You are on page 1of 2

1

Mirditë nuk i përket kohës së lashtë (Ilire)1. Për herë të parë (ndoshta) si mbiemër ndeshet në
Kadastrën Venedikase të Shkodrës në fillim të shekullit XV. “Në Katundin Menshabardh të
krahut të nënshkodrës banonin në vitet 1416-1417 Gjon dhe Pjetër Mirdita2. Ata ishin të ardhur
nga viset midis lumenjëve Fan dhe Mat”.
Në vitin 1467
në Dibrën e poshtme në katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndërsa në katundin Shipshan
Gjon Mirdita4. Si emër katundi, vendi e krahine, Mirdita gjendet në regjistrat Osman të
Sangjakut të Dukagjinit të viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591.
Më 1533-1536
Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe 161 shtëpi. Për vitin 1571 regjistri s’përmban
të dhëna, sepse mirditasit nuk kanë pranuar të regjistrohen. Në vitin 1591 Mirdita përmendet si
katund me 46 shtëpi si krahinë me 9 katunde me 168 shtëpi5. Në kokumentat paraosmane
Mirdita quhet herë Ndërfana herë Dukagjini. Ndryshimi i emrit të krahinës nga Dukagjin në
Mirditë është bërë gradualisht. Por kjo njësi ekzistonte pavarsisht nga emri.

Fakti që në Kishën e Shën Llëzhdrit (Shëngjinit), apo Shën Aleksandrit sipas Shuflajt në
Shkallën e Shenjtë, në bjeshkët e Oroshit kishte varreza ku varroseshin të vdekurit nga gjithë
zona përreth e deri në Kresht e Shkodër e tregon një gjë të tillë. Edhe shtrirja e pronave të
Abacisë së Shllezhderit nga afër qytetit të Burrelit të sotëm e deri në Shkodër (mullinj, toka,
vakufe etj), e tregon ekzistencën e krahinës në fjalë Mirditë, Dukagjin apo Ndërfanë qoftë.
Në Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602 të mbajtur tek kisha e Shënllezhdrit në Shkallën e
Shenjtit të Oroshit të parët nënshkruan vendasit, krerë të njohur Mirditas, atëherë dukagjinas si:
Gjin Gjergji, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi etj. Më 1610 M Bici “shkruan një letër për Dukagjinasit e
Kthellës” d.m.th. edhe kthellasit (nga Rrësheni deri afër Burrelit të sotëm) ashtu si Mirdita quhej
Dukagjin, përmend Fanin si krahinë krahas Mirditës.

Nuk është e rastit që në Kosovë dhe Kukës mirditasit i quajnë Fanë, madje dhe vetë mirditasit,
Kthellasit dhe në përgjithësi katolikët e tjerë të ngulitur atje. Në anë të Tiranës dhe Shijakut, të
Fushkrujës, ka raste që çdo mirditas e quajnë Kthellas. Në Kuvendin e Kuçit, 14 Korrik të 1614-
tës ndër krerët e beslidhjes nënshkruan edhe Gjergj Bardhi prej Mirdite8.
Më 1621,
P Budi e shënon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit9.
Më 1629
përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”10.
Më 1637
M Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të
Zajsit përfshitas” 11. Ndërsa K. Jeriçek thotë:
“Më 1426
shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal16, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e
mirditasve”17.
Më 1641
po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe
rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë
kryengritës e tradhtarë”13. Në këtë zonë, pra në Mirditë “… këtu përmendet për herë të parë
titulli prinq-pringji (Prenk, Princeps), të cilin e mbajnë edhe sot e kësaj dite krerët e malsive
2

Katolike të Mirditës që janë vazhdimisht nën ndikimin e fortë të abatëve benediktine të shën
Lleshit (santus Alexander de Monte) në Malin e Shenjtë. Ky manastir u shndërrua në kohën e
turkut në kështjellë nën të cilën u zhvillua lokaliteti me emrin Orosh”14.

RAPORTOJENI KËTË REKLAMË


RAPORTOJENI KËTË REKLAMË

Në një njoftim të vitit 1648


thuhet: “Meqenëse filluan ndjekjet, ai iku në Dibër, pra midis mirditasve” 15.
Më 1649,
F Bolica kumtonte: “Misioni i Mirditës përfshin vetë Mirditën, Fanin e Vogël, Kthellën, Selitën,
Macukullin e Prellin Lurën Vlashajn e Qidhnën, Bazin e Rrënzën, të gjitha ndër male ku ka
shumë popuj më tepër të rreptë se të egër” 16.
Më 1650
B Orsini shkruante: “Po mbahem në mëshirë të klerikëve të Mirditës”17.
Më 1666
P Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit” 18. “Nisa nga
Blinishti dhe mbërrita në Mirditë e cila kishte kishën e Shënkollit (Fanë). Mirdita (bërthama) si
famulli ka katundet Orosh, lagje, Mashterkore dhe Tumerisht. Në mal është Abacia” 19. Në
hartën e P Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen:
“Popujt e Mirditasve”. Ndërsa Ipeni vinte në dukje; “Mirdita nuk është emër fisi por hapsirë
vendi hinderlandi, Landehafti, territori”20.

Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-
Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky
emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e
deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet) (Autori).

You might also like