You are on page 1of 7

PROJEKT: NJERIU DHE MATEMATIKA

LENDA: MATEMATIKE

SHKOLLA: KRISTAQ KRISTOFORIDHI

PUNOI: MARÇELA ÇEKIÇI


Ç’ËSHTË MATEMATIKA ?

Matematika përbën një fushë të njohurive


abstrakte të ndërtuara me ndihmën e
arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si
numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një
lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht
formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Matematika merret me
studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin
e formave hapësinore. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të
përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.

Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet


dhe nevojat praktike.

Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të
matematikës. Në Greqinë antike matematika
përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e
tërë matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi,
Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj.

Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në


sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të
vërtetat matematikore të cilat ato i quanin
teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të
grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i
pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të
algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të
matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në
Evropë. Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e
matematikës e morën në dorë Evropianët.
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë
degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte.

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë
ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri
para pak kohe as që ishte e imagjinueshme.

Kush nuk ka dëgjuar në klasë apo në shtëpi një nxënës, një shok, vajzën apo djalin e vet të thotë:
"Matematika është tepër e vështirë. Unë nuk jam aq i zgjuar sa të dal mirë.” Por sipas studiuesit
në fushën e psikologjisë Kou Murayama, është gabim të thuhet se dhuntia e famshme për
matematikë është një e vërtetë e pandryshueshme.

Rezultatet e botuara në revistën "Child


Development" nuk lenë vend për asnjë
dyshim: suksesi në matematikë nuk varet
aspak nga inteligjenca, por para së gjithash
nga disiplina dhe puna e nxënësit, gjë që u
jep një farë shprese të gjithë atyre torturohen
në çdo ushtrim.

Për të pasur rezultate të mira në matematikë,


nxënësit nuk duhet të mendojnë se nuk janë të zgjuar për atë lëndë, por është e rëndësishme dhe
frytdhënëse që të mendojnë për strategjitë e përvetësimit

MATEMATIKA ne jeten e perditshme te njeriut.

Matematika nuk është vetëm për shkencëtarët. Ajo është për të gjithë ne. Kur dilni nëpër dyqane,
kur lyeni ose rregulloni shtëpinë, ose kur dëgjoni buletinin meteorologjik, po përdorni dhe po
nxirrni dobi nga parimet e matematikës.
Përfytyroni sikur keni dalë nëpër dyqane dhe rastësisht vini re se janë bërë ulje fantastike çmimesh.
Çmimi i një artikulli që fillimisht kushtonte 3.500 lekë tani është ulur 25 për qind. Duket sikur
mund të jetë një blerje me leverdi. Por sa është çmimi i ri? Për ta llogaritur, ju vjen në ndihmë
aritmetika.

Në fillim, nga 100 për qindëshi zbritni përqindjen e uljes së


çmimit dhe do t’ju dalë 75 për qind (100 për qind – 25 për qind
= 75 për qind). Pastaj, shumëzoni çmimin fillestar me
rezultatin, në rastin tonë 75 për qind (0,75). Çmimi i ri do të
ishte 2.625 lekë (3.500 x 0,75 = 2.625). Tani që e dini sa është
çmimi përfundimtar, mund të vendosni nëse do të ishte vërtet
një blerje me leverdi për ju.

Por si mund ta llogaritni çmimin nëse nuk keni me vete një makinë llogaritëse? Ndoshta mund ta
llogaritni me mend. Për shembull, le ta zëmë se një artikull që fillimisht kushtonte 4.500 lekë tani
është ulur 15 për qind. Ja tek keni një metodë të dobishme për t’i gjetur me mend përqindjet. Si
bazë për llogaritjen përdorni 10 për qindëshin. Për të gjetur sa është 10 për qindëshi i një numri
pjesëtojeni atë me 10. Kjo është pak a shumë e lehtë për t’u llogaritur me mend. Pastaj, meqë e
dini se 15-a është e barabartë me 10 plus 5 dhe se 5-a është tamam gjysma e 10-s, mund ta gjeni
shpejt çmimin përfundimtar duke mbledhur dhe duke zbritur. Le ta provojmë këtë që thamë.

Meqë 10 për qindëshi i 4.500-s është 450, atëherë 5 për qindëshi i 4.500-s do të jetë sa gjysma e
450-s, pra 225, dhe 15 për qind do të jetë shuma e këtyre dy shifrave, pra 675 (450 + 225 = 675).
Në fund, nga 4.500 zbresim 675 dhe gjejmë që çmimi me ulje është 3.825 (4.500 – 675 = 3.825).

Megjithatë, kini kujdes të mos nxirrni përfundime të gabuara kur i bëni me mend llogaritjet. Një
palë pantallona, çmimi i të cilave është ulur 40 për qind dhe pastaj përsëri është ulur 40 për qind,
në të vërtetë është ulur vetëm 64 për qind, jo 80 për qind. Ulja e dytë e çmimit është llogaritur
duke u nisur nga çmimi pas zbritjes së parë, jo nga çmimi fillestar. Mund të jetë ende një blerje
me leverdi, por është më mirë të dini si janë tamam gjërat.
Por, ka probleme që aritmetika nuk mund t’i zgjidhë dot vetëm.

Le ta zëmë se keni nevojë të shtroni pllakat e dyshemesë së apartamentit tuaj dhe keni një sasi të
kufizuar parash. Para se të shkoni në dyqan, në fillim uleni dhe llogaritni çfarë ju duhet. Pyetja më
e rëndësishme është: sa material duhet të blini? Për këtë mund t’ju vijë në ndihmë po të keni pak
njohuri në gjeometri.

