You are on page 1of 1

Ankese-Kerkese per rishqyrtim te vizave

Po ju drejtohem ne emer te familjeve Dana ( Blerim Dana dhe Mimoza Vula Dana) dhe familjes
Zeka ( Mergim Zeka dhe Toska Kuqi Zeka) rreth pakenaqesise sone per vizat e aprovuara nga ana
e juaj.
Me date 28.03.2023 ne kemi aplikuar per viza ne Qendren per Aplikim te Vizave ne Prishtine me
kerkesen”Vizite per ditelindjen jubilare te 65-te te z. Skender Bashota me date 21.05.2023 dhe
vizite me daten 03.09.2023 per ditelindjen e 50-te te znj. Valbona Bashota,ku kemi dorezu te
kompletua tere dokumentacionin e duhur se bashku me garancionet nga zonja Valbona Bashota
dhe formularin per aplikim per vize me kerkese nga 15.05.2023 deri me 15.09.2023 bazuar ne
datat e njejta te garancioneve. Ne diten e aplikimit zyrtareve qe u jane dorezuar dokumentet ju
kemi bere te qarte kete kohezgjatje dhe njeherit kemi bere verejtje qe po nderhyjne ne
aplikacion.

Me date 31.03.2023 kemi pranuar pasaportat me vize te aprovuar per vetem 10 dite dhe jemi te
pakenaqur me kete (nuk e dime arsyen se perse viza nuk eshte dhene sipas kerkeses sone dhe te
njejtes kerkese se zonjes Valbona Bashota bere ne Suedi), marre parasysh qe kemi planifikuar te
bejme dy vizita me data te ndryshme dhe eshte e pakuptimte te merremi serish me te njejtat
procedura per aplikim meqe marrin mjaft kohe ne pergatitjen e tyre nga ne dhe nga
punedhanesit tane.
Te gjithe ne aplikuesit kemi pas me par viza nga shtet te ndryshme por edhe te vet Suedise dhe
nuk kemi pas ndonje verejtje apo mosrrespektim te tyre.
-Ju lutem a keni mundesi te beni rishqyrtimin e vizave tona!
Shpresojme te hasim nje mirekuptim nga ana juaj.

Emilat e ambasades ambassaden.skopje@gov.se dhe info.kosovosw@vfshelpline.com

You might also like