You are on page 1of 6

Programi i lëndës

5.1.3. “Bazat e Transportit Rrugor”

5.0. Lëmi: Transport dheTrafik


5.1. Profili: Transport Rrugor

Niveli: I
Klasa: 10

I. Qëllimet e lëndës
Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të, nxënësi duhet të:
- tregoj qëllimin dhe rëndësinë e transportit;
- përshkruaj kufizimet fizike dhe njerëzore të transportit;
- të përshkruaj koston e transportit;
- përshkruaj transformimin e atributeve gjeografike të mallrave, njerëzve dhe
informatave;
- përshkruaj lehtësinë për lëvizje të mallrave, njerëzve dhe informatave;
- përshkruaj qëllimin specifik të transportit për plotësimin e kërkesës për lëvizje;
- tregoj rolin e transportit në strukturimin dhe organizimin e hapësirës dhe
territoreve;
- tregoj rolin e transportit në krijimin e lidhjeve ndërmjet regjioneve dhe aktiviteteve
ekonomike, ndërmjet njeriut dhe pjesës tjetër të botës;
- tregoj rolin historik, social, politik, ekonomik dhe mjedisor të luajtur nga degët e
ndryshme të transportit;
- shpjegoj rolin, strukturën dhe veçoritë e rrjeteve të transportimit dhe transferit në
degët e ndryshme të transportit;
- shpjegoj funksionin, veçoritë dhe ndarjen e nyjeve (terminaleve) të transportit
degët e ndryshme të transportit;
- shpjegoj rolin dhe rëndësinë e transportit integral dhe multimodal (të kombinuar);
- përshkruaj teknologjinë e transportimit me përdorimin e paletave dhe
kontejnerëve;
- përshkruaj teknologjinë e transportimit të mjeteve të njërës degë të transportit në
mjetet e degës tjetër të transportit;
- bëj një përshkrim të shkurtër të historikut të transportit rrugor;
- tregoj rolin, rëndësinë dhe funksionin e transportit rrugor;
- shpjegoj se si ndikon transportit rrugor në ambient;
- bëj ndarjen e transportit rrugor në transport të udhëtarëve, mallrave dhe të
kombinuar;
- shpjegoj llojet e rrugëve transportuese dhe të dallojë rolin e tyre;
- shpjegoj rëndësinë e organizimit të transportit rrugor dhe të jep shembuj të llojeve
të organizimit;
- shpjegoj rëndësinë e eksploatimit, karakteristikat dhe aftësitë bartëse të mjeteve
të transportit rrugor;
- shpjegoj parametrat themelor gjatë procesit të bartjes në transportin rrugor;
- shpjegoj mënyrat, mjetet dhe dokumentacionin themelor që përdoret në
transportin rrugor;
- analizojë rastet e ndryshme për transportin e mallrave varësisht nga lloji i barrës;
- shpjegoj parimet themelore të mirëmbajtjes së mjeteve të transportit rrugor;

1
- shpjegoj rregullat dhe afatet e obliguara për kontrollin teknik.

II. Fondi i orëve të lëndës


35 javë x 2 orë/javë = 70 orë

III. Programi i hollësishëm i lëndës

Kapitulli 1: Qëllimi i transportit 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- përshkruaj qëllimin specifik të transportit për plotësimin e kërkesës për lëvizje të
njerëzve, mallrave dhe informatave;
- tregoj rolin e transportit në strukturimin dhe organizimin e hapësirës dhe
territoreve.

