You are on page 1of 14

HYRJE

Të gjitha makinat në përgjithësi, e edhe makinat per përpunimm e drurit kanë


rëndësi shumë të madhe, sepse ato drejtperdrejtë ndikojne ne shkallen e zhvillimit të
vendit, respcktivisht të popullit. Sa mc e lartë qc është shkalla e zhvillimit dhe te përsosjcs
së makinave në ndonjë vend, aq më i lartë është rendimenti, e me te edhe standardi
jetësor. Mirepo duhet ditur se shkalla e lartë e zhvillimit të makinave kërkon edhe dituri
superiore, ashtu që ato të shfrytëzohen në mënyrë sa më racionale.
Në fillim të shekullit XIX, kur është paraqitur një zhvillim mjaft i hovshëm i
makinave, sidomos i atyre për përpunimin e metaleve, procesi i zhvillimit të makinave për
përpunimin e drurit ka qenë mjaft i ngadalshëm. Deri në fund të luftës së II Botërore,
shkalla e zhvillimit të makinave për përpummin e drurit ka qenë dukshëm nën nivelin e
shkallës së zhvillimit të makinave për përpunimin e metaleve. Pas kësaj lufte paraqitet një
impuls i papritur, respektivisht një tempo shumë i shpejtë i zhvillimit të makinave për
përpunimin e drurit, kur paraqiten konstruksione të reja dhe tipe makinash. të cilat
plotësisht barazohen me ato për përpunimin e metaleve. Kjo ka mundësuar që druri të
përpunohet në mënyrë shumë më precize, shumë më racionale dhe çka është kryesore,
shumë më ekonomike.
Druri mund të përpunohet mekanikisht dhe kimikisht (me materie kimike). Kur
druri përpunohet kimikisht, atëherë atij pakashumë i ndryshohen disa veti siç janë ngjyra,
tekstura dhe struktura, vlera këto të pazëvendësueshme të drurit. Ndërsa kur druri
përpunohet mekanikisht, atëherë atij i ndryshon vetëm përmasat dhe forma, d.m.th. vctitë
e drurit mbesin të pandryshuara.
Druri mekanikisht mund të përpunohet me vegla dore apo me makina. Në
industrinë bashkëkohore të përpunimit të drurit, perpunimi me makina ka zëvendësuar
tërësisht përpunimin me vegla dore. Përpunimi i drurit në mënyrë industriale, veçanërisht i
serive të mëdha, karakterizohet me prodhimtari të lartë, me saktësi punimi të
lakmueshëm, me siguri të duhur gjate punes etj.

Prodhimtaria e lartë, përvcç tjerash, arrihet me rritjen e: shpejtësis. . prerjes së


drurit, si dhe me rritjen e avancit (shtytjes) te perpunuesit, kuptohet deri në kufinj të lejuar.
Airitja e lartë e saktesisë së punimit dhe përpunimit mimdëson zëvendësimin
reciprok të detaleve dhe të mberthimeve te prodhimeve
Industriale nga druri, pa te cilën nuk mund të paramendohet prodhimtaria
racionale.

