You are on page 1of 3

Edukim Artistik UNIVERSITETI I VLORES

RTET LIDHEN ME NJËRI TJETRIN ARTET, PAVARESISHT DALLIMEVE MES TYRE , DALLIME QE VIJNE PËR
SHKAK TË MJETEVE SSHPREHËSE , KANË NJË LIDHJE TË QËNDRUESHME DHE TË GJITHA ARTET
PËRJETOHEN EMOCIONALISHT ARTET I NDËRLIDH HISTORIA E PËRBASHKËT E ZHVILLIMIT TË TYRE. KJO
HISTORI KARAKTERIZOHET NGA LIGJËSIA E ZHVILLIMIT TË PANDASHËM DHE NJËHERSH SHPROPOCIONAL
TË ARTEVE. ZHVILLIMI I PABARABARTË TIPOLOGJIK I ARTEVE SI LIGJËSI QË VEPRON NË TË GJITHA ARTET
SHPREHET NDER TE TJERA NË IDENTIFIKIMIN E EPOKAVE TË ZHVILLIMIT NJERËZOR . LASHTËSIA ANTIKE-
GREKO LATINE IDENTIFIKOHET SI EPOKA E TRAGJEDISË DHE E POEMAVE HEROIKE. KRISHTERIMI I
HERSHËM ESHTE EPOKA E SHKRIMEVE UNJGILLORE. NË MESJETËN E HERSHME LULËZON TEOLOGJIA.
RILINDJA EVROPIANE ËSHTË EPOKA E ARTEVE FIGURATIVE MONUMENTALE.: PIKTURËS, SKULTPTURES,
ARKITEKTURES. SHEKULLI I XVII ËSHTË SHEKULLI I ARKITEKTURES DHE SHEKULLI I XXI SHEKULLI I
MULTIMEDIAS PAVARESISHT DALLIMEVE , ARTET NJOHIN FUQINE E VEPRIMIT TE LIGJIT TE PAVARESISE
RELATIVE PREJ KUSHTEVE HISTORIKE-SOCIALE KUR JANË ZHVILLUAR. NË KOHËT DIKTATORIALE .
PIRAMIDAT E EGJIPTIT U NDËRTUAN NË KOHËRA TITANIKE, KRYEVEPRAT E RILINDJES EVROPIANE
LINDËN NË KOHËRA RREPTËSISHT DOKTRINARE, REALIZIMI MAGJIK LATINO-AMERIKAN DHE PROZA E
KADARESEË U ZHVILLUAN NË KUSHTET E NJË TOTALITARIZMI KUFIZUES IDEOLOGJIK .

ARTET KANË MËNYRA TË NDRYSHME REALIZIMI , POR LIGJE TË PËRBASHKËTA TË PËRFTIMIT TË SË


BUKURËS. NJË PREJ TYRE ËSHTË SIMETRIA E CENUAR, QË SHFAQET NË ARTIN POPULLOR SHQIPTAR NJË
PORTRET NJERËZOR GJEOMETRIKISHT I RREGULLUAR SIMETRIK DHE HARMONIK , ËSHTË TËRHEQËS, POR
JO I BUKUR, SI DO TË ISHTE I NJËJTI PORTRET ME NJË CENIM TË VOGËL TË SIMETRISË DHEE
HARMONISË. DISA ARTE KANË LIDHJE ZANAFILLLORE PREJ NJËRI -TJETRIT DHE KËTO LIDHJE
KUSHTËZOJNË JO VETËM TË SHKUARËN , POR DHE TË SOTMEN E TYRE. SIPAS NIÇES , TRAGJEDIA E KA
BURIMIN TE MUZIKA DHE OPERA MODERNE ËSHTË NJË RIKTHIM TE BURIMI. ARTET JANË TË
VENDOSURA NË HIERARKI , TË BASHKËRENDITURA APO TË NËNRENDITURA ME LIDHJE GJENETIKE,
TIPOLOGJIKE, PERCEPTIMI E KOMUNIKIMI, SI DHE NË LIDHJE PREJ MJETEVE TË SHPREHJES. , KËNGA,
OPERA , KANTATA, LIDHEN MES TYRE PËR SHKAK TË TË NJËJTAVE MJETE OSE MJETEVE TË PËRBASHKËTA
TË TË SHPREHURIT. TEATRI, KINEMAJA, TELEVIZIONI, GJITHASHTU KANË NJË GJUHË KOMUNIKIMI.
SKULPTURA, ARTI I NDËRTIMIT TË TEMPUJVE DHE ARKITEKTURA MODERNE SHPREHEN GJITHASHTU ME
MJETE TË PËRBASHKËTA.

Lidhjet mes arteve janë lidhje gjinish , llojesh e nën llojesh.Poezia si gjini letrare është me e afërt me
dramën , me prozën por njëherësh ajo vetë është e shprehur në nën lloje si: poezia lirike, epike, poema
etj. Në shekullin e XX është rikthyer pushteti i sinkretizimit të Arteve dhe kjo e bën lidhjen e tyre
historike dhe më të fuqishme. Kinemaja ka bashkuar artin letrar të dramës, të skenarit me artin skenik të
teatrit( lojën artistike), me artin e imazhit, dhe me mjeshtërinë e lëvizjes së tij .Televizioni ka ndryshuar
rrënjësisht skemat e komunikimit tradicional estetik dhe të përftimit të vlerave, duke u bërë njëherësh
ndërmjetës i të gjitha llojeve të arteve , pavarësisht nga ndryshimet tipologjike.