b) Temat e kapitullit
- Plotësimi i kërkesës për lëvizje.
- Roli i transportit në strukturimin dhe organizimin e hapësirës dhe territoreve.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj njohuritë e reja me mbështetjen edhe të mjeteve pamore;
- zhvillojë diskutime në grup (brainstorming);
- zhvillojë pyetje-përgjigje.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- mjete të ndryshme vizuale;
- pankarta;
- flip-chart.
- Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 2: Rëndësia e transportit 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- tregoj rolin e transportit në krijimin e lidhjeve ndërmjet regjioneve dhe aktiviteteve
ekonomike, ndërmjet njeriut dhe pjesës tjetër të botës;
- tregoj rolin historik të luajtur nga degët e ndryshme të transportit në ngritjen e
civilizimeve, në krijimin e strukturave sociale dhe në mbrojtjen nacionale.
- përshkruaj rolin social të transportit në lehtësimin e qasjes në kujdesin
shëndetësor, në mirëqenie dhe në ngjarje kulturore apo artistike;
- tregoj rolin politik të transportit në ndërtimin e korridoreve të komunikimit për
qëllime politike si për qasje nacionale apo për krijimin e vendeve të punës;
- tregoj rolin e transportit në zhvillimin ekonomik (prodhimin e të mirave materiale
dhe të shërbimeve) dhe në formësimin e aktiviteteve ekonomike;
- tregoj rolin e transporti në mjedis (koston mjedisore), në cilësinë e ajrit dhe ujit,
nivelin e zhurmës dhe në shëndetin publik.

2
b) Temat e kapitullit
- Rëndësia e transportit si aktivitet multidimensional.
- Rëndësia historike e transportit në ngritjen e civilizimeve, krijimin e strukturave
sociale dhe në mbrojtjen nacionale.
- Rëndësia sociale e transportit në kryerjen e shërbimeve shoqërore.
- Rëndësia politike e transportit në ndërtimin e korridoreve të komunikimit.
- Rëndësia ekonomik e transportit.
- Rëndësia mjedisore e transportit.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj njohuritë e reja me mbështetjen edhe të mjeteve pamore;
- zhvillojë diskutime në grup (brainstorming);
- zhvillojë pyetje-përgjigje.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- mjete të ndryshme vizuale;
- pankarta;
- flip-chart.
- Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 3: Rrjetat e transportit 8 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- shpjegoj rolin, strukturën dhe veçoritë e rrjetave të transportimit (bartjes) dhe
transferit në degët e ndryshme të transportit;
- përshkruaj rrjetat në transportin rrugor;
- përshkruaj rrjetat në transportin hekurudhor;
- përshkruaj rrjetat në transportin detar;
- përshkruaj rrjetat në transportin ajror;
- përshkruaj rrjetat në transportin përmes gyp-sjellësve (naftësjellësve,
gazsjellësve) dhe shiritave transportues;
- përshkruaj rrjetat në transportin lumor, liqenor dhe përmes kanaleve;
- përshkruaj rrjetat e transportimit dhe transferit në transportin postar dhe në
teletrafik.

b) Temat e kapitullit
- Roli, struktura dhe veçoritë e rrjetave të transportit.
- Rrjetat në transportin rrugor.
- Rrjetat në transportin hekurudhor.
- Rrjetat në transportin detar.
- Rrjetat në transportin ajror.
- Rrjetat në transportin përmes gyp-sjellësve dhe shiritave transportues.
- Rrjetat në transportin lumor, liqenor dhe përmes kanaleve.

3
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj njohuritë e reja me mbështetjen edhe të mjeteve pamore;
- zhvillojë diskutime në grup (brainstorming);
- zhvillojë pyetje-përgjigje.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- mjete të ndryshme vizuale;
- pankarta;
- flip-chart
- Kompjuteri dhe Projektori.

