You are on page 1of 3

Struktura ligjore dhe organizative.

Në krijimin e nje plani biznesi eshte e rendesishme te analizojme strukturen ligjore


dhe organizative te biznesit qe kemi zgjedhur,ne kete rast kemi te bejme me nje
mink farm.
Korporata ka organizim që dallon nga firma individuale dhe firma me ortakë, me
strukturë më të ndërlikuar të organizimit. Kjo formë e firmave përbëhet
nga aksionarët. Aksionari është pronar i aksioneve, pra vlerave që i ka investuar në
ndërmarrje. Me ato vlera aksionari bëheët një prej bashkëpronarëve te
firmës.Meqenëse korporatat përbëhen nga aksionarët, ndryshe emërtohet shoqëri
aksionare. Aksionarët kanë përgjegjësi te kufizuar dhe përgjigjen vetëm për shumën
që e kanë ivnestuar në firmë. Aq sa i kanë përgjegjësitë, po aq do t'i kenë të drejtat
dhe obligimet. Aksionari e ka të drejtën e votës dhe pjesëmarrjes në fitimin e
realizuar. E drejta dhe fuqia e votës ndryshon, varësisht sa është nurmi i aksioneve.
Emetimi dhe blerja e aksioneve rregullohet me dispozita ligjore. P.sh. një aksionar i
ka blerë 100 aksione, me vlerë nominale të një aksioni prej 1'000€. Nëse një votë
është barazi me 1'000€ të depozituar, ashtu siç i përcaktojnë dispozitat e
rregulloreve, aksionari do të ketë te drejten për 100 vota. Edhe aksionerët e tjerë të
drejtën për votë e gëzojnë aq sa kanë aksione të depozituara në firmë. organizimi i
koorporates. zakonisht ,koorporatat e medha kane forma organizimi standarte: -
Statuti dhe rregullorja paraqesin nje teresi rregullash sipas te cilave duhet te
funksionoje koorporata dhe te veprojne anetaret e saj ose aksioneret. -Aksioneret
jane bashkepronare te kooorporates.Numri i aksionereve ne koorporatat e hapura
mund te shkoje deri ne qindra mijera. -Bordi i drejtoreve eshte ai i cili i merr vendimet
mbi te ardhmen dhe planifikimet e kompanise.Drejtori i zgjedhur nga Bordi i
Drejtoreve e ka per detyre qe te i permbushe te gjitha detyrat/kerkesat e
parashtruara ne planin operativ nga Bordi drejtoreve.
Nje forme organizimi e biznesit sic eshte korporata ka edhe disa te meta te cilat
renditen me poshte:
 Organizimi i korporates eshte i veshtire dhe i kushtueshem.Prandaj zakonisht
kerkohet ndihme juridike.
 Korporatat jane subjekt i taksave speciale,taksimit te dyfishte.Qeverite dhe
pushtetet lokale vendosin taksa mbi te ardhurat e korporates dhe aksionereve
te cilat i marrin ne formen e dividenteve.
 Rregullimi shteteror.Disa agjensi shteterore nepermjet ligjit u kerkojne
korporatave te japin nje informacion te plote per financat dhe veprimet e tyre
ndaj cdo personi qe deshiron te njihet me to.
Vendndodhja.
Per krijimin e nje plani biznesi eshte e nevojshme te kemi nje
vendndodhje ne te cilen biznesi jone do te zhvilloje aktivitetin e tij.
Procedurat për të marrë të gjitha lejet e nevojshme janë si më poshte:
Regjistrimi në gjykatë. Regjistrimi në gjykatë është kusht i domosdoshëm për
marrjen e liçensës.
Të gjithë ata që duan të merren me biznes, pra të kryejnë çdo lloj aktiviteti
tregtar, duhet të regjistrohen pranë zyrës së tatimeve për marrjen e
certifikatës tatimore.Pra,ne menyre qe biznesi jone te kryeje aktivitetin e
tij,duhet te marrim nga institucionet perkatese,lejet specifike .

Nese siperfaqja e tokes ku do te zhvilloje aktivitetin e tij biznesi,merret me


qera,eshte e nevojshme te dime disa procedura:

 I interesuari paraqet kërkesën për marrje toke me qira (aplikimi


fillestar), të shoqëruar me dokumentacionin përkatës
 . Kryetari i Bordit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore, kur kërkesa e
paraqitur është në përputhje me kërkesat e VKM nr. 460, datë
22.05.2013, bën verifikimin e të dhënave pranë ZVRPP-së dhe DAMT-së,
brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
 Kryetari i Bordit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore organizon
procedurën për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit.
 Pas kryerjes së verifikimeve, nga Komisioni i Vlerësimit bëhet përcaktimi
i vlerës fillestare të qirasë për hapjen e procedurës konkurruese.
 Publikohet njoftimi për zhvillimin e procedurës së konkurrimit për
dhënien e tokës me qira. Njoftimi publikohet në një gazetë kombëtare
me tirazh të lartë për tri ditë radhazi, në faqen zyrtare të internetit të
Ministrisë, pranë komunës ose bashkisë ku ndodhet sipërfaqja e
kërkuar, si dhe pranë ambienteve të drejtorive rajonale të bujqësisë në
qarqe.
 Afati i paraqitjes së ofertave zgjat 30 ditë që nga data e publikimit të
parë të njoftimit për procedurën konkurruese.
 Bordi i Qiradhënies së Tokave, brenda 10 ditëve nga data e hapjes së
procedurës konkurruese, shqyrton ofertat e kualifikuara si të rregullta,
vlerëson me pikë ofertën, sipas kritereve të vlerësimit, dhe harton
vendimin për renditjen e ofertueseve. Vlerësimi me pikë bëhet në bazë
të Udhëzimit nr.6, datë 05.06.2013 "Për kriteret e vlerësimit dhe
mënyrën e përllogaritjes së kritereve të vlerësimit të ofertave për
marrjen me qira të tokës në pronësi të shtetit".
 Subjektet pjesëmarrëse në konkurrim kanë të drejtë të ankohen, me
shkrim, pranë Ministrit, kundër vendimit të Bordit, brenda 5 ditëve nga
data e marrjes së njoftimit të vendimit.
 Në përfundim të afateve të ushtrimit të së drejtës së ankimimit, kryetari
i Bordit i paraqet Ministrit, një raport përmbledhës dhe i propozon për
miratimin e fituesit të procedurës konkurruese për dhënien me qira të
tokës.
 Në rast të miratimit të propozimit të Bordit, Ministri urdhëron lidhjen e
kontratës së qirasë me subjektin fitues dhe nënshkruan kontratën
përkatëse.

Adresa e vendndodhjes se biznesit:Bilisht

Siperfaqja e vendndodhjes:5 dylym

You might also like