Siguria në punë nuk varet vetam nga pardorimi i mjeteve mbrojtase, por edhe
nga njohja e kushteve të m punimit dhe nga zgjedhja a veglave më të përshtashme
.
Nga ajo qe u tha më sipër shihet qarte se elkspertet e perpunimit te drurit duhet t'i
njohin mirë makinat dhe veglat, si dhe kushtet e punës të makinave dhe veglave për
përpunimin e drurit.
Mekanikisht druri mind të perpunohet duke e ndarë dhe atë në dy e më shumë
pjesë, ose duke e deforrnuar në menyrë plastike.
Parpunimi i drurit me ndarje është atëhera kur nga përpunuesi paraqitet tallashi,
gdhencat etj. Kjo manyrë e përpunimit kryhet me makina të ndryshme, sic janë sharrat
shirit, sharrat disk, gdhendëset, frezat etj.
Me deformime plastike druri përpunohet me ndihmën e presave të ndryshme, me
makina për perkulje etj. Pra, kur druri përpunohet me deformime plastike atëher nuk
paraqitet tallashi, gdhencat etj.
Ne bazë të asaj cka u tha me lartë, të gjitha makinat par perpunimm mekanik të drurit
ndahen kryesisht ë në dy grupe të mëdha.:
- makinat per perpunimin e drurit me ndarje, ku paraqitet tallashi, gdhencat etj.
dhe
- makinat që is ndryshojnë formen përpunuesit pa paraqitjen e tallashit, gdhencave
etj. d.m.th. me deformime plastike.
Grup të vecantë përbëjnë makinat dhe stabilimentet të cilat nuk e përpunojnë drurin
drejtëpërdrejtë, por në menyrë indirekte marrin pjesë në procesin teknologjik të
përpunimit të drurit, sic janë makinat per qitjen e ngjitësit, per llustrimin e drurit etj.
Pra, gjithë materia e kësaj lande përfshinë tri grope makinash dhe stabilimentesh për
përpunimin e drurit, e ato janë:
1.Makinat për përpunimin e drurit me ndarje, ku paraqitet tallashi, gdhencat etj.
2.Makinat për përpunimin e drurit me deformime plastike, dhe
3.Makinat dhe stabilimentet të cilat nuk e përpunojne drurin drejtëperdrejti, por që janë të
pandashme nga procesi teknologjik i përpunimit të drurit.
Per t'u kuptuar më mirë materia e kesaj lande, është e nevojshme të përfshihen edhe
dy kepituj, pa të cilet kjo materie do te mbetet e gjymtuar, e ata kapituj jane:
- bazat e teorisë të prerjes së drurit, dhe
- veglat dhe materialet për prodhimin e tyre.
BAZAT E TRORISË SË PRERJËES SË DRURIT

Gjatë përpunimit mekanikë të drurit me ndarje, si gdhencë mund të jetë tallashi,


shaklat, fletat e rimaesos etj. Prandaj, gjatë përpunimit të drurit nuk paraqiten vetëm
mbeturina të imta në formë tallashi. Por gjysmëfabrikate, sic janë rimesoja. Tallashi dhe
ashklat formohen në procesin e përpunimit të drurit me vegla të ndryshme, sikur p.sh
sharrat e ndryshme, puntot,vegla frezimi, vegla zumparimi etj. Disa nga veglat e
lartëpërmendura janë paraqitur ne fig. 1.
Fig.1. Veglat për përpunimin e drurit: a-një pjesë e lamës, b-një pjesë e diskut , c-vegël
frezimi me vrimë, d-vegël frezimi me mbajtës, e-thika e gdhendësve, f-vegël zumparimi.
Karakteristikë e përbashkët e të gjitha veglave për perpunimin e drurit me ndarje është
thika (1), e cila gjithëmonë ka formë pyke. Disa vegla kanë vetëm një, e disa më shumë
thika. Thikat apo tha e secilit lloj vegle kanë formë karakteristike.
Ndarja e drurit bëhet duke e prerë atë me thkë në formë pyke. Prerja e drurit
është process shumë I ndërlikuar. Ndërlikueshmëra del nga vetit fiziko-mekanike të drurit,
sic janë anizotropiteti, johomogjeniteti etj.

Pikërisht keto veti e bëjnë drurin të dalohet shumë nga meaterialt e tjera,
keshtuqë edhe perpunimi I tije dallosht shumë nga përpunimi I materialeve të tjera.
Për shkak të anizotropitetit druri bën shumë rezistencë të ndryshme gjatë depërtimit te
tehit në tri drejtimet elementare (paralele, terthore dhe tangjenciale). Kjo dukuri nuk është
e pranishme gjatë përpunimit të metaleve, te materialeve plastike etj.
Johomogjenitieti rregullishtë është I pranishëm vetem tek druri, kurse materialet e tjera
(metalet, plastika etj) janë homogjene.
Gjatë prerjes së drurit thikat e veglës fërkohen për të, d.m.th. ngrohet. Kjo dukuri
vjenë në shpreheje aqmë tepër me rritjen e shpejtësisë së prerjes. Pasiqë druri është
përquesi I dobët I nxehtësisë, gati tër nxehtësia që krijohet gjatë prerjes akumulohet ne
thikë, sidomos në the. Për këtë shkak ne tehë të veglës dhe në tërë veglën paraqiten
tensione, te cilat pakashumë ia ndryshojne strukturen e celikut në nje shtresë relativishte
te hollë, kështu që ftoja e vegles me ndonjë lloj lëngu nuk vejnë ne shprehje.
Vetëm këta dy-tre shembuj të zënë në goje, mjaftë tregojnë për nrlikueshmërinë
e procesit të prerjës së drurit. Për këtë arsye është e nevojshme që bile shkurtimishtë të
shqyrtohen kushtet e prerjes së drurit, duke u mbështetur ne arritjet hulumtuese
shkencore.
Për te mundësuar analizen dhe përcjelljen e ngjarjeve gjatë përpunimit te drurit
me makina, proceset e nderlikuar duhet të zberthehen ne shumë procese elementare te
thjeshta. Pra prerja e cila nuk mund te zberthehet quhet prerje elementar.

