You are on page 1of 39

Modelet referuese OSI dhe TCP/IP

Modeli referues OSI


 Zhvillimet e para në fushën e rrjeteve kompjuterike janë
përcjellë me një konfuzion dhe pa organizim. Fillimi i viteve
1980 ka shënuar rritje në numër dhe përdorim të rrjeteve
kompjuterike nga ana e kompanive të ndryshme. Çdo kompani
ka ndërtuar rrjete me teknologji dhe standarde të veta. Kah
mesi i viteve 1980 këto kompani kanë filluar të ballafaqohen
me probleme si rezultat i zhvillimit të hovshëm të rrjeteve.
 Për ta adresuar problemin e rrjeteve jokompatibile Organizata
Ndërkombëtare e Standardizimit ISO (ang. International
Standardization Organization), pas hulumtimeve të shumta, në
vitin 1984, ka prezantuar modelin referues OSI (ang. Open
Systems Interconnection)

2
 Ky model i ofron prodhuesve të ndryshëm të pajisjeve të
rrjeteve kompjuterike standardet që i sigurojnë
komunikim dhe kompatibilitet më të madh ndërmjet
teknologjive të ndryshme të prodhuara nga kompani të
ndryshme.

 Modeli referues OSI përdor shtatë shtresa për të


shpjeguar komunikimin në rrjet. Çdo shtresë ilustron një
funksion të caktuar të rrjetit.

3
 Ndarja e rrjetit në këto shtatë shtresa na ofron këto
avantazhe:
 Komunikimet në rrjet i ndan në pjesë të vogla dhe më
të thjeshtuara duke mundësuar zhvillim më të lehtë të
teknologjive të reja.
 Na lejon që softueri dhe hardueri nga prodhuesit e
ndryshëm të mund të komunikojnë mes vete.
 Mundëson standardizimin e komponentëve të rrjetit në
mënyrë që ato të zhvillohen dhe përkrahen nga prodhuesit
e ndryshëm

4
Shtresat e modelit referues OSI
 Shtatë shtresa të modelit referues OSI janë:
 Shtresa e shtatë – Shtresa e Aplikacionit
 Shtresa e gjashtë – Shtresa e Prezantimit
 Shtresa e pestë – Shtresa e Sesionit
 Shtresa e katërt – Shtresa e Transportit
 Shtresa e tretë – Shtresa e Rrjetit
 Shtresa e dytë – Shtresa e Data‐Linkut
 Shtresa e parë – Shtresa Fizike

5
Funksioni i tre shtresave me te larta

6
Funksioni i katër shtresave të ulëta

7
Shtresa e shtatë – Shtresa e Aplikacionit
 Nga këndvështrimi i modelit referues OSI, shtresa e
aplikacionit (shtresa e 7) përkrah komponentin e
komunikimit të një aplikacioni. Shtresa e aplikacionit e
modelit OSI është shtresë e cila qëndron më afër
përdoruesit dhe ndryshe njihet si ndërfaqe në mes të
përdoruesit dhe rrjetit. Kjo shtresë na ofron shërbimet e
rrjeteve sikurse që janë qasje në fajlla dhe shtypje e
dokumenteve aplikacioneve të përdoruesit. Shtresa e
aplikacionit nuk i ofron shërbime asnjë shtrese tjetër të
modelit OSI, por i ofron shërbime proceseve të
aplikacionit siç janë aplikacioni i Word‐it, Excel

8
Shtresa e gjashtë – Shtresa e Prezantimit
 Shtresa e prezantimit bën të mundur që informatat e
dërguara nga shtresa e aplikacionit të një dërguesi të jetë
e kuptueshme nga shtresa e aplikacionit të sistemit
pranues. Nëse është e nevojshme, shtresa e prezantimit
bën përkthimin në mes të formateve të ndryshme të të
dhënave, duke e përdorur një format të përbashkët. Kjo
shtresë e modelit OSI është përgjegjëse edhe për
komprimimin dhe enkriptimin e të dhënave. Nëse
dëshirojmë ta kujtojmë shtresën e 6 të OSI modelit me
më pak fjalë atëherë kujtoni formatin e përbashkët për të
dhënat.

