You are on page 1of 1

Projekt

Lenda:Fizike
Tema:Te dime me shume rreth hapsires
Klasa7a

Hapësira është një prej kategorive themelore të shkencës, në veçanti të degëve të


tilla, si filozofia, matematika dhe fizika. Në vëzhgimet e nivelit të përditshëm të
hapësirës lëndore kuptohet si një "mbajtës", për të gjithë trupat apo sendet
lëndore, gjeometrike që në thelb rrethojne botën tonë.Fjala ''hapsire'' perdoret
shume ne jetën e perditshme per te treguar vende me siperfaqe te ndryshme. Në
fizikë, hapësirë-koha ësht një model matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në
një vazhdimësi të vetme e njohur si struktura e hapësirë-kohës . Hapësirë-koha
interpretohet zakonisht si një hapësirë tre-dimensionale ku koha luan rolin e një
dimensioni të katërt, një dimension që ka një natyrë të një lloji tjetër në
krahasim me dimensionet hapësinore. Sipas perceptimit Euklidian të hapësirës,
universi ka tre dimensione të hapësirës dhe një dimension të kohës. Ky model qe
baza mbi të cilën u ndërtua teoria Njuoniane e mekanikës klasike.dhe sociale
(Shikoni Hapësira dhe koha absolute) . Me ardhjen e teorisë së relativitetit,
eksperimentet treguan se hapësira dhe koha janë të lidhuar ngushtë. Kështu me anën
e eksperimenteve në fizikën bërthamore u vu në dukje efekti i bymimit të kohës, si
dhe tkurrja e gjatësisë kur trupi lëviz me shpejtësi të krahasueshme me atë të
dritës. Këto eksperimente vërtetuan modelin teorik të teorisë speciale të
relativitetit e cila pohon se hapësira dhe koha duhet të shikohen si një strukturë
e vetme. Më pas teoria e përgjithsme e relativitetit revolucionoi konceptin e
hapësirë-kohës duke e përshkruar atë me anë të ekuacioneve të fushës.

You might also like