1.1 PRERJA ELEMENTARE

Prerja maksimalisht e thjeshtëzuar, ose sic quhet prerja elementare bën të mundur
që thika të reduktohet në formë pyke. Andaj prerja elementare krryhet me thikë
poashtu elementare, fig.2.
Ne fig.2. përvec tjerash, dallohen këto elemente të thikës dhe të prerjes:
- sipërfaqja e gjoksit ABCD
- sipërfaqja e shpinës ABEF
- sipërfaqiet brinjë E ADE dhe BCF
-vetë tehu AB
- këndi i shpinës α
- këndi I shpinës β
- këndi I gjoksit γ
-këndi I prerjes δ

Trashësia e drurit të ndarë (gdhences) është shenuar me H, kurse gjerësia më b.


Prerja realizohet duke lëvizur thika kah përpunuesi (përpunuesi rri në vend), ose
duke lëvizur përpunuesi kah thika (thika rri në vend), ose lëvizin që të dyjat më kahje
të kundërt. Për prerje elementare karakterizohen këta faktorë:
- prerje bën vetëm tehu A13,
- gjatësia e tehut është më e madhe se gjerësia e përpunuesit b,
- prerja është e hapur, me dallim të prerjes së mbyllur dhe gjysmë të mbyllur,
- sipërfaqja e gjoksit dhe e shpinës janë plotësisht të rrafshta,
- asnjëri nga këndet nuk ndryshon gjatë prerjes,
- udhetimi i secilës pikë të tehut eshte i drejtë,
- shpejtësia e prerjes është konstante- nuk ndryshon,
- trashësia e gdhencës (H) nuk ndryshon etj.
Për prerje sipas fig.2. vazhdojnë edhe keto raporte:
α+ β =δ dhe δ+γ =90°
Sipas fig.2. tehu AB quhet teh absolut apo teh ideal, i definuar si prerje e rrafshit të
gjoksit dhe rrafshit të shpinës. Ky definicion i tehut mund të është në rregull vetëm
nga aspekti gjeometrik ideal, mirëpo në kushtet reale praktike teh i tillë nuk ekziston.
Edhe kalim prej sipërfaqës së gjoksit në atë të shpinës nuk është drejtëz.
Tek tehu real sipërfaqen e shpëns dhe të gjoksit e lidhe një siperfaqe e kurbuar me rreze
të caktuar (ρ), sikur ne fig.3.
Edhe në projeksionin tjetër të thikës nuk ekziston vijë e drejtë tek tehu real, por ajo vije
është më pak ose metepër e thyer, varesisht vrazhdësia e tociles mprehëse.
Ne tehun real vërehen dy pika materiale të rëndësishrne (3) dhe (2). Duke depërtuar
thika në dru ajo më së shumti bëën presion në pikën (3) prandaj edhe druri ndahet nëpër
rrafshin a-b. Shtresa e ndarë e drurit (gdhenca) rreshqet nëpër sipërfaqe të gjoksit të
thikës. Trashësia e kësaj shtrese është konstante dhe është e shenuar me (H). Një
shtresë e drurit relativishtë e hollë që gjendet nën rrafshin a-b shtypet deri te rrafshi c-d.
Shtresa e drurit midis mishit a, dhe c-d pëson deformacion plastikë. Pasi të kalon thika,
Shtresa c shtypur kthehet prap deri tek rrafshi e-f, sepse druri ka edhe veti elastike. Tek
pika (4) thika ndahet nga druri. Andaj, sipërfaqja c vërtetë e punuar gjendet në nivelin e
rrafshit e-f, edhe pse tehu e ndane drurin neper rrafsh a-b, ndërkaq e deformon atë deri
tek rrafshi c-d. Rrezistenca që e bën druri kunder depertimit të thikës nuk është e
koncentruar vetëm një pikë, por ajo është e përhapur nëpër siperfaqe prej pikes (1) deri
tek pika (4). Sic po shihet ne fig.3, madhësia e rrezistencës nuk është gjithkund e njejte,
por ajo është e ndryshme, nderkaq në piken 3' është maksimale. Madhësitë e të gjitha
rrezistencave mund të paraqiten me rezultatet e tyre dhe R', fig.4. Për t'i përbalIuar këtyre