9
Shtresa e pestë – Shtresa e Sesionit
 Siç mund ta kuptojmë edhe nga emri, shtresa e sesionit
është përgjegjëse për vendosjen, menaxhimin dhe
përfundimin e sesioneve në mes të dy kompjuterëve
komunikues. Shtresa e sesionit i ofron shërbimet e veta
shtresës së prezantimit. Përveç rregullimit të sesionit, kjo
shtresë ofron dispozita për transferin sa më efikas të të
dhënave, klasën e shërbimeve, raportimin e përjashtimeve
të gabimeve për shtresën e sesionit, prezantimit dhe
aplikacionit.

10
Shtresa e katërt-Shtresa e transportit
Shtresa e transportit segmenton të dhënat e hostit dërgues dhe i
përmbledh ato në një varg të dhënash (ang. data stream) te hosti
pranues. Shtresa e transportit tenton të ofrojë shërbimet për
transportimin e të dhënave dhe në të njëjtën kohë i mbron
shtresat më të larta nga detajet e proceseve transportuese.
Shtresa e transportit në vete përfshinë katër shërbime bazë:
Segmentimin e të dhënave që vijnë nga shtresat më të larta të OSI
modelit
 Dërgimin e segmenteve nga burimi deri te destinacioni
 Të sigurojë besueshmërinë e të dhënave
 Të ofrojë mekanizmin e rrjedhës së trafikut
Detyra primare të kësaj shtrese është që të transportojë dhe të
rregullojë rrjedhën e trafikut nga burimi deri te destinacioni në
mënyrë të besueshme, të plotë dhe të saktë.
11
 Shtresa e tretë – Shtresa e Rrjetit Shtresa e rrjetit është
një shtresë mjaft komplekse që mundëson ndërlidhjen
dhe zgjedhjen e rrugës më të mirë në mes të dy hosteve,
që mund të ndodhen në dy rrjete gjeografikisht të ndara
në mes veti. Për të arritur këtë, shtresa e rrjetit i përdor
këto informata:  Informatat e adresave logjike që janë të
asociuara me hostet e burimit dhe destinacionit të
trafikut.  Informatat e rrugëve më të mira nëpër rrjet për
të arritur nga burimi deri te destinacioni i dëshiruar.
 Protokolli bazë që vepron në këtë shtresë është
protokolli IP

12
Shtresa e dytë – Shtresa e Data‐Link
 Data‐Link Shtresa e Data‐Linkut mundëson transportimin
e të dhënave nëpër linja fizike. Prandaj, shtresa e
Data‐Linkut merret me adresim fizik, topologji të rrjeteve,
mediumeve transmetuese të rrjeteve si dhe zbulimin e
gabimeve në transmetim. Shtresa Data‐Link komunikon
me shtresat me të larta të modelit OSI duke përdorur
nënshtresën e kontrollit logjik të linjës (ang. Logical Link
Control – LLC)
 Kjo shtresë përdor adresat fizike të hosteve të quajtura
MAC adresa (ang. Media Access Control) ndërsa si njësi
transmetuese përdor kornizën

13
Shtresa e parë – Shtresa Fizike
 Fizike Funksioni kryesor i shtresës fizike është që të
vendosë të dhënat në medium fizik të rrjetit.
 Disa specifikacione të mediumeve që përdoren për të
lidhur kompjuterët janë:
 Kabllot me çiftore të përdredhura dhe të mbrojtura.
 Kabllot me çiftore të përdredhura të pa mbrojtura.
 Kabllot koaksiale.
 Kabllot e fibrës optike.

14
Enkapsulimi i të dhënave
 Në mënyrë që të kemi komunikim të besueshëm në rrjet,
informatat të cilat dërgohen duhet të vendosen në pako
të menaxhueshme, dhe të mëdha aq sa të jetë i mundur
transmetimi i tyre. Kjo realizohet me ndihmën e procesit
të quajtur enkapsulimi i të dhënave. Procesi i enkapsulimit
i mbështjell të dhënat me informatat shtesë të
protokolleve të ndryshme para se ato të dhëna të
transmetohen në rrjet. Secila shtresë e modelit OSI është
përgjegjëse për vendosjen e informatave shtesë që janë
karakteristikë e protokolleve që veprojnë në atë shtresë

15
 Për ta kuptuar më mirë se çfarë ndodh me të dhënat
gjatë udhëtimit të tyre nëpër shtresat e modelit OSI do të
konsiderojmë shembullin e dërgimit të një letre
elektronike nga kompjuteri A te kompjuteri B.
 Shtresa e Aplikacionit (shtresa e shtatë në modelin
OSI) vendos një fushë, të ashtuquajturin hederin, i cili
përmban informata siç janë madhësia e shkronjave dhe
lloji i shkronjave apo fonti. Këto të dhëna pastaj barten te
shtresa e prezantimit.

