You are on page 1of 10

Universiteti : Aleksandër Xhuvani

Fakulteti : Shkencat e Edukimit

Dega : Master Profesional në Mësuesi AMU, për Matematikë-Informatikë, me profil minor në


Fizikë

Lënda : Didaktika e Informatikës dhe Vlerësimi

Tema :Teknologjia moderne në mësimdhënien e matematikës

Punoi : Sara Turtulli Pranoi : Elva Leka


Suela Balla
Eledjo Kasa

1
TEKNOLOGJIA MODERNE NË MËSIMDHËNIEN E MATEMATIKËS
Abstrakt
Përdorimi i teknologjisë në aktivitetet e mësimdhënies së matematikës mund të konsiderohet si
një gjuhë e re e komunikimit në zhvillimin e ndërtimit të njohurive.
Njohuritë për rolin e teknologjisë në procesin edukativ mund të kontribuojnë në përgatitjen më të
mirë të mësimdhënësve të ardhshëm në zgjidhjen e drejtë jo vetëm të teknologjisë por edhe të
mënyrës së të shpjeguarit. Qëllimi i ynë kryesor, i të gjitha përpjekjeve në këtë drejtim, është
lidhja në mes të matematikës dhe teknologjisë.
Fjalë kyçe: teknologjia moderne, mësimdhënia e matematikës.
Hyrje
Në shkencën e matematikës, metodat analitike dhe metodat llogaritëse numerike janë zhvilluar
paralelisht gjatë gjithë historisë së zhvillimit të saj. Nevoja për të kryer llogaritje matematikore të
shpejta dhe të menjëhershme, të diktuara nga teknologjia ushtarake (balistikë dhe dekodimi),
eksplorimi i hapësirës kozmike etj, ka qenë një nxitje e forte për zhvillimin e industrisë
elektronike në përgjithësi dhe atë të kompjuterëve në veçanti. Ndërtimi i kompjuterëve me
shpejtësi të lartë i ndihmon matematikanët të llogarisin dhe të bëjnë situatën më të qartë se kurrë
më parë.
Kuptimi i llogaritjes nuk do të kishte kuptim pa matematikën, dhe ajo që çoi te krijimi I konceptit
të kompjuterit të programuar ishte analiza e metodave matematikore nga matematicienët,
filozofët dhe inxhinierët.
Vërtet, dy matematicienët von Neumann në SHBA dhe Turing në Angli, janë të njohur si
themelues të kompjuterëve modernë. Për analizën e llogaritjeve kompjuterike dhe tentimet që
bëjnë atë sa më të besueshme që është e mundur, nevojitet matematika e lartë, dhe kjo nevojë
është duke u rritur. Kompjuteri deri sa nuk është i programuarështë vetëm një kuti prej metali,
xhami e silikoni etj. Programi paraqet algoritme në formë të përshtatshme për kompjuterin.
Matematika është e nevojshme si gjuhë për përshkrim të hollësishëm, për atë çka duhet të bëhet,
si duhet të bëhet dhe kur duhet të bëhet, dhe për verifikimin që programi dhe algoritmi të
punojnë në mënyrë korrekte.
Roli i matematikës, e sidomos matematikës së avancuar, është vendimtar në zhvillimin e
teknologjisë moderne [1]. Edhe njohuritë jomatematikore, të cilat e mundësojnë zhvillimin e
teknologjisë, nuk do të jenë të mundura pa matematikën e avancuar. Për shembull, gjeometria
analitike ka bërë të mundshëm programin e avancuar CAD dhe këto programe kanë kontribuar
shumë, si në faktin se motori në makinat e reja zë shumë më pak hapësirë se sa në modelet e
vjetra të makinave, llogaritjen e sipërfaqeve prerëse etj. Gjithashtu, kompjuterët dhe rrjetat
mbështeten në matematikën e avancuar për ruajtjen e shënimeve , për kodimin e informatave etj.
Ne të gjithë përdorim rezultate të përkryera matematikore pa të cilat on‐line banking, WebTV,
interneti, radio etj., thjesht nuk do të jenë të mundura.
Teknologjia moderne do të ketë ndikim të plotë në atë se si gjeneratat e ardhshme të
matematicienëve do ti zbulojnë dhe publikojnë rezultatet e tyre matematikore, të ndajnë
mendime dhe të mësojnë matematikën. Teknologjia gjithashtu do ta ndërrojë mënyrën se si
studentët do të mësojnë matematikën dhe mënyrën se si do të aplikohet ajo në disiplinat e tjera.

