You are on page 1of 7

Ngjashmëritë e Iliadës me literaturën e feve abrahamike

Shkumbin Haxha

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Arteve

Dramaturgji

Abstrakt

Nëse në jetën e përditshme të jetuarit konsiderohet njëfarë lloj lufte, atëherë në Iliadë lufta është njëfarë lloj
jete. Akili e Hektori janë madhështorë brenda kornizave të luftës, njëjtë siç janë djallëzorë Menelau e
vëllau i tij, Agamemnoni. Pra madhështia dhe djallëzorja manifestohen më së miri në një rrethanë kaq
ekstreme siç është lufta. ndonëse Iliada është stërstudiuar do të prvojmë të sjellim diçka ndoshta të re, e re
kjo që do të ketë shumë gabime, por në saje të së resë këto gabime do të mirëkuptohen, është e
pashmangshme të gabosh në rrugën një udhë të pashkelur. Paridi bëri gabim duke u dashuruar me Helenën
(gabim ky i cili pasoi me luftë, por i cili ishte shkëndijë, jo promotor i luftës), njashtu do të jenë edhe
gabimet e këtij seminari, pra gabime shkëndijash, jo më të mëdha. Lufta si term denotativ përfshin ndeshje
të armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash, por po
u lexua si term konotativ atëherë vërejmë një rreze më të gjerë të përdorimit të këtij termi. Lufta është
kryetema në Iliadë, pra lufta qoftë në kuptimin literal qoftë në atë idiomatik. Do t’i trajtojmë ngjashmëritë e
luftrave në Iliadë dhe në fetë abrahamike, poashtu edhe ngjashmëri të tjera që (ndoshta) kanë mes vete. Do
të provojmë të krahasojmë personazhe nga Iliada me persona nga literature e tri feve monoteiste, për t’i
parë ngjashmëritë si vlerë në vete e jo si plagjiat.

Fjalët kyçe: (Keyëords): Keyëords: Iliada, Kurani, Bibla, Paridi, Jusufi, Goliathi.

Hyrje (Introduction)
Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. K. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të
ndryshme; shkenca ka pranuar si më të mundshme Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e
Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Homeri ka jetuar shumë kohë më vonë nga koha kur ka ndodhur
Lufta e Trojës dhe nga kthimi i grekëve në atdhe. Kjo do të thotë se poeti ka ditur ta shfrytezojë
mrekullisht burimin e pasur të letersisë gojore me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive,
heronjve dhe bëmave të tyre, të cilat këndoheshin në atë kohë nga rapsodë të ndryshëm.

Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të
vërteta historike që kanë ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë
ndodhur në shekujt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer
dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per t'u
theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë
ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave.
Përderisa Iliada është shkruar në një stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues
të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor.
Supozohet se Homeri ka qenë i verbër por kjo bazohet vetëm në faktin që një poet/kengetar i
verbër, i quajtur Demodokos, reciton bëmat e Luftës së Trojës në udhëtimin e Odiseas. Homeri
nuk e paraqet Demodokun e verber si autoportret por si figure me simbol te dyfishte; se pari,
poeti nuk ishte deshmitar me sytë e tij per njgjarjet qe ai tregon, dhe se dyti, as nuk ka nevoje te
bazohet tek shqisat sepse poeti e merr frymezimin nga vetë Muzat dhe jo nga përvojat e tija. Tek
Iliada, Homeri mban qendrim asnjanes, ai nuk mban anen e asnjerit prej heronjve, veçse shpreh
hapur simpatine ndaj virtyteve te personazheve te veta. Ne ketë poemë, Homeri është autori dhe
njëkohësisht rrëfyesi i kësaj kryevepre klasike.1 Pra poaq sa mungojnë faktet e padyshmita, por
të besueshme, në religjion njashtu ngjan edhe me poemën Iliada dhe me çdo gjë rreth saj, kështu
na hapet një mundësi shtesë për t’i krahasuar këto literatura të ndryshme, por me ngjashmëri
mjaft të shumta me njëra-tjetrën.

