You are on page 1of 6

TEST PËR PERIUDHËN I (SHTATOR- DHJETOR) LËNDA: GJUHË SHQIPE 8

Në test vlerësohen:
Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Përdorimi i drejtë i gjuhës

Tabela e specifikimeve

FUSHAT PESHA (orё) PESHA % PIKЁT N. I 40% N. II 40% N. III 20%


(30) 12 PIKË 12 PIKË 6 PIKË
Tё lexuarit 24 orё 39 % 12 pikë 5 pikë 5 pikë 2 pikë
Tё shkruarit 12 orё 19 % 5 pikë 2 pikë 2 pikë 1 pikë
Pёrdorimi i drejtё 26 orё 42 % 13 pikë 5 pikë 5 pikë 3 pikë
i gjuhёs
TOTALI 62 orё 100% 30 pikë 12 pikë 12 pikë 6 pikë

PЁRDORIMI I DREJTЁ I GJUHЁS

FUSHA NЁNFUSHA Orёt Peshat Pikёt N.I N.II N.III


40% 40% 20%
FONETIKË  Kuptimi i drejtpërdrejtë 2 orë 3% 1 pikë P9
2 orë dhe i figurshëm i fjalëve; (1 pikë)
 Fjalët me ngjyrim
emocional
FJALЁFORMIM  Fjala dhe pjesët e saj 3 orë 5% 2 pikë P10
3 orë përbërëse; (2 pikë)
 Analiza fjalëformuese e
morfemore e fjalës;
 Ushtrime për
leksikologjinë dhe
fjalëformimin
DREJTSHKRIM  Drejtshkrimi dhe 3 orë 5% 2 pikë P11
3 orë drejtshqiptimi i (2 pikë)
bashkëtingëlloreve të
zëshme në fund dhe në trup
të fjalës
 Drejtshkrimi dhe
drejtshqiptimi i
bashkëtingëlloreve nistore
sh-, zh-, ç-.
 Drejtshkrimi dhe
drejtshqipt. i fjalëve me
bashkëtingëlloret s-, z-.
MORFOLOGJI  Numri i emrit 18 orë 29% 8 pikë P14 P12, P15,
18 orё  Emrat si i ati, e ëma…, që (2 pikë) P13 P16
tregojnë farefisni (3 pikë) (2 pikë)
 Ushtrime për emrin;
 Mbiemri. Kategoritë
gramatikore të mbiemrit;
 Përemri. Përemri lidhor;
 Ushtrime për përemrin
lidhor;
 Përemri pronor. Kategoria
gramatikore e vetës, gjinisë
dhe numrit;
 Përemri pronor. Kategoria
gr. e rasës
 Ushtrime për përemrin
pronor;
 Folja. Zgjedhimi jovepror i
foljeve në mënyrën
habitore e kushtore;
 Ushtrime për Zgjedhimin
jovepror të foljeve në
mënyrën habitore e
kushtore;
 Zgjedhimi jovepr. i foljeve
në dëshirore;
 Ushtrime për zgjedhimin
jovepror në mënyrën
dëshirore e urdhërore;
 Ndajfolja;
 Parafjalët dhe klasifikimi i
tyre;
 Ushtrime për parafjalën
dhe ndajfoljen;
 Pjesëza;
 Pasthirrma.
GJITHSEJ 21 orë 42% 13 pikë 5 pikë 5 pikë 3 pikë
26 ORË

Kompetencat Pikët Rezultatet e të nxënit: Niveli II Niveli III Niveli IV


Nxënësi/ja:
Të lexuarit e 12 pikë  kupton përmbajtjen e tekstit; P1, P2, P3, P4,
teksteve letrare P6
dhe joletrare (5 pikë)
24 orë  identifikon idetë kryesore në P5, P6, P7, P8
tekst; (5 pikë)
 interpreton idetë e tekstit;
 jep gjykimet e tij rreth ideve P6, P8
të tekstit dhe veprimet e (2 pikë)
personazheve;
Të shkruarit për 5 pikë  shkruan pa gabime P7, P8
qëllime drejtshkrimore (2 pikë)
personale dhe  shkruan vazhdimin e një P7 P8
funksionale teksti sipas imagjinatës së tij; (2 pikë) (1 pikë)
12 orë
Përdorimi i 13 pikë  dallon përdorimin e P9, P11, P14, P10, P12, P13, P15, P16
drejtë i gjuhës figurshëm të fjalëve; (5 pikë) (5 pikë) (3 pikë)
26 orë  dallon temën dhe mbaresën;
 shkruan saktë
bashkëtingëlloret nistore;
 dallon emrat që përdoren
vetëm në njëjës ose vetëm
në shumës;
 zëvendëson grupin e fjalëve
me një emër farefisnije;
 dallon përdorimin e së
njëjtës fjalë herë si përemër
pyetës e herë si përemër
lidhor;
 dallon shkallën e mbiemrit;
 kthen foljen nga forma
veprore në joveprore;
 përdor në fjali ndajfoljen në
shkallën e kërkuar.
Pikët totale të 100% 12 pikë 12 pikë 6 pikë
testit 30 pikë 40% 40% 20%
TEST PËR PERIUDHËN I (SHTATOR- DHJETOR) LËNDA: GJUHË SHQIPE

Emri i nxënësit: _____________________________ Klasa VIII

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni për pyetjet e mëposhtme.