2
Mirëpo teknologjia moderne, me gjithë përparësitë e saj, nuk mundet, në asnjë mënyrë, të
zëvendësojë mësimdhënësin e mirë. Një mësimdhënës i mirë, i pajisur me mjete efektive dhe
strategji për të mbizotëruar teknologjinë, mund të bëhet mësimdhënës i shkëlqyer.
Shekspiri ka thënë ([2],vol.7.fq 21) “Asgjë nuk është as e mirë as e keqe‐vetëm mendimi e bën
atë të tillë”. Në rastin e përdorimit të teknologjisë moderne në mësimdhënien e matematikës, kjo
thënie mund të perifrazohet: “Kalkulatorët dhe kompjuterët nuk janë mjete pune as të mira as të
këqija‐vetëm përdorimi i tyre i bën ato të tilla”.Gjatë drejtimit të makinës, më i rëndësishëm
është drejtuesi–makina është dytësore. Po ashtu, gjatë përdorimit të teknologjisë moderne në
procesin e mësimdhënies, rol të dorës së parë luan mësimdhënësi‐teknologjia është e dorës së
dytë.
Zhvillimi
1. Roli i teknologjisë në hulumtimet matematikore
Kërkesat dhe nevojat e teknologjisë ndikojnë në parashtrimin e problemeve të reja për
hulumtuesit e matematikës. Edhe pse ky ndikim është shumë më i vogël se ndikimi që
teknologjia ka në shkencat dhe fushat e tjera, megjithatë është i rëndësishëm.
Gjithsesi, matematika ka disa lidhje të brendshme, që i lejojnë asaj të zhvillojë problemet e saja
dhe t’i zgjidhë ata pa asnjë referencë nga bota e jashtme. Në mesin e shkencave të tjera,
matematika është e vetmja që e zotëron këtë teknikë‐nuk ka nevojë të eksperimentojë.
Edhe përkundër faktit, se ky izolim është i mundshëm, nuk do të thotë se kjo ndodh shpesh, që
do të thotë se ky izolim nuk është i nevojshëm dhe as i dobishëm.
Edhe pse matematika mund ti trajtojë problemet e saja në një shkallë më të lartë se shkencat e
tjera, ka një numër të madh të disiplinave matematikore që më vonë janë zhvilluar në bazë të
bukurisë dhe karakterit interesant të tyre. Mjafton të përmendet shembulli i gjeometrisë. Ka
filluar si mjet praktik për topografët, mirëpo, kur u zbulua rëndësia e saj, ajo filloi të zhvillohet si
degë në vete. Pas një zhvillimi shumëvjeçar, janë zhvilluar edhe degë të tjera të saj, disa prej të
cilave janë formuar për arsye të bukurisë së tyre të fshehtë‐të cilat më vonë janë aplikuar‐të tjerat
janë propozuar nga përdoruesit. Për shembull, gjeometrinë diferenciale e ka themeluar i famshmi
Gauss për të përmbushur nevojat e topografisë, ndërsa gjeometria e Rimanit, në mënyrë të
papritur, gjeti zbatim në teorinë e relativitetit.
Ne mund të përmendim edhe shumë degë të tjera të matematikës, si analizën, ekuacionet me
derivate të pjesshme, analizën Fourier etj.
Sigurisht që ka fusha që ende nuk kanë njohur zbatim ose që zbatimi i tyre ka filluar shumë
vonë. Ndër më të njohurat në këtë aspekt është teoria e numrave, e cila derivonë ka qenë
krejtësisht e pazbatuar në praktikë.
Teoria e algoritmeve, programimi linear, teoria e lojrave etj, janë të gjitha disiplina që lindën dhe
u zhvilluan si nevojë e zgjidhjes praktike të shumë problemeve të realitetit praktik të ditëve të
sotme.
Duhet theksuar se jo të gjitha që ne dëshirojmë të bëjmë janë të vlefshme. Nganjëherë, të
kuptuarit e matematikës dhe mundësia për zbatimin e saj janë synimet kryesore për avancimin e
vetë matematikës.

