You are on page 1of 19

SISTEMI INFORMATIV NE BIZNES -

1. Pse menaxherëve të ardhshëm ju nevojiten njohuritë nga këto ligjerata?


Sistemet informative (SI) dhe Teknologjia Informative (TI) janë pjesë e suksesit afarist.

SI dhe TI paraqesin fushë të rëndësishme me rastin e administrimit dhe udhëheqjes së


afarizmit dhe organizimit.

2. Pse kemi nevojë që në punën e përditshme të shfrytëzojmë TI?


SI dhe TI, i ndihmojnë biznesit që të zhvillohet dhe të mbetet konkurrent,

3. Biznesi dhe organizimi e shfrytezojnë TI dhe SI për:


- përmirësimin e veprimtarisë biznesore dhe në përgjithësi për efikasitet me të lartë të të gjitha
proceseve,

- Si mjet për marrjen e vendimeve menaxheriale me të shpejta dhe me risk me të vogël,

- Për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkëpuntoreve.

Organizata juaj duhet që pa ndërprerë të zhvillohet në mënyrë që të mbetet konkurruese


dhe në përgjithësi të mund të mbijetoj,

50% e investimeve te organizatave dhe ndërmarrjeve të suksesshme ndërkombëtare janë


investime në sektorin e TI.

4. Si ndryshojnë sistemet informative mënyren e afarizmit dhe strukturen


organizative?
Informacionet nuk janë të përshtatshme vetëm për menaxhmentin por pothuajse për të
gjitha nivelet e punonjësve,

Nevoja për ndryshimin e organizimit → tash bazohet në qarkullimin e informatave, dhe jo


në nevojen për respektimin e hierarkisë,

Krijojnë platformen për raporte bashkëpunimi brenda organizatës,

Mundësojnë krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve “inteligjente”, të cilat i janë përshtatur


nevojave reale të konsumatoreve → parakusht për kalimin në ekonominë e orientuar
informative dhe largimin nga ekonomia e prodhimit dhe konsumit masiv,

Marrjen e informatave të nevojshme në kohen reale,

Realizimin me të thjeshtë të gjitha llojeve të transaksioneve.


1. Investimet në TI, shpaguhen shumëfish.
Me investimet në teknologjinë VOIP (Voice Over IP) dhe IVR (Intelligent Voice Recognition)
për përcjelljen e thirrjeve telefonike të shfrytëzuesve, të ardhurat e aviokompanisë
Continental Airlines janë rritur në mënyrë të pabesueshme në vitin 2003, rreth 60% nga viti
paraprak,

Cisco Systems me investimet e bëra në e- business i ka zvogëluar shpenzimet vjetore për


400 mil. $

Me krijimin e sistemeve e – learning, HP i ka zvogëluar shpenzimet vjetore për trajnimin e


servisereve në tërë botën per 500 mil. $ në vit,

Publikimet e shtëpive botuese siç janë: McGraw – Hill dhe John Willey and Sons, me
biznesin përmes internetit kanë rritur të ardhurat e tyre në mënyrë të dukshme.

Fitimet e kompanive nga rrjetet sociale.

2. Çka është sistemi?


Sistemi është bashkësi e komponenteve të lidhura ndërmjet veti,

Me kufij të definuar në mënyrë të saktë,

Të cilat veprojnë së bashku për të realizuar qëllimin e caktuar, apo plotësimin e kërkesave
të caktuara,

Pranimin e madhësive hyrëse dhe prodhimin e rezultateve përmes një procesi të organizuar
të transformimit, duke këmbyer ndërmjet vete materie, energji dhe informata.

Sistemi është bashkësi e strukturuar e elementeve të ndërlidhura të cilat


ndërveprojnë në njëra tjetren dhe me rrethinen e tyre, me qëllim të plotësimit të
kërkesave apo funksioneve të caktuara.
Secili sistem e bënë transformimin e hyrjes, përmes procesit përkatës, duke dhënë
daljen e caktuar → që zakonisht duhet të jetë dalje e deshiruar, por nuk është
gjithmonë kështu.

