You are on page 1of 12

POTENCIALI I QETËSISË

POTENCIALI I VEPRIMIT
Potenciali membranor i qetësisë
• Koncepti i potencialit është i rëndësishëm për të kuptuar
fiziol0gjinë e nervit dhe muskulit.
• Me potencial membranor kuptohet diferenca në numrin e
kationeve dhe anioneve për gjatë membranës, në të dy anët
e saj, pra midis LBQ dhe LJQ.
• Potenciali membranor përcaktohet kryesisht nga diferenca
në shpërndarje dhe në përshkueshmëri e Na⁺, K⁺ dhe
anioneve të mëdha brendaqelizore.
• Të gjitha qelizat e gjalla në qetësi kanë një potencial
membranor që karakterizohet nga një tepricë ngarkesash
pozitive në anën e jashtme të membranës dhe tepricë
ngarkesash negative në anën e brendëshme të saj.
• Potenciali i qetësisë në një qelizë nervore tipike është -70
mv.
Faktorët që ndikojnë në potencialin e qetësisë
Pra në qetësi qeliza është me elektronegative brenda sesa
jashtë dhe për këtë kontribuojnë tre faktorë:
Së pari- Pjesa më e madhe e potencialit membranor
shkaktohet prej difuzionit pasiv te K⁺ dhe Na⁺ drejt
gradientit të përqëndrimit.
Në qelizën nervore në qetësi membrana është 50-70 herë
më e përshkueshme për K⁺ sesa për Na⁺, pra del nga qeliza
50-70 herë më shumë ngarkesë pozitive nga sa hyn në
qelizë.
Së dyti- Membrana është e papërshkueshme për anionet e
mëdha brendaqelizore, pra kjo ngarkese negative ngelet
brenda qelizës.
Së treti- Rreth 20% e potencialit membranor gjenerohet nga
pompa Na⁺-K⁺, e cila transporton 3 jone pozitive (Na⁺)
jashtë qelizës dhe 2 jone pozitive (K⁺) brenda saj.
Potenciali i shkallëzuar
 Qelizat nervore dhe muskulare kanë vecori ti nënshtrohen
ndryshimeve të shpejta dhe të përkohëshme të potencialit
membranor.
• Këto lëvizje të potencialit që shërbejnë si sinjal elektrik
paraqiten në dy forma bazë:
a- potencial i shkallëzuar (lokal), që shërben si sinjal në
distancë të shkurtër
b- potencial veprimi, që sinjalizon në distancë të gjatë.
• Potenciali i shkallëzuar është ndryshim lokal i potencialit
membranor që shfaqet në shkallë të ndryshme të
madhësisë së fuqisë (p.sh. nga -70 në -60 ose në -50 mv).
• Madhësia e ndryshimit të potencialit lidhet me madhësinë
e shkakut që ka shkaktuar ndryshim të tij, sa më i fuqishëm
shkaku, aq më i madh ndryshimi i potencialit.
 Shpejtësia e përhapjes së potencialit të shkallëzuar
vjen duke u zvogëluar. Këto korrente lokale shuhen në
pak mm nga siti i ndryshimit fillestar dhe për pasojë
mund të shërbejnë si sinjal vetëm për një distancë
shumë të shkurtër.
 Potenciali i shkallëzuar ka rëndësi kritike për trupin në
këto raste:
- në potencialin postsinaptik
- në potencialin receptor
- në potencialin e pllakës fundore (sinapsi
neuromuskular)
- në potencialin e valëve të ngadalshme(m. e zorrës)
Termat që kanë lidhje me potencialin
membranor
 Polarizim: ka diferencë potenciali midis dy anëve të
membranës qelizore. (potenciali i qetësisë)
 Depolarizim: potenciali membranor është i
reduktuar krahasuar me potencialin e qetësisë duke
shkuar deri ne 0 mv dhe madje bëhet pozitiv.
 Hiperpolarizim: potenciali është më i madh se
potenciali i qetësisë (më negativ).
 Repolarizim: membrana kthehet drejt potencialit të
qetësisë mbasi është depolarizuar.
Potenciali i veprimit
 Potenciali i veprimit është një potencial membranor i
kundërt me potencialin e qetësisë si rezultat i ndryshimeve
të shpejta të përshkueshmërisë membranore për jonet Na⁺
dhe K⁺.
 Që të ndodhë potenciali i veprimit, një ngjarje nxitëse
duhet të shkaktojë depolarizimin e membranës (e cila në
qetësi është e polarizuar sic thamë më lart).
 Fillimisht depolarizimi ecën ngadalë deri sa arrin një nivel
kritik të quajtur pragu i potencialit dhe që i korrespondon
potencialit -50 deri -55mv.
 Në nivelin e pragut depolarizimi shpërthen dhe
rregjistrohet potenciali i veprimit sic shprehet në kurbën
më poshtë.
Fazat në të cilat kalon potenciali i veprimit sipas
grafikut më lart
Fillimisht membrana është në potencial qetësie, pra -70 mv
dhe K⁺ del 50-70 herë më shumë nga qeliza nga sa hyn Na⁺.
1- Një ngjarje nxitëse (stimul) bën që të fillojnë të hapen
më tepër kanale Na⁺, i cili hyn në qelizë, pra fillon
gradualisht depolarizimi deri sa të arrijë potencialin e
pragut rreth -55mv.
2- Faza e depolarizimit - membrana bëhet 600 herë më e
përshkueshme për Na⁺ dhe ky jon hyn si ortek në qelizë
duke futur ngarkesë pozitive brenda dhe potenciali
membranor shkon me shpejtësi drejt 0-s e më pas deri në
rreth 30 mv , më pas portat e Na⁺ mbyllen.
Fazat në të cilat kalon potenciali i veprimit sipas
grafikut më lart
3- Faza e repolarizimit- fillojnë të hapen kanale të K⁺
rreth 300 herë më shumë, ndërkohë që të Na⁺ janë
mbyllur , pra del ngarkesë pozitive nga qeliza duke e
cuar potencialin membranor drejt atij të qetësisë.
4- Faza e hiperpolarizimit- potenciali bëhet akoma më
elektronegativ se ai i qetësisë ( shkon deri rreth-90
mv), si pasojë e vazhdimit të daljes së K⁺ deri sa arrihet
ekuilibri për jonet e K⁺.
5- Rikthimi në potencialin e qetësise dhe pompa
Na⁺-K⁺-ATP-azë vendos gradientët e përqëndrimit
që kanë ndryshuar gjatë potencialit të veprimit.
FALEMINDERIT!

You might also like