You are on page 1of 5

“NJË JETË E PËRKUSHTUAR, PËR PYJET DHE INDUSTRINË E DRURIT”

Artan Gorica
Genci Kacori
Gjon Fierza
Ish specialistë në industrinë e drurit dhe shfrytëzimin e pyjeve

“Puna është një kriter i rëndësishëm, për të përzgjedhur dhe dalluar njerëzit. Nëse është punëtor, është i zoti,
është i pasur, është solidar, është i shëndetshëm, është i drejtë, jeton mirë, të mirëkupton, zbaton ligjin, është i
fjalës, nuk është hajdut, nuk është sherrxhi, është i dashur, bëhet i ditur. Nuk vlen asgjë mendja dhe zotësia e
atyre që nuk u shihet puna. Për të kryer një punë, nuk lipset vetëm të dish, por kryesisht të duash”, thotë Sami
Frashëri. Eshtë kjo një parathënie, që në cdo fjalë, gjendën të materializuara tek ai të cilit i kushtohet ky shkrim
si një mesazh në këtë datëlindje. “Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite.” Jetë e përkushtuar
për pyjet dhe njerëzit që punuan në to, është kjo që do ju përmbledhim në vijim ...
27 Prill 2020, shënon 80 vjetorin e lindjes së Irfan Mekos, njërit prej atyre
specialistëve e drejtuesëve, që spikatën me punën e madhe dhe sakrificat e
shumta e të pa numërta, për zhvillimin e sektorëve të pyjeve dhe të industrisë
së drurit në vendin tonë, gjatë disa dekadave. Eshtë ndër rastet e veçanta
ndoshta dhe i vetmi që ka një përvojë kaq të madhe në pylltarinë shqiptare: që
ka punuar dhe drejtuar thuajse ne gjithë sektorët. E fillon teknik i mesem
pyjesh, më vonë inxhinier, drejtor në ndërmarrje pyjore, kryeinxhinier dhe
drejtor në ndërmarrjen e shfrytëzim përpunim drurit, drejtor në nivelin më të
lartë dhe kudo siç thotë populli “me faqe të bardhë” dhe me rezultate të
prekshme. Në vitet në pension, përseri shumë aktiv dhe bashkëpunues, që
materializohet dhe me dy botime me shumë vlera.
Irfan Meko, pas mbarimit të Teknikumit Bujqësor në Golem të Kavajës dhe në
Kamëz të Tiranës, në vitin 1957, filloi karrierën profesionale si teknik i mesëm
pyjesh, fillimisht në Gramsh dhe më vonë në Skrapar. Me hapjen e Fakultetit të Pyjeve, në vitin 1959, ishte një
ndër 25 studentët e parë që filloi atje studimet e larta dhe mbas diplomimit në vitin 1964, u emërua specialist
në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, në Ministrinë e Bujqësisë. Krahas punës së drejtëpërdrejtë në
mbarështrimin e pyjeve të Zonës së Dumresë në Elbasan dhe të pyjeve të Berishës e Pacit në Tropojë, ai ishte
përgjegjës në atë Drejtori edhe për sektorin e kullotave dhe atë të shfrytëzimit të pyjeve.
Në vitin 1967, transferohet në Librazhd, me detyrën e drejtorit të Ndërmarrjes Pyjore, ku qëndroi deri në vitin
1970. Përveç aktiviteteve të ndërmarrjes, si pyllëzime, përmirësime, sistemime malore, etj., për Irfanin
shqetësues ishte mos transportimi në kohë i lëndës së prerë, për në destinacionet e planifikuara, që
