You are on page 1of 36

Metodat Statistikore

(Ligjërata të autorizuara)

Kapitulli i tretë:

3. TREGUESIT DESKRIPTIV
STATISTIKOR

Përmbajtja:

3.1. Treguesit deskriptiv statistikor – çështje konceptuare;


3.2. Treguesit e vlerës mesatare:
3.2.1. Moda;
3.2.2. Mediana;
3.2.3. Mesatarja aritmetike;
3.3. Treguesit e shpërndarjes së serisë:
3.3.1. Vargu;
3.3.2. Kuartilet;
3.3.3. Varianca dhe devijimi standard;
3.4. Studim rasti (Prodhimi i brendshëm bruto);
3.5. Pyetje dhe detyra;

 Pyetje kontrolluese.

49
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

3.1. Përmbledhja e të dhënave – çështje konceptuare

Përmbledhja e të dhënave ngërthen në vete treguesit deskriptiv statistikor. Përmes këtyre


treguesve matim vlerën mesatare të caktuar apo edhe shpërndarjen e të dhënave. Treguesit
deskriptiv statistikor kanë aplikim shumë të madh në praktikë. Përmes treguesve statistikorë
tentohet që të tregohet (paraqitet) në mënyrë tipike dukuria e cila analizohet.

Në botën moderne ballafaqohemi me sasi shumë të madhe të informatave, duke filluar nga
statistikat mikro që mund të jenë statistikat që identifikohemi përmes kartelave me rastin e
hyrjes në objektet të caktuara (anglisht: log-in) e deri tek niveli makro që nënkupton statistikat
që prezantojnë një shtet siç janë: statistikat e prodhimit të brendshëm bruto, çmimeve,
statistikat e punësimit, etj. Përdorimi i këtyre indikatorëve është i pashmangshëm së paku për
dy arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me përmbledhjen (grupimin) e tyre dhe kthimin e tyre në
informata të strukturuara respektivisht të dobishme dhe arsyeja e dytë është kursimi i kohës
lidhur me informimin për variablën e caktuar. Paraqesin vlerën rreth të cilës sillet e gjithë
dukuria.

Në kuadër të treguesve deskriptiv statistikor diskutojmë dy grupe të treguesve dhe atë:

 Treguesit që matin vlerën mesatare;


 Treguesit që matin shpërndarjen e dukurisë .

Treguesit që matim vlerën mesatare janë ata tregues statistikor që paraqesin trendencën
qendrore të serisë, respektivisht tregojnë mesin e serisë. Në këtë kontekst bëjnë pjesë: moda,
mediana, dhe mesatarja aritmetike (e thjeshtë dhe e peshuar). Treguesit statistikorë për matjen
e shpërndarjes së serisë matin trendin e serisë, qëndrueshmërinë e trendit, lëvizjet, etj., me një
fjalë matin se sa është e shpërndarë variabla e caktuar. Për llogaritjen e shpërndarjes së serisë
(dukurisë), përdorim këta tregues: vargu, kuartilet (kuartili i ulët, kuartili i lartë dhe
interkuartili), varianca dhe devijimi standard.

Skema 7. Treguesit deskriptiv statistikor

TREGUESIT DESKRIPTIV
STATISTIKORË

TREGUESIT E TREGUESIT E
VLERËS MESATARE SHPËRNDARJES SË SERISË

1. Moda; 1. Vargu;
2. Mediana; 2. Kuartilet;
3. Mesatarja aritmetike. 3. Varianca;
4. Devijimi standard.

50
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

3.2. Treguesit e vlerës mesatare

Treguesit e vlerës mesatare, nga vet definimi bën të kuptojmë që bëhet fjalë për treguesit
statistikor që llogarisin vlerën mesatare të variablës së caktuar. Interpretimi i treguesve të vlerës
mesatare është në proporcion të drejtë me serinë kohore të variabiles së caktuar. Në fakt vlerë
mesatare mund të llogarisim edhe kur kemi vetëm dy numra, mirëpo që nëse kemi 200 numra
atëherë vlera mesatare është më kuptimplotë. Të renditura bazuar në kompleksitetin e
llogaritjes, fillojmë së pari me diskutimin e modës, medianës dhe në fund me mesataren
aritmetike (të thjeshtë dhe të peshuar).

3.2.1. Moda

Moda është indikator statistikor që paraqet vlerën e cila paraqitet më së shumti, respektivisht
vlerën më së shpeshti në seri. Gjatë llogaritjes së modës duhet të kemi parasysh se a kemi të
bëjmë me të dhëna të vazhdueshme apo diskrete. Kjo, për shkak se procedura e llogaritjes
ndryshon varësisht prej llojit të të dhënave. Sa për rikujtim, të dhënat e vazhdueshme janë ato
të dhëna ku çdo numër është i pranueshëm, qoftë numër me presje dhjetore, negativ, apo
pozitiv, ndërsa të dhënat diskreteve janë ato të dhëna ku vetëm numri i plotë është i
pranueshëm, si për shembull, numri i banorëve, numri i automjeteve, etj.

a) Kur kemi të bëjmë me të dhëna të vazhdueshme atëherë moda paraqet vlerën që


paraqitet më së shpeshti në seri;

b) Kur kemi të bëjmë me të dhëna diskrete, atëherë moda paraqet vlerën më të lartë
në seri, e që mund të paraqitet qoftë edhe një herë.

Skema 8. Moda sipas llojit të të dhënave

MODA

Të dhënat e vazhdueshme Diskrete

Intervali i Intervali i
barabartë pabarabartë

51
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Moda me të dhëna të vazhdueshme paraqet vlerën që paraqitet më së shpeshti ose më së


shumti në një seri të caktuar të të dhënave.

Shembull 21: Të llogaritet moda për vlerat e pagave siç janë shënuar më poshtë ku janë marrë
katër raste të ndryshme.

Rasti 1:

Vlerat e pagave: 6000€, 10000€, 8000€, 12000€, 8000€

Zgjidhje: Moda = 8000€, pasi që kjo vlerë paraqitet më së shpeshti!

Rasti 2:

Vlerat e pagave: 6000€, 10000€, 8000€, 10000€, 8000€

Zgjidhje: Moda = 8000€ dhe 10000 €, pasi që këto vlera paraqiten më së shpeshti!

Rasti 3:

Vlerat e pagave: 6000€, 12000€, 8000€, 12000€, 8000€, 6000€, 5000€

Zgjidhje: Moda = 8000€, 12000€, 6000€ pasi që kjo vlerë paraqitet më së shpeshti!

Rasti 4:

Vlerat e pagave: 6000€, 10000€, 8000€, 12000€, 5000€

Zgjidhje: Moda = 𝑆𝑒𝑟𝑖 𝑗𝑜 𝑚𝑜𝑑𝑎𝑙𝑒, pasi që të gjitha vlerat paraqiten vetëm nga një herë!

Në katër rastet që patëm më lartë, pamë katër raste të modës, kur kemi të bëjmë me të dhëna të
vazhdueshme. Përderisa në rastin e parë e patëm vetëm një vlerë që paraqiste modën, tek rasti
i tretë kishim tre vlera që përsëriteshin më së shpeshti që përsëri paraqisnin modën. Nga katër
rastet më lartë, nxjerrim përfundimin si më poshtë:

 Nëse seria ka një variant i cili paraqitet më së shpeshti në seri, ajo quhet seri
unimodale;
 Nëse seria ka dy variante të cilët paraqiten më së shpeshti në seri, ajo seri
quhet bimodale;

52
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

 Nëse seria ka më shumë se dy variante të cilët paraqiten më së shpeshti në


seri, ajo seri quhet multimodale;
 Nëse seria nuk ka asnjë variant i cili paraqitet më së shpeshti, ajo seri quhet
seri jo modale.

