You are on page 1of 11

SHKOLLA E MESME E MJEKËSISË (SHMLM) "LUCIANO MOTRONI"

PRIZREN

LËNDA: PRAKTIKË PROFESIONALE


TEMA: TEMPERATURA E NJERIUT

PROFESORESHA: ARIFE KRUSHA NXËNËSET: SEVERGJAN GASHI


ARNISA RAMAJ

PRIZREN, 2022

1
PËRMBAJTJA

HYRJA.......................................................................................................................................................3

LLOJET E TEMPERATURAVE............................................................................................................4

Temperaturë subnormale: 35 – 36 ºC-.................................................................................................4

Temperaturë normale: 36- 37 ºC-........................................................................................................5

Temperaturë subfebrile: 37 – 38 ºC-....................................................................................................5

Temperaturë febrile: 38 – 39 ºC dhe Temperaturë febrile e lartë: 39 – 42 ºC..................................6

TEMPERATURA TEK FËMIJËT..........................................................................................................7

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël / Çfarë duhet të bëni?...........................................................................7

TEMPERATURA TEK TË RRITURIT..................................................................................................8

SI TË KUJDESEMI NGA TEMPERATURA.......................................................................................................9

PËRFUNDIMI.........................................................................................................................................10

LITERATURA........................................................................................................................................11

2
HYRJA

Temperatura është një dukuri e cila luan rol të rëndësishëm në jetën e çdo gjallese që jeton në
tokë. Sipas një faqe ‘’Study’’ në shqip Studim, thotë që Temperatura është një masë e energjisë
mesatare kinetike të grimcave në një objekt. Kur temperatura rritet, lëvizja e këtyre grimcave
gjithashtu rritet. Temperatura matet me një termometër ose një kalorimetër. (F., 2021) Nga kjo
kuptojmë që temperatura gjindet në çdo formë dhe trup, por roli i saj përshkruhet në bazë të
grimcave që kanë këto trupat në natyrë.

Temperatura është një masë se sa e nxehtë apo e ftohtë është diçka; konkretisht, një masë e
energjisë mesatare kinetike të grimcave në një objekt, e cila është një lloj energjie që lidhet me
lëvizjen. Por sa nxehtë është e nxehtë dhe sa e ftohtë është e ftohtë? Termat nxehtë dhe ftohtë
nuk janë terma shumë shkencorë. Nëse vërtet duam të specifikojmë se sa e nxehtë apo e ftohtë
është diçka, duhet të përdorim temperaturën. Për shembull, sa i nxehtë është hekuri i shkrirë? Për
t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, një shkencëtar fizik do të matë temperaturën e metalit të lëngshëm.
Përdorimi i temperaturës në vend të fjalëve, si nxehtë apo ftohtë, redukton konfuzionin.

Gjatë këtij punimi do të fokusohemi në llojet e temperaturës ku do të paraqesim disa llojet e


temperaturës kryesisht ato të çrregulluara, pastaj temperatura tek fëmijët si një prej fazave të cilat
duhemi ti kushtojmë vëmendje të posaqme përshkak të luhatjes së shpesht që ndodh në këto
moshat dhe pasojave të mëtutjeshme, ndërsa temperatura tek të rriturit është gjithashtu e
rrezikshme mirëpo gjasat për të parandaluar janë më të mëdha sepse të rriturit reagojnë
menjëherë për dallim nga fëmijët, pjesa si të kujdesemi nga temperatura ka për qëllim të paraqes
disa hapat të rëndësishme që duhet të ndërmarrim, dhe përfundimi do të përfshijë disa nga
rekomandimet të cilët duhet të kemi parasysh sidomos tek fëmijët.

Ky punim do të trajtojë temperaturën e njeriut nga faza e fëmijërisë deri tek të rriturit.