shoqërohej me humbjen fizike të materialit drusor, për shkak të dëmtimit nga faktorët atmosferikë, e për
pasojë edhe me humbje të konsiderueshme të vlerave financiare për ekonominë e vendit, situatë së cilës i u
kundërvu me guxim dhe me këmbënguljen e tij, ajo praktikë filloi të ndryshonte.
Në fund të viteve ’60, së bashku me specialistët
e ndërmarrjes, eksperimentoi aplikimin e
prerjeve të dyta dhe përfundimtare në pyjet e
Librazhdit, edhe në periudhën pa dëborë, duke
hedhur bazat e një përvoje të munguar në
vendin tonë, e cila do të thellohej në vitet e më
vonshëm.
I vlerësuar, për përkushtim dhe
profesionalizem, më tej karriera Irfan Mekos,
nga viti 1970 deri në vitin 1976, vazhdoi në
sektorin e industrisë së drurit, me detyrën e
lartë të drejtorit të Drejtorisë së Drurit dhe të
Letrës, në Ministrinë e Industrisë dhe
Minierave.
Rritja në vijimësi e kërkesave për lëndë
drusore, shtronte nevojën e rritjes së
investimeve për shfrytëzimin e pyjeve për ndërtimin e rrugëve pyjore, të stabilimenteve dhe sektorëve të rinj,
shtimin e parkut të mjeteve dhe mekanizmave, etj., por përsëri problemi më madhor mbetej mos transportimi
në kohë i lëndës drusore, mbi të gjitha i druve të zjarrit për ngrohjen e popullatës. Megjithë se konsiderohej si
shkelje e parimeve të planifikimit të ekonomisë së centralizuar, me kembënguljen dhe insistimin e tij, shumë
herë atij i janë pranuar propozimet për reduktimin e planeve të prodhimit të asortimenteve në pyje, në
funksion të mundësive tranportuese, duke shmangur humbjen e vlerave të konsiderueshme nga dëmtimi i
lëndës drusore.
Rritja e kapaciteteve prodhuese të industrisë
së përpunimit të drurit dhe të letrës për
përballimin e nevojave të ndryshme të
ekonomisë, ngritja e fabrikave, reparteve dhe
linjave të reja, për shtimin e gamës së
prodhimeve prej druri dhe letre, kanë qënë
detyra të vështira, për realizimin e të cilave ai
punoi me përkushtim.
Në vitin 1976, ai largohet nga dikasteri dhe
emërohet kryeinxhinier në Ndërmarrjen e
Përpunim Drurit në Pogradec, ndërsa në vitin
1982, emërohet drejtor i saj. Veprimtaria e
ndërmarrjes përfshinte shfrytëzimin e pyjeve dhe përpunimin e drurit dhe renditej ndër ndërmarrjet kryesore
të industrsë së drurit. Gjatë asaj periudhe, u rritën kapacitetet prodhues, nëpërmjet rikonstruksioneve të
fabrikës së mobiljeve dhe linjës së karrigeve për eksport, si dhe u ngrit linja e prodhimit të zinxhirëve dhe
pjesëve të ndërrimit për motosharrat, ndërsa në shfytëzimin e pyjeve, filloi aplikimi i projekteve tekniko-
ekonomikë për çdo parcelë, u rrit niveli i mekanizimit në transportin e brendshëm, etj. Ishte puna e Irfan
Mekos në bazë dhe bashkëpunimi me kolegët, që ja rritën jo vetëm vlerat ndërmarrjes por dhe atij dhe
bashkëpuntorëve.