Tek moda me të dhëna diskrete modë paraqet vlera që paraqitet qoftë edhe një herë, për
dallim nga të dhënat e vazhdueshme ku nëse asnjë numër nuk paraqitet më së shpeshti atëherë
kemi seri jo modale.

Shembull 22: Të llogaritet moda lidhur me mungesën e studentëve në ligjërata, bazuar në


tabelën më poshtë.

Tabela 14. Mungesa e studentëve në ligjërata


Mungesa në ligjërata Numri i studentëve
gjatë javës (frekuenca jo kumulative)
0 8
1 10
2 12
3 6

Zgjidhje:

Moda = 2, pasi që frekuenca më e lartë është 12.

Tek shembulli 17 është llogaritur moda kur kemi të bëjmë me të dhëna diskreteve pa intervale.
Në praktikë kur kemi të bëjmë me të dhëna diskreteve, zakonisht kemi edhe intervale. Intervalet
që paraqesin diferencën në mes të dy pikave, mund të jenë intervale të barabarta dhe të
pabarabarta.

Shembull 23: Të llogaritet moda lidhur me gjatësinë e njerëzve sipas mostrës prej 60 banorëve,
bazuar në tabelën më poshtë:

Tabela 15. Gjatësia e banorëve - intervali i barabartë


Gjatësia (cm) Banorët
(frekuenca jo kumulative)
150 < 160 9
160 < 170 18
170 < 180 21
180 < 190 12

53
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Zgjidhje:

Moda = 170 < 180, pasi që ka frekuencën më të lartë (21)!

Procedura e llogaritjes së modës me të dhëna diskrete me interval të pabarabartë është më


komplekse se sa tek intervali i barabartë për shkak se frekuenca duhet të peshohet (balancohet)
me intervalin e pabarabartë. Për më shumë, intervali i pabarabartë do të thotë kur diferenca në
mes të pikave është e ndryshme. Procedura e llogaritjes fillon me llogaritjen e diferencës në
mes të pikave të intervalit dhe më pastaj duke pjesëtuar frekuencën jo kumulative me intervalin
që njëherësh paraqet dendësinë e intervalit (shënohet me 𝐷).

Shembull 24: Të llogaritet moda lidhur me gjatësinë e njerëzve sipas mostrës prej 60 banorëve,
bazuar në tabelën më poshtë.

Tabela 16. Gjatësia e banorëve - intervali i pabarabartë


Gjatësia (cm) Banorët
(frekuenca jo kumulative)
145 < 155 9
155 < 170 18
170 < 185 21
185 < 205 12

Zgjidhje:

Tabela 16. (vazhdim)


Gjatësia (cm) Banorët Intervali 𝑭𝒓𝒆𝒌𝒖𝒆𝒏𝒄𝒂
𝑫=
(frekuenca jo kumulative) 𝑰𝒏𝒕𝒆𝒓𝒗𝒂𝒍𝒊
145 < 155 9 155-145 = 10 9/10 = 0.9
155 < 170 18 170-155 = 15 18/15 = 1.2
170 < 185 21 15 1.4
185 < 205 12 20 0.6

Moda paraqet intervalin 170 < 185, pasi që ka dendësinë më të lartë (1.4).

Duhet pasur parasysh që modën me të dhëna diskrete kur intervali është i barabartë e cakton
frekuenca më e lartë, ndërsa modën me të dhëna diskrete kur intervali është i pabarabartë e
cakton dendësia më e lartë e frekuencës e jo frekuenca më e lartë.

54
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

3.2.2. Mediana

Mediana paraqet vlerën e cila ndan serinë në dy pjesë të barabarta (simetrike). Mediana e cila
ndryshe njihet edhe si mesorja, llogaritet sipas formulës:

(𝒏 + 𝟏)
𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒏𝒂 =
𝟐
ku 𝒏 paraqet numrin e varianteve.

Sikurse tek moda, edhe tek llogaritja e medianës duhet të kemi parasysh se e kemi të bëjmë me
të dhëna të vazhdueshme apo diskrete si dhe numri i varianteve të serisë a është numër qift apo
numër tek. Pra, kemi:

i) Medianën me numër tek apo çift të varianteve;


ii) Medianën me të dhëna të vazhdueshme apo diskrete.

i) Moda me numër tek të varianteve:

Shembull 25: Llogaritni medianën nga seria më poshtë:

Seria: 45 15 30 20 40 10 50

Zgjidhja:

Seria (e rregulluar nga numri më i vogël tek ai më i madhi):

10 15 20 30 40 45 50

(𝒏 + 𝟏) 𝟕 + 𝟏
𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒏𝒂 = = =𝟒
𝟐 𝟐

Mediana = 30 pasi që është varianti i katërt.

Mediana është 30 për shkak se numri 30 paraqet variantin e katërt tek seria e rregulluar.
Pra, numërojmë variantin e katërt tek seria e rregulluar që del të jetë numri 30. Kur kemi
të bëjmë me numër qift të të dhënave, kemi edhe një hap shtesë, siç do të diskutohet në
vazhdim.

55
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

i) Moda me numër qift të varianteve:

Shembull 26: Llogaritni medianën nga seria më poshtë:

Seria: 45 15 30 20 40 10

Zgjidhja:

Seria (e rregulluar nga numri më i vogël tek ai më i madhi):

10 15 20 30 40 45

(𝒏 + 𝟏) (𝟔 + 𝟏) (𝟐𝟎 + 𝟑𝟎)
𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒏𝒂 = = = 𝟑. 𝟓 = = 𝟐𝟓
𝟐 𝟐 𝟐

Mediana = 25, mesi i variantit të tretë dhe të katërt.

Numri 3.5 paraqet që mediana është në mes të variantit të tretë dhe të katërt tek seria e
rregulluar. Pra, në mes të numrave 20 (varianti i tretë) dhe 30 (varianti i katërt). Që të jemi
më konkret, është llogaritur vlera mesatare e variantit të tretë dhe të katërt dhe është
pjesëtuar me numrin dy.
Sikur mediana të ishte 4.5, atëherë do të duhet të llogarisnim mesataren e variantit të katërt
(30) dhe të pestë (40).

ii) Mediana me të dhëna të vazhdueshme:

Shembull 27: Llogaritni medianën lidhur me pagat vjetore të pesë punëtore siç specifikohen
më poshtë:

Pagat: 6000€, 10000€, 8000€, 12000€, 8000€.

Zgjidhja:

Seria (e rregulluar nga vlera më e vogël deri tek ajo më e madhja):

6000€, 8000€, 8000€, 10000€, 12000€,

𝒏+𝟏 𝟓+𝟏
𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒏𝒂 = = =𝟑
𝟐 𝟐

Mediana = 8000€, pasi që paraqet variantin e tretë.

56
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

ii) Mediana me të dhëna diskrete:

Me rastin e llogaritjes së medianës me të dhëna diskrete, 𝑛 paraqet shumën e variablave, për


ndryshim nga mediana me të dhëna të vazhdueshme kur 𝑛 paraqiste numrin e variablave. Me
qëllim të krahasimit më të mirë në mes të metodikës së llogaritjes të indikatorëve të ndryshëm,
edhe tek median ajanë përdorur tabelat e njëjta sikurse tek moda.

