You are on page 1of 7

\section{Treguesit numeric - statistikat e zgjedhjes}

Paraqitja grafike e të dhënave të vrojtuara për një tipar (tregues ose fenomen) krijon mundësinë për të
formuluar gjykimin e parë në lidhje me karakteristikat e këtij tipari. Megjithë këtë, duhet të theksohet se
ky gjykim në një masë të konsiderueshme ndikohet nga sjellja dhe përshtypjet subjektive të studiuesit. Për
këtë arsye është e nevojshme që në çdo rast, informacioni dhe gjykimet që formulohen nga shqyrtimi i
këtyre paraqitjeve grafike, të plotësohet me të dhëna të tjera numerike, të cilat janë të mundshme të
prodhohen nëpërmjet përpunimit të të dhënave të vrojtimeve. Kështu, do të jetë shumë e vlefshme që,
duke u nisur nga të dhënat e vrojtimeve të arrijmë t’ju përgjigjemi pyetjeve:

\begin{itemize|

\item [(i)] Cila është tendenca kryesore e vlerave të këtyre vrojtimeve?

\item [(ii)] Duke ju referuar kësaj tendence, si janë të shpërndara vlerat e vrotjuara?

\item [(iii)] Sa ndryshojnë nga njëra tjetra vlerat e vrojtuara?

\end{itemize}

Më poshtë do të trajtojmë, në mënyrë të përmbledhur, treguesit numeric që duhet të llogariten për t’ju
përgjigjur këtyre pyetjeve. Duke qenë se këta tregues do të llogariten duke përdorur të dhënat e zgjedhjes,
ndryshe ata quhen edhe \textit{statistika të zgjedhjes}. Ky emërim përdoret për të bërë dallimin midis tyre
dhe koresponduesit e tyre, që vlerësohen për të gjithë popullimin dhe që shpesh quhen \textit{parametra të
popullatës}.

\subsection{Treguesit numeric që pasqyrojnë tendencën kryesore të vlerave (treguesit mesatar)}

Si tregues numeric ose statistika të zgjedhjes, që përdoren për të gjykuar në lidhje me tendencën e vlerave
përdoren \textbf{mesatarja, moda} dhe \textbf{mediana}.

\subsubsection{Mesatarja arithemetike}

Mesatarja arithmetike është treguesi numerik që përdoret më shpesh për të vlerësuar tendencën kryesore
të vlerave të një ndryshoreje, për të cilën është bërë një zgjedhje. Për llogaritjen e saj përdoret formula e
mëposhtme:
\begin{center}

$$\overline{x}=\frac{1}{n}\sum^{n}_{i=1}x_{i}$$

\end{center}

ku: $n$ - numri i vrojtimeve dhe $x_{i}$ – vlera e treguesit në vlerësimin e i_të

\\Mesatarja arithmetike zotëron këto veti:

\begin{itemize}

\item [a)] Shuma e diferencave midis mesatares arithmetike dhe të gjithë vlerave të zgjedhjes që janë
përdorur për llogaritjen e saj është e barabartë me zero

\item [b)] Kur numri i të dhënave që përdoren për llogaritjen e mesatares arithmetike është i vogël,
mesatarja është shumë e ndjeshme ndaj të dhënave që kanë vlera që ndyshojnë shumë nga të tjerat. Në të
tillë raste informacioni që sjell kjo mesatare nuk është i saktë.

\item [c)] Mesatarja arithmetike merr vlerë e cila, si rregull, nuk është e barabartë me asnjë nga vlerat e të
dhënave të zgjedhjes.

\item [d)] Mesatarja arithmetike është shprehje numerike, e përafërt, e tendencës qëndrore të të dhënave të
zgjedhjes në rast se këto të dhëna janë të shpërndara në mënyrë simetrike. Mesatarja shmanget nga e
djathta, në rast se shpërndarja e të dhënave tenton të shtrihet nga e djathta dhe shmanget nga e majta në
rast se kjo shpërndarje është shtrirë majtas.

\end{itemize}

\subsubsection{Mediana}

Në rast se të dhënat e zgjedhjes janë të renditura në rendin rritës, mediana është vlera e cila ndan
në mes këto të dhëna. Në rast se numri i të dhënave është tek, mediana është vlera e të dhënës së
zgjedhjes që në renditje ndodhet në mes të vargut dhe në rast se numri i të dhënave është çift,
mediana është e barabartë me mesataren e dy vlerave që ndodhen në mes të vargut të të dhënave
të zgjedhjes.