Secili sistem karakterizohet me:

Input (hyrja), që përmban madhësi të veçanta ose të përbashkëta, të cilat hyjnë në sistem
për tu procesuar,

Processing (përpunimi) paraqet proceset e transformimit të cilat e shndërrojnë hyrjen në


dalje,

Output (dalja) janë madhësitë e transformuara, si produkt i procesit të transformimit


brenda sistemit - me orientim në destinimin e tyre perfundimtar.

3. Secili sistem ka:


Elementet,

Strukturën,

Qëllimin apo funksionin.

4. Për të definuar një sistem, duhet të përcaktojmë:


Komponentet e sistemit,

Kufijtë e sistemit,

Strukturen e sistemit,

Rrethinën e sistemit,

Lidhjet në sistem,

Funksionin e sistemit,

Proceset në sistem,

Ligjshmeritë të cilat e mbizotërojnë sistemin.

5. Komponentet e sistemit
Elementet – nuk mund të thjeshtohen me tutje në njësi strukturore me të vogla,

Nënsisteme – mund të ndahen me tutje.


6. Kufijtë e sistemit
Përkufizojnë/rrethojnë sistemin

Gjithçka jashtë kufijve është rrethina e sistemit,

Kufijtë e sistemit mund të ndryshojnë

Struktura e sistemit - është e përcaktuar sipas mënyrës se si komponentet e sistemit


krijojnë lidhje ndërmjet vete:

 Lidhjet informative,

 Lidhjet materiale,

 Lidhjet energjetike.

7. Sistemi krijon lidhje edhe me rrethinen (lidhjet e njejta).


 Hyrjet,

 Daljet.

8. SISTEMI DHE ENTROPIA

Proceset paraqesin mënyrën e ndryshimit të gjëndjes së komponenteve të veçanta dhe


të tërë sistemit.

Me rrjedhën e procesit sistemi përmbushë funksionet e tij dhe realizon qëllimet.

Me veprimin e duhur në variablat e sistemit, ai kalon në gjendjen e dëshiruar→rregullim


i sistemit.

9. Çka është ENTROPIA ?

Çdo sistem te i cili nuk mund të parashikojmë sjelljen në të ardhmën, i cili e humb vlerën
dhe

mundesinë në funksion të realizimit të objektivave → themi se rriten çrregullimet e


sistemit, kjo dukuri njihet si entropi e sistemit.
ENTROPIA = ÇRREGULLIM

Shkalla e entropisë varet nga probabiliteti i shpërndarjës së gjendjeve të mundshme të


sistemit.

10.Çka është sistemi informativ:


Kombinim i organizuar mes:

Njeriut,

Hardverit,

Softverit,

Rrjeteve komunikuese,

Resurseve të të dhënave,

Mënyrës së punës dhe procedurave.

furnizon, merr, transformon dhe shpërndan informatat brenda organizatës, dhe sipas
nevojës edhe i këmbën ato me rrethinen.

11.Detyra e sistemit informativ është që:


Të përshkruajnë në mënyrë të drejtë dhe saktë informatat atyre që kanë nevojë për to, në
kohen e duhur, në vëllimin/sasinë e nevojshem dhe ne formatin më të përshtatshëm,

12.Sistemi informativ (SI), kryen këto detyra:


Mbledhë të dhënat,

Përpunon të dhënat,

Furnizon me të dhëna dhe informata,

Shpërndan të dhënat dhe informatat shfrytëzuesve,

SI – kryen edhe funksionet tjera të ashtuquajtura “Data mining - gjurmim i të dhënave”, çka
nënkupton nxjerrjen e dijës dhe njohurive të reja.
Nga figura e mësipërme mund të vërehën komponentet të cilat e karakterizojnë çdo sistem
informativ (SI):

1. Hardware – pajisjet;

 të gjitha komponentet fizike të cilat shfrytëzohen për përpunimin e informatave,

 makinat, mediumet e të dhënave, pajisjet periferike,

2. Software – zgjidhjet programore;

 softuerët sistemor,

 softuerët aplikativ dhe procedurat.

