You are on page 1of 7

Nr Prot Tirane, me 15.01.

2024

LENDA: ANKESE

DREJTUAR: DREJTORESHES SE SHKOLLES 9-VJECARE “DORA D’ISTRIA” TIRANE, Znj. ETLEVA HYSENAJ.

SUBJEKTI NDAJ TE CILIT KRYHET ANKESA: MESUESE Valdete Cenko

BAZA LIGJORE: LAPU, URDHER NR. 31, date 28.01.2020 PER MIRATIMIN E RREGULLORES PER
FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE, KODI I
PUNES, KONTRATA KOLEKTIVE E MESUESIT, LIGJI Nr. 18/2017 PER TE DREJTAT DHE MBROJTJEN E
FEMIJES.

Keshilli I prinderve te klases 8 B.

Une Mirsie Bodini, ne cilesine e Kryetares se Keshillit te Prinderve te klases 8 B, referuar


situatave te fundit te ndodhura me femijet tane, po ju percjell ankesen ndaj mesuese Valdete
Cenko. Rikthimi I kesaj mesuesje per femijet tane eshte i papranueshem si per femijet dhe ne
prinderit, eshte antiligjor, cenues ne te drejtat e njeriut/femijeve ne IA dhe mbi te gjitha
DISKRIMINUES nga ana juaj si drejtuese. Kjo mesuese nuk mund te jape me mesim ne klasen e
8 B pasi pervecse eshte ne shkelje te akteve ligjore e nenligjore ne fuqi, ajo eshte edhe ne
KONFLIKT TE PASTER INTERESI si me femijet ashtu edhe ne prinderit, per shkak te
ankesave te adresuara nga ana jone si prane jush si drejtoreshe e IA ashtu edhe prane institucionit
te AP vitin e kaluar. JU KUJTOJ se AP ka dale me nje rekomandim te cilin ia ka bere me dije
MAS ku le detyre permiresimin e klimes ne IA “Dora d’Istria” dhe mbi te gjitha RESPEKTIMIN
E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE ne kete shkolle. Sic eshte vene re, nga shtatori deri me sot
rekomandimi I AP jo vetem qe nuk eshte permbushur, perkundrazi, ne menyre te perseritur jane
shkelur te drejtat e njeriut/femijeve te klases 8 B ne kete shkolle.

Po ju rendisim si me poshte faktet pse mesuese Valdete Cenko dhe rikthimi i saj eshte i
papranueshem per ne.

1. Pergjate vitit te kaluar shkollor 2022-2023 kjo mesuese pervecse ka reflektuar rezultate te
dobeta ne punen me femijet tane si rezultat i punes se dobet te saj dhe paefektshmerise ne
mesimdhenie, ka shkelur ne menyre te perseritur Kodin e Etikes dhe te Sjelljes si me femijet dhe
ne prinderit.

2. Ka vene ne rrezik sigurine fizike te femijeve tane, pasi ne shkelje flagrante pa njoftuar as
drejtorine e as mesuesen kujdestare te klases i ka detyruar femijet te ikin ne shtepi pas ores se
dyte me date 22 dhjetor 2022. Kujtoj se ju si drejtoreshe ate dite keni njoftuar mesim te rregullt
me orar te plote dhe ate dite klasa ka pasur 6 ore, por ne fakt u percoll nga kjo mesuese me 2 ore.
Kush do t’a mbante pergjegjesine po t’u ndodhte gje femijeve? Ju si drejtoreshe, pa dyshim, pasi
jeni autoriteti me i larte i atij institucioni te cilit ne i kemi besuar driten e syve tane – femijet.