3
2. Roli i hulumtimeve matematikore në teknologji
Jo rrallë, zbatimet vijnë në mënyrë të papritur. Ne shqyrtuam rastin kur zbatimi I teknologjisë i
shtron problemet ashtu që matematikanët i zgjidhin ato.
Është i habitshëm fakti se mjetet matematikore i paraprijnë zbatueshmërisë nganjëherë edhe me
shekuj.
Si shembull ilustrues, mund të merret “Teoria e numrave”. Edhe pse kjo fushë është lëvruar prej
shekujsh, vetëm disa zbatues të njohur të kohëve moderne kanë vërejtur se,megjithëse ajo nuk
ishte zbatuar më parë, pjesë të teorisë së numrave janë shumë të rëndësishme për kriptografinë
2 , komunikimin digjital dhe informatat elektronike komerciale.
Shembujt nga fizika janë shumë më të suksesshëm dhe më të njohur. Shumë fusha I kanë gjetur
të zhvilluara mjetet matematikore që atyre u nevojiteshin. Teoria e Relativitetit e ka gjetur të
gatshme gjeometrinë e Riman‐it, Mekanika Kuantike ‐hapësirat e Hilbert‐it etj.
Është e qartë se ka një lidhje inteligjente në mes të hulumtimit të diçkaje abstrakte, si teoria
logjike, dhe asaj teknologjike, si zhvillim i kompjuterit, i cili vërtet ka ndryshuar jetën moderne.
3. Bashkëveprimi spiral midis teknologjisë dhe matematikës
1. Në ditët e sotme, madje edhe matematicienët teorikë e pranojnë këtë, teknologjia kompjuterike
me përdorimin e LaTex3, e‐mail, Web‐Surfing4, e‐konferencat etj gjatë organizimit të jetës
shkencore, e bën jetën e matematikanëve shumë më të lehtë dhe në këtë mënyrë, vërejmë se
bashkëpunimi global me kolegët është në rritje për sa i përket rezultateve tona, si në publikime
ashtu edhe në hulumtime. Ky lloj i ndikimit të teknologjisë kompjuterike në matematikë, nuk
ndryshon shumë nga ndikimi i kësaj teknologjie në fushat tjera të shkencës dhe inxhinierisë.
2. Ekzistenca e softeve matematike, të tilla si Mathematica, Maple, Derive, Matlab etj. në dy
dekadat e kaluara, ka filluar të ndryshojë mënyrën se si matematika mund të shpjegohet. Softet
matematikore kanë bërë një progres të madh, qoftë në matematikën e avancuar ashtu edhe në atë
të thjeshtën. Thënë shkurtimisht, parimisht të gjitha matematikat që shpjegohen në shkollat e
mesme dhe të larta janë tashmë në dispozicion në çdo kompjuter. Çdoherë e më shumë,
mësimdhënësit e matematikës kanë filluar të përdorin këto sisteme për riorganizimin e të
mësuarit të matematikës, por edhe më tutje, pjesa më e madhe e kurikulave të matematikës nuk
janë duke i shfrytëzuar përparësitë e teknologjisë së re, që është në disponim.
3. Theks i veçantë duhet t’i kushtohet nivelit të bashkëveprimit midis hulumtimit matematikor
dhe teknologjisë kompjuterike, që mund të konsiderohet si bashkëveprimi rëndësisë themelore,
natyrale dhe frymëzuese. Por nuk mund të lemë pa përmendur gjithashtu faktin se ky
bashkëveprim, fatkeqësisht, nuk ka tërhequr në mënyrë të mjaftueshme vëmendjen e komunitetit
matematikor.
Raporti ndërmjet teknologjisë kompjuterike dhe hulumtimeve matematikore nuk shprehet vetëm
si bashkëveprim i dyanshëm, por mundet gjithashtu të kuptohet si një spirale e hapur, ku në
secilin rreth të spirales, teknologjia e njohur përdoret dhe në të njëjtën kohë teknologjia e re
krijohet.

