You are on page 1of 58

Biografi

Esh-Shejkh Muhamed bin Hadi el-


Medkhalij

Burimi: Sahab.net

Ai është dijetari i nderuar, Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij, anëtar i Këshillit Arsimor
në Fakultetin e Hadithit dhe Studimeve Islamike.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Islamik el-Imam Muhamed bin Su’ud


në vitin 1408 Hixhrij. Titullin e magjistraturës e ka marrë në vitin 1414 Hixhrij nga
Universiteti Islamik i Medines ku arriti një rezultat të shkëlqyer. Titulli i tezës së
magjistraturës ishte: “Zinxhirët e dobët për të cilët ka heshtur Imam Ebu Davudi”.

Titullin e doktoraturës e mori në vitin 1427 Hixhrij duke arritur titullin e lartë të
nderit me veprën e tij “Zeua’idul-Ema Ebi Davud ‘ala el-Usul eth-Themanijeh: Xhem’
ue Diraseh”. Kjo vepër ishte e ndarë në pesë vëllime të mëdha, në një total prej 2700
faqesh. Shejkhu kishte bërë një studim të imtësishëm të haditheve që nuk gjendeshin
në përmbledhjet e tjera me hadithe, përveç se në Sunenin e Ebu Davudit. Mbikqyrësi i
kësaj teze ishte Shejkh ‘Abdur-Rrahman Muhjiud-Din, ndërsa Shejkh Uasijullah ‘Abbas
dhe Shejkh Musfir Ibn Gurmilah ed-Dumejni zhvilluan debatin rreth kësaj vepre.

Aktualisht Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij jep mësim në Universitetin Islamik
të Medines, në Fakultetin e Hadithit. Ai vazhdimisht mban ligjërata dhe konferencave
të ndryshme Medine apo në qytete të tjera në Saudi.

Mes dijetarëve më të shquar me të cilët mësoi Shejkh Muhamed Ibn Hadi përmendim:

Babai i tij, Shejkh Hadi el-Medkhalij;

Shejkh, el-Alameh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz rahimehullah, me të cilin studjoi gjatë kohës
që ishte në Universitetin el-Imam në Rijad;
Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah, nga i cili ka marrë ixhaze në
transmetim;

Shejkh Hammad Ibn Muhamed el-Ensari rahimehullah, nga i cili ka marrë ixhaze
poashtu;

Shejkh Zejd Ibn Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah, nga i cili ka marrë
ixhaze;

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah, etj.

Prej dijetarëve që e kanë lavdëruar Shejkh Muhamed bin Hadin përmendim dijetarin e
madh, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe Shejkh Hammad el-Ensari rahimehumaAllah,
të cilët e kanë lavdëruar shejkhun kur ky i fundit ishte në moshë fare të re.
Gjithashtu, ai është lavdëruar nga Shejkh Zejd el-Medkhalij hafidhahuAllah.

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah ka thënë: “Shejkh Muhamed bin
Hadi është nxënësi im. Ai është njeri i virtytshëm.”

Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah ka thënë: “Shejkh Muhamed bin
Hadi është nga dijetarët më të mirë dhe nga të parët e tyre dhe ai është njeri i
Sunetit. Dhe kush thotë që prej tij s’duhet marrë dija??? Vetëm njerëzit e Hizbijes,
ndoshta ata mund ta thonë një gjë të tillë. Ata flasin keq për dijetarët Selefijinë.”

Imam Muslim Ibnul-Haxhaxh el-Kushejri

Ai është Imami i famshëm, Muslim bin el-Haxhxhaxh bin Muslim el-Kushejri, një nga
Imamët e mëdhenj të Hadithit që mban një pozitë të lartë. Nofka e tij ishte Ebul-
Husejn dhe titulli i tij ishte Asakirud-Din. Ai ishte Hafidh i mirënjohur, banor i
Nisaburit. Ka lindur në vitin 204H në Nisabur, i cili është një nga qytetet e famshëm
të Khurasanit. Fjalë kontradiktore kanë ardhur në lidhje me datëlindjen e tij ku
pretendohet se ai ka lindur në vitin 202H ose 206H...
Shejkh ‘Abdul-Muhsin bin Hamed el-
‘Abbad

Burimi: Al-Ibaanah.com

Emri dhe Prejardhja e tij:

Ai është dijetari i madh, muhadithi, Shejkh ‘Abdul-Muhsin bin Hamed bin ‘Abdil-
Muhsin bin ‘Abdilah el-‘Abbad Ali-Bedr. Familja Ali-Bedr vjen nga familja e Xhelasit, i
cili e ka prejardhjen nga fisi i hershëm ‘Anezeh, një nga fiset që rrodhën prej
‘Adnanit (pasardhësi i Pejgamberit Isma`il). Nofka e stërgjyshit të tij ishte ‘Abbad
dhe kështu, disa nga pasardhësit e tij e trashëguan këtë emër prej tij, si për shembull
Shejkh ‘Abdul-Muhsin dhe mamaja e tij, vajza e Sulejman bin ‘Abdilah Ali-Bedr.

Shejkhu ka lindur natën e të Martës pas namazit të Jacisë në muajin e Ramadanit,


1353 Hixhrij, në qytetin Zulfi të Arabisë Saudite. Ky është qyteti ku ai u rrit dhe mësoi
bazat e shkrimit dhe leximit.

Studimet e tij të para:

Kur ishte në Zulfi, ai studjoi me Shejkh ‘Abdullah bin Ahmed el-Mani’, Shejkh Zejd bin
Muhamed el-Munejfi, Shejkh ‘Abdullah bin ‘Abdur-Rrahman el-Gaith, me të cilin
mësoi krejt Kur'anin, si dhe me Shejkh Falih bin Muhamed er-Rumi.

Kur u hap shkolla fillore në Zulfi në vitin 1368 Hixhrij, ai iu hyri në të në vitin e tretë
të saj dhe mori diplomën e tij të parë në vitin 1371 Hixhrij.

Pasi kreu studimet e tij fillore, ai kaloi në Rijad dhe u regjistrua në Institutin Edukativ
(Me’hadul-‘Ilmi) atje. Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur Imam ‘Abdul-‘Azijz bin Baz
kaloi në Rijad nga Kharxhi, ku kishte shërbyer atje si gjykatës që nga viti 1357 Hixhrij,
dhe ishte viti i parë për të që do të jepte mësim në këtë Institut. Mes shokëve të tij
që studjuan në atë kohë ishte edhe Shejkh Muhamed Aman el-Xhami, Allahu e
mëshiroftë.

Pasi u diplomua nga ky institut, Shejkhu u regjistrua në Kolegjin e Sheriatit në


Universitetin Imam Muhamed Ibn Su’ud në Rijad. Gjatë vitit të fundit në kolegj, ai u
caktua mësues në Institutin Edukativ të Burejdes më 13/5/1379 Hixhrij. Pastaj nga
fundi i atij viti përfundimtar shkollor, ai u kthye në Rijad për të dhënë provimet e
fundit të kolegjit. Allahu e bekoi atë duke i dhënë aftësi që të dilte i pari nga e gjithë
klasa e tij që përbëhej nga 80 të diplomuar. Ata përfaqësonin klasën e katërt të të
diplomuarve në Kolegjin e Sheriatit në Universitetin Muhamed bin Su’ud. Ai gjithashtu
doli në vend të parë në klasën e tij gjatë tri viteve në kolegj si dhe në diplomën e
dytë që mori nga Instituti Edukativ në Rijad.

Gjatë kohës që ishte në Rijad ai kishte mundësi që të studjonte me dijetarë si Shejkh


Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh, Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, Shejkh Muhamed el-
Emin esh-Shenkijti, Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki dhe Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-
‘Afijfi, qoftë në Universitet apo qoftë edhe në Xhamitë përreth.

Ai studjoi veçanërisht me Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki në Rijad në vitin 1327


Hixhrij dhe një vit më pas studjoi me të Hadithin dhe Shkencat e tij. Ai ka thënë për
të: “Ai ishte një mësues i sinqertë dhe një dijetar i madh, si dhe një këshilltar,
udhëzues e shembull i mirë, Allahu e mëshiroftë.”

Ai kishte gjithashtu marrëdhënie të veçanta me Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz qëkur u


takuan për herë të parë më 1327 Hixhrij. Ai studjoi me të zyrtarisht në vitin e katërt
të Kolegjit të Sheriatit. Shejkh ‘Abdul-Muhsin ka thënë: “Shumicën e kontakteve që
kam patur me të kanë qenë gjatë orëve të mësimit në xhami. Gjithashtu, unë shkoja
e i bëja vizitë atij në shtëpi.”

Në vitin 1380 Hixhrij, ai u transferua për të dhënë mësim në Isntitutin Edukativ në


Rijad. Por, kur u hap Universiteti Islamik i Medines dhe kolegji i parë që u hap aty
ishte Kolegji i Sheriatit, Shejkh Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh e zgjodhi atë për të
punuar atje si mësues. Përpara kësaj, nga fundi i vitit 1379 Hixhrij, Shejkh ‘Abdul-
Muhsin i kishte kërkuar Shejkh Muhamed bin Ibrahimit, Allahu e mëshiroftë, që ta
caktonte në programin për profesionin e mësimdhënies, gjë që ai e pranoi me kusht
që kur ai të përfundonte programin, ai do të jepte mësim në Universitetin Islamik me
hapjen e tij. Shejkh ‘Abdul-Muhsin iu përgjigj duke i thënë se ishte plotësisht i
përgatitur për detyrën.

Roli i tij në Universitetin Islamik:

Kështu, ai filloi të jepte mësim në Universitetin Islamik të Medines në vitin 1381


Hixhrij dhe ishte i pari që ka dhënë orën e parë të mësimit atje. Ai shoqëroi mësuesin
e tij, Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, i cili dha mësim në Universitet për pesëmbëdhjetë
vitet që pasuan.

Ai shërbeu si anëtar i komisionit të Universitetit që nga fillimi i tij e deri në vitin 1393
Hixhrij. Pastaj, më 30/7/1393 Hixhrij ai u caktua zëvendës-drejtor i Universiteti
Islamik pas Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Bazit që ishte drejtori atëkohë, i cili e emëroi në
këtë pozitë mes tri kandidaturave të tjera, dhe Mbreti Fejzal, Allahu e mëshiroftë, e
përzgjodhi atë për këtë detyrë.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin qëndroi në këtë detyrë deri më 26/10/1399 Hixhrij kur u tërhoq
me kërkesën e vet. Dy vitet e para të këtij gjashtë vjeçari ai qëndroi në postin e
zëvendësit. Pastaj, kur shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, Allahu e mëshiroftë, u transferua
më tej për t’u bërë Drejtori i Komisionit për Kërkime Fetare dhe Fetva, ai zuri vendin
e tij. Gjatë këtyre gjashtë viteve Shejkhu nuk ndaloi së dhëni mësim dy herë në javë
për studentët e vitit të katërt në Kolegjin e Sheriatit.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin thotë: “Unë shkoja tek ai, d.m.th. tek Shejkh Ibni Bazi, përpara
se të shkoja në Universitet dhe ulesha me të për pak. Shejkh Ibrahim el-Husejin
gjithashtu rrinte me ne dhe lexonim me të (kapituj) nga Mu’amelatet (marrëdhëniet
shoqërore dhe ekonomike ndërmjet njerëzve) fill pas Sabahut deri kur lindte dielli.
Një herë, gjatë këtyre ditëve, ai më tha: “Pashë një ëndërr natën e shkuar ku ishte
një deve të cilën po e tërhiqja unë kurse ti kishe hipur mbi të. Dhe unë e çova atë tek
Universiteti Islamik.” Dhe lavdi Allahut, kjo ëndërr doli e vërtetë sepse unë shërbeva
si zëvendës-drejtor pas tij për dy vjet dhe pastaj mora rolin e tij si drejtor i
përkohshëm për katër vjet.”

Gjatë kohës që ai shërbeu si drejtor, në librarinë e Universitetit Islamik u shtuan mëse


pesëmijë dorëshkrime. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë kur Shejkh Hammad el-
Ensari kishte rënë në ujdi për të sjellë libra nga libraritë e ndryshme nëpër botë.
Shejkh Hammadi ka thënë: “Shumica e veprave të herëshme të Selefëve që u
fotokopjuan për Universitetin Islamik u bënë gjatë kohës kur Shejkh ‘Abdul-Muhsin
shërbente atje si drejtor.”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë solla pesëmijë dorëshkrime për Universitetin Islamik


gjatë udhëtimeve të mia. Shumicën e udhëtimeve i bëra me qëllimin për të marrë
dorëshkrime dhe fotokopjimi i tyre u bë gjatë kohës që Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-
‘Abbad ishte drejtor i Universitetit.”

Shumica e këtyre dorëshkrimeve ishin libra të Hadithit dhe libra rreth Akijdes së
Selefëve. Për të patur një ide më të qartë rreth shërbimit të jashtëzakonshëm që
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ka bërë gjatë kohës kur ai ishte drejtor i Universitetit
Islamik, shiko se çfarë thotë më poshtë Shejkh Hammad el-Ensari (Allahu e
mëshiroftë):

“Një ngjarje historike duhet të shkruhet për Shejkh ‘Abdul-Muhsin. Ai kreu disa punë
në Universitet që unë do të desha që t’i regjistroja apo t’i inçizoja. Ishin dy kohë
gjatë ditës që ai insistonte të punonte në detyrën e tij edhe kur nuk i kërkohej një
gjë e tillë: në mëngjes dhe mbasdite pas Ikindisë. Shkova njëherë që t’i bëja vizitë në
zyrën e tij pas Ikindisë kur ai ishte drejtor i Universitetit dhe u ula me të. Pastaj i
thashë: “Ku është kafeja Shejkh?” Ai u përgjigj: “Tani është Ikindi dhe nuk ka njeri që
ta bëjë.” Njëherë, unë isha i vendosur që të shkoja në Universitet përpara atij kështu
që hipa në makinë dhe shkova. Kur mbërrita në Universitet, atje ishte Shejkh ‘Abdul-
Muhsin që po hapte derën e Universitetit përpara çdo njeriu tjetër!”

Ai thoshte: “Transmetojeni tek njerëzit zellin që ka në punë Shejkh ‘Abdul-Muhsin


sepse nuk ka gjë të keqe tek kjo.”

Gjithashtu, Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad u bë shkak që Shejkh Hammad el-Ensari


të shkruante librin e tij të famshëm rreth Teuesulit, i cili shërbeu si refuzim ndaj
librit të shkruajtur nga ‘Abdullah el-Gumari, të cilin e solli Shejkh ‘Abdul-Muhsin
bashkë me të nga Maroku.

Një tjetër moment historik për Universitetin gjatë drejtimit të Shejkh ‘Abdul-Muhsin
ishte se ai kaloi nga mbikqyrja shtetërore në një institucion privat, u formua
departamenti për studimet e magjistraturës dhe doktoraturës, u formua fakulteti për
studimet Kur'anore dhe Islamike në tërësi, u formua fakulteti për studimet e Hadithit
dhe Gjuhës Arabe, territori i Universitetit u zgjerua për të akomoduar 20.000
studentë, si dhe u ngrit departamenti i botimeve për Universitetin.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin vazhdon të japë mësim në Universitet deri në këtë ditë,


megjithëse ai e ka kaluar moshën e tërheqjes nga puna. Askush nuk ka dhënë mësim
kaq gjatë në Universitetin Islamik sikurse ai, sepse ai ka dhënë mësim që ditën e parë
të hapjes së tij e deri më sot. Përveç kësaj, ai vazhdon të japë mësim në Xhaminë e
Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Dëshmi e mjaftueshme për rolin që ka luajtur Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad në


Universitetin Islamik të Medines është ajo çfarë ka thënë Shejkh Hammad el-Ensari,
shënuar nga i biri i tij në biografinë e Shejkh Hammadit (2/597): “Universiteti Islamik
është universiteti i ‘Abbadit, Zejdit dhe Shejkh Ibni Bazit.” Pastaj ai vazhdon më tej
duke lavdëruar ditët që kaluan së bashku.

Udhëtimet e tij:

Udhëtimi i parë që ndërmori Shejkhu jashtë vendlindjes së tij (Zulfi) ishte kur ai
udhëtoi drejt Mekës për të kryer Haxhin në vitin 1370 Hixhrij. Pastaj, në vitin 1371
Hixhrij ai udhëtoi drejt Rijadit për të kërkuar dije. Ai ka shkuar gjithashtu edhe në
Marok. Është thënë se Shejkh ‘Abdul-Muhsin e ka marrë gradën e magjistraturës në
Egjipt.

Disa nga fjalët e çmuara të Shejkhut:

“Unë zotëroj shënime nga klasë të ndryshme të shkollës, duke filluar që nga klasa e
tretë e shkollës fillore, të cilat janë (shënimet) më të shtrenjta dhe më të vyera që
kam ruajtur.”

“Nga veprat më të dashura dhe më me shpresë për mua përpara Zotit tim është
dashuria ime e madhe për Sahabët e të Dërguarit të Allahut dhe urrejtja ime
ekstreme ndaj atyre që i urrejnë ata. Dhe Allahu më ka begatur vërtet me fëmijë: me
djem e vajza. Unë u kam vënë katër djemve të mi emrat e katër Khalifëve të
Udhëzuar, pasiqë njërit i vura emrin e Prijësit të Pejgamberëve, d.m.th. Muhamed.
Dhe u kam vënë disave nga vajzat e mia emrat e Nënave të Besimtarëve, pasiqë
njërës i vura emrin e Prijëses së Besimtareve, d.m.th. Fatime. Unë i lutem Allahut
dhe kërkoj që të afrohem tek Ai me anën të dashurisë sime për ata dhe urrejtjen që
kam ndaj atyre që i urrejnë ata. Dhe unë i lutem Atij që të më bashkojë me shoqërinë
e tyre dhe t’i ngrejë ata lart në grada e shpërblim.
Studentët e tij:

Shumë nga dijetarët e sotëm dhe studentë të mirënjohur kanë studjuar me Shejkhun
qoftë në orët e tij në Universitet apo në mësimet e tij në Xhaminë e Profetit (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nga më të famshmit prej tyre përmendim:

Shejkh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu e mëshiroftë,

Dr. ‘Ali Nasir el-Fekijhi,

Dr. Salih es-Suhajmi,

Dr. Uasiullah ‘Abbas,

Dr. Basim el-Xheuabira,

Dr. ‘Asim bin ‘Abdilah el-Karjuti,

Dr. Ibrahim er-Ruhajli,

Dr. ‘Abdur-Rrazzak el-‘Abbad, i biri i tij,

Dr. Rabij' bin Hadij el-Medkhalij.

Lidhja e tij me Dijetarët:

Ai kishte lidhje të veçantë me njerëzit e dijes, në mënyrë të veçantë me ata që


jepnin mësim në Universitetin Islamik, pa përmendur këtu ata për të cilët ai kishte
dëgjuar se ishin njerëz me virtyte dhe pozitë të lartë. Për ta ilustruar këtë, ai kishte
marrëdhënie të veçanta me Shejkh ‘Umer Fullata, Allahu pastë mëshirë për të, që
mund të shihet në një ligjëratë të mbajtur për të mbas vdekjes së tij, e cila më pas u
transkiptua dhe u botua.

Shkrimet e tij:

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ka shkruajtur shumë libra, disa prej të cilëve ishin
fillimisht ligjërata apo mësime që kishte dhënë Shejkhu gjatë jetës së tij. Më poshtë
janë rradhitur disa nga librat dhe broshurat e tij më të njohura:

Ishrune Hadijthen min Sahijhil-Bukhari [20 Hadithe nga Sahihu i Bukharit],

Ishrune Hadijthen min Sahijhil-Muslim [20 Hadithe nga Sahihu i Muslimit],

Min Akhlakir-Rasulil-Kerijm [Nga Morali i të Dërguarit Fisnik],


‘Akijdetu Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah fij Sahabetil-Kiram [Akideja e Ehli-Sunetit dhe
Xhematit rreth Sahabëve të Nderuar],

Fadlu Ehlil-Bejt ue ‘Ulu Mekanetihim ‘inde Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah [Mirësia e


Anëtarëve të Shtëpisë së Pejgamberit dhe Pozita e Lartë që kanë ata tek Ehli-Suneti
dhe Xhemati],

‘Akijdetu Ehlis-Sunneh uel-Ether fij el-Mehdi-il-Muntedhar [Akideja e Pasuesve të


Sunetit dhe Ethereve rreth Mehdiut të Pritur]. Ky libër fillimisht ka qenë një leksion i
mbajtur nga Shejkhu në prani të Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz i cili e lavdëroi atë, dhe
ai deklaroi se do ta botonte atë përpara se ta përfundonte plotësisht.

er-Radd ‘ala er-Rifa’i uel-Buti [Refuzim kundër Mustafa Rifa’it dhe Muhamed
Ramadan el-Buti],

el-Intisar li-Sahabetil-Akhjar [Në ndihmë të Sahabëve të Shkëlqyer],

Fadlul-Medinetu ue Edeb Suknaha ue Zijaretiha [Mirësia e Medines dhe Edukata e


Banimit dhe Vizitës në të],

Sherh ‘Akijdetu Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani [Shpjegimi i Akijdes së Ibn Ebi Zejd el-
Kajrauanit]. Ky shpjegim bazohet në mësimet e ndryshme që ka mbajtur Shejkhu në
Xhami. Shejkh ‘Abdul-Muhsin ishte një nga Dijetarët e parë Selefijinë, në mos ndoshta
i pari që ka bërë shpjegimin e këtij libri. Shejkh Hammad el-Ensari, i cili vdiq në mes
të vitit 1418 Hixhrij, ka thënë: “Asnjë Dijetar Selefij nuk e kishte shpjeguar Akijden e
Ibn Ebi Zejd el-Kajrauanit. Vetëm Esh’aritë kanë bërë shpjegim e tij.

