin humanist
të një princi (pavarësisht entuziazmit të tyre për Demos-
tenin, Ciceronin dhe republikanizmin antik) në krye të
një shteti të bashkuar kombëtar, një princ që të ishte i
mirëformuar në filozofi, në letërsi dhe në çështje shpir-
tërore, i aftë të influenconte sjelljen e qytetarëve dhe të
drejtonte punët e shtetit (Binder 1970:132).
Kur ishte rreth 60 vjeç, Erazmi ende shkruante çdo
ditë nga 30 deri në 40 faqe, mbushte fletë të tëra me
përkthime, shtonte veprën e tij Colloquia dhe hartoi
tekste të shumta në fushë të estetikës dhe të moralit.
Megjithatë, ai shihte ndërkohë se bota që ai kishte
ëndërruar dhe për të cilën kishte punuar tërë jetën e tij
ëndrra e një Europe humaniste dhe shpirtërisht të
¯¯
bashkuar po binte.
¯¯
Erazmi jetoi në një kohë konfliktesh të mëdha dhe

165
TARIFA - LANI - SHATRO

të njëpasnjëshme. Ai përjetoi, gjithashtu, vdekjen e


shumë prej miqve të tij humanistë, disa në luftra, të
tjerë të ekzekutuar. Kur Erazmi ishte 33 vjeç, Tomas
Myncerit i prenë kokën (më 1525) dhe vetëm një vit
para se Erazmi të mbyllte sytë, ai humbi (më 1935) në
mënyrë tragjike miqtë e tij të ngushtë, Tomas Mor dhe
Xhon Fisher, të cilët u ekzekutuan në Londër duke u
prerë kokën.
Në moshë të thyer, kur mendonte se bota i kishte
harruar atë vet dhe mendimet e tij, në adresë të tij erdhën
dy letra. Njërën ia dërgonte humanisti i shquar francez
Fransua Rabële. Në këtë letër, Rabëleja e cilësonte Eraz-
min “At, kampion të arteve dhe luftëtar të pathyer të së
vërtetës” (cituar në Zweig 1956 [1934]: 237). Rabële
ishte atëherë një shkrimtar i ri, vetëm në fillimet e
krijimtarisë së tij, emri i të cilit do të shkëlqente më
vonë edhe më shumë se vet Erazmi. Letra e dytë i erdhi
nga Roma; ajo përmbante një ofertë të Papës që Erazmi
të pranonte postin e kardinalit në Vatikan. Refuzimi i
një oferte të tillë nga humanisti i shquar ishte krejtësisht
i parashikueshëm dhe kuptohet për ç’arsye. Fjalët e tij
ishin këto: “A duhet unë, një njeri që po ndahet nga
jeta, të marr mbi supe diçka të cilën deri më sot gjithnjë
e kam refuzuar?” (shih Zweig 1956 [1934]: 237). Pasi
kishte jetuar tërë jetën si një njeri i lirë, duke ndjerë se
po kalonte orët e tij të fundit, Erazmi dëshironte të nda-
hej nga bota në po atë mënyrë në të cilën edhe kishte
jetuar si një njeri i lirë.
¯¯

166
RILINDJA E EUROPËS

I lirë, i veshur si një burger, pa zbukurime dhe ndere


mondane, i lirë siç janë të gjithë vetmitarët dhe i
vetëm siç janë të gjithë shpirtrat e lirë të kësaj bote
(ibid.).

Për çudi, humanisti i shquar kozmopolit, i cili ishte


larguar nga vendlindja e tij në moshë shumë të re, që
kishte udhëtuar kaq shumë nëpër Europë duke u ndjerë
kudo si në atdheun e tij, në moshë të thyer dhe në prag
të vdekjes madje, ashtu si Da Vinçi, me ndjesinë e
¯¯
një njeriu që kishte dështuar ndjeu dëshirë të rikthe-
¯¯
hej pikërisht atje prej nga kishte nisur gjithçka. Pavar-
sisht dëshirës së tij, Bazeli, në Zvicër, nuk ia ktheu
Eraz-min Hollandës, vendlindjes së tij, por e mbajti
për vete deri më 12 Korrik 1536, kur ky, në moshën 70
vjeçare, në çastet e fundit të jetës, në gjuhën e vet, si
shenjën e mbrame të atdheut flamand, tha fjalët e
fundit, drejtuar Zotit: Lieve God!
Ndërsa Erazmi ndahej nga bota dhe nga ajo plejadë
humanistësh të shquar që i sollën Europës rilindjen e
saj, në Firence, Nikolo Makiaveli botoi Princin e tij të
famshëm. Një koncept krejtësisht i ndryshëm mbi poli-
tikën, diplomacinë dhe drejtimin e shtetit e të shoqërisë
bëri vend në mendimin europian. Sidoqoftë, trashëgimia
filozofike dhe letrare humaniste e Erazmit, edhe pse
nuk i përkiti dot kohës së vet, do të frymëzonte më vo-
në filozofë dhe shkrimtarë të tillë si: Volteri, Spinoza,
Didëroi, Kanti, Tolstoi, Lesingu, Gandi apo Romen Ro-

167
TARIFA - LANI - SHATRO

lani, të cilët e lexuan, e kuptuan dhe e admiruan huma-


nistin e shquar.
Ideja e një të ardhmeje në të cilën njerëzimi të punojë
në harmoni drejt një fati të përbashkët nuk humbi kurrë,
qoftë edhe në orët më të errëta të historisë së Europës.
Prandaj, në sferën e mendimit, ideali humanist i Erazmit
ruan edhe sot vlerat e tij. Siç shkruan Cvajgu në esenë
e tij të njohur për Erazmin:

Qoftë edhe vetëm si njeri i letrave, emri i Erazmit u


bë një autoritet i pakrahasueshëm në fillimet e shekullit
të gjashtëmbëdhjetë. Nëse do të kishte pasur një shpirt
të guximshëm, ai mund ta kishte përdorur autoritetin
e tij për të realizuar ndonjë akt reformues të jashtëza-
konshëm që do kishte pasur rëndësi historike. Por, bota
e veprimit nuk ishte bota e tij. Erazmi mund të qartë-
sonte, por jo t’u jepte formë gjërave, ai mund të përga-
tiste terrenin, por jo ta lëvronte atë (1956 [1934]: 96-
97).

Në mospërmbushjen e idealeve që e frymëzuan tërë


jetën dhe që u mishëruan më së miri në perso-nalitetin
e tij, qëndrojnë jo vetëm tragjikja e figurës së Erazmit,
por edhe triumfi i tij.

168
RILINDJA E EUROPËS

tomas mor
...Njeri i të gjitha kohëve.
Erazmi i Roterdamit

R ilindja Europiane ishte një epokë në të cilën nuk


lindën dhe u zhvilluan vetëm shkencat e natyrës apo
teori të përgjithshme natyrore-filozofike. Në kua-dër të
saj lindën dhe u zhvilluan edhe doktrina të ndry-shme
politike e shoqërore, të cilat, ashtu si zbulimet e bëra
në shkencat natyrore të kohës, ishin një goditje
dërrmuese për botëkuptimin fetar sundues dhe për të
gjithë strukturën e marrëdhënieve shoqë-rore feudale
mbi të cilën ngrihej ai.
Forcat e reja shoqërore të kohës, si bartëse të pro-
gresit ekonomik e social, kërkonin jo vetëm të çirrnin
vellon e atij misteri të madh me të cilin e kishin veshur
natyrën Kisha dhe filozofia skolastike, por edhe ta
zhvishnin kuptimin mbi njeriun dhe mbi shoqërinë nga
fryma e shpjegimit teologjik. Pa mundur t’u shpëtonin
dot plotësisht inkonsekuencave teologjike dhe kufizi-
meve të tjera që u vinte koha, mjaft mendimtarë huma-
nistë u përpoqën të paraqesin një tablo realiste të jetës
shoqërore të asaj periudhe, madje edhe të vizionojnë

169
TARIFA - LANI - SHATRO

një rend shoqëror të ri, më të mirë. Në radhët e tyre, më


i shquari, pa dyshim, ka qenë Tomas Mori, i cili u bë
autor i së parës doktrinë të vërtetë socialiste utopike.
Mori lindi në Londër, më 7 shkurt 1478, në familjen
e një avokati. Në qytetin e lindjes ai mori mësimet e
para, të cilat i vazhdoi më tej në Universitetin e Oksfor-
dit, niversitet i cili ishte bërë një prej qendrave më të
dëgjuara të humanizmit europian. Këtu, Mori i ri studioi
dhe përvetësoi me rrënjë latinishten, filozofinë, letër-
sinë klasike greko-latine, logjikën etj. Për të përmbushur
dëshirën e të atit, në moshën 17-vjeçare, Mori u kthye
në Londër ku studioi për disa vjet drejtësi. Aftësitë e
spikatura oratorike dhe prirjet në fushën e letërsisë, të
cilat ai i zhvilloi më tej gjatë viteve të shkollimit, e ndih-
muan Morin të shquhej si një ndër avokatët më të zotë
dhe të bënte një karrierë të suksesshme juridike dhe
politike. Ishte vetëm 23 vjeç kur u zgjodh anëtar i parla-
mentit. Në këtë funksion, në mjaft raste Mori do të
mbronte interesat e shoqërive tregtare të Londrës dhe
të mbretërisë britanike në marrëveshjet me shoqëri dhe
vende të tjera, duke u bërë “përfaqësuesi i njërës prej
klasave më të fuqishme të biznesit në Angli” (Kautski
1979 [1888]), një ndër individët më popullorë dhe më
të respektuar në Londër dhe një favorit i humanistëve,
të cilët krijuan opinionin publik në Angli. Si i tillë, Mori
u bë një figurë politike, të cilën, siç shkruan Kautski,
“duhej ose ta fitoje, ose ta shkatërroje” (ibid.). Përvoja
e tij e gjatë në mbrojtje të interesave tregtare të Londrës

170
RILINDJA E EUROPËS

dhe të mbretërisë bënë që Mori, më shumë se çdo ba-


shkëkohës tjetër i tij, të bëhej një njohës i thellë i marrë-
dhënieve ekonomike dhe politike të kohës së vet (Mari-
us 1984; Bush 1958 [1939]).
Për disa vite me radhë Mori shërbeu si sekretar dhe
këshilltar privat i Mbretit Henri VIII dhe, në këtë detyrë,
ai pati një influencë shumë të madhe në qeveri, duke u
bërë, madje, ndërmjetës midis mbretit dhe Lordit Kan-
celar të Anglisë.
Është bërë proverbiale miqësia e ngushtë midis
Tomas Morit dhe Erazmit të Roterdamit, të cilin, Mori,
e njohu për herë të parë në Oksford dhe, më vonë, e
strehoi për afro 20 vjet në shtëpinë e tij në Londër.
Duke e njohur nga afër Morin, Erazmi, në një letër
që i dërgonte një mikut të tij piktor, e ka përshkruar
atë me këto fjalë:

[Mori] është njeriu më i këndshëm në botë....Unë


nuk mendoj se është më e lehtë të bësh portretin e
dikujt si Mori sesa atë të Aleksandrit të Madh apo
të Akilit; asnjë nga këta të dy nuk meriton pavde-kësinë
më shumë [se Mori]....Ai duket se ka lindur për mi-
qësi....Nëse dikush kërkon një shembull të përsosur të
miqësisë, Mori është më i miri që do të gjejë....Nuk ka
asgjë njerëzore, prej së cilës ai të mos kërkojë të gjejë
një farë kënaqësie, edhe nëse bëhet fjalë për çështje
serioze....Ju do mund të thoshit se ai është një Demokrit
i dytë, ose një filozof pitagorian, që shëtit për qejf pa-
zarit, duke menduar mbi rrëmujën e atyre që blejnë

171
TARIFA - LANI - SHATRO

ose shesin....Askush nuk udhëhiqet më pak se ai nga


opinioni i shumicës dhe, nga ana tjetër, nuk ka njeri që
të mbështetet më shumë se ai në gjykimin e shëndo-
shë....Karakteri i tij është tërësisht i lirë nga çdo lloj
grykësie....Ndërkohë, tek ai nuk gjen asnjë shenjë
fodullëku apo ndjenjë superioriteti....Në mesin e punëve
më të mëdha ai mendon për miqtë e tij të varfër dhe,
nga koha në kohë, u kthehet studimeve të tij, të cilat i
do kaq shumë....Çfarëdo autoriteti që i jep atij rangu
dhe çfarëdo influence që ai gëzon për shkak të favoreve
të një sovrani të fuqishëm, ai i vë ato në shërbim të
publikut, ose të miqve të tij. Ka qenë gjithmonë tipar i
karakterit të tij që të ndjehet i detyruar ndaj të tjerëve
dhe, mrekullisht, gjithmonë i gatshëm për ta....Askush
nuk është i gatshëm si ai të bëjë një të mirë pa pritur
asgjë si shpërblim. Anglia ka vetëm një gjeni, edhe
pse ai ishull ka plot intelekte të shquara (Kautsky
1979 [1888]).

Periudha e qëndimit të Erazmit në shtëpinë e Morit


ka qenë ajo e një bashkëpunimi të ngushtë midis dy
humanistëve të mëdhenj, fryt i parë i të cilit ishte
përkthimi dhe botimi, më 1506, në Paris, i Satirave të
Lukianit. Në shtëpinë e Tomas Morit, Erazmi, siç vumë
në dukje më sipër, shkroi kryeveprën e tij, Lëvdata e
marrëzisë.
Mori ishte një njohës i përsosur i greqishtes së vjetër
dhe i latinishtes. Këtë të fundit, ai e shkroi me një ele-
gancë të rrallë, madje edhe përktheu nga greqishtja në
latinisht një prej dialogëve të Lukianit, Por, siç ka thënë

172
RILINDJA E EUROPËS

për të Xhejms Mekintosh, Mori u bë, njëkohësisht, edhe


“babai i prozës angleze”. Përpara se të shkruante në la-
tinisht librin e tij më të famshëm, Utopia, Mori shkroi
disa vepra në anglisht. Në vitin 1510 ai përktheu nga
latinishtja në anglisht një biografi të filozofit humanist
Xhovani Piko dela Mirandola, i cili pati një ndikim të
veçantë tek Mori. Në fakt, vepra e këtij humanisti të
shquar italian Fjalim mbi dinjitetin e njeriut (De hominis
dignitate), është cilësuar si “Manifesti i Rilindjes” dhe
konsiderohet edhe sot si një ndër tekstet bazë të Huma-
nizmit. Më 1513, Mori shkroi veprën e tij të njohur Histo-
ria e Rikardit të Tretë (The History of King Richard III), e
cila, edhe pse mbeti e papërfunduar, është vlerësuar nga
kritika si kryevepra e parë e historiografisë angleze. Ajo
u botua tetë vjet pas vdekjes së tij, më 1543. Ndikimi i
saj ka qenë i padyshimtë në shumë nga autorët e mëvon-
shëm. Thuhet, madje, se edhe vetë Shekspiri, për mje-
shtërinë me të cilën e portretizon Rikardin e Tretë në
tragjedinë e tij të njohur, i detyrohet Tomas Morit (shih
Kautsky 1979 [1888]).
Rruga e karrierës së Morit si jurist, diplomat dhe
anëtar i parlamentit e ngjiti atë në majat më të larta të
hierarkisë shtetërore, duke u bërë, më 1529, Lord
Kancelar (Kryeministër) i Anglisë. Kronikat e kohës
thonë se kur Morit iu dha fjala në ceremoninë e marr-
jes së postit të Lordit Kancelar, në Sallën Uestminstër
të Dhomës së Lordëve, ai, duke kujtuar paraardhësin e
tij në këtë detyrë, i cili qe hequr për shkak të intrigave

173
TARIFA - LANI - SHATRO

të kundërshtarëve të tij, tha këto fjalë: “Unë ngjitem në


këtë post plot shqetësime dhe rreziqe dhe pa ndonjë
nder të veçantë. Sa më i lartë posti i nderit, aq më e ma-
dhe rënia [prej tij], siç provon edhe shembulli i paraar-
dhësit tim” (ibid.).
Këto fjalë të Morit, në ditën e marrjes së postit të
Kryeministrit të Anglisë, u provuan se ishin profetike.
Ajo që u bë maja e karrierës së tij, vetëm disa vjet më
vonë do të bëhej, në mënyrë paradoksale, banka e
akuzës dhe shkaku i vdekjes së tij. Ndërsa rruga e suk-
sesit të Morit ka qenë e gjatë dhe dinjitoze, rënia e tij
ishte e menjëherëshme dhe tragjike. Duke refuzuar mira-
timin e reformave kishtare, Mori hyri në konflikt të
ashpër me mbretin Henrik VIII, akt ky tepër kurajoz, të
cilin Mori e pagoi me kokën e tij. Dy vjet pasi shkroi
Utopinë e tij, Mori u gjend në bankën e të akuzuarve, i
akuzuar nga Mbreti për tradhti të lartë. Gjyqi mbretëror
e dënoi atë me vdekje. Pasi u burgos për disa kohë në
Kullën e Londrës, u ekzekutua, duke i prerë kokën, më
1535.
Mori u bë dhe mbeti simbol i intelektualit që u qën-
dron besnik bindjeve të tij dhe nuk u nënshtrohet njerëz-
ve të fuqishëm në pushtet. Janë bërë proverbiale fjalët
me të cilat Mori iu përgjigj Dukës së Norfolkut, kur ky
i propozoi humanistit të shquar t’i nënshtrohej mbretit
duke i thënë: “Është e rrezikshme të merresh me princë-
rit dhe unë do t’ju këshilloja që ju t’u bindeni dëshirave
të mbretit, pasi zemërimi i mbretit do të thotë vdekje”.

174
RILINDJA E EUROPËS

Këtyre fjalëve, Mori iu përgjigj: “Kjo është gjithçka [që


donit të më thoshit], zotëri? Atëherë i vetmi dallim midis
meje dhe jush është se unë do të vdes sot, ndërsa ju
nesër” (ibid).
Karl Kautski shkruan se fati tragjik i Morit duhet
shpjeguar me suksesin me të cilin u prit libri i tij Uto-pia
në Angli. Suksesi i saj, sipas Kautskit,

“…ishte i jashtëzakonshëm, jo vetëm në rrethet e


njerëzve të arsimuar, por edhe në radhët e njerëzve
me influencë në punët e shtetit...Utopia e rriti influen-
cën e Morit në radhë të parë në Londër. Komunizmi
i tij nuk trembi askënd, pasi në atë kohë nuk ekzistonte
asnjë parti komuniste. Kritika ndaj absolutizmit dhe
thirrja e tij që mbreti t’i shërbente mirëqenies së popullit
dhe jo të bënte luftra, ishin kërkesa, të cilat hapur dhe
në mënyrë të guximshme shprehnin aspiratat e klasës
së mesme....Një mbret modern, si udhëheqës i borgje-
zisë, duhej, para së gjithash, të ndihmonte pasurimin e
klasës së mesme, jo të bënte luftë...që nuk ishte në interes
të [zhvillimit të] tregtisë. Dhe duke qenë se për shkak
të vanitetit të tij dhe të traditës feudale, Henri ishte
angazhuar në luftra të tilla, idetë e Morit gjetën mbësh-
tetje të fortë në radhët e klasës së mesme. Në sytë e
humanistëve dhe të klasës së mesme, komunizmi i
Morit ngjallte entuziazëm dhe kritika e tij ndaj kushteve
politike ekzistuese fitoi zemrat e njerëzve [të kësaj klase].
Kjo shpjegon influencën e madhe të Utopisë në radhët
e bashkëkohësve të tij, influencë së cilës nuk mundi t’i
shpëtojë madje as Henri VIII....[i cili] u detyrua të bënte

175
TARIFA - LANI - SHATRO

disa lëshime për të lehtësuar barrën e popullit....hoqi


dorë nga politika e luftës dhe nga një pjesë e territoreve
franceze të pushtuara....Me Utopinë e tij, Mori skicoi
një program të përgjithshëm politik, i cili u prit ngado
me aprovim dhe kjo e vuri atë në radhën e parë të po-
litikanëve anglezë (Kautsky 1979 [1888]).

Kautski vë në dukje se “Vetëm rëndësia që kishte


Mori për Londrën dhe rëndësia që kishte Londra për
Anglinë na japin një ide të qartë mbi influencën e
Utopisë dhe të autorit të saj në oborrin mbretëror
anglez” (ibid.).
Richard Marius (1984), në biografinë e tij për Mo-
rin, shkruan se vitet e fundit të jetës ai i kaloi në varfëri,
duke refuzuar krenarisht ndihmat që iu ofruan. Ai dë-
shmon, gjithashtu, se ndërsa ngjitej në gijotinë, Mori
me sarkazëm iu drejtua xhelatit që do ta ekzekutonte:
“Më ndihmo, të lutem, të ngjitem disi, se për të zbritur
kujdesem vetë”.
Lajmi mbi vdekjen e Tomas Morit ishte tronditës
për mbarë Europën, e cila humbi njërin prej huma-
nistëve më të shquar të epokës së Rilindjes së vet.
Sidoqoftë, vdekja e Morit nuk e shoi jehonën që
kishin zgjuar idetë e tij në kontinent. Veprat e tij u bo-
tuan kur autori i tyre ishte gjallë, por ribotimi i tyre
vazhdoi edhe për një kohë të gjatë pas vdekjes se tij
¯¯
në Bazel, më 1563; në Luven, më 1565; në Frank-furt,
më 1689 duke ngjallur kurdoherë një interesim dhe
¯¯
entuziazëm të madh. Erazmi i Roterdamit, i cili jetoi

176
RILINDJA E EUROPËS

edhe një vit pas vdekjes së mikut të tij, do ta cilësonte


Morin një “model për inteligjencien e Europës” dhe
“njeri të të gjitha kohëve”.
Duhet theksuar se Mori ishte një figurë kontra-
diktore, çka shpjegohet me kontradiktat e vetë kohës
kur ai jetoi. Kjo natyrë kontradiktore pasqyrohet qartë
edhe në veprat e tij. Ai e përqafoi me entuziazëm dok-
trinën e humanistëve, të cilët besonin se roli i princit në
shoqëri është vërtet i domosdoshëm, veçse sipas tij, ai
duhet të jetë në shërbim të filozofëve. Këtë ide Mori e
shtriu, madje, që ajo të përfshinte edhe popullin. Ai, siç
shkruan Kautski, “e urrente tiraninë ashtu siç mund ta
urrejë atë vetëm një anglez dhe, megjithatë, ishte i bin-
dur se monarkia është e domosdoshme. Ai e gjykonte
të drejtë heqjen e një mbreti nëse ai vepronte në kundër-
shtim me interesat e popullit, por vetëm me kusht që ai
të zëvendësohej nga një mbret më i mirë” (Kautsky 1979
[1888]).
Mbështetja e Morit për rendin monarkist shpjego-
het me dobësinë e borgjezisë angleze në kohën e tij,
interesat e së cilës ai përfaqësonte, edhe pse botëkupti-
mi i tij ishte më i avancuar. Siç shkruan Kautski, “Kapi-
tali gjithmonë ka dashur ‘rregull’ dhe vetëm ndonjëherë
‘liri’. Rregulli ishte elementi i tij vital më i rëndësishëm;
Mori, i cili ishte bërë i shquar në mendjet e klasës së
mesme të Londrës, ishte një ‘njeri i rregullit’ dhe nuk
urrente asgjë më shumë se lëvizjet popullore” (ibid.).
Kjo ishte arsyeja që ai u shpreh kundër Reformës së

177
TARIFA - LANI - SHATRO

Luterit dhe kryengritjes fshatare të Tomas Myncerit, të


cilat i shihte jo vetëm si rebelim kundër Romës dhe pu-
shtetit të Papës, por edhe si një rrezik për vetë monar-
kinë.
Këtë qëndrim, Mori e ka mbajtur hapur me një
traktat që ai shkroi në latinisht, në vitin 1523, të cilin
e titullonte Përgjigje ndaj fyerjeve që Martin Luteri ka
bërë ndaj Henrit VIII. Ky traktat ndezi një polemikë
të ashpër midis Morit dhe Luterit. Pesë vjet më vonë,
Mori botoi një tjetër traktat, titulluar Dialog mbi here-
zitë dhe çështje të fesë, në të cilën vazhdoi të kritikojë
Reformën dhe Luterin si udhëheqës i saj, i cili, sipas tij,
mendonte se vetëm apo thjesht liria e njerëzve për të
besuar mjaftonte që ata të ishin të devotshëm, pa pasur
nevojë për gjë tjetër. Kautski argumenton se ishte pikë-
risht armiqësia ndaj Luterit, që e kishin si Mori, ashtu
edhe Henri VIII, ajo që për një kohë të gjatë i afroi këta
dy njerëz njëri me tjetrin dhe që eventualisht e bëri Morin
kryetar të parlamentit dhe, më vonë, kryeministër të
Anglisë.
Pikëpamjet e hershme politike të Morit gjenden në
aksiomat e tij. Njëra prej tyre ka të bëjë me atë se çfarë
përfaqësojnë një princ i mirë dhe një princ i keq.
“Ç’është një princ i mirë?”, pyeste Mori. “Një qen stani
që ruan kopenë nga ujqërit?”, përgjigjej ai. “Dhe një
princ i keq? Vetë ujku” (ibid.). Një tjetër prej aksiomave
të tij titullohet “Dallimi midis një tirani dhe një princi”.
Në të thuhet: “Nga se dallohet një mbret legjitim prej

178
RILINDJA E EUROPËS

një tirani të urryer? Tirani i trajton subjektet e tij si


skellevër, ndërsa mbreti i trajton ata si fëmijët e tij”.
Mori i përdori aksioma të tilla për të zgji-dhur, si të
thuash, dilemën e tij, e cila kishte të bënte, nga njëra
anë, me bindjen e tij mbi domosdoshmërinë e monarkisë
dhe, nga ana tjetër, me urrejtjen që ai vetë kishte për
tiraninë e mbretit të kohës së tij, Henrit VII, i cili kishte
ekzekutuar të jatin e Morit dhe për të cilin Mori thoshte
se nuk është “qeni që ruan kopenë nga ujku”, “por vetë
ujku”.
Ndër veprat e Morit, ajo që pa dyshim e vuri emrin
e tij në aradhën e mendjeve më të ndritura të kohës së
vet dhe e përjetësoi atë si një ndër personalitetet më të
shquara në historinë e mendimit politik dhe shoqëror
është libri Utopia. Titulli i plotë i kësaj vepre, e cila u
botua nën kujdesin e Erazmit dhe të miqve të tjerë të
Morit më 1516, në Luven të Belgjikës, është: Libri i
artë, sa i dobishëm aq edhe zbavitës, mbi organizimin më të
mirë të shtetit dhe mbi ishullin e ri Utopia (Dè optimô rei
pûblicae statû dèque novâ însulâ Ûtopiâ). Suksesi që njohu
kjo vepër e Morit ishte i menjëhershëm. Idetë e saj do
të buçitnin në veshët e Europës, e cila kishte filluar të
zgjohej. Vetëm dy vjet pas botimit të saj të parë, Utopia
u botua në Bazel dhe, fill pas kësaj, u rishtyp në Paris
dhe në Vjenë. Vetëm në Angli, ajo nuk u botua asnjëherë
sa ishte gjallë Mori (Marius 1984).
Botimi i Utopisë shënonte fillimin e një tradite të re
në letërsinë politiko-filozifike europiane, në vazhdën e

179
TARIFA - LANI - SHATRO

së cilës do të botoheshin më vonë Qyteti i Diellit i Kampa-


nelës, Atlantida e re e Bekonit etj (Farrell 2006). Tomas
Mor, sigurisht, nuk ishte i pari që përfytyroi një shoqëri
socialiste. Për shekuj me radhë njerëzit kanë bërë eks-
perimente të tipit socialist, duke filluar me sumerët,
2100 vjet para erës së re, të cilët kishin “një ekonomi të
organizuar nga shteti”, administrata e të cilit merrej me
shpërndarjen dhe regjistrimin e të gjitha produkteve që
u jepeshin banorëve të kësaj mbretërie (Encyclopaedia
Britanica, 1966 edition, II, f. 962).
Në Babiloni, rreth vitit 1750 para erës së re, Kodi i
Hamurabit përcaktonte paga fikse për blegtorët dhe zej-
tarët si edhe pagesat që duhej të merrnin mjekët për
shërbimet që kryenin (Durant & Durant 1935: 231).
Në Egjipt, po kështu, gjatë sundimit të Ptolemeut (323-
30 para erës së re), shteti kishte në pronësinë e tij tokën
dhe minierat dhe menaxhonte prodhimin bujqësor, duke
u imponuar bujqve se ç’pjesë të tokës të punonin dhe
çfarë të mbillnin (Durant & Durant 1939: 587-592).
Roma, gjithashtu, ka pasur periudhën e saj “soci-
aliste” në kohën e Dioklecianit. Në kushtet e thellimit
të varfërisë dhe të rritjes së protestave popullore si
edhe përballë rrezikut eminent të dyndjeve barbare,
në vitin 301 të erës së re Diokleciani nxori një Edictum
de pretiis, me të cilin ndalohej monopoli dhe rritja e
çmimeve, caktoheshin çmime maksimum për të gjitha
mallrat e importuara dhe paga fikse për të gjitha
shërbimet, ndërsa vetë “shteti u bë punëdhënësi krye-