Shembull 28: Të llogaritet mediana lidhur me mungesën e studentëve në ligjërata, bazuar në


tabelën më poshtë:

Tabela 17. Mungesa e studentëve në ligjërata (përsëritje)


Mungesa në ligjërata Numri i studentëve
gjatë javës (frekuenca jo kumulative)
0 8
1 10
2 12
3 6

Zgjidhje:

Tabela 17. (vazhdim)


Mungesa në ligjërata Numri i studentëve Numri i studentëve
gjatë javës (frekuenca jo kumulative) (frekuenca kumulative)
0 8 8 (1 deri 8)
1 10 18 (9 deri 18)
2 12 30 (19 deri 30)
3 6 36 (31 deri 36)

𝒏 + 𝟏 𝟑𝟔 + 𝟏 𝟏+𝟐
𝑴𝒆𝒅𝒊𝒂𝒏𝒂 = = = 𝟏𝟖. 𝟓 = = 𝟏. 𝟓
𝟐 𝟐 𝟐
Numri 18.5 bazuar në shtyllën e frekuencës kumulative nuk është as brenda vargut të dytë (9
deri 18) e as atij të tretit (19 deri 30). Prandaj, duhet që të gjejmë mesin e variantit të dytë dhe
të tretë, bazuar në shtyllën mbi mungesën e studentëve në ligjërata (shtylla e parë nga e majta).

Komenti: Mesi i serisë sipas medianës është mungesa e studentëve të periudhës para një jave
dhe para dy jave.

57
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

3.2.3. Mesatarja aritmetike

Mesatarja aritmetike paraqet treguesin statistikor me përdorimin më të madh në praktikë dhe


merr për bazë shumën e variablave (∑ 𝑥), numrin e variablave (𝑛) dhe peshën specifike (𝑓).
Ka dy lloje të mesatares aritmetike: e thjeshtë dhe e peshuar. Me rastin e llogaritjes së
mesatares aritmetike të thjeshtë marrim parasysh vetëm shumën e variablave dhe numrin e tyre,
ndërsa tek mesatarja e peshuar aritmetike përdorim shumën e variablave, numrin e variablave
si dhe peshën. Për më shumë:

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë llogaritet duke mbledhur shumën e


variablave dhe pjesëtuar atë me numrin e variablave;
b) Mesatarja aritmetike e peshuar llogaritet duke mbledhur shumën e
variablave dhe duke shumëzuar atë peshën (f).

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë

Mesatarja aritmetike e thjeshtë llogaritet duke mbledhur vlerat (variablat) në seri dhe më pastaj
duke pjesëtuar ato me numrin e variablave. Formula për llogaritjen e mesatares aritmetike të
peshuar është me sa vijon:

∑𝒙
𝑴𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 =
𝒏
ku:

∑𝑥 paraqet shumën e variablave;

𝑛 paraqet numrin e variablave.

Mesatarja aritmetike e thjeshtë llogaritet kur të dhënat janë nga mostra dhe nga dukuria. Me
qëllim që të dihet rezultati i mesatares kur të dhënat janë nga mostra dhe nga dukuria, aplikohen
simbole të ndryshme. Kur mesatarja llogaritet me të dhënat nga mostra, përdoret simboli 𝑥 (𝑥
bar), ndërsa kur mesatarja llogaritet me të dhënat nga dukuria, atëherë përdoret simboli 𝜇 (mu).
Përkundër ndryshimit të simboleve, formula nuk ndryshon, pra kemi:
∑𝒙
 Kur mesatarja llogaritet nga mostra: 𝒙= 𝒏

∑𝒙
 Kur mesatarja llogaritet nga dukuria: 𝝁= 𝒏

58
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 29: Llogaritni mesataren duke marrë parasysh vlerat e pagave si më poshtë:

Seria: 6000€, 10000€, 8000€, 12000€, 8000€

Mënyra 1 – i mbledhim vlerat e shtyllës 𝑥 dhe i pjesëtojmë me numrin e variablave.

𝟔𝟎𝟎𝟎 + 𝟏𝟎𝟎𝟎𝟎 + 𝟖𝟎𝟎𝟎 + 𝟏𝟐𝟎𝟎𝟎 + 𝟖𝟎𝟎𝟎


𝑴𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 = = 𝟖𝟖𝟎𝟎€
𝟓

Mënyra 2 – e krijojmë një shtyllë, e llogarisim së pari shumën e variablave e më pastaj e


pjesëtojmë me numrin e tyre. Kjo metodë është më e aplikueshme në praktikë pasi që shpesh
herë ndodhë që numri i variablave gjatë llogaritjes së mesatares së jetë shumë më i madh se 5
sosh sa janë paraqitur në këtë detyrë.

Tabela 18. Vlera e pagave të punëtorëve


(në euro)
Pagat
(në euro)
6000
10000
8000
12000
8000
∑ 𝑥 = 44000

𝟒𝟒𝟎𝟎𝟎
𝑴𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 = = 𝟖𝟖𝟎𝟎€
𝟓

b) Mesatarja aritmetike e peshuar

Mesatarja aritmetike e peshuar me rastin e llogaritjes merr parasysh variablën 𝑥 dhe peshën 𝑓.
Në rastet kur kemi këto dy variabla, mesatarja e llogaritur duke marrë parasysh peshën paraqet
më shumë realitetin, pikërisht për shkak se pesha shërben si faktor korrigjues. Për shembull,
nëse dëshirojmë të llogarisim mesataren e normave të kamatës në kredi për dy banka
komerciale ku njëra ka normën e kamatës 12% dhe për një muaj jep rreth 2milion euro kredi,

59
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

ndërsa banka tjetër ka normën e kamatës 14% dhe për një muaj jep rreth 0.2 milion euro kredi,
atëherë llogaritja e mesatares aritmetike të peshuar merr parasysh edhe shumën e kredive që
korrigjon vlerën e mesatares. Me këtë, sipas mesatares aritmetike të thjeshtë norma e kredisë
del të jetë 13%, ndërsa sipas asaj të peshuar kjo normë duhet të jetë shumë më afër vlerës 12%
për shkak se banka që jep kredi me këtë normë për një muaj jep kredi në shumë dhjetë herë më
të madhe se sa ajo me 14% (proporcioni i 2 milion me 0.2 milion).

Formula për llogaritjen e mesatares së peshuar është:

∑ 𝒇𝒙
𝑴𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 =
∑𝒇

ku:

∑ 𝑓𝑥 paraqet shumën e shtyllës 𝑓 ∗ 𝑥

∑ 𝑓 paraqet shumën e shtyllës 𝑓

Duhet të kemi parasysh që ∑ 𝑓𝑥 ≠ ∑ 𝑓 ∗ ∑ 𝑥. Pra, ∑ 𝑓𝑥 fitohet kur shumëzojmë çdo variabël


𝑥 me çdo variabël 𝑓 të rendit të njëjtë. Për më shumë, çdo herë kur kemi më shumë se një
variabël afër sigmës, atëherë duhet të krijojmë shtyllë të re. Kjo me qëllim të llogaritjes më të
lehtë të mesatares aritmetike të peshuar.

Shembull 30: Në tabelën më poshtë, janë paraqitur të dhënat mbi mungesën e studentëve në
ligjërata sipas javëve. Llogaritni dhe komentoni mesataren aritmetike të peshuar lidhur me
mungesat e studentëve gjatë javës.

Tabela 19. Mungesa e studentëve në ligjërata


Mungesa në ligjërata Numri i studentëve
gjatë javës (frekuenca jo kumulative)
(𝒙) (𝒇)
0 8
1 10
2 12
3 6

Vërejtje: Tek interpretimi i tabelës, shtylla e parë, do të thotë që gjatë kësaj jave (0) kanë
munguar 8 studentë, para një jave kanë munguar 10 studentë e kështu me radhë.