Zakonisht çmimi i pllakave për të shtruar dyshemenë llogaritet me metër katrorë. Një metër katror,
për shembull, është një metër i gjatë dhe një metër i gjerë. Para se të vendosni sa material ju
nevojitet, në fillim duhet të llogaritni sa është sipërfaqja e dyshemesë në secilën dhomë dhe në
korridorin e apartamentit tuaj. Në planimetritë e shumicës së apartamenteve dhomat paraqiten në
formën e katrorëve dhe të drejtkëndëshave. Kështu formula e mëposhtme do t’ju ndihmojë të gjeni
sipërfaqen e dyshemesë: S = a x b (sipërfaqja S është e barabartë me gjatësinë a herë gjerësinë b).
Kjo është formula gjeometrike për të njehsuar sipërfaqen e drejtkëndëshit ose të katrorit.

Për të ilustruar si përdoret kjo formulë le ta zëmë se ju do të shtroni me pllaka çdo dhomë, përveç
kuzhinës dhe banjos. E matni çdo dhomë dhe bëni një planimetri si kjo që tregohet në faqen 23.
Katrorët dhe drejtkëndëshat në planimetri tregojnë përmasat dhe vendndodhjen e dhomave. Duke
përdorur formulën e mësipërme, përpiquni të gjeni sa metra katrorë pllaka ju duhen. Këtu janë disa
sugjerime: mund të llogaritni sipërfaqen e çdo dhome më vete dhe pastaj të mblidhni rezultatet.
Ose mund t’i bini më shkurt, duke llogaritur sipërfaqen e përgjithshme të dyshemesë sipas
planimetrisë dhe pastaj nga kjo të zbritni sipërfaqen e kuzhinës dhe të banjës.

Edhe fjala gjeometri vjen nga greqishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë «të matësh tokën». Ajo
përfshin studimin e sipërfaqes, largësisë, vëllimit dhe të veçorive të tjera të figurave, trupave dhe
vijave. Ekzistojnë formula praktike për çdo figurë dhe trup të mundshëm me dy ose tri përmasa.
Çdo ditë shkencëtarët, inxhinierët si dhe ata që merren me rregullimin e shtëpive i përdorin këto
formula për të llogaritur me saktësi sa material u nevojitet. Por matematika nuk kufizohet vetëm
me aritmetikën dhe gjeometrinë.
Matematikën e përdorim çdo ditë

Pjesë të tjera të matematikës janë algjebra dhe njehsimi integral dhe diferencial. Gjatë shekujve,
matematika është bërë vërtet një gjuhë universale që flitet nga çdokush pavarësisht nga kultura,
feja ose gjinia. Në shkencë, industri, tregti dhe në jetën e përditshme matematika ka aftësinë të
zgjidhë disa nga problemet më të vështira që ndeshim. Qoftë nëse po përpiqeni të zgjidhni misteret
e universit, qoftë nëse jeni duke bërë bilancin e familjes, një nga çelësat e suksesit është të dish të
përdorësh gjuhën e numrave.

Matematika dhe lidhja e saj me shkencat dhe fushat e tjera te jetes

LIDHJA E MATEMATIKES ME FIZIKEN

Matematikën me fizikën e lidhin një sërë formulash që shërbejnë për gjetjen e vlerave të madhësive
fzike (shpejtësia, rruga e përshkuar, masa, nxitimi, pesha, forca gravitacionale, forcat
bashkevepruese).

Këto formula kërkojnë përdorimin e veprimeve matematikore


(si faktorizime, shumëzime, pjesëtime, mbledhje, zbritje).

Gjithashtu fizika vë në përdorim të gjitha format e grafikëve.

MATEMATIKA NE KIMI :

Si ne matematike ashtu dhe ne Kimi kemi te bëjme me


ushtrime te ndryshme numerike Pra ketu ngjasojne
matematika me kimine. Ne kimi kemi numra natyrore dhe
jonatyrore, ushtrime me numra me presje, shumezime
pjesetime, fuqi dhe problema te ndryshme. Gjithashtu kimia ka
dhe shumë formula ashtu si matematika.
MATEMATIKA NE HISTORI DHE GJEOGRAFI:

Lidhja e matimatikes me historin ka te bejme numrat e datat e te dhenave te luftrave.

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit,


Njeriu Vitruvian është cilësuar si shembull i përpjekjeve
pë të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën.

Njeriu Vitruvian është një skicë e hollësishme e trupit të


njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me
krahët dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin
skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërzgjatje, si për të lënë të kuptohet se njeriu sfidon çdo
ndrydhje dhe është i prirur të kapërceje çdo kufi, sapo në kufizim ti vendoset.

Gjithashtu Matematika lidhet edhe me ndërtimin e Piramidave të lashta.

Vetë piramidat dhe pozita e tyre tregojnë, se aty është përdor një matematikë e përsosur e shumë
komplekse. Së pari, ato janë të rregullta dhe të përpikta, dhe që i përshtaten formulës së Pitagorës
për trekëndëshin C2=a2+b2.

MATEMATIKA NE ARKITEKTURE

Lidhja e matematikës me arkitekturen është fakti se arkitektura shpesh merret me përpunimin e


hapësirës, vëllimit, formës, si dhe dritës, hijes dhe
elementëve abstarkte për të arritur një përfundim
estetik.kjo e dallon arkitekturën prej shkencave të
zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqendrohen më shumë
në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit,
sesa në estetikën.

You might also like