You are on page 1of 6

Test për periudhën I (Shtator- Dhjetor) Lënda: Gjuhë shqipe, Klasa IX

Në test vlerësohen:
Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Përdorimi i drejtë i gjuhës

FUSHAT PESHA (orё) PESHA % PIKЁT N. I 40% N. II 40% N. III 20%


(30) 12 PIKË 12 PIKË 6 PIKË
Tё lexuarit 29 orë 49 % 15 pikë 6 pikë 6 pikë 3 pikë

Tё shkruarit 2 orë 3% 1 pikë - - 1 pikë


Pёrdorimi i drejtё 28 orë 48 % 14 pikë 6 pikë 6 pikë 2 pikë
i gjuhёs
GJITHSEJ 59 orë 100 % 30 pikë 12 pikë 12 pikë 6 pikë
Tabela e specifikimeve

PЁRDORIMI I DREJTЁ I GJUHЁS

FUSHA NЁNFUSHA Orёt Pesha Pikёt N.I N.II N.III


t 40% 40% 20%
MORFOLOGJI  Klasat e fjalëve 18 orë 31% 9 pikë P8, P9, P10
18 ORË  Emërzimi i mbiemrit P11, P12 (1pikë)
 Përemri i pacaktuar P13 (4pikë)
 Numërori (4pikë)
 Foljet kalimtare dhe
jokalimtare
 Forma vep. e jov. e fol.
 Foljet njëvetore dhe pavet.
 Foljet e parregullta
 Dallimi i parafjalëve nga
emrat dhe ndajf. me të
njëjtën formë
 Dallimi i lidhëzave nga
parafjalët, ndajfoljet me të
njëjtën formë
 Tingullimitimet
DREJTSHKRIM  Drejtshkrimi i apostrofit te 6 orë 10% 3 pikë P16 P15 P14
6 ORË trajtat e shkurtra të p. vetor (1pikë) (1pikë) (1pikë)
 Drejtshkrimi i pjesëzave
dhe i parafjalëve
 Drejtshkrimi i fjalëve që
kanë grupet ye, ua, ue
 Takimi i dy zanoreve të
njëjta
 Drejtshkrimi i disa tipa
fjalësh dhe emrash të
përveçëm me prejardhje të
huaj
 Drejtshkrimi i nyjës së
përparme
SINTAKSË  Gjymtyrët kryesore. Rendi 4 orë 7% 2 pikë P17 P18
4 ORË dhe përshtatja mes tyre (1 (1
 Gjymtyrët e dyta. Rendi i pikë) pikë)
tyre
 Përcaktori kallëzuesor
 Ushtrime për përcaktorin
kallëzuesor
GJITHSEJ 28 orë 48% 14 pikë 6 pikë 6 pikë 2 pikë

Kompetencat Pikët Rezultatet e të nxënit: Niveli II Niveli III Niveli IV


Nxënësi/ja:
Të lexuarit e 15 pikë  kupton përmbajtjen e tekstit të P2, P3, P4
teksteve letrare dhënë; (6 pikë)
dhe joletrare  përcakton llojin e tekstit; P1, N5, N6
29 orë  analizon personazhet; (6 pikë)
 interpreton idetë e tekstit; P7
(3 pikë)
Të shkruarit për 1 pikë  zbaton rregullat drejtshkrimore
qëllime personale gjatë të shkruarit;
dhe funksionale  shkruan një mbyllje tjetër të P7
2 orë logjikshme për tekstin. (1 pikë)
Përdorimi i 14 pikë  dallon mbiemrin e emërzuar në P8, P11, P9, P12, P10, P14
drejtë i gjuhës fjalinë e dhënë; P13, P16 P15, P18 (2 pikë)
28 orë  dallon përemrin e pacaktuar nga ai (6 pikë) (6 pikë)
pyetës;
 kthen foljen nga forma veprore në
atë joveprore;
 dallon foljet e parregullta;
 përdor në fjali foljen si kalimtare e
si jokalimtare;
 përdor saktë dhe shpjegon
përdorimin e apostrofit;
 dallon fjalët e shkruara gabim dhe i
shkruan saktë ato;
 përshtat kallëzuesin me kryefjalën e
fjalisë;
 përcakton funksionin e gjymtyrëve.
Pikët totale 100% 12 pikë 12 pikë 6 pikë
të testit 30 pikë 40% 40% 20%

Test për periudhën I (Shtator- Dhjetor) Lënda: Gjuhë shqipe


Lexoni tekstin dhe përgjigjjuni për pyetjet e mëposhtme.

