You are on page 1of 20

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS


FAKULTETI I INXHINIERISË NDËRTIMTORE
Ligji i ndërtimit

Prishtinë, 2023/24
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
FAKULTETI I INXHINIERISË NDËRTIMTORE
Ligji i ndërtimit

Prishtinë, 2023/24
Legjislacioni ndërlidhës
Proceset ndërtimore ndërlidhen me aspeke tjera të definuara në ligjet si:

1. Ligji për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve 08/L-012

2. Ligji 2003-11 Për rrugët

3. Ligji për Planifikim hapësinor 04 / L-174

4. Ligji për produktet e ndërtimit 06/L-033

5. Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje 06/L-024

6. Ligji 04 / L-174 Inspektorati Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit


hapësinor dhe Ndërtimit

7. Ligji 04/L-161 Për sigurinë dhe shëndetin në punë (Rrg 06/2017)

8. Ligj 06 L-079 Për Efiçiencë të energjisë


Ligji për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve 08/L-012

 Rrregullon profesionin e arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.


 Definon bazën ligjore për themelimin e dy odave:
 Oda e Arkitektëve, dhe
 Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit
 Përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të odave
 Definon rregullat:
 anëtarësinë,
 selinë,
 statusin,
 rolin dhe fushëveprimin e odave,
 profesionet,
 licencimin,
 përgjegjësinë disiplinore, dhe
 edukimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
 Licencat ipen për kategoritë A dhe B
 Të licencuarit i nënshtrohen kodit etik të punës dhe rregullave të profesionit!
Ligji 2003-11 Për rrugët
 Ligji definon: ndërtimin, mirëmbajtjen, mbrojtjen, qeverisjen, financimin dhe
mbikëqyrjen e rrugëve publike.
 Rrjeti i rrugëve publike kategorizohet në: Autoudhë, nacionale, regjionale,
lokale, në vendbanime, urbane, lidhëse dhe të pa kategorizuara.
 Ministria është autoritet për rrugë publike të kategorisë mbi rrugët lokale.
 Komuna është autoritet për rrugë publike lokale dhe ato në vendbanime.
 Rruga publike përbëhet prej:
 konstruksioni i poshtëm dhe i epërm i rrugës;
 objektet ndërtimore (ura, viadukte, lëshesa, tunele, galeri, etj.);
 trotuare, shiriti për këmbësor dhe shiriti për biçikleta;
 objekteve për largimin e ujërave nga rruga;
 brezit rrugor nga të dy anët në gjerësi prej dy metrave;
 objekteve përcjellëse të rrugës (parkingjet, gjelbërimi, etj);
 sinjalizimit horizontal, vertikal dhe semaforët;
 pajisjet e rrugës (mbrojtësit elastik, etj);
 pajisje për mbrojtjen e ambientit, pajisje për mbrojtje nga zhurma, etj.
Ligji për Planifikim hapësinor 04 / L-174
Dy nivele të planifikimit hapësinor në Kosovë:
 Planifikimi hapësinor në nivelin qendror, në nivel të shtetit:
 Plani hapësinor i Kosovës (çdo 8 vite)
 Harta zonale e Kosovës (kompletohet 9 muaj pas aprovimit të Planit hapësinor,
revidohet çdo 4 vjet)
 Planet hapësinore për zona të veçanta.
 Planifikimi hapësinor në nivelin lokal (Komunat)
 Plani zhvillimor komunal (çdo 8 vite)
 Harta zonale e komunës (9 muaj pas aprovimit të Planit hapësinor dhe revidimi çdo
4 vjet)
 Planet rregulluese të hollësishme (çdo 8 vite por mund të shqyrtohen pas 5 vitesh)