4
4. Përgatitja e mësimdhënësve për të shpjeguar matematikën me anë të teknologjisë
Pothuajse të gjitha universitetet në SHBA dhe në Evropë janë duke zhvilluar mënyrat e ofrimit të
kurseve në web. Kjo do të ndryshojë mënyrën e të mësuarit të matematikës dhe, së shpejti një
numër i vogël i universiteteve virtuale të sofistifikuara do të joshë një numër të madh të
studentëve. Në këtë mënyrë edukimi themelor do tu ofrohet studentëve me një çmim më të
volitshëm. Kjo do të jetë më e favorshme për studentët që nuk kanë mundësi të ndjekin orët e
zakonshme të mësimit për arsye pune ose për ndonjë arsye tjetër. Kjo gjithashtu do të krijojë
mundësitë e studimeve me një kosto më të ulët. Nga ky aspekt teknologjia do të jetë një
ekuilibrues, që u ofron mundësi edukative njerëzve, që, në kushte tjera, nuk do të kishin mundur
të studiojnë.
Që të gjenden rrugë të përshtatshme për shfrytëzimin e teknologjisë në edukim është gjithashtu
një sfidë e madhe jo vetëm për profesorët e matematikës por edhe për të tjerët. Është e
nevojshme një përpjekje dhe rezultatet fillestare do të jenë në shumë raste ndoshta edhe
zhgënjyese. Mirëpo këtu të gjithë jemi studentë që kemi nevojë të mësojmë gjëra të reja.
Paraqitja e teknologjisë në të gjitha nivelet e edukimit ka nxitur nevojën për ndryshimin e
praktikave të mësimdhënies. Së bashku me zhvillimin/modernizimin e projekteve të mësimit
fakultativ për lëndët inxhinierike dhe shkencore, është e rëndësishme të përqendrohemi në
përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm të matematikës.
Përdorimi i teknologjisë në aktivitetet e mësimdhënies së matematikës mund të konsiderohet si
një gjuhë e re e komunikimit në zhvillimin e ndërtimit të njohurive. Njohuritë për rolin e
teknologjisë në procesin edukativ mund të kontribuojnë në përgatitjen më të mirë të
mësimdhënësve të ardhshëm në zgjidhjen e drejtë jo vetëm të teknologjisë por edhe të mënyrës
së të shpjeguarit.
Gjithashtu, një nga përparësitë e teknologjisë, si mjet pune në mësimdhënie, është edhe mundësia
e zgjidhjes së problemeve me anë të modelimit dhe aktiviteteve ndërdisiplinore, kështu që lindin
disiplina të reja dhe të riformuluara për përgatitjen e mësimdhënësve të matematikës. Duke pasur
parasysh këtë aspekt, mund të themi se interpretimi i informacioneve që jep
kompjuteri/kalkulatori kërkon njohuri për llojin e matematikës së nevojshme për shfrytëzimin e
teknologjisë. Shfrytëzimi i kujdesshëm I teknologjisë si strategji e mësimdhënies përmirëson
ligjëratat dhe përgatitjen e aktiviteteve nga mësimdhënësit.
Për rëndësinë e teknologjisë në lidhje me ngritjen profesionale të mësimdhënies, Oldknow(2000)
ka thënë “Përdorimi efektiv i teknologjisë kompjuterike personale në mbështetjen e kurikulave
të matematikës është në duart e mësimdhënësve. Ata kanë nevojë të dinë më shumë për
përdorimin e teknologjisë, të cilat mund të gjenden nëmanualet e ndryshme, në materiale
mësimiore të ndryshme dhe nga burimet tjera informative” [3].
Gjithashtu Cornu jep vlerësimin “Matematika është duke evoluar dhe ndryshuar nën ndikimin
e kompjuterit dhe informatikës. Kështu që për këtë arsye mësimdhënësit kanë nevojë të
zhvillojnë njohuritë e tyre matematikore dhe të ushtrojnë matematikën nga pikëpamja
informatike. Matematika është duke u bërë më shumë eksperimentale, algoritmike, numerike;
mësimdhënësit duhet të jenë në gjendje të shoqërojnë zhvillimet matematikore si dhe të
sigurojnë kompetenca dhe qasje të reja që të mund të kryejnë aktivitete të reja në matematikë”
[4].