Min Ekualil-Munsifin fij es-Sahabij el-Khalife Mu’auije [Nga Fjalët e Drejta në lidhje
me Sahabin, Khalifin Mu’auije],

Rifkan Ehli-Sunneh bil-Ehli-Sunneh [Butë o Eli-Sunet me Ehli-Sunetin],

Fet’hul-Kauij-il-Metijn bi Sherh-il-Erbe’in [Ndihma e Allahut në Shpjegimin e 40


Haditheve të Neveviut],

Sherh Shurut es-Salat [Shpjegimi i Kushteve të Namazit]. Ky është një shpjegim i


përmbledhur i veprës klasike të Imam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab.

Bi ejji ‘Aklin ue Dinin jekunu et-Tefxhiru uet-Tedmiru Xhihaden?! Uejhakum... Ufiku


ja Shebab!! [Me Çfarë Feje dhe Logjike mund të konsiderohet Shpërthimi dhe
Shkatërrimi Xhihad?! Mjerë për ju... Zgjohuni o ju të rinj!!]

Bedhel en-Nus`h uet-Tedhkir Libakaja el-Meftunin bit-Tekfir uet-Tefxhir [Një


broshurë që trajton devijimin e atyre që kanë rënë në fitnen e tekfirit dhe
shpërthimeve në Arabinë Saudite].
Shejkh ‘Abdul-Muhsin ka të tjera libra e broshura, qofshin ato shkrime të tija apo
leksione e ligjërata të transkiptuara që janë botuar më pas.

Lavdërimet e Dijetarëve për të:

Dijetari i madh, Hammad el-Ensari, Allahu pastë mëshirë për të, ka thënë: “Vëret,
sytë e mi nuk kanë parë ndonjë të ngjashëm si Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad në
aspektin e devotshmërisë.” [Terxheme Hammad el-Ensari (2/621)]

Është e rëndësishme që të përmendim se Shejkh Hammadi i ka thënë këto fjalë


megjithëse ai është shoqëruar me Dijetarë të mëdhenj si Muhamed bin Ibrahim Ali-
Shejkh, el-Mu’alimi, Ibn Baz dhe el-Albani. Kështu që kjo është një dëshmi e madhe.

Meqë Shejkh ‘Abdul-Muhsin ishte shumë i ditur në fushën e Hadithit, Dijetari i madh,
Imam el-Albani mbështetej në disa prej verifikimeve të tij (të Shejkh ‘Abbadit), siç
mund të shihet në veprën e tij ‘es-Sahiha’ (5/276). Ndërsa saktëson një hadith rreth
Mehdit dhe përmend Ibn Kajjimin i cili thotë se ai ishte i mirë, Imam el-Albani tha:
“Shejkh el-‘Abbad u pajtua me të në broshurën e tij rreth Mehdit.”

Ai kishte marrëdhënie shumë të forta me mësuesin e tij, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz.
Saherë që dikush vinte nga Medina në Rijad, ai i pyeste ata për Shejkh ‘Abdul-Muhsin
el-‘Abbad, Shejkh Hammad el-Ensari dhe Shejkh ‘Umer el-Fulata. [Xheuarih min Sira
Ibn Baz, fq. 261]

Shejkhul-Albani (rahimehullah) ka thënë për të: “Unë s’njoh askënd që të barazohet


me të në këtë kohë për përkushtimin ndaj Hadithit dhe hulumtimit të gjerë të tij.
Unë s’mund të bëj dot pa to dhe nuk mendoj se ndonjë tjetër mund të bëjë dot pa
librat e tij dhe të mos përfitojë prej tyre.”

Shembuj nga devotshmëria e tij:

Kur Shejkhu shërbeu si drejtor i Universitetit Islamik të Medines, ai nuk abuzoi me


pozitën e tij që ta shfrytëzonte atë si një mundësi për të shtypur ata që ishin të
punësuar atje. Shejkh Hammad el-Ensari tregon: “Shkova në Universitet në kohën e
Ikindisë kur Shejkh ‘Abdul-Muhsin shërbente si drejtori i tij. Dhe nuk kishte asnjë njeri
në Universitet përveç meje dhe atij. Kështu, unë i thashë: “Përse nuk sjellin
ndonjërin që ta hapë Universitetin në vendin tënd përpara se të vish ti?” Ai u përgjigj:
“Nuk dua të fus asnjërin në punë gjatë kësaj kohe sepse është kohë pushimi.” Kjo
ishte gjatë kohës së Ikindisë.

Një i diplomuar nga Universiteti tregon se kur Shejkhu ishte drejtor, ai nuk donte që
të ndalonte makinën e Universitetit në rrugë për të blerë gjëra për shtëpinë e tij.
Domethënë, meqë makina ishte vetëm që ta merrte atë për në punë e pastaj ta
kthente prapë, ai nuk deshte që të abuzonte duke e përdorur atë për arsye personale.
Në një rast tjetër, kur detyra e tij si drejtor përfundoi, shoferi i tij e pa atë në rrugë
duke pritur, kështu ai kaloi pranë tij si zakonisht dhe i ofroi që ta çonte në shtëpi me
makinë, por ai u përgjigj: “As që e çoj në mendje! Detyra ime si drejtor ka
përfunduar dhe i telefonova djalit që të vijë të më marrë.”

Shembuj nga humori dhe shkatë e tij:

Në ligjëratën e mbajtur rreth biografisë së Shejkh ‘Umer Fulatas, Shejkh ‘Abdul-


Muhsin tha: “Nga ngjarjet e këndshme që kemi kaluar të dy është se unë bëjë
gjithmonë shaka me Shejkh ‘Umerin rreth moshës së tij dhe se sa i vjetër ishte ai,
megjithëse ai nuk e vërente. Një vit, kur ishim në Haxh, ne hymë në një nga tendat
në ‘Arafat ku pamë një burrë, flokët e të cilit ishin zbardhur plotësisht - madje edhe
vetullat e tij. Kështu që i thashë Shejkh ‘Umerit: “Ky burrë është nga shokët e tu” -
d.m.th. ai është i vjetër në moshë. Pasi u ulëm, burri më pa mua dhe më tha: “Unë
jam studenti yt. Ti më ke dhënë mësim gjatë netëve të kursit në shkollën fillore në
Rijad.” Kjo ka ndodhur rreth vitit 1374 Hixhrij. Në kohën kur studjoja në Rijad, unë
jepja mësim vullnetarisht në mbrëmje tek ajo shkollë ku pjesa më e madhe e
studentëve punonin gjatë ditës. Kështu, Shejkh ‘Umeri, Allahu pastë mëshirë për të, e
pa këtë si një mundësi për t’u kthyer nga unë pastaj. Pastaj, ai vazhdonte ta pyeste
burrin herë pas here: “Ti je studenti i Shejkh ‘Abdul-Muhsin?”

Mësimet e tij:

Si u përmend më përpara, Shejkh ‘Abdul-Muhsin jep rregullisht mësim në Xhaminë e


Pejgamberit, përveç mësimit në Universitet. Ai jep mësim gjithashtu në Xhaminë e
tij. Nga veprat klasike që ka shpjeguar Shejkhu gjatë mësimeve të tij në Xhaminë e
Profetit, të cilat mund të gjenden edhe në audiotekën e Haramit, përmendim:

Shpjegimi i përmbledhjes së veprës el-Elfije të Sujutit (57 kaseta),

Shpjegimi i Akijdes së Ibn Ebi Zejd el-Kajrauanit (14 kaseta),

Shpjegimi i Sahihut të Bukharit, të cilin ai nuk e përfundoi (623 kaseta),

Shpjegimi i Sunenit të Nesaiut (414 kaseta),

Shpjegimi i Sunenit të Ebi Davudit (272 kaseta dhe vazhdon ende),

Shpjegimi i Librit të Agjërimit nga el-Lu’lu uel-Merxhan (7 kaseta),

Shpjegimi i Edabul-Meshij ilas-Salat (14 kaseta).

Allahu e shpërbleftë Shejkhun për mundin e madh që ka shpenzuar në edukimin e


Muslimanëve dhe përhapjen e të vërtetës.

Allahu e ruajt atë nga çdo e keqe!


Numri i telefonit të Shejkhut në Medine është: 04/8475207

Shejkh Hammad Ibn Muhamed el-


Ensari

Burimi: Fatwa-Online.com

Emri i tij ishte: Ebu ‘Abdul-Latijf Hammad Ibn Muhamed Ibn Muhamed Ibn Hinneh Ibn
Mukhtar Ibn Muhamed el-Beshir, me prejardhje nga Kajs Ibn Sa’d Ibn ‘Ubade el-
Khazraxhi el-Ensari. Ai ka lindur në vitin 1343 Hixhrij (1924) në një qytet të quajtur
Taad Mekka në Mali, Afrika Perëndimore. Emri Taad Mekka do të thotë “Kjo është
Mekka” pasi qyteti është i rrethuar nga katër male, sikurse edhe Mekka. Familja e tij
ishte mjaft e njohur në Timbuktu, që ishte kryeqyteti i zonës lindore të Malit.
Prejardhja e tij përfundon tek Beni Nasir el-Ensarijin, të cilët ishin të fundit që
sunduan në Granata (Granada, Andaluzi - Spanjë). Familja e tij ishte e njohur për
diturinë, fetvatë dhe dhënien e dënimeve (hudud) para dhe pas kolonializimit të Malit
nga Franca.

Edukimi i tij, kërkimi i diturisë dhe Shejkhat me të cilët studioi:

Shejkhu u edukua në një familje me vlera e dituri, ngase Shejkat me të cilët studjoi
ai në fillimet e tij ishin:

1) Xhaxhai i tij, Shejkh el-Mukri, Muhamed Ibn Ahmed Ibn Takij el-Ensari, i cili njihej
me nofkën “Mësuesi i Fëmijëve” për shkak të kohës që kaloi në mësimin e fëmijëve
që të lexonin Kur'anin. Kështu, Shejkh Hammad filloi të mësonte përmendësh Kur'anin
kur ishte dhjetë vjeç, derisa e mësoi atë të gjithë bashkë me rregullat e texhuidit në
moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Gjithashtu, ai studioi me të gramatikën dhe
morfologjinë.

2) Djali i Xhaxhait, Dijetari i madh i kohës së tij, Shejkh Musa Ibn el-Kisa’i el-Ensari.

3) Daja i tij, Muhamed Ibn Ahmed Ibn Muhamed, të cilin e quanin “el-Bahr” (Deti) për
shkak të dijes së madhe që posedonte. Shejkh Hammadi studjoi nën kujdesin e tij
usulul-fik’h dhe tefsir. Studioi gjithashtu Muwettan e Imam Malikut, Sahihun e
Bukharit dhe atë të Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit, Mukhtesir Khalil dhe vepra e
libra të tjerë të fik’hut Maliki.
4) Shejkh esh-Sherif el-Idrizi el-Husejni Hamud Ibn Muhamed, nën mbikqyrjen e të
cilit studjoi filozofi, usulul-fik’h dhe tefsir.

Pastaj, Shejkh Hammadi vazhdoi të studjonte libra më të mëdhenj dhe gjithashtu nisi
të jepte mësim në qytetin Manakah, derisa bëri hixhret pas kolonializimit të Malit nga
Franca.

Kur Shejkhu mbërriti në Mekke, ai iu bashkangjit mexhliseve të Ulemave, mes të


cilëve përmendim:

1) Shejkh Muhamed ‘Abdur-Rrazzak Hamzah, i cili jepte mësim Tefsirin e Ibn Kethirit;

2) Shejkh Ebu Muhamed ‘Abdul-Hak el-‘Amri el-Hashimi el-Hindi, i cili jepte mësim
Sahihun e Imam Bukharit;

3) Shejkh Hasen el-Meshat, i cili i jepte mësim Sunenin e Tirmidhiut;

4) Shejkh Muhamed Emin el-Hanefi, i cili i jepte mësim Sahihun e Imam Bukharit;

5) Shejkh el-‘Arabi et-Tabani;

6) Shejkh Muhamed Emin el-Halebi, i cili i jepte mësim Gramatikën (Nahw);

7) Shejkh Hamid el-Fikij;

...dhe shumë nga dijetarët e tjerë të Mesxhidil-Haramit në Mekke.

Udhëtimi i tij për në Medine:

Shejkh Hammadi udhëtoi drejt Medines, ku studjoi në Dar el-’Ulum esh-Sher’ije më


1371 Hixhrij (1952 E.K.) në fakultetin e Hadithit. Ndërsa ishte në Medine, ai studjoi
me shumë dijetarë aty, mes të cilëve:

1) Shejkh Muhamed 'Abdullah ibn Mahmud el-Medeni, i cili ishte imami i Xhamisë së
Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Shejkh Hammadi përfitoi jashtëzakonisht
shumë nga Shejkh el-Medeni, saqë ai shkroi një libër në dedikim të tij;

2) Shejkh Muhamed ibn Turki en-Nexhdi, nën mbikqyrjen e të cilit studjoi el-Muwetta
të Imam Malikut dhe el-Mugni të Ibn Kudames;

3) Shejkh Muhamed el-Hafidh ibn Musa Hamid, nën mbikqyrjen e të cilit studjoi
Sunenin e Nesaiut dhe pastaj iu dha ixhaze (leje) për ta dhënë mësim atë;

4) Shejkh 'Umer Barij;

5) Shejkh 'Amar el-Magribi;


6) Shejkh 'Abduh Khudai'.

Kthimi i tij në Meke:

Pasi u diplomua në Darul-‘Ulum esh-Sher’ijje në vitin 1371 Hixhrij (1952 E.K), ai u


kthye në Mekke ku punoi si mësues në përputhje me atë që i kishte shkruajtur djali i
xhaxhait të tij – Shejkh Isma’il el-Ensari – sepse edhe ai poashtu punonte si mësues në
Meke.

Pra, Shejkh Hammadi u kthye në Mekke për të dhënë mësim në një shkollë fillore dhe
në shkollë të mesme. Aty ai u takua me Shejkh ‘Abdul-Latijf Ibn Ibrahim Ali-Shejkh
dhe vëllain e tij, Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Ali-Shejkh. Kur u bëri vizitë, ai i gjeti
ata në shoqërinë e vëllait të tyre, Shejkh ‘Abdul-Melik Ibn Ibrahim Ali-Shejkh, dhe u
prezantua mes tyre.

Më pas, Shejkh ‘Abdul-Latijf i sugjeroi Shejkh Hammadit që të shkonte në Rijad dhe ai


urdhëroi sekretarin e tij që të telefononte ‘Abdul-‘Azijz el-Lexhaui, i cili ishte
përgjegjës për stafin mësimor në të gjitha universitetet.

Me pranimin e kërkesës së Shejkh ‘Abdul-Latijfit, Shejkh Hammadi bëri haxhin dhe


pastaj u nis për në Rijad, ku filloi të jepte mësim në Fakultetin e Sheriatit. Ai dha
mësim poashtu në Institutin Imam ed-Da’ue në Rijad i cili ishte themeluar atëkohë
dhe qëndroi atje nga viti 1375 Hixhrij (1956 E.K) deri në vitin 1378 Hixhrij (1959 E.K).
Pastaj u kthye në Fakultetin e Sheriatit, ku qëndroi nga viti 1959 Hixhrij (1960 E.K)
deri në vitin 1384 Hixhrij (1965 E.K).

Në vitin 1384 Hixhrij (1965 E.K) ai udhëtoi për në Medine, ku u transferua në


Universitetin Islamik derisa sa doli në pension në vitin 1410 Hixhrij (1991 E.K).
Megjithatë, ai i mbajti lidhjet me Universitetin Islamik, ku mbikqyrte përgatitjen e
studentëve për tezat e magjitstraturës dhe doktoraturës.

Dijetarët që i dhanë ixhaze (leje transmetimi):

1) Shejkh ‘Ubejdur-Rrahman el-Mubarakfuri; i cili ishte autori i veprës Mir’atul-


Mefatih Sherh Mishkatul-Mesabij;

2) Shejkh 'Abdul-Hafidh el-Filistini;

3) Shejkh Kasim ibn 'Abdul-Xhebar el-Andixhani;

4) Shejkh Hamud et-Tuvejxhiri;

5) Shejkh Ebu Muhamed ‘Abdul-Hakk el-Hashimi.

Udhëtimet e tij:
Shejkh Hammadi kishte një dëshirë të madhe për të udhëtuar në vende të ndryshme,
dëshirë të cilën arriti ta realizonte. Në një rast ai ka thënë: “Jam përpjekur që të
udhëtoj në të gjithë botën, madje deri në Kinë, por gjithsesi mosha ime më pengoi
nga kjo gjë.”

Disa nga vendet ku Shejkhu udhëtoi përmendim: Egjipti, Siria, Maroku, India dhe
shtete të tjera nga Evropa, Afrika dhe Azia. Shejkhu i ka mbajtur shënim këto
udhëtime në librin e tij er-Rihlat el-Ensarije.

Mësimet e tij:

Përveç angazhimit të tij në mësimdhënie në Universitetin Islamik, Shejkh Hammadi


ishte mjaft i preokupuar në dhënien mësim të librave të Sunetit dhe Teuhidit. Mes
atyre librave që ka dhënë mësim përmendim: Sahih Muslim, Sahih el-Bukhari, Sunen
et-Tirmidhi të cilin e ka mbajtur në Xhaminë e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-
lem), et-Teuhid ue Ithbat Sifatur-Rabb të Imam Ibn Khuzejmes, Sherh el-‘Akijdetu et-
Tahauijje dhe libra të tjerë.

Pjesëmarrja e tij në komisionet e dijes:

Shejkh Hammadi ishte anëtar i Komisionit të Qendrës për Kërkime në Sunetin dhe
Siran e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në Medine. Gjithashtu, ai ishte
anëtar i komisionit mbikqyrës për çështjet administrative të Xhamisë së Pejgamberit
(sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), komision i cili mblidhej dy herë në javë.

Libraria e tij:

Shejkh Hammadi e filloi librarinë e tij në vitin 1367 Hixhrij (1948 E.K) dhe në fillim
aty kishte libra që mbulonin çdo aspekt të dijes. Më vonë, në vitin 1373 Hixhrij (1954
E.K) ai ia dhuroi librarinë xhaxhait të tij dhe pastaj filloi të ngrinte librarinë e tij nga
e para, por kësaj here duke u përqëndruar vetëm në fushën e hadithit.

Libraria e tij rritej dita-ditës, në të cilën kishte libra të hadithit, ‘ilmur-rrixhal


(shkenca e transmetuesve të hadithit), mustalah (shkenca e terminologjisë së
hadithit) dhe çdo aspekt tjetër të hadithit dhe akijdes, përveç kërkimeve studimore
nga Universiteti Islamik dhe universitetet e tjera brenda Arabisë Saudite. Me të
vërtetë, në ngritjen e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm me libra, Shejkh Hammad
el-Ensari nuk u kursye aspak duke shpenzuar nga xhepi i tij për të patur ato libra që i
interesonin.

Ai bleu librin Tarijkh Dimeshk të Ibn ‘Asakirit i cili i kushtoi Shejkhut shtatëmijë rijalë
(rreth 1200 paund ose 2000 dollarë). Poashtu, ai bleu librin el-Kamil të Ibn ‘Adij, të
cilin e solli nga Turqia dhe që i kushtoi njëmijë rijalë (rreth 300 dollarë), ndërkohë që
paga e tij mujore ishte vetëm njëmijë rijalë.

Shejkhu e mbante hapur librarinë në mëngjes dhe herët në mbrëmje për studentët e
dijes dhe ata që bënin hulumtime. Derisa pas vdekjes së tij, bijtë e tij ranë dakort që
të merrnin përsipër vazhdimin e traditës së babait të tyre duke e mbajtur të hapur
atë për studentët e dijes dhe ata që bënin hulumtime, ashtu siç do kishte bërë bababi
i tyre po të kishte qenë gjallë. Allahu e shpërbleftë Shejkh Hammadin dhe bijtë e tij
për përfitimin që nxirret nga libraria e tij e madhe.

Shejkh Hammadi ishte i përkushtuar në mbledhjen e librave, në veçanti librat e


hadithit dhe akijdes. Sa herë që dilte në botim ndonjë libër i ri, ai ishte nga të parët
që do të merrte një kopje, qoftë ne Medine apo jashtë Medines. Nëse do t’i vinte
lajmi se është botuar një libër i ri, ai do të telefononte botuesin dhe do t’i kërkonte
një kopje për librarinë e tij që ishte në zgjerim e sipër.

Njohuria e tij rreth librave ishte aqe gjerë saqë ai thuajse ishte një pikë referimi për
studentët, të cilët sa herë që e takonin e pyesnin për ndonjë botim të ri apo nëse
kishte sjellë ndonjë dorëshkrim të ri.

Publikimet e tij:

Shejkh Hammadi ka shkruajtur një numër të madh librash, disa prej të cilëve janë
botuar kurse disa të tjerë kanë mbetur në dorëshkrime.

Poezia e tij:

Shejkh Hammadi ishte i famshëm për zotësinë e tij në vargjet poetike.

Dijetarët që e kanë lavdëruar:

Të shumtë janë Dijetarët që dëshmuan për dijen e tij të gjerë, mes të cilëve ishin:

1) Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz;

2) Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani;

3) Shejkh 'Abdul-'Azijz Ibn 'Abdullah Ali-Shejkh - aktualisht myftiu i përgjithshëm i


Arabisë Saudite;

4) Shejkh Salih Ibn Muhamed el-Luhejdan - kryetari i këshillit të gjykatësve në Arabinë


Saudite;

5) Shejkh 'Abdul-Muhsin Ibn Hamad al-'Abbad - ish-rektor i Universitetit Islamik të


Medines;

6) Shaykh Muhamed esh-Shatili en-Nejfar - i cili ishte një nga Dijetarët më të mëdhenj
të Tunizisë;

7) Shaykh Muhamed Ebu Khubzah - i cili ishte nga Dijetarët e Marokut;


8) Shejkh Muhamed 'Ataullah Hanif - i cili ishte një nga dijetarët e mëdhenj të
Pakistanit;

... dhe dijetarë të tjerë të botës Islame.