3
LLOJET E TEMPERATURAVE

Temperatura zakonisht shkaktohet nga një faktorë i brendshëm i proceseve metabolitike që


ndodhin në organizmin e gjallë. Një temperaturë trupore konsiderohet normale kur është 36-37
ºC. Temperatura e lartë trupore paraqitet si reaksion i organizmit (gjegjësisht I sistemit
termorregullator ndaj disa agjensave. Është simptomë i përgjithshëm i sëmundjes dhe tregon se
në organizëm zhvillohen procese patologjike.

Llojet e temperaturave të çrregulluara janë:

Temperaturë subnormale: 35 – 36 ºC-

Gjatë një thirrje telefonike një person me inicialet P. rreth 82 vjeç dhe shëndoshë e mirë tregon
gjendjen e tij për këtë llojët të temperaturës ku thotë: Në vizitat e mia të rregullta te mjeku,
temperatura ime ka qenë rreth 96,5°F. A është kjo shumë e ulët?

Ndërsa përgjigja në këtë ishte: Temperatura normale e trupit nuk është një numër i vetëm, por
një varg temperaturash. Temperatura mesatare normale e trupit më së shpeshti thuhet se është
98,6 ° F (37 ° C). Kjo mund të ketë qenë e saktë kur u përcaktua për herë të parë 150 vjet më
parë. Por trupat tanë kanë ndryshuar.

Hulumtimet më të fundit sugjerojnë se temperatura mesatare e trupit të të rriturve është rreth një
shkallë më e ulët, 97,5 ° F (36,4 ° C). Të moshuarit shpesh kanë një temperaturë trupi edhe më të
ulët pa treguar ndonjë problem shëndetësor.

Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se 98,2°F (36,8°C) është një mesatare më e saktë dhe tek
individët e moshuar mund të jetë rreth 1°F më e ulët. Një studim i vogël madje sugjeroi se në
pacientët e moshuar të shëndetshëm, temperatura e trupit varionte nga 94 ° F në 99,6 ° F, me një
mesatare prej 97,7 ° F. (Harvard, 2020)

4
Temperaturë normale: 36- 37 ºC-

Edhe pse temperatura është një faktor individual, ekziston një mesatare referimi për
temperaturën normale të trupit që mund të shkojë nga 36.6 °C në 37 °C te të rriturit. Te foshnjat
diapazoni normal varion nga 34.7 °C në 37.7°C, prandaj një temperaturë që tejkalon 38 °C
konsiderohet ethe.

Te fëmijët vlerat normale janë të ngjashme me ato të të rriturve, prandaj midis 36 °C dhe 37 °C,
duke u bazuar gjithashtu në metodën e matjes: ndërmjet matjes rektale dhe aksilare mund të ketë
deri në 1 shkallë ndryshimi. (Telegrafi, 2018)

Temperaturë subfebrile: 37 – 38 ºC-

Përkufizimi mjekësor i subfebrilit lidhet me, ose përbën një temperaturë trupore shumë pak mbi
normale, por jo febrile. (webster, a.d.). Kur ethet e një personi rriten, kjo do të thotë se ka
inflamacion në trup - kështu mendojnë shumica e njerëzve. Megjithatë, jo gjithmonë
inflamacioni bëhet shkaku i një gjendjeje subfebrile - gjithashtu në të hipotalamusi, hipofiza dhe
sistemi nervor vegjetativ mund të jenë fajtorë. (everaoh, a.d.)

Temperaturat subfebrile shkaktojnë: Procesi inflamator i shkaktuar nga sëmundjet infektive (një
SARS, pneumonia, bronkiti, bajamet, antriti, otiti, faringjiti, etj.), është shkaku më i shpeshtë i
temperaturës subfebrile.

5
Temperaturë febrile: 38 – 39 ºC dhe Temperaturë febrile e lartë: 39 – 42 ºC

Febrile quajtur temperatura e trupit prej 38-39 gradë. Kur termometri tregon këto shifra, ju duhet
të merrni ilaçet. Kjo do të thotë që trupi është i vështirë për tu luftuar dhe ka nevojë për ndihmë.
Gjendja shëndetësore e pacientit në këtë rast në shumicën e rasteve është dukshëm më e keqe. Ka
dobësi, dhimbje koke të rënda , keqësohet oreksi. (everaoh, Temperatura e ftohtë, a.d.)