Zgjidhje:

60
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 19. (vazhdim)


Mungesa në ligjërata Numri i studentëve
gjatë javës (frekuenca jo kumulative) 𝒇∗𝒙
(𝒙) (𝒇)
0 8 0*8=0
1 10 1 * 10 = 10
2 12 2 * 12 = 24
3 6 3 * 6 = 18
- ∑ 𝒇 = 36 ∑ 𝒇𝒙 = 52

Tanimë pasi kemi llogaritar parametrin ∑ 𝑓𝑥, aplikojmë vlerat në formulën si më poshtë:

∑ 𝒇𝒙 𝟓𝟐
𝑴𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 = = = 𝟏. 𝟒𝟒
∑𝒇 𝟑𝟔

Komenti: Mesatarja e mungesës së studentëve është 1.44, që i bie të jetë në mes të para një
jave dhe para dy javëve, sipas mesatares aritmetike të peshuar.

3.3. Treguesit e shpërndarjes së serisë

Në seksionin e kaluar diskutuam lidhur me treguesit e vlerës mesatare të cilët kanë përdorim
të madh në praktikë. Megjithatë, një element që nuk merret parasysh tek këta tregues është
shpërndarja e serisë. Statistikisht, mesatarja aritmetike mund të llogaritet edhe kur i kemi dy
vlera ku njëra është 21 e tjetra 43500, mirëpo interpretimi i saj ka pak kuptim pasi që seria
është shumë e shpërndarë. Pra, treguesit që do të diskohen kanë të bëjnë pikërisht me këtë,
matjen e shpërndarjes së serisë, e ku bëjnë pjesë: vargu, interkuartilet, varianca dhe devijimi
standard.

3.3.1. Vargu

Vargu është treguesi më i lehtë për t’u llogaritur sa i përket shpërndarjes, respektivisht
diferencës së pikave të një serie. Ai merr parasysh vlerën maksimale dhe minimale dhe përmes
këtyre dy pikave e mat shpërndarjen e serisë.

Formula për llogaritjen e vargut është:

𝑽𝒂𝒓𝒈𝒖 = 𝑽𝒍𝒆𝒓𝒂 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒂𝒍𝒆 − 𝑽𝒍𝒆𝒓𝒂 𝒎𝒊𝒏𝒊𝒎𝒂𝒍𝒆

61
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

ku: 𝑽𝒍𝒆𝒓𝒂 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒂𝒍𝒆 paraqet vlerën më të madhe në seri,

𝑽𝒍𝒆𝒓𝒂 𝒎𝒊𝒏𝒊𝒎𝒂𝒍𝒆 paraqet vlerën më të vogël në seri.

Kur kemi të bëjmë me të dhëna me intervale, atëherë formula për llogaritje është:

𝑽𝒂𝒓𝒈𝒖 = 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒓𝒊 𝒊 𝒆𝒑ë𝒓𝒎 𝒊 𝒈𝒓𝒖𝒑𝒊𝒕 𝒕ë 𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒕 − 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒓𝒊 𝒊 𝒑𝒐𝒔𝒉𝒕ë𝒎 𝒊 𝒈𝒓𝒖𝒑𝒊𝒕 𝒕ë 𝒑𝒂𝒓ë

Shembull 31: Llogarit vargun nga të dhënat si më poshtë:

𝑆𝑒𝑟𝑖𝑎: 6000€, 10000€, 9000€, 8000€

Zgjidhje:

𝑉𝑙𝑒𝑟𝑎 𝑚𝑎𝑘𝑠𝑖𝑚𝑎𝑙𝑒: 10000 €;

𝑉𝑙𝑒𝑟𝑎 𝑚𝑖𝑛𝑖𝑚𝑎𝑙𝑒: 6000 €.

Pasi të kemi identifikuar parametrat për aplikimin e tyre në formulë, atëherë aplikojmë vlerat
si më poshtë:

𝑽𝒂𝒓𝒈𝒖 = 𝟏𝟎𝟎𝟎𝟎 − 𝟔𝟎𝟎𝟎 = 𝟒𝟎𝟎𝟎

Shembull 32: Llogarit vargun lidhur me numrin e javëve gjatë të cilave mjetet e ndërmarrjes
kanë qëndruar në treg derisa janë shitur.

Tabela 20. Shitja e pajisjeve


Numri i javëve deri sa Numri i pajisjeve
mjetet janë shitur (frekuenca jo
kumulative)
0 deri 10 3
10 deri 15 7
15 deri 20 12
20 deri 30 15
30 deri 50 5

Kufiri i epërm = 50; Kufiri i ulët = 0.

𝑽𝒂𝒓𝒈𝒖 = 𝟓𝟎 − 𝟎 = 𝟓

62
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

3.3.2. Kuartilet

Kuartilet paraqesin metodë konsistente sikurse mediana, e që dallon nga llogaritja e medianës
për shkak se ndanë serinë në kuartile, dhe kemi:

o Kuartili i ulët shënohet me 𝑄1 dhe llogaritet përmes formulës në vazhdim:

(𝒏 + 𝟏)
𝑸𝟏 =
𝟒

o Kuartili i lartë shënohet me 𝑄3 dhe llogaritet përmes formulës si më poshtë:

𝟑 ∗ (𝒏 + 𝟏)
𝑸𝟑 =
𝟒
o Interkuartili paraqet diferencën në mes të kuartilit të lartë (𝑄3) dhe kuartilit të
ulët (𝑄1) dhe shënohet përmes formulës:

𝑰𝒏𝒕𝒆𝒓𝒒𝒖𝒂𝒓𝒕𝒊𝒍𝒊 = 𝑸𝟑 − 𝑸𝟏

Shembull 33: Llogaritni interkuartilin për pagat vjetore të 25 punëtorëve të një kompanie.

Tabela 21. Pagat e punëtorëve


Pagat e punëtorëve Numri i punëtorëve
(në euro) (frekuenca jo kumulative)
8000 7
10000 12
15000 4
18000 2

Zgjidhje:

Tabela 22. (vazhdim)


Pagat e punëtorëve Numri i punëtorëve Numri i punëtorëve
(në euro) (frekuenca jo kumulative) (frekuenca kumulative)
8000 7 7 (1 deri 7)
10000 12 19 (8 deri 19)
15000 4 23 (20 deri 23)
18000 2 25 (24 deri 25)

63
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Pasi që kemi llogaritur frekuencën kumulative, fillojmë me aplikimin e vlerave në formulat


përkatëse. Të kemi parasysh që edhe tek kuartilet sikurse tek mediana me të dhëna diskrete.
Parametri 𝑛 paraqet shumën e variablave dhe jo numrin e tyre siç është standard.

Kuartili i ulët:

(𝒏 + 𝟏) (𝟐𝟓 + 𝟏)
𝑸𝟏 = = = 𝟔. 𝟓 → 𝑸𝟏 = 𝟖𝟎𝟎𝟎
𝟒 𝟒
Kuartili i lartë:

𝟑 ∗ (𝒏 + 𝟏) 𝟑 ∗ (𝟐𝟓 + 𝟏)
𝑸𝟑 = = = 𝟏𝟗. 𝟓 → 𝑸𝟑 = 𝟏𝟐𝟓𝟎𝟎
𝟒 𝟒
Nëse e shikojmë vlerën 19.5 tek shtylla e frekuencës kumulative, vërejmë se ky numër është
në mes të variantit të dytë dhe të tretë, respektivisht në mes të vlerave 10000 dhe 15000 euro.
Prandaj, aplikojmë mesataren aritmetike të thjeshtë dhe gjejmë vlerën 12500.