Studentët e tij:

Shejkh Hammadi kishte shumë studentë të tij, mes atyre që morën ixhaze prej tij
ishin:

1) 'Attije Muhamed Salim - i cili studjoi me të el-Axhrumije dhe er-Rahabije;

2) Shejkh Dr. Salih Ibn Sa'd es-Suhajmi;

3) Shejkh Dr. Merzuk Ibn Hijas ez-Zahrani;

4) Shejkh Dr. 'Umer Ibn Hasen Fallatah;

5) Shejkh Dr. Uasiullah 'Abbas;

6) Shejkh Dr. 'Abdul-'Alim 'Abdul-'Adhim;

7) Shaykh Dr. Mahfudh er-Rrahman Zejn;

8) Shejkh Dr. Zejnul-'Abidin Bila Furajxh;

9) Shejkh Dr. Sagir Ahmed;

10) Shejkh Dr. Shemsudin el-Afgani;

11) Shejkh Dr. Salih Ibn Hamid er-Rifa'i;

12) Shejkh Dr. Musa'id er-Rashid;

13) Shejkh Dr. 'Abdur-Rrahman Ibn 'Abdul-Xhebbar al-Firjuva’i;

14) Shejkh Dr. 'Ali Ibn Husejn Ibn 'Ali;

...dhe studentë të tjerë që studjuan me të.

Shtëpia e tij:

Shejkh Hammadi jetonte në Harah el-Mesani’ në Medine dhe atëkohë shtëpia e tij
ishte e mbushur plot me studentë të dijes dhe studjues. Më vonë, ai ndërtoi një
shtëpi më të madhe në Harah esh-Sherkije. Disa kohë më pas, libraria i tejkaloi
përmasat e shtëpisë së tij dhe Princi Sultan Ibn ‘Abdul-‘Azijz i dhuroi atij një shtëpi
shumë herë më të madhe në Hajj el-Fejzalije, pranë Universitetit Islamik. Shejkhu
qëndroi tek kjo shtëpi ashtu siç qëndroi në shtëpitë e tjera, me të njëjtin model,
duke i hapur dyert e librarisë për ata që donin të përfitonin nga koleksioni i gjerë me
libra.

Sëmundja dhe vdekja e tij:

Shejkh Hammadi u sëmur në natën e 23 të Ramadanit në vitin 1417 (1998 E.K) kur
ishte duke falur namaz nate në Xhaminë e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Sëmundja e tij u rëndua akoma më shumë dhe ai vdiq mëngjesin e ditës së Enjte më
21 Xhumade Euel 1418 Hixhrij pasi kaloi thuajse tetë muaj në spital.

Xhenazja e tij u fal pas namazit të Ikindisë në Xhaminë e Pejgamberit (sal-lAllahu


'alejhi ue sel-lem) dhe pastaj ai u varros në varrezat Bekij’. Vërtet, në të mori pjesë
një turrmë e madhe njerëzish, gjë që të sillte ndërmend thënien e Imam Ahmedit,
“Thojuni bidatçijve: Mes jush dhe neve janë Xhenazet!” duke patur për qëllim numrin
e madh të pjesëmarrësve në xhenazet e Ehli-Sunetit dhe numrin e vogël të atyre që
marrin pjesë në Xhenazet e Bidatçijve.

Të shumtë ishin pjesëmarrësit nga rradhët e dijetarëve, gjykatësve, hatibëve dhe


mësuesve nga universitetet, krahas numrit të madh të studentëve.

Fëmijët e tij:

Shejkh Hammadi vdiq duke lënë pas një grua dhe njëmbëdhjetë fëmijë, mes tyre tetë
djem, përfshi dy djemtë e tij të njohur, ‘Abdul-Barij dhe ‘Abdul-Euel që janë
diplomuar të dy në Fakultetin e Hadithit (në Universitetin Islamik të Medines). ‘Abdul-
Barij ka marrë magjistraturën dhe aktualisht jep mësim në Fakultetin e Hadithit.
Kurse ‘Abdul-Euel punon si hulumtues në Qendrën për Studime të Sunetit dhe Siras së
Pejgamberit në Medine.

Shejkh Hammadi la pas edhe tri vajza.

Allahu Subhanehu ue Te’ala pastë mëshirë për shpirtin e tij, Amin.


Jeta e Dijetarit të madh dhe
Muxhedidit të Islamit, Muhamed
bin Abdul-Uehab et –Temimi

Nga Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz

Hadith :

Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: E kam dashur fisin Beni Temim qëkur
dëgjova tri gjëra nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili ka thënë
për ta: “Këta njerëz do të qëndrojnë të palëkundur përpara Dexhalit.” Kur erdhi
sadakaja nga ai fis, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Këto janë
sadakatë e të afërmve tanë.” A’isha kishte një robëreshë nga ai fis dhe Pejgamberi
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha asaj: “Liroje atë sepse ajo është një
pasardhëse e Isma`ilit ‘alejhis-selam.”

Transmetuar nga Bukhari (n. 2543 dhe 4366) në Fet’hul-Bari. Ibn Haxher el-Askalani
ka thënë: “Tek ky hadith përmendet në mënyrë të qartë vlera dhe superioriteti i fisit
Beni Temim.” [el-Fet’h, 5/217]

Ebul-Hasen el-Esh’ari

Autor: Muhamed es-Sejid el-Xhulejnid


Burimi: Risaletun ila Ehlith-Thegr (fq. 3-4) nga Ebul-Hasen el-Esh’ari [1]
Shënim: Fundnotat janë marrë nga libri “Male të Diturisë” (fq. 250-253), publikuar
nga Salafi Publications

Emri i tij është Ebul-Hasen ‘Ali Ibn Isma`il, prejardhja e të cilit nga Ebu Musa el-
Esh’ari (radij-Allahu ‘anhu). Ai ka lindur në vitin 260 Hixhrij sipas mendimit më të
saktë të historianëve. I ati i vdiq kur ai ishte ende i vogël. Përpara se të vdiste, babai
i tij e la atë nën kujdesin e Zekerija es-Saxhi, i cili ishte imam në Hadith dhe në Fik’h
gjatë kohës së tij. Es-Seme’ani ka transmetuar në librin e tij el-Ensab nën autoritetin
e Ibnul-Kelbit se Esh’ariu e mori këtë nofkë nga fjala arabe “Esh’ari” (leshator) ngaqë
kur ai lindi ishte leshator. Vendlindja e tij ishte Basra, kurse qyteti ku ka banuar ishte
Bagdadi, në të cilin qëndroi deri sa vdiq në vitin 324 Hixhrij, sipas mendimit më të
saktë të historianëve.

Kërkimi i diturisë:

Ai mësoi fik’h me Ebu Is`hak el-Meruezin. Esh’ariu ulej në mexhliset e Meruezit të


Xhumave në Xhaminë Mensur ku mësonte fik’hun Shafi’i, derisa u specializua në këtë
fushë. Ai mësoi gjithashtu me Saxhin, i cili e kishte marrë atë nën mbikqyrje me
porosi të babait të tij. Ai mësonte prej tij hadithin. Ai ka transmetuar gjithashtu nga
el-Xhumahi, Ibn Nuh, el-Makri dhe ed-Dabbi. Poashtu, ai mësoi ‘Ilmul-Kelam nga ‘Ali
el-Xhuba’i.

Ibn en-Nedim ka thënë: El-Esh’ari ishte Mu’tezili, por ai u pendua nga besimi që
Kur'ani ishte i krijuar në Xhaminë Qëndrore në Basra në ditën e Xhuma. Ai hipi në
mimber dhe thirri me zërin e tij të lartë: “Kushdo që më njeh mua, atëherë më ka
njohur tashmë. Dhe kushdo që nuk më njeh, atëherë unë po ju njoftoj se kush
jam. Unë jam filani i biri i filanit. Unë më përpara kisha mendimin se Kur'ani ishte
i krijuar, se Allahu nuk do të shikohet nga sytë (e njerëzve në Ahiret) dhe se ai që
i bën veprat e këqia jam vetëm unë (pra nuk ato ndodhin me Kaderin e Allahut).
Por tani unë pendohem dhe heq dorë nga të gjitha ato.”

Disa burimi përcaktojnë se koha që shpenzoi Esh’ariu në besimin Mu’tezili ishte 40


vjet. Ibn ‘Asakir ka përcjellë shumë transmetime rreth kësaj çështjeje kur përmendet
arsyeja përse Esh’ariu u kthye nga besimet e Mu’tezilëve. Dhe sipas atyre
transmetimeve kjo ndodhi si rezultat i një ëndërre ku ai kishte parë Pejgamberin (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili e urdhëroi që të ndihmonte medh’hebin e Ehlul-
Hadithit dhe Selefëve të Umetit, pasi ai ishte medh’hebi më i drejtë dhe më i dalluari
në të vërtetën. Kështu, që prej asaj dite, Esh’ariu kaloi nga medh’hebi i Mu’tezilëve
në medh’hebin e Muhadithinëve. Pastaj ai filloi të shkruante libra në përkrahje të
tyre.

Çfarë kanë thënë Dijetarët për të:

Edh-Dhehebi ka thënë: “Unë kam parë katër vepra të Ebul-Hasen (el-Esh’ari) rreth
çështjeve të akijdes kur ai përmendte parimet e Rrugës së Selefëve për sa i përket
Sifateve (Cilësive të Allahut). Në to, ai ka përmendur se: “Ato duhet të lihen ashtu
siç janë transmetuar.” Dhe pastaj ka thënë: “Kjo është ajo që them unë dhe kjo
është Feja ime, dhe ato (d.m.th. Cilësitë e Allahut) nuk duhet të interpretohen
me te’uil (d.mth. nuk duhet të shtrembërohet kuptimi i tyre).”

Edh-Dhehebi ka thënë: “Na ka mbërritur se Ebul-Hasen (el-Esh’ari) u pendua dhe u


ngjit në mimber në Basra dhe pastaj tha: “Unë thoja se Kur'ani ishte i krijuar, se
njerëzit nuk do ta shohin Allahun me sytë e tyre dhe se e keqja është veçse një
veprim i imi e jo nga Kaderi - por unë pendohem dhe besoj në refuzimin e
Mu’tezilëve.” [2]

Ai bënte shumë lojra dhe shaka. Këtë gjë e ka thënë Ibn Khalikani.

Ai ka shkruajtur shumë libra dhe kënaqej me pak.

Ibnul-‘Imad ka thënë në esh-Shadharat edh-Dheheb (2/303-305): Ai ka thënë në librin


e tij el-Ibane fij Usulid-Dijane, dhe ky ishte libri i tij i fundit që shkroi [3] dhe tek ky
libër mbështeten shokët e tij që e mbrojnë atë nga ata që e sulmojnë: “Kapitull:
Sqarim i Thënieve të Njerëzve të Hakut dhe Sunetit: Kështu që, nëse ndonjë person
do të thotë: Nëse ti e ke refuzuar thënien e Mu’tezilëve, Kaderive, Xhehmive,
Harurive, Rafidive dhe Murrxhi’ave, atëherë na njofto ne për thënien në të cilën ti
mbahesh dhe Fenë në të cilën je. Atëherë atij i thuhet: Thënia të cilës ne i mbahemi
dhe Feja në të cilën ndodhemi është:

Të mbajturit pas Fjalës së Zotit tonë dhe Sunetit të Pejgamberit tonë, dhe asaj që
është transmetuar nga Sahabët, Tabi’inët dhe Imamët e Hadithit. Ne kapemi fort pas
kësaj dhe themi atë që thoshte Ebu ‘Abdilah Ahmed Ibn Hanbel, Allahu e ndriçoftë
fytyrën e tij, e lartësoftë gradën e tij dhe i dhëntë një shpërblim të madh. Dhe ne
kundërshtojmë çdo gjë që bie në kundërshtim me thënien e tij, ngase ai është Imami
fisnik dhe udhëheqësi i plotë, me të cilin Allahu e bëri të qartë të vërtetën, refuzoi
devijimin dhe sqaroi rrugën. Me të, Ai çrrënjosi bidatet e bidatçijve, devijimet e të
devijuarve dhe dyshimet e të dyshimtëve. Kështu që, Allahu pastë mëshirë për të -
Imami që ka epërsi, nder dhe respekt - mësuesi i shquar e i shkathët.”

Pastaj Ebul-Hasen vazhdon më tej duke cituar Akijden e Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah,


dhe ajo që tha ishte:

“Dhe kushdo që pretendon se Emrat e Allahut janë diçka tjetër nga Ai, atëherë ai
është i devijuar. Ne gjithashtu e konsiderojmë si Fenë tonë që Allahu i kthen zemrat e
robërve midis dy Gishtave të Tij, sikurse është transmetuar nga i Dërguari i Allahut,
(transmetime) të cilat janë përcjellë nga transmetues të besueshëm, njëri pas tjetrit.
Dhe ne besojmë në të gjitha transmetimet që e kanë përcjellë atë dhe njerëzit e
transmetimeve që pohojnë lidhur me zbritjen e Allahut në qiellin më të ulët, dhe Zoti
Krenar e i Lartmadhëruar thotë: “A ka dikush ndonjë kërkesë, a ka ndonjë që
kërkon falje...” dhe pjesa tjetër që pohojnë ata, ndryshe nga njerëzit e devijimit që
duan të të shpien në humbje.”

Vdekja e tij:

Edh-Dhehebi ka thënë: “Ai vdiq në Bagdad në vitin 324 Hixhrij. Një grup prej
Hanbelive dhe dijetarëve folën ashpër kundër atij, por çdo njeriu disa nga fjalët e
tij i pranohen ose disa i refuzohen - me përjashtim të atij që është i mbrojtur nga
gabimi nga Allahu (pra i Dërguari i Allahut).”
Fundnota:
[1] Ky libër, Risaletun ila Ehlith-Thegr, bashkë me dy librat e tjerë të Ebul-Hasen el-
Esh’ari, el-Ibane dhe el-Mekalatul-Islamijin përfaqësojnë Akijden finale të tij mbasi
që ai u pendua nga doktrinat Mu’tezilije dhe u kap fort mbas Akijdes së Ehlus-Sunneh
uel-Xhema’ah.
[2] Mes refuzimeve që u ka bërë ai Mu’tezilëve është ajo që gjendet në librin e tij el-
Ibane ‘an Usulid-Dijane (fq. 201): “Mu’tezilët mohuan Dënimin në Varr. Por ai (Dënimi
në Varr) është transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me shumë
rrugë (transmetimi) si dhe nga Sahabët e tij. Dhe asgjë nuk është transmetuar nga ata
ku të mohoet apo të refuzohet kjo, madje ka Ixhma’ nga Sahabët e Pejgamberit (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këtë çështje.” Ai ka thënë gjithashtu: “Ka Ixhma’ se
Dënimi në Varr është i vërtetë dhe se njerëzit do të vihen në sprovë dhe do të pyeten
në varret e tyre. Andaj Allahu na përforcoftë në atë që Ai do.” [Shkëputur nga libri i
tij, Risaletu ila Ehlith-Thegr, fq. 279]
[3] Ebu Kasim ‘Abdul-Malik bin ‘Ijsa bin Derbas (vdiq në vitin 659 Hixhrij) në librin e
tij: “edh-Dhebb ‘an Ebi Hasen el-Esh’ari” përmend njerëzit e dijes që ia kanë atribuar
këtë libër Ebul-Hasen el-Esh’arit dhe kanë dëshmuar se ai libër përbën Akijden e tij të
cilën ai e përqafoi në fundin e jetës së tij, dhe prej tyre ai përmend: el-Imam el-
Hafidh Ebul-‘Abbas Ahmed bin Thabit et-Turki, Ebu ‘Uthman Isma’il es-Sabuni,
Imamul-Kurra Ebu ‘Ali Hasen bin ‘Ali bin Ibrahim el-Farisi, el-Imam el-Fekijh Ebul-
Fet’h Nasr el-Makdisi, el-Imam el-Hafidh Ebul-Kasim ‘Ali bin Hasen bin Hibetullah esh-
Shafi’i, el-Fekijh Ebul-Me’ali Mexheli dhe el-Hafidh Ebu Muhamed bin ‘Ali el-Bagdadi.

Ai thotë në parathënien e librit të tij: “E më tej: Dijeni, o bashkësi e vëllezërve -


Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve në Fenë e drejtë e të saktë dhe na udhëzoftë
të gjithëve në Rrugën e Drejtë - se libri el-Ibane ‘an Usulid-Dijane, të cilin e shkroi
Imam Ebul-Hasen ‘Ali bin Isma’il el-Esh’ari, është ai ku është vendosur çështja e tij
[d.m.th. Akideja dhe qëndrimi i tij] në lidhje me atë që ai mbajti si Akijden e tij dhe
me të cilën adhuroi Allahun Subhanehu ue Te’ala, mbas kthimit të tij nga I’tizali
[d.m.th. nga medh’hebi i Mu’tezilëve] me Mirësinë e Allahut dhe Dashamirësinë e Tij.
Dhe çdo thënie [apo broshurë] që i është mveshur atij sot dhe që kundërshton atë që
gjendet në el-Ibane, atëherë ai u largua nga ajo dhe e deklaroi veten e tij të
pafajshëm përpara Allahut të Lartmadhëruar. E si mund të jetë ndryshe, kur ai ka
thënë në të se ajo është Feja me të cilën ai adhuron Allahun, të cilën ai e përcjell
dhe është i vendosur fuqimisht - rruga e Sahabëve, Tabi’inëve dhe Dijetarëve të
Hadithit, ata që kanë kaluar, si dhe ajo që ka thënë Imam Ahmed bin Hanbel, Allahu
pastë mëshirë për të gjithë ata. Dhe ajo [Feja e tij] është ajo që tregon Libri i Allahut
dhe Suneti i Pejgamberit të Allahut. Atëherë, a lejohet të thuhet se ai u kthye tek
diçka tjetër në vend të saj? Ku u kthye ai saktësisht dhe çfarë mund të shohësh ti? Mos
vallë ai u kthye nga Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit të Allahut tek e kundërta
e asaj ku kanë qenë Sahabët, Tabi’inët dhe Dijetarët e Hadithit që kanë kaluar? Dhe
duke e ditur që ai kishte qenë medh’hebi i tyre? Ai e përcolli këtë [d.m.th. Akijden e
tij në librin el-Ibane] nga ata, andaj si mundet që ajo e cila nuk i bën dobi
Muslimanëve të thjeshtë t’i mvishet Dijetarëve të Fesë? Apo a mund të thuhet se ai
ishte injorant rreth asaj që po përcillte nga Selefët që kishin kaluar... kjo është diçka
që një person i drejtë nuk mund ta imagjinojë apo ta dyshojë kurrë, dhe askush tjetër
përveç se një person arrogant mund ta mendojë një gjë të tillë...” [Shiko librin edh-
Dhebb ‘an Ebi Hasen el-Esh’ari, kontrolluar dhe verifikuar nga ‘Ali bin Muhamed bin
Nasir el-Fakijhi (fq. 97-108). Kjo fundnotë është shkëputur nga libri “Bazat e
Sunetit”, publikuar nga Salafi Publications.]

Shejkh Ubejd el-Xhabiri

Burimi: SalafiTalk.net

Ai është ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah Ibn Sulejman el-Hamdani el-Xhabiri. Fisi Xhabir e ka
prejardhjen nga fisi Harb në Hixhaz.

Ai ka lindur në fshatin Fakir pranë luginës Far’ në qytetin e Medines, në vitin 1357
Hixhrij. Në vitin 1365 Hixhrij ai shkoi në Medine dhe për arsye familjare u detyrua t’i
ndërpriste studimet për njëfarë kohe. Në vitin 1381 Hixhrij ka ndjekur studimet në
Darul-Hadijth në Medine dhe pastaj vazhdoi në Me’hadul-‘Ilmi. Ai hyri në
Universitetin Islamik në Kolegjin e Sheriatit dhe u diplomua në vitin 1392 Hixhrij me
rezultate të shkëlqyera. Ai doli i pari në klasën e tij në Medine.

Mësuesit e tij:

Për sa u përket mësuesve të tij, atëherë lavdi Allahut, ata të gjithë kanë vlerat e tyre
në edukim, kultivim dhe kuptimin e saktë të Fesë së Allahut. Mes mësuesve të tij në
Darul-Hadijth (në Medine) përmendim:

Shejkh Sejfur-Rrahman Ibn Ahmed,


Shejkh ‘Ammar Ibn ‘Abdilah.

Mësuesit e tij në Me’hadul-‘Ilmi në Medine:

Shejkh ‘Abdullah Ibn ‘Abdul-‘Azijz el-Khudejr,


Shejkh ‘Aude Ibn Talk el-Ahmedi,
Shejkh Dakhilullah Ibn Khalife el-Khulejti,
Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibn ‘Abdilah Ibn ‘Axhlan (i cili aktualisht jep mësim në Meke),
Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdilah el-‘Axhlan.

Mësuesit e tij në Universitetin Islamik në Medine:


Dijetari i madh, muhadithi, Hammad Ibn Muhammed el-Ensari,
Dijetari i madh, muhadithi, ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad,
Shejkh Ebu Bekr el-Xheza’iri.