180
RILINDJA E EUROPËS

sor” (Paul-Louis 1927: 283-285). Ky lloj socializmi


ishte një ekonomi lufte që kushtëzohej nga rreziku i
jashtëm.
Edhe në Kinë ka pasur, qysh në kohët e lashta, një
numër përpjekjesh për të vendosur forma të ndryshme
të socializmit shtetëror. Në kohën e Perandorit Vu Ti
(rreth 140-84 para erës së re), shteti u bë pronar i tokës,
vendosi kontrollin e vet mbi transportin dhe tregtinë
dhe punësoi një pjesë të popullsisë së vendit në projekte
publike, të tilla si hapja e kanaleve apo bonifikimi i tokës
bujqësore. Në atë periudhë, “tregtarëve të pasur u ndalo-
hej të bënin fitime të mëdha” dhe çmimet e shitjes rregu-
lloheshin nga administrata shtetërore e perandorisë
(Granet 1930: 113).
Sidoqoftë, eksperimenti më jetëgjatë me një regjim
socialist që njeh historia ka qenë ai i inkasve, në Perunë
e sotme, gjatë shekullit të 13-të dhe në fillim të shekullit
të 14-të. Mbështetur në besimin mitologjik se sunduesi
i tyre ishte i dërguari i Perëndisë Diellore në tokë, inkasit
organizuan një shoqëri, në të cilën i gjithë aktiviteti eko-
nomik bujqësia, tregtia, punësimi drejtoheshin nga
¯¯ ¯¯
administrata shtetërore. Në atë shoqëri, çdo individ
ishte një nëpunës i shtetit, i cili, nga ana e tij, i siguronte
kujtdo një minimum jetese. Ky sistem vazhdoi deri kur,
në vitin 1533, Françisko Pizaro pushtoi Perunë (Durant
& Durant 1968: 63-64).
Siç përmendëm më sipër, Mori e shkroi Utopinë në
latinisht. Kjo vepër i adresohej vetëm një grupi të vogël

181
TARIFA - LANI - SHATRO

njerëzish të arsimuar, jo njerëzve të thjeshtë të popullit,


të cilët nuk e kuptonin atë. Përveç kësaj, duke e shkruar
këtë libër në latinisht, Mori e kishte më të lehtë t’i fshihte
shumë nga mendimet e tij, duke i veshur ato me një
gjuhë satirike, e cila lejonte një liri më të madhe në
shprehjen e opinioneve të tij.
Utopia e Morit është jo vetëm e para, por, pa dy-
shim, edhe vepra më e plotë dhe më e arrirë e letërsisë
utopiste. Ajo është konsideruar me të drejtë si vepra
më klasike e kësaj letërsie (Claeys & Sargent 1999).
Edhe pse modeli i Utopisë është Republika e Platonit,
vepra e Morit ndryshon shumë prej saj dhe mund të
konsiderohet si “një vepër e vërtetë humaniste” (Kaut-
sky 1979 [1888]).
Idetë shoqërore të Tomas Morit dhe personaliteti i
tij nuk mund të kuptohen pa Utopinë e tij. Prandaj, një
sintezë sado e shkurtër e përmbajtjes së kësaj vepre, pa
hyrë në analizat dhe përshkrimet e hollësishme që për-
mban ajo dhe që, shpesh herë, e lënë lexuesin gojëhapur,
do të ndihmonte në vlerësimin më të mirë të botëkup-
timit të këtij humanisti të shquar.
Libri i vogël i artë, siç është quajtur Utopia e Morit,
është ndërtuar thjesht, në formën e një bisede midis
vetë Morit dhe një mikut të tij humanist, me një perso-
nazh të imagjinuar, siç është detari portugez Rafael
Hitlodei, të cilin ai e kishte takuar gjoja rastësisht në
Bruzh. Ky personazh, për të cilin Mori thotë se “ka
udhëtuar nëpër dete jo si një marinar, por si një udhëtar

182
RILINDJA E EUROPËS

dhe si filozof ”, bëhet në fakt, zëdhënës i ideve të vet


Morit. Për këtë arsye, në këtë vepër nuk ka rëndësi ajo
çfarë thotë Mori, por idetë që autori vë në gojën e Hit-
lodeit. Ky i fundit paskësh qenë, gjoja, bashkudhëtar
me Amerigo Vespuçin në të tri udhëtimet që ky ndër-
mori në Botën e Re, zbulimi i së cilës ishte shpallur
publikisht për të parën herë më 1507, pra 15 vjet pas
zbulimit të saj nga Kolombi dhe vetëm 9 vjet para se
Tomas Mori të shkruante Utopinë e tij.
Marinari portugez u rrëfen Morit dhe mikut të tij për
një ishull të mrekullueshëm, të cilin e paskësh vizituar
duke qëndruar atje disa vjet me radhë. Detarit nuk i
kujtohet se në ç’vend ndodhet ekzaktësisht ky ishull
(diku pranë brigjeve të Botës se Re), por shpjegon se
ishulli, i quajtur Utopia, kishte marrë emrin e pushtuesit
të tij, Utopit.4 Në të vërtetë, Mori e quajti krijesën e
imagjinatës së tij “Utopia” nisur nga greqishtja e vjetër,
në të cilën utopos, ka kuptimin: asgjëkundi, pra, një vend
që nuk ekziston. Përdorur për herë të parë prej tij, fjala
“utopi” do të bëhej më vonë një fjalë e përbashkët në
të gjitha gjuhët e kultivuara të botës, e cila shënon kupti-
min e një fantazie apo ëndrre të parealizueshme.
Duke u rrëfyer bashkëbiseduesve të tij për ishullin e
__________________

4
Disa autorë (Stow 2007 [1598]; Kautsky 1979 [1888]) kanë vënë
në dukje se ishulli i Utopisë është, në fakt, Anglia. Për analogji,
Anglia ndahet me kontinentin nga një kanal 21 milje i gjerë, po
aq sa edhe Utopia nga kontinenti i saj; po kështu, kryeqyteti i
Utopisë, Amaurot, i ngjan për nga përshkrimi i tij Londrës.

183
TARIFA - LANI - SHATRO

ri, detari portugez thotë se shoqëria në Utopi ishte orga-


nizuar në një mënyrë të përsosur dhe se ai vetë nuk do
të ishte larguar kurrë prej atij ishulli po të mos digjej
nga dëshira për t’u bërë lajmëtari i kësaj bote të re që
kishte zbuluar dhe për t’u treguar popujve të tjerë mbi
zakonet e banorëve të Utopisë dhe mbi organizimin sho-
qëror të jetës së tyre.
Utopinë e tij Mori e ka ndarë në dy pjesë. Jo pa
qëllim. Në pjesën e parë të librit ai ka dhënë një pas-
qyrë nga më realistet të shoqërisë angleze gjatë sundimit
të Henrit VII. Kjo vepër e Morit është një kritikë e ash-
për dhe e drejtpërdrejtë e marrëdhënieve ekzistuese eko-
nomiko-shoqërore të Anglisë dhe të mbarë Europës në
shekullin e 16-të. Përshkrimet dhe analizat e Morit hyjnë
deri në indet më të thella të organizmit shoqëror të
kohës, i cili, në Angli, jetonte periudhën e akumulimit
fillestar të kapitalit. Pikërisht ky proces historik i zhvi-
llimit të shoqërisë angleze ka gjetur në Utopinë e Morit
pasqyrimin më të mirë dhe më realist që mund t’i jetë
bërë në letërsinë politike dhe sociologjike të periudhës
së Rilindjes e ndoshta edhe më vonë. Për besnikërinë
me të cilën Mori i ka përshkruar zhvillimet social-eko-
nomike të kohës së tij në librin Utopia, Karl Marksi, në
Kapitalin e vet, e ka vlerësuar Morin dhe i është referuar
veprës së tij si një burim i rëndësishëm historik.
Ndryshe nga Da Vinçi dhe Makiaveli, Mori ishte
dhe mbeti deri në fund të jetës së tij një katolik i devot-
shëm, arsye kjo për të cilën Volteri do ta cilësonte atë

184
RILINDJA E EUROPËS

si një “barbar fanatik dhe mendjengushtë” (shih Kauts-


ky 1979 [1888]). Sidoqoftë, vepra e tij ishte një akta-
kuzë e rëndë e marrëdhënieve shoqërore ekzistuese.
Me penën e tij prej mjeshtri, Mori përshkruan atë pola-
rizim të thellë social dhe ekonomik që solli dhe për-
shpejtoi akumulimi fillestar i kapitalit në Angli, duke
bërë, siç shprehej ai, që:

[Ndërsa] një numër aristokratësh, si brumbuj përtacë,


jetojnë nga puna e kolonëve, të cilëve kurdoherë ua
rrjepin lëkurën...turma e masave [jetonte]...në varfërinë
më të madhe duke mos pasur asnjë mjet dhe duke
mos ditur asnjë zeje, nga e cila do të mund të jetonin.

Një demaskim tronditës u ka bërë Mori plagëve sho-


qërore që shkaktoi procesi i gardhimit të tokave si një
nga specifikat e akumulimit fillestar të kapitalit në Angli.
Të shpronësuar dhe të dëbuar me dhunë nga tokat e
tyre, të cilat do të shndërroheshin në kullota për nevojat
e industrisë tekstile të leshit (dhe tregtinë e këtij malli
kryesisht në Hollandë dhë më vonë në Suedi dhe në
Danimarkë), dhjetra mijëra fshatarë dhe familjet e tyre
do të hidheshin në rrugë të madhe duke mbetur pa
strehë, pa punë dhe pa asnjë mjet jetese. Në këto
rrethana, Anglia, vendi më tipik i lindjes së prodhimit
industrial kapitalist, u bë, gjithashtu, vend i mjerimeve
më të mëdha dhe i dukurive më të shëmtuara. Rrugët e
saj u mbushën me turma fshatarësh të shpronësuar që
endeshin poshtë e lartë nëpër ishull duke lypur, ose duke

185
TARIFA - LANI - SHATRO

grabitur, dhe që do të formonin më vonë lumpenpro-


letariatin anglez.
Përmasave të tilla që kishin marrë krimi dhe vesi
do u përgjigjej një “legjislacion i përgjakshëm”, vikti-
ma të të cilit do të bëheshin pikërisht turmat e fshatarëve
të shpronësuar dhe të pastrehë. Tomas Mor ngriti me
indinjim zërin e tij kundër këtij procesi të dhunshëm
shpronësimesh ndaj fshatarësisë si edhe kundër ligjeve
drastike që çonin në litar dhjetëramijëra fshatarë të
katandisur në lypësa dhe endacakë, pikërisht si pasojë
e gardhimit të tokave. Një mënyrë e tillë ndëshkimi e
njerëzve të varfër, shkruante Mori, “i kalon kufijtë e
drejtësisë dhe nuk është e dobishme për të mirën e
përgjithshme”. Në vend që atyre t’u jepeshin “dënime
të rënda dhe të tmerrshme”, shprehej ai:

Do të ishte shumë më e dobishme që të punohej për


sigurimin e disa mjeteve për jetesë, në mënyrë që askush
të mos zhytej në skamjen e mallkuar dhe të fillojë doe-
mos me vjedhje dhe të mbarojë në litar.

Duke përshkruar dhe denoncuar ashpër marrë-


dhëniet shoqërore të kohës se tij, Tomas Mori mbërriti
në përfundimin se shkaku i mjerimit dhe i të gjitha të
këqijave në shoqëri nuk është Zoti, ose mëkati i parë,
por është ekzistenca e pronës private. Njeriu, sipas tij,
nuk është mëkatar, ose i keq nga natyra e tij. Të tillë
atë e bëjnë struktura e shoqërisë në të cilën ai jeton.

186
RILINDJA E EUROPËS

Përmes fjalëve të marinarit portugez, Mori shprehte


bindjen e tij se:

Atje ku ekziston prona private, ku të gjithë çdo gjë


e matin vetëm me para, vështirë se mund të ndodhë
ndonjëherë që në shtet të sundojë drejtësia apo pro-
gresi....Përderisa të ekzistojë ajo, pjesa më e madhe... e
njerëzve do të vuajë nga barra e pashmangshme dhe e
vështirë e brengës dhe e mjerimit....Nuk ka kurrfarë
shprese që shoqëria të shërohet plotësisht dhe të bëhet
më e mirë për sa kohë që në të sundon prona private.

Prandaj, përfundon Mori:

Bindja [ime] më e fortë është se zhdukja e pronës pri-


vate është e vetmja mënyrë për të siguruar ndarjen e
barabartë dhe të drejtë të vlerave si edhe mirëqenien e
përgjithshme.

Mori ishte i bindur se të gjitha plagët që brenin


shoqërinë e kohës se tij mund të shëroheshin në qoftë
se do të kryhej një reformim rrënjësor i tërë sistemit
ekonomik ekzistues, nëpërmjet krijimit të një shoqërie
kooperativiste si edhe përmes edukimit të të gjithë
njerëzve me një shpirt human. Mbështetur në këtë kon-
ceptim përparimtar, por utopik, Mori krijoi një përfytyrim
imagjinar të një shoqërie të re, të organizuar dhe të drej-
tuar në mënyrë racionale, pa pronë private dhe pa të
gjitha ato kontraste shoqërore që burojnë prej saj.

187
TARIFA - LANI - SHATRO

Përshkrimi idilik i një shoqërie të tillë, të cilit Mori i


kushton pjesën e dytë të Utopisë, përbën një kontrast të
fuqishëm midis idealit të tij shoqëror dhe realitetit social-
ekonomik të kohës në të cilën jetoi ai.
Cila është, me pak fjalë, natyra e marrëdhënieve sho-
qërore dhe mënyra e organizimit të kësaj shoqërie të
idealizuar që krijoi Mori në ishullin Utopia? Para së gji-
thash, në ishullin ideal të Utopisë, i cili, siç e përshkruan
atë Hitlodei, përbëhej nga 54 qytete, është zhdukur
prona private dhe, bashkë me të, është hequr nga qar-
kullimi edhe paraja. Ari dhe argjendi, prej të cilëve priten
monedhat, në ishullin e Utopisë konsideroheshin si gjëra
pa vlerë, përderisa ato nuk plotësojnë asnjë nevojë të
rëndësishme natyrore të njerëzve; ato u jepeshin për të
luajtur fëmijëve të vegjël njëlloj si topi, kukullat apo
guralecët. Madje, këto metale, të cilat “vetëm marrëzia
njerëzore i konsideron të vlefshme për shkak të rrallësisë
së tyre”, në Utopi i përdornin për të bërë enë të zakon-
shme, ose si shenja dalluese për njerëzit e pandershëm
dhe kriminelë, duke i detyruar ata të mbanin unaza,
gjerdanë dhe zinxhirë prej ari.
Zhdukja e pronës private dhe e parasë në ishullin
Utopia kishin çuar në zhdukjen e varfërisë dhe të
sjelljeve keqbërëse të njerëzve. Meqënëse çdo gjë në
Utopi ishte pronë e përbashkët e të gjithë qytetarëve
(madje edhe shtëpitë e banimit ata i ndërronin në çdo
dhjetë vjet, duke tërhequr shortin), ishte arritur të sigu-
rohej një harmonizim i interesave të individëve me ato

188
RILINDJA E EUROPËS

të mbarë shoqërisë. Në ishullin Utopia askush nuk


synonte që, për shkak të kënaqësisë së tij personale, të
prishte lumturinë e njerëzve të tjerë. Sipas rrëfimeve të
marinarit portugez, në atë ishull “nuk ka kurrfarë pasurie
private” dhe, prandaj, “njerëzit kujdesen në mënyrën
më serioze për interesat e bashkësisë”. Në Utopi askush
nuk jetonte si parazit, në kurriz të të tjerëve; të gjithë
njerëzit jetonin me punë dhe punonin me ndërgjegje,
sipas mundësive fizike të tyre. Puna e përbashkët ishte
baza e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë dhe
siguronte atë bollëk të mirash materiale që u ndahej,
sipas nevojave të tyre, të gjithë anëtarëve të shoqërisë. I
gjithë produkti shoqëror në Utopi mbahej në depo të
përbashkëta, prej të cilave, çdo njeri merrte “çdo gjë që
i nevojitej atij dhe familjes së vet, pa kurrfarë pagese”.
Dhe “përse të refuzojnë t’i japin diçka dikujt ”, shpjegon
marinari që rrëfen për Utopinë, “kur çdo gjë është me
bollëk dhe kur nuk ekziston frika se dikush mund të
kërkojë diçka që nuk i nevojitet? Sepse, si mund të
mendohet se do të kërkojë diçka të tepërt ai njeri, i cili
është i sigurtë se kurrë nuk do t’i mungojë gjëkafshë....Në
rregullimin shoqëror të Utopisë nuk ka vend për vesin
e lakmisë dhe të grykësisë”.
Në Utopinë e tij, Tomas Mori për të parën herë ka
hedhur idenë e zhdukjes së kontrasteve ndërmjet pu-
nës mendore dhe asaj fizike, ndërmjet fshatit dhe qytetit,
duke sugjeruar, madje, në mënyrën e vet, edhe rrugët
për realizimin e saj, me të cilat njihemi përmes rrëfimeve

189
TARIFA - LANI - SHATRO

të Hitlodeit. Në Utopi nuk kishte bujq, artizanë, luftë-


tarë apo intelektualë. Të gjithë qytetarët e Utopisë, pa
përjashtim (dhe kjo jo për shkak të detyrimit, por ngaqë
kuptohej prej të gjithëve si një detyrë), shkonin për të
jetuar dhe punuar dy vjet në komunat fshatare; ata që
dëshironin mund të qëndronin edhe më shumë. Banorët
e fshatit ndërroheshin kështu rregullisht dhe punët e
bujqësisë mësoheshin t’i kryenin të gjithë. Në kohë fu-
shatash, sidomos gjatë korrjeve, kooperativave fshatare,
sipas nevojave të tyre, u shkonin në ndihmë nëpunësit
e qytetit. Punët e bujqësisë, ashtu si të gjitha mjeshtëritë
e tjera, u mësoheshin të gjithëve qysh në fëmijëri, në
shkollë, nëpërmjet mësimeve teorike dhe ushtrimit të
tyre në praktikë. Në Utopi askush nuk mbetej pa punë.
Gjithkush ushtronte me ndërgjegje një zeje të caktuar,
femrat më të lehtë se meshkujt. Përjashtoheshin nga
detyrimi për të kryer punë fizike vetëm të sëmurët, të
moshuarit, ata që merreshin me punë studimore dhe
ata që kryenin funksione shoqërore të veçanta. Punët
më të rënda dhe më të padenja në Utopi i kryenin si dë-
nim kriminelët e burgosur ose robërit e huaj.
Kautski (1979 [1888]) ka vënë në dukje katër rretha-
na që e shpunë Morin të shkruante Utopinë e tij: (a)
karakteri i tij personal, (b) formimi i tij filozofik huma-
nist, (c) veprimtaria e tij në çështje praktike dhe (d)
kushtet ekonomike të Anglisë. Sipas tij, karakteri i Mo-
rit, i cili, siç e përshkruan Erazmi, ishte miqësor dhe i
përkushtuar ndaj të varfërve, mund të ketë qenë një

190
RILINDJA E EUROPËS

ndër shkaqet e socializmit të tij. Po kështu, në kohën e


Morit, të vetmit njerëz që kishin mësuar të arsyetonin
shkencërisht dhe të përgjithësonin në mënyrë metodo-
logjike, ishin humanistët dhe, siç thotë Kautski, “një
teori e socializmit mund të zhvillohej vetëm në kuadrin
e humanizmit”. Si humanist, Mori ishte në gjendje të
shihte përtej horizontit të kohës dhe të vendit të vet.
Po kështu, Mori kishte një përvojë të pasur në çështje
praktike dhe tregtare, duke gëzuar simpatinë dhe mbësh-
tetjen e klasës së mesme të Londrës, çka e ndihmoi atë
të kuptonte kushtet ekonomike të Londrës dhe të krejt
Anglisë së kohës së tij. Të gjitha këto rrethana së bashku,
bënë të mundur socializmin utopik të Morit, i cili u bë
pararendës i socializmit modern.
Me idetë e tij për një rend më të mirë shoqëror, të
bazuar mbi pronën shoqërore dhe mbi konsumin e për-
bashkët sipas nevojave, Tomas Mori i kapërceu së tepër-
mi kufijtë e kohës së vet. Siç ka vënë në dukje Kautski:

Mori ishte pjellë e kohës së tij; ai nuk mund t’i kapër-


cente kufizimet e saj, por [doktrina e tij] provon larg-
pamësinë dhe ndoshta instinktin e tij; [qysh në atë kohë]
ai paralajmëronte problemet me të cilat do të shoqëro-
hej zhvillimi social....Si çdo socialist tjetër, Mori mund
të kuptohet vetëm në dritën e kohës së tij, e cila shë-
nonte fillimin e kapitalizmit dhe rënien e feudalizmit
dhe, po kështu, nga njëra anë, rolin e fuqishëm që luante
Kisha dhe, nga ana tjetër, botën e tregtisë (Kautsky
1979 [1888]).

191
TARIFA - LANI - SHATRO

Duke qenë se Utopia e Morit ishte produkt i kushteve


shoqërore të kohës në të cilën jetoi ai, kjo vepër nuk
duhet konsideruar thjesht si një mënyrë tjetër për të
përshkruar Republikën e Platonit. Ajo, siç thotë Kautski,
ka një “karakter esencialisht modern” (ibid.). Por pava-
rësisht nga kjo, fati i saj ka qenë historikisht i destinuar
të mbetej utopi. Ëndërr e bukur. Por, si çdo ëndërr,
shumë e shkëputur prej realitetit objektiv.
Edhe pse utopik, mendimi humanist i Tomas Morit
shënonte një kërcim epokal, pa precedent deri atëherë
dhe, pa dyshim, një nga arritjet më të shënuara të mendi-
mit politiko-shoqëror të Rilindjes Europiane (Bush 1958
[1939]; Goodwin 2001), ndërsa vetë Utopia e tij mund
të konsiderohet, në një kuptim shumë real të fjalës, si
një manifest i kësaj epoke.
Kautski mund të ketë pasur të drejtë kur shkru-ante
se, nëse Mori “nuk do të kishte shkruar Utopinë, emri i
tij vështirë se do të ishte sot më i njohur se ai i mikut të
tij, Peshkopit Fisher të Roçesterit, i cili pati të njëjtin
fat. Socializmi i tij e bëri atë të pavdekshëm” (Kautsky
1979 [1888]).
“Ironia e historisë”, nëse huazojmë këtë shprehje të
Hegelit, është se, ndërsa Vatikani e ka konsideruar Morin
si një ndër martirët e katolicizmit dhe Papa Piu XI e ka-
¯¯
nonizoi atë si një ndër shenjtorët e kësaj feje bolshe-
¯¯
vikët sovjetikë e nderuan atë si një ndër heronjtë e
revolucionit rus, duke e vendosur emrin e tij në Sheshin e
Kuq në Moskë (Van Doren 1991: 160-161).

192
RILINDJA E EUROPËS

tomaso kampanela
Linda që të luftoj kundër tri të këqijave të mëdha:
tiranisë, sofizmave dhe hipokrizisë.

Z akonisht, kur shkruhet ose flitet për Tomas Mo-


rin, krahas tij përmendet edhe emri i një personaliteti
tjetër të shquar të filozofisë dhe të kulturës humaniste
të Rilindjes: Tomaso Kampanela. Këta dy emra përmen-
den në asociacion me njëri-tjetrin dhe jo për ndonjë arsye
të rastit. Madje, megjithë rastësitë, të cilat kanë të bëjnë
me mjedisin apo kohën kur ata jetuan, me jetën private
dhe me pozitën shoqërore të tyre, këta dy humanistë
kanë qenë larg njëri-tjetrit. Në hapësirë, ata ishin prej
dy vendeve të skajshme të Europës: Mori ishte anglez,
kurse Kampanela italian. Në planin kohor, në mes tyre
është një shekull i tërë. Vërtet të dy jetuan pjesërisht në
shekullin e 16-të, duke i marrë secili atij qindvjeçari një
të tretën e tij (Mori vdiq më 1535, ndërsa Kampanela
lindi me 1568), por ata nuk ishin bashkëkohës të njëri-
tjetrit. Përsa i përket jetës së tyre private dhe pozitës
zyrtare në shoqëri, për Morin, siç thamë më sipër, ajo
ishte jeta e një kryeministri, me të gjitha ofiqet dhe privi-
legjet që siguron ajo, ndërsa Kampanela, krejt ndryshe
nga ai, provoi ndjekjet dhe privacionet më të rënda,

193
TARIFA - LANI - SHATRO

madje, më shumë se një të tretën e jetës së tij ai e ngrysi


nëpër qelitë e burgjeve. Ironia e fatit i solli secilit prej
këtyre dy humanistëve të shquar një fund të ndryshëm
nga ai që mund të pritej: Morin e çoi në gijotinë, ndërsa
Kampanelën e bëri mik të mbretërve dhe të kardinalëve.
Ajo që në të vërtetë i afronte këta dy mendimtarë
humanistë të shquar ishte fryma rilindëse e kohës së
tyre, ishin aspiratat social-politike që i frymëzonin dhe
përfytyrimet utopike që ata kishin për rrugën dhe mjetet
e realizimit të tyre.
Xhovani Domeniko Kampanela lindi më 5 shtator
1568 në qytetin Stilo të Kalabrisë (Italia e Jugut), e
cila, qysh prej shekullit të 14-të lëngonte nën zgjedhën
e pushtimit spanjoll. Në moshë fare të re, u duk se na-
tyra e kishte pajisur Kampanelën me dhunti të spika-
tura intelektuale, falë të cilave, shumë shpejt, kur ishte
vetëm 13 vjeç, ai u shqua për maturinë e mendimit dhe
bukurinë shprehëse të frazës së tij. Këto cilësi shpjegojnë
edhe interesimin dhe pasionin e tij të hershëm për stu-
dimin e filozofisë si edhe dëshirën e të atit për ta ori-
entuar Kampanelën e ri në rrugën e një karriere të suk-
sesshme juridike. Autoriteti i të atit e shpuri Kampa-
nelën në Napoli ku, nën tutelën e xhaxhait të vet, u de-
tyrua të studionte jurisprudencë. Kjo ndodhi vetëm për
pak kohë. Më 1583, kur ishte 15 vjeç, ai shkoi në Ko-
zencë dhe hyri në Urdhrin e Domenikanëve. Qysh nga
ajo kohë filloi të thirrej Tomaso Kampanela.
Prirjet dhe zelli e tij në përvetësimin e shkencave si

194
RILINDJA E EUROPËS

edhe aftësitë e rralla oratorike e dalluan menjëherë


Kampanelën në radhët e Urdhrit Domenikan. Një epi-
sod nga jeta e tij e bëri shumë shpejt të njohur emrin e
Kampanelës: profesori i tij i filozofisë në Shën Xhorxhio,
i sëmurë në çastin kur përgatitej të mbante një fjalim
publik ndërsa ishte i ftuar prej françeskanëve të Kozen-
cës, vendosi të dërgojë Kampanelën, nxënësin e tij, për
ta zëvendësuar. Djaloshi i ri u prit me pakënaqësi dhe
indinjatë prej murgjve françeskanë, të cilët prisnin t’u
fliste një filozof me mjekër dhe jo një djalosh aq i ri.
Por, që në fillim të fjalës së tij, oratoria e Kampanelës i
la të gjithë gojëhapur.
Udhëtimet e shumta anembanë Italisë që ndërmori
pas kësaj ngjarjeje dhe fjalimet e shkëlqyera oratorike
që mbajti mbi çështje të ndryshme të filozofisë dhe
të teologjisë jo vetëm i dhanë famë emrit të tij, por
edhe zgjuan lakminë dhe urrejtjen e kundërshtarëve
të Urdhrit Domenikan, veçanërisht të jezuitëve.
Në personalitetin e Kampanelës ishte formuar tash-
më filozofi humanist. Në vitin 1591, kur ishte vetëm
23 vjeç, ai botoi në Napoli veprën e tij të parë, titulluar
Filozofia e demonstruar me anë të shqisave (Philosophia sensibus
demonstrate), në të cilën kritikonte ashpër Aristotelin dhe
përkrahte pikëpamjet materialiste të Telezios, duke
theksuar nevojën që filozofia të mbështetej në përvojën
praktike njerëzore. Fryma e kësaj vepre ishte haptazi
në kundërshtim me skolastikën, prandaj botimi i saj u
cilësua si një herezi, ndërsa vetë autori u mbyll në burg.