Pas llogaritjes së Q1 dhe Q3, zëvendësojmë vlerat tek formula e interkuartilit:

Interkuartili:

𝑰𝒏𝒕𝒆𝒓𝒌𝒖𝒂𝒓𝒕𝒊𝒍𝒊 = 𝟏𝟐𝟓𝟎𝟎 − 𝟖𝟎𝟎𝟎 = 𝟒𝟓𝟎𝟎

3.3.3. Varianca dhe devijimi standard

Varianca dhe devijimi standard paraqesin treguesit statistikorë që kanë përdorim të madh në
praktikë. Përmes këtyre treguesve llogaritet largimi mesatar i secilit variant në krahasim me
mesataren aritmetike. Parakusht për llogaritjen e devijimit standard është llogaritja e variancës.
Dallimi në mes të variancës dhe devijimit standard është se devijimi standard paraqet rrënjën
katrore të variancës. Përmes llogaritjes së devijimit standard, rezultati bëhet i krahasueshëm
dhe i komentueshëm. Sikurse tek mesatarja aritmetike, edhe tek varianca dhe devijimi standard,
kemi dy raste të llogaritjes së variancës dhe devijimit standard, dhe atë:

a) Variancën dhe devijimin standard të thjeshtë - kur me rastin e llogaritjes


së variancës dhe devijimit standard merret parasysh vetëm shuma (𝑥) dhe
numri i variablave (𝑛);
b) Variancën dhe devijimin standard të peshuar - kur me rastin e llogaritjes
së variancës dhe devijimit standard merret parasysh shuma e variablave (𝑥),
numri i variablave (𝑛) si dhe pesha (𝑓).

Në vazhdim, do të diskutohen veç e veç secila nga opsionet e cekura më lart.

64
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

a) Varianca dhe devijimi standard i thjeshtë

Varianca dhe devijimi standard i thjeshtë llogariten sipas formulave si më poshtë:

Skema 9. Formulat për llogaritjen e variancës dhe devijimit standard të thjeshtë


Kur të dhënat janë nga Kur të dhënat janë nga
Treguesi statistikor
mostra dukuria

∑(𝑥 − 𝑥)2 ∑(𝑥 − 𝜇)2


Varianca 𝑆2 = 𝜎2 =
𝑛−1 𝑛

Devijimi standard ∑(𝑥 − 𝑥)2 ∑(𝑥 − 𝜇)2


𝑆=√ 𝜎=√
𝑛−1 𝑛

Hapat që duhet të përcillen me rastin e llogaritjes së variancës dhe devijimi standard të thjeshtë
janë:

 Llogaritja e mesatares aritmetike (∑ 𝑥);


 Krijimi i shtyllës së re: llogaritja e ndryshimit në mes të secilit variant dhe
mesatares (𝑥 − 𝜇);
 Krijimi i shtyllës së re: ngritja në katror e ndryshimeve sipas variablave
(𝑥 − 𝜇)2 ;
 Shuma e ndryshimeve (∑(𝑥 − 𝜇)2 );

Shembull 34: Llogaritni variancën dhe devijimin standard për pagat e pesë punëtorëve, sa ka
gjithsej kjo kompani:

Tabela 23. Pagat e punëtorëve të kompanisë


(në mijëra euro)
Pagat e punëtorëve

6
10
8

65
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

12
8

Zgjidhje:

Në detyrë kërkohet të llogaritet varianca dhe devijimi standard për pagat e pesë punëtorëve sa
ka gjithsej kjo kompani, pra, me këtë rast bëhet fjalë për të dhëna nga dukuria. Përdorim
simbolet e dukurisë së mesatares, variancës dhe devijimit standard.

Tabela 23. (vazhdim)


(në mijëra euro)
Pagat e punëtorëve (𝒙 − 𝝁) (𝒙 − 𝝁)𝟐
(𝒙)
6 6 - 8.8 = -2.8 7.84 = (-2.8)2
10 10 – 8.8 = 1.2 1.44 = (1.2)2
8 8 – 8.8 = -0.8 0.64
12 12 – 8.8 = 3.2 10.24
8 8 – 8.8 = -0.8 0.64
∑ 𝒙 =44 ∑ =0.0 ∑ =20.8

∑ 𝒙 𝟒𝟒
𝝁= = = 𝟖. 𝟖
𝒏 𝟓

∑(𝒙 − 𝝁)𝟐 𝟐𝟎. 𝟖


𝝈𝟐 = = = 𝟒. 𝟏𝟔
𝒏 𝟓

𝝈 = √𝟒. 𝟏𝟔 = 𝟐. 𝟎𝟒

Komenti: Devijimi standard lidhur me pagat e pesë punëtorëve të kompanisë është 2.04 mijë
euro.

b) Varianca dhe devijimi standard i peshuar

Varianca dhe devijimi standard i peshuar llogariten sipas formulave të shënuara më poshtë:

Skema 10. Formulat për llogaritjen e variancës dhe devijimit standard të peshuar

66
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 24. (vazhdim)


𝒙 𝒇 𝒇𝒙 (𝒙 − 𝝁) (𝒙 − 𝝁)𝟐 𝒇(𝒙 − 𝝁)𝟐
4 6 4*6= 24 4 - 5.33 = -1.33 -1.332= 1.77 6*1.77= 10.62
6 2 6*2= 12 6 – 5.33 = 0.67 0.672= 0.45 2*0.45= 0.90
8 3 8*3= 24 8 – 5.33 = 2.67 2.672= 7.13 3*7.13= 21.39
5 4 5*4= 20 5 – 5.33 = -0.33 -0.332= 0.11 4*0.11= 0.44
- 15 ∑ 𝒇𝒙 = 80 - - ∑ 𝑓(𝑥 − 𝜇)2 =33.35

Pasi që tashmë kemi llogaritur parametrat në tabelë, vazhdojmë me llogaritjen e variancës dhe
devijimit standard të peshuar:

∑ 𝒇𝒙 𝟖𝟎
𝝁= = = 𝟓. 𝟑𝟑
∑𝒇 𝟏𝟓

𝟐
∑ 𝒇(𝒙 − 𝝁)𝟐 𝟑𝟑. 𝟑𝟓
𝝈 = = = 𝟐. 𝟐𝟐
∑𝒇 𝟏𝟓

𝝈 = √𝟐. 𝟐𝟐 = 𝟏. 𝟒𝟗

3.4. Pyetje dhe detyra

Rrumbullakoni përgjigjet (një dhe shumë opsionale) në pyetjet si më poshtë:

1. Devijimi standard matë vlerën mesatare të serisë.


 E saktë;
 E pasaktë;

2. Mediana ndanë serinë në katër pjesë të barabarta simetrike:


 E saktë;
 E pasaktë;

3. Varianca mund të llogaritet nga mostra ndërsa devijimi standard nuk mund të llogaritet
nga mostra:
 E saktë;
 E pasaktë;

68
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

4. Varianca mund të llogaritet nga mostra ndërsa devijimi standard nuk mund të llogaritet
nga mostra:
 E saktë;
 E pasaktë;

5. Kuartilet ndajnë serinë në dy pjesë të barabarta simetrike:


 E saktë;
 E pasaktë;

6. Mediana ndanë serinë në katër pjesë të barabarta simetrike:


 E saktë;
 E pasaktë;

7. Varianca mund të llogaritet nga mostra ndërsa devijimi standard nuk mund të llogaritet
nga mostra:
 E saktë;
 E pasaktë;

8. Varianca mund të llogaritet nga mostra ndërsa devijimi standard nuk mund të llogaritet
nga mostra:
 E saktë;
 E pasaktë;

9. Devijimi standard matë vlerën mesatare të serisë:


 E saktë;
 E pasaktë;

10. Devijimi standard matë vlerën mesatare të serisë:


 E saktë;
 E pasaktë;

11. Mediana ndanë serinë në katër pjesë të barabarta simetrike:


 E saktë;
 E pasaktë;

12. Varianca mund të llogaritet nga mostra ndërsa devijimi standard nuk mund të llogaritet
nga mostra:
 E saktë;
 E pasaktë;

13. Vargu llogaritet kur vlerës minimale ia zbresim vlerën maksimale:


 E saktë;

69
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

 E pasaktë;

14. Devijimi standard është 1, nëse të gjitha variablat janë të barabarta:


 E saktë;
 E pasaktë;

15. Kuartilet e ndajnë serinë në katër pjesë të barabarta:


 E saktë;
 E pasaktë;

16. Me rastin e llogaritjes së mesatares së ponderuar aritmetike nuk marrim parasysh


peshën (ponderin):
 E saktë;
 E pasaktë;

17. Devijimi standard paraqet rrënjën katrore të variancës:


 E saktë;
 E pasaktë;

18. Me rastin e llogaritjes së medianës me të dhëna diskrete, duhet që së pari të rregullojmë


serinë nga vlera më e vogël tek vlera më e madhe:
 E saktë;
 E pasaktë.