Detyrat që ka kryer:

Ai ka qenë Imam në Xhaminë Sebk në Medine që nga viti 1387 e deri në vitin 1392
Hixhrij.
Ka qenë mësues në shkollën e mesme në Xhidde, e quajtur Umer Ibn ‘Abdul-Azijz, që
nga viti 1392 e deri në vitin 1396 Hixhrij.
Ka qenë thirrës në Qendrën e Da’ues në Medine dhe ka mbajtur vendin e kryetarit në
këtë qendër që nga viti 1396 e deri në vitin 1404 Hixhrij.
Ka qenë mësues në Universitetin Islamik që nga viti 1404 e deri më 1 Rexheb të vitit
1417 Hixhrij. Pastaj doli në pesion sipas ligjit që ishte në fuqi. Gjatë qëndrimit të tij
atje, ai studjoi dhe mori gradën e magjistraturës në Tefsir.

Karakteri i tij dhe dashuria për Ehli-Sunetin:

Shejkhu është shumë i butë me nxënësat e dijes, mirëpret njerëz nga të katër cepat e
botës dhe shtëpia e tij është e hapur për ata që kanë pyetje dhe duan të përfitojnë
prej tij. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij duke dhënë mësim në xhaminë
e tij, në shtëpinë e tij, duke komunikuar nëpërmjet telefonit me studentët në
Xhaminë e Pejgamberit ose nëpërmjet Internetit. Ka patur raste që Shejkhu mbante
rreth pesëmbëdhjetë mësime në një javë. Kujdesi dhe interesimi i tij për të përhapur
dije dhe për të shpjeguar librat e Ulemave të Ehli-Sunetit është mëse i qartë. Shejkhu
udhëton për të bërë da’ue qoftë brenda ashtu edhe jashtë Arabisë Saudite, ndonëse
ai është i verbër. Ai kurrë nuk ankohet për humbjen e shikimit. Madje, ai ka arritur
një gradë të lartë pasi Allahu e ka bekuar atë me dituri, kujtesë të fortë dhe fik’hun e
kësaj Feje.

Shejkhu gjithashtu bën edhe humor. Ai kujdeset mjaft për familjen e tij duke u
kushtuar atyre një pjesë të kohës së tij për t’u bërë qejfin atyre. Ai i do shumë
fëmijët dhe luan me ta dhe i mëson.

Ai i do pasuesit e Sunetit në veçanti dhe interesohet gjithmonë për dijetarët në Saudi


dhe në çdo vend tjetër. Në vitin 1425 Hixhrij ai u takua me Shejkh Muhamed ‘Abdul-
Uehab el-Benna në Xhaminë e Shenjtë në Mekke dhe të dy u përqafuan me mall.
Shejkh Muhamed el-Benna qau kur pa Shejkh ‘Ubejdin nga dashuria që kishte për të
dhe e ftoi atë në shtëpinë e tij për drekë.

Pozita që ka ai tek Ulematë:

Dijetarët e lavdërojnë Shejkh ‘Ubejdin dhe e njohin dijen dhe fik’hun e tij. Shejkh
Salih el-Feuzan është pyetur për Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirin dhe ka thënë që të
përfitohet prej tij pasi ai njihet si një ndër dijetarët. Madje, ai i ka dërguar një letër
Shejkh ‘Ubejdit ku e falenderon atë për kontributin që po jep në fushën e da’ues.
Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhajmi, një nga dijetarët e vjetër të Medines dhe mësues në
Universitetin Islamik të Medines e do shumë Shejkh ‘Ubejdin dhe e çmon shumë dijen
dhe fik’hun e tij. Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij i këshillon nxënësat e dijes që të
përfitojnë nga dituria dhe fik’hu i tij. Ai ka thënë para disa vjetësh për Shejkh
‘Ubejdin: “Përfitoni prej ti sa më shumë, sepse unë tani jam shtatëdhjetë e dy vjeç
dhe nuk e di se kur do vijë ora ime (për t’u larguar nga kjo dynja)...”

Dijetari i madh, muhadithi, Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (Allahu pastë mëshirë
për të) kishte shumë respekt për Shejkh ‘Ubejdin. Shumë pak kohë përpara se të
vdiste, ai u pyet nga disa studentë: “Shejkh i nderuar, disa njerëz në Perëndim
mendojnë dhe përhapin fjalë kinse Shejkh Rabij' bin Hadi dhe Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri
nuk janë nga dijetarëte mëdhenj, por dijetarët e mëdhenj janë Shejkh Salih el-
Feuzan dhe Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite. Çfarë komenti keni
ju për këto fjalë?”

Dhe ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: “Nëse ky person (që thotë këto fjalë) është
xhahil, atëherë atij i duhet thënë: Ky është veçse mendimi yt. Ne i konsiderojmë ata
prej dijetarëve të mëdhenj. Këto fjalë nuk dëmtojnë as Rabinë dhe as ‘Ubejdin. Është
e natyrshme që njerëzit të flasin kundër Ehli-Sunetit! Kjo nuk e dëmton Rabinë dhe
‘Ubejdin aspak.”

Ndërsa Shejkh ‘Ubejdi ka thënë për këto zëra që përhapen kundër tij: “Mos prisni që
bidatçijtë të vendosin lule para jush, mos u shqetësoni për ato që thonë ata. Ndiqeni
këtë rrugë, rrugën e dijes, ngase as Pejgamberi nuk u kursye nga ofendimet.”

Me një rast tjetër ai ka thënë: “Dituria pa urtësi është shkatërrim. Është detyrë për
thirrësat që ata të kenë dije, dhe dija vjen duke u ulur tek Dijetarët.”

Veprat e tij:

1 - Tejsirul-Ilah bi-Sherh Edileti esh-Shurut La ilahe il-lAllah (e botuar),


2 - Tenbih Dheuil-‘Ukul es-Seleme ila Feua’id Mustembat mines-Sittetil-Usul el-
‘Adhijme (e botuar nga shtëpia botuese Dar el-Bukhari),
3 - Imdadul-Karij bi-Sherh Kitabut-Tefsir min Sahihul-Bukhari (e botuar në 4 vëllime),
4 - Sherh Munteka Ibn Xharud (e papërfunduar),
5 - Fet’h el-‘Alijil-A’la bi-Sherh el-Kaua’idul-Muthla (e botuar),
6 - Itihaful-‘Ukul bi-Sherh Thelathetil-Usul,
7 - Kaua’idul-Fik’hije të ‘Abdur-Rrahman es-Sa’di.
8 - Radd ‘ala ‘Ali Xhifri.

Librat që presin të botohen:

1 - Heijetul-Mubtedi’ bi-Sherh Mendhumatul-Kaua’idul-Fik’hije,


2 - Rasa’il el-Xhabiri fi ed-Da’uetu ila el-Xhema’atus-Selefije fij Tahdhir eth-Theura
Fikrije,
3 - et-Tuhfetul-Xhabirije fij Mulakhas el-‘Akijdetis-Selefije.
Mësimet që ka mbatur në Xhaminë Nefa’ Ibn ‘Amir në Medine:

Sha’ban, 1425 Hixhrij


Sahih Sunen Ebi Davud - Kitabus-Sunneh,
Mimije të el-Hafidh el-Hakemi.

Ramadan, 1425 Hixhrij


Bulugul-Meram - Libri i Agjërimit,
Mexhalis Ramada të Shejkh ‘Ibn ‘Uthejminit.

Sheual, 1425 Hixhrij


Bulugul-Meram - Libri i Pastërtisë (përfundoi në muajin Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij),
Sahih Sunen Ibn Maxheh - Parathënia e tij (përfundoi në Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij),
Kaua’idul-Fik’hije të ‘Abdur-Rrahman Sa’dit (përfundoi në Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij).

Sefer, 1426 Hixhrij


El-Kaua’idul-Erba’ (e përfunduar),

Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij


Usul eth-Thelathe.

Më mbas ai ka përfunduar vepra të tilla si:

Kitabut-Teuhijd të Muhamed bin ‘Abdul-Uehab (2 herë në katër muaj),


Mukadimetul-Kiruanije të Ibn Ebi Zejd el-Kiruanit.
Usulus-Sunneh të Imam Ahmedit,
Sherh Lu’matul-I’tikad të Ibn Kudames me shpjegim të Shejkh Ibn ‘Uthejminit,
Lu’lu uel-Merxhan - Kitabul-Iman, et-tahera, Salat,
El-Edebul-Mufrad, 22 mexhlise,
Rijadus-Salihin, 15 kapitujt e parë,
Minhaxhus-Salikin të Abdur-Rrahman Sa’dit - krejt kapitujt e ibadetit,
Shurut es-Salat të Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehabit,
Es-Sunneh të Imam el-Meruezit,
El-‘Akijdetul-Uasitije,
Minhaxhus-Salikin - Kitabul-Buju’.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri vazhdon të japë mësim dhe të ndihmojë Da’uetin Selefij
brenda dhe jashtë Arabisë Saudite. Allahu e ruajt dhe e shpërbleftë atë për mundin e
tij të vyer që po jep për Muslimanët anë e mbanë botës.
Shejkh Ahmed bin Umer Bazmul

Marrë nga: SalafiTalk.net

Ai është Shejkhu i nderuar, Ahmed bin ‘Umer bin Salim bin Ahmed bin ‘Ubud, Ebu
‘Umer Bazmul es-Selefij el-Mekkij. Ai është nga fisi ez-Zemul që e ka prejardhjen nga
el-Kindeh.

Vendlindja dhe edukimi i tij:

Ai ka lindur në Mekke. Aty është rritur dhe ka marrë edukimin e parë në prëhërin e
Ulemave të Mekkes.

Mësuesit e tij:

Mes mësuesve të tij të shumtë përmendim:

Esh-Shejkh, el-Alame, Doktor Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij, me të cilin ka studiuar


Kitabut-Teuhijd të Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab, Sherh Kitabush-
Sher’ijeh të Axhurrit, Sherh ‘Akijdetu As’habul-Hadijth të Sabunit, ka lexuar me të
pjesë të Sahihut të Muslimit dhe libra të tjerë.

Vëllai i tij, esh-Shejkh Muhamed bin ‘Umer Bazmul, nga i cili përfitoi tej mase dhe u
diplomua. Me të studjoi mjaft libra, midis tyre Kitabut-Teuhijd të Shejkhul-Islam
Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab, Bulugul-Meram të el-Hafidh Ibn Haxher, Uerakat të el-
Xhuuejnit, broshura të ndryshme rreth Teuhidit nga Shejkhul-Islam Muhamed Ibn
‘Abdul-Uehab, ka studjuar Mukaddimeh Usul et-Tefsir të Shejkhul-Islam Ibn Tejmije,
librin Mebahith fij ‘Ulumul-Kur'an dhe mjaft libra të tjerë, si dhe ka marrë ixhaze në
mjaft rrugë transmetimi të haditheve.

Esh-Shejkh, Doktor Uasijullah ‘Abbas, me të cilin studjoi Nuz’hetun-Nedhr, ka marrë


pjesë në shumë nga mësimet e tij të ‘Umdetul-Ahkam, dhe gjatë magjistraturës ka
mësuar me të takhrixh, zinxhirët e transmetimit dhe shkenca të tjera.

Ixhazet e tij në Hadith:

Ai ka marrë ixhaze nga një sërë dijetarësh nga vende të ndryshme të Botës Islame,
numri i të cilëve i kalon njëqind. Midis tyre përmendim:

Esh-Shejkh Muhamed ‘Abdullah es-Sumali,


Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (rahimehullahu te’ala),
Esh-Shejkh ‘Abdullah Ada esh-Shenkijti,
Esh-Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij,
Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Abdullah es-Subejjel,
Esh-Shejkh Jahja bin ‘Uthman el-Muderris,
Esh-Shejkh ‘Abdullah bin ‘Abdul-‘Azijz el-‘Akijl,
Esh-Shejkh Uasiullah ‘Abbas,
Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Umer Bazmul (vëllai i tij më i madh).

Ata i kanë dhënë atij ixhaze të plotë në të gjitha transmetimet e tyre, dhe kjo është
një mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar për Shejkhun tonë.

Lavdërimet e Dijetarëve të mëdhenj për të:

Shumë nga dijetarët e mëdhenj e kanë lavdëruar atë dhe kanë këshilluar që të
lexohen librat e tij, mes të cilëve përmendim:

Esh-Shejkh, el-Alame ‘Abdullah bin ‘Abdur-Rrahman Bassam, Kryetari i Muhkematul-


Kubra, student i Imam Nasir es-Sa’dit (rahimehullah), ka thënë për Shejkh Ahmed
Bazmulin: “Lavdërimi i përket Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin
tonë Muhamed, e më pas: Vëllai, esh-Shejkh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul es-
Saudijji është nga studentët e dijes që u diplomuan në Universitetin Ummul-Kura në
fushën e Kur'anit dhe Sunetit. Ai është njeri i Fesë, i cili është i patundur dhe i aftë në
detyrën e tij si Imam dhe në hytbet dhe ligjëratat e tij...” [15/5/1416 Hixhrij]

Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi ka thënë në parathënien e librit Durarus-


Sunnije: “Lavdërimi i përket Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e
Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Unë po bëj
hapjen e librit të Shejkhut, el-Alame Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul
(uefekahullah) me titull, Durarus-Sunnijjeh fij Thenaul-‘Ulemaa ‘ala Memleketul-
‘Arabijetu Saudijje.” [29/12/1424 Hixhrij]

Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi ka thënë gjithashtu në parathënien që i ka


bërë librit es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-Ummeh: “Lavdërimi i përket Allahut,
paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët
e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Më dërguan librin es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-
Ummeh të el-Alame, es-Selefij Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul; kam lexuar pjesën
më të madhe të tij, por detyra ime nuk më la që ta lexoja të tërë... pashë se kapitujt
ishin të shkëlqyer.” [1/11/1424 Hixhrij]

Poashtu, Shejkh Ahmed en-Nexhmi rahimehullah u ka thënë atyre që kërkonin ixhaze


prej tij, që të merrnin një deklaratë për të vërtetuar selefizmin e tyre tek Shejkh
Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij ose Shejkh Ahmed Bazmul.

Esh-Shejkh, Doktor ‘Uvejd bin ‘Ijjad el-Matarfij, ish-Kryetar i Departamentit të


Fik’hut, ka thënë: “Vëllai, el-Ustadh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul... ka një
kuptim të shkëlqyer të dijes dhe të çështjeve akademike, si dhe në leximin dhe
kuptimin që e shton intelektin me hulumtime shkencore, të cilat e rradhisin atë mes
atyre njerëzve prej të cilëve përfitohet nga dija e tyre. Unë i uroj atij mirësi dhe
Allahu bëftë që Islami dhe Muslimanët të përfitojnë prej tij.” [19/4/1415 Hixhrij]

Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Abdullah es-Subejjel, Imam dhe Khatib në Mesxhidul-Haram


ka thënë: “Vëllai, esh-Shejkh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul është nga studentët
e mirë të dijes. Ai ka marrë magjistraturën nga Universiteti Ummul-Kura dhe bën
përpjekje të mëdha në thirrjen për tek Allahu, duke i ndërgjegjësuar njerëzit për
çështjet e Fesë së tyre. Unë e njoh që ka Akijde të saktë, që ndjek Menhexhin e Ehli-
Sunetit dhe Xhematit dhe paralajmëron kundër Njerëzve të Bidatit dhe Epsheve
(Ehlul-Bid’ah uel-Ehua).” [20/10/1423 Hixhrij]

Shkëlqesia e tij, esh-Shejkh, Doktor Salih el-Feuzan, anëtar i Komisionit të


Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva, ka thënë për librin e tij el-Medarixh
fij Keshfush-Shubuhat el-Khauarixh: “Lavdërimi i përket Allahut. Dhe po vazhdoj më
tej: E kam lexuar këtë libër i cili është shkruajtur nga vëllai ynë për hir të Allahut,
Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul rreth temës së “Largimit të Dyshimeve të
Khauarixhëve”. Lavdi Allahut, pashë se ai ishte një libër i mirë në mënyrën se si i
refuzonte dyshimet e këtij sekti të rrezikshëm e të shkatërruar... Allahu e shpërbleftë
autorin e këtij libri me të mira, sepse ai ka sqaruar gjendjen e këtij sekti të
rrezikshëm me një sqarim të shkëlqyer, duke përgënjeshtruar dyshimet e tyre. Allahu
e bëftë të dobishëm këtë libër në refuzimin e kundërshtarëve.” [7/3/1425 Hixhrij]

Esh-Shejkh, el-Alame, el-Ustadh (Profesori), Doktor Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij ka


thënë: “Lavdërimi i përket Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e
Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Vëllain, Ahmed
bin ‘Umer bin Salim Bazmul, e njoh që ka cilësi të mira në moralin e tij, në Fenë e tij,
në Menhexhin dhe Akijden e tij, si dhe në mësimdhënie dhe da’ue. Ai kërkoi këtë
tezkije nga unë, prandaj unë ia dhashë pasi besoj se ai e meriton atë.” [27/11/1417
Hixhrij]

Shejkh Rabij’ ka thënë gjithashtu: “Ahmed Bazmul është një Alim që ka studjuar
Hadith, ‘Akijde dhe Fik’h me Ulematë, është i rrënjosur në dije, doktor në
Universitet...”

Librat e tij:

Ai ka shkruajtur mjaft libra, prej të cilëve përmendim:

1. Risalate ‘Umer bin Khattab ila Ebi Musa el-Esh’ari fij Kada ue Adabuhu Riuaje ue
Diraje, (Studim i Letrës së ‘Umer bin Khattab dërguar Ebi Musa el-Esh’ari rreth
Caktimit Hyjnor).

2. el-Medarixh fij Keshfush-Shubuhat el-Khauarixh (Largimi i Dyshimeve të


Khauarixhëve),
3. es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-Ummeh (Suneti në lidhje me Prijësat e Umetit),

4. Durarus-Sunnijje fij Thenaul-‘Ulema ‘ala Memleketul-‘Arabijetu Saudijje,

5. Deuletu et-Teuhijd ues-Sunneh (Shteti i Teuhidit dhe Sunetit),

6. Tuhfetul-Ema’i bi Ma’rifetu Hudud Mes’i ue Ahkam Sa’i,

7. el-Huxhijetul-Ehadithun Nebeuijjeh el-Uaride fij Tibbi uel-‘Ilaxh (Argumente në


Hadithet Pejgamberike rreth Mjekësisë dhe Kurimit),

8. el-Khuturat Nakdil-Hadijth (Rreziku i kritikimit të Hadithit),

9. en-Nexhmul-Badi fij Terxhumatu Shejkh el-Alame es-Selefij Jahja bin ‘Uthman


‘Adhijmebadi,

10. Kaua’id ue Deuabit fij fik’h el-Fara’id uel-Meuarith.

11. et-Tahriratul-Mexhmu’ah (Si vepronin Imamët kur një Hadith Merfu’ kundërshton
një Hadith Meukuf ) – që është edhe teza me të cilën mori titullin e doktoraturës.

12. el-Intikadatul-‘Ilmijjeh li-Menhexhil-Kharaxhat uet-Tale’aat uel-Mektebat uel-


Mukhajjemat [Kritikë Akademike ndaj Metodave të ekskursioneve, shëtitjeve,
kampingjeve dhe qendrave verore] – të cilin e ka shkruajtur në bashkëpunim me
Ahmed Zahranin. Libri ka parathënie nga Shejkh Ahmed en-Nexhmi rahimehullah,
Shejkh Zejd el-Medkhalij dhe Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan.

13. Sherh Kaul Ibn Siriin Inne Hadhel-‘Ilm Diin (Shpjegimi i fjalës së Ibn Sirinit: Me të
vërtetë kjo Dije është Fe).
Esh-Shejkh Salih el-Luhajdan

Marrë nga faqja zyrtare e Shejkhut: Lohaidan.af.org.sa


[me disa shtesa nga përkthyesi Alban Malaj]

Ai është Shejkhu i nderuar Salih bin Muhamed el-Luhajdan, Allahu e ruajt, dijetar
fisnik e i mirënjohur i cili thërret fuqishëm për tek Allahu; imam dhe hatib.

Ka lindur në qytetin Bekirijeh të krahinës Kasim më 1350 Hixhrij.

Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Sheriatit në Rijad në vitin 1379 Hixhrij.

Mes dijetarëve nga të cilët përfitoi së tepërmi përmendim Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn
Baz, Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afijfi dhe Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkijti.

Ai ka punuar si sekretar i dijetarit të madh, Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh


rahimehullah, i cili më herët ka qenë myftiu i territorit të Arabisë Saudite. Qëndroi
në këtë detyrë deri kur u u caktua ndihmës-kryetar në gjykatën e lartë në Rijad në
vitin 1383 Hixhrij. Më pas, në vitin 1384 Hixhrij u bë kryetar i gjykatës.

Në vitin 1389 Hixhrij mori titullin e magjistraturës nga Instituti i Lartë i Juridiksionit.

Vazhdoi ta kryente funksionin e kryetarit në gjykatën e madhe deri në vitin 1390


Hixhrij kur u caktua si gjykatës i dalluar në Komisionin e Përhershëm të Këshillit të
gjykatësve të lartë (Mexhlis el-Kuda’i el-‘Ala). Dhe në vitin 1403 Hixhrij u caktua
kryetar i Komisionit. Vazhdoi në këtë detyrë si zëvendës-kryetar derisa në vitin 1413
Hixhrij u caktua kryetar i Këshillit në Komisionin e Përgjithshëm dhe atë të
Përhershëm.

Gjithashtu, ai është anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj që prej ditës së


themelimit të këtij komisioni në vitin 1391 Hixhrij, si dhe është anëtar i Ligës
Botërore Islamike.

Ai ka qenë mjaft aktiv në hapjen e revistës “Mendimi Islamik”, duke u bërë mbikqyrës
dhe drejtues saj.