3. Lifeware – potenciali njerëzor i cili punon me SI – qoftë si informatikane apo shfrytëzues të


zakonshëm

 Shfrytëzuesit e fundëm (End users): njerëzit të cilët e shfrytëzojnë SI apo informatat nga
SI,

 Profesionistet e SI (IS specialists): njerëzit të cilët e zhvillojnë dhe e mirëmbajnë SI.

4. Orgware – modeli organizativ, i cili i ndërlidhë tri komponentet paraprake në një tërësi të
pajtueshme dhe funksionale,

5. Netware – kanalet komunikuese të ndërlidhjes së të gjitha elementeve të sistemit në një


terësi;

 Interneti, intraneti dhe ekstraneti,

 Rrjetet telekomunikuese.

13. SFIDAT E MENAXHMENTIT


1. Dizajnimi i sistemeve konkuruese dhe efektive
2. Kuptimi i kërkesave të sistemit në ambientin e biznesit global
3. Krijimi i arkitekturës informative për mbështetje të qëllimit të organizatës
4. Përcaktimi i vlerës biznesore të sistemeve informative
5. Dizajnimi i sistemeve të cilat njerëzit mund ti kontrollojnë, kuptojnë dhe shfrytëzojnë me
përgjegjësi sociale dhe etike.

Mjedisi konkurues i biznesit dhe shfaqja e kompanisë digjitale

Katër ndryshimet e fuqishme botërore që kanë ndryshuar atmosferen e biznesit:


1. Shfaqja e Ekonomisë Globale / Globalizimi

2. Rritja e Ekonomisë së Informacionit

3. Transformimi i Ndërrmarjeve të Biznesit

4. Shfaqja e firmës digjitale

14.Shfaqja e Ekonomisë Globale / Globalizimi


• Menaxhimi dhe kontrolli në një treg global

• Konkurrenca në tregjet botërore

• Grupet e punës globale

• Sistemet globale të furnizimit

15.Rritja e Ekonomisë së Informacionit


• Njohuritë dhe informacionet e bazuara në ekonomi

• Produktet dhe shërbimet e reja

• Dija: Një pasuri qendrore dhe strategji produktive

• Konkurrenca e bazuar në kohë

• Mjedisi i trazuar

• Njohuritë e punëtorit

16.Transformimi i Ndërrmarjeve të Biznesit


• Rrafshimi (Flattening)

• Decentralizimi

• Fleksibiliteti

• Pavarësia e lokacionit

• Koordinimi i shpenzimeve rreth transaksioneve

• Fuqizimi

• Puna Ekipore dhe Bashkepunuese

17.Shfaqja e firmës digjitale


• Digjitalizimi krijon marrëdhënie mes konsumtatorëve, furnitorëve dhe punëtoreve
• Proceset kryesore të biznesit realizohet nëpërmjet rrjeteve

• Menaxhimi digjital i aseteve kryesore të korporatës

• Përgjigje e shpejtë ndaj ndryshimeve mjedisore të biznesit

 Sistemet Informative për të mbeshtetur marrjen e vendimeve, koordinimin dhe


kontrollin, i ndihmojnë menaxherët dhe puntorët që të:

- analizojnë problemet

- të kuptojë gjërat komplekse dhe

- të krijojë produkte të reja.

 Sistemet Informative përmbajnë informata të rendësishme në lidhje me

- njerëzit

- vendet dhe

- gjëra të tjera

brenda organizatës dhe mjedisit që e rrethon atë.