 Plani hapësinor vlerëson dhe përcakton zhvillimin hapësinor në bazë të: të dhënave
demografike të vendit; zhvillimit ekonomik; infrastrukturës ekzistuese teknike, publike,
dhe sociale; kërcënimet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera; sipërfaqeve të
mbrojtura; Zonave të Veçanta; dhe Zonave të Veçanta të Mbrojtura.
Harta zonale dhe planet rregulluese
 Dokument multi-sektorial, me grafikone, harta dhe tekst përcakton llojin,
destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit për
tërë territorin;
 Harta Zonale përcakton sipërfaqet dhe masat për:
 zhvillim ekonomik;
 zhvillimin e zonave bujqësore, rezidenciale, komerciale, industriale,
teknologjike, shfrytëzim të përzier, dhe kushtet ndërtimore;
 përmirësimin e infrastrukturës teknike, publike, sociale, përmirësimin e
sigurisë publike, mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera,
sipërfaqet e mbrojtura, Zonat e Veçanta dhe Zonat e Veçanta të Mbrojtura;
 dispozitat e zbatimit; dhe
 dispozitat e monitorimit të zbatimit.
 Planet Rregulluese të Hollësishme përcaktojnë kushtet ndërtimore!
 Shqyrtim publik i planeve rregulluese zgjat 30 ditë.
Ligji për produktet e ndërtimit 06/L-033
 Definon rregullat për prodhimin dhe përdorimin e materialeve ndërtimore
 Deklarimi i performancës së produktit,
 referencën e tipit të produktit;
 sistemin (et) e vlerësimit dhe verifikimit të produktit të ndërtimit;
 referencën e standardit të harmonizuar kosovar dhe evropian;
 qëllimin e përdorimit për produktin e ndërtimit;
 listën e karakteristikave themelore, të përcaktuara në specifikimet teknike;
 performancën e karakteristikave themelore të produktit të ndërtimit;
 Përputhshmëria me kërkesat dëshmohet me:
 përdorimi i shenjës CE;
 përdorimi i shenjës së konformitetit të Kosovës apo tjetër ekuivalente;
 vendosja në tregun e Kosovës së produkteve ndërtimore.
 Lejohet mundesia që produktet e caktuara ndërtimore mos të bartin
shenjat e konformitetit, por këto raste dëshmojnë cilësinë ndryshe!
Ligj 06 L-079 Për Efiçiencë të energjisë
 Promovimi dhe përmirësimi i efiçiencës së energjisë ;
 Objektivat në fushën e efiçiencës së energjisë janë si në vijim:
 largimi i barrierave për promovimin e efiçiencës së energjisë;
 Përdorimi i teknologjive, matjes dhe kontrollit, dhe menaxhimit të
energjisë;
 Promovimi i përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
 Mekanizmat financiar stimulues;
 Bashkëpunimi mes konsumatorëve , prodhuesve, furnizuesve, dhe
institucioneve;
 Auditimet energjetike;
 Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorëve;
 Promovimi i hulumtimeve themelore dhe aplikative;
 Auditimi i objekteve në lidhje me efiçiencën e energjisë!
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
FAKULTETI I INXHINIERISË NDËRTIMTORE
Ligji i ndërtimit

Dr. Sc. Ilir Rodiqi

Foto: Ilir Rodiqi©


Rregullat e organizatave të pavarura profesionale
Rregullativa Autonome
Prishtinë, 2023/24
Rregullat e trupave të pavarur profesional
(Rregullativa Autonome) - Kuptimi

 Rregulla dhe praktika të propozuara


që nuk i takojnë rregullativës
shtetërore. Rregullativa
shtetërore
 Plotësime për rregullat shtetërore me
kuptim dispozitiv - nuk janë
obligative për palët në marrëdhënien
juridike. Rregullat e
veprimtarisë
Rregullativa
Autonome
 Përgatiten nga organizata të pavarura
profesionale që specializohen për
tematika dhe çështje specifike që janë
në dobi të ndërtimit por të cilat nuk
janë nëpër ligje.
Llojet e dokumentave