Shejkh Luhajdani jep mësim periodik në Mesxhidul-Haram në Mekke, jep fetva në


emisionin radiofonik “Nurun ‘ala Darb” dhe poashtu mban seminare dhe leksione të
ndryshme në Rijad dhe në Mekke. Gjithashtu ai diskuton tezat e magjistraturës,
doktoraturës etj.
Ai ka dhënë një kontribut të vyer dhe përpjekje madhështore në da’ue, në
mësimdhënie, dhe në këshillimin dhe përmirësimin e Umetit Musliman. Ka shërbyer
gati 50 vjet si gjykatës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Allahu e shpërbleftë atë me më të mirin shpërblim. Allahu na ndihmoftë të gjithëve


dhe na dhëntë sukses, përmirësim dhe fund të mirë. Paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed.

El-Hafidh Ibn Abdul-Berr el-


Kurtubi

Ai është Hafidhi, dijetari i hadithit Jusuf Ibn Abdullah Ibn Abdul-Berr el-Kurtubi, i
njohur me nofkën Ebu Umer. Ka lindur në Kordoba të Spanjës në vitin 368H/978EK.
Qyteti i Kordobas në atë kohë ishte një nga qendrat e studimit dhe edukimit Islamik
dhe aty ai nisi studimet e tij të para me dijetarët më të shquar.

Ai u lidh me shumë dijetarë të famshëm të Lindjes me të cilët edhe pse nuk u takua
përfitoi nga korrespondenca që pati me ta. Ka udhëtuar në shumë krahina të vendit të
tij në kërkim të diturisë. Imam Dhehebi shkruan në librin e tij madhështor Sijer
A’lamun-Nubela: “Askush nuk mund të krahasohej në Shkencën e Hadithit me Ibn
Abdul-Berr në pjesën Perëndimore të vendeve Islame. Ai ishte i mirë dhe besnik në
dije dhe Hafidh (në Hadith).”

Ai (Imam Dhehebiu) e quajti atë Hafidhin e Perëndimit kurse Khatib el-Bagdadin e


quajti Hafidhin e Lindjes. Umeti i Muslimanëve i humbi të dy këta dijetarë të
mëdhenj në vitin 463H.

Ai ka studiuar me shumë dijetarë të famshëm dhe prej tij dolën shumë studentë që u
bënë të njohur, ku më të rëndësishmit prej tyre ishin Imam Ibn Hazmi dhe Ebu
Abdullah el-Humejdi.

Ibn Abdul-Berr u bë një nga dijetarët më të shquar të hadithit në kohën e tij dhe më
pas.

Ai u dallua si në shkencën e Fik’hut ashtu edhe në shkencën e gjenealogjisë. Ka qenë


mbajtës dhe mbrojtës i shquar i Sunetit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem), gjë që dëshmohet nga mendimet dhe librat e tij. Ai ka mbajtur postin e lartë të
gjykatësit në Lisbonë dhe Santarem gjatë kohës kur në pushteti ishte Mudhaffer Ibnul-
Aftas dhe ka vdekur në vitin 463H/1070E.K në Shatibah (Jativa).
Ibn Abdul-Berr ishte një dijetar Maliki i cili njihet për shkrimin e shumicës së librave
më të saktë të Fik’hut Maliki. Ai shkroi gjithashtu një sërë veprash që nuk i përkisnin
Fik’hut Maliki dhe duke qenë një dijetar i specializuar i hadithit dhe jurist (fakih) i
dalluar, ai i bazoi të gjitha diskutimet dhe studimet e tij në Kur'an dhe Sunet.

Nga veprat e tij më rëndësishme të cilat kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, janë:

“Xhami Bejanil-Ilm ue Fadlihi ue ma Jembegi fi Riuajetihi ue Hemlihi” - Shpjegim


gjithpërfshirës i dijes dhe vlerës që ka ajo;

“Kitabul-Isti’ab fi Ma’rifetul-As’hab – me biografitë e Sahabëve të Pejgamberit (sal-


lAllahu alejhi ue sel-lem);

“Kitabul-Istidhkar Sherh Medhahib Ulema el-Emsar” – vepër madhështore rreth


Fik’hut me shpjegimin e renditjes së temave të tij.

Vepra më e rëndësishme që ka shkruajtur Ibn Abdul-Berr është parathënia që i ka


bërë librit me përmbledhjen e Haditheve të Imam Malikut, Muwetta, e cila
fatmirësisht ka mbijetuar deri në ditët e sotshme. Kjo vepër njihet me emrin
“Kitabut-Temhijd li ma fil-Muwetta minel-Ma’ani uel-Esanid”e cila është e përbërë
nga njëzetë vëllime. Ibn Hazmi ka thënë në lidhje me këtë: “Nuk njoh ndonjë njeri
tjetër si ai për nxjerrjen dhe kuptimin e Hadithit, e lëre më pastaj ndonjë që t’ia
kalojë atij.”

Imam Dhehebi ka thënë: “Ibn Abdul-Berr ka shkruajtur libra të cilët janë të


pashembullt në tematikat e tyre dhe metodikën e shkrimit të tyre.”

El-‘Alame Bediud-Din Shah er-


Rashidi es-Sindi

Emri dhe Prejardhja e tij:

Ai është Sejjid Bediud-Din Shah Ibn Ihsanullah Ibn Rashidullah Shah Ibn Rashidud-Din
Shah Ibn Muhamed Jasin Shah Ibn Muhamed Rashid Shah er-Rashidi el-Husejni.

Lindja e tij:
Shejkh Bediud-Din Shah ka lindur më 15 Korrik të vitit 1925 (1342H). Vendlindja e tij
është qyteti i quajtur Pir Çando (qytet i Sa’idabadit), në provincën Hala, që është
rreth 70 km nga qyteti i Hajdarabadit.

Edukimi i tij:

Babai i Shejkh Bediud-Dinit, Ihsanullah Shah, ishte gjithashtu dijetar dhe muhadith. Ai
hodhi themelet e Medresesë në qytetin e tij. Këtu Shejkh Bediud-Dini morri edukimin
e parë fetar dhe pati mundësinë që të përfitonte nga mësues të ndryshëm në disa
fusha të dijes. Gjatë studimeve ai tregoi interes të veçantë në shkencat e Hadithit
(‘Ulumul-Hadijth).

Ai studioi vepra të tilla si:

Erba’inun-Neueuij,

Bulugul-Meram,

Mishkat,

Kutubus-Sitte,

Muwetta Imam Malik,

Muwetta Imam Muhamed,

Pjesë nga Sherh Ma’ani el-Ether të Tahauiut.

Në Fik’h studio deri tek el-Hidaje; në Usul-Fik’h deri tek Teluih; në Nahw (Gramatikë)
studioi deri tek Sherh Xhami’ dhe një pjesë nga ‘Abdul-Gafur; kurse në Sarf
(Morfologji) i studioi të gjithë librat.

Mësuesit e tij:

Shejkhu udhëtoi gjithashtu jashtë qytetit të tij për të ushqyer zellin e tij në mësimin
e shkencave të Hadithit nga dijetarë të ndryshëm. Prej tyre përmendim:

Shejkh Muhamed Isma’il Ibn ‘Abdul-Khalik el-Afgani es-Sindi,

Shejkh Muhamed Medeni,

Shejkh Muhibullah Shah er-Rashidi (vëllai i madh i Shejkh Bediud-Dinit),

Shejkh Ebu Uefij Thenaullah Emritsari,


Muhadithi, Ebu Muhamed ‘Abdul-Hak Beheualpuri el-Muhaxhir el-Mekki

Shejkh, el-‘Alame ‘Abdullah Muhadith Rupari,

Shejkh Ebu Is`hak Naik Muhamed,

Muhadithi i kohës së tij, el-‘Alame Ebu Se’id Sherefud-Din Dehleui.

Nga el-‘Alame Ebu Se’id Sherefud-Din Dehleui ai mori ixhaze dhe sened në Hadith. Të
gjithë dijetarët e lartpërmendur ishin nën mbikqyrjen e Shejkhul-Kul Mian Nezir
Husein Muhadith Dehleui. Në këtë mënyrë Shejkh Bediud-Din Shah sihte një student i
Shejkhul-Kul Mian Dehleui. Zinxhiri i Shejkhul-Kul Sejjid Mian Dehleui është i famshëm
pasi gjendet në libra të ndryshëm dhe ky zinxhir arrin deri tek Imam el-Bukhari në
shtatëdhjetë rrugë. Dhe nëse do të merrej vetëm një zinxhir i caktuar nga Imam
Bukhari që është nga Historia e Imam Mekkit, atëherë sinxhiri i Shejkh Bediud-Din
Shah mund të shkojë deri tek Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në njëzetë
rrugë.

Daueti i tij në Sind:

Pasi mori ixhaze nga dijetarët, Shejkh Bediud-Din Shah u kthye në qytetin e tij të
lindjes dhe dhe filloi dauen dhe mësimdhënien në Sind. Kjo ka qenë në një kohë kur
daueti për në Kur'an dhe Sunet ishte plot vështirësi, veçanërisht në Sind. Në atë kohë,
pjesa dërrmuese e njerëzve shkonin pas një njeriu fetar të caktuar, që e quanin
ndryshe “Pir”. Ka qenë nga besimi i njerëzve që nëse ata i jepnin ndonjë dhuratë
këtij njeriu fetar (Pir), si për shembull prerja e kurbanit për të, atëherë kjo do të
mjaftonte për shpëtimin e tyre. Ata besonin se duke vepruar kështu Piri do të
kujdesej për çështjet e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo ishte injorancë e
rrezikshme, kështu që Shejkh Bediud-Din Shah i ngriti lart zërin e tij duke pa
kurrëfarë kompromisi.

Fillimisht, ai u preokupua me mësimdhënien dhe u dha mësim shumë prej dijetarëve


të Sindit, veçanërisht në fushën e Hadithit, përveç veprimtarisë së tij në fushën e
Daues.

Shejkh Bediud-Din në njëfarë mënyre ishte Alimi i parë që ngriti lart dauen në vendin
e tij. Siç u tha më parë, krahina e Sindit ka qenë dhe ende është shtëpia e disa prej
formave më të këqia të Shirkut. Prandaj, ishte shumë e vështirë që daueti të
përparonte atje. Megjithatë, Allahu i dha atij sukses (Teufik) dhe ai vazhdoi më tej
me dauen e tij, edhe pse atij iu desh të përballej me shumë vështirësi.

Pati disa tentativa për vrasje dhe jo rrallë herë kundërshtarët e tij ankoheshin në
qeveri për t’i hapur probleme. Ai u ndalua që të mbante fjalime në publik dhe u
vendon në arrest shtëpie disa herë. E gjithë kjo vinte si rezultat i propagandës që
bënin kundërshtarët e tij të cilët e vështirësonin dauetin i cili ishte në hapat e tij të
para. Megjithatë, atje ishin disa njerëz të pakët të cilët ndiqnin Sunetin. Njëherë,
Shejkh Bediud-Din po priste në stacionin e trenit që të kthehej në qytetin e tij dhe pa
një njeri që po falej në stacion me duart në kraharor, i cili gjithashtu i ngrinte edhe
duart para dhe pasi ngrihej nga Rukuja. Shejkh Bediud-Din u ndie vërtet shumë i
kënaqur që pa një njeri të Sunetit dhe vendosi ta takonte. Në atë moment mbërriti
treni. Ai tren vinte vetëm një herë në ditë, kështu që Shejkhu duhet të merrte trenin
dhe të kthehej në qytetin e tij, ose të qëndronte aty për të takuar atë burrin tek
stacioni dhe të rrinte edhe një ditë tjetër. Por atë kohë njerëzit e Sunetit ishin kaq të
rrallë, sa që ai vendosi ta linte trenin dhe të takonte shokun e tij.

Përpjekjet dhe mundimet e tij:

Siç u pëmend më parë, në disa raste pati tentativa për ta vrarë Shejkh Bediud-Dinin.
Edhe pse shpesh herë iu desh të përballej me kundërshtime mjaft të ashpra, ai u
tregua gjatë gjithë kohës i duruar dhe i vendosur. Një gjë të tillë e tregon edhe
ngjarja që i ndodhi gjatë daues së tij.

Shejkhu ishte ftuar për të mbajtur një ligjëratë në një fasht i cili kishte vetëm pak
Selefijinë. Ai shkoi tek ky fshat duke përshkruar në këmbë një distancë të madhe pasi
në atë kohë nuk kishte shumë jete transporti. Kur mbërrit në fshat, Imami i Xhamisë e
kundërshtoi vizitën e tij. Ai mblodhi pas vetes njerëzit e pasur e me personalitet të
fshatit dhe shkoi në Xhami me shkopinj e lopata dhe u thanë Selefijve se nuk do t’i
lejonin që të vazhdonin me programin e tyre. Megjithatë, Selefijinët ishin të vendosur
që të vazhdonin me programin e tyre edhe nëse kjo do të kërkonte shumë sakrificë.
por Shejkh Bediud-Din Shah i ndaloi ata nga kjo gjë pasi do të ishte shumë e dëmshme
për da’uen e tyre. Një nga të pranishmit propozoi që mësimi të mbahej në shtëpinë e
tij. Kështu, Shejkhu shkoi në shtëpinë e tij dhe qëndroi mbi tarracën e shtëpisë
ndërsa para tij qëndron dy apo tri nga shokët e tij. Ai e filloi ligjëratën dhe për shkak
se Allahu i kishte dhënë atij një zë mjaft të fuqishëm, ligjërata e tij dëgjohej edhe në
shtëpitë përreth. Ishin përhapur zëra mes njerëzve të thjeshtë se Shejkhu fliste
kundër Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Sidoqoftë, ajo çfarë dëgjuan
njerëzit ishte krejt e ndryshme nga ato çfarë ishin përhapur rreth tij. Ai po paraqiste
Kur'anin dhe Hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kështu, njerëzit
filluan të afroheshin një e nga një për ta dëgjuar. Shejkh Bediud-Dini e vazhdoi për
orë të tëra ligjëratën e tij dhe si rezultat i kësaj, thuajse i tërë fshati e pranoi
Da’uetin Selefij. Kjo ndodhi është dëshmi e durimit që kishte Shejkhu. Ka patur edhe
raste të tjera në jetën e Shejkhut kur janë rrafshuar madje edhe varre të cilat
adhuroheshin. Ai u sfidua shpesh që të debatonte me njerëz që u përkisnin grupeve të
ndryshme. Shumë njerëz pranonin Selefizmin në këto debate e ndonjëherë edhe
dijetarë.

Qëndrimi i tij në Arabinë Saudite:

Shejkh Bediud-Din Shah jetoi gjithashtu në Arabinë Saudite për rreth pesë vjet, ku ka
dhënë mësim në Haram në Mekke. Mësimet e tij ishin rreth Tefsirit të Ibn Kethirit dhe
Sahihu i Bukharit. Përveç këtyre, ai ka dhënë mësim gjithashtu el-Muhala të Ibn
Hazmit. Pas njëfarë kohe, ai dha mësim në Darul-Hadith në Mekke dhe më pas dha
mësim për dy vjet në Mehadul-Haram el-Mekki, që iu kërkua në mënyrë të veçantë
nga ana e Shejkh Abdullah Ibn Humejd. Dhe pikërisht gjatë këtyre derseve që ka
dhënë aty, Shejkhu arriti një famë të jashtëzakonshme anë e mbanë botës. Disa nga
derset e tij ishin në gjuhën Arabe kurse të tjerat ishin në Urdu. Studentët e dijes vinin
nga drejtime të ndryshme për të marrë pjesë në derset e tij. Dy janë derset që ka
mbajtur Shejkhu në Universitetin Islamik të Medines, nga të cilët iu shtua fama akoma
më shumë. Njëra prej tyre ishte në refuzimin e Sufizmit kurse tjetra trajtonte vlerat
e Ehlul-Hadithit. Të dyja këto derse drejtoheshin nga Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn
‘Abdullah Ibn Baz. Dhe në fakt, ishte Shejkh Ibni Bazi ai i cili e ftoi Shejkh Bediud-
Dinin që të mbante derse. Atje ishte i pranishëm edhe Shejkhu, Muhadithi Muhamed
Nasirud-Din el-Albani, i cili i lavdëroi derset e tij. Ulematë u befasuan nga
mendjemprehtësia e tij fetare dhe veçanërisht nga zotësia e tij në Shkencat e
Hadithit. Ata u mahnitën gjithashtu edhe nga numri i madh i Haditheve të cilat ai i
kishte mësuar përmendësh bashkë me zinxhirët dhe referencat e tyre.

Imam në Shkencën e Transmetuesve të Hadithit (‘Ilmur-Rixhal) :

Shejkhu kishte një gradë të veçantë në ‘Ilmur-Rixhal. Dëshmia më e madhe për të


është deklarata e Shejkh Thenaullah el-Emritsari në një konferencë që u mbajt
përpara pavarësisë së Pakistanit. Në këtë konferencë morën pjesë shumë Dijetarë të
famshëm të Nën-Kontinentit Indian, i cili drejtohej nga Shejkh Bediud-Din Shah. Në
fillim të fjalimit të tij, Shejkh Thenaullah Emritsari tha: “Ndihem shumë i privilegjuar
që të flas në një takim i cili drejtohet nga Imami i shkencës së ‘Ilmur-Rixhal.” Kjo
tezkije e dhënë nga mësuesi i tij është një dëshmi e aftësive që kishte Shejkhu. Ai
ishte me të vërtetë Flamur-mbajtësi i Teuhidit dhe Sunetit në krahinën e Sindit, sikur
Allahu e kishte sjellë atë në këtë botë vetëm për këtë qëllim.

Përkushtimi i tij në Da’ue :

Gjatë gjithë kohës së tij në Sind, të pakta ishin ditët të cilat ai i kalonte në shtëpinë e
tij. Ai mbante derse thuajse çdo ditë nëpër fshatra apo qytete. Shpesh herë ai
largohej nga shtëpia për më shumë se tri javë duke dhënë mësim nga njëri fshat në
fshatin tjetër. Ai ishte plot gjallëri e përkushtim kur mbante këto derse dhe sigurohej
që të tregonte kujdesin e duhur në ato aspekte të cilat ishin më të domosdoshmet.
Derset e tij u pritën me bujë të madhe veçanërisht në zonën përreth shkretëtirës
Dherr. Pjesa më e madhe e udhëtimeve të tij ishin rraskapitëse. Madje edhe ata që
udhëtojnë në ato vende me mjete më komode nuk e mohojnë këtë fakt. Megjithatë,
Shejkhu shpesh kalonte një muaj të tërë duke udhëtuar nëpër këto krahina duke i
thirrur njerëzit në Teuhid e Sunet. Si rezultat i këtij mundi, me qindra fshatra në
zonën e Dherrit përqafuan Menhexhin e Ehlul-Hadithit.

Aftësitë e tij :

Shejkh Bediud-Din Shah ishte një Muhadith, ishte një njeri që mësonte përmendësh
hadithet bashkë me zinxhirët e tyre, dhe më e pakta që mund të dinte ai ishte se në
cilin libër dhe në cilin kapitull do të gjesh një hadith të caktuar. Ai e kishte zakon që
të mos i shpëtonte asnjë libër i ri pa e lexuar nga fillimi deri në fund. Dhe meqënëse
ai kishte një kujtesë shumë të fortë, ai mësoi përmendësh çdo gjë që lexoi. Ai e
vërtetonte gjithmonë qëndrimin e tij duke përdorur argumente nga Kur'ani dhe
Suneti. Njëherë, gjatë një mësimi të mbajtur në Hajdarabad, një hanefi u çua dhe e
pyeti Shejkhun që të jepte argumente për mënyrën se si falej ai, duke përdorur
vetëm argumente nga Sahihul-Bukhari dhe Sahihul-Muslim. Dhe në kët rast, Shejkh
Bediud-Din e shpjegoi çdo hap të Namazit, që nga tekbiri fillestar e deri në selam,
duke për dorur argumente vetëm nga dy librat e sipërpërmendur, dhe kjo vetëm nga
kujtesa e tij.

Udhëtimet e tij:

Gjatë udhëtimit, Shejkh Bediud-Din Shah ose u përgjigjej pyetjeve që i drejtonin ose
kur e shikonte se shokët e tij ishin të heshtur, atëherë merrej me këndimin e Kur'anit.
Ndonjëherë, kur largohej nga shtëpia duke u nisur për udhëtim që zgjaste 3, 4 apo 5
ditë, ai fillonte të këndonte Kur'anin, dhe kur kthehej njerëizt e dëgjonin duke
kënduar disa nga suret e fundit (d.m.th. e përfundonte këndimin e krejt Kur'anit në
një udhëtim që zgjaste vç 3 apo 4 ditë). Ai e falte namazin e natës gjatë gjithë jetës
së tij, pak rëndësi kishte se sa vonë kthehej nga udhëtimi apo aktiviteti që kishte
patur në da’ue. Ai sigurohej që të ngrihej natën për të falur namaz. Kishte rastë kur
ai friësohej se mos nuk çohej për të falur namaz, prandaj ai falej gjatë natës dhe
pastaj binte për të fjetur. Kur ishte në udhëtim, ai e falte namazin e natës qoftë në
kafshë apo automjete me të cilat udhëtonte, pasi kjo gjë është transmetuar në Sunet.