rrezisteneave dhe për të depërtar në dru, është e domosdoshne forca aktive për të shtyr
thikën,ë ato janë F dhe F', fig.5. Madhësia e forcës duhet jetë se paku e barabartë me
madhësinë e rrezistencës dhe me kahje të kundërt . Këndi I drejtimit të rezitencave dhe
rrafshit të punuar varet kryesishtë nga faktorët që dalin nga gjeometria e thikës, sic janë
madhësia e rrezës së tehut (ρ) , këndi I shpinës (α) etj.
Për ti caktuar kushtet e prerjes, respektivisht parametrat elementar
te ndonjë makine për përpunimin e drurit, është vecanerisht e rëndësishme të caktohet sa
mëe saktesishtë forca e duhur e prerjes.
Motori që venë makinën në lëvizje (më së shpeshti el. motori) zhviIlion një fuqi:
P=Fv (Ë), . . (1)
ku janë:
F- forca e el. motorit në (N)
v- shpejtësia e levizjës së tehut (m/s).
Fuqia, respektivisht forca e el. motorit duhet t`I përballon të gjitha
rrezistencat gjatë prerjes.
Nëse me prerje në njesi kohe ndahet vëllimi i drurit V, si dhe nëse për këtë shpenzollet
një sasi pune K, atëhere fuqia e nevojshme për prerje mund të shprehet me këtë
formulë:
P=KV (Ë) …. (2)
Me formulën (1) flogaritet fuqia e el. motorit, kurse me formulën (2) Ilogaritet fuqia e
nevojshme e makinës për përpunimin e drurit. Prandaj, mund të konkludohet se fuqia e
motorit duhet deomos të jetë e brabarte apo më e madhe se fugia e nevojshme e
makinës për përpunimin e drurit, d.m.th. F • v> K -V, e nga kjo mund të llogaritet forca e
nevojshme e prerjës:
K ∙V
F> (N) . . . (3)
v
Vëllimi I drurit të ndare sipas fig.2 llogaritet me këtë formulë:
V=b·H·s (cm3/s) . . . (4)
Ku janë:
b –gjerësia e gdhencës ne mm,
H-trashesia e gdhencës në mm,
s=v – shpejtësia e lëviizjes së përpunuesit, respektivishtë shpejtësa e prerjes (m/s),
sepse sic po shihet në fig.2. në këtë rast avanci është I barabartë me shpejtësinë e
prerjes.
Kur shprehejet e formulës (4) zëvendëson ne formulën (2) dhe (3), atëher fitohet formula
perfundimtare e ekuacionit për llogaritjen e fuqisë së nevojshme për prerjen e drurit:
P=K·b·H·s (Ë) .. . . (5)
Respektivisht për llogaritjen e forcës së nevojshëme për prerjen e drurit:
F= K·b·H·s/v (N) …. (6)

Ku janë:
K- rezistenca specifike e prerjes (J/cm3)
b- gjerësia e gdhencës (mm)
H- trashësia e gdhencës (mm)
s- avabuc (m/s)
v- shpejtësia e prerjes (m/s)
Rrezistenca specifike e prerjës është puan e shpenzuar për ndarjen e një cm3 gdhenca
nga druri. Madhësiae rezistencës specifike varet nga shumë faktorë, por më të
rëndësishem dhe më te shpeshtë janë këta:
- drejtimi i prerjes
- trashësia e gdhencës
- ferkimi i thikës për drur.
- këndi i prerjes,
- lloji i drurit.
- lagështia e drurit.
- shkalla e topitjes se tehut etj.
Me hulumtime shkencore është konstatuar madhësia e ndikimit të secilit nga faktorët
ndikues në madhësine e punsës specifike apo rrezistencës specifike ( K ). Duhet ditur se
punës specilike është plotësisht e barabarte me rrezistencën specitike. Te gjithë faktorët
e zënë në gojë mundë të grupohen në këto tri grupe
- faktoret që varen nga raporti mes thikës dhe drurit,
- faktoret qe varen nga druri, dhe
-faktorët qe varen nga thika.