Këpuca e vjetër
Na ishte njëherë një këpucë e vjetër. Askush, edhe sot e kësaj dite, nuk është në gjendje të thotë si erdhi ajo në
qytezën e banorëve të pyllit. Mbajnë mend se ishte një kohë përmbytjesh e shirash të mëdha. Ishin ca shira që
dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë. Kafshët dhe shpendët e pyllit mund të shpëtonin vetëm majë drurëve.
Kur shirat pushuan dhe ujërat e përbindshme po largoheshin, dikush dalloi një këpucë të madhe buzë ujërave.
Një këpucë aq të madhe nuk kishin parë kurrë më parë. Të gjithë po habiteshin. Këpuca u vërtit si një varkë e
madhe e çuditshme. Askush nuk e hamendësonte se e kujt ishte. Ndoshta e ndonjë përbindëshi apo e ndonjë
divi, por druheshin t'i afroheshin këpucës. Një ditë, një flutur u bë kureshtare dhe hyri në brendësi të këpucës.
Sa shumë u habit! Brendësia e këpucës iu duk e pafund, një dhomë që nuk mbaronte kurrë.
- Është e madhe si një qytet, - tregoi e frymëzuar flutura.
- Dhe për çfarë vlen? - pyeti me kureshtje ketrushi.
Bretkosa tundi kokën me dyshim për të thënë se nuk vlen për ndonjë gjë. Lepurushi kishte mbyllur sytë.
- Duhet ta hedhim në koshin e plehrave, - kishte thënë bretkosa.
Të gjithë kishin qeshur. E ku kishte një kosh aq gjigant?!
- Ajo vlen, - tha lepurushi. - Vlen për të ndërtuar një qytet.
Ai kishte mbyllur sytë. Përfytyronte qytetin e çuditshëm. Kur hapi sytë u habit. Këpuca nuk ishte më ajo e para.
Secili kishte filluar të krijonte diçka. Këpuca e flakur u kthye në një mrekulli të pabesueshme.
Thonë se një natë flutura pa një gjigant. Ai kishte shtangur para këpucës që fantazia e të vegjëlve e kishte
shndërruar në një mrekulli. Dikur e kishte flakur si një hedhurinë pa vlerë. E kishte vështruar gjatë, pastaj ishte
larguar i mahnitur. Flutura e kishte shoqëruar në ikjen e tij të lumtur. Nuk e kuptonte nëse ishte zgjuar apo në
ëndërr. Edhe zgjuar po të ishte, i pëlqente. I pëlqente edhe po të ishte në ëndërr.

1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë


A) fabul
B) mit

C) përrallë
D) tregim

2. Cila është gjallesa më kureshtare në tekst? 1 pikë


A) bretkosa

B) flutura

C) ketrushi
D) lepurushi

3. Kafshët vendosën që të mos e flaknin këpucën sepse: 1 pikë


A) nuk kishte një kosh aq gjigant për ta flakur;
B) gjetja e saj u kishte nxitur fantazinë;
C) mund ta përdornin si varkë;
D) u pëlqente që ta mbanin si objekt të çmuar.

Të gjithë e mbajnë mend ardhjen e këpucës në qytezë S G


Lepuri e shndërroi këpucën në një mrekulli të vërtetë. S G
Gjiganti u mërzit kur pa këpucën që dikur e kishte hedhur. S G
Bretkosa e kishte shoqëruar në ikjen e tij të lumtur. S G
4. Qarkoni e saktë (S) ose e gabuar (G). 4 pikë

5. Dalloni në tekst nga një fjali në të cilët personazhet: 3 pikë


A. ëndërrojnë _____________________________________________________________
B. shprehin mosbesim ______________________________________________________
C. ndihen të lumtur ________________________________________________________

6. Çfarë e ktheu në mrekulli këpucën e vjetër? Ilustrojeni mendimin tuaj me detaje nga teksti.
2 pikë
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

7. Si e kuptoni mbylljen e historisë? Interpretoni idenë kyç që shfaqet aty, në formën e një
mesazhi. 4 pikë
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

8. Dalloni mbiemrin e emërzuar në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë


E vjetra asht çdo gja që kohënat e kalueme na kanë lanë...
mbiemri i emërzuar ___________________

9. Dalloni llojin e përemrit në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë


a. Nëse të pyet kush për mua, thuaji që nuk jam në shtëpi. ___________________
b. Kush e ka lexuar këtë libër? _____________________

10. Ktheni foljen nga forma veprore në joveprore duke ruajtur vetën, numrin, kohën dhe mënyrën.
1 pikë
do të shkruanin _______________________

11. Zgjidhni formën e duhur të foljes. 1 pikë


Kështu u dashka / u doka të veprohet për këtë situatë të veçantë.

12. Folje pushoj përdoreni në fjali si kalimtare dhe si jokalimtare. 2 pikë


kalimtare __________________________________________________________________
jokalimtare ________________________________________________________________

13. Përcaktoni klasën e fjalëve me të zeza. 2 pikë


a.E dëgjoja tek fliste dhe çuditesha me thjeshtësinë e saj. _____________________
b. Sapo mori vesh lajmin, u nis me nxitim për tek e motra. ____________________

14. Shpjegoni përdorimin e apostrofit në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë


... por druheshin t'i afroheshin këpucës
_______________________________________________________________

15. Qarkoni trajtën e duhur: 1 pikë


tastiera në gjuhën shqipe - tastjera në gjuhën shqipe

16. Korrigjoni fjalën e shkruar gabim në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë


Jetonte prej vitesh në Rio-de-Zhaneiro. __________________________

17. Përshtatni në numër dhe në vetë me kryefjalën kallëzuesin e vënë në kllapa. 1 pikë
Në pushimin e madh, Ana dhe shoqet e saj (qëndroj) në klasë. __________________

18. Përcaktoni funksionin e gjymtyrës së nënvizuar. 1 pikë


E kishte vështruar gjatë, pastaj ishte larguar i mahnitur. ____________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30
SUKSESE!
Gjithsej pikë

You might also like