Shejkhu udhëtoi në shtete të ndryshme, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në


Shtetet Europiane. Gjatë një udhëtimi në Kuvajt, Shejkhu e kaloi të gjithë kohën e tij
atje duke dhënë mësim. Pas sabahut ai jepte mësim në Sahihul-Bukhari, pas të cilit ai
pushonte pak. Pastaj, nga ora 11 e mëngjesit e deri në namazin e drekës jepte mësim
në Mustalahul-Hadith, dhe pastaj jepte mësim pas namazit të drekës, pas ikindisë dhe
pas akshamit. Njerëzit që shoqëronin Shejkhun me makina gjatë këtyre udhëtimeve
nga njëri vend në vendin tjetër, në kohët ndërmjet derseve lexonin libra nga Shejkh
Bediud-Din Shah. Shumë nga dijetarët e mëdhenj të asaj krahine morën ixhaze në
Hadith nga ai. Kur mbërriti lajmi në Arabinë Saudite se Shejkh Bediud-Din Shah ishte
në Kuvajt, shumë dijetarë dhe studentë udhëtuan në drejtim të Kuvajtit që ta takonin
atë dhe të përfitonin prej tij. Gjatë tërë këtij muaji Shejkhu pushonte vetëm pakëz
orë në ditë, dhe pjesa tjetër e kohës ishte e mbushur ose me mësimdhënie ose me
dhënien e përgjigjeve për pyetjet që i drejtonin. Është vërtet e mahnishtme se si
allau e bëri atë që të punonte kaq shumë për Islamin. Kjo është mirësi që Allahu ia
jep kujt të dojë Ai.

Dija e tij:

Allahu e bekoi Shejkh Bediud-Din Shah es-Sindin duke e bërë atë një oqean me dije.
Kushdo që lexon literaturën e Shejkhut apo dëgjon ligjëratat e tij do të shohë tek ai
cilësitë e Imamëve të Fesë. Mes të tjerash, do të shohë tek ai mjeshtërinë e
arsyetimit të el-Hafidh Ibn Hazm, mjeshtërinë përshkruese të Ibnul-Kajjimit dhe
forcën e argumentit të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes. Kur studentët mësonin Hadithin
apo diskutonin reth zinxhirëve të transmetimit, ata e shihnin Shejkh Bediud-Dinin si
një nga dijetarët më të mëdhenj të Xherhit dhe Te’dilit. Allahu e bekoi atë me të
gjitha këto cilësi, dhe kështu njerëzit nga e gjithë bota përfituan nga dija e tij. Dhe
falë përpjekjeve të Shejkhut, entuziazmi dhe zelli me të cilin njerëzit mësuan
Akijden, Hadithin dhe Sunetin nuk është parë në ndonjë vend tjetër në Pakistan.

Kujtesa e tij:

Shejkh Bediud-Dini kishte një kujtesë që të mahniste. Është përmendur në Ramuz er-
Rashidije, i cili është një libër që përmban një intervistë me Shejkh Bediud-Din Shah
es-Sindin që e ka dhënë gjatë vitit të fundit të jetës së tij:

Pyetje: Sa kohë të duhej për të mësuar përmendësh Kur'anin, kur e ke mësuar atë dhe
sa hadithe ke mësuar përmendësh?

Përgjigje: Ka qenë në vitin 1948, pas ndarjes së sub-kontinentit (Indo-Pakistanez) kur


e mësova Kur'anin për tre muaj, megjithëse kam qenë i zënë me aktivitetet e da’ues.
E mbaj mend shumë mirë se e kam mësuar suren Nur kur udhëtoja me deve (nga
Sa’idabadi).

Unë kam patur dëshirën që ta mësoja Kur'anin tre apo katër vjet më përpara, por së
pari, unë kam qenë i përfshirë në shumë aktivitete, dhe së dyti, unë e dija hadithet
rreth pasojave që burojnë nga harrimi i Kur'anit pasi e mëson atë. Kështu që, unë nuk
kisha kurajo të mjaftueshme që të filloja të mësoja Kur'anin. Megjithatë, kur erdhi
koha për ta mësuar, të cilën Allahu (Subhanehu ue Te’ala) e kishte caktuar për mua,
puna ime u bë shumë e lehtë. Gjithashtu, një hadith në Xhami’ et-Tirmidhi rreth
mësimit përmendësh me ndihmoi që të mësoja me një plan ditor.

Me Mirësinë e Allahut të Lartësuar, ky djalosh i varfër (d.m.th. vetë ai) mori kurajo
dhe e mësoi Kur'anin nga sureja Hud e deri në fund. Kurse fillimin e Kur'anit, unë e
kisha mësuar xhuzin e parë. Kështu që më duhej të mësoja që nga xhuzi i dytë e deri
në fund të sures Junus. Mu deshën nëntë ditë për të mësuar që nga xhuzi i dytë e deri
tek surej a el-Ma’ide., dy ditë për të mësuar suren el-Ma’ide, tri ditë secila për suren
el-En’am dhe suren el-A’raf, dhe pjesën tjetër të sureve: sure el-Enfal, sure et-Teube
dhe suren Junus i mësova në një ditë secila. Nuk më ka humbur as edhe një ditë pa
mësuar përmendësh në këto njëzetë ditë.

Kurse për sa i përket Haditheve, unë nuk pretendoj se jam Hafidh, por me Mirësinë e
Allahut të Lartësuar unë di shumë hadithe që kanë të bëjnë me çështjet e përditshme
të jetës, bashkë me referencat përkatëse.”

Libraria e tij:

Libraria e Shejkh Bediud-Dinit ishte me të vërtet një ekzemplar. Në këtë librari


private ka midis pesëmbëdhje dhe njëzetë mijë libra ku përfshihen dorëshkrime dhe
libra, disa nga të cilat janë me shumë vëllime. Në zemrën e tij ishte një vend i
posaçëm për librat, aq sa nëse do të shikonte ndonjë libër të ri, ai do të mundohej që
ta blinte atë pavarsisht gjendjes ekonomike jo të mirë. Disa njerëz ia falnin librat me
bujarinë e tyre dhe ai gëzohej tej mase kur merrte dhurata të tilla. Nëse hap ndonjë
libër nga libraria e tij shpesh do të shohësh se ai është i mbushur me shënime në anët
e tij dhe në vendet e tjera. Ndonjëherë, këto shënime kritikonin apo vërtetonin atë
çfarë ishte shkruajtur, ndërsa në raste të tjera ishin veçse shtjellim i çështjeve të
përmendura aty.

Librat dhe publikimet e tij:

Janë rreth 150 libra dhe publikime të Shejkhut. Pjesa më e madhe e tyre janë në
Arabisht, kurse pjesa tjetër janë në gjuhën Urdu dhe Sindi. Shejkh Bediud-Din Shah i
zotëronte të trija këto gjuhë në mënyrë të shkëlqyer. Për më tepër, Allahu e kishte
bekuar atë me aftësi për të kuptuar e për të folur gjuhën Persiane. Disa nga librat e
tij janë shkruajtur në një gjuhë Arabe aq të thellë saqë edhe disa nga Arabët nuk janë
të aftë që t’i kuptojnë ato, përveç nëse kanë ndonjë fjalor me vete. Për shembull,
libri i tij ‘el-Uxhul’ i cili përmend 80 kuptime të fjalës el-Uxhus; që ta kuptosh këtë
libër nuk është aq kollaj. Shumë nga Ulematë Arabë janë mahnitur nga ky libër dhe e
patën të vështirë ta besonin se një Dijetar jo-Arab mund të shkruante një libër të
tillë. Është edhe një libër tjetër të cilin ai e shkruajti në fushën e Akijdes, duke
përdorur vetëm fjalë të cilat nuk kanë pika. Ai është një libër me 80 faqe dhe në të
ka fjalë të cilat zor se gjenden edhe në fjalorin e Arabishtes. Ai shkroi gjithashtu një
libër në gjuhën Arabe të quajtur ‘Uesul el-Elham Lesul el-Islam’ pa përdorur as edhe
një pikë.

Veprat e tij në Arabisht:

Sherh Kitab et-Teuhid (Sagir) të Ibn Khuzejmes.

Tefsir el-Kur'anil-Kerim el-Musme bil-Intinbat el-‘Axhijb fij Ithbat et-Teuhid min


Xhami’ Ajatul-Kitab en-Nexhijb.

Tahdhibul-Akual fijmen lehu Terxheme fij Adhar el-Bera miner-Rixhal.

El-A’xhuzel Hidajeh el-A’xhuz.

Uesul el-Elham Lesul el-Islam.

Munxhid el-Mustexhiz lirauajeh es-Sunen uel-Kitabul-‘Azijz.

Xhuz Menzum fij Esmail-Mudelisin.

Xhela el-Ainejn bi-Tahkijk Rauajetel-Bukhari fij Xhuz Raf el-Jedejn.

El-Kaulul-Latijf fil-Ahtexhaxh bil-Hadith ed-Da’if.


Sarih el-Muhmed fij Uesl Ta’likat Muwetta Imam Muhamed.

El-Exhabeh me’al-Esabe fij Tertijb Ehadithul-Bejhaki a’la Mesanid es-Sahabe.

Et-Teuijbul-Hadith Tarijkh el-Khatib.

Shujukh el-Imam el-Bejhaki.

El-Xheuab ed-Delat ‘an Mesele eth-Thelath.

El-Etuam el-Mer’asheh fij Bejan Tahrifat Ehlur-Ra’i el-Mudhishe.

Dhe shumë libra të tjerë.

Në Urdu:

Teuhidul-Khalis.

Ittiba’us-Sunneh.

Tenkijdus-Sedid bir-Rasale Ixhtihad uet-Taklijd.

Nishat el-‘Abd bi-Xhehr Rabbena ue lekel-Hamd.

Tarijkh Ehlul-Hadith.

Akideja e Imamit duhet të jetë e saktë.

Metodologjia e Ehlul-Hadithit dhe Taklidi.

Dhe shumë të tjerë.

Në Sindi:

Namazi i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

El-Uasik fij Xheuab el-Uathik.

Et-Tenkijdul-Medhbut fij Tesuid Tahrir ek-Mebut.

Teuhidur-Rabbani Ja’ni Saçi Muselemani, pjesa e parë dhe pjesa e dytë.

Et-Tefsil el-Xhelil fij Abtal et-Te’uil el-‘Alil.

Temijz et-Tajjib minel-Khabith bixheuab Tuhfetul-Hadith.


Përveç këtyre, ka edhe mjaft libra të tjerë që shkroi ai, ku më të rëndësishmit janë
në fushën e Tefsirit. Ai filloi ta shkruajë këtë Tefsir në gjuhën Sindi sepse nuk kishte
asnjë Tefsir të pastër Selefij në gjuhën e tij. Ai vazhdoi përpara megjithëse njerëzit i
kërkuan që ai ta shkruante Tefsirin në gjuhën Arabe pasi kështu do të fitonte një treg
më të gjerë. Shejkhu tha se ai nuk shikonte për famë, por deshte të shkruante një
Tefsir që do t’i bënte dobi njerëzve në krahinën e tij. Shejkhu mundi ta shkruajë këtë
Tefsir deri tek sureja Jusuf, dhe pastaj vdiq. Janë publikuar nëntë vëllime të këtij
Tefsiri, dhe vëllimi i parë përfshin vetëm parathënien. Vetëm Tefsiri i sures Fatiha
është me mbi 600 faqe. Shpresohet që pjesa tjetër e Tefsirit të kompletohet dhe të
publikohet në 15 vëllime (inshaAllah). Ky Tefsir është shkruajtur në përputhje me
Menhexhin Selefij. Ai është i pastër nga hadithet da’if, garib apo nga transmetimet e
Israilitëve. E veçanta e këtij Tefsiri është se çdo ajet është shpjeguar me hadithe,
dhe se çdo shpjegim nxjerr në pah Akijden Selefije.

Njëherë, Shejkh Bediud-Dinit i erdhi një letër me pesë pyetje nga Multani, në të cilën
pyetej rreth Teuesulit dhe konceptit Sufi të Uahdetul-Wuxhud. Shejkhu filloi të
shkruante përgjigjen për këto pesë pyetje dhe kjo përgjigje mori formën e një libri
me 600 faqe, i cili u botua me titull, Teuhidul-Khalis. Kur Shejkhun e njoftuan për
botimin e tij, ai shprehu dëshirën që të përkthehej në gjuhën Arabe. Rreth 300 faqe
të këtij libri janë përkthyer. Ky libër inshaAllah do të jetë një xhevahir në Akijde, dhe
sidomos këto dy çështje që janë shjelluar në të.

Devotshmëria e tij:

Shejkh Bediud-Dini nuk i kushtoi shumë rëndësi punëve të kësaj dynjaje. Ai zotëronte
një tokë e cila ishte disa qindra akër (sh.p. 1 akër = 4050 m2), por ai nuk merrej fare
me punën në fushë pasi kjo e largonte nga dituria. Kështu, ai e kishte dhënë tokën me
qira dhe fitonte prej saj një pjesë të fitime nga toka, por ai kurrë nuk ia lejoi vetes
që ajo ta largonte nga misioni i tij. Ata që e kanë takuar atë e njohin shumë mirë
gradën e lartë që kishte ai në dije,

Shejkhu i madh, Muhadithi el-Albani njëherë u tha njerëzve në Amerikë që të ftonin


Shejkh Bediud-Dinin dhe të përfitonin nga dituria e tij. Shujukhë të tjerë e kanë
lavdëruar Shejkhun, përfshi Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Bazin dhe Shejkh Rabij' Ibn Hadij
el-Medkhalij. Allahu i mundësoi atij që të punonte në fushën e da’ues, në hulumtime,
në mësimdhënie dhe në fusha të tjera ku mund t’i shërbehej Islamit. Jeta e tij ishte
një pasqyrim i hadithit: “Në çdo kohë do të ketë njerëz që do të ngrejnë lart këtë
Fe.” Kështu, do të ketë njerëz që do vazhdojnë të marrin dije, të japin dije dhe të
përhapin kuptimin e saktë të kësaj Feje dhe të kundërshtojnë ata që dalin kundër saj.
Allahu e bekoi Shejkh Bediud-Din Shahun me këto cilësi. Gjatë gjithë jetës së tij ai
paraqiti konceptin e Teuhidit në formën e tij të kulluar. Ne i lutemi Allahut që ta bëjë
Shejkhun një përmbushje të duasë që ka bërë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) në Mina:

“O Allah, ndriçoje fytyrën e besimtarit që dëgjon një Hadith nga unë, e mëson
përmendësh atë dhe e përhap.”
Allahu na dhëntë të gjithëve ne teufijk (sukses).

Studentët e tij:

Shejkhu, Imami Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’i el-Jemeni,

Shejkhu, Muhadithi Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij,

Shejkh ‘Umer Ibn Muhamed Ibn ‘Abdullah Ibn Subejjel,

Shejkh ‘Abdul-Kadir Ibn Habibullah es-Sindi,

Shejkh Shemsudin el-Afgani,

Shejkh Hamdi ‘Abdul-Mexhijd es-Selefij el-‘Irakij,

Shejkh Uasiullah Ibn Muhamed ‘Abbas,

dhe shumë e shumë të tjerë, përfshi këtu edhe tre djemtë e tij.

Vdekja e tij:

Shejkhu ndërroi jetë në Karaçi më 8 Janar 1996 (1416 Hixhrij) dhe u varros në qytetin
e tij të lindjes në Pir Çando. Një turmë e madhe njerëzish morën pjesë në xhenazen e
tij në Sa’idabad, të cilët mbërritën nga pjesë të ndryshme të vendit. Vërtet, pasi u fal
xhenazja e tij, një turmë tjetër njerëzish bëhej gati që të falnin xhenazen për shkak
të numrit të madh që mbërrinin.

Allahu na mundësoftë edhe neve që të ndjekim këtë rrugë, të na bëjë nga ata që
kapen fort pas Kur'anit dhe Sunetit dhe me zemrat dhe veprat tona.

Esh-Shejkh ‘Abdullah el-Gudejjan

Ai është ‘Abdullah Ibn ‘Abdir-Rrahman Ibn ‘Abdir-Rrazzak Ibn Kasim Aali-Gudejjan,


nga familja e një muhadithi prej Benul-Anber, nga Benu ‘Amr Ibn Temiim. Prejardhja
e tij është nga ‘Amr (Tabikhah) Ibn Iljas Ibn Mudar, nga familja e pasardhësve të
Adnanit; kurse nga ana e mamasë e ka prejardhen nga familja Rashid, nga fisi
‘Utejbeh që vijnë nga fisi Hauazin.

Lindja dhe kërkimi i diturisë:


Ka lindur në vitin 1345 Hixhrij (1926) në qytetin Zulfa. Mësoi leximin dhe shkrimin që i
vogël me ‘Abdullah Ibn ‘Abdil-‘Azijz es-Suhajmi, ‘Abdullah Ibn ‘Abdir-Rrahman el-
Gajth dhe Falih er-Ruumi. Studjoi bazat e Fik’hut, Teuhidit, Gramatikës dhe ligjet e
Trashëgimisë (Fara’id) me Hamdan Ibn Ahmed el-Batil.

Pastaj ai u dhëtoi drejt Rijadit në vitin 1363 Hixhrij dhe në vitin 1366 Hixhrij hyri në
Shkollës Përgatitore Saudite [e cila më herët kishte qenë Shkolla e Jetimëve] dhe u
diplomua atje në vitin 1368 Hixhrij.

Detyrat që ka kryer:

Më mbas u caktua mësues në Shkollën ‘Azizijeh, kurse në vitin 1371 Hixhrij hyri në
Institutin Akademik (el-Me’hadul-‘Ilmij). Gjatë kësaj kohe ai mori dije nga dijetari i
shquar Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Aali-Shejkh. Gjithashtu, ai mori dijen e Fik’hut
nga Shejkh Sa’ud Ibn Rashuud (Gjykatësi i Rijadit) dhe nga Shejkh Ibrahim Ibn
Sulejman me të cilin mësoi Teuhidin. Me Shejkh ‘abdul-Latijf Ibn Ibrahim ai studjoi
Gramatikën dhe kigjet e Trashëgimisë (Fara’id).

Pastaj vazhdoi studimet e tij derisa u diplomua nga Fakultetin e Sheriatit në vitin
1367 Hixhrij. Më pas u caktua si drejtues i Gjykatës së Khubarit. Në vitin 1378 Hixhrij
u transferua në Me’hadul-‘Ilmij për të dhënë mësim atje.

Në vitin 1380 Hixhrij u caktua mësues në Fakultetin e Sheriatit. Pastaj, në vitin 1386
Hixhrij u bë anëtar i Komisionit për Fetva (Daarul-Ifta). Më pas, në vitin 1392 Hixhrij
ai u caktua anëtar i Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva (el-
Lexhnetud-Daa’imeh lil-Buhuth el-‘Ilmijeh uel-Iftaa) dhe anëtar i Këshillit të
Dijetarëve të Mëdhenj (Hej’eh Kibarul-Ulemaa’).

Dijetarët me të cilët studjoi:

Ai studjoi fusha të ndryshme të dijes me dijetarët më të shquar, përveç atyre që u


përmendën:

1 – Dijetari i shquar, esh-Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdilah Ibn Baz, me të cilin mësoi
Fik’h.
2 – Shejkh ‘Abdullah el-Khulejfi, me të cili mësoi Fik’h poashtu.
3 – Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Rashid, me të cilin mësoi Fik’h, Teuhid dhe Fara’id.
4 – Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkijti, me të cilin mësoi Usul-Fik’h, Shkencat e
Kur’anit dhe Tefsir.
5 – Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki, me të cilin mësoi Hadithin dhe Shkencat e tij.
6 – Shejkh ‘Abdur-Rrazzak ‘Afijfi.
7 – Shejkh ‘Abdul-Fettah Karij el-Bukhari, me të cilin mësoi Kur'anin sipas recitimit të
Hafsit nga ‘Asimi, zinxhiri i të cilit arrin tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) dhe recitime të tjera.

Veprat e tij:
Përveç atyre që u përmendën, Shejkh ‘Abdullah el-Gudejjan prej vitit 1389 Hixhrij e
deri në fundin e jetës ka dhënë mësim Fik’h, Bazat dhe Rregullat e Fik’hut, Hadith
dhe Shkencat e tij, Tefsir dhe degët e tij të dijes, Akijde, ligjërata të ndryshme gjatë
javës, mbas Akshamit dhe Jacisë, e ndonjëherë mbas Sabahut dhe mbas Ikindisë.

Gjithashtu, që nga viti 1395 Hixhrij ai ka vazhduar detyrën në dhënien e fetvave dhe
leksioneve për Studimet e Larta në Universitetin el-Imama dhe në Fakultetin e
Sheriatit, duke dhënë mësim në sallën e leksioneve Fik’h dhe shkencat e tij. Ai
mbikqyrte edhe debatet për hulumtime të ndryshme shkencore.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe një numër i madh studentësh studjuan me të. Në vitin
1381 Hixhrij ai u emërua në Komisionin për Udhëzim dhe Fetva gjatë Haxhit. Pastaj,
me vdekjen e Shejkh ‘Abdullah Ibn Humejd në vitin 1402 Hixhrij, ai filloi të japë fetva
në programin radiofonik “Nurun ‘ala Darab”.

Vdekja e tij:

Shejkh ‘Abdullah el-Gudejjan vdiq më 1 Qershor 2010 mbas namazit të Ikindisë,


Allahu pastë mëshirë për të.

Muhamed Isma`il el-Bukhari

Ai është Imami, Prijësi i Muhadithinëve, Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ismail Ibn Ibrahim
Ibn Mugirah Ibn Berdezbeh el-Xha’afi el-Bukhari. Ka lindur ditën e 13 të muajit Sheual
pas ditës së Xhuma, në vitin 194 Hixhrij. Stërgjyshi i tij Mugira pranoi Islamin dhe u
vendos në Bukhara. I ati i Bukharit kishte një pozitë të lartë në dijen e Hadithit dhe
ishte nga studentët e Imam Malikut dhe Hammad Ibn Zejdit. Nga shtëpia e tij buronte
thirrja për pasimin e Kur'anit dhe Sunetit.