3. Ne fillim te muajit shtator 2023, pa filluar ende viti shkollor ju kemi kerkuar ne rruge zyrtare
zevendesimin e mesuese Valdetes me nje mesuese tjeter. Prindi Arli Xhemalaj ua ka bere me dije
me ane te nje email dhe me dt. 7 shtator 2023 nje perfaqesi e prinderve te klases ne prezence dhe
te mesuese Valdetes dhe psikologes se shkolles pasi ka komunikuar verbalisht ankesat ju ka vene
perpara dhe kerkesen per zevendesim te firmosur nga prinderit e klases 8 B. Ju ate dite na
premtuat se do mblidhnit keshillin e Mesuesve dhe do na kthenit shume shpejt pergjigje ne rruge
zyrtare, pa filluar viti shkollor ,por nuk na erdhi asnjehere asnje kthim pergjigje nga ana juaj si
Drejtoreshe. Qendrimi juaj ndaj nesh, pervecse eshte denigrues eshte dhe teresisht
DISKRIMINUES. Pse diskriminues? Per te njejtat shkaqe eshte ankuar dhe komuniteti i klases 8
C, ne te njejten kohe me ne, por kesaj klase kete vit ju ia zevendesuat mesuese Valdeten me
mesuese Elida Gjaten kurse femijet tane i keni BRAKTISUR ne nje rruge qorre, duke u shkelur
vazhdimisht te drejtat e ligjeruara jo nga ju si drejtuese por nga aktet ligjore e nenligjore ne fuqi.
Ju kujtoj se ne fillim te vitit te kaluar pranuat dhe kerkesen e bere nga prinderit e paralelit A per
zevendesimin e mesuese Valdetes me mesuese Mirela Shytin. Pra ne raport me 2 paralelet e tjera
A dhe C, vetem paraleli B eshte diskriminuar nga ju. Ne mungese te nje kthim pergjigje z. Arli
Xhemalaj ju ka njoftuar se ne rast se mesuese Valdetja nuk zevendesohet sikurse bete me klasen
8 C atehere do te bojkotohej ora e matematikes me mesuese Valdete. Pra bojkoti ka qene i
paralajmeruar tek ju pa filluar ende viti mesimor.
4. Javen e pare te shkolles ju nuk shenuat asnje ore matematike ne orarin mesimor te klases 8 B,
nderkohe qe 2 paralelet A dhe C kane zhvilluar matematike. Ky fakt ju eshte bere me dije nga
prindi Mirela Spahiu ne takimin e dates 22 shtator 2023.

5. Javen e dyte te shkolles nje pjese e nxenesve kane bojkotuar oren e matematikes me mesuese
Valdeten dt, 19 dhe 20 shtator 2023(ju ishit njoftuar paraprakisht per kete vendim nga prinderit)
per shkak te diskriminimit qe ju i bete kl. 8 B ne raport me kl. 8 C lidhur me kerkesen e
zevendesimit. Per kete fakt mesuese Valdetja i kerkoi mesueses kujdestare te na njoftonte per nje
takim me prinderit e femijeve te klases 8b duke e shoqeruar kerkesen e saj me nje deklarate te
firmosur prej saj , e cila permbante kekresen per njoftimin e prinderve dhe emrat e femijeve .
Mbi 20 prinder u paraqiten ne takimin e mbajtur me 22 shtator 2023 , por mesuese Valdetja,
pavaresisht se e kerkoi vete kete takim refuzoi te na takonte. Kjo sjellje e saj ndaj nesh pervecse
fyese padiskutim eshte joetike, ne kundershtim me moralin e profesionit e padyshim ne
kundershtim me aktet ligjore e nenligjore ne fuqi. Pervecse na refuzoi ne si prinder , ju refuzoi
dhe ju si drejtuese duke fyer para nesh pozicionin tuaj dhe figuren e mesuesit. Me kete veprim
mesuese Valdetja shembi urat e komunikimit me ne prinderit dhe nje nga kulmet e trekendeshit
mesues-prind-nxenes. Ne mbledhjen e prinderve te dates 22 shtator ju degjuat ankesat tona per
kete mesuese, dhe ju eshte dorezuar nga znj. Oneida Dervishaj ankesa per kete mesuese e
firmosur nga prinderit e klases qe ishin ate dite prezent, madje ju eshte kerkuar nga prinderit
protokollimi i ankeses dhe ju dhate fjalen para te gjithe prinderve (21 prinder te pranishem) se
diten e hene date 25 shtator ky problem do zgjidhej dhe do te merrte nje pergjigje zyrtare. Ne
fakt as u zgjidh e as mori pergjigje zyrtare (moskthimi i pergjigjes ne vetvete eshte qendrim
DISKRIMINUES nga ana juaj). Moszgjidhja e ketij problem ka cenuar rende edukimin cilesor
te femijeve tane pergjate ketij viti shkollor.

6. Javen e trete te shkolles mesuese Valdete Cenko nuk u paraqit asnje ore mesimore ne klase.
As ajo dhe asnje mesuese tjeter matematike. Femijet mbeten vetem ne klase ne ato ore, pa asnje
mesuese. Ne si prinder kemi te drejte te shqetesohemi lidhur me sigurine e femijeve tane dhe
garantimin e te drejtave te tyre gjate qendrimit te tyre ne shkolle.