195
TARIFA - LANI - SHATRO

U lirua disa muaj më vonë, me kusht që të kthehej në


Kalabri dhe të vazhdonte jetën e murgut në manastirin
e Stilos. Por Kampanela kishte marrë tashmë një rrugë
tjetër në jetë. Shkoi në Padova, ku u njoh dhe u miqësua
me Galilein, idetë dhe veprën e të cilit i mbrojti me
forcë gjatë gjithë jetës së tij. Në Padova u arrestua
përsëri, i akuzuar si heretik, dhe u dërgua në Romë.
Ishte pak a shumë në këtë kohë që te Kampanela morën
një përmbajtje më të qartë idetë për një reformim politik
të shoqërisë ekzistuese, ide të cilat ai i shtjelloi në dy
prej veprave të tij të asaj periudhe: Mbi monarkinë kris-
tiane (1593) dhe Dialog politik kundër luterianëve, kalvi-
nistëve dhe heretikëve të tjerë (1595).
Më 1598 Kampanela u kthye në qytetin e tij të lindjes
ku, siç thuhet, u prek thellë nga gjendja e mjeruar e
masave të popullit. Një vit më vonë, ai u vu në krye të
një lëvizjeje çlirimtare klandestine për përmbysjen e
sundimit spanjoll në Kalabri. Plani i kësaj kryengritjeje
u zbulua shpejt dhe Kampanela, udhëheqësi shpirtëror
i saj, u arrestua. Më 1600, atë vit që Xhordano Bruno u
dogj mbi stivën e druve në Romë, Kampanela u burgos
në një kështjellë në Napoli. Janë bërë proverbiale fjalët
e tij në gjyq, ndërsa i përgjigjej pyetjes së jezuitëve: “Nga
i di ti ato që nuk i ke mësuar? Mos vallë ke djallin në
bark?”. “Për të mësuar ato që di”, ishte përgjigjja e filo-
zofit humanist, “më është dashur të harxhoj më shumë
vaj [për kandilin] sesa vera që keni pirë ju”.
Edhe pse i burgosur, falë ndërhyrjes së mëkëmbësit

196
RILINDJA E EUROPËS

të mbretit të Napolit, Kampanela u lejua të punonte


dhe të mbante letërkëmbim të rregullt me shumë miq
dhe personalitete të shquara të kohës, madje edhe t’i
priste ata si vizitorë në qelinë e tij. Dorëshkrimet e ve-
prave të Kampanelës, të cilat u nxorën nga burgu prej
miqve të tij, u shtypën dhe u përhapën shumë shpejt në
Itali, në Gjermani, në Francë dhe në Angli. Siç shprehet
Pol Lafargu në një studim për humanistin e shquar, “nga
thellësitë e burgut Kampanela e mbushi Europën me
famën e tij”.
Në vitin 1622 u botua në Frankfurt dhe menjëherë
¯¯
u shpërnda në Itali Apologjia e Galileit, një ndër veprat
¯¯
më dinjitoze dhe më të rëndësishme të Kampanelës, e
cila vetëm një vit më vonë u censurua nga Kisha,
kurse autori i saj u sulmua sërish si heretik.
Vepra kryesore e Tomaso Kampanelës, Qyteti i Diellit
(Civitas Solis) titulli i plotë i saj është Qyteti i Diellit ose
¯¯
mbi idenë e Republikës filozofike u shkrua gjithashtu
¯¯
gjatë kohës kur Kampanela dergjej në burg. Hartimin e
kësaj vepre ai e kishte nisur qysh më 1602, tre vjet pas
ngjarjeve në Kalabri. Sipas vlerësimit të bio-grafëve të
tij, në këtë vepër Kampanela ka përshkruar pikërisht
planin e tij utopik mbi mënyrën e organizimit të një
republike të lirë në atë krahinë të Italisë së Jugut. Qyteti
i Diellit u botua më 1623, tre vjet para se autori i saj të
dilte nga burgu. Duhej të kishe një ndërgjegje të thellë
humaniste, një mendje të ndritur, guxim shkencor e
qytetar dhe një optimizëm të pashoq për jetën dhe për

197
TARIFA - LANI - SHATRO

progresin shoqëror, si Tomaso Kampanela, që nga qelitë


e errëta të burgut të mund t’u jepje krahë fantazive më
të guximshme, të ëndërroje dhe të përshkruaje deri në
hollësi, çka shpesh herë të habit, një shoqëri të një lloji
të ri, si ajo e Qytetit të Diellit, madje edhe të shkru-aje
plot ndjenjë një lumë poezish lirike.
Qyteti i Diellit është një vepër e ngjashme me Utopinë
e Morit. Edhe këtu bëhet fjalë për një ishull të imagjinuar,
këtë herë në Oqeanin Indian, banorët e të cilit, të ardhur
prej kontinentit aziatik, ku kishin vuajtur dhe ishin
plaçkitur prej fiseve mongole, kishin krijuar një shoqëri
“të përsosur”, duke jetuar të gjithë të barabartë dhe të
lumtur. Kjo vepër e Kampanelës është ndërtuar në for-
më dialogu, gjë e zakonshme në letërsinë filozofike të
asaj kohe. Një marinar gjenovez, i kthyer nga udhëtime
të gjata përreth botës, i rrëfen nëpunësit të molit mbi
Qytetin e Diellit, mbi zakonet e banorëve të tij dhe mbi
mënyrën e organizimit dhe të drejtimit të jetës së tyre.
Qyteti i Diellit i Kampanelës ishte një aktakuzë e rëndë
për shoqërinë e asaj kohe. Kjo vepër përmban mjaft
elemente kritike. Ajo denoncon ashpër varfërinë e ma-
dhe materiale dhe shpirtërore të shoqërisë ekzistuese,
në të cilën, siç shprehej Kampanela “mbretëron një ko-
rrupsion i madh dhe nuk drejtojnë qëllimet e vërteta”.
Ashtu si Tomas Mori, edhe Kampanela mendonte
se burimi i të gjitha të këqijave në shoqëri është prona
private, prandaj edhe përfytyrimin e tij mbi një shoqëri
dhe një shtet të përkryer ideal ai e mbështeste, në radhë

198
RILINDJA E EUROPËS

të parë, në mohimin e saj. Në kontrast me shoqërinë


ekzistuese të kohës së vet, Kampanela përshkroi një
shoqëri të idealizuar, në të cilën nuk ekzistonte prona
private dhe, për këtë shkak, nuk kishte as pasuri të
panevojshme, as varfëri. Banorët e Qytetit të Diellit,
siç rrëfen marinari gjenovez që i kishte vizituar ata, ishin
të pasur dhe të varfër njëkohësisht të pasur sepse
¯¯
asgjë nuk u mungonte dhe të varfër, sepse asgjë nuk e
kishin të tyren. “Ata nuk u shërbejnë sendeve”, pohon
ai, “por sendet u shërbejnë atyre”.
Gjithçka në Qytetin e Diellit (shtëpitë, fjetoret, vesh-
jet dhe çdo gjë tjetër e domosdoshme për jetesë) ishin
pronë e përbashkët e të gjithëve. Banorët e këtij vendi
hanin në salla të përbashkëta, flinin në salla të përba-
shkëta, visheshin njëlloj dhe, meqënëse çdo gjë e kishin
me bollëk, e ndanin sipas nevojave të gjithësecilit. As-
kush nuk kishte arsye t’i urrente të tjerët, të ishte ziliqar,
të lakmonte gjënë e tjetrit ose të përpiqej të vidhte diçka.
Zilia, urrejtja, vjedhjet, vrasjet, dhuna dhe krime të tjera,
të cilat, sipas Kampanelës, e kanë shkakun në ekzisten-
cën e pronës private, ishin dukuri të panjohura ndër ba-
norët e Qytetit të Diellit. Mes tyre ekzistonte vetëm
dashuria dhe mirëkuptimi i përgjithshëm.
Baza e organizimit të jetës në këtë qytet ideal ishte
puna e përbashkët e të gjithë banorëve të tij, e cila kup-
tohej dhe vlerësohej si një detyrë dhe kërkesë jetësore
për çdo njeri. Në Qytetin e Diellit nuk kishte dembelë
dhe parazitë. Njerëzit edukoheshin qysh në fëmijëri të

199
TARIFA - LANI - SHATRO

donin dhe të respektonin çdo lloj pune, sepse çdo lloj


pune është e dobishme dhe fisnike. Madje, banorët e
këtij qyteti çmonin dhe respektonin më shumë punët e
rënda. Askush prej tyre nuk u shmangej punëve të
vështira, përkundrazi i kryenin ato me zellin më të madh.
Rëndësi të veçantë në Qytetin e Diellit i kushtonin
arsimimit dhe edukimit të mirë e të gjithanshëm të brezit
të ri, duke mbajtur parasysh prirjet e gjithësecilit dhe
duke i pajisur të rinjtë, në një mënyrë të thjeshtë dhe
konkrete, me njohuritë më të domosdoshme në shkencat
ekzakte dhe humanitare si edhe me shprehitë e nevoj-
shme praktike në të gjitha mjeshtëritë. Mjaft rëndësi i
kushtohej sidomos edukimit fizik të rinisë. Të rinjtë
edukoheshin të donin punën në bujqësi dhe të çmonin
njëlloj si punën mendore ashtu edhe punën fizike.
Sistemi komunist i Qytetit të Diellit, të cilin Kampa-
nela, ashtu si Mori në Utopinë e tij, e përshkroi pothuajse
në të gjitha hollësitë, ishte pjellë e fantazisë së tij. Në të
njëjtën kohë, kërkesa për një sistem të ri shoqëror, pa-
varësisht nga mbulesat fantastike me të cilat vishej dhe
paraqitej ajo, shprehte një botëkuptim të ri, humanist
në thelbin e tij, dhe aspirata të reja shoqërore. Qyteti i
Diellit i Kampanelës ishte antiteza e asaj shoqërie në të
cilën jetonte ai, ishte një vizion imagjinar i botës së
ardhme. Duke denoncuar pronën private si burim i të
gjitha veseve njerëzore dhe si shkak i të gjitha krimeve
shoqërore, Kampanela sulmonte në fakt bazat e shoqë-
risë ekzistuese të kohës së vet. Në një sistem të ri

200
RILINDJA E EUROPËS

shoqëror, si ai që Kampanela projektoi në Qytetin e Diellit,


nuk duhej të kishte pronë private dhe, bashkë me të,
nuk do të ekzistonin as antagonizmat që burojnë prej
saj në radhë të parë, antagonizmi midis të pasurve
¯¯
dhe të varfërve, midis fshatit dhe qytetit, midis punës
mendore dhe asaj fizike, midis sekseve etj. Në vend të
pabarazisë ekonomike, sistemi i ri shoqëror do të
vendoste barazinë e të gjithëve; në vend të skamjes do të
krijohej bollëku i të mirave materiale; në vend të armiqësisë
së njerëzve do të arrihej paqja dhe harmonia e përgjithshme.
Të tilla ishin idealet shoqërore të Tomaso Kampa-
nelës, sa humaniste dhe të guximshme për kohën, aq
edhe utopike, të parealizueshme. Sepse ato, ashtu si edhe
idetë utopike të Tomas Morit, nuk mbështeteshin në
një realitet historik konkret. Sisteme të tilla shoqërore,
si ato që përfytyruan Mori dhe Kampanela, ishin të des-
tinuara qysh më parë të mbeteshin utopi dhe të mos
dilnin jashtë sferës së fantazisë. Krijimi i një sistemi të
ri, më të përsosur, organizimi shoqëror, shihej prej tyre
thjesht si një detyrë e arsyes dhe mbetej të realizohej në
sferën e saj. Mjaftonte ta kritikoje rendin shoqëror
ekzistues, të mbështetur mbi pronën private, si të pa-
drejtë dhe të paarsyeshëm dhe të propagandoje një sis-
tem të ri, të mbështetur mbi barazinë e interesave njerë-
zore, që ky i fundit, vetvetiu, t’i imponohej nga jashtë
shoqërisë ekzistuese dhe të zinte vendin e saj. Gjithë
puna, mendonte Kampanela, ishte se në shoqërinë ekzi-
stuese, në krye të administratës shtetërore viheshin

201
TARIFA - LANI - SHATRO

njerëz të paditur, vetëm e vetëm sepse ata ose rridhnin


nga familje të larta aristokrate, ose i zgjidhte partia më
e fortë. Në vend të tyre duheshin zgjedhur njerëz të
arsimuar në frymën e humanizmit dhe të ditur, si ata që
drejtonin Qytetin e Diellit, sepse vetëm njeriu i ditur,
shprehej ai, është në gjendje të qeverisë urtësisht. Me
këto pikëpamje, Kampanela i dilte krah mendimit të
Platonit, sipas të cilit, mjerimet dhe të gjitha të këqijat
e shoqërisë do të zhdukeshin vetëm atëherë kur fuqia
politike dhe filozofike të ndodheshin në një subjekt të
vetëm, pra, kur filozofët të jenë mbretër dhe mbretërit
e princërit të jenë me të vërtetë filozofë.
Filozofia e Tomaso Kampanelës ishte plot kufizime
dhe inkonsekuenca, ashtu siç kishte kufizimet e saj edhe
doktrina e tij politiko-shoqërore. Kufizimet, natyrisht,
ishin të vetë epokës në të cilën ai jetoi, ishin “gjurma”
e kësaj epoke në mendimin e tij. Por Kampanela, i cili
qëndronte në aradhën e njerëzve më të shquar që nxori
Rilindja Europiane, u ngrit mbi kohën e tij, e cila ishte
koha e autoritetit të Biblës dhe e autoritetit të Aristotelit
Ai u shkëput në mënyrë të vendosur prej frymës së saj,
e cila ishte fryma e teologjisë dogmatike dhe e skolas-
tikës. Tërë jetën e vet, në burg dhe jashtë tij, Tomaso
Kampanela luftoi me vetëmohim kundër filozofisë
skolastike mesjetare. Në njërën prej soneteve të shumta
që shkroi në qelitë e burgut, Kampanela shprehej me
këto fjalë: “Linda që të luftoj kundër tri të keqijave të
mëdha: tiranisë, sofizmave dhe hipokrizisë”.

202
RILINDJA E EUROPËS

Kampanela u përpoq të çlironte mendimin shkencor


nga prangat me të cilat e mbante lidhur besimi i verbër
tek Aristoteli, të cilin ai e quante “tiran të shpirtrave”.
Ai shkruante:

I ditur nuk është ai njeri që ka mësuar sado mirë


gramatikën dhe logjikën e Aristotelit apo të ndonjë
filozofi tjetër. Një mençuri e tillë nuk kërkon veçse
kujtesë dhe përpjekje prej skllavi; kjo e varfëron
shpirtin e njeriut, sepse në vend që t’i drejtohet naty-
rës së gjallë, ai kapet pas fjalëve të librave, të cilat s’janë
veçse shenja të vdekura.

Duke këmbëngulur në rishqyrtimin dhe rivlerësimin


e të gjitha të vërtetave të pranuara deri atëherë, mbështe-
tur jo më në autoritetin e shkollave apo të filozofëve,
por në vetë realitetin, Kampanela pohonte se, ai vetë,
përpara se t’u besonte atyre që kishte lexuar në veprat e
Platonit, të Plinit, të stoikëve dhe të filozofëve të tjerë,
kërkonte t’i krahasonte librat e tyre me librin e madh të
natyrës, në mënyrë që të verifikonte vlerën e kopjes me
vetë origjinalin.
Për 27 vjet me radhë Kampanela qëndroi i mbyllur
nëpër qelitë e errëta të 50 burgjeve. Iu nënshtrua tortu-
rave më të rënda, por, siç pohon një bashkëkohës i tij,
kurrë nuk nxori nga goja “fjalë që s’i kanë hije një
filozofi”. Falë famës së tij si një filozof dhe astrolog i
shquar, gjë që i siguroi atij simpatinë dhe mbrojtjen e
njerëzve më të fuqishëm në pushtet, Kampanela i

203
TARIFA - LANI - SHATRO

shpëtoi ekzekutimit në turrën e druve dhe, më 13 maj


1626, u lirua.
Urrejtja e tërbuar e jezuitëve e ndoqi Kampanelën
edhe pas lirimit nga burgu, bashkë me epitetet “i
pafe”, “heretik” dhe “armik i Kishës”. Që të mos
kishte të bënte më me ta, më 1634, kur ishte 66 vjeç,
Kampanela shkoi në Francë. Këtu gjeti miqësinë e
ngushtë të Pjerr Gasendit, filozofit të njohur, miqësi
e cila ishte lidhur dhe forcuar nëpërmjet letërkë-
mbimit që kishin pasur dy humanistët e shquar qysh
më parë. Vitet e fundit të jetës i kaloi në manastirin
domenikan të Parisit, duke u marrë me studime
filozofike dhe juridike. Vdiq më 21 maj 1639.

204
RILINDJA E EUROPËS

migel servantes
Pena është gjuha e shpirtit.

A rti letrar i Rilindjes i dha historisë së mendimit,


të letërsisë dhe të qytetërimit europian, disa nga veprat
letrare unike dhe përfaqësuese të gjenisë njerëzore.
Gjatë Mesjetës, letërsia ishte përqendruar në oborret
princërore të Europës feudale, në të cilat krijimtaria
letrare dhe konkurset mes krijuesve ishin ndër argëtimet
e zgjedhura, madje të porositura, të aristokracisë së
kohës. Për këtë mjafton të kujtojmë mbështetjen që
princërit dhe feudalët e fuqishëm u jepnin poetëve që
ata pëlqenin. Një nga frytet më të njohura të asaj letërsie
ishin eposet kalorsiake, të cilat dominuan imagjinatën
artistike deri në shekullin e 15-të. Eposet kalorsiake,
ashtu si edhe kronikat, janë vepra të rëndësishme të
letërsisë europiane të asaj periudhe, të cilat dëshmojnë
rolin e klasës së kalorësve në Mesjetë. Por në fund të
periudhës së Mesjetës dhe gjatë Rilindjes, as heronjtë,
as brendia dhe as vizioni i kësaj letërsie nuk i përshta-
teshin më botëkuptimit dhe kontekstit të ri shoqëror
dhe atmosferës intelektuale të krijuar në Europë.

205
TARIFA - LANI - SHATRO

Në shekujt e 15-të dhe 16-të letërsitë kombëtare njo-


hën rilindjen e tyre të vërtetë. Në vendet protestante,
Reforma pati një ndikim mjaft të madh si në cilësinë,
ashtu edhe në sasinë e produktit letrar që u krijua. Ajo
sugjeroi subjekte të reja, ndërkohë që letërsia italiane i
ofronte letërsisë së kontinentit një konceptim dhe me-
todë të re letrare. Mjafton të kujtojmë ndikimin e Petrar-
kës në krejt poezinë angleze, franceze dhe atë spanjolle.
Pa dyshim, ky konceptim i ri lidhej me një ndjeshmëri
të re dhe kjo vetë me një shije të re estetike.
Njëri prej përfaqësuesve më të shquar të letërsisë së
Rilindjes dhe asaj botërore është Miguel de Servantes
Saavedra, shkrimtari më i madh spanjoll dhe autor i një
prej veprave më të realizuara në historinë e letërsisë
botërore, Don Kishoti i Manchës (El ingenioso hidalgo Don
Quijote del la Mancha). Për të treguar fuqinë e artit të
Servantesit, kritiku letrar më i madh spanjoll i shekullit
20-të, Hoze Ortega i Gaset ka shkruar se Servantesi
prehej që prej tre shekujsh në fushat e Elizeut, në pritje
të lindjes së një pasardhësi, i cili të ishte në gjendje ta
kuptonte vërtet atë (shih Seymour-Smith 1998: 181).
Servantesi është më i madhi i një radhe të tërë huma-
nistësh dhe shkrimtarësh spanjollë, midis të cilëve da-
llojnë Pedro Calderón de la Barka, Lope de Vega, Diego
Velaskez etj. Humanistët spanjollë i njihnin dhe i admi-
ronin Erazmin e Roterdamit dhe humanistët e tjerë të
kontinentit të tyre. Ata besonin se individi njerëzor dhe
vetë shoqëria janë në një gjendje zhvillimi të pandërprerë

206
RILINDJA E EUROPËS

dhe ky zhvillim nuk përcaktohet dhe nuk drejtohet nga


ndonjë forcë hyjnore. Rrjedhimisht, asgjë nuk mund të
ishte absolute, por vetëm relative. Vetë njeriu, sipas tyre,
është vazhdimisht në vëzhgim të botës që e rrethon.
Epoka e atëhershme dëshmoi praninë e njëkohë-
shme të ëndrrës apo të utopisë, nga njëra anë, dhe të
realitetit të mbrapshtë, nga ana tjetër; të pohimit dhe
të mohimit; të forcave të përkundërta, që ekzistojnë si
të tilla brenda asaj logjike dialektike që u bë epiqendër
strukturuese e dy personazheve të shkëlqyera të krye-
veprës së letërsisë së Rilindjes, Don Kishotit të Servan-
tesit. Disa prej interpretimeve moderne e konsiderojnë
Sanço Pançën si alter ego të Don Kishotit, por e sigurt
është se këto dy personazhe janë paraqitja e sintetizuar
e dy formave të të menduarit, e dy aspekteve të shoqëri-
së dhe të njeriut të të gjitha kohëve dhe, sigurisht, edhe
të shekullit të 16-të, në Spanjë dhe në mbarë Europën.
Logjika e jetës është gjithmonë më e fortë se dogmat
dhe kanonet brenda të cilave mund të synohet të kontro-
llohet ajo. Prandaj, edhe këto dy personazhe veprojnë
jo nën varësinë tirane të autorit, siç ndodhte shpesh në
veprat e letërsisë së Mesjetës, por të drejtuara nga logjika
e tyre e brendshme.
Servantesi ishte poet dhe dramaturg dhe shkroi në
gjuhën e tij, në spanjisht. Aq i madh ka qenë roli i tij
në zhvillimin dhe përsosjen e gjuhës spanjolle, sa
shpesh ajo quhet la lengua de Cervantes (gjuha e Servan-
tesit). Por cili ishte ky njeri, emri i të cilit ka mbetur dhe

207
TARIFA - LANI - SHATRO

do të mbetet i pavdekshëm në historinë e letërsisë dhe


të kulturës spanjolle e asaj botërore?
Për jetën e Servantesit ka shumë pak të dhëna. Ai
lindi në Alkala’ de Henares, në vitin 1547, dhe ishte i
katërti ndër shtatë fëmijët e një mjeku tejet modest,
me prejardhje nga aristokracia e vogël. Dihet se ka
shërbyer në ushtri dhe, madje, është zënë rob nga
piratët algjerianë. Më pas, problemet financiare e kanë
shtyrë të punojë edhe si mbledhës taksash dhe kurrë
nuk fitoi pasuri, as edhe nga libri Don Kishoti i Mançës,
i cili, në vend të pasurisë materiale, i solli autorit të tij
famën e përjetshme.
Natyra e Servantesit ka qenë impulsive dhe idea-
liste, por po aq e paepur dhe këmbëngulëse. Gjatë fëmijë-
risë së tij, për shumë vjet, ka lëvizur nga qyteti në qytet
me familjen dhe, shpesh herë, kur bëhet fjalë për Servan-
tesin, të vijnë ndër mend dy fakte: Së pari, ai nuk ka
studiuar në universitete prestigjioze. Lidhur me arsi-
mimin e tij mund të përmendim vetëm mësimet që mori
në vitet 1568-1569 në Madrid, në shkollën ku jepte më-
sim humanisti Juan Lopez’ de Hoyos. Servantesi as nuk
ka bërë karrierë; përkundrazi, ka patur një jetë shumë
të vështirë, pjesë e së cilës kanë qenë edhe burgimet.
Fakti i dytë ka të bëjë me atë se ai njihet si një shkrimtar
“endacak” për shkak të lëvizjeve të tij të shpeshta në
qytete dhe në vende të ndryshme. Vetëm në vitin 1607
ai u vendos në Madrid, ku jetoi deri ditën që vdiq.
Ndër të gjitha udhëtimet e tij, ai që la tek Servantesi

208
RILINDJA E EUROPËS

mbresat më të forta ishte udhëtimi nëpër Itali. Këtu, i


apasionuar siç qe ai pas artit rilindas, Servantesi u inte-
resua shumë për arkitekturën, artin dhe poezinë e
Rilindjes. Në vitin 1571, ndonëse i sëmurë rëndë, ai
mori pjesë, si ushtar i Lidhjes së Shenjtë, në betejën
kundër ushtrisë osmane në Lepanto, pranë Korintit.
Në këtë betejë mori tri plagë, dy në kraharor dhe një në
krahun e majtë, çka bëri që ai ta humbiste përgjithmonë
përdorimin e këtij krahu. Në librin Udhëtimi në Parnas
(Viaje del Parnaso), Servantesi shprehet se ai e humbi
krahun e majtë për lavdinë e të djathtit, duke iu referuar
suksesit të pjesës së parë të Don Kishotit. Iu deshën 6
muaj kurim në spital para se të kthehej sërish në
shërbimin ushtark. Veprën e tij të parë të rëndësishme,
La Galatea, Servantesi e botoi në vitin 1585. Kjo vepër
është nje romancë pastorale, por ajo nuk tërhoqi vëmen-
djen e bashkëkohësve të tij. Vazhdimin e kësaj vepre,
të cilën Servantesi e premtonte gjithnjë, në fakt nuk e
shkroi kurrë.
Krijimtaria e Servantesit përfshin rreth dymbëdhjetë
novela, tetë intermexo, pjesë teatrale dhe, natyrisht, ro-
manin me dy vëllime Don Kishoti. Menjëherë pas botimit
të pjesës së parë të Don Kishotit, Servantesi fitoi një emër
të admirueshëm në të gjithë Europën. Madje, fama e
këtij libri bëri që një shkrues anonim, Alonso Fernandez
de Avejaneda, të botonte një Don Kishot apokrif. Kjo e
shtyu Servantesin të botonte vëllimin e dytë të Don
Kishotit të Mançës në vitin 1615, megjithse që më parë,

209
TARIFA - LANI - SHATRO

në parathënien e Novelave Moralizuese (Novelas ejemplares),


ai e kishte përmendur shkrimin e një vëllimi të dytë, në
të cilin aventurat e heroit marrin fund me vdekjen e tij.
Trajtimi i figurës së Servantesit, sidomos në formën
e një eseje të shkurtër, të nxit të përqendrohesh mbi të
gjitha tek kryevepra e tij dhe e letërsisë së Rilindjes,
Don Kishoti. Ky libër është përkthyer në të gjitha gjuhët
e mëdha të botës dhe ka njohur rreth 700 botime.
Ndikimi i kësaj vepre në zhvillimin e prozës ka qenë i
jashtëzakonshëm. Ajo pa pasur një influencë të drejt-
përdrejtë, ose të tërthortë, tek shumë shkrimtarë dhe
artistë të mëvonshëm. Me këtë roman Servantesi na ka
dhënë provën më të madhe të vlerës së tij të përbotë-
shme, duke u bërë pikë referimi për mendimin dhe për
artin e fjalës. Ndër artistët që janë ndikuar dukshëm
prej Don Kishotit të Servantesit janë edhe piktorë (Honore
Dumiere) dhe kompozitorë (Shtrausi), për të mos për-
mendur një radhë të tërë shkrimtarësh me famë botërore
si Nabokovi, Fildingu, Gogoli, Dostojevski, Kundera,
etj. Don Kishoti është konsideruar libri më kozmopolitan
i shkruar ndonjëherë. Me këtë vepër, Servantesi u bë
një përfaqësues i padiskutueshëm i aspiratave më të
mëdha të Rilindjes dhe Humanizmit dhe, më tej akoma,
i mendimit dhe artit letrar në kohët moderne.
Dy ndër tiparet më të rëndësishme të këtij romani
janë thjeshtësia e shkrimit një natyrshmëri kjo, e jashtë-
¯¯
zakonshme dhe përpirëse që është provuar më së miri
gjatë këtyre 400 vjetëve që ai lexohet në shumë gjuhë

210
RILINDJA E EUROPËS

dhe nga mosha të ndryshme dhe nocioni i papërputh-


¯¯
shmërisë, si shkaku kryesor i përplasjeve. Kjo e dyta
¯¯
përplasja ndërton humorin e papërsëritshëm të Ser-
¯¯
vantesit, me efektin e dyfishtë të të qeshurit dhe të dësh-
përimit për heroin. Ajo lidhet me elementin kontrast mes
dy heronjve, Don Kishotit, me shpirt prej filozofi dhe
poeti, dhe Sanços, si mishërim i mprehtësisë pragmatike
në veprim. Po kështu, Servantesi paraqet trupëzimin e
marrëdhënies komplekse mes idealit dhe realitetit, mes
kredos madhore të Don Kishotit, nga njëra anë, që është
e bukura dhe vlera e njeriut, dhe shëmtisë e përbuzjes që
shkaktohet nga gjithçka përreth, nga ana tjetër.
Don Kishoti është shkruar si një shpoti ndaj romanit
kalorsiak dhe rendit mesjetar dhe qëndron edhe vet mes
këtij romani dhe prozës moderne. Ndërsa trashëgimia e
ndërgjegjshme nga romani kalorsiak mesjetar vërehet
në paraqitjen e bëmave të palidhura nga asgjë me njëra
tjetrën përveç prej faktit që i kryen heroi kryesor, në
¯¯
emër të dëshirës për drejtësi dhe dashurisë elementi
¯¯
modern ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shqyrtimin e bren-
dshëm psikologjik të personazhit. Ky i fundit ka qenë
një tipar karakteristik për letërsinë e Rilindjes Europi-
ane, e cila i ktheu sytë tek njeriu për të shqyrtuar botën
e tij dhe mundësitë e tij të pakufijshme për të realizuar
gjithçka. Servantesi parashtron nevojën e shkëputjes
nga e kaluara, e cila nuk mundet dot të mbartet në të
tashmen dhe aq më pak në të ardhmen. Dështimet që
do të vinin prej një prirjeje kaq të palogjikshme, siç ishte

211
TARIFA - LANI - SHATRO

përpjekja për të mbajtur në këmbë një rend dhe një botë


në agoni, rezultonin njëherësh komike, por edhe tragjike
për shoqërinë. Nganjëherë, si në rastin e Don Kishotit,
që është edhe rasti më i dhimbshëm, dështimet nuk
lidhen me qëllime të mbrapshta, por me mënyrën krejt
të gabuar të realizimit të qëllimeve të drejta. Kjo është
ajo që i ndodh Don Kishotit.
Me Don Kishotin, Servantesi na çon tek një nga tiparet
bazë të mendimit rilindas: arsyeja. Don Kishoti, si perso-
nazh, kishte qëllimet më të mira dhe më fisnike, por
rrugët që zgjidhte ai për të ndryshuar botën ishin jashtë
ligjeve të arsyes dhe, për pasojë, përfundonin keq.
Besimi në magjitë dhe mistikën, i cili ishte pjesë e natyr-
shme e botëkuptimit dhe e letërsisë së Mesjetës, tashmë
binte ndesh me kontekstin ekomomik, shoqëror, kultu-
ror dhe shpritëror të Europës dhe, për këtë shkak,
Servantesi i vë në lojë vazhdimisht në veprën e tij. Kup-
tohet, që nuk është asnjë magji ajo që përcakton fatin e
njeriut në jetë, por janë vendimet që ai vetë merr për
jetën e tij. Nuk ka asnjë element mistik, mbinjerëzor,
prandaj veprimet dhe marrëdhënet që ndërton njeriu
janë po aq pre e lidhjes shkak-pasojë sa çdo entitet tjetër
në natyrë.
Ndërsa filozofë dhe shkencëtarë me famë ndër-tuan
realitete, të cilat pavarsisht se ishin të rëndësishme për
periudhën e Rilindjes, rezultuan utopi Mori, Kampa-
¯¯
nela, etj Servantesi vjen të na thotë se cili është fati
¯¯
i paracaktuar i të gjitha utopive. Kjo lidhet me komp-

212
RILINDJA E EUROPËS

leksitetin e qenies njerëzore dhe të shoqërisë si e tillë.