Kapitulli 4: Terminalet e transportit në degët e ndryshme të transportit 7


orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- shpjegoj funksionin dhe veçoritë e nyjeve (terminaleve) të transportit, ku rrjedhat
gjenerojnë, përfundojnë apo transferohen nga njëra degë në tjetrën;
- shpjegoj ndarjen e nyjeve (terminaleve) të transportit në terminale të udhëtarëve
dhe të mallrave;
- përshkruaj terminalet në transportin rrugor;
- përshkruaj terminalet në transportin hekurudhor;
- përshkruaj terminalet në transportin ujor;
- përshkruaj terminalet në transportin ajror;
- përshkruaj terminalet në postë dhe teletrafik.

b) Temat e kapitullit
- Funksioni, veçoritë dhe ndarja e terminaleve të transportit.
- Terminalet në transportin rrugor.
- Terminalet në transportin hekurudhor.
- Terminalet në transportin ujor.
- Terminalet në transportin ajror.
- Terminalet në postë dhe teletrafik.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj njohuritë e reja me mbështetjen edhe të mjeteve pamore;
- zhvillojë diskutime në grup (brainstorming);
- zhvillojë pyetje-përgjigje.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- mjete të ndryshme vizuale;
- pankarta;
- flip-chart.
- Kompjuteri dhe Projektori

4
Kapitulli 5: Zhvillimi historik i transportit rrugor 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- bëj një përshkrim të shkurtër të historikut të transportit rrugor;
- tregoj rolin, rëndësinë dhe funksionin e transportit rrugor;
- shpjegoj se si ndikon transportit rrugor në ambient.

b) Temat e kapitullit
- Kushtet dhe arsyet e paraqitjes dhe zhvillimit të transportit rrugor.
- Sistemi i transportit rrugor.
- Elementet, struktura dhe funksioni i transportit rrugor.
- Ndikimi i zhvillimit të transportit rrugor në ambient.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj njohuri të reja mbi zhvillimin e transportit rrugor;
- zhvillojë diskutim dhe debat për temat e kapitullit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- pankarta, dhe katalogë.
- Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 6: Ndarja dhe karakteristikat e transportit rrugor 12 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- bëj ndarjen e transportit rrugor në transport të udhëtarëve, mallrave dhe të
kombinuar;
- shpjegoj llojet e rrugëve transportuese dhe të dallojë rolin e tyre;
- shpjegoj rëndësinë e organizimit të transportit rrugor dhe të jep shembuj të
llojeve të organizimit;
- shpjegoj rëndësinë e eksploatimit, karakteristikat dhe aftësitë bartëse të mjeteve
të transportit rrugor.
b) Temat e kapitullit
- Ndarja e transportit rrugor (transport i udhëtarëve, mallrave dhe i kombinuar).
- Rrugët transportuese.
- Organizimi i transportit.
- Detyrat e transportit.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj rrugët transportuese dhe ndarjen e tyre;
- ilustroj shpjegimin e parimeve themelore të organizimit të transportit rrugor;
- nxisë dhe motivoj nxënësit nëpërmjet pyetje përgjigjeve dhe diskutimit mbi
rëndësinë dhe detyrat e transportit rrugor;

5
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- pankarta, projektor dhe katalogë.

Kapitulli 7: Procesi i bartjes në transportin rrugor 13 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- shpjegoj parametrat themelor gjatë procesit të bartjes në transportin rrugor;
- shpjegoj mënyrat, mjetet dhe dokumentacionin themelor që përdoret në
transportin rrugor;
- analizojë rastet e ndryshme për transportin e mallrave varësisht nga lloji i barrës.

b) Temat e kapitullit
- Puna transportuese në transportin rrugor.
- Matësit e punës në transportin rrugor.
- Rruga, koha dhe shpejtësia e bartjes.
- Shpejtësia mesatare dhe eksploatuese e mjeteve transportuese.
- Transportimi i mallit dhe dokumentacioni në transportin rrugor.
- Llojet e barrës dhe karakteristikat e tyre.
- Procesi i transportit të barrës.
- Urdhëresa rrugore.
- Fleta përcjellëse.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
- shpjegoj procesin e transportit të mallrave me shembuj konkret;
- angazhoj nxënësit në zgjidhjen e ushtrimeve të parametrave themelor gjatë
procesit të bartjes në transportin rrugor.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- pankarta, dhe katalogë.
Kompjuteri dhe Projektori

You might also like