Babai i Bukharit vdiq kur ky i fundit ishte ende fëmijë dhe kështu që për të u
përkujdes e ëma.

Edukimi i tij dhe udhëtimi në kërkim të dijes:

Ai e mësoi Islamin në këtë vend (në Bukhara) deri në moshën 16 vjeçare dhe pasi
kërkoi dijen nga Muhadithinët e qytetit të tij, u nis me të ëmën dhe vëllain e tij për
të kryer Haxhin. E ëma dhe vëllai i tij u kthyen kurse ai qëndroi në Hixhaz. Ky ishte
udhëtimi i parë i Imam Bukharit në kërkimin e dijes.

Ai sapo i kishte mbushur dhjetë vjeç në vitin 205 Hixhrij kur filloi mësimin
përmendësh të Hadithit.
Hafidh edh-Dhehebi ka thënë: “Kur Imam Bukhari filloi të mësonte dhe të shkruante,
ai nuk kishte qoftë edhe një qime të vetme në mjekrrën e tij (pra, ishte mjaft i ri në
moshë) dhe ai ka përmendur më shumë se 1000 nga njerëzit prej të cilëve shkroi
hadithin.”

Muhamed Ibn Ebi Hatim ka thënë: E kam dëgjuar Imam Bukharin të thoshte një muaj
para se të vdiste: “Kam shkruajtur transmetime nga njëmijë e tetëdhjetë (1080)
burra, nuk kishte ndonjë prej tyre që të mos ishte njeri i hadithit.”

Ai ka qëndruar për disa vjet në Mekke dhe Medine ku përfitoi nga Njerëzit e Dijes.
Gjatë kësaj kohe nisi të shkruajë veprat e tij të para.

Më pas udhëtoi për në Balkh, Bagdad, Basra, Kufa, Sham, Askalan, Hems dhe Damask
dhe mori dije tek Dijetarët më të mëdhenj të atyre vendeve. Vetë Imam Bukhari ka
thënë: “I kam vizituar dy herë Shamin, Egjiptin dhe el-Xheziran (krahinë që shtrihej
në Siri, Irak dhe Turqi). Kam shkuar katër herë në Basra. Kam qëndruar në Hixhaz për
gjashtë vjet. Dhe nuk mbaj mend se sa herë e kam vizituar Bagdadin dhe Kufën dhe
dijetarët atje.”

Në Bagdad, Imam Bukhari është takuar me Imam Ahmedin. Imam Ahmedi kishte një
konsideratë të lartë për të, megjithë moshën e tij të re. Gjithsesi, emri i Imam
Ahmedit është përmendur vetëm dy herë në Sahihun e Bukharit. Ibn Haxher el-
Askalani ka thënë se arsyeja përse Imam Bukhari nuk ka transmetuar shumë hadithe
nga Imam Ahmedi është se në udhëtimet e tij të para drejt Bagdadit, Imam Bukhari ka
mësuar me mësuesit e Imam Ahmedit dhe në udhëtimin e tij të fundit në Bagdad,
Imam Ahmedi ishte i ndaluar që të jepte mësim për shkak të izolimit që pësoi nga
fitneja e mu’tezilëve, kështu që Imam Bukhari nuk pati mundësi që të transmetonte
nga Imam Ahmedi. Prandaj në Sahihun e Bukharit gjenden transmetime nga shoku i
Imam Ahmedit, Ali Ibnul-Medini, por nuk gjenden transmetime të Imam Ahmedit.

Durimi dhe sakrifica e tij gjatë kërkimit të diturisë:

Muhamed Ibn Ebij Hatim ka thënë: Një herë, ai ishte nisur për tek Adem Ibn Ebij Ijas
(për të dëgjuar hadith nga ai) mirëpo kishte harruar të merrte të holla me vete për
udhëtim. Kështu, ai kaloi ditë me rradhë duke ngrënë bar dhe gjethe pemësh dhe
këtë nuk ia tregoi askujt. Madje ai nuk kërkonte nga askush.”

Ebul-Hasen Jusuf Ibn Ebij Dherr el-Bukhari ka thënë: “Një herë Imam Bukhari u sëmur.
Urinën e tij e çuan tek një mjek për t’i bërë analizat dhe ai tha se urina e tij ishte
sikur urina e atyre njerëzve të vetmuar që ushqehen vetëm me bukë të thatë. Kështu
ai rekomandoi që Bukhari të konsumonte ushqime të tjera përveç bukës. Kur e pyetën
Bukharin për këtë ai tha se nuk kishte ngrënë ushqim tjetër përveç bukës për 40 vjet.
Kur i thanë se receta e mjekut ishte që ai të konsumonte edhe ushqime të tjera, ai e
refuzoi recetën. Me insistimin e disa dijetarëve ai pranoi që të merrte vetëm sheqer
dhe bukë.”
Mësuesit e tij:

Imam Bukhari ka transmetuar nga 1080 dijetarë. Nga mësuesit e tij përmendim:

 Në Belkh: Mekkij Ibn Ibrahim (214H)


 Në Merv: ‘Adnan Ibn ‘Uthman el-Ataki (221H), ‘Ali Ibnul-Hasen Ibn Shakijk
(215H), Sadakah Ibnul-Fadl (223H).
 Në Nisabur: Jahja Ibn Jahja Ibn Bekr el-Mukri (226H).
 Në Raj: Ibrahim Ibn Musa Ibn Jezid er-Razi (230H).
 Në Bagdad: Muhamed Ibn ‘Ijsa Ibn et-Teba (224H), Surajxh Ibn en-Nu’man
(217H), Muhamed Ibn Sabik (214H), ‘Affan Ibn Muslim el-Bahili (220H).
 Në Basra: Ebu ‘Asim en-Nebil (212H), Muhamed Ibn ‘Abdullah Ibnul-Muthena el-
Ensari (215H), ‘Abdur-Rrahman Ibn Hammad esh-Shu’ajti (212H), Muhamed Ibn
‘Ar’ah (212H), Haxhaxh Ibn Minhal (217H), Bedl Ibnul-Muhabir el-Jarbu’i
(215H), ‘Abdullah Ibn Raxha el-Gudani (220H).
 Në Kuffa: ‘Ubejdullah Ibn Musa (213H), Ebu Nu’ajm el-Fadl Ibn Dukejn (219H),
Khalid Ibn Makhled (213H), Talk Ibn Gannam en-Nakha’i (211H), Khalid Ibn
Jezid el-Mukri (215H).
 Në Mekke: ‘Abdullah Ibn Jezid el-Mukri (213H), Khal-lad Ibn Jahja es-Sulemi
(213H), Hasen Ibn Hasen el-Basri (213H), Ebul-Uelid Ahmed Ibn Muhamed el-
Ezraki (217H), ‘Abdullah Ibnuz-Zubejr el-Mumejdi (229H).
 Në Medine: ‘Abdul-‘Azijz el-‘Uvejsi, Ejub Ibn Sulejman Ibn Bilal (224H), Isma`il
Ibn Ebi ‘Uvejs (226H).
 Në Egjipt: Se’id Ibn Ebi Merjem (224H), Ahmed Ibn Ishkab (218H), ‘Abdullah Ibn
Jusuf et-Tinisi (215H), Asbag Ibnul-Feraxh (225H).
 Në Sham: Ebul-Jeman el-Hakem Ibn Nafi’ (221H), Adem Ibn Ebi Ijas el-Askalani
(220H), ‘Ali Ibn Ajjash el-Elhani (219H), Bishr Ibn Shu’ajb el-Himsi (213H), Ebul-
Mugira ‘Abdul-Kuddus Ibnul-Haxhaxh (212H), Ahmed Ibn Khalid el-Uehbi (214H),
Muhamed Ibn Jusuf el-Firajbi (212H), Ebu Mushir ‘Abdul-‘Ala Ibn Mushir (218H).

Ibn Haxher el-Askalani i ka ndarë mësuesit e Imam Bukharit në pesë kategori:

Kategoria e parë janë ata dijetarë që e transmetuan hadithin nga Tabi’inët, nga të
cilët janë:

 Muhamed Ibn ‘Abdullah el-Ensar, i cili transmetoi nga Humejd et-Teuijl,


 Mekkij Ibn Ibrahim dhe Ebu ‘Asim en-Nebil që dëgjuan nga Jezid Ibn Ebi ‘Ubejd,
 Nu’ajmi, i cili dëgjoi nga el-‘Amesh.

Kategoria e dytë janë dijetarët e të njëjtit brez si dijetarët e kategorisë së parë, por
që nuk e patën fatin të transmetonin nga Tabi’inët. Tek kjo kategori hyjnë dijetarë si:

 Adem Ibn Ebu Ijjas


 Se’id Ibn Ebu Merjem
 Ejub Ibn Sulejman Ibn Bilal
Kategoria e tretë janë dijetarët të cilët nuk patën fatin të takonin asnjë nga
Tabi’inët por transmetuan nga njerëzit më të mirë të brezit të tretë pas Tabi’inëve,
Etba’i-Tabi’inët. Nga këta dijetarë përmendim:

 Sulejman Ibn Harb


 ‘Ali Ibnul-Medini
 Jahja Ibn Me’in
 Ahmed Ibn Hanbel
 Is`hak Ibn Rahauejh
 Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe
 ‘Uthman Ibn Ebi Shejbe

Në kategorinë e katërt hyjnë ata që ishin bashkëkohës dhe bashkëmoshatarë të


Bukharit. Imam Bukhari transmetoi nga ata hadithet që nuk i kishte dëgjuar
ndonjëherë dhe hadithet që nuk mund t’i gjente tek të tjerët.

 Muhamed Ibn Jahja edh-Dhuhli


 Ebu Hatim er-Razi
 ‘Abd Ibn Humejd
 ‘Muhamed Ibn Abdur-Rrahijm Saika

Në kategorinë e pestë hyjnë ata që ishin më të rinj në moshë se Imam Bukhari apo
ishin në një gradë më të ulët se ai. Nga këta dijetarë përmendim:

 ‘Abdullah Ibn Hammad el-Amali


 Ebu el-‘As el-Khauarizmi

Imam Bukhari i mori transmetimet e tyre për shkak të dobive që kishte në to. Duke
vepruar kështu, ai e çoi në vend fjalën e Ueki’ut, i cili ka thënë: “Nuk bëhet njeriu
dijetar i vërtetë derisa të transmetojë nga ata që janë më të vjetër se ai, nga ata që
janë në një moshë me të dhe nga ata që janë më të rinj se ai.”

Studentët dhe ata që transmetuan prej tij:

Nga studentët e tij përmendim:

 Imam Tirmidhi (279H)


 Imam Muslim
 Ebu Bekr Ibn Ebi ‘Asim
 Salih Ibn Muhamed Xhezarah (293H)
 Ebu Bekr Ibn Ebi Dunja (281H)
 Muhamed Ibn ‘Abdullah el-Hadrami el-Mutejjen (297H)
 Imam Nesa’i
 Imam Muhamed Ibn Is`hak Ibn Khuzejme (311H)
 Ebu Zura er-Razi (ekspert në fushën e identifikimit të defekteve të hadithit)
 Ebu Hatim er-Razi (autori i veprës el-Xherh uet-Ta’dil)
 Jahja Ibn Muhamed es-Sa’id (318H)
 Muhamed Ibn Nasr el-Meruezi (294H)
 Muhamed Ibn Jusuf el-Firabri (310H)
 Ibrahim Ibn Is`hak el-Harbi el-Heraui (285H)
 Muhamed Ibn Ahmed Ibn Dulabi
 Husejn Ibn Ismail el-Mehamili (330H)
 Mensur Ibn Muhamed Bazduri, i cili ishte personi i fundit që ka transmetuar nga
Sahijhu i tij.

dhe shumë të tjerë…

Karakteri dhe vlerat e tij si Dijetar:

Imam Dhehebiu përmend në Sijer A’alamin-Nubelaa’ se el-Husejn Ibn Muhamed ka


thënë: “Muhamed Ibn Isma`il el-Bukhari dallohej për tre cilësi, krahas cilësive të
tjera të fisme që i kishte: Ai kurrë nuk fliste tepër, kurrë nuk shkonte mbas asaj çfarë
posedonin njerëzit, dhe kurrë nuk hynte në punët e njerëzve; e gjithë vëmendja e tij
ishte i përqëndruar tek dituria.”

Muhamed Ibn Ebi Hatim ka transmetuar: “Disa nga shokët e mi më kanë thënë: Ishim
tek shtëpia e Muhamed bin Selam dhe hyri tek ne Muhamed bin Isma`il el-Bukhari,
pasi që ishte kthyer nga Iraku. Kështu, ai filloi të na njoftonte për fitnen me të cilën
ishin sprovuar njerëzit dhe atë çfarë i kishte ndodhur Ahmed Ibn Hanbelit etj. Pastaj,
kur Imam Bukhari doli nga shtëpia, Muhamed bin Selam u tha të pranishmëve: “A keni
parë ndonjëherë virgjëreshë më të turpshme sesa ky burrë?”

Prej edukatës shembullore të Imam Bukharit ishte edhe përkujdesi i tij edhe për
gjërat më të imta. Muhamed Ibn Mensur ka thënë: Ishim në mexhlisin e Ebu ‘Abdullah
el-Bukhari dhe një burrë hoqi diçka nga mjekrra e tij dhe e hodhi në shesh. E pashë
Muhamed Ibn Isma’ilin i cili po e vështronte atë gjë dhe po vështronte edhe nga
njerëzit. Pastaj kur njerëzit nuk e kishin mendjen, ai zgjati dorën dhe e mori atë dhe
e futi nën mëngë. Kur doli nga xhami e pashë ta nxirrte atë nga mënga dhe e hodhi
poshtë. Me këtë veprim ai sikur donte ta mbante xhaminë të pastër ashtu sikurse ai
burrë që mbajti të pastër mjekrrën e tij duke larguar atë gjë.”

Memoria e jashtëzakonshme e Bukharit:

Imam Bukhari ka shfaqur një zell të jashtë zakonshëm në kërkimin e dijes, që në


fëmijërinë e tij. Hashid Ibn Ismail ka thënë se kur Imam Bukhari ulej në mexhliset e
hadithit, ai asnjëherë nuk mbante shënime dhe për këtë shpesh e qortonin se po
humbiste kohën kot. Por, pasi kaluan pesëmbëdhjet ditë, Imam Bukhari i tha të gjithë
hadithet nga kujtesa e tij, gjë e cila i la të mahnitur të gjithë nga kujtesa e tij prej
dijetari.
Ai e kishte zakon që t’i dëgjonte njëherë hadithet pastaj i shkruante më vonë. Ai ka
thënë: “Ndoshta e dëgjoj ndonjë hadith në Basra dhe e shkruaj atë në Sham. Ose e
dëgjoj në Sham dhe e shkruaj në Egjipt.”

Imam Bukhari kishte një kujtesë të jashtëzakonshme saqë nëpërmjet kujtesës së tij
shokët e tij korrigjonin dijen që mbani shënim.

Ibn Kethiri ka thënë në el-Bidaje uen-Nihaje se Imam Bukharit i mjaftonte t’i hidhte
një shikim librit për ta mësuar përmendësh përmbajtjen e tij.

Me qëllim që ta kishte sa më të lehtë mësimin përmendësh të zinxhirëve të


transmetimit, ai filloi të studionte transmetuesit duke mësuar kohën kur kanë jetuar,
vendin ku kanë jetuar, personat me të cilët kanë mësuar e kështu me rradhë… Në
këtë mënyrë, emrat e transmetuesve nuk ishin më të huaj për të, por ishin thjesht
emra të njerëzve që për Bukharin ishin bërë familjarë.

Ebu Bekr el-Medini tregon: Isha në Nisabur me Is`hak Ibn Rahauejh dhe Muhamed Ibn
Isma`il (el-Bukhari) ishte i pranishëm në mexhlis. Is`haku lexoi një hadith në të cilin u
përmend Atta el-Khajkharani në vend të një Sahabiu. Is`haku tha: “O Ebu Abdullah
(el-Bukhari), çfarë ishte el-Khajkharan?” Ai tha: “Një qytet në Jemen. Muauija dërgoi
një Sahab në Jemen dhe ‘Atta dëgjoi prej tij dy hadithe.” Is`haku i tha: “Ti sikur ke
jetuar me këta njerëz!”

Mësoi 100.000 Hadithe të saktë dhe 200.000 të pasaktë. Në të njëjtën kohë ai filloi të
merrte pjesë në mexhliset e Muhadithit ed-Dakhili.

Imam Bukhari tregon se kur Dakhili zuri të lexonte zinxhirin që transmetohej nga
Sufjani, ky nga Ebi Zubejr, e ky nga Ibrahimi, ai i tha: “Ebu Zubejri nuk ka dëgjuar
nga Ibrahimi.” Kur e dëgjoi këtë Dakhili i bërtiti. Ai (Bukhari) i tha: “Nëse e ke
dorëshkrimin, veç hidhi një sy sa për ta kontrolluar.” Ai (Dakhili) doli jashtë, e pa
librin, u kthye dhe i tha: “Bir, atëherë si është ky zinxhir?” Bukhari i tha: “Ai që
transmeton nga Ibrahimi nuk është Ebu Zubejr por Zubejr, i cili është i biri i ‘Adij (Ibn
‘Adij).” Dakhili e mori penën dhe po në atë moment e korrigjoi dorëshkrimin e tij dhe
i tha: “Ti fole saktë.” Atëherë Imam Bukhari ishte vetëm 11 vjeç.

Kur Imam Bukhari ishte 16 vjeç i mësoi përmendësh librat e ‘Abdullah Ibn Mubarakut
dhe Uekij’ Ibnul-Xherrah.

Njëherë, një dijetar me emrin el-Farajbi (v.212H) i testoi studentët e tij duke u
transmetuar një hadith me këtë zinxhir transmetimi: Sufjani nga Ebu ‘Urueh, e ky nga
Ebul-Khitab, e ky nga Ebu Hamza. Ai përdori vetëm nofkat e tyre në mënyrë që t’ua
fshihte identitetin e vërtetë, duke bërë kështu tedlis-shujukh. [Tedlis-shujukh ndodh
atëherë kur dijetari i hadithit e fsheh identitetin e transmetuesve duke përdorur
pseudonime apo llagape nëpërmjet të cilave ai bëhet i panjohur për shumë nga
njerëzit.]
Asnjë nga studentët nuk arriti ta gjurmonte këtë zinxhir dhe t’i identifikonte
transmetuesit e tij përveç Bukharit, i cili i identifikoi saktësisht që të gjithë ata.

Edhe në raste të tjera shokët e tij e kanë testuar Bukharin për njohuritë dhe kujtesën
që kishte rreth haditheve dhe zinxhërëve të transmetimit.

Në Samarkand u mblodhën për shtatë ditë me rradhë katërqind studentë të hadithit


për ta kapur mat Bukharin. Ata i përzienin zinxhirët e transmetimit me hadithe të
ndryshme në mënyrë që ai të ngatërrohej. Por ai asnjëherë nuk u e humbiste
kontrollin.

Një nga testimet më me nam që i kanë bërë Bukharit është ajo që ka ndodhur në
Bagdad. Atëherë ishte ende i ri, por fama që gëzonte ia kishte kaluar moshës së tij.
Njerëzit e Bagdadit mezi sa po prisnin ta takonin këtë dijetar të ri e të talentuar.
Dijetarët e Bagdadit ishin përgatitur që para ardhjes së Bukharit. Kur mbërriti, ata
filluan t’i lexonin hadithet. Ishin dhjetë dijetarë dhe secili prej tyre do t’i lexonte
dhjetë hadithe, ndërsa ai ishte i detyruar që të përgjigjej, “Nuk e di [këtë hadith].”
Ata që ishin të pranishëm nuk ishin në dijeni se çfarë po ndodhte dhe kështu filluan të
shikonin njëri-tjetrin të habitur dhe dyshuan për aftësitë e tij. Kur mbaruan të dhjetë
dijetarët, Bukhari filloi t’i thoshte nga e para të njëqind hadithet në formën e tyre të
saktë, kjo për shkak se dijetarët i kishin përzier hadithet me zinxhirët e gabuar.
Bukhari i tha të gjitha hadithet me zinxhirët e saktë përkatës. Ibn Haxher el-Askalani
tha duke komentuar këtë ndodhi: “Nuk është për çuditur nga fakti që Bukhari i
korrigjoi gabimet e tyre (të qëllimshme) ngase ai ishte një dijetar i hadithit. Ajo që
është akoma më e mahnitshme se njohuria e tij për gabimet është se ai ishte i aftë që
t’ua thoshte atyre sërish hadithet sipas rradhës edhe pse i dëgjoi ata vetëm një
herë.”

Lavdërimet e dijetarëve për Imam Bukharin:

Imam Bukhari u lavdërua thuajse nga të gjithë dijetarët e kohës së tij dhe ata që
erdhën më pas. Ibn Haxher el-Askalani ka thënë: “Nëse do t’i shkruanim të gjitha
lavdërimet e dijetarëve për të, fletët nuk do të kishin të sosur…”

Shejkhul-Albani ka thënë: “Bukhari nuk ka nevojë për tezkije sepse Allahu i ka bërë
tezkije atij duke e bërë librin e tij më të pranuarin tek Muslimanët, mbas Kur’anit,
pavarsisht mosmarrëveshjeve që gjenden midis Muslimanëve në çështje të ndryshme.”

Imam Ahmed Ibn Hanbel ka thënë: “Khurasani kurrë nuk ka nxjerrë ndonjë njeri si
Muhamed Ibn Ismail (el-Bukhari).”
Imam Bukhari ka thënë: “Kurrë nuk e kam ulur veten time para dikujt përveç mësuesit
tim Ali Ibnul-Medini.” Kur ia përcollën këto fjalë Ali Ibnul-Medinit, ai tha: “Mos ua vini
veshin fjalëve të tij. Bukhari kurrë nuk ka parë ndonjë njeri që të jetë i ngjashëm me
të.”

