You are on page 1of 3

METODAT E ANALIZES

Ndër metodat e shumta të analizës tre prej tyre paraqiten si më të zbatueshme


përkatësisht:
 metoda e analizës funksionale;
 metoda e analizës psikologjike dhe letrare;
 metoda e analizës statistikore.

A. Metoda Funksionale

Sipas pikëpamjes funksionale "fakti stilistik" mund të përkufizohet si:

 element gjuhësor në përdorim për qëllime letrare në një vepër të dhënë;


 element gjuhësor pa shfaqjen e dokumentit psikologjik;
 një nga elementët e domosdoshëm dhe thelbësorë të çdo vepre letrare;

Rrjedhimisht, çështjet kryesore të analizës stlistike do të jenë:


 madhësia e kontekstit optimal;
 aspektet e stilit;

Konteksti, në studimet stilistike, trajtohet përmes pranisë dhe dallimit ndërmjet:

 "mikrokontekstit";
 "makrokonteksti";

B. Metodat Psikologjike dhe Letrare

Ndër format e njohura të këtyre metodave të analizës përmenden:


 explication de texte;
 close reading;
 qarku filologjik apo qarku shpicerian;

1 | Page
të cilët në thelb pikënisjen dhe synimet i kanë të përbashkëta, ndërthurin:
 informacionin historik,
 informacionin kulturor,
 informacionin estetik;
 informacionin gjuhësor;

Leo Spitzer, krahas Vossler dhe Croce dhe "idealistë të tjerë", gradualisht
përpunoi dhe zhvilloi metodën e tij të studimit, të ashtuquajturin qark shpicerian ose
qarku filologjik. Metoda e Leo Spitzer, bazohej në hetimin e dukurive stilistike me anë
të intuitës, fillimisht. Pjesë përbërëse e qarkut shpicerian ishin tre etapa:
 në etapën e parë, studiuesi i stilit ose kritiku përpiqet të depërtojë në atmosferën e
veprës, derisa t'i bëjë përshtypje përsëritja e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e
ndonjë tipari stilistik;
 në etapën e dytë, ai kërkon të shpjegojë këtë tipar nga pikëpamja psikologjike;
 në etapën e tretë studiuesi/kritiku përpiqet të gjejë të dhëna të mëtejshme, bazuar
në psikikën e autorit.

C. Metoda Statistikore

Në epokën e tanishme, në epokën e statistikave, studiuesit e stilit, kanë


shfrytëzuar apo shfrytëzojnë:
 metodat statistikore;
 dendurinë dhe shpërndarjen e parametrave, shënjuesve dhe treguesve
stilistikë;
 krahasimin në raport me një tekst të caktuar, i cili shërben si normë, etalon.

Metoda statistikore mund të shërbejë:


 për të treguar përafërsisht shpeshtësinë e një përftese të veçantë, dendurinë
e saj në një vepër të caktuar;
 për të zbuluar anomali të dukshme në lidhje me shpërndarjen e elementëve
stilistikë;
2
D. Metoda e fjalëve kyç

Në këtë kontekst, mund të përmëndet edhe një metodë tjetër analize, e


rekomanduar nga studiuesit e stilit, përkatësisht nëpërmjet mënyrës së përdorimit të
përsëritur të fjalëve dhe shprehjeve kyç në kontekste të caktuara, për synime të caktuara.
Kjo metodë analize ndërthur të tre metodat e sipërpërmendura, sepse:
 fjalët dhe shprehjet kyç mund të studiohen:
o mënyrë statistike, dhe
o përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë;
 mund të interpretohen:
o nga pikëpamja psikologjike;
o nga pikëpamja funksionale;
 mund të sigurojnë të dhëna:
 në lidhje me gjëndjen psikologjike të autorit;
 në lidhje me strukturën e brendshme të veprave të tij.

You might also like