19. Variablat e nevojshme për llogaritjen e mesatares aritmetike të ponderuar janë:


 Variabla 𝑥;
 Variabla 𝑥 ose 𝑓;
 Variabla 𝑥 dhe 𝑓;
 Variabla 𝑦;
 Asnjëra (specifiko:________________).

20. Devijimi standard i ponderuar llogaritet duke filluar me:


 Llogaritjen e (x − μ)2;
 Llogaritjen e mesatares së thjeshtë aritmetike;
 Llogaritjen e variancës;
 Llogaritjen e (μ − x);
 Asnjëra (specifiko: _________).

21. Treguesit e shpërndarjes së serisë janë:


 Mesatarja e thjeshtë aritmetike;
 Vargu;
 Mediana;

70
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

 Interkuartili;
 Devijimi standard.

22. Treguesit e vlerës mesatare janë:


 Varianca;
 Moda;
 Mesatarja aritmetike;
 Devijimi standard;
 Kuartilet;
 Mediana.

Kryeni veprimet bazuar në detyrat si më poshtë:

Shembull 36: Në tabelën më poshtë janë paraqitur variablat 𝑥 dhe 𝑓.

Tabela 25.
𝒙 𝒇
4.2 5.5
7.1 2.4
1.5 4.8
4.1 3.6
0.15 4.0

Bazuar në variablat si më lartë, llogaritni:

a) Mesataren aritmetike të ponderuar;

b) Devijimin standard të ponderuar.

Shembull 37: Çdo fund vit, menaxhmenti i një universiteti kërkon të dijë nivelin mesatar të
kalueshmërisë për çdo lëndë dhe kërkon nga ligjëruesit informatat mbi numrin e studentëve që
hyjnë në provim si dhe nivelin e kalueshmërisë sipas afateve (të shprehur në përqindje).

Tabela 26. Numri i studentëve që hyjnë në provim dhe kalueshmëria


Afati i provimeve Kalueshmëria Numri i studentëve (𝒇)
(𝒙)
Shkurt 2012 34% 156
Qershor 32% 114
Shtator 40% 80
Dhjetor 31% 67

71
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Llogaritni dhe komentoni mesataren aritmetike të ponderuar.

Shembull 38: Një atlet vrapon tri deri në katër kilometra në ditë me qëllim të mbajtjes së
kondicionit fizik. Koha që nevojitet për të përshkuar këtë distancë varion varësisht nga gjendja
fizike e atletit, kushtet atmosferike, etj. Ky atlet dëshiron të dijë shmangien në kohë gjatë javës
së fundit.

Tabela 27. Koha e shpenzuar gjatë vrapimit ditor


Ditët Koha (në minuta)
(𝒙)
E hënë 75
E martë 70
E mërkurë 55
E enjte 60
E premte 50

Llogaritni dhe komentoni variancën dhe devijimin standard të thjeshtë.

Shembull 39: Më poshtë janë të dhënat faktike mbi të hyrat e tërësishme në Buxhetin e
Kosovës (në miliona euro):

Tabela 28. Të hyrat dhe shpenzimet e Buxhetit të Kosovës


Vitet Vlera
2002 520.0
2003 630.7
2004 634.8
2005 638.4
2006 712.0
2007 896.4

Bazuar në të dhënat si më lartë, të llogariten:

a) Moda

b) Mediana

Shembull 40: Në tabelën në vazhdim janë paraqitur rritjet mujore të çmimeve sipas
komponentëve si dhe pesha (ponderi) e secilës kategori. Duke marrë parasysh rritjen mujore

72
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

dhe ponderin, llogaritni dhe komentoni mesataren e ponderuar aritmetike (nivelin e


inflacionit/deflacionit).

Tabela 29. Çmimet


Përshkrimi Rritja (në %) Ponderi
Ushqimi 15.0 530
Pijet 5.5 150
Veshmbathja 1.1 120
Transporti 4.9 200
Gjithsej - 1000

Shembull 41: Në bazë të të dhënave siç janë paraqitur në tabelën më poshtë mbi
rritjen/zvogëlimin vjetor të të hyrave në Buxhetin e Kosovës, llogaritni variancën dhe devijimin
standard.

Tabela 30. Ndryshimi vjetor në të hyrat buxhetore, në përqindje


Periudha Rritja/zvoglimi
2003 21.3
2004 0.6
2005 0.6
2006 11.5
2007 25.9

Shembull 42: Le të supozojmë se kemi këto të dhëna mbi numrin e fluturimeve në Aeroportin
Ndërkombëtar të Prishtinës në bazë ditore.

Tabela 31. Numri i fluturimeve, 14-19 qershor 2011


Numri i
fluturimeve (𝒙)
7
8
11
6
9
10

Detyrë:

c) Llogaritni vargun;

d) Llogaritni modën;

e) Llogaritni medianën.

73
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 43: Në tabelën në vazhdim janë të dhënat imagjinare mbi inflacionin në Kosovë
gjatë pesë muajve të parë të vitit 2011.

Tabela 32. Lëvizja e çmimeve në Kosovë, në përqindje


Periudha Çmimet
(𝒙)
janar 2009 8.4
shkurt 7.2
mars 6.0
prill 4.5
maj 3.0

Detyrë: Llogaritni dhe komentoni devijimin standard.

Shembull 44: Në tabelën më poshtë janë të dhënat mbi shpenzimet ditore të një studenti:

Tabela 33. Shpenzimet ditore, në euro


- E hënë E martë E E enjte E premte E shtunë
mërkurë
Shpenzimet ditore 15 10 19 15 25 10

Bazuar në variablat si më lartë, llogaritni dhe komentoni:

a) Modën (vetëm të llogaritet);

b) Medianën.

Shembull 45: Në tabelën më poshtë është paraqitur fitimi dhe qarkullimi i kompanisë e cila
merret me marketingun e produkteve ushqimore vendore.

Tabela 34. Fitimi dhe qarkullimi javor, në mijëra euro


- Java 13 Java 14 Java 15 Java 16 Java 17

Fitimi (x) 1.5 2.9 4.1 1.7 3.5


Qarkullimi (f) 8.6 9.5 10.0 5.5 7.8

Bazuar në variablat si më lartë, llogaritni dhe komentoni mesataren aritmetike të


ponderuar.

74
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 46: Kompania e sigurimeve “DRITA” dëshiron të dijë fluktuimet (lëvizjet) lidhur
me faturat e pagesës së dëmeve si pasojë e aksidenteve me automjete në komunikacion të
klientëve të saj. Kompania është posaçërisht e interesuar të analizoj devijimin gjatë sezonit
dimëror, respektivisht gjatë muajve dhjetor, janar, shkurt dhe mars.

