You are on page 1of 2

Vizioni i qarte

Tre mjeshtër ishin duke thyer gur ne nje gurthyes. Nje vizitor i sheh ata dhe i pyet se çka janë duke bërë.
Mjeshtri i pare plot djerse thotë: Jam duke e prere këtë gur. I dyti qe dukej me pak i stresuar thotë jam
duke e ndërtuar nje parapet. Mjeshtri i trete përgjigjet me plot entuziazëm: Jam duke ndërtuar një
faltore ku do te madhërohet Zoti me shekuj te tërë.

1. Çka është vizioni

Pasqyre mentale e ardhmërisë, vizioni është arti i paramendimit te gjerave qe nuk ekzistojnë.

Vizioni është pse-ja e juaj. Vizioni i jep drejtim diçka je. Është e ardhmja e dëshiruar. Vizioni juaj
përmban besimet e juaja (vlerat esenciale) si dhe atë çka dëshironi te arrini ne te ardhmen e juaj. Vizioni
është imazhi I asaj çka dëshironi te bëheni ne jete. Vizioni është pasioni I juaj qe ju mban te eksituar dhe
ju motivon. Është pikërisht vizioni qe ju jep inspirim te bëni atë qe dëshironi te bëni.

2. Përfitimet nga vizioni

 Vizioni siguron drejtimin dhe ndihmon ne përgatitjen për ardhmërinë


 Vizioni definon sjelljen tuaj, atë qe do te bëni dhe atë qe nuk do te bëni
 Vizioni përcakton prioritetet dhe drejton planifikimin
 Vizioni siguron synimin dhe është burim i inspirimit
 Vizioni pasqyrona vlerat dhe besimet
 Vizioni ndihmon gjate fokusimit te përpjekjeve
 Vizioni siguron ndryshime dhe sjell shprese për te ardhmen

3. Cilat janë karakteristikat e vizionit efektiv

Nëse dëshirojmë qe vizioni ynë te jete inspirues, atëherë ai duhet te jete vizion efektiv. Tani parashtrohet
pyetja “Cili është vizioni efektiv?” Ne vazhdim janë disa cilësi qe ndihmojnë ne sajimin e nje vizioni qe
është domethënës dhe joshës.

1. Është I fokusuar ne te ardhmen: Nje vizion efektiv I jep përgjigje pyetjes: Si do te duket jeta ime
pas 5 apo 10 vitesh? Ai përshkruan ardhmërinë e dëshiruar. Vizioni I jep drejtim te qarte jetës sonë
dhe paraqet te ashtuquajturën “pasqyra e madhe”. Vizioni është si ylli polar ne baze te cilës
orientohemi.
2. Është drejtues: Vizioni efektiv ofron drejtim dhe qartëson rrugëtimin tone përgjatë jetës. Kjo do te
thotë se vizioni duhet te jete mjaft I hollësishëm për te formësuar vendim marrjen dhe po ashtu
duhet te jete I gjere qe te lejoje strategjitë inovative për te realizuar vizionin.
3. Është I qarte: Vizioni efektiv paraqet nje pasqyre te qarte mentale te ardhmërisë tone. Vizionet e
paramenduara si duhet, përshkruajnë ardhmërinë aq lehte saqë mund ta imagjinojmë atë ne
mendjen tone. Vizioni efektiv siguron terrenin për vendimmarrje dhe veprime te pavarura. Për te
bere ketë, vizioni duhet te jete qarte I artikuluar dhe I kuptueshëm lehte. Vizioni duhet te
qartësojmë fokusin, drejtimin dhe njëkohësisht siguron përdorimin efikas te resurseve tona.
4. Relevant per ne: Vizioni duhet te jete I rëndësishëm për neve. Ajo duhet te pasqyroje te kaluarën
tone dhe te inkorporojë dëshirën tone për te ardhmen
5. I bazuar ne vlera : Vizioni efektiv bazohet ne vlera. Vlerat janë besimet ose idealet tona për atë se
çka është mire apo keq. Vlerat ndikojnë ne sjelljet dhe casjen tone. Vizioni është grumbull I
vlerave dhe besimeve te nevojshme për te arritur atë qe dëshirojmë te bëhemi.
6. Sfidues : Vizioni efektiv na sfidon dhe përcakton standarde te larta te veprimit. Vizioni efektiv
paraqet ardhmërinë e cila është jashtë asaj qe është e mundshme sot ose për atë qe mendojmë se
është e mundur te behet nesër.
7. Është personal: Vizioni efektiv pasqyron atë qe është unike për neve dhe njëkohësisht na bën me
dije si ndryshojmë nga atë tjerët. Vizion është unik nëse qartëson perse jemi te jashtëzakonshëm
dhe cila është rëndësia e kësaj.
8. Është inspirues: Vizioni efektiv na motivon te sakrifikojmë për nje synim te caktuar. Vizioni I
bën apel zemrës dhe mendjes sonë. Vizioni efektiv ka ndikim emocional tek ne.

Si te krijojmë vizionin

Mënyra me e mire e qartësimit te vizionit është duke bere pyetje.

 Çfarë jete dëshironi te jetoni kur ne moshën 20, 30, 40, 50, 60, 70 apo 80 vjeçare?
 Me kë dëshironi te shoqëroheni?
 Çka besoni qe jeni te afte te bëni ne jete?
 Cilat janë gjerat e mëdha qe mund te arrini nëse kishit pasur kushte, resurse dhe motivim te
duhur?
 Çka do te dëshironit te ndryshoni ne veten tuaj, ne familje, ne shoqëri, ne bote?
 Cili do te ishte kontributi juaj me i madh me te cilin do te krenoheshit dhe to te ishit te kënaqur?
 Kur te vdisni, si dëshironi qe njerëzit te ju mbajnë ne mend?
 Çka është pasioni im
 Perse jam krijuar cili është qëllimi I ekzistencës sime?
 Si duket ardhmëria ime ideale për te cilën jam gati te sakrifikoj kohen dhe veten time?

Esenca e këtij hulumtimi introspektiv është qe te jemi sa me te sinqerte me veten tone dhe qe te jemi sa
me specifik. Vizioni ynë duhet te jete mishërim I vlerave tona dhe I pikëpamjes ndaj ardhmërisë qe
dëshirojmë.

Nje tjetër karakteristike e vizionit është se me kohe ai mund edhe te ndryshoje, mirëpo ajo çka është me
rendësi është se duhet pasur nje vizion ne mënyre qe te dini se pse jeni duke bere atë qe bëni dhe se jeni te
lumtur qe e bëni atë.

4. Lidhmeria e vizionit me qëllimet

Ka shume njerëz qe caktojnë qëllimet. Mirëpo nëse qëllimet caktohen pa qartësuar paraprakisht vizionin,
atëherë vijmë ne nje situate ku mund te arrijmë qëllimin e përcaktuar, pastaj kalojmë ne qëllimin tjetër e
kështu me rrudhë qe ne fund shteron motivimin tone sepse nuk kemi nje qellim me te larte

Ne fillim caktimi i vizionit mund te jete i çuditshëm apo i vështire, por definitivit ia vlen. Pasi te sqaroni
se çka është vizioni juaj, përcaktimi i qëllimeve ne pajtim me vizioni tuaj do te jete me i natyrshëm.

You might also like