SIM- paraqet një kategori specifike të sistemeve informative, që i shërbejnë funksioneve


menaxheriale në të gjitha nivelet e menaxhmentit dhe i pajisë menaxherët me:

 raporte ose me një qasje on-line në përformancen aktuale të organizatës,

 në të dhënat historike.

SIM- përdoret për të përkrahur funksionet e:

 planifikimit,

 organzimit,

 kontrollit dhe

 marrjen e vendimeve në nivelet menaxheriale.

SIM varet nga të dhënat, që ndodhën në sistemin për procesimin e transaksioneve (TPS) dhe
është:
 një sistem që siguron informata të nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive një
organizatë;

 është një rrjetë e procedurave të procesimit të dhënave të bazuara në kompjuter, me


qëllim të sigurimit të informimit me kohë dhe në mënyrë efektive për të mbështetur
marrjen e vendimeve dhe funksionet tjera të menaxhmentit.

18.Njohuritë mbi sistemet informative:


Kuptimi në baza të gjera i sistemit informativ, që përfshijnë njohurinë e sjelljes
organizative dhe individëve që përdorin sisteme informative si dhe njohuritë
teknike për kompjuterë.
Njohja e kompjuterëve:
Njohuri për teknologjinë informative, duke u përqendruar në të kuptuarit e
teknologjive të bazuara në kompujterë.
19. FUNKSIONET KRYESORE TË BIZNESIT
o Shitja dhe marketingu
o Prodhimi
o Financat
o Llogaritë/kontabiliteti
o Resurset njerëzore

20.ELEMENTET KYÇE TË ORGANIZATËS


 Njerezit: menaxherët, punëtorët me njohuri, punëtorët e të dhënave, punëtorët e
prodhimit apo shërbimeve

 Struktura: organogrami i organizatës, grupet e specialistëve, prodhimet,

 Procedurat operuese: procedurat standarde te veprimit (PSV, rregullat për veprim)

 Politikat: fuqia e të bindurit (kjo do t’ju duhet sepse shpesh ka rezistencë politike për
nderrimet organizative).

 Kultura: Zakonet e sjelljes.

21.NIVELET E MENAXHMENTIT
Menaxheret e Lartë (Senior Managers) – marrin vendimet strategjike afatgjata rreth
shërbimeve dhe produkteve.
Menaxheret e Mësem (Middle Managers) – zbatojnë (kryejnë) programet dhe planet e
menaxhmentit të lartë.

Menaxheret Operacional (Operational Managers) – monitorojnë aktivitetet ditore të firmës.

22.PROFILET E EKSPERTËVE
Specialistë për softuerë,

Specialistë për harduerë,

Spacialistë për bazën e të dhënave,

Projektues të SI,

Programerë etj.

TRI KATEGORITË KRYESORE TË SISTEMEVE INFORMATIVE

1. Sistemet e Nivelit Operacional

2. Sistemet e Nivelit Menaxherial

3. Sistemet e Nivelit Strategjik

KATËR TIPET KRYESORE TË SISTEMEVE INFORMATIVE

1. Sistemet për Procesimin e Transaksioneve (TPS)

2. Sistemet Informative të Menaxhimit (MIS)

3. Sistemet e Mbështetjes së Vendimmarrjes (DSS)

4. Sistemet e Mbështetjes Ekzekutive (ESS)

FUNKSIONET KRYESORE TË BIZNESIT

 Sistemet e Shitjes dhe Marketingut

- Ndihmon në identifikimin e konsumatorëve

- Zhvillon sherbime dhe produkte

- Promovimi i produkteve dhe sherbime

- shitja e produkteve dhe shërbimeve


 Sistemet e Prodhimit

- Planifikimi, zhvillimi dhe prodhimi i produkteve dhe shërbimeve

- Planifikimi, zhvillimi dhe mirembajtja e objekteve të prodhimit

- Deponimi dhe vlefshmëria e produktit

- Kontrolli i rrjedhës së produktit

 Sistemet e Financave dhe Kontabilitetit

- Menaxhimi i aseteve financiare të firmës: keshi, stoqet, hipotekat etj.