\\Për medianën mund të thuhet që:


\begin{itemize}

\item [a)] Mediana nuk ndikohet nga të dhënat e zgjedhjes, me vlera që kanë shmangie të mëdha.
Vlera e saj nuk ndikohet as nga fakti se sa e shtrirë ose se sa jo simetrike është shpërndarja e të
dhënave. Vlera e saj është më e vogël se mesatarja, në rast se shpërndarja është e shtrirë nga e
djathta dhe më e madhe se mesatarja, në rastin e kundërt.

\item [b)] Në shpërndarjen simetrike mediana është e barabartë më mesataren e zgjedhjes.

\item [c)] Mediana nuk ka lidhje direkte me të gjithë të dhënat e zgjedhjes dhe për gjetjen e
vlerës së saj, këto të dhëna duhet të renditen dhe të numërohen.

\end{itemize}

\subsubsection{Moda}

Moda është vlera që përsëritet më shumë në të dhënat e zgjedhjes. Një tregues mund të ketë më
shumë se një modë. Kështu p.sh. në rast se marrim në analizë gjatësinë e maturantëve në një
shkollë të mesme, zgjedhja që krijohet, si rregull duhet të ketë dy moda, korresponduese të
gjatësisë me shpeshësi më të madhe tek djemtë dhe gjatësisë që përsëritet më shumë tek vajzat.
Vlerat e këtyre dy gjatësive, si rregull janë të ndryshme dhe, për rrjedhojë edhe zgjedhja do të
ketë dy moda.

\subsubsection{Mesatarja gjeometrike}

Ngandonjëherë lind nevoja që të dhënat e zgjedhjes të transformohen nëpërmjet logaritmit të


tyre. Një situatë e tillë ndeshet zakonisht në rastet kur të dhënat e zgjedhjes nuk janë të
shpërndara në mënyrë simetrike, por tentojnë të shtrihen në anën e djathtë. Në këtë rast,
mesatarja arithmetike e logaritmeve të vlerave është një statistikë që përshkruan mirë tendencën
kryesore të vlerave të zgjedhjes. Antilogaritmi i kësaj mesatare quhet mesatare gjeometrike.

\begin{center}
$$x_{g}=Co \log [\frac{1}{n} \sum \log (x_{i})]$$

\end{center}

\boxed{Për të gjetur formulën sipas së cilës mund të llogaritim mesataren gjeometrike, veprohet
si më poshtë:

\\Në barazimin më sipër logaritmojmë të dy anët dhe duke qenë se shuma e logaritmeve është e
barabartë me logaritmin e prodhimit, do të gjejmë:

\begin{center}

$$Log (x_{g})=\frac{1}{n} \sum log(x_{i})= \frac{1}{n} \log (x_{1} x_{2} x_{3} . . . x_{n})
= \log \sqrt [n]{ x_{1} x_{2} x_{3} . . . x_{n}}$$

\end{center}

Prej këtej përftojmë formën e mëposhtme të mesatares gjeometrike:

\begin{center}

$$ x_{g}=\sqrt [n]{ x_{1} x_{2} x_{3} . . . x_{n}}$$

\end{center}}

Mesatarja gjeometrike është më e vogël se mesatarja arithmetike në rast se të dhënat e zgjedhjes


nuk janë simetrike por tek to mbizotëron shtrirja në anën e djathtë. Mesatarja gjeometrike shpesh
ka vlerë shumë të afërt me medianën.

\subsubsection{Mesatarja kuadratike}

Mesatarja kuadratike është e barabartë me rrënjën katrore (vlerën positive të saj) të mesatares
arithmetike të katrorëve të vlerave të zgjedhjes:

\begin{center}

$$x_{k}= \sqrt{\frac{1}{n} \\sum x^{2}_{i}}$$


\end{center}

ku: $x_{1}, x_{2}, …, x_{n}$ janë vlerat e vrojtimeve.

\\Kjo mesatare përdoret për treguesit dhe/ose tiparet që karakterizohen nga konfiguracionë
rrethorë.

\subsection{Treguesit numerik që matin shkallën e ndryshueshmërisë së vlerave}

Në statistikën përshkruese përdoren disa tregues (statistika) numerike për të studiuar


ndryshueshmërinë e vlerave të të dhënave të zgjedhjes. Ndër to mund të renditen:

\subsubsection{Amplituda}

Amplituda (\textbf{A}) është diferenca midis vlerës më të madhe dhe vlerës më të vogël të
madhësisë së rastit. Pra:

\begin{center}

$$A=x_{max}-x_{min}$$

\end{center}

Amplituda krijon një ide të përgjithshme për kufijtë (diapazonin) e shpërndarjes së vlerave të
madhësisë së rastit.