Hajdut?!
Çdo muaj Aleksandri vë një pjesë të pagës së tij në llogarinë e tij në një bankë lokale. Nuk është shumë, por
është e vetmja mënyrë që ai mund të kursejë, aq sa i duhen për pushime me fëmijët.
Çdo muaj banka i dërgon atij një njoftim ku i bën të ditur se sa të holla ka ai në llogarinë e tij. Këtë muaj
Aleksandri shikon se ai ka shumë më tepër të holla se sa mendonte. Duhet të ketë pasur një gabim. Ai i shkruan
bankës, ku i bën të ditur se i kanë vënë atij 2000 $ më shumë.
“Nuk ka pasur gabim, - u përgjigj banka. Të hollat janë tuajat!
Aleksandri i shkruan përsëri.
- Kemi kontrolluar dy herë , - i përgjigjet banka, - nuk kemi bërë ndonjë gabim.” Aleksandri nuk është i
kënaqur. Ai shkruan për herë të tretë dhe banka i kthen përgjigje se të hollat janë të tijat.
Mbas kësaj Aleksandri nuk mendon se ka ndonjë gjë për të humbur. Ai filloi të shpenzojë të hollat për gjëra, që
i duheshin atij dhe familjes së tij. Ai blen mobilie të reja, rizbukuron apartamentin e tij dhe niset një javë me
pushime me familjen.
Pak më vonë, njerëzit në bankë kuptojnë se ata kanë bërë një gabim. Të 2000$ që i ishin dhënë Aleksandrit
ishin të një klienti tjetër, i cili kishte të njëjtin emër. Banka i kërkon Aleksandrit të kthejë të hollat. Ai u jep
atyre ato që kishin mbetur, por kishte harxhuar më shumë se 1000$. Aleksandri akuzohet për vjedhje.
Mbas një gjykimi prej tri ditësh, juria vendosi të shpallë Aleksandrin të pafajshëm. Jurive nuk u duhet të japin
shpjegime për vendimin e tyre, por ne mund të mendojmë se përpjekjet e Aleksandrit për t`i tërhequr vëmendjen
bankës për gabimin, e bindën jurinë se ai nuk ka vepruar me synim të keq.
Megjithëse Aleksandri nuk u gjend fajtor për vjedhje, përsëri mbeti pyetja nëse ai duhet të kthejë të hollat që i
kishte shpenzuar. Nuk ishte brenda kompetencave të gjykatës të trajtonte këtë fakt dhe bankës iu desh të ngrinte
një padi në një gjykatë tjetër për të marrë të hollat.

1. Aleksandri i kishte depozituar në bankë të hollat për: 1 pikë


A) pushime
B) mobilim të shtëpisë
C) për arsimimin e fëmijëve
D) për t`i bërë dhuratë gruas

2. Aleksandri vë një pjesë të pagës së tij në llogarinë e tij në një bankë lokale: 1
pikë
A) çdo ditë
B) çdo javë
C) çdo muaj
D) d. çdo vit
3. Sasia e të hollave të vendosura tepër ishte: 1 pikë
A) 5000 $
B) 2000 $
C) 8000 $
D) 100000 $

4. Cila NUK është e saktë: Aleksandri i shpenzoi të hollat: 1 pikë


A) për të blerë mobilie të reja
B) për të blerë veshje të reja
C) për të rizbukuruar apartamentin e tij
D) për një një javë me pushime me familjen

5. Kush ishte përgjegjës për të korrigjuar gabimin e bankës, Aleksandri apo banka? Pse? 2 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

6. A i mori padrejtësisht Aleksandri të hollat? Jepni mendimin tuaj. 3 pikë


_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

7. Imagjinoni sikur ju të ishit një mik i Aleksandrit. A do ta kishit paditur atë në polici? Argumentoni
përgjigjen tuaj. 4 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

8. Si do të kishit vepruar po të ishit në vend të Aleksandrit? 4 pikë


_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

9. Qarkoni. Cili nga grupet e fjalëve të mëposhtme është përdorur me kuptim të figurshëm: 1pikë
A) për t`i tërhequr vëmendjen bankës;
B) për të tërhequr karrocën
10. Gjeni temën dhe mbaresën e fjalës gabimin: 2 pikë

tema ___________ mbaresa ______________

11. Qarkoni trajtën e saktë në çiftet e fjalëve të mëposhtme: 2 pikë

zhdëmtoj / çdëmtoj smbraps / zmbraps

12. Vendosni emrat shëndet, të hollat, në tabelë sipas kërkesës. 2 pikë

Emër që përdoret kryesisht në njëjës Emër që përdoret kryesisht në shumës

13. Në fjalinë “Aleksandri i shpjegoi gjithçka vajzës së tij.”, grupin e nënvizuar zëvendësojeni me një
emër farefisnor duke ruajtur rasën dhe numrin. 1 pikë

vajzës së tij ______________________

14. Përcaktoni klasën e fjalës kush në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

a. Ai nuk na pyeti kush ishim e nga vinim. ____________________________

b. Kush e mban mend këtë ngjarje, e ka të vështirë të kthehet sërish atje. ________________

15. Në fjalinë: “Çdo muaj banka i dërgon atij një njoftim për llogarinë e tij.”, ktheni foljen në formën
joveprore. 2 pikë
Një herë në mënyrën lidhore.
____________________________________________________________________________
Një herë në mënyrën habitore.
___________________________________________________________________________
16. Ndërtoni një fjali ku fjala fjala vonë të përdoret si ndajfolje në shkallën sipërore. 1 pikë
___________________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

Suksese!
Gjithsej pikë

You might also like