- Menaxhimi i kapitalit të firmes dhe gjetja e aseteve të reja financiare

- Miremban dhe menaxhon të dhënat financiare

 Sistemet e Resurseve Humane

- Identifikimi i potencialeve të punonjesve

- Mbajtja e të dhënave të punëtoreve

- Vleresimi i aftësive, trajnimeve dhe performances se puntoreve

- Mbeshtet planifikim për kompenzimin e puntoreve dhe zhvillimin e karrierës

PROCESET BIZNESORE

Sistemet informative i ndihmojnë organizatat të:

• Arrijnë efikasitet të lartë me automatizimin e pjesëve të proceseve

• Rishikoj dhe modernizoj proceset

Shembuj të proceseve biznesore

• Financa dhe kontabilitet: pagesat e kreditoreve, krijimi i raporteve financiare, menaxhimi i


keshit

• Resurset njerëzore: punësimi i stafit, vlerësimi i performanses, regjistrimi i te punësuarve ne


skemat e kontributeve dhe planet përfituese

SI E LEHTËSOJNË SISTEMET INFORMATIVE MENAXHIMIN E ZINXHIRIT FURNIZUES


• Vendosë kur, çka të prodhohet, deponohet dhe të transportohet,

• Komunikon shpejtë urdhëresat

• Komunikon urdhëresat, gjurmon gjendjen e dërgesave

• Kontrollon stoqet e disponueshme, monitoron nivelet

• Gjurmon dërgesat

• Planifikon prodhimin duke u bazuar në kërkesat aktuale

• Komunikon shpejt ndryshimet në dizajnin e prodhimeve

• Ofron përshkrimin e prodhimeve

• Ndan informatat për % e prodhimeve me defekt, mallin e kthyer etj

Karakteristikat Strukturale të të gjitha Organizatave

Ndarja e qartë e punës

Hierarkia

Rregullat dhe procedurat e qarta

Gjykimet e paanshme

Kualifikimet teknike për pozitat

Efikasiteti maksimal organizativ

Karakteristikat tjera shtesë të Organizatave

Procedurat e Operimit Standard (Standard Operating Procedures –SOP)

Precizon procedurat për tu përballur me situatat e pritshme.

Politikat Organizative (Organizational Politics)


Sigurojnë mundësinë e zgjidhjes së pikpamjeve divergjente në organizatë.

Kultura e Organizimit (Organizational Culture)

Supozimet themelore rreth çfarë produkteve duhet që organizata të prodhojë.

Modeli Racional

• Angazhimi i njerëzve në marrjen e vendimeve racionale dhe të qendrueshme.

Individet renditin të gjitha alternativat dhe zgjedhin njeren e cila është më shumë kontribuese
në qëllimet e tyre.

• Pika kritike është se individet nuk mund ti renditin te gjitha alternativat, tentojne të
zgjidhin alternativen e parë me praktive.

Stili i Njohjes

• Përshkruan dispozitat themelore të personalitetit në drejtim të vendim marrjes

• Marrja sistematike e vendimeve

• Marrja e vendimeve intiutive

Çka është një Sistem Informativ Strategjik

 Sistemi Kompjuterik në çdo nivel të organizatës

 Ndryshimi i qëllimeve, operacioneve, produkteve, sherbimeve ose marredhenieve


mjedisore

 Ndihmon organizaten për të fituar një avantazh konkurrues

Kompetenca bazë:

 Aktivitet në të cilin firma performon si lidere e klasës botërore.

 SI inkurajon shpërndarjen e njohurive ndërmjet njësive të biznesit, duke bërë ngritjen e


kompetencave.

Modeli i forcave konkuruese:

 Përshkruajnë bashkëveprimin e ndikimeve të jasdhtme, në mënyrë specifike të rreziqeve


dhe mundësive, që ndikojnë në strategjinë e organizatës dhe mundësisë konkuruese
Infrastruktura e TI:

• Ofron bashkësi universale dhe përdorim të lehtë dhe standarde teknologjike të cilat
shumë lehtë mund të adoptohen nga të gjitha organizatat.