16
17
 Shtresa e Prezantimit vendos fushën e hederit me
informatat karakteristike për këtë shtresë. Si shembull
mund të marrim tekstin e mesazhit, i cili mund të
konvertohet në sistemin ASCII apo me çfarë formati
prezantohen fotografitë (jpeg, tif, pict)
 Shtresa e sesionit në hederin e vet shtresa e sesionit
vendos të dhënat për inicimin, mirëmbajtjen dhe
përfundimin e sesionit në mes të aplikacioneve
komunikuese

18
 Shtresa e transportit i ndan në segmente nga ku secili
segment e ka numrin e vet rendor i cili i ndihmon sistemit
pranues t’i bashkojë ata në radhitje të njëjtë. Shtresa e
transportit në hederin e vet vendos informatat për
lajmërimin se segmenti është pranuar nga sistemi pranues.

 Shtresa e Rrjetit në hederin e vet i vendos informatat,


siç janë adresa e dërguesit dhe adresën e pranuesit të të
dhënave. Duke i përdorur këto informata shtresa e Rrjetit
mund të zgjedhë shtegun më të mirë për paktën

19
 Shtresa e Data‐Linkut në pjesën e përparme të të
dhënave të pranuara e vendos hederin me informata, siç
janë adresa fizike e dërguesit dhe adresa fizike e pranuesit,
ndërsa në pjesën e prapme vendos informatat për
sekuencën kontrolluese të kornizës – FCS (ang. Frame
Check Sequence) për t’u siguruar se informatat e
transmetuara nuk janë ndryshuar gjatë udhëtimit.
 Këto të dhëna pastaj barten në shtresën Fizike për t’u
transmetuar nëpër mediumin fizik bartës.Vargu i bitëve
transmetohet si sinjal elektrik, 1 dhe 0, në shtresën Fizike.
Në këtë nivel shtresa Fizike garanton sinkronizimin e
bitëve gjatë transmetimit. Ky sinkronizim i të dhënave do
të sigurojë se të dhënat do të grumbullohen në mënyrë të
saktë ashtu siç janë transmetuar.
20
 Këto procedura nga shtresa e parë e deri te ajo e shtata
ndodhin në mënyrë të kundërt te pajisja pranuese dhe ky
proces quhet procesi i de‐enkapsulimit. Kompjuteri B e pranon
vargun e bitëve nga mediumi fizik dhe i bart ato lart në
shtresën e Data Linkut, e cila pastaj i largon informatat e
vendosura në fillim dhe në fundin e të dhënave dhe pastaj
informatat ia bart shtresës së Rrjetit e kështu me radhë derisa
të dhënat arrijnë në shtresën e Aplikacionit. Në fund
kompjuteri B do të pranojë letrën elektronike ashtu siç është
dërguar. Nga ky shembull mund të shohim se modeli OSI ofron
shërbimin i cili mundëson që të dhënat të kalojnë rrjedhshëm
nga një shtresë në tjetrën. Në fund informatat e dërguara do
të paraqiten në pajisjen pranuese në format të lexueshëm

21
Modeli referues TCP/IP
 Modeli TCP/IP Modeli referues TCP/IP emrin e ka marrë
nga shkurtesa e dy protokolleve Transmission Control
Protocol / Internet Protocol dhe është zhvilluar nga
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes – DOD (ang.
Department of Defense) me qëllim të krijimit të rrjeteve
që do të mbijetonin në kushte më të vështira operimi,
duke përfshirë këtu edhe luftën nukleare. Kërkesa
primare e Departamentit të Mbrojtjes ka qenë që të
dhënat të transmetohen në mënyrë të besueshme në çdo
destinacion të rrjetit dhe në çdo rrethanë. Kjo kërkesë
është plotësuar me krijimin e modelit referues TCP/IP.

22
 Versioni prezent i modelit TCP/IP është standardizuar për
herë të fundit në vitin 1980. Modeli TCP/IP është njësoj i
vlefshëm sikur modeli OSI.