Ngjashmëritë e Iliadës me Biblën

Akili dhe Goliathi

1
https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Homeri
vrasja e Hektorit nga Akili pasiqë Hektori vret Patroklin, mikun më të mirë të Akilit paraqitet në
Iliadë, por vrasja e Akilit nga Paridi nuk është. Sidoqoftë për të mundësuar krahasimin e plotë të
personazhit të Akilit me personazhin e Goliathit do ta trajtojmë vrasjen e Akilit nga Paridi, dhe
vrasjen e Goliathit nga Davidi. Nëse Akilin nuk mund ta vrasë Hektori i cili është i shquar për
luftë, pritjet janë të pakta që të mund ta vrasë dikush tjetër pasiqë Akili ishte vigan i pashoq dhe
luftëtar i madh, aq më pak Paridi i bukur, por e vret në një mënyrë shumë të lehtë duke ia hedhur
shigjetën në thembër.

Njashtu edhe për Goliathin vigan i cili nuk e kishte shokun, nuk pritej se dikush do të mund ta
vriste, por ja që edhe Goliathin e vret Davidi, më i vogli vëlla nga të tetë vëllezirt, duke e mundur
fare lehtë: “Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t’u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi
menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut. Vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me
hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.” 2 përveç
personazheve (Akilit me Goliathin gjigantë, e Davidi me Paridin të vegjël e të pashquar për luftë)
të cilat ngjajnë me njëri-tjetrin në këtë rast, ka edhe diçka tjetër që është shumë e ngjashme,
mënyra e vrasjes; nëse Akili vritet nga një shtizë në thembër, Goliathi vritet nga një gurë i vogël,
pra në të dyja rastet kemi dështimin e viganëve karshi të dobëtve, popmozes karshi të thuktës.

Helena dhe Eva dhe sherri i tyre

marrëdhëniet në mes të trojanëve dhe grekëve ishin në zgrip, anipse dukeshin të mira. Grekët në
krye me Agamemnonin të uritur për pushtet, mezi po prisnin një shkas për t’i pushtuar tokat e
trojanëve. Paridi ua mundësoi ndezjen e këtij fitili duke e marrë Helenën gruan Menelaut, e duke
u arratisur bashkë me të për në Trojë. Pra Helena shndërrohet në arsyen kryesore të nisjes së
kësaj lufte, e cila do të zgjasë me peripecitë e saj për 10 vjet.

Në “Zanafillë” kemi Evën, gruan e cila krijohet nga brinjët e burrit gjersa Adami fle në gjumë.
këta dy njerëz, që fetë abrahamike i konsiderojnë si njerëzit e parë, Zoti i vendos në kopshtin e
Edenit, ku jetojnë të zhveshur me të gjitha të mirat, madje aty kanë edhe frutin e përjetësisë, por
të cilët nuk kanë njohuri për të mirën dhe të keqën, njohuri kjo e cila është vetëm e Zotit, por e
cila mund të fitohet nëse hahet pema e ndaluar. e po u hëngër kjo pemë, atëherë njeriu do të
bëhet si Zoti. kështu edhe ndodh: Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e

2
Bibla - kaptina 1 i Samuelit versetet 48-49, fq. 326
këndshme për sytë dhe që pema ishte e deshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga
fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai. 3 Pra është
pikërisht Eva ajo qw ha pemën e ndaluar, dhe i jep edhe Adamit prej saj. E Zoti për ta
pamundësuar krjimin e një rivali të tij i largon ata nga ky kopsht, jo pse hëngrën pemën e
ndaluar, por, pse mund të hanë edhe pemën e përjetësisë. Pra Adami e Eva nisin odisejadën e
tyre në tokë, ku përjetojnë shumë peripeci, e tërë kjo ngase Eva u mashtrua nga gjarpëri, njashtu
siç u mashtrua Helena nga dashuria për Paridin. gabime këto të cilat shkaktuan shumë vdekje,
madje gabimi i Evës i shkaktoi të gjitha vdekjet, duke përfshirë edhe vdekjet e shkaktuara nga
tradhëtia e Helenës.