\\Amplituda llogaritet lehtë sepse, siç shihet, vlera e saj gjendet nga diferenca e vetëm dy
numrave. Ndërkohë, duke qenë se për gjetjen e saj përdoren vetëm dy të dhëna të zgjedhjes,
informacioni që ajo sjell në lidhje me ndryshueshmërinë e vlerave të të dhënave të kësaj
zgjedhje, duhet të pranohet me rezervë. Në veçanti kjo është shumë e rëndësishme të
konsiderohet, në rastin kur njëra ose të dy vlerat ekstreme janë shumë të ndryshme nga tërësia e
vlerave të të dhënave të zgjedhjes.
\subsubsection{Varianca}

Varianca është një tregues numeric që jep informacion shumë më të mirë se sa amplituda për
shkallën e ndryshueshmërisë së vlerave të zgjedhjes. Kjo sepse për llogaritjen e saj, nga njëra anë
përdoren të gjitha të dhënat e zgjedhjes dhe, nga ana tjetër, këto llogaritje mbështeten në
diferencat e çdo vlere nga mesatarja e zgjedhjes, Pra për të llogaritur variancën fillimisht gjenden
diferencat midis çdo vlere të zgjedhjes dhe mesatares arithmetike të saj. Këto diferenca kanë
vlera të ndryshme, pozitive e negative. Sa më shumë që e dhëna të jetë e shmangur, majtas ose
djathtas, në shpërndarjen e vlerave të zgjedhjes, aq më e madhe, në vlerë absolute, do të jetë edhe
diferenca midis vlerës së saj dhe aq më e madhe, në vlerën absolute, do të jetë edhe diferenca
midis vlerës së saj dhe mesatares. Duke ju referuar vetisë së mesatares arithmetike të dhënë më
lartë, është e qartë se, në rast se nuk është gabim në llogaritje, si në llogaritjen e mesatares ashtu
edhe në llogaritjen e diferencave, shuma e të gjithë diferencave të gjetura, duhet të jetë e
barabartë me zero. Për këtë arsye për të bërë të mundur përdorimin e këtyre diferencave si
informacion për të llogaritur variancën, në vend të tyre do të përdoret katrori i diferencave.

\\Mesatarja arithmetike e katrorëve të diferencave të të gjithë të dhënave të zgjedhjes, nga


mesatarja arithmetike e saj, quhet \textit{variancë e zgjedhjes}

\\Në fakt, kur bëhet një zgjedhje me $n$ individë (elemente) nga një popullatë e dhënë, për
llogaritjen e variancës, shuma e katrorëve të diferencave të vlerave të zgjedhjes nga mesatarja
arithmetike e tyre pjesohet me $n-1$. Në këtë mënyrë, siç do të tregohet në pjesët në vazhdim,
treguesi i gjetur do të shërbej si një vlerësues më i mirë, i pazhvendosur , për variancën e
popullatës. Varianca $s^{2}$, e cila do të shërbejë si vlerësues për variancën e popullatës
$\sigma^{2}$, llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

\begin{center}

$$s^{2}=\frac{1}{n-1} \sum^{n}{i=1}(x_{i}-\overline{x})^{2}$$

\end{center}

\subsubsection{Devijimi standart}
Varianca ka si njësi matje katrorin e njësisë së matjes së vlerave për të cilat është llogaritur.
\textit{Devijimi standart}, i llogaritur sipas formulës në vijim, është një madhësi që shprehet
edhe në njësi matëse. Kjo njësi është e njëjtë me të vlerave për të cilat llogaritet varianca:

\begin{center}

$$s=\sqrt{\frac{1}{n-1} \sum^{n}{i=1}(x_{i}-\overline{x})^{2}}$$

\end{center}

Devijimi standart, për zgjedhjen simbolikisht shënohet me gërmën $s$, kurse si parametër i
popullimit shënohet me $\sigma$.

\\Për devijimin standart duhet të kihet parasysh se:

\begin{itemize}

\item Për llogaritjen përdoren të gjitha të dhënat e zgjedhjes.

\item Ai shprehet në njësi matje të njëjtë me atë të treguesit (tiparit).

\item Devijimi standart është një tregues statistikor me përdorim shumë efektiv për të dhënat që
kanë shpërndarje normale (kjo do të tregohet hollësisht në pjesët në vazhdim). Në të tillë raste
tregohet se brenda intervalit “$mesatare \pm 2s$” përfshihen afërsisht 95\% e gjithë të dhënave.

\end{itemize}

Ka raste kur devijimi standar shprehet në përqindje ndaj mesatares. Në këtë mënyrë bëhet e
mundur që të krahasohen me njëra tjetrën, zgjedhje të cilat janë të formuara nga të dhëna që kanë
njësi të ndryshme matje. Treguesi që përftohet në këtë mënyrë quhet \textit{koeficient i
variacionit}:

\begin{center}

$$C_{v}(%\)=\frac{s}{\overline{x}}$$

\end{center}

You might also like