Arti na ofron zgjedhje, kur realiteti na privon nga
zgjedhja. Tek Don Kishoti, Servantesi idealizon me mjaft
delikatesë dhe altruizëm një realitet, i cili të mundet t’i
qëndrojë shëmtisë dhe padrejtësisë që sundonin në
shoqërinë e kohës së tij. Ai na kujton se, në fund të fu-
ndit, sado të bukura të jenë ëndrrat, ato mbeten thjesht
të tilla ëndrra. Ato duhet të na frymëzojnë për ndry-
¯¯
shimin e realitetit, por nuk mund të jenë realiteti në të
cilin të zgjedhim të jetojmë.
Don Kishoti u shkrua në kohën e Kundërreformës
katolike, pra në një periudhë kur në Europë, veç të tje-
rash, ishte i ndaluar Erazmizmi. Për pasojë, Don Kishoti
bëhet njeriu i kohës, i tejngopur me mbetjet e një kohe
të vdekur, e cila e ka hutuar vetëdijen, ndaj dhe mediti-
met e tij kanë doza çmendurie dhe halucinacionesh, sa-
doqë dëshirat e tij janë nga më fisniket. Ai ka humbur
boshtin e tij, i cili dikur ishte qendërzimi ekstrem mes-
jetar dhe, prandaj, i duhet të ballafaqohet me realitetin
gjithëndryshues të Rilindjes, në të cilin mbizotëron
harmonia e arsyes dhe e cila nxit raportin logjik mes
qëllimit dhe mënyrave të realizimit të tyre, nisur nga
vet përvoja empirike e realiteteve jetësore. Madje,
Servantesi i dha Don Kishotit me të vërtetë një ideal të
madh humanist, atë të rigjetjes së të mirës së përgjith-
shme, të cilës i shërbehet me drejtësi, duke i qëndruar
larg kalbjes dhe ndrydhjes mendore, intelektuale dhe
shpirtërore të njeriut.

213
TARIFA - LANI - SHATRO

Sevantesi na drejton tek ideali i rigjetjes së harmonisë


së humbur, të cilën dikur njerëzit e patën jetuar. Por,
sikurse koha do provonte më vonë, shkrimtari i madh
na tregon se një kërkim i tillë është pjesërisht sfidë e
humbur. Sepse në një epokë kufizimesh dhe dhune, hu-
manistët bëhen kalorës, bëmat e të cilëve nuk janë do-
mosdoshmërisht të frytshme. Virtytet e hershme të nje-
riut nuk duket se shfaqen dhe dija, arsyeja dhe morali i
shëndoshë, nuk mjaftojnë për ta ndryshuar botën dhe
për të risjellë harmoninë. Një njeri i tillë, i lënë në mes
të rrugës nga shembja e Mesjetës dhe nga mospër-
mbushja e idealit rilindas, është thelbësisht tragjikomik.
Personazhi i Don Kishotit, në çastet e mendje-
kthjelltësisë së tij, shpreh idealin rilindas për artin poetik,
në të cilin gjenden dashuria për karakterin shumëdimen-
sional të formimit të njeriut, për shijen e hollë dhe
përzgjedhëse të poezisë dhe për shkë-putjen e saj nga
lëvruesit e kohës, të cilët nuk i kishin dhënë kurrgjë
artit poetik. Servantesi përmend emra të poetëve antik
si, Homeri, Marciali, Juvenali, Tibuli, poezia e të cilëve
u ringjall gjatë Rilindjes. Në veprën e tij shfaqet, gjith-
ashtu, koncepti rilindas për të bukurën, për dashurinë
etj, si edhe pakënaqësia ndaj vesit, arrogancës, paditu-
risë, dogmës, pakënaqësi kjo, e cila përbënte një tipar
thelbësor të mendimit humanist. Don Kishoti është
fisnikëruesi i madh i natyrës njerëzore. Etika e tij nuk
pranon vënien e pasurisë mbi virtytin dhe denoncon
hipokrizinë, pavarsisht ku shfaqet ajo. Këto, gjithashtu,

214
RILINDJA E EUROPËS

janë të vërtetat e mëdha të mendimit rilindës dhe bindjet


e thella të humanistëve.
Një tjetër ide e njohur humaniste, e cila mishërohet
plotësisht tek Servantesi dhe tek Don Kishoti, është
ajo e homo universale. Ky ideal u zhvillua së pari në Rilin-
djen italiane me nocionin e shprehur nga Leon Battista
Alberti. Ky humanist i shquar pohonte se njeriu mundet
të bëjë gjithçka, nëse ai e dëshiron këtë. Ky njeri univer-
sal, veç aftësive të gjithanëshme, i do dhe u shërben të
gjithëve duke synuar barazinë dhe vlerësimin për njeriun,
por edhe duke mbrujtur në vetvete virtyte dhe një for-
mim poliedrik për të demonstruar haptazi mundësitë e
pakufijshme të qenies njerëzore. Këtu gjendet fakti që
është i përbashkët mes Servantesit dhe disa prej men-
dimtarëve më të mëdhenj të Rilindjes. Don Kishoti nuk
e risolli dot rendin e drejtë në këtë botë të shthurur,
por, sidoqoftë, ai arriti ta kuptojë se sa pak përputheshin
qëllimi me mënyrat e tij. Kështu, ai vuajti tragjikën e
kauzës që mbrojti, njëlloj sikurse mendimtarët e Rilindjes
njohën triumfin, por edhe tragjikën e lavdërimit të arsyes.
Don Kishoti është një arketip dhe shndërrohet kështu
në zërin dhe argumentin e përhershëm të debateve rreth
fatit dhe trashëgimisë individuale dhe kolektive në
kulturën bashkëkohëse europiane dhe atë botërore.
Vështirë se mund të gjendet një libër i cili të ketë
patur gjatë shekujve aq shumë lexime të ndryshme sa
Don Kishoti. Ky libër, në fillim u lexua si roman humo-
ristik; më tej, pas Revolucionit Francez, ai u lexua si

215
TARIFA - LANI - SHATRO

një roman aspak komik, por me efekt zgjimi për faktin


se trajtonte raportin individ shoqëri në një prizëm u-
¯¯
nik për kohën e vet. Në shekullin e 19-të Don Kishoti
konsiderohej kryesisht si një komentar social, ndërsa
në shekullin e 20-të si themel i prozës moderne bo-
tërore.
Për shumë nga shkrimtarë më të mëdhenj në shekujt
që pasuan, leximi i Don Kishotit ka qenë i dyfishtë, sepse
mbresat që lë ai janë të dyfaqëshme. Hajnrih Hajne,
poeti i shquar gjerman, thoshte se në fëmijërinë e tij ai
qante për vuajtjet e personazhit kryesor, ndërsa kur e
lexonte kryeveprën si i rritur, vinte re planin e dyfishtë
të saj në njërën anë të saj është komikja, ndërsa në
¯¯
tjetrën, satira arrin kulmin më të dhimbshëm, duke tre-
guar shembjen tragjike të ekzaltimit më të pastër njerë-
zor. Shelingu, gjithashtu, shikonte tek kjo vepër e Ser-
vantesit përballjen më të plotë dhe më mbresëlënëse
midis realitetit dhe idealit, ndërsa Turgenievi shihte tek
Don Kishoti njeriun që lufton për të mirën universale
dhe për triumfin e drejtësisë.
Servantesi, ashtu sikurse Shekspiri në Angli, rrëzoi
kanonet e poetikës në letërsinë e shekujve të tërë. Po
kështu, njëlloj si në rastin e Shekspirit, ndaj këtij gjeniu
bashkëkohësit e tij treguan fare pak vëmendje. Me-
gjithatë, Don Kishoti i Servantesit është shpallur libri
më i madh i të gjitha kohëve. Servantesi trupëzoi në art
letrar dëshirën dhe nevojën e ngutshme të individit dhe
të shoqërisë europiane për t’u larguar nga e shkuara,

216
RILINDJA E EUROPËS

lidhja me të cilën ishte bërë prej kohësh anakronizëm.


Në njohjen e së përditshmes dhe në përmasën e komi-
kes, të groteskut dhe të tragjikës që gjenden të ngjizura
në të, Servantesi vazhdoi aty ku e kishte lënë Fransua
Rabëleja. Servantesi vendos të tashmen përballë një të
shkuare që nuk pranon të tërhiqet. Ajo e shkuar kishte
paralizuar shkencën, filozofinë, artet dhe letërsinë sepse
më së pari kishte vënë rrënjë në mënyrën e të menduarit.
Dhe shkrimtari i madh tregoi, për të gjitha kohët, mençu-
rinë e marrëzisë dhe marrëzinë e mençur të njeriut, çka sot
njihet në shumështresimin e kuptimit të vet me termin
‘donkishotizëm’.
Servantesi ishte i pari që kuptoi se një botë si ajo që
po lindte kishte nevojë për të tillë heronj, në të kundërt
do të çmendej. Letërsia e 400 viteve që pasuan do të
ecte në të njëjtat gjurmë, ose duke krijuar tipe të ndry-
shme heronjsh që kanë kokën në re, ose duke treguar
sa mjerisht e çmendur ishte bota kur i mungonin këta
heronj (Van Doren 1991: 151).
Servantesi vdiq më 23 prill 1616. Po atë ditë u shua
në Angli gjeniu tjetër i Rilindjes, Shekspiri. Në nderim
të këtyre dy emrave madhorë të krejt letërsisë botërore,
kjo datë është konsideruar epilog i periudhës së Rilindjes
Europiane.

217
TARIFA - LANI - SHATRO

218
RILINDJA E EUROPËS

uilliam shekspir
Çfarë vepër është njeriu! Sa bujar nga asyeja!
Sa i pakufijshëm nga zotësitë!
Nga shtati dhe nga lëvizjet,
sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm!
Nga veprimi si engjëll!
Nga kuptimi si perëndi!

Hamleti

P as katër shekujsh studimi dhe admirimi të artit


letrar të Rilindjes Europiane, studiuesit kanë ardhur në
përfundimin, tashmë të pranuar botërisht, se njëri nga
kulmet e kësaj letërsie ka qenë Servantesi, në Spanjë,
dhe tjetri, Shekspiri, në Angli.
Bardi i Avonit, është emri me të cilin njihet Shek-
spiri, autori që çmohet si poeti kombëtar i Anglisë dhe
si dramaturgu më i madh i të gjitha kohëve. Ai mishëroi
idealet e Rilindjes në një nga mënyrat më domethënëse
dhe u hapi rrugën interpretimeve të pafundme të tekstit
letrar dhe analizave të historisë së ideve. Aq i madh ka
qenë ndikimi i tij në të gjithë brezat e mëvonshëm, saqë
T.S. Eliot shprehej se, çdo libër i shkruar për Shekspirin
pasqyron më fort shkrimtarin sesa vet veprën e tij (Sey-
mour-Smith 1998:195). Nga ana tjetër, “nëse dramat e

219
TARIFA - LANI - SHATRO

Shekspirit nuk do të kishin ekzistuar, ne nuk do të dinim


kurrë se sa e mrekullueshme mund të jetë në fakt drama.
Për më tepër, ne nuk do të dinim sa thellë brenda shpirtit
njerëzor mund të depërtojë vet letërsia” (Van Doren
1991: 146).
Shekspiri lindi në Stratford-mbi-Avon, në vitin 1564.
Kjo ishte koha kur, gjatë mbretërimit të Mbretëreshës
Elizabetë, Rilindja në Angli kishte arritur kulmin e
zhvillimit të saj. Letërsia e Rilindjes gjeti në Angli disa
nga përfaqësuesit më të shquar të saj, të cilët më vonë
do të bëheshin pjesë e panteonit të letërsisë botërore si,
Marlou, Uebster, Xhonson (nga dramaturgët), Spenser,
Sidnei, Don, Milton (ndër poetët) dhe Bekon, Neish
dhe Brouni në prozë. Në një kohë të tillë të lavdishme
mes këtyre emrave të shquar dhe mbi të gjithë ata,
¯¯
në atë kohë dhe më vonë shkëlqen emri i Shekspirit.
¯¯
Për jetën e tij, mjerisht, nuk dihet shumë. Ndoshta
edhe për këtë shkak, nuk kanë munguar supozime dhe
hipoteza nga më të ndryshmet rreth besimit të tij fetar,
orientimit të tij seksual, autorësisë së vërtetë të veprave
që i atribuohen atij etj. Madje, edhe për datën e lindjes
së tij vetëm hamendësohet, nisur nga e vetmja e dhënë
e sigurt, e cila është data e pagëzimit, 26 prill 1564.
Shumica e biografëve të Shekspirit mendojnë se ai u
shkollua në King’s New School, në Stratford, dhe besoj-
në se aty studioi gramatikën latine dhe klasikët. Në
moshën 18-vjeçare u martua me 26-vjeçaren Ana He-
thuej, me të cilën pati tre femijë.

220
RILINDJA E EUROPËS

Shekspiri ishte dramaturg, aktor dhe poet dhe, pa


dyshim, një gjeni i mendimit dhe i artit letrar. Për fatin
e tij të mirë, Shekspiri njohu admirim dhe vlerësim
për veprën e vet letrare dhe teatrore që kur ishte gjallë.
Sidoqoftë, ishin shekujt e mëvonshëm ata që do ta rizbu-
lonin në mënyrë befasuese gjeninë artistike dhe men-
dimin e thellë të veprës së tij.
Që nga viti 1584, Shekspiri punoi për një kohë të
gjatë në Teatrin Kompania e Lordit Çambërlein (Lord Cham-
berlain‘s Company), e cila më vonë u njoh si teatri Burrat
e Mbretit (King’s Men). Jeta e tij për shumë vjet u nda në
mes Stratfordit dhe Londrës. Sado e pabesueshme mund
të duket, krijimtaria e tij artistike gjeniale nuk ishte fryt
i një jete të mbushur me udhëtime, siç ishte rasti i
Servantesit, bashkëndarësit me të të fronit si mbretër
të Rilindjes. Madje edhe nga trashëgimia letrare euro-
piane, Shekspiri njihte shumë pak. Ai thuajse nuk i njihte
tragjedianët e Greqisë së Lashtë dhe, ndonëse ishte ai
që e krijoi dramaturgjinë angleze, gjithçka që njohu ishin
vetëm pak vepra të Senekës, të Plautit apo të Terencit
(Van Doren 1991: 146).
Që në hyrje të këtij libri saktësuam se arti i Rilindjes
nisi të orientohej nga realizmi. Vepra letrare e Shekspirit
prezantoi në letërsi pikërisht një realizëm psikologjik
dhe një thellësi të jashtëzakonshme të dramës, duke
krijuar me qindra karaktere unike, për të treguar
diversitetin, por edhe papërsëritshmërinë e qenies
njerëzore. Njeriu, në mënyrën si e vlerëson dhe e paraqet

221
TARIFA - LANI - SHATRO

atë Shekspiri, është kaq i vërtetë dhe i besueshëm, sa


edhe 400 vjet pas krijimit të kryeveprave të tij, njeriu
modern identifikohet me dashuritë, idealet, dështimet
dhe dilemat ekzistenciale të karaktereve shekspiriane.
Kjo vjen, ndoshta, për shkak se subjekti i Shekspirit
ishte ajo që filozofi dhe romancieri i shquar spanjoll,
Migel de Unamuno, e ka quajtur Intrahistoria, pra tërësia
e pashkruar e traditave, e shprehjeve, e këngëve, e
ngjarjeve dhe e njerëzve që historianët profesionistë i
shohin me dyshim, në mos edhe me përçmim. Këtu e
gjente Shekspiri “lëndën e parë” dhe, siç besohet, ai ka
qenë një filozof i vetëdijshëm, i cili i planifikoi dhe i
hartoi me kujdes veprat e tij, me të vetmin synim që të
shpërfaqte në to kuptimin e jetës (Seymour-Smith 1998:
197-198).
Shekspiri ishte humanist i mirëfilltë që besonte dhe
shprehte integritetin e personalitetit njerëzor përkundër
konformizmit dhe tjetërsimit të vetvetes. Në mënyrën
më sintetike ai e shprehu këtë në një nga citimet më të
famshme prej veprës së tij, tek Hamleti: “Ji i vërtetë ndaj
vetvetes!”. Shekspiri theksonte rëndësinë e arsyes, të
individualitetit dhe të ndjenjës njerëzore. Përvoja kon-
krete e jetës në të gjitha përmasat e saj brenda vetë
¯¯
individit njerëzor si edhe në marrëdhëniet e tij me botën
bëhen ndjesia dhe realiteti më i dallueshëm i veprës
¯¯
së tij. Ai mendonte njëherësh për individin dhe për njerë-
zimin si i tërë.
Tek personazhet shekspiriane janë zgjedhjet vetjake

222
RILINDJA E EUROPËS

dhe morale ato që përcaktojnë fatin e tyre më shumë


sesa besimet fetare apo forcat mistike. Vepra e Sheks-
pirit është e pasur me mendime që binin ndesh me botë-
kuptimin fetar dhe filozofinë skolastike të Mesjetës. Kjo
duket veçanërisht në konceptimin e tij mbi jetën, të
cilën e trajton jo thjesht si një parapërgatitje për pas-
vdekjen, por si një realitet përmes të cilit njeriu bëhet i
pranishëm ndaj vetes dhe të tjerëve duke patur integritet
si qenie unike. Ndërkaq, në veprat e tij bien në sy edhe
aspekte hedonistike të jetës si pjesë e natyrshme e saj
dhe, madje shpesh, nga personazhet që përfaqësojnë
këtë vitalitet tërheqës kaq vite dritë larg asketizmit
¯¯
mesjetar dalin shpoti të ndryshme drejtuar karakte-
¯¯
reve puritaniste e fanatike, të cilat ngjasojnë me trajta
të ngurta dhe të pajeta të njerëzve (kujtojmë komedinë
Nata e dymbëdhjetë). Sidoqoftë, kjo nuk ndikon aspak në
admirimin e plotë të virtytit njerëzor, madje, përkund-
razi, kështu na jepet një konceptim më i gjerë i vlerave
të jetës dhe të njeriut.
Një pikëpamje po aq të pazakontë gjejmë tek Sheks-
piri për vdekjen. Ajo jepet shpesh si fundi i gjithçkaje,
si rënie në gjumin dhe në thellësinë e padukshme,
ndërkohë që, sipas frymës fetare të Mesjetës, nuk mund
të vihej kurrsesi në diskutim se vdekja është porta e
vetme për të kaluar në përjetësinë e parashikuar në
Shkrimet e Shenjta. I njëjti devijim bie në sy në optikën
e shikimit të vetëvrasjes, fenomen i cili konsiderohet
mëkat nga feja e krishterë. Shpesh herë, Shekspiri jo

223
TARIFA - LANI - SHATRO

vetëm shpreh keqardhje për heronjtë e tij të vetvrarë, si


Ofelia, Otelloja, Kleopatra, Mark Antoni etj, por jepet
më shumë në shkaqet që e shtyjnë njeriun drejt mohimit
të jetës së tij.
Njeriu tek Shekspiri është një qenie që të fton ta
kuptosh dhe ta njohësh, jo ta etiketosh dhe kategori-
zosh në njësitë e njohura deri atëherë dhe që kryesisht i
përgjigjeshin botëkuptimit të ngurtë mesjetar. Jo pak
herë vërehet tek ai prirja ndaj vullnetit të lirë, më shumë
sesa ndaj fatalizmit dhe forcave paracaktuese që
determinojnë jetën e njeriut. Katër tragjeditë e tij më të
mira Hamleti, Otelloja, Makbethi dhe Mbreti Lir
¯¯ ¯¯
përmbajnë një analizë psikologjike mjeshtërore të la-
birinteve të shpirtit njerëzor në veprim. Në to tregohet
se si zhvillimi i personalitetit dhe i psikologjisë së njeriut
mund të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në
shkatërrimin e vetes dhe të tjetrit. Fajet dhe zgjedhjet
njerëzore, duke i dhënë qoftë edhe drejtim të tillë tragjik
fatit të individit, bëhen faktori bazë përcaktues dhe
ndikojnë për të kuptuar shpirtin, moralin dhe karakterin
e tij.
Temat që trajtoi Shekspiri në veprën e tij janë dashu-
ria (e vështruar qoftë në fuqinë dhe brendinë e saj tra-
gjike, qoftë në planin gazmor dhe komik), xhelozia,
shprishja seksuale, mizantropia dhe refuzimi ose
përbuzja e botës, çmenduaria, pushteti i parasë, besimi
në të ardhmen dhe në forcën e kohës për të përmirësuar
mbresat e dhimbshme të së shkuarës etj. Ai nuk i fshihte

224
RILINDJA E EUROPËS

aspak të metat e njeriut, sepse pikërisht të metat janë


pjesë e asaj që e bëjnë njeriun të jetë vetvetja dhe i
çmuar.
Krijimtaria e Shekspirit përbëhet nga 38 pjesë teat-
rore, prej të cilave 17 janë komedi, 11 janë tragjedi dhe
10 janë pjesë dramatike me temë historike. Përveç tyre,
në fondin e veprave të tij bëjnë pjesë edhe 154 sonete
dhe disa poema heroiko-narrative. Nisur nga madhështia
e tragjedive të Shekspirit, shpesh harrohet se komeditë
e tij janë po aq gjeniale. Madje, edhe nëse Shekspiri do
kishte shkruar vetëm 154 sonetet e tij dhe asgjë tjetër,
ai përsëri do të ishte një korife i padiskutueshëm i
letërsisë botërore. Gjenia e Shekspirit është unike si në
tragjeditë që ai shkroi, ashtu edhe në komeditë e tij,
madje ajo shfaqet edhe në mënyrën se si ai i mpleks të
dyja këto zhanre. Dramaturgu i madh përdorte komedinë
për të nxjerrë në pah tragjiken dhe tragjedinë për të
evidentuar më mire planin komik, sepse edhe vet jeta
bën të njëjtën gjë, pa anuar kurrë plotësisht në njërin
apo tjetrin krah (Van Doren 1991). Këto janë përmasat
e një gjeniu të tillë të Rilindjes, por që u përket të gjitha
kohëve.
Ndikimi i Shekspirit ka qenë i dukshëm në shkrimtarë
mjaft të shquar të shekujve të mëvonshëm si, Hardi,
Dikens, Folkner, Melvil etj. Por mbresa e një krijimtarie
të tillë ka qenë e rëndësishme edhe në veprën e artistëve
dhe studiuesve të tjerë si, Xhuzepe Verdi, i cili me
subjektet e Shekspirit, krijoi operat Otello dhe Falstaf,

225
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe ka qenë frymëzim për shumë piktorë të romantizmit.


Autorë të ndryshëm janë përpjekur të studiojnë brendinë
dhe mendimin e veprës së Shekspirit, sidomos të Ham-
letit. Mes tyre përmendim Hegelin, Kollrixhin, Lakanin,
Derridan, Benjaminin, Niçen, Frojdin etj. Shekspiri
është, ndoshta, autori, veprat e të cilit janë vënë në skenë
më shumë se veprat e çdo autori tjetër në historinë e
artit letrar dhe të teatrit. Tragjedia e tij më përfaqësuese
dhe më e studiuar mbetet Hamleti. Në të gjejmë tra-
gjedinë e mendimit dhe kompleksitetin e njeriut, veç të
tjerash, melankolik. Në asnjë vepër të shkruar ndonjë-
herë nuk i jepet kaq shumë hapësirë mendimit, analizës
individuale të fakteve dhe vullnetit njerëzor dhe nuk
zbulohet kaq qartë komlpeksiteti i njeriut.
Një linjë reale mbi të cilën është mbështetur në
formulimin e konceptitit të tij për Hamletin, Shekspiri
mendohet se e ka gjetur tek bashkëkohësi i tij i famshëm,
Mishel de Montenj. Shekspiri i prozës në letërsinë e
Rilindjes Europiane është padyshim Montenji. Ishte
pikërisht ky i fundit që solli modelin e pasqyrimit të
lexuesit tek vetëpotretizimi i autorit. Montenji krijoi
esenë, si zhanër mes veprës letrare dhe studimit, dhe
zgjeroi gamën e temave në letërsi duke u bërë i pari që
lëvroi temën e mërzisë, të frikës prej saj dhe të mendimit
skeptik. Shekspiri patjetër i kishte lexuar Esetë e Mon-
tenjit, të cilat më 1603 u përkthyen në anglisht. Ndonjë
autor mendojn se, madje edhe vetë Hamleti është pikë-
risht pasqyrë e Montenjit, jo si person, por si botëkuptim

226
RILINDJA E EUROPËS

dhe si më-nyrë arsyetimi (Seymour-Smith 1998: 177).


Hamleti jeton dhe për këtë arsye edhe mund të
¯¯
receptohet brenda një bote idesh. Në pamje të parë
¯¯
na paraqitet një ngjarje, në të cilën hapat që duhet të
ndërmarrë protagonisti janë të qarta. Noli i shpreh
kështu në Introduktën e tij:

Detyra e princ Hamletit është e shkoqur: pas zako-nit


medieval, ka detyrë t’ia marrë gjakun t’et, të vrarë me
të pabesë; pas nderit, ka detyrë ta shkëpusë të ëmën
nga krahët e atij që i vrau të shoqin e parë; pas kanunit
të shtetit, si Princ trashëgimtar dhe si mbret legjitim i
Danimarkës ka detyrë të ndëshkojë një krim të poshtër
dhe të hipë mbi fronin atëror, që i përket dhe që ia ka
rrëmbyer një uzurpator; pas ligjit natyral të vetëmbroj-
tjes ka të drejtë të spastrojë atë që i zë pusi ta vrasë
edhe atë vet si të atin; pas ndërgjegjes, ka të drejtë dhe
detyrë të çlirojë vendin e tij nga një tiran gjakatar.