 Kemi thënë se modeli OSI është definuar nga organizata


ndërkombëtare ISO si standard global komunikimi që në
vete paraqet kornizë punuese për rrjete moderne.
Protokollet e TCP/IP‐së janë baza e Internetit.Versioni
prezent i TCP/IP‐së bazohet në skemë të adresimit 32
bitëshe të quajtur IPv4 dhe 128 bitësh IPv6.

23
Shtresat e modelit referues TCP/IP
 Për ndryshim nga modeli OSI, modeli TCP/IP përbëhet
nga katër shtresa:
 Shtresa e katërt – Shtresa e Aplikacionit
 Shtresa e tretë – Shtresa e Transportit
 Shtresa e dytë – Shtresa e Internetit
 Shtresa e parë – Shtresa e Qasjes në Rrjet

24
Krahasimi i modeleve TCP/IP dhe OSI

25
 Krahasimi i modeleve TCP/IP dhe OSI Ngjashmëritë e
këtyre dy modeleve përfshijnë këto elemente:
 Të dy modelet përdorin shtresa për të përshkruar
funksionimin e rrjeteve.
 Të dy modelet kanë shtresën e aplikacionit, edhe pse
kjo shtresë ka funksione të ndryshme.
 Të dy modelet kanë ngjashmëri në shtresat e
transportit dhe të rrjeteve.
 Të dy modelet presupozojnë se paketat komutohen.
Kjo nënkupton se paketat individuale mund të udhëtojnë
nëpër rrugë të ndryshme për të arritur deri te destinacioni
i njëjtë

26
 Dallimet në mes të këtyre dy modeleve përfshijnë këto dy
elemente:
 Modeli TCP/IP grupon funksionet e OSI shtresës së
prezantimit dhe sesionit në shtresën e aplikacionit.
 Modeli TCP/IP grupon funksionet e OSI shtresës së
Data‐Linkut dhe shtresës Fizike në shtresën e Qasjes në
Rrjet.
 Në shikim të parë modeli TCP/IP duket më i thjeshtë
pasi ka më pak shtresa.
 Protokollet e modelit TCP/IP janë standarde rreth të
cilëve është zhvilluar i gjithë Interneti i sotëm

27
Në figurën e mëposhtme është paraqitur lidhja në mes të
shtresave të TCP/IP modelit protokolleve që veprojnë në ato
shtresa

28
Shtresa e Aplikacionit
 Shtresa e Aplikacionit e modelit TCP/IP Shtresa e
Aplikacionit e modelit TCP/IP në vete i përfshin tre
shtresa të larta të modelit OSI, shtresën e Aplikacionit,
shtresën e Prezantimit dhe shtresën e Sesionit. Nga kjo
rrjedh se proceset e prezantimit, enkodimit dhe kontrollit
të dialogut në modelin TCP/IP trajtohen nga shtresa e
Aplikacionit. Kur një informacion procesohet nga këto
shtresa quhet e dhënë (ang. Data), por emërtimi ndryshon
pastaj duke kaluar në shtresat e tjera

29
Protokollet e shtresës së Aplikacionit
 Protokollet që veprojnë në shtresën e Aplikacionit të
modelit TCP/IP janë:
 Protokolli DNS (ang. Domain Name Service)
 Protokolli HTTP (ang. Hypertext Transfer Protocol)
 Protokolli SMTP (ang. Simple Mail Transfer Protocol)
 Protokolli FTP (ang. File Transfer Protocol)
 Protokolli Telnet

30
 Protokolli DNS – është zhvilluar për të lehtësuar
asocimin e përmbajtjes së sajtit me IP adresën e atij sajti.
DNS është një sistem i cili përdoret në Internet për të
përkthyer emrat e domeneve në IP adresat e tyre
përkatëse.
 Protokolli HTTP ‐ funksionon ngushtë me ueb‐in apo
www (ang. world wide web)
që paraqet pjesën me rritje më të shpejtë si dhe me
përdorim më të madh në
Internet. Njëra nga arsyet e rritjes së jashtëzakonshme të
ueb‐it është thjeshtësia
me të cilën kjo teknologji na mundëson t’i qasemi
informatave.

