You are on page 1of 11

LIKUIDIMI DHE

FALIMENTIMI I
SHOQËRIVE
TREGTARE

Punoi : Nejli Farruku & Erdona Skraqi


1.LIKUIDIMI

Në kuptimin juridik likuidimi përcaktohet si përfundimi i ekzistencës


juridike të shoqërise dhe ka si efekt të tij prishjen e shoqërise dhe
c’regjistrimin e saj nga regjistri tregtar i shoqërive.

Likuidimi mund të përcaktohet si tërësia e operacioneve të cilat, pas shpalljes


së falimentimit ose të prishjes vullnetare të një shoqërie , kanë për objektiv
shitjen e elementeve të aktiveve dhe pagimin e detyrimeve me qëllim që të
përcaktohet në ndarjen midis ortakëve të pasurisë neto të mbetur të
shoqërisë tregëtare.
SHKAQET E LIKUIDIMIT:
Shkaqet që mund të cojnë një shoqëri që të fillojë procesin e likuidimit për prishjen e saj mund të jenë të shumtë
dhe mund të jenë të karakterit juridik, ekonomik e financiar.

Ka një sere shkaqesh që janëtë përbashkëta për të gjitha format juridike të organizmit të biznesit dhe që nuk
varen nga tipi apo lloji i shoqërisë, ata janë dy kryesore:

Prishja vullnetare, për shkaqe të brëndshme të shoqërisë dhe që vendosin vetë


ortakët/aksionerët të kërkojnë mbylljen e shoqërisë

Prishja e detyruar ,për shkaqe të jashtme dhe që nuk vendoset me vullnetin e lire te
aksionerëve/ortakëve.
PROCEDURA E LIKUIDIMIT:
FAZA E PARË
përfshin kohën që nga moment i deklarimit të likuidimit të shoqërisë deri në marrjen e vendimit përkatës nga
gjykata apo si pas rastit publikimit nga QKR i caktimit të likuiduesit apo deri në dorëzimin e vendimit për fillimin e
likudimit në QKR. Deri në këtë fazë shoqëria vazhdon dhe drejtohet nga administrimi i zakonshëm i sajqë merren
me punët urgjente.

FAZA E DYTË
përfshin periudhën në të cilën likuiduesi kryen operacionet e realizimit të aktiveve e të shlyerjes së detyrimeve.
Gjate kësaj faze duhet në të gjithë komunikimet me të tretët duhet që në mënyrë të qartë të shoqërohet emir
tregtar me fjalët ‘shoqëri në likuidim’.

FAZA E TRETË
përfshin procedurat e realizimit përfundimtar të likudimit, duke filluar nga përgatitja e PF vjetore dhe te bilancit
te likuidimit, përgatitja e raportit te likuidimit , marrja e vendimeve te asamblesë për mbylljen përfundimtare të
shoqërisë dhe nxjerrja e vendimit të gjykatës apo QKR për fshirjen e saj nga regjistri.
2.FALIMENTIMI

Falimentimi mund të përkufizohet si faza me të cilën me kërkesen e të treteve(kreditorët), me


vendimin e gjykatës , me kërkese të një apo disa ortakëve ,apo me vetë kërkesën e shoqërisë që
falimenton, nuk realizohet qëllimi fillestar i prodhimit ekonomik i një të ardhure dhe vazhdmësia e
shoqërisë.

Qëllimi kryesor i falimentimit është shlyerja në mënyrë kolektive e detyrimeve te debitorit ndaj të
tretëve nëpërmjet likudimit të pasurisë dhe shpërndarjes së te ardhurave ,ose në rastin e një plani
riorganizmi, nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje të re.
SHAQET E FALIMENTIMIT

Gjëndja e paaftësisë paguese

Paaftësia paguese në një të ardhme te afërt që është data e maturimit të


detyrimeve ndaj të tretëve.

Mbingarkesa me borxhe e shoqërisë kur vërtetohet se pasuritë e saj nuk mbulojnë


detyrimet ndaj të tretëve dhe ne bazë të rrethanave , pas vlerësimit të pasurisë të
shoqërisë, konstatohet pamundesi e vazhdimësisë së veprimtarisë.
PROCEDURA E FALIMENTIMIT:
FAZA E PARË
përfshin kohën që nga moment i deklarimit të falimentimit ,caktimin e admistratorit të falimentimit nga
seksioni tregëtar i gjykatës së rrethit ,deri në marrjen e vendimit për hapjen e procedurës së falimentimit
ose për bërjen e një plani riorganizimi.

FAZA E DYTË
përfshin periudhën në të cilën pas hapjes së procedurës , administrator kryen operacionet e vlerësimit të
shoqërisë , bërjen e invenatrit për të gjithë pasurinë e shoqërisë, shitjen dhe likudimin e pasurisë,
llogaritjen dhe shlyerjen e shpenzimeve të falimentimit dhe pretendimet e kreditorëve.

FAZA E TRETË
përfshin periudhën për veprimet e mbylljës së procedurave të falimentimit
PASQYRAT FINANCIARE TË NJËSISË
FINANCIARE
Raporti përfundimtar i likuidimit përmban :

Bilancin kontabël
Llogaria humbje fitimi

Marrëdhëniet me likuiduesit

Pasqyra e flukseve monetare

Plani i ndarjes së pasurisë


RAST KONKRET:
FALIMENTIMI I “AGC RETAIL”
Me objekt të veprimtarisë: “Tregtim tekstilesh, konfeksionesh, import-eksportin e tyre, tregtim me
pakicë brenda vendit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Shërbim konsulence financiare dhe
shërbim konsulence ligjore.”. Me status të pezulluar.

Sipas kërkuesit, kjo shoqëri ka rezultuar sipas bilanceve të tri viteve të fundit me humbje dhe për këtë
arsye i është drejtuar gjykatës për shpalljen e falimentimit të saj për shkak të mbingarkesës në borxhe
dhe paaftësisë paguese të saj
KAPITALI - 21,609,548 -29,235,070
1 Aksionet e pakicës (PF të konsoliduara) 0 0
2 Kapitali aksionereve te shoq.meme (PF te 0 0
Konsoliduara)
3 Kapitali aksionar 100,000 100,000
4 Primi I aksionit 0 0
5 Njesite ose aksionet e thesarit (Negative) 0 0
6 Rezervat statutore 0 0
7 Rezervat ligjore 0 0
8 Rezervat e tjera 0 0
9 Fitimet e pa shperndara -29,335,070 -30,705,715
10 Fitimi (Humbja) e vitit financiar 7,625.522 1.370,645

You might also like