Shekspiri i madh na jep një model radikalisht të ndry-


shëm të letërsisë, sepse na ofron një spektër tërësisht të
ri të të parit të një ngjarjeje, në dukje të parashikueshme.
Hakmarrja tek Hamleti, ndryshe nga sa ka ndodhur me
personazhe te tjera, si për shembull në epose, përdoret
tashmë si një mjet jo për të kryer gjakderdhjen, por për
t’i dhënë rrugë krijimit të një heroi tërësisht të ri në
letërsi, i cili i përgjigjet një konceptimi të ndryshëm për
njeriun në tërësi.
Në rastin e Hamletit, njeriu i gjendur në rrethanën e

227
TARIFA - LANI - SHATRO

të qenit i rrezikuar dhe i tradhtuar mund të zgjedhë të


zbatojë kodin e Mesjetës dhe të hakmerret, të veprojë
nga pozitat e tij si bir, si njeri, si mbret dhe të dëgjojë
ndërgjegjen e tij. Shekspiri ka zgjedhur të mos ndërtojë
një epos kalorsiak, në të cilin njeriu mbetet një personazh
i Mesjetës, i cili ndjek zakonet, kodet dhe sjelljen që
diktohet prej tyre. Hamleti është mishëruesi i qenies
njerëzore jashtë deformimeve, thjeshtimeve dhe shpër-
fytyrimit të njeriut mesjetar. Ai është pre e stuhive të
brendshme, plot dyshime dhe drama, të cilat kanë së
fundmi një rezultat tragjik. Hamleti ka një arsim të
shkëlqyer që e ka përgatitur të kërkojë pse-të e gjithçkaje
rreth tij. Jo rastësisht Shekspiri e bëri Princin e Dani-
markës student të filozofisë, të letërsisë dhe të artit në
Universitetin e Vitenbergut. Ai nuk është mësuar t’i
marrë gjërat të mirëqena dhe të besojë diçka vetëm pse
ajo është shpallur si e vërtetë. Rrjedhimisht, Hamleti
mishëron një mendim të ri dhe një estetikë të re, pra një
substrat mbi të cilin ngrihet një perspektivë e ndryshme
për të kuptuar jetën dhe njeriun. Tek Hamleti, Shekspiri
shpreh dëshpërimin e shpërbërjes së çdo hierarkie vler-
ash ku etika riformulohet mbi parime të pushtetit, të
pasurisë dhe të krimit. Shpërbërja është gjendja aktuale
e botës. Në monologun e famshëm të Hamletit, mendimi
shekspirian arrin majat më të habit-shme të të gjithë
Rilindjes dhe të letërisë botërore në tërësi. Në të, arsyeja
njerëzore sfidon kufijtë e paprekur të kuptimit të jetës,
të vdekjes, të vetëvrasjes, të vitytit, të moralit shoqëror.

228
RILINDJA E EUROPËS

Vetëm ringjallja shpirtërore mund të prekte të tilla te-


rrene të pashkelura. Nëse më parë jeta konceptohej si
dhuratë hyjnore, Shekspiri, për të parën herë, shtron
befasueshëm pyetjen, ose dilemën e njeriut të të gjitha
kohëve: Të rrosh a të mos rrosh? Vetë Shekspiri, pa asnjë
dyshim, zgjedh jetën, madje kërkon shkaqet pse duhet
jetuar dhe qëllimin e jetës. Për të parën herë në letërsi
shtjellohet koncepti i dilemës, madje i dilemës si gjendje
ekzistenciale. Ky është më tepër se një shndërrim rrë-
njësor, është fillimi i modernitetit dhe i zbulimit të
individit si i tillë.
Dilemat dhe vonesa e Hamletit për të vepruar, që
është edhe përbërësi më delikat dhe më i ndërlikuar i
tragjedisë, përherë ka tërhequr vëmendjen e kritikëve
letrarë. Hamleti është përllogaritësi i përpiktë, gjakftohtë
dhe që i beson çdo prove në hapat që ndërmerr. Madje,
në përpikmërinë dhe ftohtësinë e tij të veprimit, Hamleti
të kujton diçka prej mbinjeriut niçean, i cili është i
zhveshur nga ndjenjat dhe ruan vetëm objektivin e
kthjellët dhe të pakundërshtueshëm. Por Shekspiri thotë
se fataliteti dhe, bashkë me të, thelbi njerëzor i Hamletit
qëndon në mendimin e tij. Ai është njeriu introvert që
gjurmon arsyen dhe shkakun e fshehur pas gjithçkaje.
Ai është shpirti kërkues dhe i paepur i njeriut rilindas
që nuk pranonte asnjë kompromis dhe që idealin e tij e
ballafaqoi, pavarësisht çmimit, me arsyen dhe me botën
e paarsyeshme. E tërë bota, të gjitha shkaqet dhe të
gjitha pasojat gjenden brenda tij. Arsyeja bëhet gjyqtari

229
TARIFA - LANI - SHATRO

i çdo gjëje.
Shekspiri zgjodhi të na paraqesë jo veprimet në të
cilat mund të pëfshihen triumfi apo tragjizmi i një
njeriu që ka të gjitha të drejtat e mundshme, sipas
çdo ligji tokësor apo qiellor për t’u hakmarrë. Në
¯¯ ¯¯
vend të veprimit, Shekspiri zgjedh mosveprimin, duke
na bërë të shohim të padukshmen, pra jo bëmat e
njeriut, por njeriun vet. Për Shekspirin, njeriu është, para
së gjithash, mendim, arsye që rreket të kuptojë misterin
e vetvetes dhe të ekzistencës së tij, për t’i gjetur kështu
një kuptim jetës dhe qenies së tij. Në një odise të tillë,
Hamleti vëren përçudnimin e realitetit rreth tij dhe
mënyrën se si njeriu bëhet pjesë e tij, madje edhe e
shndërron në të tillë.
Në trajtesat e tij mbi estetikën Hegeli i referohet
Hamletit pikërisht duke nënvizuar faktin që kjo është
një tragjedi moderne, në të cilën, ndryshe nga ç’ndodh
tek Oresti i antikitetit grek, forcë drejtuese është vet
njeriu dhe jo një pushtet i jashtëm, hyjnor. Për këtë arsye
kjo vepër bëhet shprehje e lëvizjes së njeriut në kahun
e drejtuar përbrenda vetvetes, drejt vetrealizimit dhe
vetnjohjes. Kjo është një lëvizje dialektike e ndërgjegjes,
por edhe e shpirtit njerëzor.
Personazhet shekspiriane e vuajnë peshën e fakteve
dhe të rrethanave më të mëdha se ata vet, por asnjë
faktor i mbinatyrshëm nuk determinon rrjedhën e tyre,
përveçse veprimet e vet personazheve. Madje, edhe tek
Makbethi, ku Shekspiri përfshin në veprim një element

230
RILINDJA E EUROPËS

të fortë mistik, siç është prania e tri magjistricave, ato


janë shtysa të asaj substance shkatërruese që tashmë
ekzistonte tek Mbreti Makbeth ambicja dhe etja e
¯¯
tij për lavdi dhe pushtet. Faktorët e jashtëm socialë,
familjarë, politikë, kulturorë dhe ata të brendshëm që
lidhen me personalitetin, ose me prirjen medituese,
përbëjnë kontekstin në të cilin njeriu vepron.
Para se të veprohet, Shekspiri tregon se duhet njohur
arsyeja e veprimit dhe pasoja e tij. Motivimi, personali-
teti dhe natyra e individit janë ato që përcaktojnë të
vërtetën e tij finale. Po në të njëjtën mënyrë, Shekspiri
ka parashtruar dramën tragjike dhe të pakthyeshme të
njeriut në raport me pushtetin. Makbethi është tmerri i
rënies së pandalshme të individit në etjen e tij për push-
tet. Ky është një proces, në të cilin njeriu mundet të
ecë në dy kahe të ndryshme, sipas modelit të secilit prej
dy personazheve kryesore të tragjedisë, Mbretit Mak-
beth dhe Zonjës Makbeth. Duke ndjekur linjën e
Makbethit, bëhet kalimi nga një njeri obsesiv, halucinant
dhe i pazoti të kryejë krimin deri në fund, tek një dik-
tator dhe tiran monstruoz, që ka humbur çdo vlerë
njerëzore dhe është denatyruar deri në mosnjohje. Por
mund të ecet edhe në modelin e Zonjës Makbeth, e cila
kalon nga etja e pangopur për kurorën, nga gatishmëria
e plotë dhe gjakftohtësia e frikshme për ta arritur qëlli-
min përmes çdo mjeti dhe krimi, në gjyqin e ndërgjegjes
dhe vetëdënim me psikoza të çmendurisë dhe vetvrasje.
Testi i pushtetit dhe i pasurisë janë ndër më të

231
TARIFA - LANI - SHATRO

përshtatshmit për të njohur njeriun përtej dukjes së tij


dhe janë gracka ku shumica e njerëzve dështojnë. Po e
njëjta gjë vlen për komplotin politik dhe intrigat që
shpërbëjnë dinastitë dhe denatyrojnë individët, çka
është pjesë e pandarë e dramave me temë historike të
Shekspirit. Mbreti Lir prek një temë që shekuj më
vonë do rimerrej edhe nga të tjerë autorë dhe në një
kontekst shoqëror të ndryshëm, sidomos në realizmin
klasik: familja përballë etjes për pushtet dhe pasuri. Siç
duket, njësia bazë e shoqërisë familja nuk është
¯¯ ¯¯
aspak e imunizuar ndaj urisë për pushtet. Në një realitet
të tillë, njeriu vetshkatërrohet për shkak të gjykimeve
të tij të gabuara dhe marrëzisë së madhështisë. Të gjitha
tragjeditë e mëdha të Shekspirit janë në fakt tragjedi e
familjes si e tillë. Por, në këtë mënyrë, ai krijon edhe
hapësirën për të njohur prapaskenën që do t’u shërbejë
shfaqjeve të ardhshme të jetës njerëzore, nëse i përmba-
hemi shprehjes së famshme të Shekspirit, se jeta është
vetëm një skenë ku të gjithë jemi aktorë.
Një meritë e jashtëzakonshme e Shekspirit është kon-
tributi i tij themelor në krijimin e një gjuhe, e cila të
ishte në gjendje të mbartte kryevepra letrare. Të njëjtën
sfidë kishte përballuar me sukses Montenji për gjuhën
frënge, Dante, Pertarka dhe Bokaçio për gjuhën italiane,
Gëte dhe Lesingu për gjermanishten dhe Servantesi i
madh për gjuhën spanjolle. Por Shekspiri ndoshta dallon
mbi ata të gjithë, sepse anglishtja pothuaj as që ekziston-
te përpara se të shkruheshin veprat e tij më të hershme.

232
RILINDJA E EUROPËS

Uilliam Shekspir lindi në vitin kur ndërroi jetë Mike-


lanxheloja dhe vdiq në vitin 1616, njëkohësiht me Ser-
vantesin dhe po atë vit kur Galileo doli përpara gjyqit
të Inkuizicionit. Rilindja ishte ajo çka i bashkoi të gjithë
këta gjeni, të cilët provuan katërcipërisht mahnitjen filo-
zofike të shprehur nga vet Shekspiri: Çfarë vepre është
njeriu!

233
TARIFA - LANI - SHATRO

234
RILINDJA E EUROPËS

frensis bekon
Të njohim ligjet e natyrës dhe të bëhemi zotër të saj.

A tmosfera ringjallëse dhe entuziazmi që kishin


sjellë zbulimet e mëdha shkencore të shekullit të 16-të,
tashmë sundonin mbarë Europën. Kështjella e obsku-
rantizmit mesjetar sulmohej nga të gjitha anët. Pas godit-
jeve të rënda që kishte marrë filozofia skolastike, dukej
se ajo nuk do ta ruante dot edhe për shumë kohë auto-
ritetin e saj. Dhe ja, një tjetër personalitet i shquar i dha
asaj grushtin dërrmues. Ky ishte Frensis Bekon.
Bekoni lindi në Londër, më 22 janar 1561 tre
¯¯
vjet para Galileit dhe shtatë vjet para Kampanelës
¯¯
në familjen e një nëpunësi të lartë. I jati i tij, në kohën e
Mbretëreshës Elizabetë, arriti të mbante për njëzet
vjet me radhë detyrën e Lordit Ruajtës të Vulës së
Madhe Mbretërore. Kur ishte 12 vjeç, Bekoni u
dërgua, së bashku me vëllanë e tij më të madh, të studi-
onte në Kolegjin e Trinitetit (Trinity College) në Kemb-
rixh. Këtu, ai u takua për të parën herë me Mbretëreshën
e Anglisë, e cila u impresionua nga intelekti i shkëlqyer
i djaloshit Bekon dhe nisi ta quajë atë “Mbajtësi i Ri i
Vulës” [Mbretërore]. Tre vjet më vonë, i pakënaqur nga

235
TARIFA - LANI - SHATRO

tekstet dhe metodat që i ofronte shkolla dhe, sidomos,


nga kulti i Aristotelit, të cilin ai e quante “diktator” dhe
ndaj të cilit, qysh në atë moshë, iu kultivua një antipati
dhe armiqësi e theksuar, Bekoni u largua nga kolegji
me bindjen tashmë të rrënjosur thellë se filozofia duhej
të hiqte dorë nga diskutimet skolastike dhe të hynte në
një rrugë më pjellore, për t’u treguar brezave të ardhshëm
se si “t’i zgjidhin vështirësitë dhe si t’i kapërcejnë
vobektësitë njerëzore”.
Në moshën 16 vjeç Bekonit iu ofrua detyra e sekre-
tarit pranë ambasadorit britanik në Paris, të cilën ai e
pranoi dhe e mbajti për tre vjet. Me këtë vendim, Beko-
ni, i cili më parë i kishte hyrë rrugës së filozofisë, do të
hidhej në sferën e politikës për gati dy të tretat e jetës
së tij. Në Francë, Bekoni u njoh me Mishel de Monte-
njin, shkrimtarin e shquar humanist të kohës, Esetë e të
cilit ushtruan një ndikim jo të vogël në krijimtarinë e tij
letrare të mëvonshme. Përveç gjuhëve klasike, Bekoni
zotëronte mirë frëngjishten dhe italishten. Ai udhëtoi
në Francë, në Spanjë dhe në Itali. Në Itali ai u njoh me
filozofin materialist Bernardino Telezio dhe, nëpërmjet
tij, me veprën e Xhordano Brunos.
Në vitin 1580 Bekoni u kthye në Angli, ku u diplomua
në drejtësi. Më pas, në gjurmët e të jatit, madje duke e
lënë në hije emrin e tij, Bekoni bëri një karrierë të suk-
sesshme politike. Ishte vetëm 21 vjeç (më 1582) kur u
bë anëtar i parlamentit anglez, në të cilin, paskëtaj, u
rizgjodh për 36 vjet me radhë, si përfaqësues i rajoneve

236
RILINDJA E EUROPËS

të ndryshme të Anglisë. Në këtë cilësi, Bekoni do i


çudiste të gjithë me elokuencën e tij të përkryer. Poeti
dhe dramaturgu i shquar i kohës, Ben Xhonson, i cili
ishte bashkëkohës i Shekspirit dhe i Bekonit, shkruante
për këtë të fundit se shqetësimi i çdo njeriu që e dëgjonte
atë të fliste ishte se ligjërata e tij do të kishte një fund.
Biografi i Bekonit, Dejvid Malet, e ka përshkruar me
këto fjalë elokuencën e filozofit: “Në një bashkëbisedim,
ai mund të merrte përsipër rolin e personazheve nga më
të ndryshmet dhe të fliste me gjuhën e secilit prej tyre
në një mënyrë që ishte e lehtë dhe krejt e natyrshme për
të”.
Me ardhjen e Mbretit Xhejms VI në krye të fronit
mbretëror të Anglisë, më 1603, u duk se Bekoni do të
kishte një karrierë politike edhe më të suksesshme. Në
parlamentin e ri të Mbretit Xhejms, Bekoni u emërua
Komisioner për Unionin me Skocinë. Më vonë, më
1613, ai u bë Prokuror i Përgjithshëm dhe, më 1617,
mori postin e Lordit Ruajtës të Vulës së Madhe Mbre-
tërore, të cilin dikur e kishte mbajtur i ati i tij. Sukseset
e njëpasnjëshme në karrierën e tij politike u kurorëzuan
në vitin 1618, kur Bekoni, ashtu si Tomas Mor një she-
kull më parë, u ngjit në postin e Lordit Kancelar të
Anglisë.
Gjatë tërë karrierës së tij politike, sidomos kur ishte
në kulmin e pushtetit dhe të lavdisë së tij, Bekoni ka
qenë i rrethuar nga ambicjet dhe zilia e kundërshtarëve
të tij të shumtë, jo thjesht për shkak të karakterit të tij,

237
TARIFA - LANI - SHATRO

siç është komentuar shpesh, por kryesisht për shkak të


cilësive, të bindjeve dhe të veprimtarisë së tij politike.
Sa ishte e shpejtë ngjitja e tij në pozitën më të lartë
të shtetit, aq edhe ishte e papritur dhe drastike rënia e
tij, 3 vjet më vonë, kur, i akuzuar për korrupsion dhe
rryshfet, ai u hoq nga posti i kryeministrit, u arrestua
dhe u dënua me një gjobë të rëndë dhe me burgim. Nuk
e kreu dënimin sepse u fal nga mbreti por, sidoqoftë,
tashmë, karriera politike për Bekonin ishte diçka që i
përkiste së kaluarës. Edhe pse mbreti e ftoi përsëri të
kthehej në pallat dhe në parlament, Bekoni nuk pranoi.
Pesë-gjashtë vitet e fundit të jetës së tij ai ua kushtoi
tërësisht studimeve dhe hartimit të veprave të tij, duke
u shquar për një zell dhe pasion të jashtëzakonshëm.
Qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të, kur u
shpreh për të parën herë por veçanërisht në sheku-
¯¯
llin e 19-të, kur shpërtheu “herezia bekoniane” është
¯¯
shkruar dhe diskutuar shumë mbi hamendjen se gjoja
Frensis Bekon është autori i vërtetë i kryeveprave të
letërsisë botërore, të cilat ia atribuojmë emrit të Sheks-
pirit. Një hamendje e tillë është provuar të jetë krejt e
pavërtetë. Megjithatë, mund të thuhet se vetë Frensis
Bekon, si karakter dhe si personalitet historik, është
një personazh i vërtetë tragjedish shekspiriane. Të njëjtat
virtyte dhe të njëjtat dobësi që i gjejmë si motive nxitëse
në personazhet e tragjedive historike të Shekspirit ishin,
gjithashtu, shkaqe të suksesit dhe të rënies tragjike të
Bekonit.

238
RILINDJA E EUROPËS

Ka të ngjarë që hamendja, e cila ia atribuon Bekonit


tragjeditë e famshme të Shekspirit, të ketë marrë shkas
nga forca dhe eleganca e stilit të tij, me të cilin Bekoni,
siç është vlerësuar nga kritika, i ka lënë letërsisë brita-
nike dhe asaj botërore faqe po aq të shkëlqyera në prozë
sa edhe Shekspiri në vargjet e tij (Durant 1926). Poeti i
njohur Aleksandër Smith ka vënë në dukje se “Bekoni
i ka shkruar esetë e tij me penën e Shekspirit” (cituar
në Donnelly 2002 [1888]: 483), ndërsa Fulton Anderson
(1962) shkruan se “veprat e Shekspirit nuk janë në stilin
me të cilin shkruante zakonisht Bekoni. Por nuk duhet
harruar”, shton ai, “se Bekoni mund të shkruante në
shumë stile të ndryshme nëse dëshironte”.
Edhe pse sot nuk ka dyshim se Shekspiri dhe Bekoni
kanë qenë dy individë të ndryshëm, mund të konside-
rohet i jashtëzakonshëm fakti që këta dy shkrimtarë
gjenialë i pari një poet filozof dhe i dyti një filozof
¯¯
poet, siç i quan ata William Hazlitt (1912) kanë jetuar
¯¯
në të njëjtën kohë.

Ekzistenca e njëkohëshme në Angli e [këtyre] dy


individëve të pajisur me më shumë talent dhe kualitete
intelektuale se çdo njeri tjetër në Angli apo në çdo
vend tjetër para dhe pas tyre, i impresionon [edhe sot]
vëzhguesit apo kritikët si një fenomen i pabesueshëm
dhe si një mrekulli....Gjithnjë më ka habitur fakti i jashtë-
zakonshëm si edhe problemi thuajse i pashpjegu-
¯¯
eshëm se si dy njerëzit më të mëdhenj të Anglisë
¯¯
jetuan në të njëjtën periudhë, pothuajse në të njëjtin

239
TARIFA - LANI - SHATRO

interval vitesh, jetuan përkrah njëri-tjetrit, ballë për ballë


dhe, megjithatë, kaq larg njëri-tjetrit saqë ishin të huaj
për njëri-tjetrin (Hazlitt 1912).

Poeti i njohur anglez Persi Shelli, nga ana e tij, në


fillim të shekullit të 19-të, e quante Bekonin “më të
madhin filozof-poet që nga koha e Platonit” (cituar
në Malone 1997). Mjeshtëria e rrallë e gjuhës dhe e
stilit me të cilin shkruante Bekoni spikasin veçanërisht
në Esetë (Essays) e tij, të shkruara gjatë viteve 1597-
1623, të cilat konsiderohen si shkrimet më të përsosu-
ra letrare e tij dhe më të lexuarat (Davies 1973). Ka au-
torë, të cilët mendojnë se edhe sikur Bekoni të mos ki-
shte shkruar asgjë tjetër veç Eseve të tij, ai përsëri do të
renditej ndër autorët më të mirë anglezë të shekullit të
17-të. Will Durant, në veprën e tij të njohur Historia e fi-
lozofisë, ka shkruar:

Nuk ka dyshim se Esetë [e Bekonit] duhen renditur


ndër ato pak libra që meritojnë të përtypen dhe të
treten. Rrallë do të gjeni kaq shumë ushqim, gatuar në
mënyrë kaq të admirueshme, në një pjatë kaq të vogël.
Bekoni....na ofron pasuri të pafundme në një frazë të
shkurtër; çdonjëra nga këto ese jep, në një ose në dy
faqe, nuancat e kulluara të një mendjeje mjeshtërore
mbi një çështje madhore të jetës.... Gjuha e tij në prozë
është po aq e shkëqyer sa edhe ajo e Shekspirit në
poezi. Stili i tij është i fortë si i Tacitit, por, sidoqoftë,
elegant; dhe, në fakt, një pjesë e koncizitetit të tij është

240
RILINDJA E EUROPËS

rezultat i mjeshtërisë me të cilën ai adapton idiomën


dhe frazën latine. Pasuria e metaforës së tij është tipike
elizabetjane dhe pasqyron shpirtin entuziast të Rilindjes
(Durant 1926).

Duke e çmuar lart përmbajtjen e ideve të Bekonit


dhe stilin me të cilin janë shtjelluar ato në veprat e tij,
shkencëtari i shquar Harvei është shprehur në atë
kohë se “Bekoni shkruan filozofi si një Lord Kancelar”.
Qysh në moshë të re, tek Frensis Bekoni ra në sy
pasioni për të mbledhur, përmes leximeve të shumta,
shprehje, proverba dhe anekdota, të cilat e ndihmuan
atë në përsosjen e stilit të tij letrar. Bekoni e lëvroi
gjerësisht gjuhën angleze në krijimet e tij. Shkrimtari
i njohur anglez i shekullit të 18-të, Samuel Xhonson,
në parathënien e fjalorit të gjuhës angleze botuar prej
tij në vitin 1755, ka shkruar se “edhe vetëm nga vepra
e Bekonit mund të hartohet një fjalor i gjuhës angleze”
(cituar në Boswell 1832, II: 130).
Sidoqoftë, pjesën më të madhe të veprave të tij
Bekoni i shkroi në latinisht. Kjo nuk ishte diçka e rastit,
por shpjegohet me dëshirën e Bekonit që veprat e tij të
lexoheshin dhe të zgjonin interes edhe jashtë Anglisë.
Ai besonte se idetë e tij do të kuptoheshin dhe vlerë-
soheshin më mirë në vendet e tjera të Europës sesa në
vendin e vet. E vetmja mënyrë për t’ia bërë ato të njohura
publikut të kulturuar europian ishte botimi i tyre në një
“gjuhë universale”, siç ishte në atë kohë latinishtja, gjuha

241
TARIFA - LANI - SHATRO

e përbashkët e komunitetit të humanistëve europianë.


Siç shprehej vetë Bekoni në një letër që i dërgonte
mbretit, “arsyeja pse i shkruaj veprat e mia në latinisht
është që ato të lexohen kudo”.
Si çdo personalitet i shquar, Frensis Bekon ishte
pjellë e kohës së vet. Ai ishte bashkëkohës i Brunos,
i Galileit dhe i frymës së re revolucionare që sollën
zbulimet e tyre në filozofi dhe në shkencë. Bekoni u
njoh nga afër dhe nxori përfundimet e duhura nga
zhvillimet ekonomike, teknike, shkencore dhe filozo-
fike që ishin kryer gjatë dy shekujve të fundit në Europë.
Por Bekoni jetoi gjithashtu në prag të tronditjeve revolu-
cionare që ndodhën në Angli në mesin e shekullit të
17-të. Si rezultat i përparimit të vrullshëm të forcave
prodhuese, çka po çonte gradualisht në zëvendësimin e
esnafëve me prodhimin manifaktural, filluan të lindnin
dhe të zhvilloheshin marrëdhëniet e tregut kapitalist,
të cilat i përshpejtoi më tej procesi i gardhimeve që u
krye në fshatin anglez. Ndryshimet e thella dhe origjinale
që po kryeshin në sferën e marrëdhënieve ekonomike e
shoqërore në Anglinë e kësaj kohe bënë që të rritej dhe
të fuqizohej një klasë e re, borgjezia industriale e treg-
tare. Me këtë klasë u lidh edhe një pjesë e fisnikërisë, të
ashtuquajturit fisnikë apo feudalë të rinj, të cilët, në
periudhën e akumulimit fillestar të kapitalit, ndoqën
politikën e gardhimeve duke i dëbuar me forcë fshatarët
nga tokat e tyre dhe duke i kthyer ato në kullota, kushtë-
zuar nga zhvillimi i industrisë së përpunimit të leshit

242
RILINDJA E EUROPËS

dhe të tekstileve.
Frensis Bekon do të shprehte në filozofinë e tij
interesat ekonomike dhe politike të borgjezisë, e cila,
duke qenë ende një klasë e dobët, nuk kishte ndër mend
dhe as ishte e vendosur ta shpinte deri në fund
¯¯ ¯¯
luftën kundër monarkisë dhe absolutizmit feudal, por
ishte e prirur për kompromis me pushtetin mbretëror.
Kjo arsye shpjegon edhe faktin përse filozofia e Bekonit
do të përmbante në vetvete lëkundje dhe inkosekuenca
të ndryshme (Farrington 1964). Këto lëkundje dhe in-
konsekuenca në botëkuptimin e Bekonit gjetën shpreh-
jen e tyre edhe në idealin e tij shoqëror, të cilin ai e
shpalli në një prej veprave të tij më të njohura, titulluar
Atlantida e re (The New Atlantis). Në këtë vepër, të cilën
Bekoni nisi ta shkruajë anglisht në vitet e fundit të jetës
së tij, më 1623, por e la të papërfunduar (ajo u botua
një vit para vdekjes së autorit), ai, ashtu si edhe Mori
dhe Kampanela, nëpërmjet përshkrimit të një ishulli të
imagjinuar, larg Anglisë, u përpoq të japë imazhin e një
shoqërie të re, më të mirë se ajo që ekzistonte në Anglinë
e kohës së tij. Por, në dallim nga Utopia e Morit dhe Qy-
teti i Diellit i Kampanelës, Atlantida e re do të përshkru-
ante një shoqëri të mbështetur në pronën private dhe,
si e tillë, një shoqëri të ndarë në klasa. Atlantida e re nuk
ishte një komunizëm utopik, ndonëse vetë përfytyrimi
i Bekonit për shoqërinë e ardhshme ishte utopik. Biografi
i parë i Bekonit, William Rauli, ka shkruar se Atlantida
e re shpreh në fakt idenë e Bekonit mbi organizimin ligjor

243
TARIFA - LANI - SHATRO

dhe politik të një komonuelthi ideal.