31
 Protokolli SMTP – përdoret nga email serveri për të
dërguar apo pranuar mesazhet elektronike. Protokolli
SMTP transporton mesazhet elektronike në formatin
ASCII duke përdorur protokollin TCP të shtresës së
Transportit.
 Protokolli FTP – Nga vet emri kuptojmë se ky
protokolli është përgjegjës për transferimin e fajlla nga
serveri te klienti dhe anasjelltas. Gjatë punës së vet
protokolli FTP shfrytëzon shërbimet e protokollit TCP që
do të thotë se FTP është protokoll i besueshëm, i
orientuar në ndërlidhje

32
 Protokolli Telnet – është protokoll i cili mundëson
qasje nga distanca në kompjuter nëpërmjet Internetit apo
rrjeteve lokale. Telneti i mundëson përdoruesve të qasen
në hostin e caktuar dhe pastaj të ekzekutojnë komandat e
ndryshme.

33
Shtresa e Transportit
 Shtresa e Transportit e modelit TCP/IP Shtresa e
Transportit në modelin TCP/IP është identike për nga
përgjegjësitë dhe funksioni me shtresën e Transportit të
modelit OSI. Detyra kryesore e shtresës së transportit
është rregullimi i qarkullimit të informatave nga burimi e
deri te destinacioni në mënyrë të besueshme dhe të saktë

34
 Në shtresën e Transportit veprojnë dy protokolle, njëri
është i besueshëm dhe i sigurt. Ky protokoll është TCP
(ang.Transmission Control Protocol). Protokolli i dytë
është i thjeshtë, i shpejtë dhe nuk garanton dorëzimin e
informatave te destinacioni. Ky protokoll është UDP (ang.
User Datagram Protocol).
 TCP – është protokoll i shtresës së Transportit i cili në
mënyrë të besueshme mundëson transmetimin e
segmenteve me dupleks të plotë (ang. full‐duplex).
Protokolli TCP i ndan të dhënat në segmente, në
destinacion i ribashkon ato. Ndërsa në rastet kur ndonjë
segment humbet gjatë transmetimit, i ridërgon ato që
mungojnë.

35
Shtresa e Internetit
 Shtresa e Internetit është shtresa e dytë e modelit TCP/IP.
Kur një informacion kalon nga shtresat e tjera (më poshtë
apo më lart) nëpër shtresën e Internetit shndërrohet në
paketë. Disa nga funksionet themelore të shtresës së
Internetit janë dërgimi i paketave nga hosti në host,
rrugëtimi i paketave nga rrjete e burimit deri te rrjeti i
destinacionit, si dhe menaxhimin e gabimeve të paketave
gjatë transmetimit. Rrugëtimi është proces i gjetjes së
rrugës më të mirë dhe më të shkurtër në rrjet nëpër të
cilën do ta dërgojë paketën e të dhënave

36
 Protokollet që veprojnë në shtresën e Internetit të
modelit TCP/IP janë:
 Protokolli i Internetit – IP (ang. Internet Protocol)
 Protokolli i kontrollit të mesazheve në Internet – ICMP
(ang. Internet Control Message Protocol)
 Protokolli i zbërthimit të adresës – ARP (ang.Address
Resolution Protocol).

37
Internet Protokolli
 Internet Protokolli (IP) ‐
është mekanizëm
transmetues shërbimet e të
cilit i përdorin TCP/IP
protokollet në shtresën e
Internetit
 IP është protokolli jo i
besueshëm dhe nuk vendos
lidhje paraprake me hostin
destinacion, mirëpo për
dërgimin e paketave në
destinacioni e tyre e përdor
shërbimin me përpjekje më
të mirë të dërgimit

38
Shtresa e Qasjes në Rrjetë e modelit TCP/IP
 Shtresa e Qasjes në Rrjet është shtesa e parë e modelit
TCP/IP. Kjo shtresë asociohet me shtresën e Data‐linkut
dhe shtresën Fizike të modelit OSI.
 Shtresa e Qasjes në Rrjet definon mënyrën e
transmetimit të kornizave nëpër mediume të rrjetit siç
janë kabllot koaksiale, fibrat optike, çiftoret e përdredhura
prej bakri, transmetim pa tela etj. Kjo shtresë gjithashtu,
përshkruan proceset se si pajisjet harduerike i
shndërrojnë bitët (1 dhe 0) në sinjalet elektrike apo
optike.
 Protokollet që përfshihen në shtresën e qasjes në rrjet
janë Ethernet, FDDI, ATM etj.

39

You might also like