5
Prandaj janë parashtruar disa pyetje të natyrshme si: “Çka është mësimdhënia përmes
teknologjisë? Çka mund të ndryshojë nëse përdoret teknologjia në mësimdhënie? Cilat janë
mënyrat e përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie dhe cilat nga ato janë më efektive që të
arrihen objektivat edukative?”
Një nga sfidat e mëdha në të cilat hasin mësimdhënësit e matematikës kur tentojnë t’i njoftojnë
studentët me teknologjinë është se ata nuk dinë kur, pse dhe si ta përdorin atë, edhe pse kanë
njohuri paraprake për sa i përket pajisjeve dhe softeve edukative. Kjo sfidë haset gjithashtu edhe
nga mësimdhënësit e nivelit universitar, të cilët kanë përgjegjësinë për të përgatitur
mësimdhënësit e ardhshëm me njohuri matematikore dhe pedagogjike, të kërkuara në
mësimdhënien moderne.
5. Përdorimi i kompjuterit në mësimin e matematikës
Përdorimi i kompjuterit si mjet pune në përkrahjen e mësimdhënies ka filluar të përdoret para
disa viteve edhe nëpër universitete, kryesisht në lëndët praktike.
Sidoqoftë duhet të parashtrojmë pyetjen: A përdoren kompjuterët sa duhet në mësimdhënien e
matematikës? Përgjigja është e qartë. Në shumicën e rasteve ato përdoren si kalkulatorë, pasi që
ata përdoren si mjete për kalkulimin e numrave, edhe ata gjithashtu përdoren për operacione
algjebrike, paraqitjen e lakoreve etj.
Ky lloj i përdorimit plotëson ose thjeshton metodat tradicionale të mësimdhënies, por kjo nuk
paraqet një përmirësim të rëndësishëm në mësimdhënien e matematikës.
Kjo pjesërisht është për shkak se mësimdhënësit janë shkolluar në një sistem edukativ në të cilin
nuk kanë pasur asnjë trajnim që ka të bëjë me teknologjinë. Për këtë arsye mësimdhënësit nuk
kanë kulturë të mjaftueshme kompjuterike që të përgatisin ligjëratat që ti mësojnë studentët në
mënyrë adekuate për të ardhmen e tyre profesionale. Megjithatë është arritur një përmirësim i
dukshëm: deri para disa viteve nxënësit e shkollave të mesme kanë mësuar si të përdorin tabelat
logaritmike. Tani kjo nuk është e nevojshme dhe nuk mësohet më; në vend të asaj ata përdorin
kompjuterin ose kalkulatorin. Pa asnjë dyshim me përdorimin e kompjuterit kjo është më e
shpejtë, por duhet ta kemi të qartë se me këtë nuk kemi përmirësuar mënyrën e shpjegimit të
konceptit dhe përdorimit të logaritmit. Në këtë mënyrë matematikanët kanë kontribuar me punën
e tyre në krijimin e mjeteve teknologjike, që janë përdorur nga profesionalistë të profesioneve të
tjera të rëndësishme për punën e tyre.
Thënë shkurt, sfida me të cilën duhet të përballemi në të ardhmen është tejkalimi i kësaj
gjendjeje me qëllim të përdorimit të kompjuterit si mjet për ngritjen e kreativitetit matematikor.
Meqë kjo nuk është një punë e lehtë, është e këshillueshme që së paku ushtrimet me kompjuter të
përfshihen në çdo degë ku shfrytëzohet matematika dhe, në mënyrë të veçantë, në fakultetet
inxhinierike. Kështu, do të jetë e mundur që profesionistët (ekspertët) e ardhshëm të jenë të aftë
të zhvillojnë programe, që do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore mënyrën e të shpjeguarit të
matematikës.
Fakti që studentët mund të kryejnë këto lloje të ushtrimeve me softe matematikore, do t'iu
ndihmojë atyre jo vetëm në lëndët e matematikës, por gjithashtu edhe në lëndët tjera. Gjithashtu,
ai do të jetë i gatshëm të përballet me problemet profesionale që do ti hasë në të ardhmen.