7. Javet ne vijim, njoftohemi ne grupin WP nga mesuesja kujdestare se me vendim te drejtorise


mesuesja qe do te vijonte si mesuese matematike me klasen 8 B deri ne fund te vitit shkollor do
te ishte mesuese Elida Gjata. Ajo u paraqit nje here ne klase, zhvilloi 2 ore mesim dhe pastaj pa
asnje njoftim nuk vijoi me, pervecse u fut disa jave me vone 3 ore me shkeputje. Nje 2 oresh
matematike e zhvilloi mesuesja ndihmese per nxenesit me AK ne shkolle mesuese Monda.
Zhvillimi i 2 oreve nga ana e saj ishte teresisht antiligjor (referuar kompetencave te saj ne baze te
URDHER NR. 31, date. 28.01.2020.) Sipas nje marreveshje te dates 24 tetor 2023 me pale z.
Arli Xhemalaj dhe drejtoreshes Etleva, mesuese Mireles dhe mesuese Elides pergjate dy javeve
ne vijim, per te mos lene femijet pa mesim ne oren e matematikes do te zhvillonin oren
mesimore mesuese Elida dhe mesuese Mirela. Sipas marreveshjes mesuese Mirela e permbushi
detyrimin e saj. Mesuese Elida zhvilloi vetem 3 ore ne total gjate 2 javeve, madje 1 ore femijet
ishin fare te papergatitur pa libra e fletore matematike, pasi mesuesja hyri pa njoftim paraprak
per ndryshim orari. Nga data 24 tetor 2023 deri me 22 dhjetor 2023 lenda matematike u zhvillua
nga mesuese Mirela Shyti. Ajo, megjithese u tha femijeve disa here se do t’i linte dhe se do bente
me ta vetem 2 jave zhvilloi plot 2 muaj mesim me ta dhe ne janar 2024 nuk u duk me duke
braktisur nxenesit e klases 8b .

8. Rikthehemi tek mesuese Valdetja e cila eshte kryefjala e ankeses tone. Largimin perfundimtar
te mesuese Valdetes , ne si prinder na e ka komunikuar dhe Sherbimi psiko social i shkolles,
psikologia dhe punonjesja sociale permes prindit Arta Ukaj kur e kane thirrur ne zyren e tyre ne
fund te muajit shtator 2023. Ato nuk ia mbajten ate dite ankesen per mesuese Valdeten zonjes
Arta pasi i komunikuan largimin e saj perfundimtar nga klasa 8 B. Pra shqetesimin e prindit per
djalin e saj e mbyllen aty, megjithese ato te dyja jane ne shkolle per interesin e femijes dhe jo te
shpetojne mesuese Valdeten nga sjelljet e saj te papranueshme. Referuar akteve ligjore e
nenligjore ne fuqi kjo mesuese ligjerisht jo vetem nuk mund te rikthehet per te dhene mesim me
klasen e 8 B por ajo me kohe duhet te ishte pezulluar nga puna prej jush. Ne daten 26 shtator
2023 mesuese Valdetja ka paraqitur nje doreheqje nga mesimdhenia me klasen e 8 B. Deri me 10
janar 2024 kur ju e rikthyet ne klase pa na njoftuar me pare ne si prinder, kjo mesuese ka qene
nen norme. Ne baze te URDHER Nr. 31 date 28.01.2020; NENI 108/1. Mbarimi I marredhenies
se punes se mesuesit me institucionin publik te arsimit parauniversitar behet: dh) kur IA- nuk
ofron ngarkese mesimore lendore.
9. Referuar bazes ligjore URDHER Nr. 31 date 28.01.2020/ NENI 56

Mesuese Valdetja nuk ka permbushur detyrat e saj qe rrjedhin nga ligji, MBI TE GJITHA KA
BRAKTISUR FEMIJET. Konkretisht nuk ka permbushur detyrimet e saj ligjore, morale dhe
profesionale.

2. Mesuesi ka per detyre:

a) Te permbushe detyrimet qe lidhen me ushtrimin e profesionit te mesuesit;

b) Te zbatoje Kodin e Etikes se Mesuesit;

c) te trajtoje kedo ne mjediset e IA ose, me respekt, me dinjitet, ne menyre te kulturuar dhe te


moralshme, pa presione, pa padrejtesi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhune.

c) te perkujdeset per mbarevajtjen e cdo nxenesi te tij;

NENI 57/2 Ne vecanti punonjesi arsimor…e ka te ndaluar:

f) te perdore celularin gjate procesit te mesimit. Theksojme se kjo mesuese perdor vazhdimit
celularin gjate mesimit dhe per kete fakt jemi ankuar disa here vitin e kaluar mesimor. Rasti i
fundit date 11 janar 2024 mesuesja hapi celularin gjate ores mesimore dhe per kete fakt femijet i
kujtuan se me ligj eshte i ndaluar perdorimi i celularit gjate procesit te mesimit. Femijet
pretendojne se mesuesja po i rregjistronte duke ushtruar keshtu dhune psikologjike mbi femijet.
Mesuesja vete e justifikoi perdorimin e celularit gjate ores mesimore me justifikimin se po
komunikonte me drejtoreshen. Edhe sikur te ishte keshtu ju si drejtuese duhet t’i jepni mase
disiplinore per shkelje te ligjit ne fuqi. KUJTOJME se shkelja e ligjit ne fuqi eshte veper penale.
Per kete situate qe krijoi kjo mesuese, senatorja dhe zv. senatorja e klases (Ema dhe Desea) u
ankuan dhe raportuan prane sherbimit psiko social te shkolles.

