You are on page 1of 3

Nga:

Krenar (Halil) Hamza


Adresa:
rr. Prekazi, Mati 1, H1/20, Prishtine
10000

ANKESË

Kundër Vendimit me numër rasti 2022-AB- Prot, i datës 17/01/2022, me të cilin vendim te
dëmtuarit z. Krenar Hamza i shqiptohet gjobe ne vlere prej 100 euro në kundërshtim me ligjin
05-L-088, Neni 211, paragrafi 3, 4 dhe 4.5.
Parashtruesi i kësaj kërkese z. Krenar Hamza ka njoftuar Policinë e Kosovës qe ne momentin
qe shoferët nuk mund t’i harmonizonin qëndrimet lidhur me mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka
ndodhur aksidenti i trafikut.

Në ndërkohë z. Krenar Hamza, merr një gjobe nga ana e Policisë se Kosovës vendim ky i
protokolluar me numër rasti 2022-AB- te datës 17/01/2021 në të cilin vendim thuhet se atij i
shqiptohet gjobe prej 100 euro me arsyetimin qe nuk keni plotësuar raportin evropian te
aksidentit.

Konsiderojmë se gjoba e shqiptuar është vendim mjaft i paqartë, kundërthënës si dhe në


kundërshtim me dispozitat ligjore për shkak se :

1. Vendimi është në kundërshtim me Ligjin 05/L-088


2. Vendimi është i mangët për nga forma e tij.

Vendimi është në kundërshtim me Ligjin 05/L-088

Në qoftë se marrim për bazë Ligjin 05/0-88 nen 211 përkatësisht paragrafi 4 dhe 4.5 ku
citohet si me poshtë:

4.Policia është e obliguar të dalë në vendin e aksidentit të trafikut në të cilin ka ndodhur dëm i vogël
material, nëse atë e kërkon njëri nga pjesëmarrësit në trafik dhe atë kur:

4.5. shoferët nuk mund t’i harmonizojnë qëndrimet lidhur me mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka
ndodhur aksidenti i trafikut;

Ne aksidentin e ndodhur te datës 17/01/2022 rreth orës 8:40 pala e dëmtuar në këtë rast z. Krenar
Hamza në momentin qe nuk ka pasur qëndrimet e harmonizuara me shoferin lidhur me mënyrën
dhe rrethanat ne te cilat ka ndodhur aksidenti si dhe nga tronditjet e shkaktuara nga aksidenti ka
njoftuar Policinë e Kosovës. Me të ardhur ne vend ngjarje njësiti i Policisë se Kosovës, policët janë
interesuar mbi gjendjen shëndetësore te personave te përfshire ne aksident dhe kane marre ne
pyetje te dy shoferet ndarazi.

Nga tronditjet e shkaktuara nga aksidenti si dhe nga vlerësimi subjektiv mbi vlerën e demit qe mund
te jete shkaktuar dhe nga mos arritja e qëndrimeve mbi shkaktarin e aksidentit z. Krenar Hamza ka
kërkuar qe vendimi mbi fajësinë te përcaktohet nga ana e Policisë se Kosovës e cila dëshmohet
përmes raportit qe ka lëshuar Policia e Kosovës ku specifikohet fajtori.

Vendimi është i mangët për nga forma e tij

Z. Krenar Hamza ne deklaratën e dhëne pranë Policisë se Kosovës nuk e ka cituar ne asnjë moment
qe ka refuzuar qe nuk do te plotësoje raportin evropian te aksidentit dhe meqë te dy palët nuk kishin
harmonizim mbi mënyrën dhe rrethanat e aksidentit te shkaktuar si dhe nga fakti qe z. Krenar Hamza
se bashku me vëllain e tij ishin tronditur nga aksidenti është njoftuar Polica e Kosovës për te sqaruar
situatën.
Me shqiptimin e gjobës për z. Krenar Hamza, njësiti Policor i Kosovës tenton qe te nxisë konflikte
mes shofereve dhe palëve tjera te dëmtuara qe për shkak te gjobave te tilla te pa kuptim për faktin
qe sipas Ligjit 05/L-088, neni 211, Paragrafi 3, 4 dhe 4.5 citon si me poshtë:

3. Raporti evropian i aksidenteve nuk plotësohet dhe nuk nënshkruhet në rastin e aksidentit në të
cilin ka persona të lënduar ose të vdekur

4. Policia është e obliguar të dalë në vendin e aksidentit të trafikut në të cilin ka ndodhur dëm i vogël
material, nëse atë e kërkon njëri nga pjesëmarrësit në trafik dhe atë kur:

4.5. shoferët nuk mund t’i harmonizojnë qëndrimet lidhur me mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka
ndodhur aksidenti i trafikut;

Andaj bazuar në të gjitha ato që u tha bazuar edhe në Ligjin 05/L-088, Paragrafi 3, 4 dhe 4.5
të cilat shprehimisht parashohin :

Kërkojmë nga Policia e Kosovës që Vendimin me Nr. Rasti 2022-AB- Prot. të datës 17 janar
2022 te rishqyrtoje vendimin në tërësi si të pabazuar, si dhe të kthehet shuma e paguar nga z.
Krenar Hamza prej 50 euro.

Ankesa e hartuar dhe e paraqitur me respekt nga

Krenar Hamza

_________________

Prishtinë, 18 janar 2022

Dokumentet bashkëngjitur:

- Fletëparaqitje për kundërvajtje;


- Dëshmia e pagesës se gjobës
- patentë shoferi
- Deklarata e Policisë se Kosovës
- Polica e Sigurimit
- Certifikata e regjistrimit te automjetit
- Xhirollogaria bankare

You might also like