Imam Tirmidhi ka thënë: “Nuk kam parë ndonjë njeri më të ditur në fushën e
defekteve të transmetuesve (el-‘Ilel) sesa Imam Bukhari.”

Muhadithi Ibn Khuzejme ka thënë: “Kurrë nuk kam takuar ndonjëherë poshtë një
tavani të lagësht njeri më të ditur rreth Hadithit Profetik sesa Imam Bukhari.”

Imam Muslim Ibn Haxhaxh ka hyrë tek Imam Bukhari, e ka puthur në ballë dhe i ka
thënë: “O mësues, o mësues, o prijësi i Muhadithëve, o Doktori i Hadithit, më lejo të
të puth këmbët.”

Veprat e tij:

Imam Bukhari ka shkruajtur shumë vepra, nga të cilat më e famshmja dhe më e


pranuara prej tyre është el-Xhami’us-Sahijh. Ai ka dhënë tërë energjitë e tija në
përpilimin e kësaj vepra, për të cilën ai vetë ka thënë se para se të shkruante çdo
hadith, merrte gusul dhe i falte dy rekate istikhare. Ai e ka përpiluar atë në bazë të
600.000 haditheve që kishte mbledhur dhe për ta përfunduar këtë libër iu deshën 16
vjet dhe e ka shkruajtur atë 3 herë. Një numër prej 90.000 studentësh e kanë mësuar
Sahihun me Imam Bukharin; ka patur raste kur në mexhliset e tij merrnin pjesë gati
30.000 studentë. Nuk ka hadith tek ky libër për të cilin ai të ketë patur ndonjë hije
dyshimi për saktësinë e tij, kjo për shkak të kushteve shumë të forta që kishte
caktuar për çdo hadith që transmetonte. Është thënë se Sahihu i tij është libri më i
saktë pas Kur'anit.

Nga veprat e tjera që ka shkruajtur Imam Bukhari përmendim:

 Kadaja es-Sahabe uet-Tabi’ijn, e cila është vepra e tij e parë, ndërkohë që ai


ishte vetëm 18 vjeç.

 Tarijkhul-Kebir, vepër të cilën e shkroi gjatë qëndrimit të tij në Medine


 Khalk Ef’alil-Ibad
 Kitabul-Uahidan
 Kitab Edebil-Mufrad
 Kitabud-Duafaa`
 Xhuz Raf el-Jedejn
 Xhuzul-Kira`eti Khalf el-Imam
 Xhami’ el-Kebir
 Tefsirul-Kebir
 Kitabul-Ilel
 Kitabul-Menakib
 Kitabul-Hibah
 Esma`us-Sahabeh

Është thënë se Imam Bukhari ka shkruajtur edhe një tefsir të Kur’anit, por kjo vepër
ose ka qenë pjesë e Sahihut të tij ose ka humbur kohë më përpara.

Shpjegimi i Sahijhut të Bukharit:

Autori i librit Keshfudh-Dhanun ka përmendur një total prej 82 shpjegimesh të


ndryshme të Sahihut të Bukharit, nga të cilët përmendim:

 Fet’hul-Barij bi Sherh Sahijhul-Bukhari nga Ibn Haxher el-Askalani, vepër kjo


që përmban një nga shpjegimet më të mira të Sahihut të Bukharit.
 Fet’hul-Barij Sherh Sahijhul-Bukhari nga Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbelij, i cili
nuk arriti ta përfundonte.
 Irshadus-Saari nga Shihab Ahmed Ibnul-Khatib el-Kastalani (v.923H).
 Umdetul-Karij nga Bedrud-Din el-Ajni (v.855H).
 A’lamus-Sunen nga el-Khatabi.
 Sherh Ibn Battal nga Ibn Bettal.

etj…

Vdekja e tij:

Ibn ‘Adijj ka thënë: E kam dëgjur ‘Abdul-Kuddus Ibn ‘Abdul-Xhebbar es-Semerkandi të


thotë: “Muhamed Ibn Isma`il shkoi në Khartank, një fshat rreth 6 milje nga
Semerkandi. Atje ai kishte disa të afërm të tij dhe qëndroi me ta. Dhe një natë e
dëgjova duke bërë dua pasi që mbaroi namazin e natës: “O Allah, toka është bërë e
ngushtë për mua pavarsisht gjerësisë së saj, prandaj më merr tek Ty.” Dhe nuk kaloi
një muaj dhe ai vdiq. Varri i tij gjendet në Khartank.”

Ibn ‘Adijj ka thënë gjithashtu: E kam dëgjuar el-Hasen Ibnul-Husejn el-Bezzaz el-
Bukhari të thotë: “Bukhari vdiq një natë para ditës së shtunë, natën e Fitër Bajramit,
në kohën e namazit të Jacisë, dhe u varros mbas namazit të Drekës, ditën e Bajramit,
në vitin 256 Hixhrij. Ai jetoi 62 vjet pa 13 ditë.”

Allahu e mëshiroftë Imam Bukharin dhe e bashkoftë në Xhenetet e Larta me të


Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), me Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) me
Sadikinët, Imamët e Shërbëtorët e Sunetit.
Biografia e Shejkh Rabij ibën
Hadij el-Medkhalij

Burimi: eth-Thenaul-‘Atir el-Bedi’ë min Ehlil-‘Ilm er-Rabbanijjin ‘ala Hamili-Liuai


Xherhi ue T’adil esh-Shejkh Rabij, fq. 20

Emri dhe prejardhja e tij

Ai është Shejkhu, Kolosi (al-Alameh), Muhadithi, Rabij bin Hadij bin Muhamed ‘Umejr
el-Medkhalij nga fisi i njohur i Medkhalijve në provincën e Xhezanit, në jug të
Mbretërisë së Arabisë Saudite. Fisi Medkhalij është njëri nga fiset e Beni Shebil, kurse
Shebil-i është Ibën Jeshxheb bin Kahtani.

Lindja e tij

Lindi në fshatin Xheradijeh, i cili është një fshat i vogël në perëndim të qytetit Samita
rreth tridhjetë kilometra dhe tani ky fshat është i ngjitur me Samitan. Ai u lind në
fund të vitit 1351 Hixhri. Babai i tij vdiq afërsisht pas një viti e gjysëm pas lindjes së
tij. Ai u edukua dhe u rrit nën kujdesin e nënës së tij – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë
–, pra ajo ishte e cila u përkujdes për të dhe e edukoi atë në mënyrën më të mirë. Ajo
i mësoi moralin e vyer siç është: sinqeriteti, besnikëria dhe nxitja për të kapurit
vazhdimisht pas namazit bashkë me përkujdesjen e xhaxhait të tij.

Edukimi

Kur Shejkhu mbushi tetë vite, iu bashkëngjit një grupi nxënësish në fshat, ku e mësoi
drejtshkrimin dhe leximin. Nga ata që e mësoi drejtshkrimin ishte Shejkh Shejban el-
Urejshi, po ashtu gjykatësi Ahmed bin Muhamed Xhabir el-Medkhalij. Po ashtu mësoi
edhe më një person të tretë që quhet Muhamed bin Husejn Mekkij nga qyteti Sabia.
Ka lexuar Kuran tek Shejkh Muhamed bin Muhamed Xhabir el-Medkhalij, siç ka mësuar
tek ai Teuhid dhe texhuid. Po ashtu, pas kësaj ka mësuar te një shkollë selefijeh në
Samita.

Nga ata që mësoi në atë shkollë, janë: Shejkhu, dijetari, feikhu Nasir el-Khalufeh
Tajash Mubarekij – Allahu e mëshiroftë –, një dijetar i mirënjohur nga nxënësit e
mëdhenj të Shejkh Kar’auit – Allahu e mëshiroftë –, ka mësuar tek ai “Bulugul-
Meram”, “Nuz’hetu-Nadhar,” të Hafidh ibën Haxherit – Allahu e mëshiroftë.

Pastaj iu bashkëngjit Mehad-it ‘Ilmij (Institutit të Diturisë) në Samita dhe ka mësuar


aty nga disa dijetarë fisnikë, nga më të njohurit e tyre pa përjashtim është Shejkh
Hafidh Bin Ahmed el-Hakemij, kolosi i njohur – Allahu e mëshiroftë. Dhe ka mësuar me
vëllain e tij, Shejkhun e nderuar Muhamed bin Ahmed el-Hakemij. Po ashtu ka mësuar
edhe me Shejkhun e njohur, kolosin, muhadithin Ahmed bin Jahja en-Nexhmi – Allahu
e mëshiroftë. Gjithashtu ka mësuar në Akide me Shejkhun, Doktorin Muhamed Aman
bin Alij el-Xhamij – Allahu e mëshiroftë.

Po ashtu në fikh ka mësuar me Shejkhun, fekihun, Muhamed Sagir el-Khamisi, librin


“Zadul-Musteknië,” dhe me të tjerë që ka mësuar Shejkhu në gjuhë Arabe, letërsi,
retorikë (belaga), ‘uruud (shkencë Arabe për thurjen e poezive). Pikërisht në fund të
vitit 1380 Hixhrij, u diplomua nga Mehad-i ‘Ilmij në qytetin e Samitas dhe në fillim të
vitit 1381 hyri në fakultetin e Sheriatit në Rijad dhe vazhdoi aty për një muaj, një
muaj e gjysmë apo dy muaj, dhe pastaj pasi që u hap Universiteti Islamik në Medinen
Profetike, ai u transferua në Medine dhe vazhdoi studimet në Universitetin Islamik
pranë fakultetit të Sheriatit dhe aty studioi katër vite dhe u diplomomua në vitin 1384
Hixhrij me nota të shkëlqyera.

Nga ata që ka mësuar Shejkhu në Universitetin Islamik janë:

Shejkhu i nderuar, kolosi, Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite:


Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz – Allahu e mëshiroftë – ku mësoi me të Akide
Tahauijeh.

I nderuari, kolosi, muhadithi, Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani – Allahu e


mëshiroftë – ku mësoi me të hadith dhe zinxhiret (esanid).

I nderuari, Shejkhu ‘Abdul-Muhsin el-Abbad, ku mësoi me të fikh tre vite në


“Bidajetul-Muxhtehid.”

I nderuari, Shejkhu, kolosi, hafidhi, komentatori i Kuranit, Muhadithi, njohësi i


usuleve, gramaticienti, gjuhëtari, fekihu, i shquari Muhamed el-Emin esh-Shenkitij,
autori i tefsirit “Aduaul-Bejan”. Ka mësuar me të tefsir dhe Usul-Fikh për katër vite
me radhë.

Shejkhu, Muhadithi Abdul-Gafar Hasen el-Hindij, ku mësoi me të hadith dhe Mustalah.

Pas diplomimit, punoi si profesor në Mehad në Universitetin Islamik për një kohë të
caktuar. Pastaj vazhdoi studimet e larta (në magjistraturë) dhe i mbaroi ato dhe
morri magjistraturën në hadith nga Universiteti “Melik ‘Abdul-‘Aziz” filiali i Mekkes,
në vitin 1397 Hixhrij. Teza e doktoraturës së tij ishte “Bejne Imamejni Muslim ue
Darekutnij”. Në vitin 1400 Hixhrij mori doktoraturën gjithashtu nga Universiteti “el-
Melik ‘Abdul-‘Aziz” me nota të shkëlqyera për tahkikun që i bëri librit “en-Nuketu ‘ala
Kitab Ibni Salah”, të Hafidh ibën Haxherit – Allahu e mëshiroftë.

Pas kësaj, ai u kthye në Universitetin Islamik të Medines ku punoi si profesor në


fakultetin e hadithit, jepte mësim në hadith dhe llojet e shkencave të tij dhe u
zgjodh shumë herë kryetar i katedrës së Sunetit (Kismu-Sunneh) për studimet e larta
(magjistraturë dhe doktoraturë) dhe ai tani është ustadh kursij (profesor i merituar).
Allahu e gëzoftë me shëndet dhe mirëqenie në vepra të mira.

Vetitë dhe morali i tij

Shejkhu – Allahu e ruajttë – shquhet për modesti të shumtë me vëllezërit dhe nxënësit
e tij dhe me ata që i shkojnë dhe e vizitojnë atë. Ai është modest në vendbanimin,
veshjen dhe mjetin e udhëtimit të tij, ai nuk e do jetën luksoze në këto gjëra. Ai
është gjithmonë fytyrëqeshur dhe me gjallëri. Ai që ulet tek ai nuk mërzitet dhe
mexhliset e tija janë të mbushura me leximin e hadithit dhe Sunetit dhe paralajmërim
të shumtë nga bidatet dhe pasuesit e tyre, saqë ai që nuk e ka parë, nuk e njeh dhe
nuk është përzier me të, i duket sikur ai nuk ka angazhim tjetër vetëm se në këto
gjëra (lexim të haditheve, të Sunetit dhe paralajmërim nga bidatet dhe njerëzit e
tyre).

Ai i do nxënësit e dijes selefij dhe i nderon ata, ju bën mirë atyre dhe mundohet t’i
plotësojë nevojat e tyre aq sa mundet me veten dhe pasurinë e tij. Shtëpia e tij është
gjithmonë e hapur për nxënësit e dijes saqë nuk gjen një ditë prej ditëve ku të hajë
mëngjes, drekë apo darkë e të jetë i vetëm. Ai i kërkon nxënësit e tij dhe i lavdëron
ata.

Ai është nga thirrësit që kanë xhelozi për Kuranin dhe Sunetin dhe akiden e Selefëve.
Ai është i lidhur dhe i zjarrtë për Sunetin dhe Akiden Selefijeh. Të pakët janë ortakët
e tij në këtë kohë dhe ai është prej atyre që e mbrojnë menhexhin e Selefëve të
devotshëm, ditën dhe natën, fshehtazi dhe haptazi duke mos u shqetësuar për akuzat
e akuzuesve.

Shkrimet e tija:

Shkrimet e tija janë të shuma – lavdia i takon Allahut. Shejkhu gjithmonë ka “trokitur
dyert” kur ka pasur nevojë, sidomos në refuzimin e njerëzve të bidatit dhe epsheve
(ehlul-bida’i uel-ahua) në këtë kohë ku janë shtuar të shthururit dhe janë pakësuar
përmirësuesit.

Shkrimet e tija janë:

1. Bejne el-Imamejni Muslim ue ed-Darekutnij (Mes dy Imamëve: Muslimi dhe


Darekutnij) është vëllim i madh dhe është teza e magjistraturës së tij.

2. En-Nuketu ‘ala Kitab Ibni Salah (Komente të zgjedhura të Ibën Salah) të Hafidh
ibën Haxher el-Askalanit, i botuar në dy vëllime dhe ky libër është teza e doktoraturës
së Shejkh Rabijs.

3. Tahkik i librit “el-Medkhalu ila es-Sahih” (Hyrje në Sahih) të Hakimit, është


botuar vetëm pjesa e parë e tij.
4. Tahkik i librit “Et-Teuessul uel-Uesileh” (Kërkimi i ndërmjetësimit dhe uesile-ja
(imani, devotshmëria, du’aja, etj.) përmes të cilës kërkon ndërmjetësim) i Imam Ibën
Tejmijes, një vëllim.

5. Menhexhul-Enbija fi D’aueti ila Allah fihi el-Hikmeh uel-‘Akl (Metodologjia e


Pejgamberëve në Thirrjen për tek Allahu, në të është urtësia dhe logjika), (i
përkthyer në gjuhën shqipe sh.p.).

6. Menhexhu Ehli Sunneh fi Nakdi Rixhal uel-Kutub ue Tauaif (Metodologjia e Ehli


Sunetit në kritikimin e njerëzve, librave dhe grupeve).

7. Taksimul-Hadithi ila Sahih ue Hasen ue Da’if bejne Uak’i Muhaddithin ue


Mugaletaatu el-Mute’assibin (Kategorizimi i Hadithit si i Saktë, i Mirë dhe i Dobët në
mes Aktualitetit të Muhadithëve dhe Pështjellimeve të Fanatikëve). Ky libër është
refuzim ndaj ‘Abdul-Fettah Ebu Guddah (ishte Sirian, vdiq në vitin 1997 në Rijad,
sh.p.) dhe Muhamed ‘Auameh.

8. Keshf Meukiful-Gazalij mine Sunneti ue Ehliha (Demaskim i Qëndrimit të Gazalit


ndaj Sunetit dhe njerëzve të tij).

9. Saddu ‘Uduanil-Mulhidin ue Hukmul-Isti’aneti bi gajril-Muslimin (Rezistencë ndaj


Armiqësisë së Sekularistëve dhe Gjykimi i Kërkimit të Ndihmës nga jo-Muslimanët).

10. Menhexhu Imam Muslim fi Tertibi Sahihihi (Metodologjia e Imam Muslimit në


renditjen e Sahihut të tij).

11. Ehlul-Hadithi hum Taifetul-Mensuurah en-Naaxhijeh (Njerëzit e Hadithit janë


Grupi i ndihmuar dhe i Shpëtuar), debat me Selman el-Auden.

12. Mudhekkiretu fil-Hadithi en-Nebeuijj (Përmbledhje të Hadithit Profetik).

13. Aduau Islamijeh ‘ala Akideti Sejjid Kutub ue Fikrihi (Rreze Drite Islame mbi
Akiden e Sejid Kutubit dhe ideologjinë e tij).

14. Met’ain Sejjid Kutub fi As’habi Resulil-lah – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem


(Sharjet e Sejid Kutubit ndaj As’habëve të të Dërguarit të Allahut).

15. El-‘Auasim mimma fi Kutubi Sejjid Kutub minel-Kauasim (Gjurmët e Fatkeqësive


që gjenden në librat e Sejid Kutubit).

16. El-Haddu-Fasil bejn el-Hakki uel-Batil (Vija Ndarëse në mes të Vërtetës dhe të
Kotës) debat me Bekër Ebu Zejdin.

17. Muxhazefat el-Haddad (Pakujdesitë e Haddadit).


18. El-Mehaxh-xhetu el-Bejdaa fi Himajeti es-Sunneti el-Garraa (Udha e Bardhë për
Mbrojtjen e Sunnetit Fisnik).

19. Xhema’atun Uahidel la Xhema’aat ue Siratu Uahid la ‘Asharaat (Një Xhemat i


Vetëm, jo shumë Xhemate dhe Një Rrugë e Vetme, jo Dhjetëra Rrugë), debat me
‘Abdu-Rrahman ‘Abdul-Khalik.

20. En-Nasrul-‘Aziz ‘ala Reddil-Uexhiiz (Fitorja Madhështorja ndaj “Rredul-Uexhiz” –


libër i Abdur-Rahman ‘Abdul-Khalik që i bëri kundërpërgjigje Shejkh Rabijs për librin
“Xhema’atun Uahidel la Xhema’aat ue Siratu Uahid la ‘Asharaat”.

21. Et-Te’assub edh-Dhemim ue athaaruhu (Fanatizmi i Qortuar dhe Pasojat e tij)


me këtë libër është për qëllim Salim el-‘Axhmi.

22. Bejanu Fesadil-M’ijaar – Hiuar me’a Hizbijj Mutesettir (Sqarim për Përmasat e
Dëmeve – Debat me Hizbijun e Fshehtë), është një libër ku Shejkh Rabij refuzon një
grup prej pasueseve të epsheve që fshihen prapa pseudonimeve e që përpiqen të
hedhin dyshime ndaj pozitës së Shejkh Rabijs që ka në dije dhe hadith, kështu që ata
e kritikuan tahkikun që Shejkhu i bëri librit të Hafidh ibën Haxher “En-Nuketu ‘ala
Kitab Ibni Salah”, dhe Shejkh Rabij sqaroi devijimet dhe qëllimet e tyre të këqija.

23. Et-Tenkiilu bima fi Teudihi el-Milibarij minel-Ebatiil (Ndëshkim për të


pavërtetat në sqarimin e (Hamza) Milibarit).

24. Dahdu Ebatiil Musa Du’uejsh (Refuzim i të Pavërtetave të Musa Du’uejshit).

25. Iz’haku Ebatiil Abdul-Latif Bashmil (Përgënjeshtrim i të Pavërtetave të Abdul-


Latif Bashmil).

26. Inkidaadu Shuhubi es-Selefijeh ‘alel-Eukari Adnan el-Khalefijeh (Sulm i


Meteorëve Selefij mbi çerdhet kundërshtuese të Adnan Arurit). Refuzim i Adnan
Arurit.

27. En-Nasiha hije el-Mesulijeh el-Mushterikeh fil ‘Ameli ed-D’auijj (Këshilla është
Përgjegjësi e Përbashkët në Veprimtarinë e Thirrjes), është botuar në revistën “et-
Teu’ijeh el-Islamijeh.”

28. El-Kitab ue Sunneh Etheruhuma ue Mekanetuhuma ue Darurat ilejhima fi


Ikameti T’alim fi Medarisina (Kurani dhe Sunneti, ndikimi i tyre, pozita e tyre dhe
domosdoshmëria e mësimdhënies në shkollat tona), është botuar në revistën “El-
Xhami’atu-Islamijeh” numër 16.

29. Hukmul-Islami fijmen Sebbe Resul Allahi eu ta’ane fi Shumuli Risaletihi


(Gjykimi i Islamit për atë që shanë të Dërguarin e Allahut apo shanë atë që përmban
misioni i tij), artikull në gazetën “el-Kabs el-Ku’uejtijeh” numri 8579 në datë
9/5/1997.
(Shënim i përkthyesit Jeton Shasivari: ky është vetëm një numër i vogël i veprave dhe
shkrimeve të Shejkhut)

Përktheu: Alban Malaj

You might also like