Tabela 35. Shumat e dëmeve të paguara, në mijëra euro


- Dhjetor Janar Shkurt Mars
Shumat e dëmeve
24.5 19.2 16.7 15.1
të paguara (x)

Llogaritni dhe komentoni devijimin standard.

Shembull 47: Llogaritni modën dhe medianën bazuar në të dhënat mbi të hyrat e kompanisë
“DRITARJA” (në mijëra euro):

Tabela 36. Të hyrat, në mijëra euro


Vitet Vlera
2005 26
2006 32
2007 37
2008 32
2009 36
2010 45

Shembull 48: Llogaritni mesataren e ponderuar aritmetike duke përdoruar variablat x dhe f, të
paraqitura në tabelën më poshtë.

Tabela 37.
𝒙 𝒇
1 0.1
0.6 1.7
0.4 2.6
2 2.4

Shembull 49: Më poshtë janë të dhënat (imagjinare) mbi shpenzimet e marketingut të


kompanisë “JETA”.

75
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 38. Shpenzimet e marketingut, në mijëra euro


Vitet Vlera
2004 52.0
2005 63.7
2006 63.8
2007 63.4
2008 71.0
2009 89.4
Bazuar në të dhënat si më lartë, të llogariten:

a) Moda;

b) Mediana.

Shembull 50: Në bazë të anketës së bërë me 50 persona lidhur me shpenzimet e tyre javore,
rezultatet janë siç janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Tabela 39. Shpenzimet javore, në euro


Shpenzimet Frekuenca

40 12
60 13
75 10
90 8
125 7

Duke marrë për bazë këto të dhënat nga anketa llogaritni interkuartilin.

Shembull 51: Llogaritni variancën dhe devijimin standard bazuar në të dhënat mbi
rritjen/zvogëlimin e të hyrave të kompanisë “EKI TOURS”.

Tabela 40. Ecuria e të hyrave, në përqindje


Periudha Rritja/zvogëlimi
2005 2.3
2006 -2.0
2007 1.0
2008 2.5
2009 5.9

76
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 52: Bazuar në variablat (të dhëna diskrete) në tabelën si më poshtë, bëni llogaritjet
e nevojshme.

Tabela 41.
𝒙
2
3
7
1
9
4

Detyrë:

a) Llogaritni vargun;

b) Llogaritni modën;

c) Llogaritni medianën.

Shembull 53: Në tabelën më poshtë janë paraqitur të dhënat mbi inflacionin në Kosovë gjatë
periudhës shkurt – qershor 2009 të llogaritur sipas sistemit të mesatares lëvizëse vjetore.

Tabela 42. Lëvizja e çmimeve në Kosovë


Periudha Çmimet (𝒙)
Shkurt 2009 7.2
Mars 6.0
Prill 4.5
Maj 3.0
Qershor 1.6

Llogaritni dhe komentoni devijimin standard.

Shembull 54: Le të supozojmë se kemi këto të dhëna mbi numrin e fluturimeve në Aeroportin
Ndërkombëtar të Prishtinës në bazë ditore.

77
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 43. Numri i fluturimeve, 14-19 qershor 2009

Numri i
fluturimeve (𝒙)
7
8
11
6
9
10

Detyrë:

a) Llogaritni vargun;

b) Llogaritni modën;

c) Llogaritni medianën.

Shembull 55: Më poshtë janë të dhënat kumulative mbi numrin e degëve të bankave
komerciale në rajonin e Prishtinës, përfshirë të gjitha bankat komerciale që operojnë në
Kosovë.

Tabela 44. Shtrirja e bankave komerciale, 2008


Numri i degëve
(𝒙)
89
92
84
89
85
97

Detyrë:

a) Llogaritni modën;

b) Llogaritni medianën;

78
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 56: Në tabelën në vazhdim janë të dhënat mbi depozitat e qeverisë në bankat
komerciale.

Tabela 45. Depozitat e qeverisë në bankat komerciale në Kosovë, 2008, në miliona euro
Depozitat (𝒙)
0.8
2.0
2.8
1.3
1.4

Llogaritni dhe komentoni devijimin standard.

Shembull 57: Në tabelën më poshtë janë paraqitur variablat 𝑥 dhe 𝑓.

Tabela 46.
𝒙 𝒇
1.5 10
2.1 6
0.7 11
1.1 14
0.47 7.8
1.3 7.8

Bazuar në variablat si në tabelën më lartë, llogaritni:

a) Modën (përdor vetëm variabëlin x);

b) Medianën (përdor vetëm variabëlin f);

c) Mesataren e ponderuar aritmetike;

d) Devijimin standard (përdor variabëlin x).

Shembull 58: Banka qendrore e një vendi evropian me qëllim të strukturimit më të mirë të
madhësisë së bankave komerciale i ka ndarë ato sipas madhësisë së aseteve. Grupimi i bankave
komerciale sipas madhësisë së aseteve duke përfshirë edhe numrin e tyre është paraqitur në
tabelën në vazhdim.

79
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 47. Bankat komerciale të grupuara sipas madhësisë së aseteve


Grupimi sipas madhësisë Numri i bankave komerciale
(në miliardë euro) (frekuenca jo kumulative)
𝟎 < 𝟏𝟎 55
𝟏𝟎 < 𝟐𝟎 35
𝟐𝟎 < 𝟑𝟎 25
𝟑𝟎 < 𝟒𝟓 55

Llogaritni dhe komentoni modën.

Shembull 59: Kompania e cila është e specializuar në fushën me transportit të mallrave, gjatë
çdo fund muaji bën pagesën e faturave të karburanteve. Bazuar në faturat e paguara për pesë
muajt e fundit vëren një lëvizje të madhe në faturat mujore. Rrjedhimisht, kjo kompani kërkon
të dijë shmangiet mujore në fatura. Në tabelën më poshtë janë paraqitur vlerat e shpenzimeve
mujore për karburante. Të dhënat janë nga dukuria.

Tabela 48. Shpenzimet mujore të karburanteve, në mijëra euro


Shpenzimet e
Periudha
karburanteve
Shkurt 45.2
Mars 26.7
Prill 37.9
Maj 55.4
Prill 62.7

Llogaritni dhe komentoni devijimin standard.

Shembull 60: Në vazhdim është paraqitur tabela me dy shtylla, intervalin dhe frekuencën.

Tabela 49.
Frekuenca
Intervali
(jokumulative)
1-3 5
4-7 8
7-8 4
8-12 3

Bazuar në variablat si më lartë, kryeni veprimet përkatëse siç specifikohet në


vazhdim:

80
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

a) Llogaritni dhe komentoni modën, duke supozuar se kemi të bëjmë me të


dhëna diskrete;

b) Llogaritni medianën duke supozuar se kemi të bëjmë me të dhëna të


vazhdueshme.

Shembull 61: Kompania e cila merret me prodhimin e akullit për pije që përdoret në kafeteri
gjatë stinës së verës, që nga themelimi i saj vazhdimisht ka pasur rritje të të hyrave. Me qëllim
që të jetë sa më fleksibile, kjo kompani orarin e punës ia ka përshtatur kërkesave të tregut.
Rrjedhimisht edhe orët e punës tek kjo kompani ndryshojnë shumë varësisht prej sezonës. Kjo
kompani dëshiron të dij lidhur me të hyrat mesatare.

Tabela 50. Të hyrat (në mijëra euro) dhe numri i orëve të punës
Periudha Të hyrat Orët e punës
(𝒙) (𝒇)
Gusht (java e parë) 7.5 50
Gusht (java e dytë) 8.1 55
Gusht (java e tretë) 9.2 60
Gusht (java e katërt) 10 61

Llogaritni dhe komentoni mesataren e ponderuar aritmetike.