1.1.1 Fauctorët që varen nga raporti mes thikës e drurit


Prej të gjithë faktorëve të ketij grupi dallohet faktori i drejtimit të pnës, kurse ndikim
të dukshëm kanë edhe trashësia e gdhencës, ferkimi i thikës, shkalla e shtypjes së
drurit gjatë prerjes, raportet gieometrike midis thikës dhe drurit, si dhe shpejtësia e
prejes.
1) Drejtimi I prerjës. Madhësia e purnës specifike e prerjes dukshëm varet nga
drejtimi i depertimit ta thikës ne dru, krahasuar me drejtimin e shtrirjes së fibrave. Këtë
e shkaktojnë vetitë animtrope të drurit. Dallohen kryesisht tri drejtime te prerjes:
elementare, kaluese dhe të përgjithshme.
Në drejtimet e prerjes elementare (te thjeshta) marrin pjesë drejtimi
paralel, trngjencial dhe tërthor, fig.6.
Prerje paralele quhet ajo prerje kur thika levizë paralelisht me drejtimin e shtrirjes
së fibrave. Në këtë rast edhe drejtimi i prerjes edhe marshi i prerjes janë paralel me
drejtirnin e fibrave, fig.6-a.
Prerje tangjenciale quhet ajo prerje kur thika leviz ashtu qe tchu i saj eshte paralel me
fibrat c drurit, ndersa drejtimi i levizjes se thikes eshte. teralorazi me drejtimin shtrirjes
se fibrave, fig.6-b.
Prerje tërthore quhet ajo prerje kur thika lëviz ashtu që edhe tehu i saj edhe drejtimi i
lëvizjes së thikës edhe rrafshi i prerjes janë tërthorazi me drejtimin e shtrirjes së
fibrave, fig,6-c.

. Kur puna specifike e nevojshme për prerje në drejtimin paralel barazohet me një, atëherë
për drejtimin tangjencial dhe tërthor qendron ky raport: Paralel (││):Tangjencial (H): Tërthor
(┴)=1:3: 6
Në drejtimet kaluese marrin pjesë drejtimet e ndryshueshme të levizjes së thikës, kundrejt
drejtimit të shtrirjes së fibrave. Këso rastesh ka shumë, mirëpo, të gjitha grupohen në keto tri
grupe: Tangjencial-Tërthor (H- ┴); Terthor-Paralel (┴ - ││); dhe Paralel-Tangjencial (││-H).
Në drejtime të përgjithshme marrin pjesë të gjitha drejtimet e prerjes kur thika leviz nën
ndonjë kënd kundrejt drejtimit të fibrave, d.m.th, edhe me atë tangjencial edhe tërthor edhe
paralel. Prandaj, drejtimet e pergjithshme janë kombinimi i drejtimit paralel, tangjencial dhe
tërthor.
Kombinimi i drejtimeve të prerjës, kundrejt drejtimit të shtrirjes së fibrave,
nEë praktikë më së shpeshti është i pranishem ai sikur në fig.7. 1

