You are on page 1of 1

GJUHA SIMBOLIZON LIRINË

Po filloj të shkruaj me zemrën mal, me zemër të ndezur dhe po ta


dedikoj ty këtë shkrim gjuha ime. Ngado që sytë e mi shihnin liri
pikërisht më shfaqej ti, më shfaqeshin shkronjat e mësuara në klasë të
parë apo leximi i ndonjë teksti të shkurtër. Të gjithë filluam nga gjëra të
thjeshta, tani ja ku jemi me plot dije duke i shkruar letër asaj që na
mundësoji shkrimin. Privilegjet janë tonat pasi falë gjuhës sot kemi
diçka për tu ndjerë krenarë. Kemi atë që do na ndihmojë që emrat tanë
të qëndrojnë pranë poetëve dhe librave të tjerë.
Jeta posedon sfida. Ndonjëher s’mund ti kalosh këto sfida pasi nuk po
jeton në vendin ku të përket. Thjeshtë po jeton në një kopsht ku s’ka
mjaftueshëm ujë për ti ujitur të gjitha lulet. Njëra prej tyre do të mbes
pa lulëzuar. Kjo lule do të vazhdoj të vyshket derisa s’do të ekzistojë
më. Pra, njejtë si dituria jonë, nëse ndalemi duke e ujitur atë, një ditë
do të zhduket. Nëse kujdesemi për të vazhdimisht , gjithnjë e më shumë
do të rritet.
Gjuha dhe liria. Do ti quaja sinonime, pasi janë fjalë të ndryshme por
me kuptim të njejtë. Do ti quaja kështu pasi janë gjërat e vetme që më
nevojiten për të vazhduar rrugën drejt diturisë.

Nexhbije Lika IX-2

You might also like