Shembull 62: Të hyrat nga kamata paraqesin burimin kryesor të të hyrave për një bankë
komerciale. Qëndrueshmëria e këtyre të të hyrave është e rëndësisë kyçe.

Tabela 51. Ndryshimi mujor në të hyrat nga kamata, në miliona euro


Periudha Të hyrat
Janar 2012 +1.5
Shkurt -2.1
Mars +4.5
Prill -0.5

Bazuar në të dhënat nga tabela më lartë, llogaritni dhe komentoni devijimin


standard.

Shembull 63: Me qëllim të efikasitetit më të lartë në ofrimin e shërbimeve, një bankë


komerciale dëshiron të dijë se në çfarë termini gjatë ditës shfrytëzohet më së shumti shërbimi
e-banking nga klientët e saj. Në këtë kontekst, orari i punës 8:00 – 16:00 është ndarë në
intervale të ndryshme, siç është paraqitur në tabelën në vazhdim.

81
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 52. Shfrytëzimi i shërbimit e-banking nga klientët e bankave


Termini Klientët
(ora) (frekuenca)
8:00 - 10:00 15
10:00 - 13:00 20
13:00 – 14:00 30
14:00 – 16:00 55

Llogaritni dhe komentoni:

a) Modën;

b) Medianën.

Shembull 64: Në tabelën më poshtë janë paraqitur variablat x dhe f.

Tabela 53.
𝒙 𝒇
1 2
4 12
3 6
2.5 7

Bazuar në të dhënat nga tabela më lartë, të llogaritet:

a) Mesatarja e thjeshtë aritmetike;

b) Mesatarja e ponderuar aritmetike;

Shembull 65: Bazuar në anketën e bërë me disa familje në qytetin e Prishtinës, në tabelën më
poshtë janë paraqitur të dhënat mbi shpenzimet ditore të këtyre familjeve të ndara sipas zonave.

Tabela 54. Shpenzimet ditore të familjeve, në euro


Përshkrimi Zona “A” Zona “B” Zona “C” Zona “D”

Shpenzimet ditore 45 40 37 35

Llogaritni dhe komentoni:

a) Variancën (vetëm të llogaritet);

b) Devijimin standard (të llogaritet dhe komentohet);

82
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 66: Në tabelën si më poshtë është paraqitur numri (imagjinar) i kredive të dhëna në
bazë mujore nga bankat komerciale.

Tabela 55. Numri i kredive të dhëna


Numri i
Vitet
kredive
2005 110
2006 90
2007 80
2008 100

Bazuar në informatat nga tabela më lartë, llogaritni:

a) Modën;

b) Medianën.

Shembull 67: Në tabelën më poshtë janë paraqitur të dhënat (e imagjinuara) mbi numrin e
depozituesve dhe shumën e depozitimeve në një bankë komerciale sipas ditëve të një muaji të
caktuar.

Tabela 56. Numri i depozituesve dhe shuma e depozitave


Shuma e Numri i depozitimeve
Javët
depozitimeve (frekuenca)
Dita e parë 1500 7
Dita e dytë 2500 13
Dita e tretë 3000 8
Dita e katërt 3250 9

Bazuar në të dhënat e paraqitura në tabelën si më lartë llogaritni dhe komentoni


kuartilin e ulët, kuartilin e lartë dhe interkuartilin.

Shembull 68: Aktiviteti kryesor i kompanisë “BLEGTORI” është prodhimi, përpunimi dhe
shitja e qumështit. Çmimi i me shumicë i një litre qumësht të përpunuar është 0.5 euro. Mirëpo
si pasojë e rënies së shitjes së këtij produkti kjo kompani është deshtë që t’i adaptohet kushteve
të tregut dhe qumështin ta shesë varësisht prej kërkesës, nganjëherë nën e nganjëherë mbi
çmimin e përcaktuar për litër. Në tabelën më poshtë janë paraqitur të dhënat mbi sasinë dhe
çmimin e qumështit të shitur.

83
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Tabela 57. Çmimi dhe sasia e qumështit të shitur


Periudha Çmimi (𝒙) Sasia (𝒇)
Janar 0.3 250
Shkurt 0.45 260
Mars 0.4 310
Prill 0.45 400
Maj 0.5 500

Bazuar në të dhënat nga tabela më lartë llogaritni dhe komentoni mesataren e


ponderuar aritmetike, respektivisht sa është çmimi mesatar për litër të qumështit.

Shembull 69: Produkti kryesor i bankave komerciale në Kosovë janë depozitat e klientëve të
tyre, që mund të jenë korporata apo ekonomi familjare. Marrë historikisht (2005-2009),
depozitat përbëjnë rreth 80% të obligimeve bankare. Prandaj, rritja e depozitave në banka
komerciale është ndër çështjet që bankat i kushtojnë shumë rëndësi. Bazuar në të dhënat
faktike, në tabelën në vazhdim është paraqitur ecuria mujore e depozitave bankare, që përfshin
periudhën janar 2008 deri në dhjetor 2009.

Tabela 58. Ecuria mujore në përqindje


Ecuria mujore, Ecuria mujore,
Periudha Periudha
në përqindje (𝒙) në përqindje (𝒙)
Janar 2008 0.6 Janar 2009 -1.5
Shkurt -0.3 Shkurt 1.6
Mars 2.9 Mars 1.7
Prill 1.1 Prill -0.2
Maj 3.3 Maj 2.4
Qershor 2.3 Qershor 0.8
Korrik 4.1 Korrik 2.6
Gusht 4.2 Gusht 4.1
Shtator 2.3 Shtator 1.8
Tetor 0.7 Tetor -0.4
Nëntor -2.0 Nëntor 0.5
Dhjetor 4.1 Dhjetor 5.9

Bazuar në të dhënat nga tabela më lartë llogaritni dhe komentoni devijimin


standard për periudhën gusht 2008 – dhjetor 2008.

84
Metodat Statistikore
(Ligjërata të autorizuara)

Shembull 70: Të llogaritet moda për vlerën e kredive të bankave komerciale, siç janë shënuar
më poshtë.

Vlera e kredive (në miliona euro): 400 650 550 500 700 800

Shembull 71: Të llogaritet dhe të komentohet norma e kamatës duke përdorur mesataren e
ponderuar aritmetike, bazuar në tabelën më poshtë.

Tabela 59. Norma e kamatës dhe shuma e kredive


Përshkrimi Norma e kamatës Shuma e kredive
(𝒙) (𝒇)
Banka 1 14 100
Banka 2 13 200
Banka 3 10 900

Llogaritni vargun në bazë të të dhënave më poshtë:

Seria: 10 15 10 20 40 5

3.5. Pyetje kontrolluese

1. Cili është dallimi në mes të treguesve statistikorë për llogaritjen e vlerës mesatare
dhe atyre për llogaritjen e shpërndarjes së serisë?
2. Cili është dallimi në mes të modës dhe medianës?
3. Si llogaritet mediana për seritë tek dhe çift?
4. Cilët tregues nuk i merr parasysh mesatarja e thjeshtë aritmetike?
5. Cila është përparësia kryesore e mesatares së peshuar aritmetike?
6. Si llogaritet vargu dhe cila është e meta kryesore e këtij treguesi?
7. Cili është parakushti për llogaritjen e interkuartilit?
8. Cili është dallimi në formulë për llogaritjen e kuartilit të ulët dhe atij të lartë?
9. Në sa pjesë ndahet seria përmes kuartilit?
10. Cila është formula për llogaritjen e variancës?
11. Pse duhet të llogarisim devijimin standard nëse e dijmë variancën?
12. Çka paraqet devijimi standard, cili është komenti?

85

You might also like