Sipas faqes ‘’Everaoh’’ temperaturë febrile shkaktojnë?


Mund të shkaktohet nga absolutisht çdo faktor që çon në zhvillimin e proceseve inflamatore. Më
shpesh temperatura febrile ndodh në sfond:

 lezione infektive;
 temperatura;
 alergji;
 dëmtimi i nyjeve, indeve ose organeve;
 sëmundjet e sistemit endokrin;
 dobësimi i sistemit imunitar;
 patologjitë e sistemit të qarkullimit;
 sëmundjet kardiovaskulare.

6
TEMPERATURA TEK FËMIJËT

Te fëmijët temperatura trupore matet në pjesën aksillare (nën sqetull) dhe në pjesën rektale.
Temperatura e trupit është e ndryshme nga fëmija në fëmijë dhe në varësi të metodës së matjes
(në anus - matjet konsiderohen më të sakta se sa në gojë, vesh ose nën sqetull). Fëmijët mund të
kenë temperaturë të lartë pas një aktiviteti fizik dhe prindërit mund të këshillohen të masin
temperaturën në qetësi dhe vendi ku matet temperatura të jetë i pastër, jo i lagur, pasi mund të
japë një rezultat fals. Temperatura mund të ketë shkaqe të shumta. Megjithatë, kjo nuk është një
sëmundje në vetvete, por një simptomë e sëmundjes. Temperatura tregon se sistemi imunitar i
trupit është duke luftuar kundër patogjeneve. Reagimet e rëndësishme të mbrojtjes të trupit në
temperatura të larta përshpejtohen, dhe bakteret dhe viruset nuk mund të shumohen në
temperatura të larta. Për këtë arsye, temperatura është një mekanizëm natyror i mbrojtjes kundër
sëmundjeve dhe një reagim i menjëhershëm i trupit. Prandaj, nuk duhet të përdorim menjëherë
medikamte për uljen e temperaturës. Temperatura mund ta shkurtojë kohëzgjatjen e sëmundjes.
(HeartBeat)

A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë? Zakonisht temperatura nuk është e
rrezikshme, as që mund ti bëj keq fëmijës, me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund
të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit. Në fakt, temperatura e lartë gjatë
infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë,
mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak
produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e
zmadhon efikasitetin e antibiotikëve. (Keshilla)

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël / Çfarë duhet të bëni?

Inkurajohen fëmijët të pushojnë (të qetësohet, shlodhet) dhe të pijë sa më shumë lëngje. Barnat
nuk janë të nevojshme. Kontaktoni mjekun nëse fëmija juaj duket shumë nervoz, i fjetur, apo në
gjendje jo të mirë.

Duhet ti trajtojmë me anë të acetaminophen (paracetamol etj). Për fëmijët mbi 6 muajsh,
ibuprofeni është gjithashtu një mundësi (Advil, Motrin, etj). Lexoni me kujdes udhëzimet mbi

7
përdorimin për dozën e duhur. Mos përdorni aspirinë për foshnjat, ose fëmijët. Lidhuni me
mjekun nëse mjekimi nuk jep rezultat për temperaturën, ose ajo zgjat mbi një ditë. (trt, 2015)

TEMPERATURA TEK TË RRITURIT

Temperatura e ulët e trupit mund të vijë për disa arsye. Një shkak mund të jetë çrregullimi i
funksionit të hipotalamusit që është përgjegjës për rregullimin e temperaturës së trupit.
Hipotalamusi është organi kryesor i të gjithë sistemit hormonal të njeriut. Shkak tjetër mund të
jenë sëmundjet infektive të cilat shfaqen me temperaturë të ulët të trupit. Megjithatë, është e
nevojshme një vizitë me mjekun specialist për të bërë ekzaminimet e nevojshme në mënyrë që të
gjejmë edhe shkakun e temperaturës. Në varësi të shkakut mund të flasim për pasoja dhe shkallë
rrezikshmërie. (shendeti, 2015)