• Përdorimet e hershme të internetit kryesisht kanë pasë të bëjnë me kryerjen e


transaksioneve shumë të thjeshta.

• Ueb faqet në dispozicion të konsumatorëve 24 orë në ditë

• Reduktim i shpenzimeve të transakcioneve: Zvogëlim i shpenzimeve për blerësit,


shitësit, etj.

Modelet e Biznesit në Internet

 Ofruesit e shërbimeve On-line: Ofrojnë shërbime, përkrahje për prodhimet hardverike


dhe softverike (p.sh youtube.com)

 Komuniteti Virtual: Dhoma Chat, vendtakime on-line

 Portali: Pika fillestare për hyrje në Web, përmbajtjen e specializuar, shërbimet (p.sh
msn.com, yahoo.com etj)

 Syndicator: Mbledh informata nga disa burime dhe ju shet kompanive të tjera

 Ankandet: Shtëpi elektronike e prodhimeve dhe ndryshim i tyre si përgjigje ndaj


ndryshimit të kërkesës së tregut

Kategoritë e Tregtisë Elektronike

Business-to-Customer (B2C):

Shitje me pakicë e prodhimeve dhe shërbimeve direkt te klientët individual.

Business-to-Business (B2B):

Shitje e të mirave dhe shërbimeve ndërmjet bizneseve.

Consumer-to-Consumer (C2C):

Individët përdorin Ueb-in për shkëmbime dhe shitje private.


Business-To-Consumer / BIZNESI TE KONSUMATORET

Qendra për konsumatorë:

Më afër, marëdhënie shumë më cost-effective me konsumatorët.

Ueb faqet:

Mbledhin informata mbi sjelljen e konsumatorëve, preferencat e tyre, nevojat dhe procedurat e
blerjes.

Disintermediation:

Largimi i organizatave dhe proceseve ndërmjetësues të biznesit që kanë ndikim në vlerën e


zinxhirit

Reintermediation:

Zhvendosja e rolit ndërmjetësues në vlerën e zinxhirit në një burim të ri

TREGTIA ELEKTRONIKE DHE SISTEMI I PAGESAVE

Kredit Karta Digjitale e Sistemit të Pagesave

Pagesa e sigurtë me kredit kartë në Ueb

Portfolio Digjitale

Ruan kredit karten dhe identifikimin e pronarit, informatat e transportit për të lehtësuar
procesin e pagesës.

Sistemet e pagesave digjitale me shuma të përmbledhura

Grumbullon blerjet e pagesave të vogla si bilance debiti te paguara në mënyrë periodike me


kredit kartë ose faturë telefonike.

Sistemi i Pagesave me Vlerë të Ruajtur

U mundëson konsumatorëve për të bërë pagesat e menjehershme të bazuara në vlerën e


depozituar në llogarinë digjitale.

TREGTIA ELEKTRONIKE DHE SISTEMI I PAGESAVE


Keshi Digjital

Monedha digjitale që mund të përdoret për blerje të vogla apo blerjeve të mëdha

Sistemi i pagesave peer-to-peer

Mundëson pagesat për shitësit të cilët nuk janë të përcaktuar për pagesat me kredit kartela.

Çeku Digjital

Çeku elektronik me nënshkrim digjital të sigurtë.

Faturimi Elektronik dhe Sistemi i Pagesave

Mundëson pagesen elektronike për blerjet online dhe fizike pasi që është bërë blerja.

SI INTRANET-ET E MBËSHTESIN BIZNESIN ELEKTRONIK

• Përfitimet

• Aplikimet funksionale

• Menaxhimi i zinxhirit furnizues

• Lidhja (qasja): ka qasje nga shumica e platformave kompjuterike

• Mund të lidhet me sistemet e mbrendshme të korporatave dhe bazën kryesore të


dhënave mbi transakcionet.

