You are on page 1of 7

Temperatura

Kur prekim me dorë ndonjë trup, përjetojmë ndjesi të cilën e shprehim si ngrohtë apo ftohtë. Themi
se trupi i ngrohtë e ka temperaturën më të lartë se trupi i ftohtë. Ndjesia për ngrohtësinë dhe
ftohtësinë është relative. A do të kemi ndjesi për ngrohtësi apo ftohtësi, varet se në ç'gjendje ishte
dora që e preku objektin, a ishte e vendosur më parë në akull apo në avuj të ujit. Më saktësisht, dy
njerëz japin përfundime të ndryshme për shkallën e ngrohjes së një trupi. Ndjesia e përfituar varet
edhe nga lloji i trupit. Kur përkim trupin metalik dhe atë të drurit, që kanë të njëjtën shkallë ngrohjeje,
trupi metalik na ben te duket më i ftohtë se trupi i drurit. Pra njesia e te prekurit nuk eshte e sakte,
prandaj ne perdorim termometer per te matur temperaturen sepse ai eshte i sakte

Përkufizimi
Temperatura është madhësi fizike me ndihmën e së cilës matet se për sa një trup shpërputhet nga
baraspeshimi termik me trupin tjetër.Temperatura eshte niveli i ngrohtesise se ajrit
Kuptimi dhe matja e temperaturës
Si ta masim nxehtë dhe ftohtë. Meqë këto janë ndjesi subjektive ato duhen lidhur me ndonjë dukuri e
cila mund të matet. Kjo ndjesi matet me temperaturë dhe përcaktohet me termometër. Gjatë matjes
së temperaturës termometri vendoset në kontakt me trupin, temperatura e të cilit dëshirohet të
përcaktohet. Për shembull vendoset termometri me merkur në gotë me ujë të nxehtë. Shtylla e
mërkurit do të zgjerohet deri në një vlerë dhe në termometër lexohen shkallët. Gjatë majtjës janë
zbatuar dy dukuri. Së pari është shfrytëzuar vetia e zgjerimit të rregullt të merkurit gjatë
temperaturës dhe pastaj baraspeshimi termik ndërmjet ujit dhe merkurit në termometër. Nëse shtylla
e merkurit e të njëjtit termometër tregon të njëjtën gjatësi, në baraspeshimin termik, në dy mjedise të
ndryshme, thuhet se ato mjedise e kanë të njëjtën temperaturë. Nëse këto mjedise takohen
ndërmjet, përsëri thuhet se ata gjenden në baraspeshim termik. Kësisoji fitohet përkufizimi i
temperaturës.

Si matet temperature trupore ?

Ka metoda të ndryshme për matjen e temperaturës:

 Matja rektale: Metoda më e saktë dhe më pak e përdorur. Foshnjat dhe fëmijët e
vegjël shtrihen me kurriz duke ja mbledhur këmbët me një dorë në një anë.
Termometri shtyhet butësisht në anus me dorën tjetër. Gjatë proçesit të matjes
dora e prindit duhet të shoqërojë vazhdimisht termometrin, në mënyrë që të
parandalohen dëmtime të mundshme të fëmijës në rast të lëvizjeve të dhunshme
të tij. Koha e matjes duhet të zgjasë të paktën 4 minuta.Të rriturit, mund ta
kryejnë matjen me këmbët e mbledhura në anë.
 Matja sublinguale (nën gjuhë): mos përdorni termometër qelqi (kanë rrezik për
thyerje, sidomos nga fëmijët) dhe kjo lloj matje nuk këshillohet gjatë rrufës
(vështirësi në frymëmarrje). Termometri vendoset nën gjuhë dhe buzët mbahen
të mbyllura fort, por pa e kafshuar termometrin me dhëmbë. Matja duhet të
zgjasë të paktën 5 minuta, dhe vlerës së matur duhet t’i shtohen edhe 0,3 gradë
në mënyrë që të llogaritet vlera reale e temperaturës trupore.
 Matja e temperaturës në vesh: tek foshnjat dhe fëmijët kjo lloj matjeje paraqitet
si një alternativë e mirë përkundrejt matjes rektale. Ajo kryhet nëpërmjet rrezeve
infra të kuqe, duke dhënë një rezultat të shpejtë (në pak sekonda), dhe gjithashtu
është mjaft komode për fëmijën. Ka rëndësi të bëhet pastrimi i veshëve
paraprakisht, pasi dylli mund të japë rezultate të gabuara.
 Matja aksilare (nën sqetull): Kjo lloj matjeje mund të kryhet edhe nga moshat
shkollore. Termometri vendoset nën sqetull dhe krahu shtrihet duke u puthitur
me trupin. Kjo matje realizohet për 10 minuta. Në matjen nën sqetull nuk duhet
harruar që vlerës së matur t’i shtohet edhe 0,5 gradë, në mënyrë që të përftohet
vlera reale e temperaturës trupore.