Në këtë shoqëri, Bekoni idealizonte rolin e shkencës
dhe të teknikës duke u atribuar atyre një rëndësi gati
vendimtare në jetën e shoqërisë dhe në arritjen e lum-
turisë së përgjithshme njerëzore. Ai, siç shkruajnë Will
dhe Ariel Durant (1968: 47), e shpalli shkencën si “fenë
e njeriut të ri të emancipuar”. Bekon besonte se të metat
e shoqërisë dhe plagët sociale të saj mund të elimi-
noheshin nëpërmjet zhvillimit të shkencave, të cilat e
rrisin shkallën e sundimit të njeriut mbi natyrën, si edhe
nëpërmjet përdorimit të metodave shkencore në orga-
nizimin dhe drejtimin e shoqërisë. Kjo frymë utopike
përshkon nga kreu në fund Atlantidën e re, në të cilën
Bekon përshkruan organizimin e jetës së një populli inte-
ligjent, i cili, falë diturive teknike të tij dhe zbulimeve
të bëra në shkenca, jetonte krejtësisht i lumtur në ishu-
llin e vet. Megjithëse Bekoni nuk e mohon ekzistencën
e klasave në Atlantidën e re, ai i fshin nga jeta e ishullit
konfliktet sociale si edhe nevojën e autoritetit shtetëror,
autoritet i cili, në ishullin ideal që ai përshkruan, u ishte
besuar 36 njerëzve të urtë.
Një vend qendror në Atlantidën e re zë përshkrimi i
Shtëpisë së Solomonit (e quajtur, gjithashtu, Kolegji i
Punëve të Gjashtë Ditëve), të cilën Bekoni e koncepton
si një institucion kërkimor të organizuar në mënyrë të
centralizuar, në të cilin ekipe studiuesish të trajnuar mirë
mbledhin dhe përpunojnë të dhëna, kryejnë ekspe-
rimente dhe (më e rëndësishmja, sipas Bekonit), apli-

244
RILINDJA E EUROPËS

kojnë dijen e fituar për të prodhuar “gjëra të përdorimit


praktik për jetën e njeriut”. Rezultatet e zbulimeve të
reja që kryejnë, njerëzit e këtij ishulli i ndajnë me popujt
e tjerë për të ndihmuar progresin e përgjithshëm teknik
dhe shkencor të njerëzimit.
Bekoni mendonte se zhvillimi dhe përsosja e shken-
cave vetvetiu do të shpinin në përsosjen e rendit shoqë-
ror ekzistues, duke u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve
sociale dhe duke rritur mirëqenien e të gjithë anëtarëve
të shoqërisë (Boguslaw 1965: 202). Është thënë se, në
Atlantidën e Re, Bekoni ka përshkruar, si të thuash, atë
çka do të bëhej Amerika në shekullin e 20-të --- një
“fabrikë ideale e shkencës” (ibid., 63).
Rëndësia historike e kësaj vepre të Bekonit, pava-
rësisht karakterit utopik të saj, ka qenë e jashtëzako-
nshme. Idetë e saj, veçanërisht ëndrra e Bekonit që filo-
zofët, shkencëtarët natyralistë dhe mendimtarë të tjerë
të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për zhvillimin e
pandërprerë të shkencës dhe të diturisë, u bënë
inspiruese për intelektualët anglezë të kohës së tij, të
cilët, më 1662, gjatë Luftës Civile në Angli, krijuan
Shoqërinë Mbretërore5 të Londrës një ndër të parat
¯¯
shoqata shkencore në histori. Filozofi anglez Xhozef
Glenvill shkruante në atë kohë se “Shtëpia e Solomonit
në Atlantidën e Re ishte një skemë profetike për krijimin
e Shoqërisë Mbretërore”. Vetë misioni i Shoqërisë
__________________

5
Royal Society of London for the Improvement of Natural
Knowledge.

245
TARIFA - LANI - SHATRO

Mbretërore ishte në thelb bekonian të mblidhte dhe


¯¯
të sistemonte të gjitha njohuritë e deriatëhershme mbi
natyrën, veçënërisht atë dije që mund të ishte e
dobishme për të mirën publike. Sidoqoftë, shumë shpejt,
misioni i kësaj shoqërie u bë që të shërbente si një qen-
dër kërkimore. Shoqata inkurajonte shkencëtarë dhe
studiues të huaj t’i dërgonin arritjet e studimeve të tyre
në Londër dhe, në vitin 1665, ajo filloi të botojë revistën
e saj Philosophical Transaction, e para revistë profesionale
shkencore në histori.
Ashtu si Da Vinçi, Galilei, Koperniku, Bruno, Harv-
ei, Neperi e të tjerë përfaqësues të shkëlqyer të Rilindjes
Europiane, Bekoni u përpoq t’i çlironte shkencat e
natyrës nga teologjia dhe t’i hapte rrugë zhvillimit të
lirë dhe të pavarur të tyre. Si edhe mendimtarë të tjerë
të kohës së vet, Bekoni nuk arriti ta përfundojë veprën
e tij, të cilën ai e konceptoi si një korpus voluminoz,
duke e titulluar atë Restaurimi i madh (Instauratio Magna).
Me këtë vepër, Bekoni synonte njëherësh të klasifikonte
dhe të organizonte dijen shkencore të akumuluar deri
atëherë, të përpunonte metodën e kërkimit shkencor,
të paraqiste të dhëna të mbledhura përmes vëzhgimeve
dhe shembuj të përdorimit të metodës së re induktive
si edhe të formulonte parimet e një filozofie të re të
mbështetur në rezultatet e vëzhgimeve dhe të kërkimit
shkencor.
Faqja e titullit të veprës Instauratio Magna përmbante
një gravurë, imazhi i së cilës pasqyron një anije që kalon

246
RILINDJA E EUROPËS

përmes Shtyllave të Herkulit. Këto shtylla, në mitolo-


gjinë e lashtë, përfytyroheshin se qëndronin në të dy
anët e Ngushticës së Gjibraltarit, e vetmja pikë kalimi
nga Mesdheu në Oqeanin Atlantik. Për të lashtët, Shty-
llat e Herkulit simbolizonin kufijtë e eksplorimit të mu-
ndshëm njerëzor. Përtej tyre ndodhej fundi i tokës dhe
njerëzit e lashtësisë nuk ishin përpjekur ta shtrinin
kërkimin përtej kufijve të njohur prej tyre që të zbulonin
se çfarë fshihej përtej asaj mase të pafund uji që vijonte
përtej Gjibraltarit. Këtë do ta bënin për të parën herë
Bartolomeo Diaz, Kristofor Kolombi, Vasko de Gama
dhe Ferdinand Magelani, edhe pse, shumë kohë para
tyre, kishin qenë vikingët ata që i kishin shkelur të parët
brigjet perëndimore të Atlantikut. Sidoqoftë, gravura
në hyrje të veprës së Bekonit kishte një kuptim simbolik.
Instauratio Magna synonte të formulonte metodën me
anë të së cilës, njerëzimi do ta shtrinte kërkimin e tij
përtej kufijve të botës të njohur deri atëherë, si edhe do
të përshkruante një botë të re imagjinare, të organizuar
krejt ndryshe nga shoqëria e asaj kohe. Me këtë vepër,
Bekoni do të bëhej një “arkitekt i së ardhmes” (Coch-
rane 1958).
Në vitin 1605 Bekoni botoi, në anglisht, veprën e
tij Mbi aftësinë dhe përparimin e të mësuarit (On the Profi-
cience and Advancement of Learning), e cila, u ribotua në
formë të zgjeruar në latinisht në vitin 1623, nën titullin
De dignitate et augmentis scientiarum. Kjo vepër përbën, në
fakt, pjesën e parë të projektit të tij madhor Instauratio

247
TARIFA - LANI - SHATRO

Magna, të cilin Bekoni e kishte parashikuar ta botonte


në gjashtë pjesë. Në vitin 1609 ai botoi në latinisht
veprën Mençuria e të lashtëve (De sapientia veterum). Sido-
qoftë, vepra filozofike kryesore (dhe e vetmja vepër po-
thuasje e përfunduar) e Bekonit është Organoni i ri
(Novum Organum). Këtë vepër Bekoni e shkroi dhe e
rishkroi mbi 12 herë në vitet e ngarkuara me punë të
kancelarisë së tij dhe e botoi në latinisht më 1620, një
vit para se të binte nga posti i kryeministrit. Organoni i
ri përbën, në fakt, pjesën e dytë të projektit të tij Insta-
uratio Magna. Kjo vepër, për nga thellësia e gjykimeve
që shprehen në të, i ngjan, siç shkruan William Hazlitt
(1912) “mençurisë që gjejmë në veprat e Shekspirit”.
Me Organonin e ri Bekoni u ngrit fuqishëm kundër
filozofisë skolastike. Ajo, sipas tij, nuk ofronte veçse
një dije spekulative, të mbështetur mbi diskutime të
zbrazëta dhe boshe, ndërsa detyra shtrohej që shkenca
dhe filozofia të hynin në një rrugë të re, të orientoheshin
nga bota e sendeve dhe e fenomeneve të natyrës, për t’i
vënë ato në shërbim të njeriut dhe për të rritur pushtetin
e tij mbi natyrën. Kjo detyrë shprehej dhe argumentohej
qysh me aforizmin e famshëm me të cilin nis Organoni
i ri:

Njeriu, shërbëtor dhe interpretues i natyrës, bën dhe


kupton aq sa ka arritur të kuptojë rendin e natyrës me
punë dhe me arsyetime....

Në të gjithë veprimtarinë e tij intelektuale, Frensis

248
RILINDJA E EUROPËS

Bekon u udhëhoq nga parulla “Dija është forcë” (scientia


est potentia), parrullë e cila, në kohën e vet dhe më vonë,
frymëzoi zhvillimin e filozofisë dhe të shkencave ekspe-
rimentale. Bekoni e kategorizonte njohjen sipas disa
kritereve. Duke marrë për bazë kualitetet e mendjes,
Bekoni fliste për tri lloje dijesh: (a) teoria apo dija teorike,
e cila ka të bëjë me arsyen, (b) historia apo dija historike, e
cila ka të bëjë me kujtesën dhe (c) poezia, e cila ka të bëjë
me imagjinatën. Nisur nga objekti i tyre i studimit, Be-
koni i ndante shkencat në (a) shkenca teorike (ku për-
fshinte edhe teologjinë), (b) shkenca natyrore, dhe (c) shke-
nca mbi njeriun apo mbi shoqërinë. Historia, në klasifi-
kimin e tij, përfshin historinë fetare, historinë natyrore
dhe historinë shoqërore.
Në zhvillimin e shkencës Bekoni shihte mjetin më
efektiv për sundimin e natyrës. Motoja e tij ishte: “Të
njohim ligjet e natyrës dhe të bëhemi zotër të saj”. Sipas
tij:

Pushteti i njeriut mbi sendet qëndron vetëm në artet


dhe në shkencat. Sepse natyrën nuk mund ta
sundosh në qoftë se nuk i nënshtrohesh asaj.

Duke parë se në ç’gjendje kishin mbetur filozofia


dhe shkencat e natyrës gjatë shekujve të Mesjetës dhe
i patundur në bindjen se dija përbën forcën e njeriut
dhe burimin e lumturisë se tij, Bekoni kërkoi rimë-
këmbjen e tyre apo, siç shprehej ai, “ringjalljen e madhe
të shkencave”. Me këtë, ai nuk kuptonte thjesht një

249
TARIFA - LANI - SHATRO

rikthim tek filozofia dhe shkenca e kohës së lashtë. Me-


gjithëse i çmonte lart teoritë e materialistëve grekë,
sidomos Demokritin, Bekoni theksonte se shkencat dhe
filozofia s’duhej të mbeteshin në njohuritë e të lashtëve,
por t’u drejtoheshin përvojës, eksperimentit dhe t’i kër-
konin zbulimet e tyre në dritën e kohëve të reja. Ai
vetë u mbështet në traditën empirike të Oksfordit. Në
Organonin e ri Bekoni shkruante:

Të nisim duke shqyrtuar në ç’gjendje kanë mbetur


shkencat e natyrës, të përcaktojmë për secilën prej tyre
fushën e veçantë të studimit duke i dhënë secilës shkencë
vendin e duhur, të shqyrtojmë dobësitë, nevojat dhe
mundësitë e tyre dhe, duke nxjerrë në pah problemet
e reja që presin të ndriçohen prej tyre, t’i përvishemi
studimit dhe eksperimenteve pa mbetur robër të
njohurive të të lashtëve dhe pa u stepur përpara asnjë
autoriteti.

Bekoni arsyetonte:

Do të ishte turp për njerëzit në qoftë se caqet e botës


mendore do të mbeteshin brenda kufijve të ngushtë
të atyre gjërave që patën zbuluar njerëzit e lashtë, ndërsa
në kohën tonë janë zgjeruar dhe njihen caqe të reja të
botës materiale, domethënë të tokave, të deteve, të
yjeve...

Ai përfundonte me shprehjen e tij aq shumë të njohur


në luftën kundër skolastikës mesjetare: “E vërteta është

250
RILINDJA E EUROPËS

pjellë e kohës dhe jo e autoritetit”.


Nuk është asnjëherë e lehtë të përmbledhësh,
qoftë edhe në vijat më të përgjithshme, mendimin filo-
zofik të një autori të tillë si Bekoni. Sidoqoftë, vetë ai,
për shkak të zakonit që kishte për ta klasifikuar çdo gjë
në mënyrë sistematike, duke e etiketuar me një fjalë
apo frazë që mbahet mend lehtë, e thjeshtëzon këtë
detyrë. Kështu, për shembull, ai fliste për tri “sëmundje”
të të mësuarit; njëmbëdhjetë gabime, katër idole, tri
cilësi mendore dhe kategori kryesore të njohjes etj. Duke
ndjekur këtë metodë të Bekonit, është e mundur të
krijohet një kuptim i qartë i ideve kryesore shkencore
dhe filozofike të tij.
Frensis Bekon ishte një mendimtar kryengritës. Ai
me guxim u ngrit kundër skolastikës duke e quajtur atë
një “filozofi të kotë dhe shterpë”, e cila, “në vend të
fryteve jep gjemba dhe ferra diskutimesh dhe grindjesh”.
Sytë e Bekonit ishin drejtuar nga shkencat, nga e ardh-
mja. Veçse, sipas tij, shkencat, në vetvete, nuk mund
të bënin përpara pa një filozofi, e cila, si një “nënë e
madhe e shkencave”, t’i orientonte ato drejt një qëllimi
të caktuar. Por, meqënëse gjatë Mesjetës filozofia kishte
rënë në pozitën e mjeruar të një shërbëtoreje të fesë,
Bekoni ngulte këmbë se detyra e parë ishte çlirimi i saj
dhe aleanca e saj me shkencat. Në këtë aleancë të natyr-
shme të filozofisë së re me shkencat eksperimentale të
natyrës Bekoni shihte kushtin kryesor për zhvillimin e
tyre.

251
TARIFA - LANI - SHATRO

Le të mos presë askush prej shkencave një përparim


të madh...në qoftë se filozofia natyrore nuk do të
futet në shkencat e veçanta, ose në qoftë se shkencat
e veçanta nuk do të kthehen në filozofinë natyrore.
Ky është shkaku që astronomia, optika, shumë lloje të
mekanikës dhe vetë mjekësia...nuk bëjnë gjë tjetër veçse
rrëshqasin në sipërfaqen dhe larminë e sendeve në vend
që të depërtojnë në thelbin e tyre.

Bekoni nuk ishte thjesht një predikues; ai vetë u


përpoq të vinte në bazë të dijes teorike eksperiencën.
Sipas shprehjes së Marksit, Bekoni e konsideronte
fizikën teologjike si një virgjëreshë që i ishte kushtuar
Zotit dhe kishte mbetur shterpë; ai e çliroi fizikën nga
teologjia dhe ajo u bë frytdhënëse. Ringjalljen e shken-
cave Bekoni e shihte si një detyrë të madhe të kohës
(Farrington 1963). Pikënisje për të ishte bindja se, në
radhë të parë, duhej dyshuar në gjithçka të njohur dhe
të pranuar si e vërtetë deri atëherë dhe, duke studiuar
natyrën “me kompas dhe vizore në dorë”, siç shprehej
ai, të krijohej një ide e re, e saktë dhe e qëndrueshme
mbi botën që na rrethon.
Kjo detyrë kishte objektivisht anën e vet shkatë-
rruese, por, bashkë me të, kishte edhe anën tjetër, atë
krijuese. Ana shkatërruese kishte të bënte me luftën që
u duhej shpallur filozofive fantazmagorike të Mesjetës,
skolastikës, besimit të verbër në autoritetet dhe fanati-
zmit, për të pastruar terrenin nga të gjitha ato “ferra
dhe gjemba” që u pengonin rrugën përparimit të shken-

252
RILINDJA E EUROPËS

cave dhe të filozofisë. Sipas Bekonit, “Bestytnia dhe


fanatizmi i verbër kanë qenë në çdo kohë kundërshtarë
të mërzitshëm dhe të bezdisshëm të filozofisë”.
Tani kishte ardhur koha që të flakeshin dhe të
harroheshin të gjitha teoritë dhe diskutimet mesjetare
dhe, në vend të tyre, të krijohej një filozofi e re. Hapi
i parë në realizimin e kësaj detyre, sipas Bekonit, duhej
të ishte spastrimi i intelektit njerëzor, gati si tek fëmijët,
nga të gjitha konceptet dhe paragjykimet e mëparshme,
të cilat e paraqisnin botën me një pamje të rreme, duke
u bërë pengesë për njohjen e vërtetë të saj. Këto pengesa
dhe paragjykime Bekoni i quante idole. Si të tilla, ai për-
mendte katër lloje: idolet e llojit apo të gjinisë, idolet e
shpellës, idolet e tregut dhe ato të teatrit.
Me idole të llojit (idola tribus), Bekoni kuptonte ato
lajthitje dhe gabime të intelektit njerëzor, të cilat burojnë
nga vetë natyra e njeriut, nga cilësitë e papërkryera të
organeve të shqisave dhe të intelektit të tij. Mendja e
njeriut, shprehej Bekoni, i ngjan një pasqyre të çrregullt,
e cila, duke ngatërruar natyrën e sendeve me natyrën e
vet, i pasqyron sendet në një trajtë të shtrembëruar dhe
të shëmtuar. Duke theksuar këtë ide, Bekoni synonte
të tërhiqte vëmendjen në kërkesën e drejtë që dija të
pasqyrojë botën ashtu siç është dhe jo në prizmin e
shtrembër në të cilin ia paraqesin atë disa herë organet
e shqisave.
Me idole të shpellës (idola specus), Bekoni nënkup-
tonte ato gabime apo iluzione, të cilat burojnë nga veçoritë

253
TARIFA - LANI - SHATRO

individuale të çdo njeriu. Përveç gabimeve që janë veçori


e krejt racës njerëzore, sipas Bekonit, çdo njeri ka
shpellën e vet të veçantë, e cila e thyen dhe e shtrembë-
ron dritën e natyrës. Me këtë, Bekoni tërhiqte vëmendjen
që shkenca të ruhej nga subjektivizmi, duke i verifikuar
vazhdimisht eksperiencat individuale të njerëzve me
eksperiencën kolektive të tyre.
Idolet e llojit të tretë, të cilat Bekoni i quante idole
të tregut (idola fiori) janë, sipas tij, gabime që burojnë
nga gjuha me të cilën njerëzit komunikojnë midis tyre
për t’i transmetuar njëri-tjetrit njohuritë e veta. Përcak-
timi i keq dhe absurd i fjalëve, thoshte Bekoni, pushton
arsyen në një mënyrë të çuditshme. Fjalët e dhunojnë
arsyen, ngatërrojnë gjithçka dhe i bëjnë njerëzit të me-
rren me diskutime dhe arsyetime të kota. Ky arsyetim i
tij drejtohej kundër realizmit të Mesjetës, duke tërhequr
vëmendjen që shkenca të mos mbetej në fjalët e zbrazë-
ta dhe pa vlerë, por të kthente sytë nga sendet dhe nga
dukuritë e realitetit objektiv.
Idolet e llojit të katërt, ato të teatrit (idola teatri),
janë, sipas Bekonit, ato gabime që burojnë nga besimi
i verbër në autoritetet dhe në sistemet filozofike të së
kaluarës, të cilat, duke paraqitur “botë të trilluara dhe
artificiale”, u ngjajnë komedive që luhen në teatër. Me
këtë pikëpamje Bekoni drejtohej kundër dogmatizmit
skolastik, kundër besimit të verbër që pengon njohjen
e së vërtetës. Thirrja e Bekonit ishte:

254
RILINDJA E EUROPËS

Le t’i hedhim poshtë dhe t’i flakim të gjitha këto pengesa


me një vendim të prerë e solemn dhe ta çlirojmë e ta
pastrojmë arsyen prej tyre. Le të bëhet hyrja në
mbretërinë e njeriut, e bazuar në shkencat, pothuajse si
hyrja në mbretërinë qiellore, ku nuk mund të hyjë
kërkush pa u bërë si fëmijët.

Klasifikimi dhe kritika që Bekoni u bëri shkaqeve të


gabimeve të njohjes njerëzore është, pa dyshim,
shembulli më tipik i kritikës ndaj filozofisë skolastike
të Mesjetës dhe një nga meritat më të mëdha të tij
(Farrington 1964). Bekoni ishte një filozof optimist.
Ai kishte besim të patundur në aftësitë e arsyes njerëzore
për të njohur botën dhe për ta udhëhequr shoqërinë drejt
progresit të pandërprerë. Bindja e tij e thellë ishte se,
në të ardhmen, në saje të zhvillimit të shkencave
eksperimentale, njerëzimi do të bënte zbulime edhe më
të mëdha. Ai shkruante:

Në përgjithësi, duhet shpresuar se në gjirin e natyrës


ka shumë gjëra mjaft të dobishme, të cilat ndodhen
përtej caqeve të përfytyrimit tonë. Ato nuk janë zbu-
luar akoma deri më sot, por s’ka dyshim se në shekujt
e ardhshëm do të zbulohen, siç janë zbuluar edhe të
parat.

Ana shkatërruese nuk ishte e vetmja detyrë që


Bekoni mori përsipër të kryente përmes filozofisë së
tij. Një detyrë tjetër, madje më e rëndësishme se e

255
TARIFA - LANI - SHATRO

para, ishte ana ndërtuese. Këtë detyrë ai e shprehu hapur


në Organonin e ri, duke thënë se: “Ne kemi vendosur të
provojmë se mund të hedhim një bazë më të fortë për
fuqinë vepruese të njeriut dhe t’i zgjerojmë kufijtë e
saj”.
Vetë titulli i kryeveprës së Bekonit është kuptim-
plotë. Me të, autori paralajmëronte se shkencat e naty-
rës dhe vetë filozofia ndodheshin përpara një përmby-
sjeje të madhe, e cila kërkonte domosdo një metodë të
re që t’u përshtatej kuptimit të ri mbi botën dhe detyrave
të reja që shtroheshin para shkencave për njohjen më
të thellë të saj. Metoda e përdorur deri atëherë në shken-
ca dhe në filozofi, thoshte Bekoni, kishte shërbyer më
tepër për thellimin dhe ruajtjen e gabimeve, të cilat e
kanë bazën më shumë në konceptet e pranuara nga të
gjithë, sesa në kërkimin e së vërtetës. Prandaj, nuk duhet
të çuditemi, shprehej ai, përse shkencat dhe filozofia
kishin mbetur pothuaj në vend që nga koha e Aristotelit.
Arsyeja është se ato kishin përdorur metodat e Aristo-
telit, logjikën e tij, organonin e tij, ndërsa tani, koha
kërkonte një logjikë të re, një “organon të ri”, të ndry-
shëm dhe më të mirë nga ai i Aristotelit. Vetëm duke u
mbështetur në një metodë të re, argumentonte Bekoni,
mund të shpresohet për një përparim të mëtejshëm të
shkencave.
Duke shprehur dhe argumentuar nevojën e krijimit
të një metode të re studimi, Bekoni vinte në dukje se,
deri atëherë, zbulimet që ishin bërë në shkenca kishin

256
RILINDJA E EUROPËS

qenë të rastit, kurse tani, koha kërkonte që shkencave


t’u printe rrugë një metodë e vërtetë, të cilën ai vetë e
krahasonte me fenerin që i ndriçon rrugën udhëtarit
natën. “Edhe i çali, shprehej Bekoni, arrin më shpejt në
qoftë se ndjek rrugën më të shkurtër”. Një metodë e
vërtetë studimi, sipas Bekonit, duhet t’i tregojë shken-
cës në ç’rrugë të zhvillohej dhe këtë ta bëjë qysh në
kontaktin e parë që studiuesi merr me botën e jashtme
objektive. Si e tillë, kjo metodë e re duhet të nisej jo
nga arsyetimet dhe fjalët e zbrazëta, por nga vëzhgimet,
nga të dhënat e organeve të shqisave mbi sende dhe
dukuri të veçanta dhe, mbi këtë bazë dhe hap pas
¯¯
hapi të ndihmonte në shtrimin e hipotezave dhe në
¯¯
krijimin e parimeve të përgjithshme shkencore. Sipas
Bekonit:

Interpretimi i natyrës është më i saktë kur arrihet me


anë të vrojtimeve dhe të provave përkatëse të
organizuara në një mënyrë të arsyeshme dhe me
një qëllim të caktuar.

Vetëm në këtë rrugë, arsyetonte Bekoni, shkencat


e natyrës mund të bënin përpara dhe t’i sillnin njerëzimit
zbulime të reja, të cilat, duke u zbatuar në praktikë, do
të provoheshin si të vërteta dhe do të rrisnin pushtetin
e tij mbi natyrën. Ta krijojmë këtë metodë, shtronte
detyrë Bekoni, pastaj ajo do të përsoset më tej së bashku
me zbulimet. Është kuptimplotë fakti që ndërsa Bekoni
përhapte këto ide të reja, Harvei dhe shkencëtarë të

257
TARIFA - LANI - SHATRO

tjerë bënin në praktikë pikërisht atë për të cilën shkru-


ante ai.
Bekoni vetë nuk ishte shkencëtar në kuptimin e
mirëfilltë të fjalës, siç ishin Brunoja dhe Galilei. Kjo
ka bërë që, në ndonjë rast, ai të jetë konsideruar si
një amator në shkencë, ose si një autor radikal vetëm
për shkak të sloganeve të tij. Edhe pse një mendim i
tillë është krejt pa vend, është fakt, sidoqoftë, se Bekoni
nuk e pranoi tablonë kopernikiane të botës, nuk i përfilli
arritjet e Galileit dhe të Harveit (mjekut të tij personal)
dhe nuk e vlerësoi sa duhet rolin e matematikës. Megji-
thatë, Bekoni ishte një propagandues i shkëlqyer i me-
todës eksperimentale të studimit. Me përpjekjet e tij
për krijimin e një metode të re studimi në shkencat e
natyrës, ai bëri shumë për zhvillimin e tyre të ardhshëm.
Me Bekonin mund të thuhet se u shënua hapi vendimtar
në kalimin nga fizika skolastike aristoteliane në shken-
cat moderne të natyrës. Së bashku me Galilein, Bekoni
është konsideruar si një ndër “anti-aristotelianët e më-
dhenj, të cilët krijuan pikëpamjen shkencore moderne
mbi natyrën”.
I guximshëm dhe novator në idetë dhe në parashi-
kimet e tij, Bekoni ka lënë në shumë fusha të dijes
hamendje gjeniale, të cilat zhvillimi i shkencave moder-
ne të natyrës dhe i teknikës i ka bërë realitet në shekujt
pasardhës. Fantazia dhe parashikimi shkencor i Bekonit
dhanë provat më të mira në veprën Atlantida e re. Në
këtë libër, siç përmendëm më sipër, duke përfytyruar

258
RILINDJA E EUROPËS

një botë ideale të shkencës, të kulturës dhe të kohës së


lirë, Bekoni përshkruan shoqërinë e një ishulli të ima-
gjinuar, anëtarët e së cilës, falë aplikimit të arritjeve të
shkencave dhe të teknologjisë, kishin mundur të ndër-
tonin anije që lundrojnë në thellësi të deteve, ose të
mjeteve që fluturojnë në ajër; të aparateve që rregullojnë
ajrin në hapësira të mbyllura; të instrumenteve që bëjnë
të mundur vëzhgimin e thërrmijave shumë të imëta, ose
të trupave qiellorë; të aparateve për transmetimin e zërit
dhe të dritës në distanca shumë të mëdha, për amplifiki-
min e tingullit në tone të ndryshme; përdorimin e subs-
tancave minerale për rritjen e pjellorisë së tokës; përdori-
min e metodave të kryqëzimit artificial të bimëve për
përmirësimin e llojit të tyre, të metodave për të ngadalë-
suar dukurinë e plakjes tek njerëzit dhe për të zgjatur
jetën e tyre deri edhe duke zëvendësuar organet e sëmu-
ra me organe artificiale etj. Vetëm vizioni imagjinar që
krioi Bekoni për zhvillimin e ardhshëm të shkencave
në Atlantidën e re na shtyn të mendojmë se sa shumë do
të kishte mundur të bënte ai për shkencën, në qoftë se
do t’u kishte kushtuar më shumë kohë kërkimeve të tij
(Anstey 2003).
Ajo çka paraqet një vlerë të veçantë tek Bekoni është,
sidomos, rëndësia që i kushtonte ai lidhjes së teorisë
me eksperimentin dhe me praktikën, çka përbënte
goditjen më të rëndë kundër skolastikës dhe fundin e
vërtetë të saj (Gaukroger 2001). Një dije që nuk buron
nga praktika dhe nuk zbatohet në praktikë, sipas tij,

259
TARIFA - LANI - SHATRO

është e kotë, pa asnjë vlerë, dhe ata që merren me të


nuk tregojnë veçse një zell prej shkollari. Bekoni men-
donte se e vetmja metodë studimi që mund të sillte
rezultatet e dëshiruara në shkencë ishte metoda induk-
tive, e mbështetur në vëzhgimin, krahasimin, analizën
dhe eksperimentin. Ai i quante krejt pa vlerë metodën
dogmatike dhe atë empirike, të përdorura deri atëherë.
Metodën dogmatike, e cila ishte tipike për filozofinë
skolastike, Bekoni e krahasonte me merimangën, e cila
gjithë pëlhurën e saj e thur duke e nxjerrë nga vetvetja.
Metodën empirike ai e krahasonte me milingonën, e cila
di vetëm të mbledhë, por jo të përpunojë gjëkafshë.
Sipas tij, metoda e re për të cilën kishin nevojë shkencat
dhe filozofia nuk duhej t’i ngjante as njërës, as tjetrës
nga metodat e mëparshme, por të ishte, në një kuptim
figurativ, si bleta, e cila e mbledh nektarin nga lulet e
kopshtit dhe të fushës dhe, duke e përpunuar atë, e bën
produktiv.
Metoda shkencore e Bekonit konsiston në tri ele-
mente, ose në tri faza kërkimi, të cilat janë: (1) të pastru-
arit e mendjes nga çdo paragjykim, apo siç shprehej
Bekoni, nga “supersticioni”; (2) vëzhgimi dhe eksperi-
enca sistematike; (3) studimi i të dhënave të vëzhgimeve
dhe të eksperiencës dhe nxjerrja e konkluzioneve mbë-
shtetur në to (Heese 1968). Përpunimi i një metode të
tillë studimi, siç kemi vënë në dukje më sipër, ishte një
nevojë objektive, e cila buronte nga vetë stadi i atëher-
shëm i zhvillimit të shkencave dhe të filozofisë. Naty-

260
RILINDJA E EUROPËS

risht, Bekoni ka meritë të veçantë në përpunimin e meto-


dës induktive eksperimentale por, duke u mbështetur
në të, ai nuk i kushtoi rëndësinë e duhur rolit që luan
deduksioni në njohjen shkencore të realitetit dhe, sido-
mos, nuk arriti ta zhvillonte sa duhej doktrinën e tij
mbi materien. Pavarësisht nga këto kufizime, me doktri-
nën e tij Bekoni u bë themeluesi i materializmit anglez
dhe ka luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin e
mëtejshëm të shkencave dhe të filozofisë materialiste.