➢ Rikthimi i mesuese Valdetes ne kete klase pervecse ne kundershtim me ligjin eshte ne


konflikt te hapur interesi mes asaj dhe komunitetit te prinderve e femijeve te kesaj klase, ka
krijuar dhe nje gjendje ankthi e stresi te larte. NUK DUHET HARRUAR NGA JU FAKTI SE
NE KETE KLASE KA FEMIJE ME PROBLEME SHENDETESORE (PROBLEME ME
ZEMREN) DHE PROBLEME SOCIALE (FEMIJE JETIM, ME PRINDER TE
DIVORCUAR). Per kete fakt ka dijeni dhe drejtoresha e shkolles dhe sherbimi psiko -social i
shkolles . Mospranimin e hapur te kesaj mesuesje e shpreh dhe bojkoti qe oren e pare nga disa
nxenes te cilet shqetesimin e tyre e percollen prane psikologes dhe punonjeses sociale ku erdhi
me vone dhe drejtoresha. Do t’ju luteshim si prinder te mos na rendoni me psikologjikisht as ne
dhe as femijet tane me kete “mesuese”.

➢ AJO NUK ESHTE FIGURE E PRANUESHME PER NE.

➢ JU NUK MUND TE TALLENI ME NE DHE FEMIJET TANE. KENI CENUAR RENDE


TE DREJTAT E NJERIUT, DHE TE FEMIJEVE NE INSTITUCIONIN ARSIMOR .

➢ DO T’JU LUTESHIM TE GJENI NJE “ZGJIDHJE REALE” PER PROBLEMIN E


KRIJUAR NGA KJO MESUESE DHE JU SI DREJTORI!

NE MBYLLJE TE ANKESES CITOJME TE DREJTAT E FEMIJEVE

NENI 70. Te drejtat e nxenesve :

Nxenesi ka te drejte:

1. Te kryeje veprimtarite e tij ne IA ne kushte te qeta dhe te sigurta per jeten dhe shendetin.

2. Te trajtohet me respekt, dinjitet, ne menyre te kulturuar dhe te moralshme ne IA, pa presione,


pa padrejtesi, pa fyerje, pa DISKRIMINIM, pa dhune.

3. Te njihet me te drejtat dhe detyrat e tij ne IA .

4. T’i sigurohet nga institucioni sherbim arsimor cilesor, sipas interesave, nevojave, dhe
mundesive te tij si dhe ndihme e posacme per te perballuar veshtiresite e tij te vecanta te te
nxenit,…
Diten e sotme, e hene, date 15 janar 2024 mesuese Valdetja ka zhvilluar bashke me ju si
drejtuese, testin e periudhes se pare, lenda matematike, kur ajo nuk ka qene mesuesja lendore e
femijeve tane gjate periudhes shtator - dhjetor 2023 , pasi eshte dorehequr zyrtarisht. Edhe sikur
te ishte mesuese qe ka zhvilluar rregullisht lenden, periudha e shkeputjes tre javore nga ora e
fundit e dhjetorit 2023 ka bere t'i harrojne edhe ato njohuri qe kane marre me shkeputje dhe plot
boshlleqe ne realizimin e planit mesimor. Dukshem ky eshte nje qendrim diskriminues ndaj
femijeve te klases se 8 B ne raport me femijet e klasave 8 A dhe 8 C. Ky test eshte bere ne
shkelje te plote me te vetmin qellim: qe kur te vije kontrolli ju si drejtori te dilni mire, se per
femijet as keni pyetur e as po pyesni se cfare demi po u beni sa kohe.

Masat qe kerkojme te ndermerren jane :

Te sigurohet menjehere zevendesim i mesuese se lendes matematikes, Valdete Cenko (e cila


mbi te gjitha nuk i permbush detyrimet e saj ligjore, morale dhe profesionale, e cila
BRAKTIS femijet te cilet jane Detyrimi kryesor I ketij Institucioni te dijes ).

Me konsiderate

Keshilli I Prinderve te Klases 8 b.

You might also like