Kur këshillohet matja e temperaturës?


Temperatura e trupit matet kryesisht në rastet e etheve ose për kontrollin e tyre në
rastet e sëmundjeve që ato shoqërojnë. Temperatura e trupit matet rregullisht edhe pas
operacionit, në spital, nga mjeku i familjes ose tek të porsalindurit. Edhe gratë mund të
llogarisin periudhën e ovulacionit në sajë të matjes së luhatjeve të temperaturës së tyre
trupore. Përveç kësaj, matja rektale mund të ndihmojë në diagnostikimin e apendicitit.
Në një përdorim më të gjerë, matjet e temperaturës bëhen edhe në aeroporte me anë të
sensorëve, në formën e një masë parandaluese psh. në mbrojtjen ndaj përhapjes së
virusit Ebola përmes matjeve të saj.
TEMPERATURE E NXEHTE

TEMPERATURE E FTOHTE
Termometri është mjeti që shërben për matjen e temperaturës. Kemi lloje te ndryshme
termometrash. Termometri mjekësor dhe termometri mjedisor. Termometri mjekësor është i
shkallëzuar nga 35 °C deri ne 42 °C. Ai ka një pjese te ngushtuar ne mënyre qe pasi është bere
matja zhiva te mos bjere poshtë. Termometri qe shërben për matjen e temperaturës se mjedisit
është i disa llojshem. Termometri me lëng (zakonisht me merkur). Termometri metalik qe ka dy flete
metalike qe bymehen dhe tkurren. Termometri qe përbehet nga dy termocifte (flete metalesh te
ndryshme) qe bashkohen vetëm ne skaje dhe njeri skaj mbahet ne temperature 0 °C, tjetri vendoset
aty ku do te matet temperatura dhe me ane te një amperimetri te shkallëzuar me pare ne °C maten
temperatura deri ne 1600 °C.

Kështu bazohet termometra


Veglëritë të cilat në mënyrë të kënaqshme mund të tregojnë temperaturën e ndonjë trupi quhen
termometra. Te termometrat, më së shpeshti, shfrytëzohet vetia e zgjerimit të trupit gjatë ngrohjes.
Trupat e ngurtë dhe të lëngët gjatë ngrohjes, sado pak, bymehen, prandaj termometrat që bazohen
në këtë dukuri konstuktohen ashtu që ndërrimet e vogla të vëllimit mund të përcillen në mënyrë të
volitshme. Më së shpeshti zbatohet zgjerimi i merkurit të vendosur në gyp të qelqit. Merkuri gjendet
në rezervuar, i cili ështëi lidhur me kapilarë të ngushtë, ashtu që edhe ndërrimet e vogla të vëllimit
shkaktojnë ngritje të nivelit në kapilarë. Natyrisht, nga kapilari ajri është i nxjerrë. Për temperatura të
ulëta përdoret alkooli i ngjyrosur, i vendosur në gyp kapilar. “ Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në
prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Lloje të termometrave
Ka shumë lloje të termometrave, të cilët bazohen në parime të ndryshme. Do të përmendim,
termometrin e gaztë, i cili punon në parimin e zgjerimit të gazit me temperaturë, termometrin metalik,
i cili bazohet në lakimin e thuprës së bimetalit gjatë ngrohjes, termometrin me rezistencë elektrike, i
cili përdoret në laboratore dhe në industri. Me ndihmën e këtij të fundit mund të maten temperaturat
prej -190° deri në 660 °C. Pastaj mund të cekim pirometrat që janë veglëri të cilat e masin
temeparaturën nga rrezatimi. Pirometrat mund të jenë kalorimetrik dhe optik dhe me ta mund të
maten temparaturat deri në 1063 °C.
Ekzistojnë edhe termometrat minimalë dhe maksimalë, në të cilët temperatura lexohet pasi të
largohet nga trupi i nxehtë. Këta janë termometrat mjekësorë. Te këta termometra kapilari dhe
rezervuari janë të lidhur me një kapilar të ngushtë ashtu që fija e merkurit pas largimit nga trupi i
nxehtë këputet dhe merkuri mbetet në kapilar aty ku ka qenë. Termometrat mund të kalibrohen edhe
në shkallë të tjera të temperaturës, në tëcilë kemi paraqitur një termometër me 4 lloje të pikave
themelore: të Celsiusit, të Kelvinit, të Reomirit dhe të Farenhajtit.

PUNOI:RRON QOROLLI

You might also like