Gjithë ajo që është thënë më sipër vlenë vetëp për prerje të hapur, ndërsa ekziston edhe
prerja gjysmë e mbyllur si dhe e mbyllur, fig.8.
2) Trashësia e gdhencës. Me hulumtime shkencore është konstauar se trashësia e
gdhencës ndikon dukshëm në madhësinë e punës specifike të prerjes.
Puna e nevojshme specifike rritet me zvoglimin e trashësis së gdhencës. Kjo
posaqërishtë vjen në shprehje kur trashësia e gdhencës është më e vogël se 0,2mm.
Ndikimi I traashësisë së gdhencës në madhësinë e punës specifike më së miri shihet ne
fig.9.
Nga fig.9. shihet qartë se trashësia më e volitshme( optimale) është prej 0.1÷0.3mm,
duke pasur parasysh cilësinë e sipërfaqës së prerë.
Ndikimin e trashesisë së gdhencës në madhësinë e punës specifike duhet rregulluar
me faktorë korrigjimi.
3) Ferkimi i thikës. Depertimin e thikës përherë e përcjellin fërkimet midis
sipërfaqes së gjoksit dhe të drurit, si dhe midis sipërfaqes së shpinës dhe të drurit.
Ndikimin e fërkimit në madhësinë e punës specifike të prerjes duhet rregulluar me
faktore korrigjimi.
4) Shkalla e shtypjes së drurit. Ndikimi i ketij faktori në punën specifike të prerjes,
në përpunimin mekanik të drurit nuk vjen aq në shprehje, andaj këtu nuk merret në
konsiderim.
5) Raoortet gjeometrike thikë—dru. Ky faktor është një nga ata të cilet dukshëm
ndikojnë në madhësinë e punës specifikc. Ndikimi i ketij faktori varet nga këndi i prerjes
(δ), si dhe nga kendi i shpines (α).
Në fig.10. shihet vartësia e punës specifike nga madhësia e këndit të prerjes (δ) gjatë
prerjes paralele. Sic po shihet në këtë figurë, kendi ma i
Volitshëm i prerjes është rreth 45°.

Ndikimi I këndit të shpines (α) në shpenzimin e energjisë gjatë prerjes shihet në fig.11.
Nga kjo figurë shihet se këndi më I volitshëm I shpinës është rreth 15֯. Nëse pra , këndi I
prerjes është 45° dhe ai I shpinës reth 15°, atëherë kendi I mprehejes mbetë te jetë
reth 30°. Thika me këndë të mprehejes më të vogël se 35° është tepër fleksibile,
andaj shpejt topitet. Për t`i mbajtur thika vlera gjeometrike sa më shumë dhe sa me
volitëshme gjatë prerjes prej d.m.th per tu topitur sa më pak, këndi I mprehjës duhet
të jetë 35°/45°. Kur ketij këndi I shtohet këndi më I volitshëm I shpinës atehërë del se
këndi I prerjes sillet në kufinj prej 50° /60°.
Ndikimi I këndeve në madhësinë e punës specifike të prerjes duhet rregullar me
faktorë korrigjimi.
6) Shpejtësia e prerjes. Duhet ditur se shpejtësia e prerjes më të vogël se
10 m/s nuk ka ndonjë ndikim të dukshëm në mashësinë e punës specifike, kurse
ato më të mëdha se 10 m/s dukshëm ndikojnë në rritjen e punës specifike të
prerjes. Kjo ndodh për arsye se me rritjen e numrit të prerjeve në njesi kohe,
automatikisht zvoglohet trashësia e gdhencave, e sic u cak më lartë, me
zvoglimin e trashësisë së gedhencës rritet puna specifike e prerjes, fig.9.

Ndikimi i shpejtësisë së prerjes në ndryshimin e punës specifike duhet rregulluar me


faktorë korrigjimi.
1.1.2 Faktorët që varen nga druri
Nga lenda "njohja e vettive të drurit" është e njohur se druri me vetitë e veta dallohet
mjaft nga shumë materiale tjera. Druri si produkt bioligjik ka shumë veti të vecanta, sic jane
p.sh. anizotropiteti, johornigjeniteti, lagështia ndryshuese etj. Me këtë bëhet e qartë se
vlera e punës specifike varet mjaft nga lloji dhe gjendja e drurit.
a)Lloji i drurit. Llojet e ndryshme të drurit kanë edhe veti mekanike të ndryshme,

andaj edhe puna specifike e prerjes është e ndryshme për secilin lloj të drurit. Edhe tek i
njejti lloj i drurit, bile edhe tek injejti trung, vetitë janë të ndryshme në pjesë të ndryshme to
tij.Vetite mekanike të blanës dallohen nga ato të drurit të myjes, pastaj vetite e rrënjeve
dhe të cungut poashtu dallohen nga ato të degëve etj.
Ndikimi i Ilojit të drurit në madhesinë e punës specifike të prerjes duhet korigjuar me
faktorë korrigjimi.
b)Lagështia e drurit. Puna specifike e prerjes mjaft varet edhe nga lagështia e drurit,