• Mund të krijojë aplikacione interaktive

• E shkallëzuar sipas platformave kompjuterike (më e vogël, më e madhe)

FINANCAT DHE LLOGARITË

 Raportimi i përgjithshëm

 Shpenzimet e projektit

 Raportet vjetore

 Buxhetimi
BURIMET NJERËZORE

Kompania

 Publikimi on-line i politikave të korporatës

 Njoftimet për punë dhe transferet ndërkombëtare të punëve

 Direktoriumet e telefonise të kompanive dhe trajnimet

Punëtorët

 Shëndetësia

 Kursimet e punëtorëve

 Testet e kompetancave

Dimensionet morale të epokës së informacionit

• Të drejtat dhe detyrimet e informacionit

• Të drejtat dhe obligimet pronesore

• Llogaridhënia dhe kontrolli

• Kualiteti i sistemit

• Cilësia e jetës

Kodet e Sjelljes Profesionale

• Kodet e etikës: premtimet nga profesionet që rregullojnë veten në interesin e


përgjithshëm të shoqërisë.

• Dekretet nga shoqatat profesionale siç është Shoqata Medicinale Amerikane (AMA).

• Shoqata e Computing Machinery (ACM) "urdhëresat e përgjithshme morale" ku janë


nderuar dhe respektuar të drejtat e pronësisë private.

Veglat për Mbrojtjen e Privatësisë

Menaxhimi i Cookies
Bllokimi i “ads”

Sigurimi i e-mailit dhe të dhënave

E-maili anonim

Surfimi anonim

Sekreti Tregtar

• Çdo produkt i punës intelektuale që përdoret për qëllime të biznesit nuk mund të
bazohet në informacionin e domenit publik,

• Mbron idenë e produktit dhe vetë produktin,

• Vlen për softuret me elemente unike, procedurat dhe përpilimet,

• Vështirë për të parandaluar idenë në punë nga rënia në domenin publik pas
shpërndarjes.

Sfidat në të drejtat e Prones Intelektuale


• Mediumet digjitale lehtë shumëzohen
• Veshtirësitë në krijimet unike
• Kompaktësia e produktit
• Përhapja e rrjeteve elektronike, duke përfshi internetin, World
Wide Web-i
• Softuerat për shpërndarje të fajllave
• Ndërtimi i ueb sajtave

 Redundanca e të Dhënave (shumfishim i të dhënave në fajlla të


ndryshëm) - paraqitet kur sektorët e ndryshëm, grupet e ndryshme
në ndërmarrje në mënyrë të pavarur mbledhin pjesë të informatës
së njejtë.
• Informata bëhet redundante për disa arsye:
- vendimi është marrur në rrethana të reja
- informata është shumë e vjetër
- arrijnë menaxherë të rinjë të cilët kanë nevojë për informata tjera
etj.
 Fleksibiliteti i të dhënave - një bankë në sektorin e dhënjes së
kredive, sektori i marketingut mund të mbledhin të dhëna të njëjta
për klientin e njejtë.
 Pasi të dhënat mblidhen dhe mbahen në vende të ndryshme ato
mund të kenë kuptime të ndryshme.
 Këto situata mund të kenë si pasojë mungesën e fleksibilitetit të të
dhënave.

 Siguria e dobët e të dhënave - për shkak të kontrollit dhe


menaxhmentit të dobët çasja dhe shpërndarja e informatave në të
vërtetë është jashtë kontrollit
 Pamundësia e këmbimit të të dhënave midis aplikacioneve - për
shkak se disa pjesë të informatës gjinden në fajlla të ndryshëm dhe
në pjesë të ndryshme të një ndërmarrje të cilat nuk mund të lidhen
njëra me tjetrën, është e pamundur tu qasemi informatave apo ti
përdorim ato.

You might also like