You are on page 1of 7

SHFMU "Ibrahim Uruqi“

Bresalc
Lënda : Matematikë
Arsimtare : Selvije Cakolli
Tema : Zgjidhja e sistemit të ekuacioneve
lineare me dy ndryshore – Metoda e
zëvendësimit
E punuan : Erona Syla dhe Rrezarta Rexhi,
IX/₁,₃
Metoda e zëvendësimit
• Metoda e zëvendësimit zbatohet kështu :Nga njëri ekuacion gjejmë njërën ndryshore në varësi nga tjetra e
pastaj atë e zëvendësojmë në ekuacionin tjetër. Kështu gjejmë njërën ndryshore.
• Shembull 1. Të zgjidhet sistemi I ekuacioneve lineare
-3x+y = 2
2x+5y= -7
• Nga ekuacioni I parë -3x+y=2 gjejmë se y=3x+2. Këtë e zëvendësojmë në ekuacionin e dytë,kemi
2x+5 (3x+2)=-7
2x+15x+10=-7
17x=-17
x=-1
• Tani vlerën e gjetur x=-1 e zëvendësojmë në y=3x+2 dhe kemi :
Për x=-1, y=3x+2
y=-1
• Pra, ҫifti I renditur (-1,-1) është zgjidhje e sistemit të dhënë.
• Shembull 2. Të zgjidhet sistemi I ekuacioneve lineare
5x-y=8
2x-y=-4
• Nga ekuacioni I dytë I sistemit, gjejmë se y=2x+4. Këtë e zëvendësojmë në ekuacionin e parë,
kemi :
5x-y=8
5x-(2x+4)=8
5x-2x-4=8
3x=12
x=4.
• Vlerën x=4 e zëvendësojmë në y=2x+4 dhe gjejmë y=2◦4+4=12.
Pra ҫifti I renditur (4,12) është zgjidhje e sistemit të dhënë.
• Shembull 3. Të zgjidhet sistemi I ekuacioneve
²⁄x-³⁄y=1
1/x+2/y=2
• Në fillim zëvendësojmë 1/x = p dhe 1/y = q. Sistemi I dhënë merr formën
2p-3q=1
p+2q=2
• Nga ekuacioni I dytë në sistemin e fundit gjejmë se p = -2q + 2. Këtë e zëvendësojmë në ekuacionin e parë dhe kemi :
2(-2q+2)-3q=1
-4q+4-3q=1
7q=-3
q=3/7.
•Tani vlerëm q=3/7 e zëvendësojmë në p=-2q+2 dhe kemi:
p=-2◦3/7+2
p=-6/7+14/7
p=8/7.
•Në fund nga 1/x=p dhe 1/y=q rrjedh se x=1/p=1/8/7=7/8 dhe y=1/q=7/3. Pra ҫifti I renditur (7/8,7/3) është zgjidhje e sistemit të dhënë.
Pra për zgjidhjen e sistemit te ekuacioneve lineare me
metodën e zëvendësimit zbatojmë këtë procedurë :
I• Zgjidhim njërin ekuacion sipas njërës së ndryshores (nëse koeficienti pranë
ndonjërës ndryshore është 1 ose -1 zgjidhim sipas asaj).
II• Shprehjen e gjetur në 1 e zëvendësojmë në ekuacionin tjetër dhe e zgjidhim
atë sipas ndryshores së mbetur.
III• Zgjidhjen e fituar në II zëvendësojmë në njërin nga ekuaciont sistemit
fillestar dhe e zgjidhim atë sipas variablit tjetër.
IV• Nëse në II fitohet :
a) barazim I pasaktë, atëherë është I pamundshëm, domethënë sistemi
nuk ka zgjidhje.
b) identitet, atëherë sistemi është I mundshëm dhe I pacaktuar,
domethënë sistemi ka pakufi shumë zgjidhje.
• Faleminderit për vëmendjen tuaj!

You might also like