Ngjashmëritë e Iliadës me Kuranin

Akili dhe Kabili

Kabili dhe Habili sipas kuranit, janë dy djemtë e profetit dhe njeriut të parë Ademit. duke qenë se
mënyra e vetme për t’u shtuar njerëzimi ishte vetëm incesti, Hava lindi binjakë, djalë e vajzë, në
çdo shtatzani që kishte. Kështu Zoti urdhëroi që fëmijët që do të lindnin të qiftëzoheshin me
fëmijun tjetër, jo me atë me të cilin kishin lindur, pra nuk duhej që qifti t’i takonte të njëjtës
shtatzani. pasiqë Habilili dhe Kabili dashurohen të njëjtën vajzë për t’u qiftëzuar, për t’u sqaruar
se cili të martohet me të bëjnë kurbaneve: Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit
tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo.4
Kabili nga inati vret Habilin, por duke qenë se Habili është kufoma e parë, ai nuk di se cçtë bëjë
me të, derisa Zoti dërgon një korb e i cili varros në dhe korbin e ngordhur, e kur e sheh këtë
Kabili, atëherë edhe ai vepron njëjtë.

Tek Iliada kemi nja vrasje madhështore (anipse vrasjet s’janë madhështore kurrë). Pasiqë
Patrokli vesh rrobat e Akilit dhe kështu bashkë me mirmidonët e tjerë nisin të luftojnë me
trojanët. Hektori duke menduar se po lufton Akili, ndeshet me Patroklin dhe e vret. Kur Akili
merr vesh, i çartur niset për t’i kërkuar duel Hektorit, ku edhe e vret. e kufomën e Hektorit e merr
me vete, derisa në mbrëmje Priami, i ati i Hektorit, vjen fshehtazi tek Akili dhe i kërkon që ta
marrë kufomën e Hektorit dhe t’i kryejë ceremonitë e varrimit siç e do zakoni: “Mos më thuaj
t’ulem, o pinjoll i Zeusit, gjersa Hektori dergjet para çadrash pa varr e nder…”5. Pra varrimi
është tepër i rëndësishëm, saqë e bën Priamin t’ia puthë duart gjaksit të djalit të tij, vetëm për ta
kryer ceremoninë e djalit të tij, ashtu si duhet. Nëse në Kuran, Kabili anipse është vrasës, anipse
është mëkatari i parë, ai sërish preokupohet me kufomën, dhe Zoti nëpërmjet shpendëve i mëson
3
Bibla - kaptina 1 Zanafilla verseti 6, fq. 3
4
Kuran - kaptina 5, verseti 27, fq. 112
5
Iliada - Homeri, kënga 24, fq. 560
varrimin, njashtu edhe tek Iliada, anipse Akili ishte vrasësi, kjo nuk e pengoi Priamin që t’i
përgjërohet për ta varrosur siç duhet. Varrimi nuk është vetëm mbulim i kufomës, varrimi në të
dyja rastet është ceremoni, nëpërmjet së cilës tregohet se vdekja nuk është vetëm mbarim i jetës,
por është diçka mistike, ku shpirti dhe trupi ndahen, i pari për t’u ngritur në qiell, i dyti për t’u
futur në dhe.

Princi Parid dhe profeti Jusuf

Në mesin e gjërave që kanë ngjashmëri Iliada me Kuranin është edhe tragjedia e bukurisë, e cila
shpërfaqet pothuajse si antitezë e etikës, e jo diçka e afërt me të (kujto rastet kur shohim dikë të
bukur themi se është i mirë) pra ngatërrojmë të bukurën si kategori estetike me të mirën si
kategori etike.

I biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe vëllaut të Hektorit - Paridi, është i bukur saqë josh edhe
gratë më të bukura, përfshirë edhe gruan e Menelaut vëllaut të Agamemnonit, mbretit të Mikenës
- Helenën. Paridi dhe Helena dashurohen në njëri-tjetrin dhe largohen tinëzisht nga Mikena për
në Trojë, kështu për t’u legjitimuar lufta në mes Agamemnonit dhe Priamit, ngjashëm me
fillimin e luftës së parë botërore e cila u nis ngase u vra Franc Ferdinandi, por kjo vrasje nuk
ishte arsyeja, por vetëm shkasi. në këtë luftë të nisur nga shkaku Helenë, Paridit i vritet edhe
vëllau edhe babai.