6
6. Mënyrat e përdorimit të teknologjisë
Me respekt për MRT, mënyra të ndryshme përdorimi janë përshkruar në literaturë [5]. Për
shembull, taksonomitë e Pierce dhe Stacey (2010) dhe Drijvers (2018) hartojnë mënyra të
ndryshme të përdorimit të teknologjisë që shfrytëzon përfitimet e teknologjisë. Këto taksonomi
nuk i mbulojnë të gjitha mënyrat e mundshme që teknologjia mund të përdoret në klasën e
matematikës, por përqendrohen në mundësitë pedagogjike kyçe. Bazuar në këto taksonomi, ne
japim një pasqyrë të mënyrave të zakonshme të përdorimit të teknologjisë që janë identifikuar
në literaturë.
 Përdorimi i teknologjisë për të mbështetur punën me përfaqësime të shumta
Është pranuar gjerësisht se ndryshimi fleksibël ndërmjet formave të ndryshme të përfaqësimeve,
si p.sh paraqitja grafike, algjebrike dhe numerike, është vendimtare për të kuptuarit e koncepteve
matematikore. Teknologjia mund të përdoret për të mbështetur aksesin e lehtë në forma të
ndryshme të përfaqësimeve dhe të ofrojë akses të njëkohshëm në përfaqësime të shumta për të
zhvilluar kuptimin e temës në fjalë.
 Përdorimi i teknologjisë për të mbështetur mësimin zbulues
Teknologjia mund të përdoret për të ndihmuar studentët të eksplorojnë, zbulojnë dhe zhvillojnë
vetë konceptet matematikore, për shembull, duke hetuar rregullsinë dhe variacionin [6]. Kjo
mund të arrihet, për shembull, duke gjeneruar shembuj dhe duke eksploruar modele, duke u
dhënë nxënësve mundësinë për të mësuar matematikën si një aktivitet konstruktiv.
 Përdorimi i teknologjisë për të mbështetur mësimin individual
Për më tepër, teknologjia mund të përdoret për të lehtësuar të mësuarit më të individualizuar, për
shembull, duke ofruar rrugë të ndryshme për zgjidhjejen e një detyrë të caktuar. Për shembull,
mësuesi mund të inkurajojë nxënësit të përdorin teknologjinë për të gjetur mënyrën e tyre për të
zgjidhur një detyrë, për të kontrolluar vetë qasjet e zgjidhjeve, dhe për të krahasuar dhe vlerësuar
qasjet individuale të zgjidhjeve.
 Përdorimi i teknologjisë për të mbështetur praktikën
Teknologjia dixhitale jo vetëm që mund të përdoret gjatë përvetësimit të njohurive të reja
matematikore, por mundettë jetë gjithashtu e dobishme për thellimin dhe praktikimin e aftësive
të fituara më parë, gjë që është e rëndësishme, përshembull - për nxitjen e parimeve
matematikore të një niveli më bazë [7].
 Përdorimi i teknologjisë për të mbështetur reflektimin
Teknologjia nuk është mjeti më i mirë për t'u përdorur në çdo situatë dhe gjithashtu mund të
nxisë keqkuptime, për shembull, duke mashtruar rezultatet grafike [8]. Prandaj, teknologjia
mund të shërbejë si mjet për reflektim në klasë, për shembull, mbi kufizimet e teknologjisë, për
rezultatet mashtruese ose mbi pyetjen kur duhet përdorur teknologjia dhe kur jo. Një reflektim i
tillë mund të forcojë tek nxënësittë kuptuarit matematikor dhe mund ta bëjë matematikën
interesante.
Përsëri, ne duam të theksojmë se këto mënyra të përdorimit të teknologjisë "nuk janë të plota dhe
këto kategori nuk përjashtojnë njëra-tjetrën” [9]. Megjithatë, ato mbulojnë mënyra të

7
rëndësishme e përdorimit të teknologjisë në të cilat përdorin “të kuptuarit matematikor dhe
aftësitë teknike sëbashku” [10]. Megjithatë, potencialet e teknologjisë reflektuar në mënyra të
ndryshme nuk do të shpalosen vetë. Përkundrazi, është vërtetuar se besimet e mësuesve luajnë
një rol vendimtar [11].