Pas shumë vitesh qetësi, sot ka nga ata që nuk këshillojë përdorimin e antipiretikëve. Në janar të
këtij vitit Garth Dixon, mikrobiolog i “University College London” ka treguar për “British
medical Journal” se kundër neisseria meningitis B, një bakter që shkakton meningjitin, mjaftojnë
katër orë me temperaturë 40 gradë për të ndaluar shtimin e baktereve. “Në rastin e meningjitit
nga Nisseria terapia antipiretike mund të jetë kundërprodhuese. Temperatura ka një rol të
rëndësishëm në kontrollin për shtimin e baktereve”, përfundon Dixon. Në gusht, Gavin Barlow,
një infeksionist i “East Yorkshire Hospitals”, tregoi se mes pacientëve të shtruar me ftohje, kush
e kishte temperaturën më të ulët nga përdorimi i antipiretikëve kishte një rrezik më të madh për
të vdekur në 30 ditët pasuese në krahasim me ata që kishin një temperaturë më të lartë se 38.
(shqiperia, 2010)

8
SI TË KUJDESEMI NGA TEMPERATURA

Pavarësisht shkakut të temperaturës, ajo duhet ulur sa më shpejt. Temperatura e lartë mund të
shkaktojë lodhje, këputje trupore, dhimbje të shprehura të shpërndara, gjendje jo e mirë e
përgjithshme dhe shpesh shoqërohet me dhimbje koke. Në rast se ju keni temperaturë të lartë
merrni në konsideratë ndonjë ditë shkëputje nga puna (kolegët do t’ju falenderojnë që nuk ia
kaluat infeksionin). Këshillohet ndërkohë të konsumoni sa më shumë lëngje dhe të pushoni sa
më shumë që të mundeni. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni barna të tipit OTC (pa recetë
mjekësore) siç është ibuprofeni për të lehtësuar simptomat e temperaturës së lartë. Barnat
antiinflamatorë mund t’ju ndihmojnë për të ulur temperaturën e lartë dhe ta mbani nën kontroll
atë. Megjithëse temperatura e lartë ka si qëllim të ndihmojë organizmin për të luftuar infeksionin,
ulja e saj nuk ndikon negativisht në procesin e shërimit tuaj. (Schaffner, March 2006)

Zakonisht, deri në 39 °C, temperatura suportohet mirë nga organizmi. Po çfarë duhet të bëjmë
nëse vazhdon të rritet? Mjekët zakonisht këshillojnë ibuprofen, dhe në raste të tjera më të rënda
paracetamol. Të dyja këto ilaçe ulin shpejt temperaturën, por me rreziqe të shumta: Paracetamoli
mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë së fëmijëve, ngritjen e tensionit, rrahje të shpejta të
zemrës, etj. Paracetomoli dhe asperina nuk janë të këshillueshme të përdoren deri në moshën 16-
vjeçare. (mjekesiabimorearabe, 2017)

Nëse temperatura është mbi mesataren dhe nuk dëshironi të merrni medikamente kundra uljes së
saj, atëherë mund të përdorim disa ushqime që mund të rikthejnë temperaturën normale të trupit
tuaj. Ato janë: mentja, shalqiri, Pjepri, lëng i limonit, ujë kokosi, qumështi, shega, frutat e thata
dhe arrat. (konica, 2019)

Këshilla të tjera për të luftuar temperaturën dhe për ngritjen e imunitetit (mjekesiabimorearabe,
2017)

– Pini shumë ujë dhe lëng portokalli për të parandaluar dehidratimin.


– Merr pushim të plotë në shtrat për një ose dy ditë dhe Flini në një dhomë të ajrosur mirë
– Shmangni ngrënien e ushqimeve frigoriferike.