Ndërsa në Kuran kemi rrëfimin e mrekullueshëm të Jusufit dhe Zylejhasë. Jusufi është më i
bukuri e më i urti nga të 12 vëllezërit, kështu edhe më i dashuri për babain e tij; arsye këto të
mjaftueshme për ta urrejtur vëllezërit e tij, të cilët nga zilia e hedhin Jusufin në një pus prej nga e
nxjerrin disa tregtarë e e shesin në Egjipt, pasiqë e blen një njeri i pasur, gruaja e tij provon ta
joshë Jusufin për ta futur në shtrat, e pasiqë Jusufi refuzon atëherë dalin fjalët nga gratë tjera se
Zylejhaja qenka e pandershme, adultere, atëherë Zylehjaja i fton të gjitha në shtëpinë e saj dhe i
njofton me bukurinë e Jusufit: Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur
ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të
burgoset dhe do të poshtërohet”6. Pra nëse bukuria e Paridit i kushton Paridit duke i vrarë babain
e vëllaun, Jusufit i kushton bukuria duke e tradhëtuar fillimisht vëllezërit e tij e pastaj duke e
futur në burg Zylejhaja. Ndonëse Iliada u shkrua shumë vite para Kuranit, për Paridin mund të
6
Kuran - përktheu Hasan Nahi, kaptina Jusuf, verseti 32, fq. 239
thonim se është Jusufi i Trojës. përveç ngjashmërisë së Paridit dhe Jusufit (jo vetëm për nga
bukuria, por edhe nga ngjarja) kemi ngjashmëri edhe në mes Helenës dhe Zylejhasë, siç e cekëm
ne fillim se lufta është kryetema e Iliadës edhe si term konotativ; përveç nga pozita e tyre
shoqërore (që të dyja ishin aristokrate) lufta apo përpjekja e Helenës për t’u bashkuar me Paridin
bëhet ferr për Paridin ashtu sikurse përjpjekja e Zylejhasë për t’u bashkuar me profetin Jusuf
bëhet ferr për Jusufin.

Konkluzione

Iliada dhe Kurani - ishte një krahasim mes ngjarjeve të cilat, nuk janë të kopjuara, por të cilat ngjajnë për
shkak të natyrës njerëzore.

iliada dhe Bibla - poashtu u krahasuan për t’i parë ngjashmëritë që kanë mes vete, e nëpërmjet këtyre
krahasimeve me Biblën dhe Kuranin të shpjegohet se religjioni është i vjetër poaq sa njeriu, apo edhe më i
vjetër.

Te bibla pamë ngjashmëritë: Akili si Goliathi e Paridi si Davidi anipse te rasti i Goliathit dhe Davidit
dihet saktë se kush është i miri e kush i keqi, te rasti i Akilit dhe Paridit nuk e kemi këtë dallim, ngase
Akili herë paraqitet si njeri i mirë, herë si mizor, por ajo që i bën të ngjajnë këto rrëfime është humbja e të
madhit nga i vogli.

te Kurani pamë ngjashmëritë: mes Paridit dhe Jusufit, jo vetëm si personazhe të njëjta, por edhe si ngjarje
shumë të përafërta dhe Akilit dhe Kabilit, ku zbuluam rëndësinë e ceremonisë së varrosjes, si ritual
glorifikues që i bëhet njeriut të vdekur. Poashtu pamë ngjashmëritë në mes Paridit dhe Jusufit, sesi
bukuria rezulton ne fatkeqësi, veçse te Paridi pësojnë të tjerët për të, ndërsa te Jusufi pëson vetë.
Referencat

Homeri (2015). Iliada. Tiranë

Bibla, pwrkthimi 1991-94, botues SHOQATA SHQIPWTARE E BIBLWS, Tiranw

Kurani, përktheu Hasan Nahi, botues Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam,
Tiranë 2019

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Homeri - data 03.05.2021

You might also like