Njeriu dhe artet pamore


Origjina e artit lidhet me origjinen e jetes njerëzore, me vetë origjinën e njeriut. Si një qenie shoqërore
dhe biologjike, njeriu ka historinë e tij mijëravjeçare, e cila karakterizohet nga zhvillimi i aftësive të tij
mendore , i shprehive dhe sidomos i të menduarit abstrakt dhe përgjithësues

Por çështë arti?

Ka shumë përcaktime për artin, por të gjitha përqëndrohen në një pikë: arti është veprimtari e mirëfilltë
shpirtërore e njeriut. Midis shumë veprimtarive të tjera shpirtërore arti, i pashkëputur prej tyre , përbën
sferë të veçantë. Ai, pra është rezultat i një veprimi të njeriut, i cili bën të dukshme dhe të prekshme
imagjinatën e tij. Në fillim të shoqërisë njerëzore elementët e artit kanë qenë të ndërthurura me tepër
me veprimtaritë e përditshme të ekzistencës , prandaj nuk mund të flitet për artin si një veprimtari në
vetvete, funksionale e dallueshme dhe me rol të veçantë në shoqëri.

Vepra e artit mbështetet në tri shtylla Përmbajtja Forma kuptimi i saj Artet pamore dhe specifika e tyre
Artet që përdorin si gjuhë të vetën , ngjyrën , vijat, tonet, kontrastet etj quhen arte figurative apo
plastike Piktura Piktura është dega e arteve figurative e cila shprehet nëpërmjet ngjyrës , vijës, tonit,
kontrasteve etj. Ajo realizohet me teknika disa prej të cilave janë tempera, piktura e vajit akuareli etj.
Dëshira e njeriut për të lënë gjurmë mbi një sipërfaqe për të krijuar imazh , i cili të tregojë dicka është
mjaft e hershme, që prej shpellave parahistorike, e deri në imazhet elektronike të ditëve tona.

Skulptura Skulptura është degë e arteve figurative, që shprehet me anë të vëllimit . Ajo realizohet
zakonisht në ngjyrë argjile për t'u pjekur apo për tu derdhur më pas në materiale të tjera. Njeriu ka
krijuar vepra në skulpturë prej parahistorië, me qëllime magjike dhe fetare dhe deri në ditë tona si vepra
të mirëfillta arti. Arkitektura është degë e artit figurativ, që zhvillohet në hapësirë. Ajo është disiplina
artistike që ka si qëllim organizimin e hapësirës në të cilën jeton njeriu. Termi Arkitekture vjen nga
greqishtja do te thote ( arkitekton) inxhinjer apo shef i ndërtimit.

Elementet dhe parimet e Arteve Pamore Pika si elementi më i vogël i gjuhës pamore, është shenja e lënë
nga një mjet caktuar (laps, pene, ) mbi një sipërfaqe. Pika të cilën më shpesh e imagjinojmë të
rrumbullakët, mund të ketë forma të ndryshme në varësi të mjetit të përdorur.

Pika në Mozaik Teserat apo gurzat e vegjël të mozaikëve kur shihen nga një largësi e caktuar , të krijojnë
përshtypjen e shumë pikave të vendosura prane. Pika si ndërtuese e figurave Disa artistë të shek XIX
kanë shfrytëzuar aftësinë e syrit për të krijuar përzierje optike duke i vendosur ngjyrat pranë e pranë,
por të paërziera. Shenja , quhet një gjurmë e dallueshme mbi një sipërfaqe (telajo, fletë, karton etj)
Ngjyra: çështë ngjyra? Ngjyra është elementi fuqishëm pamor, ajo perceptohet menjëherë nga syri. Me
anë të saj ne përcaktojmë formën e një objekti , gjithashtu dallojmδ edhe imazhet që jan rreth nesh.
Ngjyra është një ndjesi , një përshtypje që syri ynë krijon nga refletktimi i dritës në mënyra të ndryshme
nga trupat e ndryshëm . Rrethi ngjyror i Itenit Johanes iten ishte nje piktor shumë i interesuar në
studimin e ngjyrës . Ai krijoi rrethin ngjyror , i cili përbën një pikë të dobijshme referimi për të njohur
ngjyrat .

Çdo ngjyrë duke u përzier me të tjera , më të çelta, apo më të errta, mund të krijojë një sasi të pafund
gradacionesh , që quhen tonalitete. Pra tonalitetet e ngjyrës janë ndryshimet që ajo pëson , nga
përzierja e saj me të tjerat. Kemi ngjyra të ftohta, të ngrohta, neutrale dhe akromatike. Të ngrohtat
përfshijnë të kuqe, te verdha, të ftohta janë blut, dhe të gjitha kombinimet , si jeshile , e kalter , gurkali.
Për të klasifikuar një ngjyrë duhet marrë parasaysh toni që mbizotëron në krijimin e saj , psh, një jeshile
mund të duket e ngrohte nëse në përzierjen e saj ka më shumë të verdhë se blu. E bardha dhe e zeza
quhen akromatike Ngjyra neutrale janë llojet e grive, që realizohen duke përzier në sasi të ndryshme të
bardhën me të zezën .

You might also like