You are on page 1of 2

-Çdo organ në trupin tonë ka nevoj për oksigjen!

Ne oksigjenin e marim nga jasht dhe


lirojmë dioksid karbonin.
-Ndërtimi i sistemit të frymëmarjes me mushkëri bëhet
nga :laringu,trakea,bronket,bronkiolet,mushkëritë,muskujt ndërbrinor,brinja,diafragma
dhe kapilaret.
-Frymëmarjen mushkërore e marim nga hunda dhe goja por metoda më e mir për marjen
e oksigjenit është hunda sepse oksigjeni filtrohet më lehtë.
-Gjatë frymëmarjes,ajëri kalon nëpër trake vazhdon shkon në dy bronket që degëzohen në
bronkiole më të vogla,të cilat e bartin ajrin deri në thellësi të mushkërive.
-Mbrenda në mushkëri oksigjeni kalon prej ajri në gjak kurse dioksid karboni prej gjakut
në ajër ky proces queht këmbim i gazrave.
-Frymëmarja realizohet me tkurrjen dhe lëshimin e muskujve.Me tkurjen e tyre,vëllimi i
mushkërive zmadhohet dhe zvogëlohet shtypja e gazrave,me çka ajri futet mbrenda në
mushkëri ky proces quhet frymëmarje.
-Kur vëllimi i mushkërive zvogëlohet,shtypja rritet dhe ajri nxiret jashtë ky proces quhet
frymënxerje.
-Oksigjeni nëpërmjet gjakut shkon në të gjitha qelizat e organeve.
-Energjin e marim nga materiet ushqyese e sidomos nga glukoza.
-Tek qeliza bëhet reaksion kimik ku glukoza reagon me oksigjenin dhe lirohet dioksidi
karbonit si dhe energjia me ujë.Këtë proces e quajmë frymëmarje aerobe ose qelizore.
-Gjatë ushtrimeve muskujve u nevojiten energji.Në qelizat energjia shndërohet në energji
të lëvizjes në muskuj.
-Sa më e vështirë të jet puna e muskujve,aq më shpesh ndodh frymëmarja
qelizore.Prandaj muskujt kanë nevojë të furnizohen mirë me glukozë dhe oksigjen,që janë
të domosdoshme për procesin e frymëmarjes.
-Glukoza dhe oksigjeni barten në muskuj përmes gjakut.
-Zemra rrah shpejtë me qëllim që të pompon gjak më shumë.Edhe kur ushtrojmë
frymëmarja shpeshtohet,frymëmarja e shpejtuar e përshpejton thithjen dhe nxerjen e
ajrit nga mushkëritë.Kjo nënkupton që sasia e oksigjenit që futet prej alveolave në
gjak,është më e madhe.
-Për shëndet më të mir duhet të ushtrojmë dhe të mos jemi mbipeshë.
-Po ashtu ne duhet të konsumojmë proteina siç janë:Mishi i kuq,pula,veza,peshku dhe
karbohidrate siç janë:patatet,buka,makarona,banane.portokalli etj.
-Këmbimi i gazrave nënkupton difuzionin e gazrave brenda në trup dhe jashtë tij.Ky
proces ndosh në alveola të mushkërive.
-Oksigjeni përmses difuzionit kalon prej alveolave brenda në gjak.Dioksidi i karbonit
përmes difuzionit lëviz në drejtim të kundërt.
-Alveolat janë të vogla.Muret i kanë shumë të hollë dhe kanë kapilarë në afërsi të tyre
-Bronket dhe rrugët tjera përquese të sistemit të frymëmarjes me mushkëri janë të
veshura me qeliza epiteliale të renditura në rresht.
-Muri i brendshëm i trakesë ka dy lloje të qelizave:Qelizat që takjonë mukozën dhe qelizat
qepallore.
-Mukoza bën ngjitjen e grimcave të pluhurit dhe baktereve që kanë arritur të depërtojnë
në sistemin e frymëmarjes.
-Qepallat me lëvizjet e tyre i shtyjnë papastërtitë drejt fytit prej ku largohen me anë të
teshtitjes,kollitjes ose fryerjes së hundës.
-Një ndër shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjes së zemrës dhe mushkërive është pirja e
e duhanit.
-Nga pirja e duhanit vdesin më shumë njerëz brenda vitit sesa nga sëmundja e
sidës(AIDS),drogave etj.
-Pirja e duhanit zakonisht ndërlidhet me shfaqjen e kancerit në mushkëri,emfizemën,
Brokitin,sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.
-Edhe joduhanpirësit mund të sëmuren,nëse thithin tymin e duhanit e sidomos fëmijët.
-Nikotina është substanca aktive(drogë)e tymit të duhanit.Duhanpirësit e kanë të vështirë
të heqin dorë nga duhani pasi nikotina shkakton varrësi.
-Katrani që gjindet në tymin e duhanit shkakton kancer.
-Kanceri është sëmundje gjatë aë cilës disa qeliza ndahen në mënyrë të pa kontrolluar dhe
duke formuar masë jonormale të indeve-tumor.
-Monoksidi i karbonit është gazë pa ngjyrë.Ai lidhet me hemoglobinën e qelizave të kuqe
të gjakut.Kjo do të thot që gjaku tani muk mund të mbaj aq oksigjen si zakonisht.
-Grimcat janë copëza të vogla të blozës dhe të substancave tjera.Ato depërtojnë në
mushkëri dhe i dëmtojnë qelizat.Muret e holla të alveolave mundë të qahen,kjo e
vështirson kalimin e oksigjenit në gjakë.

You might also like