Te Bekoni....materializmi fsheh ende në mënyrë naive


embrionet e një zhvillimi të gjithanshëm. Materia i
buzëqesh njeriut me shkëlqimin e sensualitetit të vet
poetik (Marks & Engels 1978: 187-188).

Këmbëngulja me të cilën Frensis Bekon iu përku-


shtua studimeve dhe kurioziteti i tij i pashuar shkencor
bënë që ai të humbiste jetën duke rënë viktimë e një
eksperimenti. Në pranverë të vitit 1626, ndërsa udhë-
tonte nga Londra në Hajgejt, i lindi papritur kureshtja
të dinte se sa kohë mund të qëndrojë e padekompozuar
një qenie e ngordhur në qoftë se mbushet me dëborë.
Dhe, aty për aty, vendosi ta shuajë këtë kuriozitet. Theri
një pulë dhe e mbushi atë me dëborë, por, ndërsa bënte
këtë eksperiment, u ftoh dhe, pak ditë më vonë, zuri
shtratin. I sëmurë siç ishte, një muaj më vonë, në letrën
e tij të fundit, Bekoni shkroi me gëzim këto fjalë:
“Eksperimenti ishte i shkëlqyer”. Ishin fjalët e tij të
fundit. Vdiq, i mbytur në borxhe, më 9 prill 1626, në

261
TARIFA - LANI - SHATRO

moshën 65 vjeçare.
Vepra e Frensis Bekonit ka qenë dhe mbetet një ndër
më të lexuarat dhe më të vlerësuarat që nga koha
¯¯ ¯¯
e Rilindjes Europiane e këtej. Poeti Ben Xhonson, i cili
vazhdimisht ka shprehur një admirim të veçantë për
Bekonin, ka shkruar:

Respekti im për këtë njeri nuk ka pasur të bëjë dhe


nuk është rritur për shkak të pozitës dhe të privilegjeve
të tij; unë e kam admiruar dhe e veneroj atë për madhë-
shtinë e tij, që s’e ka kush tjetër, për shkak se ai, me
veprën e tij, gjithmonë më është dukur mua një ndër
njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohëve që meritojnë
admirimin më të madh” (Johnson 1640, II, vargjet
768-772)

Tomas Foulër, nga ana e tij, në parathënien e veprës


së Bekonit Novum Organum, ribotuar në Oksford
më 1889, ka vënë në dukje se, si në filozofi, ashtu edhe
në shkencën natyrore, influenca intelektuale e Bekonit
ka qenë e menjëhershme dhe ka vazhduar për një kohë
të gjatë (Fowler 1889). Për një kohë të gjatë, Frensis
Bekoni është vlerësuar si një ndër filozofët më të
mëdhenj të traditës perëndimore. Emri i tij u bë dhe
¯¯
mbetet thuajse sinonim me të parat refleksione mo-
¯¯
derne mbi natyrën e shkencës. Nëse flitet për teorizimet
e para moderne mbi metodën e filozofisë së natyrës,
emri i parë që të vjen ndër mend është, pa dyshim,
Bekoni.

262
RILINDJA E EUROPËS

Në Anglinë e shekullit të 17-të, shkrimet e Bekonit


ishin inspiruese për rininë e arsimuar të asaj kohe, për
projektuesit provincialë, për vizionarët utopistë, ruaja-
listë dhe radikalë, anglikanë, puritanë dhe kalvinistë,
për reformatorë të sistemit arsimor dhe atij shoqëror,
për promovues të Shkencës së Re dhe mbrojtës të
Erudicionit të Vjetër. Figurat e shquara të Shoqërisë
Mbretërore ishin po kaq entuziaste dhe të interesuara
të asocioheshin me programin [e Bekonit] sa edhe figura
më pak të njohura, të cilat, për interesat e tyre apo për
qëllime filantropike, u rreshtuan pas flamurit të Filo-
zofisë Eksperimentale” (Rees 2002: 379).

Sidoqoftë, duhet vënë në dukje se, fillimisht, Beko-


ni gëzonte më shumë famë në Europën kontinentale
në Francë, në Hollandë dhe në Gjermani ku vepra
¯¯ ¯¯
e tij ishte e njohur dhe e vlerësuar qysh në fillim të viteve
1620, sesa në Angli. Tomas Foulër (1889) përmend se
Bekonin e kanë çmuar shumë disa nga autoritetet më
të shquara të shekullit të 17-të, të cilët udhëhoqën
zhvillimin shkencor në Europë si, Rëne Dekarti, Pier
Gasendi, Samuel dë Sorbier, Zhan-Batist du Hamel, etj.
Lajbnici, nga ana e tij, duke e çmuar lart Bekonin, e
quante atë divini ingenii vir (njeri me influencë dhe talent
hyjnor). Kanti, po ashtu, në parathënien e botimit të
dytë të veprës së tij të njohur Kritika e arsyes së kulluar
(Kritik der reinen Vernunft), pohon se i detyrohej shumë
Bekonit dhe se ai vetë ndoqi të njëjtën linjë arsyetimi
që gjen edhe tek Organoni i Ri (Kant 1929 [1787]).

263
TARIFA - LANI - SHATRO

Vetëm më vonë, variante të ndryshme të Beko-nizmit


kontinental u importuan në vendlindjen e tij për të influ-
encuar Bekonizmin që filloi të zhvillohej në Britani
(Rees 2002: 379). Tomas Hobs, i cili, kur ishte i ri, punoi
për një periudhë kohe si sekretar i Bekonit, nuk e ka
përmendur asnjëherë metodën induktive të Lordit Kan-
celar, madje ai nuk e përmend Bekonin në asnjë rast në
veprat e tij, çka i ka shtyrë disa studiues të mendojnë se
influenca e Bekonit në Angli nuk ishte e menjëherëshme.
Kjo influencë filloi të bëhej dominuese në mendimin
filozofik dhe shkencor anglez sidomos një apo dy
gjenerata më vonë. Robert Bojli, filozof dhe natyralist i
shquar anglez, i cili lindi një vit pasi kish vdekur Bekoni,
e çmonte shumë filozofinë e tij dhe e konsideronte
Bekonin si “ornamentin dhe drejtuesin e madh të histo-
rianëve filozofë të natyrës”. Vetë Bojli e konsideronte
veten dishepull të Bekonit. Ai, madje, njihej në kohën
e tij si një Bekon i dytë.
Në kohë të mëvonshme, sidomos në shekullin e 18-
të, Bekoni filloi të mos vlerësohej sa duhej në Oksford
dhe në Kembrixh dhe të mos përfshihej gjithmonë në
kurrikulat e këtyre universiteteve, krye-sisht, siç
besohet, për shkak se emri i Bekonit nuk për-mendet
asnjëherë në veprat e Isak Njutonit. Do të ishte krejt e
paarsyeshme, sidoqoftë, të mendohej se Njutoni nuk e
ka njohur veprën e Bekonit. Tomas Foulër ka arsyetuar
se heshtja e Njutonit për Lordin Kancelar mund të
shpjegohet me një nga këto tri arsye: së pari, me faktin

264
RILINDJA E EUROPËS

se reputacioni i Bekonit ishte kaq i madh, saqë nuk ishte


e domosdoshme që Njutoni ta përmendte emrin e tij;
së dyti, sepse në atë kohë nuk ishte një gjë e zakonshme
t’i shprehje mirënjohje një autori bashkëkohor apo të
kohëve të vona; së treti, sepse Njutoni ishte një gjeni
në matematikë (ndërsa për Bekonin, mungesa e njohu-
rive në matematikë ishte dobësia e tij më e madhe) dhe,
për këtë shkak, Njutoni nuk kishte ndonjë arsye të ve-
çantë t’i referohej filozofisë eksperimentale të Bekonit
(Fowler 1889).
Pavarësisht nga qëndrime të tilla, nuk mund të
mohohet fakti që influenca intelektuale e Bekonit ka
qenë dhe vazhdon të jetë e jashtëzakonshme. Qysh më
1740, filozofi skocez Xhorxh Tërnbull e rendiste
Bekonin në të njëjtin grup mendimtarësh të shquar si
Sokrati, Platoni dhe Njutoni (Turnbull 1740, 1: 8-9).
Në parathënien e botimit jo të plotë të veprës Novum
Organum, J.S. Brewer, më 1856, ka shkruar se “ajo çka
Aristoteli ishte për të gjithë periudhën para Reformës,
Bekoni është për periudhën pas saj” (Brewer 1856: vii).
Will Durant (1926), nga ana e tij, e ka cilësuar Bekonin
si “mendjen më të fuqishme në kohët moderne”.
Sidoqoftë, ata që e vlerësuan më shumë filozofinë
e Bekonit dhe i dhanë emrit dhe veprës së tij famën më
të madhe ishin Volteri dhe enciklopedistët francezë
(Dieckmann 1943). Ashtu si Shoqëria Mbretërore në
Londër, Enciklopedia6 franceze, e cila u realizua nga
__________________

6
Encyclopédie, ou dictionnaire raisonné des sciences, des arts et des métiers

265
TARIFA - LANI - SHATRO

bashkëpunimi i disa prej mendjeve më të ndritura të


kohës si, D’Alamberi, Kondijaku, Didëroi, Holbahu,
Monteskjë, Rusoi, Volteri etj.7, kanë qenë, në një farë
mënyre, realizimi i ëndrrës bekoniane për të zhvilluar
filozofinë dhe diturinë shkencore përmes solidaritetit
dhe bashkëpunimit të filozofëve dhe të shkencëtarëve,
siç e përfytyroi ai këtë proces në Shtëpinë e Solomonit
që përshkruan në Atlantidën e Re. Vetë Enciklopedia mund
të konsiderohet si një përgjigje ndaj kërkesës gjithnjë
në rritje të komunitetit intelektual europian qysh nga
shekulli i 17-të për një summa, ose sintezë të re të arritje-
ve në të gjitha fushat e dijes njerëzore në dritën e zbuli-
meve të reja të njëqind viteve të kaluara, mbështetur
në parimet sekulariste dhe natyraliste dhe jo në ato të
teologjisë tradicionale. Kjo vepër do të ishte pra, një
shpjegim i detajuar i të gjithë sistemit të dijes njerëzore,
apo një “Sistem i përgjithshëm i dijes njerëzore sipas
Kancelarit Bekon”, siç thuhet shprehimisht në një prej
seksioneve të saj.
Në librin e tij Letra mbi kombin anglez (Lettres sur les
Anglois) (1931 [1733]), Volteri e ka cilësuar Bekonin
si “babai i filozofisë eksperimentale”. Enciklopedistët

_______________
(Enciklopedia, ose një fjalor sistematik i shkencave, arteve dhe zejeve).
Të 17 vëllimet origjinale të Enciklopedisë u botuan nga viti 1751
deri më 1765, ndërsa 11 vëllimet me tabela u botuan nga viti 1762
deri më 1780 nën redaktimin e Didëroit dhe të d’Alamberit.
7
Renditur këtu sipas numrit të artikujve me të cilët këta filozofë
kontribuan në hartimin e Enciklopedisë.

266
RILINDJA E EUROPËS

franceze, duke e çmuar lart figurën e Bekonit, përfshinë


në veprën e tyre një artikull eulogjistik, të quajtur “Beko-
nizëm”. Në prospektin e Enciklopedisë, vetë Didëroi
shkruante:

Në qoftë se kemi arritur t’ia dalim mbanë me sukses,


për këtë i detyrohemi së tepërmi kancelarit Bekon, i
cili na dha planin e një fjalori universal të shkencave
dhe të arteve në një kohë kur as artet dhe as shkencat
nuk ekzistonin. Në një kohë kur ishte e pamundur të
hartoje një histori të asaj çka ishte e njohur deri atëherë,
ky gjeni i jashtëzakonshëm shkroi një vepër mbi atë
çfarë është e domosdoshme të mësohet.

D’Alamberi nga ana e tij, e quante Bekonin “më të


madhin, më të gjithanshmin dhe më elokuentin ndër të
gjithë filozofët” (cituar në Raman 1984: 209), ndërsa
më vonë, Marksi dhe Engelsi e kanë vlerësuar atë si
“themeluesi i vërtetë i materializmit anglez dhe i gjithë
shkencës eksperimentale moderne” (Marks & Engels 1978:
187).

267
TARIFA - LANI - SHATRO

268
RILINDJA E EUROPËS

rëne dekart
Mendjes njerëzore nuk duhet t’i vihet asnjë kufi.

K oha kur jetoi Dekarti ishte pasqyrë e asaj tron-


ditjeje të thellë shpirtërore që kishte pësuar mbarë Euro-
pa me çlirimin e mendimit të lirë dhe optimist nga var-
gonjtë e skolastikës mesjetare. Zbulimet dhe pikëpamjet
e reja natyralisto-shkencore të periudhës së Rilindjes
kishin cënuar rëndë diktaturën shpirtërore të Kishës.
Koperniku, me zbulimin e tij, kishte sfiduar i pari
autoritetin e Kishës në lidhje me çështjet e natyrës. Da
Vinçi kishte kërkuar t’ia nënshtronte çdo dije provave
matematike dhe përvojës së gjallë. Bruno kishte njohur
dhe shpallur si të vetmin autoritet arsyen dhe kërkimin
e lirë. Një sërë mendimtarësh të tjerë të shquar si,
Galilei, Bekoni, Gasendi etj, i ndezën edhe më tej flakët
e kësaj kryengritjeje mendore të paparë deri atëherë
kundër skolastikës dhe autoritetit të Kishës. Kjo frymë
e re i kishte hapur rrugë çlirimit të plotë të filozofisë
dhe të shkencave të natyrës nga teologjia, çlirimit të
arsyes nga besimi, të racionales nga irracionalja. Kështu,
kultura dhe filozofia teokratike e Mesjetës, me qendër
Zotin, po ia linin vendin një kulture dhe filozofie të re,

269
TARIFA - LANI - SHATRO

antropocentrike, të cilat vinin në qendër të vëmendjes


njeriun dhe arsyen e tij (Cassirer 1963).
Kalimin në këtë fazë të re të kulturës europiane dhe
asaj botërore e kishin përgatitur dy shekujt e Rilindjes
me përfaqësuesit e shquar të saj. Bashkëkohës i tyre
dhe njëkohësisht themelues i kulturës së re, ishte edhe
një tjetër njeri i madh, Rëne Dekarti, i cili me të drejtë
është njohur botërisht si “babai i filozofisë moderne”
dhe si njëri nga njerëzit me ndikimin shoqëror më të
madh dhe më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë
(Seyomur-Smith 1998: 203). Edhe pse Dekarti nuk
është përfaqësues i asaj aradhe mendimtaresh të shquar
të Rilindjes Europiane, ai është, në kuptimin më të plotë
të fjalës, produkt i drejtpërdrejtë i saj dhe, si i tillë, men-
dojmë se meriton një vend nderi përkrah humanistëve
më të shquar të Rilindjes.
Lindi më 31 mars 1596 në një fshat të quajtur La
Hej i njohur qysh nga ajo kohë me emrin La Hej-
¯¯
Dekart (La Haye-Descartes) një vend piktoresk në
¯¯
krahinën e Turenit në Francë. Biografët e shumtë të
Dekartit japin fare pak të dhëna për fëmijërinë dhe rininë
e hershme të tij. Përmendet, fjala vjen, se vitet e para
të jetës ai i kaloi në fshatin e lindjes. Ndonëse me shën-
det të dobët, Rëneja i vogël shëtiste zakonisht me orë
të tëra nëpër kopshtije dhe pyje si edhe brigjeve të një
lumi të vogël që kalonte pranë fshatit të tij. Kështu,
qysh në fëmijëri nisi të mbruhej tek ai një dëshirë dhe
një pasion i veçantë për të udhëtuar dhe për të njohur

270
RILINDJA E EUROPËS

vende të reja, dëshirë e cila nuk u shua tek ai tërë jetën


(Clarke 2006). Prindërve të tij por, sidomos motrës së
tij, u ra shpejt në sy një kujtesë e pazakontë e fëmijës,
të cilin, qysh kur ishte katër vjeç, i ati, në mënyrë pro-
fetike, e kishte quajtur “filozof i vogël”. Megjithatë, i
ati i Rënesë, këshilltar i Parlamentit të Bretanjës, nuk
deshi që i biri të bëhej filozof. Kur erdhi koha të men-
donte për shkollimin e tij, ai e përcolli Rënenë tetëvjeçar
në kolegjin jezuit La Flesh.
Qysh në moshë të re, Dekarti shfaqi një zell të admi-
rueshëm për të përvetësuar shkencat dhe dituritë. Por
kolegji fetar në të cilin mësonte ai, ashtu si të gjitha
shkollat e tjera të kohës, nuk i ofronte rinisë së atëher-
shme gjë tjetër përpos silogjizmave dhe etikës së Aristo-
telit, filozofisë skolastike të Tomas Akuinit dhe fare
pak dituri mbi fizikën, matematikën dhe astronominë.
Sidoqoftë, jehona gjëmimtare e zbulimeve të bëra nga
Koperniku, Bruno dhe Galilei ishte dëgjuar tashmë edhe
brenda mureve të trashë të kolegjeve fetare dhe, ku më
shumë e ku më pak, fryma e re e këtyre zbulimeve kishte
depërtuar në mendjet e rinisë së kulturuar të asaj kohe.
Ishte pesëmbëdhjetë vjeç kur, në një mbrëmje shkollore,
Dekarti kreu një akt të guximshëm dhe të pashembullt
për kohën dhe për moshën e tij. Në përvjetorin e vdekjes
së Henrikut IV ai dhe shokët e tij lexuan një sonet, e
cila frymëzohej nga zbulimet e Galileit. Përkushtimi
ishte kuptimplotë: “Për vdekjen e mbretit, Henrikut të
madh, dhe për zbulimin nga Galilei të disa planeteve

271
TARIFA - LANI - SHATRO

apo yjeve të rinj që rrotullohen rreth Jupiterit!”.


Tërësisht i zhgënjyer dhe i pakënaqur nga njohuritë
skolastike që kishte marrë në shkollë, Dekarti kuptoi
se këto njohuri ishin krejt pa vlerë, se në to nuk kishte
asgjë të sigurt dhe të qartë. Më vonë, ai vetë do të
shprehej:

Sapo mbarova të gjitha këto mësime, pas të cilave


zakonisht të rendisin në radhën e njerëzve të ditur,
ndryshova krejtësisht mendimin. Sepse kuptova
se....këto dije nuk më sillnin asnjë dobi, përveçse më
ndihmonin për të kuptuar edhe më mirë paditurinë
time (Descartes 2004: 5).

Ky përfundim, në të cilin erdhi Dekarti njëzet-


ëvjeçar, e bëri atë të kërkonte një rrugë të re për të
njohur botën dhe për ta shpjeguar atë, jo më sipas filo-
zofisë skolastike, e cila mbështetej në besimin e verbër,
në Biblën, në autoritetin e Aristotelit dhe të etërve të
Kishës, por sipas një logjike të re, të mbështetur në arsy-
en e shëndoshë njerëzore dhe në zbulimet e mëdha
shkencore të kohës.
Me pasion dhe këmbëngulje, Dekarti studioi traditën
filozofike, matematikën, fizikën, astronominë, gjuhët e
vjetra dhe të reja, letërsinë klasike etj. Të vërtetat e
sakta dhe të qarta, të cilat nuk kishte mundur t’i gjente
asgjëkundi në programet mësimore dhe në librat e
kolegjeve fetare, Dekarti vendosi t’i kërkonte duke
udhëtuar në shumë vende, për të lexuar, siç shprehej ai,

272
RILINDJA E EUROPËS

“librin e madh të botës” dhe për të mësuar se “si ta da-


llonte të vërtetën nga mashtrimi” (ibid., 9). “Shpresoja”,
shkruante Dekarti më vonë, “se do t’ia dilja në krye
punës më mirë duke biseduar me njerëzit, sesa duke
qëndruar edhe më gjatë i mbyllur në dhomën e ftohtë
të dimrit...dhe, për 9 vjet me radhë, s’kam bërë gjë tjetër
veçse kam udhëtuar andej-këtej nëpër botë” (ibid., 26).
Udhëtimet e njëpasnjëshme në Hollandë, Itali,
Zvicër, Hungari, Austri dhe Gjermani, të cilat ishin
ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit, ia hapën
më shumë sytë Dekartit të ri, e njohën atë më nga
afër me artin dhe me kulturën e madhe humaniste
dhe me arritjet më të shquara shkencore të kohës.
Në Hollandë, Dekarti kreu shërbimin ushtarak. Shpre-
sa e të jatit që ai të bënte një karrierë të suksesshme
ushtarake u shua shumë shpejt kur u pa se talenti i tij
ishte jo për çështjet ushtarake, por në matematikë. Një
ngjarje krejt e rastit zbuloi tek Dekarti matematikanin
e shquar. Një ditë nëntori më 1618, ndërsa shëtiste nëpër
rrugët e qytetit Breda, Dekarti pa një shpallje në gjuhën
flamande. Ngaqë këtë gjuhë nuk e kuptonte, i kërkoi
një të panjohuri që u ndodh aty pranë t’ia përkthente
në latinisht përmbajtjen e shpalljes. Ky i panjohur qëlloi
të ishte shkencëtari i ri hollandez Isak Bekman, mjek
dhe matematikan, i cili, aty për aty, ia plotësoi kërkesën
ushtarakut të ri. Shpallja përmbante një problem të
vështirë matematik. Të nesërmen në mëngjes, Bekmanit
i erdhi një zgjidhje e re, e panjohur, e problemit nga ai

273
TARIFA - LANI - SHATRO

djalosh që kishte takuar rastësisht. Dekarti në atë kohë


ishte 22 vjeç; Bekmani 32. Kjo ngjarje i lidhi këta dy
njerëz me një miqësi të ngushtë dhe një bashkëpunim
të frytshëm.
Dekarti jo vetëm i studioi shkencat dhe filozofinë
por, ndryshe nga Bekoni, ai bëri zbulime të rëndësishme
në shumë fusha ku eksploroi mendja e tij universale.
Në matematikë, ai zbuloi konceptin e gjeometrisë anali-
tike dhe zbuloi madhësinë variabël, e cila ishte pikë-
kthesë në këtë shkencë, sepse, siç ka vënë në dukje
Engelsi, me të, “në matematikë u fut lëvizja, pra edhe
dialektika dhe në saje të kësaj u bë menjëherë i domos-
doshëm njehsimi diferencial dhe integrimi” (Engels
1973: 306-307). Në fizikë, Dekarti hodhi idenë se sasia
e lëvizjes që ekziston në botë mbetet e pandryshueshme;
në optikë ai zbuloi ligjin e përthyerjes së dritës; në
astronomi zbuloi shkakun e formimit të baticave dhe të
zbaticave si rezultat i forcës tërheqëse të Hënës; në
fiziologji, zbuloi lidhjet e sistemit nervor qëndror me atë
periferik si edhe mekanizmin e krijimit të reflekseve të
kushtëzuara etj.
Periudha më intensive në veprimtarinë shkencore të
Dekartit dhe botimet radhazi të fryteve të pasura që
dha ajo, koincidojnë në kohë me qëndrimin e tij për 20
vjet (1629-1649) me radhë në Hollandë, kryesisht në
Leiden. Gjatë kësaj periudhe dhe, përgjithësisht në
veprimtarinë e tij shkencore, ai iu prezantua publikut
me emrin latin Cartesius, të formuar prej emrit të

274
RILINDJA E EUROPËS

familjes së tij Des Quartes (më vonë Descartes).


Në vitin 1633, pasi mësoi mbi dënimin e Galileit,
Dekarti hoqi dorë nga botimi i traktatit të tij të porsa-
shkruar Mbi botën (Le Monde), në të cilin argumentonte
një kuptim të ri mbi botën në tërësinë e saj, të kundërt
me përfytyrimet teologjike të kohës dhe në përputhje
me idetë e reja që kishin sjellë në shkencat e natyrës
Koperniku dhe Galilei. Katër vjet më vonë, më 1637,
u botua me një gjëmim të vërtetë dhe bëri një jehonë të
madhe vepra kryesore e Dekartit Arsyetime rreth metodës
(Discours de la methode), ose, siç është titulli i plotë i saj,
Arsyetime rreth metodës për të udhëhequr mirë arsyen dhe për të
kërkuar të vërtetën në shkencat (Discours de la méthode pour
bien conduire sa raison, et chercher la vérité dans les sciences).
E destinuar për të gjithë, për burgerët, artizanët, gratë,
kjo vepër u shkrua dhe u botua në frëngjisht, çka nuk
ishte një gjë e rastit, por një akt i ndërgjegjshëm, i cili
shprehte frymën dhe aspiratat e reja të kohës. Deri atë-
herë, latinishtja, duke qenë gjuha e fesë së krishterë dhe
e skolastikës, kishte shërbyer edhe si një gjuhë universale
kulture. Feja dhe skolastika për shekuj me radhë kishin
vendosur monopolin e tyre jo vetëm mbi mendjet e
njerëzve dhe mbi kulturën shpirtërore të popujve euro-
pianë, por edhe mbi gjuhën me të cilën do të shkruhej
kjo kulturë. Kuptohet se, e shkruar në latinisht, kultura
letrare kishte mbetur monopol vetëm i oborreve feudale
dhe i klerikëve të mbyllur brenda mureve të kishave
dhe të manastireve. Ajo ishte krejtësisht e huaj për masat

275
TARIFA - LANI - SHATRO

e gjera të popullit. E krijuar si pasqyrim i ndryshimeve


të shpejta dhe i kushteve të reja ekonomiko-shoqërore
që po lindnin në mjaft vende të Europës, kultura e re
humaniste jo vetëm do të zhvishej nga përmbajtja teolo-
gjiko-fetare, por edhe do të kërkonte të flakte tej lëvozh-
gën e rëndë gjuhësore me të cilën qe mbështjellë deri
atëherë. Vetë Dekarti, në mbyllje të Diskurit të tij, shkru-
ante:

Në qoftë se unë shkruaj më me ëndje frëngjisht, në


gjuhën e vendit tim, sesa latinisht, që është gjuha e
mësuesve të mi, këtë e bëj sepse shpresoj që për
pikëpamjet e mia do të gjykojnë më mirë ata që
nisen nga arsyeja natyrore se sa ata që u besojnë
vetëm librave të dijetarëve të lashtë....unë i shtjelloj
ato në një gjuhë të kuptueshme për të gjithë (Descartes
2004: 67).

Vështruar në një kuadër më të gjerë social-historik,


koha kur jetoi Dekarti përfaqësonte periudhën e
akumulimit fillestar të kapitalit në Francë. Borgjezia
europiane, si një klasë e re në ngjitje, ishte e interesuar
për zhvillimin e lirë të marrëdhënieve të tregut dhe,
në këtë kuadër, edhe për zhvillimin e gjuhëve kom-
bëtare. Po kështu, duke luftuar kundër Kishës dhe
ideologjisë zyrtare të saj për të krijuar një filozofi dhe
një kulturë të re antiskolastike dhe racionaliste,
borgjezia e çdo vendi kërkonte që këto të shpreheshin
në gjuhën e kombit të vet. Pinjoll i kohës dhe i klasës

276
RILINDJA E EUROPËS

së vet, Dekarti u përpoq të vinte në jetë pikërisht këtë


aspiratë.
Libri i tij Discours de la methode u botua pa emrin
e autorit. Por, shumë shpejt, Franca dhe e tërë Europa
mësuan se kush qëndronte prapa tij. Kjo vepër i dha
Dekartit famën e njeriut më të madh të kohës. Botimi
i saj ishte një nga ngjarjet më të bujshme në jetën
shpirtërore të atij shekulli. Me të shpallej deklarata e
vërtetë e të drejtave dhe e pushtetit të arsyes mbi një
botë që ajo e sundon dhe e organizon. Rreth Diskurit u
zhvillua një polemikë epistolare e paparë. Tronditja që
pësuan Kisha dhe skolastika ishte e jashtëzakonshme.
Reperkursionet ishin, po ashtu, të mëdha. Dekarti u
akuzua si ateist dhe heretik.
Me botimin e Diskurit, Dekarti i shpalli luftë të hapur
Mesjetës dhe filozofisë skolastike të saj. Skolastika,
shkruante ai në këtë vepër, i ngjan atij njeriu të verbër,
i cili, në luftë me atë që sheh, përpiqet ta tërheqë atë në
thellësinë e qilarit të errët. Por sulmi i Dekartit kundër
skolastikës ishte, në të njëjtën kohë, sulm kundër atyre
marrëdhënieve shoqërore dhe institucioneve feudale
ekzistuese që e mbanin gjallë dhe e ushqenin atë. Botimi
i kësaj vepre të Dekartit e tronditi rëndë autoritetin e
Kishës dhe i lëkundi nga themelet konstruksionet speku-
lative të filozofisë skolastike të saj. Nga ana tjetër, kjo
vepër u përshëndet me entuziazëm të madh nga njerëzit
më të përparuar të shkencës dhe të filozofisë së re si
zbulim i “itinerarit të mendjes drejt së vërtetës”.