 Kontratat e standardizuara
 Çmimore të punëve ndërtimore
 Specifikacionet Teknike
 Dokumentacione për konkurs apo tender
 Normative dhe standarde
 Forma të ndryshme procedurale për ndërtim
 Etj.
Kontratat e standardizuara
 Kontrata është dokument me të cilin rregullohen marrëdhëniet juridike në mes
të palëve në projektin ndërtimor
 Kontrata shërben si bazë administrative për ta menaxhuar projektin.
 Duhet bërë dallim në mes të:
 Menaxhimit të projektit, dhe
 Menaxhimit të kontratës.
 Kontratat ndërtimore mbërthejnë një fushë të gjërë juridike e cila është e
komplikuar dhe problematike nëse nuk njihet
 Kontrata ndërtimore mundet me qenë:
 Jo-standarde
 Standarde
 Kontrata standarde ka dy pjesë:
 Kushtet e përgjithshme të kontratës (KP), dhe
 Kushtet e veçanta (specifike) të kontratës (KV).
FIDIC - Federation Internationale des Ingenieurs-Conseil
(Federata Ndërkombëtare e Inxhinierëve Konsulent)
 Organizatë profesionale jo-qeveritare e themeluar më 1913 në Belgjikë
 Federatë e rrjetit të shoqatave kombëtare të inxhierëve konsulent
 1 milion pjesëmarrës, 40 000 firma dhe mbi 100 shtete
 Botimi i kontratave standarde, materialeve shtesë dhe udhëzuesve përkatës
 Botimi i marrëveshjeve konsulente
 Botimi i dokumentacionit për praktika afariste, politika, kumtesa profesionale.
 Organizon seminare, konferenca, punëtori, dhe trajnime
 Rrjetizim: shkëmbim i përvojave, pikëpamjeve, informatave; diskutime, etj
 Zhvllimi i konsulencës inxhinierike në vendet në zhvillim
 Mirëmbajtja e standardeve të larta etike dhe profesionale
Kontratat standarde të FIDIC-ut

 Libri i kuq – punë ndërtimore kur projektimin e ka përfunduar Investitori


 Libri i kuq – varianti për bankat zhvillimore

 Libri i verdh – punë mekanike dhe elektrike të projektuara nga Punëkryesi


 Libri i gjelbërt – forma e shkurtë e kontratës
 Libri i portokallt – Projekto, Ndërto dhe Çelsa në dorë
 Libri i himt – Kontrata ‘Çels në dorë ‘
 Libri i arit – Kontrata Projekto, Ndërto dhe Opero (shfrytëzo)
 Libri i bardhë – Marrëveshje për shërbime
Dokumentat e kontraktimit

Ndërtimi Uzina dhe Projekto e Ndërto Çels në dorë

Forma e shkrutë Projekto, Ndërto, dhe Udhëzues për kontratat


Opero
Çmimoret e punëve ndërtimore
 Janë dokumeta ku përmblidhen çmimet e pozicioneve të punëve ndërtimore
 Në gjuhën angleze është shumë i njohur botimi me emërtim SPON
 Librat SPON janë përgatitur nga firma konsulente AECOM dhe janë botuar nga
shtëpia botuese Taylor & Francis
 Azhurohen çdo vit
 Publikojnë edhe ndryshimet e çmimit gjatë viteve ashtu që ofertuesit mund të
vlerësojnë më sakt koston e punës.

Arkitektë dhe Ndërtim i ulët Elektro dhe Hekurudhat Punët e


Ndërtues Makineri gjelbrimit
Specifikimet Teknike (ST)
 Dokumenti i ST është pjesë e projektit ndërtimor/arkitektonik
 ST janë të dhëna të detajuara mbi një pozicion të punës ndërtimore:
 Përshkrimi i pozicionit i cili do të realizohet
 Mënyra si duhet të realizohet pozicioni (si kërkesë minimale)
 Referenca e Kodit apo stadardit si kërkesë minimale
 Forma e kontrollit
 Kërkesat specifike
 Emërtimi i produkteve si emërtim gjeneral (pa emër brendi)!
 Dy lloje:
 Specifikacionet e performancës (të hapur, me projekt të pakompletuar)
 Specifikacionet e përcaktuara (të mbyllur , në projektin e kompletuar)
 ST përcjellin strukturën e përshkrimeve të punëve (‘Paramasa’).
Normat dhe standardet

Profil Kl Poz. Operac Përshkrimi Kat. Norma Norma ÇL Tel i


punt. njësi Gjithsej 4-12 djegur
4-12 1 140501 1 Prerja dhe AV 0.0008
mm drejtimi AIII 0,003
0.0472 1,04 0.0032
2 Lakimi AIV 0,0008
3 Vendosja AIII 0,0026
4 dhe lidhja AIV 0,017
Bartja AIII 0,017
PII 0,006
 FIDIC (Internacionale)
 ISO (Internacionale)
 Design Buildings Wiki
 CSI (USA)
 ICE (UK)
 RIBA (UK)
 RICS (UK)
 CIB – Construction Industry Board
(UK)

You might also like