9
– Shmangni ekspozimin ndaj të nxehtit të tepërt dhe lagështirës, sa të jetë e mundur.
– Kryeni aktivitete fizike çdo ditë.

PËRFUNDIMI

Nga e gjithë çfarë është elaboruar deri më tani konstatojmë që temperatura duhet të miret
seriozishtë si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit pëshkak të efekteve të ndryshme që mund të
shkaktohen nga pakujdesia ndaj saj.

Kemi parë që kemi temperaturat e ndryshme të larta dhe të ulëta të cilët kanë ndikimin e tyre në
organizmin e njeriut.

Edhe pse fëmijët mund të përballojnë temperaturat më shumë në raport me të rriuturit, shkaku
kryesor qëndron tek të kuptuarit e simptomave kur fëmijët kanë temperaturë sepse ata nuk dijnë
të tregojn, por jemi ne të rriturit të cilët duhet të vërejmë gjendjen e fëmijës në rast të shfaqjes së
tempraturës. Temperatura duhet të trajtohet menjëherë, fillimishtë duke e matur atë, pastaj duhet
të lajmërojmë mjekun dhe nuk duhet të presim që gjendja të bëhet alarmante.

Ndërsa tek të rriturit, temperatura mund të trajtohet më lehtë për faktin që ne mund të vërejmë
lodhjen dhe molisjen e trupit, mirëpo kjo nuk nënkupton që trajtimi mund të jetë më i lehtë nëse
e injorojmë atë.

Rekomandohet që secili prej nesh të informohet më shumë rreth tempraturës, para se ajo të na
shfaqet tek vetja jonë apo tek fëmijët dhe të afërmit, ku në këtë mënyrë do të trajtojë atë në fazat
fillestare të saj.

10
LITERATURA

everaoh. (n.d.). Subfebrile temperature - causes. Retrieved from https://en.everaoh.com/subfebrile-


temperature-causes/
everaoh. (n.d.). Temperatura e ftohtë. Retrieved from https://sq.everaoh.com/temperatura-e-ftohte/
F., C. (2021, 09 06). What is Temperature? - Definition & Measurement. Retrieved from
https://study.com/academy/lesson/what-is-temperature-definition-lesson-quiz.html
Harvard, H. ( 2020, January 29). Retrieved from https://www.health.harvard.edu/staying-healthy/when-is-
body-temperature-too-low
HeartBeat. (n.d.). Retrieved from file:///C:/Users/bardh/Downloads/Temperatura%20tek%20femijet.pdf
Keshilla. (n.d.). Temperatura tek fëmijët. Retrieved from https://www.keshilla.net/temperatura-tek-
femijet/
konica. (2019, 11 11). Retrieved from https://konica.al/2019/11/si-te-ulim-temperaturen-e-larte/
mjekesiabimorearabe. (2017, 11 15). Retrieved from https://mjekesiabimorearabe.com/temperatura-e-
larte-e-trupit/
Schaffner, A. (March 2006). Fever--useful or noxious symptom that should be treated? In Therapeutische
Umschau. Revue therapeutique.
shendeti. (2015, 9 9). Retrieved from https://shendeti.com.al/a-eshte-e-rrezikshme-temperatura-e-trupit-
nen-36/
shqiperia. (2010). Temperatura kur eshte e rrezikshme? Retrieved from
https://www.shqiperia.com/Temperatura-kur-eshte-e-rrezikshme.9035/
Telegrafi. (2018, 11 28). Retrieved from https://telegrafi.com/temperatura-e-trupit-kur-eshte-normale-
dhe-faktoret-qe-ndikojne/
trt. (2015, 3 3). Retrieved from https://www.trt.net.tr/shqip/jeta-dhe-shendeti/2015/03/03/si-duhet-
trajtuar-temperatura-tek-femijet-ja-disa-keshilla-246537
webster, m. (n.d.). Retrieved from https://www.merriam-webster.com/medical/subfebrile

11

You might also like