277
TARIFA - LANI - SHATRO

Më 1641 dhe 1642 u botua në Paris vepra tjetër e


Dekartit Arsyetime metafizike (Méditationes méta-physi-ques)
, kurse më 1644, nën titullin Parimet e filozofisë (Principia
philosophiae), ai botoi veprën Mbi botën, të cilën nuk kishte
guxuar ta botonte 11 vjet më parë.
Në tërë veprën e tij Dekarti, ashtu si Bekoni, shpre-
hu dhe argumentoi bindjen dhe detyrën që në vend të
asaj filozofie spekulative që mësohej në shkolla, të
krijohej “një filozofi praktike”, me ndihmën e së cilës,
njerëzit të bëhen “zotër dhe sundimtarë të natyrës”. Kjo
filozofi e re, argumentonte Dekarti, është “më e domos-
doshme sesa sytë për drejtimin e hapave tanë”. Që të
arrihej kjo, sipas tij, duhej që filozofia dhe shkencat të
çliroheshin përfundimisht nga të gjitha paragjykimet e
mëparshme dhe t’u nënshtroheshin një prove të re. Kjo
do të thoshte që gjithë dijen spekulative të kohës dhe
besimin e verbër në autoritetet t’i nxirrje përballë gjyqit
të arsyes dhe t’i shpallje të paarsyeshme.
Ashtu si Bekoni, edhe Dekarti ushqente bindjen e
thellë se nuk mund të bëhej kthesë në zhvillimin e
filozofisë dhe të shkencave dhe as mund të kishte
përparim të mëtejshëm të tyre pa krijuar më parë një
metodë të drejtë studimi, e cila t’i udhëhiqte ato. Të
fillosh të merresh me shkencë pa pasur më parë një
metodë të tillë, arsyetonte Dekarti, është “më tepër e
dëmshme, sesa e dobishme”.
Thelbin e metodës se tij Dekarti e formuloi në katër
rregulla të thjeshta, të cilat ngriheshin mbi një parim të

278
RILINDJA E EUROPËS

vetëm: dyshimi metodik në çdo gjë të pasigurt dhe të


paqartë. Ky parim i cili, ndonëse e shpuri atë në një
konkluzion idealist, duke e kushtëzuar qenien nga men-
dimi (Cogito, ergo sum mendoj, pra jam), kishte rëndësi
¯¯
shumë të madhe për kohën. Ai drejtohej, nga njëra anë,
kundër dogmatizmit skolastik dhe, nga ana tjetër,
shërbente si pikënisje për të kërkuar të vërtetën. Të
shtjelluara në pjesën e dytë të Diskurit, këto katër rregulla
kryesore janë: (1) Asgjë s’duhet pranuar si e vërtetë nëse
nuk e njohim qartë dhe nuk e kemi provuar pa asnjë
dyshim si të tillë; (2) Çdo problem që shqyrtojmë duhet
ndarë në aq pjesë, sa duke i analizuar ato veç e veç, të
mund ta zgjidhim atë në mënyrë adekuate; (3) Në
analizën e çdo problemi duhet arsyetuar në një mënyrë
të tillë që, hap pas hapi, duke u nisur nga gjykimet më
të thjeshta të arrijmë në konkluzionet më të përgjith-
shme; (4) Analiza e çdo problemi duhet të përfshijë çdo
gjë, pa lënë jashtë asnjë element të veçantë (Descartes
2004: 17). Këtyre rregullave të thjeshta të metodës së
tij, Dekarti nuk u atribuoi vlerën e parimeve të përgjith-
shme të njohjes njerëzore. Respektimi i tyre, sipas tij, e
kishte ndihmuar atë vetë të arrinte në kuptimin e së
vërtetës.
Në dallim nga Bekoni, i cili, siç kemi thënë, si
metodën më të mirë të studimit konsideronte induks-
ionin, Dekarti i atribuoi vlerë universale për të gjitha
shkencat metodës që përdorin matematika dhe gjeo-
metria, metodës deduktive, e cila kërkon që të arrihet

279
TARIFA - LANI - SHATRO

nga tezat e përgjithshme, të nxjerra me anë të analizës,


në pasojat e veçanta. Të dy këta filozofë, duke vënë në
dukje me të drejte rolin që luajnë si induksioni, ashtu
edhe deduksioni në njohjen shkencore të realitetit
objektiv, nuk mundën të kapërcenin dot atë njëanshmëri
që karakterizon qëndrimin e tyre në vlerësimin e rrugëve
të njohjes, nuk mundën të kuptonin unitetin ndërmjet
induksionit dhe deduksionit, si shprehje e procesit
dialektik të njohjes. Besimi që kishte Dekarti në meto-
dën e re dhe në dobinë e përdorimit të saj në shkencat e
natyrës i jepte shkas atij optimizmi të thellë gnoseologjik
që karakterizon filozofinë e tij, optimizëm të cilin ai
vetë e shprehte me këto fjalë: “Asgjë nuk është aq e
largët sa të mos arrihet dot, as aq enigmatike sa të mos
zbulohet dot”.
Pavarësisht se mbivlerësonte rolin e deduksionit,
Dekarti, ashtu si Bekoni, ishte i bindur se në procesin
e gjatë dhe të vështirë të njohjes së botës, shkencat nuk
mund të ecnin përpara pa u mbështetur në eksperi-
mentet, sepse vetëm eksperimentet, gjykonte ai, i japin
arsyes prova të sakta dhe të qarta. Madje, sipas Dekartit,
“eksperimentet janë aq më tepër të domosdoshëm, sa
më tepër që ne përparojmë në rrugën e njohjes”.
Vetë Dekarti, si shkencëtar dhe filozof, u kushtonte
një rëndësi të veçantë vëzhgimeve dhe eksperimenteve,
mbi bazën e të cilave, i udhëhequr nga parimet e
mekanikës, ai u përpoq të interpretojë mjaft dukuri dhe
probleme të fizikës, të fiziologjisë, të anatomisë, etj.

280
RILINDJA E EUROPËS

Tregojnë se, kur një fisnik, i cili e vizitoi Dekartin në


shtëpinë e tij në Hollandë, kërkoi të shihte bibliotekën
e filozofit, ky, duke e çuar në studion e tij, i tregoi kufo-
mën e një kafshe të copëtuar dhe i tha: “Ja, këta janë
librat e mi!”.
Se ç’rëndësi u kushtonte Dekarti vëzhgimeve dhe
eksperimenteve në zhvillimin e shkencës këtë e dësh-
mon edhe ky pohim, të cilin e gjejmë në Diskurin e tij:

Nga mundësia më e madhe apo më e vogël


për të bërë eksperimente, varet fakti nëse unë
do të përparoj më shpejt apo më ngadalë në
çështjet e njohjes së natyrës.

Dekarti ishte një mendimtar i shquar racionalist.


Në luftë me tërë botëkuptimin skolastik sundues të
kohës së tij, ai përcaktoi arsyen si gjykatësen më të
rreptë. Filozofia dhe metoda karteziane ishin lartësimi
i arsyes njerëzore parballë dogmës dhe besimit të verbër.
Tërë vepra e tij shpallte me të madhe parimin se “Mend-
jes njerëzore nuk duhet t’i vihet asnjë kufi”. Në këtë
vështrim, kërkesa e Dekartit për t’u udhëhequr në çdo
kërkim dhe studim nga arsyeja mori një përmbajtje të
thellë antiklerikale dhe revolucionare për kohën. Ajo
do të bëhej motoja e iluministëve francezë, të cilët, si
ideologë të revolucionit demokratiko-borgjez, u ngritën
kundër rendit feudal dhe kundër të gjitha marrëdhënieve,
ideve dhe institucioneve të tij, në emër të arsyes.

281
TARIFA - LANI - SHATRO

Me metodën që krijoi, Dekarti vuri themelet e një


filozofie të re. Është thënë për të se u bë “babai i filozo-
fisë moderne”. Sido që filozofia e Dekartit bartte në
vetvete kontradiktat dhe kufizimet e epokës së vet, të
shprehura këto në formën e një botëkuptimi dualist dhe
të inkonsekuencave teologjike, ajo ishte një progres i
madh për kohën. Në përfytyrimin kartezian bota merrte
pamjen e një materieje unike, pafundësisht të ndashme
dhe në lëvizje të pandërprerë, lëvizje e cila mbetet, nga
pikëpamja sasiore, gjithmonë konstante. Tek Dekarti,
ashtu si edhe tek Bekoni, gjejmë një përpjekje për të
krijuar një doktrinë origjinale mbi materien, në frymën
e realizimeve të shkencave natyrore të shekujve të 16-
të dhe 17-të, veçanërisht të mekanikës, të fizikës dhe
të matematikës. Se deri ku shkoi Dekarti në këto për-
pjekje, këtë e shprehin më së miri fjalët e tij plot besim:
“Më jepni materie dhe lëvizje dhe unë do të ndërtoj
botën”. Duke e çmuar lart fizikën e Dekartit, Marksi
dhe Engelsi (1978: 184) kanë vënë në dukje se ai “i
veshi materies një forcë krijuese të pavarur...Në kuadrin
e fizikës së tij materia është e vetmja substancë, e vetmja
bazë e qenies dhe e njohjes”.
Në vitin 1649 Dekarti botoi në Amsterdam veprën
e tij të fundit Pasionet e shpirtit (Traité des Les passions de
l’âme), shkruar edhe kjo në frëngjisht. Në këtë vepër, ai
trajtoi probleme të psikologjisë dhe të moralit. Po atë
vit, i ftuar prej Mbretëreshës Kristinë të Suedisë, e cila
për një kohë të gjatë kishte qenë e entuziazmuar prej

282
RILINDJA E EUROPËS

doktrinës së tij, Dekarti shkoi në Stokholm për t’i dhënë


asaj mësime filozofie. Por klima e ftohtë e Skandinavisë
dhe zakoni i Mbretëreshës Kristinë për të marrë mësime
filozofie nga Dekarti në orën 4 të mëngjesit nuk i prinë
shëndetit të filozofit. Ai u sëmur me pneumoni dhe vdiq
më 1650.
Vdekjen e tij, njerëzit përparimtarë të kohës e pri-
tën me hidhërim të madh. Kristian Hygens shkroi me
atë rast këto vargje elegjiake:

Natyrë, mbaj zi, eja të qash e para


Dekartin e madh dhe shpreh dëshpërimin tënd;
Kur ai humbi jetën, ti humbe dritën,
Vetëm me këtë zjarr ne mundëm të shohim.

Në kohën e vet, vepra e Dekartit kreu një shërbim


të madh ndaj shkencave të natyrës dhe filozofisë. Në
mjaft universitete të Europës Diskuri dhe librat e tjerë
të tij u zunë vendin traktateve të filozofisë skolastike.
Shpejtësia me të cilën u përhap fryma e re që solli vepra
e Dekartit dhe ndikimi i saj në atmosferën intelektuale
të mbarë Europës ngjallën një panik të madh në radhët
e Kishës Katolike. Vetëm 13 vjet pas vdekjes së Dekar-
tit të gjitha veprat e tij u dënuan nga Vatikani dhe u
përfshinë në Indeksin famëkeq. Me një dekret të posa-
çëm të nxjerrë prej Luigjit XIV disa vjet më vonë, më
1671, filozofia e Dekartit u ndalua të mësohej në
shkollat e Francës.

283
TARIFA - LANI - SHATRO

Por a mundej të ndaloheshin dot me dekrete mbretë-


rore dhe me mallkime jezuitësh drita dhe të vërtetat e
shkencës? Megjithëse e ndaluar të mësohej në shkolla,
filozofia dhe metoda karteziane influencoi shumë men-
dimin filozofik të Spinozës, Laibnicit, Malbranshit,
Lokut dhe më vonë të Hegelit, Sartrit dhe shumë të tje-
rëve (shih Meyer 2004: xi) dhe u bënë mbështetje për
zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë dhe të shkencave
natyrore në kohën e tij dhe më vonë. Ato shpunë drejt-
përsëdrejti në materializmin francez të shekullit të 18-
të dhe janë edhe sot burim, të cilit u referohen filozofia
dhe shkencat moderne.

284
RILINDJA E EUROPËS

bibliografi

Anderson, Fulton H. 1962. Francis Bacon: His Career and His


Thought. Los Angeles: University of Southern California
Press.
Anstey, Peter. 2003. “Bacon’s Last Instalment”, Minerva 41, 1
(March): 89-92.
Armitage, Angus. 1951. The World of Copernicus. New York:
Mentor Books.
Bacon, Francis. 1972. Essays. Introduced by Michael J.
Howkins. London: J.M. Dent & Sons Ltd.
Bacon, Francis. 2000. The New Organon. Edited by Lisa Jardine
& Michael Silverthorne. Cambridge: Cambridge
University Press.
Bacon, Francis. 2002. The Major Works, including New Atlantis
and the Essays. Oxford: Oxford University Press.
Bainton, Ronald H. 2004. “Italia: Lavdërimi i çmendurisë”. Në
Erazmi i Roterdamit, Lavdërimi i çmendurisë, ff. 7-34. Tiranë:
Infobotues.
Biagioli, Mario. 1993. Galileo, Courtier: The Practice of Science in
the Culture of Absolutism. Chicago: University of Chicago
Press.
Bieñkowska, Barbara. 1973. The Scientific World of Copernicus:
On the Occasion of the 500th Anniversary of His Birth, 1473–
1973. Dordrecht (Hollandë): Reidel.
Binder, Frederick M. 1970. Education in the History of Western
Civilization. London: Macmillan Company.
Blackwell, Richard J. 2006. Behind the Scenes at Galileo’s Trial.

285
TARIFA - LANI - SHATRO

Notre Dame, IN: University of Notre Dame Press.


Blackwell, Richard J. & Robert de Lucca. 1998. Cause, Principle
and Unity Essays on Magic by Giordano Bruno. Cambridge:
Cambridge University Press.
Boguslaw, Robert. 1965. The New Utopias: U Study of System
Design and Social Change. Englewood Cliffs, NJ: Prentice-
Hall.
Bortolon, Liana. 1967. The Life and Times of Leonardo. London:
Paul Hamlyn.
Boswell, James. 1832. The Life of Samuel Johnson. A New Edition
with Numerous Additions and Notes by John Wilson
Croker. Vol. II. Boston: Carter, Hendee Co.
Brewer, J.S. (ed). 1856. “Introduction”, in Francis Bacon,
Novum Organum. London: King’s College.
Brodrick, James, S. J. 1965. Galileo: The Man, His Work, His
Misfortunes. London: G. Chapman.
Brotton, Jerry. 2006. The Renaissance: A Very Short Introduction.
Oxford: Oxford University Press.
Brucker, Gene A. 1969. Renaissance Florence. Wiley and Sons.
Burckhardt, Jacob. 1990 [1860]. The Civilization of Renaissance
in Italy. London: Penguin Books.
Burke, Peter. 1998. The European Renaissance: Centres and
Peripheries. Oxford: Blackwell Publishers.
Bush, Douglas. 1958 [1939]. The Renaissance and English
Humanism. Toronto: University of Toronto Press.
Butterfield, Herbert. 1949. The Origins of Modern Science. New
York: Collier Books.
Cassirer, Ernst. 1963. The Individual and the Cosmos in Renaissance
Philosophy. Oxford: Blackwell Publishers.
Chirot, Daniel. 1994. How Societies Change. Thousand Oaks,

286
RILINDJA E EUROPËS

CA: Pine Forge Press.


Claeys, Gregory & Luman Tower Sargent (eds.). 1999. The
Utopia Reader. New York: New York University Press.
Clarke, Desmond. 2006. Descartes: A Biography. Cambridge:
Cambridge University Press.
Clavelin, Maurice. 1974. The Natural Philosophy of Galileo.
Boston, MA: MIT Press.
Cochrane, Rexmond C. 1958. “Francis Bacon and the Ar-
chitect of Fortune”, Studies in the Renaissance, 5: 176-195.
Collins, Randall. 1985. Three Sociological Traditions. New York:
Oxford University Press.
Cooper, Lane. 1935. Aristotle, Galileo, and the Tower of Pisa.
Ithaca, NY: Cornell University Press..
Cremante, Simona. 2005. Leonardo da Vinci: Artist, Scientist,
Inventor. Milan: Giunti Editore.
Dal Pra, Mario. 1997 [1963 ]. Sommario di storia della filosofia.
Vol. II, La filosofia moderna. Firenze. La Nuova Italia.
Danielson, Dennis R. 2006. The First Copernican: Georg Joachim
Rheticus and the Rise of the Copernican Revolution. New York:
Walker & Company.
Davies, David W. 1973. A Concordance to the Essays of Francis
Bacon. Detroit, MI: Gale Research.
Descartes, René. 2004 [1637]. Discourse on Method and Meditations
on the First Philosophy. Translated by John Veitch with an
introduction by E. Nicole Meyer. New York: Barnes &
Noble.
Dieckmann, Herbert. 1943. “The Influence of Francis Bacon
on Diderot’s Interprétation de la nature”, Romanic Review,
34: 303-330.
Donnelly, Ignatius. 2002 [1888]. Great Cryptogram. Part 1.

287
TARIFA - LANI - SHATRO

Francis Bacon’s Cipher in the So-Called Shakespeare Plays.


Whitefish, MT: Kessinger Publishing.
Drake, Stillman. 1957. Discoveries and Opinions of Galileo. New
York: Doubleday & Company.
Drake, Stillman. 1990. Galileo: Pioneer Scientist. Toronto: The
University of Toronto Press.
Durant, Will. 1926. The Story of Philosophy. New York: Simon
& Schuster.
Durant, Will & Ariel Durant. 1935. Our Oriental Heritage. New
York: Simon & Schuster.
Durant, Will & Ariel Durant. 1939. The Life of Greece. New
York: Simon & Schuster.
Durant, Will & Ariel Durant. 1957. The Reformation. New York:
Simon & Schuster.
Durant, Will & Ariel Durant. 1961. The Age of Reason Begins.
New York: Simon & Schuster.
Durant, Will & Ariel Durant. 1968. The Lessons of History.
New York: MJF Books.
Engels, Fredrik. 1973. Dialektika e natyrës. Tiranë: Shtëpia
botuese e librit politik.
Erazmi i Roterdamit. 2004 [1511 ]. Lavdia e çmendurisë. Tiranë:
Infobotues.
Fanfani, Amintore. 1984 [1934]. Catholicism, Protestantism, and
Capitalism. New edition with indroductions by Michael
Novak and Charles K. Wilber. Notre Dame, IN: Uni-
versity of Notre Dame Press.
Farrell, John. 2006. Paranoia and Modernity: Cervantes to Rousseau.
Ithaca, NY: Cornell University Press.
Farrington, Benjamin. 1963. Francis Bacon: Philosopher of Planned
Science. London: Weidenfeld & Nicolson.

288
RILINDJA E EUROPËS

Farrington, Benjamin. 1964. The Philosophy of Francis Bacon.


Chicago: University of Chicago Press.
Ferguson, Wallace K. 1962. European Transition: 1300-1520.
Boston, MA: Houghton Mifflin.
Fowler, Thomas. 1889. “Introduction”, në Francis Bacon,
Novum Organum. Oxford: Clarendon Press.
Friedland, Klaus. 1989. “Measure and Efficienry: The Human
Context of Maritime Technology”. Në Christiane Villain-
Gandossi, Salvino Busuttil & Pail Adam (eds)., Medieval
Ships and the Birth of Technological Societies. Vol. I, ff. 213-
217. Northern Europe. Malta: Foundation for Interna-
tional Studies.
Garber, Daniel & Michael Ayers. 1998. The Cambridge History
of Seventeenth-Century Philosophy. Cambridge: Cambridge
University Press.
Gatti, Hilary. 2002. Giordano Bruno and Renaissance Science. Ithaca,
NY: Cornell University Press.
Gaukroger, Stephen. 2001. Francis Bacon and the Transformation
of Early-Modern Philosophy. Cambridge: Cambridge Uni-
versity Press.
Goodman, David C. & Colin A. Russell. 1991. The Rise of
Scientific Europe, 1500-1800. London: Hodder & Stou-
ghton.
Goodwin, Barbara (ed.). 2001. The Philosophy of Utopia. New
York: Routledge.
Granet, Marcel. 1930. Chinese Civilization. Translated by Kath-
leen E. Innes & Mabel R. Brailsford. New York: Alfred
A Knopf.
James, Peter & Nick Thorpe. 1994. Ancient Inventions. New
York: Ballantine Books.

289
TARIFA - LANI - SHATRO

Johnson, Benjamin. 1640. Workes. Vol. 2. London: R. Meighen.


Hazlitt, William Carew. 1912. Shakespeare Himself and his Work.
A Biographical Study. Fourth edition. London: Bernard
Quaritch.
Heese, Mary. 1968. “Francis Bacon’s Philosophy of Science”,
në Brian Vickers (ed.), Essential Articles for the Study of
Francis Bacon, ff. 114-139. Hamden, CT: Archon Books.
Huizinga, Johan. 1957. Erasmus and the Age of Reformation. New
York: Harper & Row.
Jensen, De Lamar. 1992. Renaissance Europe: Age of Reco-very
and Reconciliation. London: D C Heath & Co.
Kant, Immanuel. 1929 [1787]. Critique of Pure Reason. 2nd ed.
N.K. Smith, trans. St. Martins.
Kautsky, Karl. 1979 [1888]. Thomas More and His Utopia. Tran-
slated by Henry James Stenning. London: Lawrence &
Wishart.
Kuhn, Thomas. 1957. The Copernican Revolution: Planetary Astro-
nomy in the Development of Western Thought. Cambridge, MA:
Harvard University Press.
Malone, John. 1997. “Plato and the Easter Bunny”, Behavioural
Processes, 40, 3: 187-192.
Mannion, James. 2006. Essentials of Philosophy: The Basic Concepts
of the World’s Greatest Thinkers. New York: Fall River Press.
Marius, Richard. 1984. Thomas More: A Biography. New York:
Knopf.
Marks, Karl & Fredrik Engels. 1978. Familja e shenjtë. Tiranë:
Shtëpia botuese “8 Nëntori”.
Martindale, Andrew. 1972. The Rise of the Artist. Thames &
Hudson.
McMullin, Ernan (ed.). 2005. The Church and Galileo. Notre

290
RILINDJA E EUROPËS

Dame, IN: University of Notre Dame Press.


Michel, Paul Henri. 1962. The Cosmology of Giordano Bruno.
Translated by R.E.W. Maddison. Ithaca, NY: Cornell Uni-
versity Press.
Moeller, Bernd. 1982. Imperial Cities and the Reformation. Three
Essays. Edited and translated by H.C. Erik Midelfort &
Mark U. Edwards, Jr. Durham, NC: The Labyrinth Press.
Mumford, Lewis. 1989 [1961]. The City in History: Its Origins,
Its Transformations, and Its Prospects. New York: MJF Books.
Nicholl, Charles. 2005. Leonardo da Vinci: The Flights of the
Mind. London: Penguin.
Pascal, Blaise. 1995. [1670]. Pensées. Translated with an Intro-
duction by A.J. Kraiulsheimer. London: Penguin Books.
Paul-Louis. 1927. Ancient Rome at Work: An Economic History
of Rome from the Origins to the Empire. London: Kegan Paul,
Trench, Trubner.
Quingley, Carroll. 1979 [1961]. The Evolution of Civilizations:
An Introduction to Historical Analysis. Indianapolis, IN:
Liberty Fund.
Raman, V. V. 1984. “Jean le Rond d”Alambert, 1717-1783",
Indian Journal of History of Science, 19, 3: 201-214.
Rees, Graham. 2002. “Reflections on the Reputation of Fran-
cis Bacon’s Philosophy”, The Huntington Library Quarterly,
65, 3-4: 379-394.
Repcheck, Jack. 2007. Copernicus’ Secret: How the Scientific Revolu-
tion Began. New York: Simon & Schuster.
Rietbergen, P.J.A.N. 1998. A Short History of the Netherlands:
From Prehistory to the Present Day. Third Completely revised
edition. Amesfoort: Bekking Publishers.
Ross, James Bruce & Mary Martin McLaughlin (eds.). 1981.

291
TARIFA - LANI - SHATRO

The Portable Renaissance Reader. New York: Penguin Books.


Seymour-Smith, Martin. 1998. The 100 Most Influential Books
Ever Written: The History of Thought from Ancient Times to
Today. New York: Barnes & Noble.
Skleiner, Fred S. 2009. Gardner’s Art Through the Ages: A Global
History. Thirteen Edition. Vol. II. Boston, MA: Wads-
worth.
Stephens, John N. 1990. The Italian Renaissance: The Origins of
Intellectual and Artistic Change Before the Reformation. London:
Longman.
Stow, John. 2007 [1598]. A Survey of London: Conteyning the
Original, Antiquity, Inrease, Modern Estate, and Description of
That City. London: Wilodhern Press.
Turnbull, George. 1740. The Principles of Moral Philosophy: An
Enquiry into the Wise and Good Government of the Moral World.
2 vols. London: A. Millar.
Van Doren, Charles. 1991. A History of Knowledge: Past, Present,
and Future. New York: Ballantine Books.
Vasari, Giorgio. 1965 [1568] Lives of the Artists. Trans. George
Bull. London: Penguin Classics.
Villain-Gandossi, Christiane. 1989. “Medieval Ships and the
Birth of Technoilogical Societies”, në Christiane Villain-
Gandossi, Salvino Busuttil & Pail Adam (eds)., Medieval
Ships and the Birth of Technological Societies. Vol. I, ff. 9-14.
Northern Europe. Malta: Foundation for International
Studies.
Voltaire. 1931 [1733]. Lettres Sur les Anglais. Edited with intro-
duction and notes by Arthur Wilson-Green. Cambridge:
Cambridge University Press.

292
RILINDJA E EUROPËS

Whitehead, Alfred North. 1928. Science and the Modern World.


New York: Macmillan Company.
Zweig. Stefan. 1956 [1934]. Erasmus of Rotterdam. Translated
by Eden and Cedar Paul. New York: The Viking Press.

293
OMBRA GVG
Seria e Botimeve Studimore

* * *
Titulli i origjinalit
Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro
Rilindja e Europës
Mendimi dhe kultura humaniste e saj
Botim i dytë i zgjeruar

***
Struktura grafike e librit dhe ballina u realizuan nga
mvs
metaphor visual studio
Tarifa Lani Shatro
ombra gvg / studime
Fatos Tarifa, PhD, është Drejtor i Insti- Rigjallërimi i shkencës dhe i arteve nga Rilindja
tutit të Studimeve Sociale dhe të Politi- solli një fllad të freskët dhe të lumtur në jetën kolektive të Europës.
kave në Universitetin Europian të Tiranës Për të parën herë pas një kohe shumë të gjatë shtypjeje shpirtërore,
dhe ish ambasadori i Shqipërisë në Mbre-
tërinë e Hollandës dhe në Shtetet e Bash-
bota perëndimore fitoi përsëri sensin e besimit në misionin e saj, kështu Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro Rilindja Europiane dhe Humanizmi ngritën
që, në çdo vend, idealistët më të shquar u ngritën së bashku lart arsyen njerëzore, vlerat dhe lirinë e indi-
kuara të Amerikës. në standardet e humanizmit.

Rilindja e Europës
vidit si edhe aftësitë e tij për përsosje të vazh-
Stefan Cvajg
dueshme. Dhe, nëse flasim për një tregtar italian
Remzi Lani është Drejtor i Institutit Shqip-
tar të Medias dhe gazetar për shtypin ve- apo hollandez të asaj periudhe, për një Tomas
ndas dhe të huaj. Mor apo për një Erazmus, ky individualizëm
shpuri në glorifikimin e kreativitetit njerëzor.

Rilindja e Europës
Baviola Shatro është lektore e letërsisë në
Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Aktua-
OMBRA GVG
lisht ndjek Studimet Doktorale për Shkenca mvsdesign10
Letrare pranë Qendrës Ndëruniversitare
të Studimeve Albanologjike në Tiranë.

F. Tarifa R. Lani B. Shatro


RILINDJA E EUROPËS
Fatos Tarifa Remzi Lani Baviola Shatro
isbn 978-99956-38-47-4
Çmimi i shitjes në librari 1100 lekë - 10 euro Rilindja e Europës
***
Në kopertinë:
Sandro Botticelli ***
Skenë nga Dekameroni i Bokaçios, Shtëpia e librit OMBRA GVG
rreth 1483, tempera në dru, ombragvg@albmail.com
83 x 183 cm. Muzeu Prado, Madrid. metaphor_books@yahoo.com

View publication stats

You might also like