por kjo varesi nuk ështëe lineare. Gjatë përpunimit të drurit me sharritje, puna specifike
zvogelohet me zbritjen e lagështise, nderkaq gjatë gdhendjes ndodhë e kunderta.
Prandaj, kur thika e ndan gdhencën nga përpunuesi (prerja e hapur), puna specifike e
prerjes zvoglohet me rritjen e lagështisë në dru. Ndersa kur thika pren në brendësinë e
drurit (prerja e mbyllur), atëherë vlera e punes specifike zvogelohet me zbritjen e
lageshtise ne dru. Kjo ndodhe për shkak të zvogelimit të ferkimit të veglës (diskut apo
lames) nëpër dru.
Ndikimi i lagështise së drurit në punën specifike të prerjes duhet rregulluar me faktorë
korrigjimi.
Temperatura e drurit gjatë përpunimit final mekanik të tij nuk ka ndonje ndikim të
konsiderueshëm në punën specifike të prerjes, prandaj këtu nuk shqyrtohet fare.

1.1.3. Faktoret qe varen nga thika


Shkalla e topitjes së thikes, si edhe vetitë fiziko-mekanike të sajj dukshëm ndikojnë në
vlerën e punës specifike të prerjes.
Thika e topitur me veshtirësi deperton nëpër dru, keshtu që në mase të madhe rritet
puna specifike e prerjes. Shkallën e topitjes së tehut e karakterizon rrezja e harkut të tij
(ρ). Madhësia e kësaj rreze varet nga koha e punës dhe nga vetit fiziko-mekanike të
materialit, nga i cili është prodhuar thiak. Rrezja e harkut të tehut (ρ), e prdhuar nga
materiali i caktuar si dhe i cili ka parametra gjeometrik poashtu të caktuar, është
funksioni i kohës së punës, sikur po shihet në tab. 1.
Vlerat në tabeleën janë për prerje paralele dhe për dru të pishës, e me thika nga
celuku karbonik. Prerja është kryer me regjime pune mesatare-optimale.
Ndikimi i topitjes së thikës në madhësinë e punës specifike duhet rregulluar me
faktor korrigjimi.
Për t`u lehtësuar deri diku mënyra e caktimit të forcës dhe fuqisë së prerjes së
ndonjë makine, duhet te perdoret puna specifike e prerjes e kushtëzuar (K T). Quhet e
kushtëzuar për shkak se madhësia e saj përcaktohet në bazë të kushteve të caktuara
më parë për njërin drejtim të prerjes. Për t`u përcaktuar puna specifike e prerjes e
kushtëzuar është marrë druri i pishës me ageshti 13%, i cili është prerë me prerje të
hapur, me thikë të mprehur , me kënd të prerjes δ=45°, me trashësi te gdhencës 0.1mm
dhe me shpejtësi të prerjes v=10 m/s.
Vlerat e futura në mënyrë të siperpershruar për punën spceifike të prerjes si dhe per
punën specifike të kushtëzuar, mund të gjenden në literaturë ( sidomos në atë rus) për
lloje te ndyshme të drunjëve dhe për tri drejtime elemntare të prerjes.
Prandaj, madhësia e punës specifike të prerjes mund të përcaktohet me mjaftë
saktësi duke shumzuar punën specifike te kushtëzuar me të gjithë faktorët e nevojshëm të
korrigjimit:
K=KT·Cll·Cp·CH·Cv·Cδ·Cf·…, ku janë:
Cll – faktorë korrigjimi për lloje të drurit,
Cp- faktorë korrigjimi për topitjen e thikës,
Cl- faktorë korrigjimi për lagështi të drurit,
CH- faktorë korrigjimi për trashësi të gdhencës,
Cv- faktorë korrigjimi për shpejtësi të prerjes,
Cδ- faktorë korrigjimi për kënde të prerjes,
Cf- faktorë korrigjimi për fërkim etj.

Në praktikë më së shumti puna specifike e kushtëzuar (KT) korrigjohet me faktore


korrigjimi: lloji i drurit, lagështia e drurit dhe shkallae topitjes së thikës. Kur është
përcaktuar madhësia e punës specifike të prerjes në mënyrë sipërpërshkruar, atëherë
vlera e fituar futet në formulën. (5) apo (6), kështu që tash relativisht lehtë dhe shpejt
llogaritet fuqia apo forca e prerjes së drurit në makine konkrete.

You might also like