“Fillo aty
ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh. Kurajua, vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse
është cilësia që i garanton gjithë të tjerat”. Kështu mund të perifrazohet kthimi për së dyti si drejtor në
dikaster.
Nga fundi i vitit 1984, deri në vitin 1991, Irfanit i u ngarkua përsëri drejtimi i Drejtorisë së Drurit dhe të Letrës,
në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Situatat kishin ndryshuar dhe sfidat ishin shtuar. Kërkesat për lëndë
drusore ishin rritur shumë, ndërkohë që fondi pyjor i shfrytëzueshëm ishte pakësuar shumë. Në ato kushte,
ndër problemet më madhorë, për sektorin e pyjeve dhe atë të shfrytëzimit të pyjeve, ishin balancimi i prerjeve
me mundësinë vjetore të shfrytëzimit, të cilat për disa dekada kishin qënë disproporcionale, sidomos ai i druve
të zjarrit; intensifikimi i prerjeve të dyta e përfundimtare edhe në periudhën pa dëborë, në sipërfaqet me
filizëri shumë të zhvilluar; ndërtimi i rrugëve të reja për lidhjen e ekonomive pyjore të pavëna në shfrytëzim;
transporti në kohë i lëndës drusore nga pyjet në destinacionet e përdorimit; rritja e nivelit të mekanizimit në
transportin e brendshëm, etj. Në funksion të këtyre nevojave filloi ndërtimi i rrugëve të reja pyjore, në
ekonomitë e pafutura në shfrytëzim dhe deri në fund të viteve ’80, u arrit të ballanchej prerja e lëndës së
punimit me mundësinë vjetore të shfrytëzimit.
Në sektorin e përpunimit të drurit, rritja
e prodhimit dhe e gamës së mobiljeve
dhe orendive, lëndës së sharruar,
kompensatos, rimesos, pllakave të fibrës
e zdrukthit, etj., kërkonte
rikonstruksionin e linjave dhe fabrikave
egzistuese, si dhe ngritjen e atyre të
rejave, zëvëndësimin e lëndës së drurit
me materiale të tjerë më pak defiçitarë,
përmirësimin e cilësisë, etj. Shumë linja e
fabrika i u nënshtruan rikonstruksioneve,
si dhe u projektuan e u ndërtuan fabrika
e linja të reja. Industria e letrës,
problemin kryesor kishte furnizimin me
lëndë të parë, trupa halorë, sasia e të
cilëve kishte ardhur në ulje, për shkak të
pakësimit të këtij lloji në fondin pyjor,
fakt që imponoi përdorimin e një sasie
më të madhe të trupave fletorë për
prodhimin e saj, krahas përmirësimit të
cilësisë, uljes së ndotjeve në mjedis, etj.
Shqetësim vazhdonte të mbetej mos
transporti në kohë i lëndës drusore, që
vazhdimisht ka qënë objekt përplasjesh të panumërta, jo vetëm me drejtuesit e ndërmarrjeve të transportit,
komunale, etj., por edhe me drejtuesit e niveleve më të lartë të shtetit. Një ndër paradokset e kohës ishte se
ndërmarrjeve të shfrytëzimit të pyjeve u kërkohej realizimi i planit, pra asortimentet prodhoheshin dhe këto
shpesh kalbeshin në pyje për mungesë të kapaciteteve transportuese nga parqet e mallrave. Këto probleme i
nënvizon Irfani në kujtimet e tij dhe thotë: “në kohë transporti i lëndës drurit asnjëherë nuk mori zgjidhje dhe
pse më morri shumë kohë dhe mundim”.
Eshtë e lavdërueshme puna dhe vizioni që
Irfani kishte për perspektivën e
shfrytëzimit të pyjeve dhe industrinë e
drurit. Ai vlerësoi në kohë nevojën për
rritjen e nivelit të punës studimore e
projektuese në ndërmarrjet e industrisë së
drurit si dhe në nivelin qëndror. Përpjekjet
për përmirësimin e nivelit të drejtimit dhe
të punës në ndërmarrjet në vartësi të
kësaj Drejtorie, nëpërmjet shtimit të
numrit të specialistëve të lartë dhe
përmirësimit të pagave, filluan të jepnin
rezultate me emërimin e specialistëve të
lartë, inxhinier dhe ekonomistë, në postet
e drejtuesve, si dhe në zëvëndësimin e
atyre me arsim të mesëm.
Këto kanë qënë disa nga aspektet, problemet dhe vështirësitë me të cilat është përballur Irfan Meko, gjatë
periudhave që ka qënë në këto funksione, për zgjidhjen e të cilave ai ka demostruar përkushtim, përpjekje,
këmbëngulje, guxim dhe aftësi drejtuese, që nuk i kanë munguar asnjëherë.
Me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomisë Pyjore, në vitin 1991, ai caktohet me funksionin e
zv/Drejtorit të Përgjithshëm të atij institucioni, deri në vitin 1992, kur filloi aktivitetin privat, në sektorin e
përpunimit të drurit.
Gjatë gjithë karrierës, një aspekt tjetër i aktivitetit të tij profesional, ka qënë puna studimore e projektuese, në
ndërmarrjet ku ka drejtuar si dhe në dikaster. Ai ka botuar artikuj të ndryshëm dhe është autor i librit me
kujtime “40 vjet - Punë në pyje dhe industrinë e drurit”, si dhe bashkautor i librit “Pyjet në rrjedhën e një
shekulli”.
Detyrat apo funksionet që ka patur i dhanë mundësinë të njihej dhe të punonte me një numër të madh