7. Paraqitja e disa eksperimenteve nga Analiza I


Është pranuar në mënyrë të gjerë se softet matematikore mund të kontribuojnë dukshëm në të
mësuarit dhe të kuptuarit e matematikës. Veçanërisht, me anë të mundësive vizuale të paketave
softuerike dhe sistemet algjebrike kompjuterike, studentët mund të hulumtojnë sjelljen e
funksioneve dhe fenomeneve të cilat do të ishin të pamundura pa ndihmën e kompjuterëve.
Mësimdhënësi ka një mundësi të gjerë zgjedhjesh të mjeteve softuerike që mund ti përdorin gjatë
kohës së studimeve.
Sidoqoftë mbetet edhe më tutje problem si të përpilohen probleme ose eksperimente interesante,
të cilat do ti sfidojnë studentët dhe ku teknologjia është mjet i rëndësishëm për hulumtim të
problemit, që lejon studentin të pasqyrojë, arsyetojë, analizojë, modifikojë mendimin (idenë) e
tij, deri sa të arrihet një konkluzion i duhur.
Karakteristikë e këtyre eksperimenteve është se pa teknologji do të ishte vështirë për studentët të
bëjnë analizat dhe të arrijnë te rezultati, ashtu që teknologjia dhe mundësitë e sajë vizuale u
ofrojnë studentëve mekanizmat për eksperimentim dhe testim, duke u lejuar atyre të modifikojnë
hipotezat e tyre dhe idenë e tyre që i çon ato deri te zgjidhja.
Eksperimenti 1‐Derivati
Qëllimi i këtij eksperimenti është që ti ndihmojë studentët që të kuptojnë konceptin e derivatit si
limit të herësit të ndryshesës së funksionit dhe argumentit si dhe si ekuacioni i tangjentes të
funksionit në pikën e dhënë. Nga studentët kërkohet që të përdorin një soft kompjuterik, p.sh
“Autograph” në rastin konkret, për të paraqitur grafikun e funksionit y = x2 dhe të shqyrtojnë se
çfarë ndodh kur x =1. Gjithashtu kërkohet nga ata që të koncentrohen dhe të analizojnë pikën
(1,1) duke zmadhuar (me anë të zoom-it) grafin e funksionit në atë pjesë.
Ideja se funksioni është i diferencueshëm në një pike nëse është lokalisht i drejtë është një ide e
rëndësishme, e cila është shumë më e lehtë për ta kuptuar se sa koncepti i limitit. Faktikisht ata
mund të shohin se nëse zmadhojnë grafin e këtij funksioni në cilën do pikë ai do të jetë lokalisht
i drejtë në të gjithë intervalin. Megjithatë, nëse nga studentët kërkohet që të paraqesin grafikun e
funksionit y = x |sin x |, ata do të jenë në gjendje të vërejnë se në pikën (0, 0) funksioni është
lokalisht i drejtë ndërsa në pikën (π, 0) funksioni nuk është lokalisht i drejtë, dhe kështu jo i
diferencueshëm në atë pikë. Kjo mund të paraqitet me anë të figurës e cila mund të animohet,
çka ndihmon studentin që të përforcoj edhe më shumë konceptin gjeometrik të derivatit.

Eksperimenti 2‐Derivati si limit


Ky eksperiment është i dizajnuar që ti ndihmojë studentët të kuptojnë konceptin ederivatit në një
pikë si limit të herësit të ndryshesës së funksionit dhe argumentit. Nga studentët kërkohet që të
8
vizatojnë grafikun e funksionit y = x2 dhe të zgjedhin dy pika: pikën (1,1) dhe një pikë afër saj,
dhe të vizatojnë gradientët duke i selektuar që të dypikat, pastaj të selektojnë gradientitn. Figura
mund të animohet dhe në fund të grafikut është treguar vlera e x‐it , y ‐it, gradientit, ndryshimet
në x dhe y, si dhe ekuacioni i vijës së sekantes. Gjithashtu nga studentët është kërkuar që këto
vlera ti paraqesin në tabelë dhe të shkruajnë për këtë analizë.
Ky ushtrim është përsëritur por me grafin e një funksioni tjetër y = x |sin x| dhe është kërkuar nga
studentët të përsërisin pikat ku funksioni është i diferencueshëm dhe pikat ku funksioni nuk është
i diferencueshëm.
Është e qartë se studentët të cilët i kanë punuar këto eksperimente, kanë zhvilluar një kuptim të
fortë gjeometrik në lidhje me konceptin e derivatit.

