You are on page 1of 3

Detyre kursi

Tema: Mekanizmi i levave qe masim ne sistemin skeleto


muskulor te njeriut

ÇFARË JANË LEVAT?


Me emrin levë cilësojmë një mekanizëm që skematikisht paraqitet me
anë të një boshti,i aftë për t’u rrotulluar rreth një pike/boshti tjetër të
quajtur pikëmbështetje.
Në levë në pergjithësi zbatohen dy forca në largësi të ndryshme nga
pikëmbështetja. Levat i kemi në tre lloje dhe klasifikohen si më poshtë.
Klasifikimi i levave i bazuar mbi lokacionin relativ të:
1. Boshti i rrotullimit/pikëmbështetja (P)
2. Forca e rezistencës (R)
3. Forca e zbatuar(F)
1. Në këtë lloj leve raporti R/F mund të jetë më i madh,i barabartë ose
më I vogël se një,sepse krahu I F mund të jetë me I madh,I barabartë
ose më I vogël se I R.

F-> P R->

2. Në levën e llojit të dytë përftimi është gjithmonë më i madh se


një,sepse krahu i F është gjizhmonë më i madh se ai I R.
F->

R-> P

3. Në levën e llojit të tretë përftimi është gjithmonë më i vogël se


një,sepse krahu i F është gjithmonë më i vogël se ai i R.
F->

R-> P

Zbatimet te njerëzit
1. Leva?
Eshtrat (Nuk janë gjithmon një shufër)
2. Pikëmbështetja?
Kyçet
3. Forcat e zbatuara?
Muskujt
4. Forcat e rezistencës?
Masa e gjymtyrëve, rezistenca e jashtme
Levat ne sistemin skeleto muskulor

1.Trupi i njeriut është një mori shembujsh të levave, sistemi


muskuloskeletor i njeriut ose ndonjë kafshë përbëhet nga dhjetëra e
qindra leva.
2.Kockat, ligamentet dhe muskujt janë strukturat që formojnë leva në
trup për të krijuar lëvizjen e njeriut. Me fjalë të thjeshta, një nyje (ku dy
ose më shumë kocka bashkohen së bashku) formon boshtin (ose pikën
kryesore), dhe muskujt që kalojnë nyjen aplikojnë forcën për të lëvizur
një peshë ose rezistencë.
3.Levat zakonisht etiketohen si përmendëm më lartë si klasi i parë, i
dytë ose i klasës së tretë. Të tre llojet gjenden në trup, por shumica e
levave në trupin e njeriut janë të klasit të tretë.
4.Muskujt janë të lidhur me kockat nëpërmjet tendinave dhe kockat e
skeletit veprojnë si leva të cilat muskujt i tërheqin për të krijuar lëvizje.
5.Një sistem levash përbëhet nga tre pjesë; një përpjekje, një ngarkesë
dhe një pikëmbështetje. Në trupin e njeriut, përpjekja sigurohet nga
muskuli (pika muskulore e aplikimit/futjes), ngarkesa është pesha e
trupit dhe çdo rezistencë shtesë dhe pikëmbështetja është vetë nyja.

You might also like