njerëzish, që nga nivelet më të ulëta deri në instancat më të larta shtetërore, duke e renditur atë ndër
specialistët e pakët, me një eksperiencë kaq të madhe dhe të larmishme.
Si njeri i përkushtuar dhe korrekt, ka ditur të përballojë sfidat e ndryshme, me të cilat është ndeshur dhe ka
përjetuar gëzime e suksese, për gjithçka që është bërë e realizuar, si dhe zhgënjime dhe keqardhje për çka nuk
u arrit të realizohej, por sidomos për çfarë ka ndodhur në pyjet tanë, gjatë këtyre viteve të tranzicionit.
Të punoje me Irfanin, ishte një shkollë e dytë për gjithë sejcilin nga ne. Bashkëpunimi me të të impononte
korrektësine e seriozitetin në punë, qënien sistematik dhe ndjekjen në vazhdimësi të detyrave të ngarkuara,
sakrifikimin e kohës së lirë në funksion të detyrës, këmënguljen për të çuar deri në fund zbatimin e
angazhimeve të marra, si dhe mbi të gjitha, të ndershmërisë në kryerjen e detyrave dhe të punës në grup.
“Të punosh, të shërbesh në pyje, nuk është e mjaftueshme të kesh njohuri teorike silvikulturore për t’i
mbarështuar ata. Kërkohet dhe përkushtim, të sfidosh vështirësitë, të kesh dashuri për drurët, për pyllin, si
qenie të gjalla. Megjithëse jam ngarkuar të drejtoj në nivel të lartë në Ministrinë e Industrisë e Minierave apo
drejtues në bazë, kam qenë dhe mbetem pylltar. Dashuria për këtë pasuri të madhe na u fut në gjak që
studentë, nga pedagogët tanë të nderuar, por veçmas kur dolëm në jetë si specialistë; nga drejtori ynë i
pasionuar Miço Kallamata. Ai me punën e palodhur, edukatën, humorin por edhe me rreptësinë e tij, na mësoi
atë metodë dhe stil pune, që kërkonte mbrojtja dhe mbarështimi sa më shkencor i pyjeve, me shpirtin e tij të
madh por edhe të sacrificeës, na edukoi që ta konsideronim pyllin si pjesë të jetës sonë”. Këto janë ato mesazhe
që percjell sot Irfani, jo vetem për ne, që kemi kënaqësi të pimë ndonjë një kafe pas shëtitjeve të tija tek Parku i
Liqenit, por dhe për specialistët më të rinjë“, që duhet t’i dalin për zot profesionit të pylltarit dhe pyjeve se sot
ato janë më të pakët se kurrë” - shton ai.
Për veprimtarinë e tij, ai është nderuar me urdhëra e dekorata të ndryshme në vite. Në vlerësimet më të
fundit, në kuadrin e 90 vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, në vitin 2013, është dekoruar nga
Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacion “Për kontributin e shquar në zhvillimin e
pyjeve dhe të industrsë së përpunimit të drurit”.
U tha diçka në këtë shkrim të shkurtër, ndonëse ka dhe mund të shkruhet shumë më gjatë për jetën dhe
veprimtarinë e Irfan Mekos në sektorin e pyjeve, të shfrytëzimit të pyjeve, të industrisë së drurit dhe të letrës.
I urojmë atij jetë të gjatë dhe shëndet të mirë. Edhe shumë ditëlindje të tjera me njerëzit e dashur dhe midis
kolegëve. Urimeve tona, u bashkohen sot edhe ata qindra e mijëra puntorë, specialistë e kuadro që kanë
punuar ndër vite në këta sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, e që kanë ndarë me të, të gjitha vështirësitë
dhe gëzimet e jetës.
Irfan Meko, lindi më 27.04.1940, në Boshanj, Kolonjë. Jeton në Tiranë
U diplomua “Teknik i mesëm Pyjesh” më 1957, në Teknikumin Bujqësor Kamëz, Tiranë dhre Golem, Kavajë.
U diplomua “Inxhinier Pyjesh” më 1964, në Fakultetin e Pyjeve (Instituti i Lartë Bujqësor, Kamzë).
Eksperienca profesionale:
 1957-1959, teknik i mesëm pyjesh, në Gramsh e Skrapar.
 1964-1967, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, në Ministrinë e Bujqësisë.
 1967-1970, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore, Librazhd.
 1970-1976, drejtor i Drejtorisë së Drurit dhe Letrës në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave.
 1976-1982, kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Shfrytëzim-Përpunim Drurit, Pogradec.
 1982-1984, drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzim-Përpunim Drurit, Pogradec.
 1984-1991, drejtor i Drejtorisë së Drurit dhe Letrës, në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave.
 1991-1992, Zv/drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Ekonomisë Pyjore.
 1992-2002, aktivitet privat.
 2002- në pension

Prill, 2020

You might also like