Përfundim
Teknologjia e re do të ofrojë mjete të cilat u mundësojnë matematicienëve të eksperimentojnë me
formulime dhe rezultate, të cilat u mundësojnë atyre të arrijnë njohuri më të thella. Qëllimi i
matematikës është lëvizja prej aktivitetit “laps, letër dhe gomë” në aktivitetin, në të cilin element
themelor është sistemi i avancuar matematik, siç janë Maple, Matlab, Mathematica etj. Ky
ndryshim është i ngadalshëm dhe gradual.
Pra, mund të vim në përfundim se: dikur matematika e avancuar e ka ndryshuar teknologjinë,
ndërsa tashti teknologjia e avancuar e ndryshon matematikën!
Të gjithë këtë që thamë në këtë paragraf mund ta përmbledhim me këtë thënie: Komuniteti i
matematicienëve është duke ndërtuar ura që ndërlidhin disiplina të ndryshme matematikore,
dhe disa nga këto ura janë të hapura për komunikim. Një numër i madh i tyre nuk do të jetë i
mundur pa shfrytëzimin e teknologjisë së re [12].

REFERENCAT
[1] Ang, K.C., 2006, Mathematical Modelling, Technology and H3 Mathematics, The
Mathematics Educator, Singapore, Vol. 9, No. 2, pp. 33‐47.
[2] Bernhard Kutzler, “The Algebraic Calculator as a Pedagogical Tool for Teaching
Mathematic”,
International Journal of Computer Algebra in Mathematics Education, v7 n1 p5‐23 2000
[3] Oldknow,A., 2000, “Personal computing technology – use and possibilities”, in Hand‐held
Technologies in Mathematics and Science Education: a collection of papers, Laughbaum ,E.D,
(editor), The Ohio State University
[4] Waits, B., Demana, F.,2000, “Calculators in mathematics teaching and learning: past,
present,

9
and future” ,in Hand ‐held Technologies in Mathematics and Science Education: a collection of
papers, Laughbaum ,E.D, (editor), The Ohio State University.
[5] Ball, L., Drijvers, P., Ladel, S., Siller, H. S., Tabach, M., & Vale, C. (Eds.). (2018). Uses of
technology in primary and secondary mathematics education: Tools, topics and trends. Springer.
[6] Hoyles, C., Noss, R., Vahey, P., & Roschelle, J. (2013). Cornerstone mathematics: Designing
digital technology for teacher adaptation and scaling. ZDM‐Mathematics Education, 45(7),
1057–1070.
[7] Drijvers, P. (2015). Digital technology in mathematics education: Why it works (or doesn’t).
In S. Cho (Ed.), Selected Regular Lectures from the 12th International Congress on
Mathematical Education (pp. 135–151). Springer.
[8] Jankvist, U. T., Misfeldt, M., & Aguilar, M. S. (2019). What happens when CAS procedures
are objectified?— the case of “solve” and “desolve”. Educational Studies in Mathematics,
101(1), 67–81.
[9] Drijvers, P. (2018). Tools and taxonomies: A response to Hoyles. Research in Mathematics
Education, 20(3), 229–235.
[10] Drijvers, P. (2019). Head in the clouds, feet on the ground – A realistic view on using digital
tools in mathematics education. In A. Büchter, M. Glade, R. Herold-Blasius, M. Klinger, F.
Schacht, & P. Scherer (Eds.), Vielfältige Zugänge zum Mathematikunterricht (pp. 163–176).
Springer
Artigue, M. (2002). Learning mathematics in a CAS environment: The genesis of a reflection
about instrumentation and the dialectics between technical and conceptual work. International
Journal of Computers for Mathematical Learning, 7(3), 245–274.

[11] Ertmer, P. A., Ottenbreit-Leftwich, A., & Tondeur, J. (2015). Teacher beliefs and uses of
technology to support 21st century teaching and learning. In H. R. Fives & M. Gill (Eds.),
International handbook of research on teacher beliefs (pp. 403–418). Routledge, Taylor &
Francis.
[12] Ang, K.C., 2006, Mathematical Modelling, Technology and H3 Mathematics, The
Mathematics Educator, Singapore,Vol.9,No.2,pp.33‐47.

10

You might also like