You are on page 1of 10

Hamleti

William Shakespeare
Punoi: Arsina Emini, I-9
2020/21
Mbi autorin:
Shekspiri ka lindur ndoshta më 23 prill 1564 por ky është një mendim i
arsimuar, sepse kemi vetëm një rekord të pagëzimit të tij tri ditë më vonë.
Supozohet gjerësisht se ai ka ndjekur shkollën e cilklit të lartë lokal ku ai do të
ketë studiuar literaturë latine, greke de klasike.
Shekspiri kishte tre fëmijë:Susanna (e lindur në maj 1583) dhe binjakët Judith
dhe Hamnet (të lindur në shkurt 1585). Hamnet vdiq në vitin 1596,në
moshën 11 vjeçare. Shekspiri u shkatërrua nga vdekja e djalit të tij të vetëm
dhe thuhet se “Hamlet”, shkruar 4 vite më vonë, është dëshmi e kësaj.
Shekspiri u tërhoq në Stratford në vitin 1611 dhe jetonte në mënyrë të qetë nga
pasuria e tij për pjesën tjetër të jetës së tij.
Në vullnetin e tij, ai la shumicën e pronave të tij Susannës, bijës së tij dhe disa
aktorëve nga Burrat e Mbretit Famshëm. Ai e la gruan e tij “shtratin e dytë
më të mirë” para se të vdiste më 23 prill 1616.
Personazhet
Si personazhe kryesore kemi:
● Hamleti – djali i mbretit të mëparshëm të dhe nipi i
mbretit aktual (Klaudi)
● Klaudi – mberti i Danimarkës, xhaxhai i Hamletit
dhe vëllai i mbretit të mëparshëm
● Gertruda – mbretëresha e Danimarkës dhe mamaja e
Hamletit
● Polloni – kancelari kryesor i mbretit
● Ofelia – e bija e Pollonit
● Horati – shoku i Hamletit
● Laerti – djali i Pollonit
● Fantazma – fantazma e babait të Hamletit
Vendi i zhvillimit të ngjarjes
“Hamleti” zhvillohet në një kështjellë imagjinare
mbretërore në qytetin e Elsinore në vendin e
Danimarkës. Vendndodhja historike e sajuar është
Kronberg Castle e vendosur në qytetin e vërtetë të
Helsingor, e shfaqur edhe në fotografi 
Parathënie
Hamleti, tragjedia më e famshme e W.Sh, sipas kritikëve është shkruar më 1601-1602
mbi bazën e një sage (kënge epike popullore ose legjenda të përhapura në vendet
skandinave në Mesjetën e hershme) daneze, por e ndryshuar e zhvilluar dhe e zbukuruar
me një mjeshtri aq të çuditshme sa mund të quhet vepra teatrale më popullore dhe më e
thellë që luhet në skenë. Hamletin mund ta cilësojmë si dushkun më të lartë të pyllit
Shekspirian, por nuk mund ta shohim pasi u copëtua pas rrufesë. Gërmadhat tregojnë
madhështinë dhe tragjizmin e tij. Është pjesë e gjinisë dramatike, për shkak të rrjedhës së
ngjarjeve do ta ciësojmë si tragjedi hakmarrje. Si temë ka ndjenjat e lakmisë për pushtet
dhe pasuri. Ideja që përshkruan kjo vepër është ajo se si etja për pushtet e shtyn njeriun
në humbjen e çdo virtyti dhe vlere morale, për të cilën një ditë ai merr shpagimin e
merituar.
Përmbajtja:
“Hamleti” tragjedia e Shekspirit, e vendosur në pesë akte, ku në qendër të vëmendjes vendoset akti tragjik i vrasjes
së mbretit të Danimarkës nga ana e vllaut të tij Klaudit, dhe kështu fillon edhe ngjarja:
Klaudi vret të vëllain, Mbretin e Danimarkës kur ai është në gjumë, i shtin në vesh një helm dhe largohet duke thënë
se vdiç nga kafshimi i një gjarpëri. Nga shumë dhurata të pabesa dhe pa mos humbur shumë kohë ai fiton dashurinë
e turpshme të të gruas së vëllait të tij. Hamletit, të birit, si të mos i mjaftonte tronditja nga vdekja e të atit, e sidomos
nga martesa e ngutur e nënës, atij i shfaqet fantazma e babait të tij, ku i tregon të birit se nuk ka vdekur siç është
thënë ,por i tregon të vërtetën, ndaj i kërkon gjakmarrje. Hamleti ia premton dhe e mban besën. Hamleti për këtë gjë
iu tregon shokëve të tij Horatit dhe Maroelit duke ju besuar se nuk do të tregojnë askund për këtë marrëzi. Kjo
ngjarje do të fillojë të jetë e dyshimtë për Hamletin , ku do të ngjallë ndjenjat e dilemës te Hamleti. Përpara
Hamletit tanimë janë disa dilema si: për ta besuar fantazmën apo jo, për të vrarë ungjin e tij apo jo, nga kjo del
edhe thënja e tij e njohur si Dilema Hamletijane ku thotë:
“Të jeshë apo të mos jeshë, kjo është çështja...”
Kjo vepër madhore sigurisht që nuk do të mbetet edhe pa lidhje të dashurisë. Hamleti kishte një dashuri të pa
shtershme ndaj një vajze shpirt mirë dhe engjëllore e quajtur si Ofeli. Ajo ishte e bija e Polonit, i afërmi i mbretit i
cili kishte edhe një djalë i cili bënte jetën universitale në Paris të Francës, quheshte Laert.
Hamleti në këtë gjendje të humbur i shkruante Ofelisë letra dashurie por Ofilea e kishte ndaluar që t’ia këthej
letrat që babai dhe vëllai i saj mendonin se e njihnin mirë Hamletin dhe dashurinë e tij të rremë. Hamleti
gjendet në një situatë të vështirë, një pesimizëm e thellë ja thyen zemrën, ia ndryshon edhe sjelljen dhe
bëhet si i çmendur, dhe kjo lind dyshimin e mbretit dhe mbretëreshës që Hamleti mund të kishte kuptuar të
vërtetën, por pasi Poloni u tregoi se Hamleti i kishte dërguar letra dashurie Ofelisë, ata menduan se kjo
sjellje e çuditshme e Hamletit ishte nga dashuria e tij.
Një ditë në pallat arriti turma e aktorëve që i kishte thirrur Hamleti, sepse ai ishte adhurues i madh i veprave
dhe aktrimit por kjo nuk ishte arsyeja e vetme , ai vë në skenë përpara mbretit dhe mbretëreshës një ngjarje
të njejtë me atë të vrasjes së babait të tij. Mbreti këtë ngjarje nuk e përballoi dotë dhe u largua nga shfaqja.
Përsëri lindi kureshtja që mos vallë ta kishte kuptuar Hamleti të vërtetën. Mbretëresha urdhëroi Polonin
që ta thërriste Hamletin të shkonte në dhomën e saj. Ai e lajmëroi dhe shkoi menjëherë në dhomë dhe u
fsheh prapa perdeve për të dëgjuar bisedën e të nënës me të birin.
Hamleti hyri mbrenda dhe filloi që ta nxirrte mllefin që kishte ndaj nënës së tij. Në momentin kur ai shfaqte
gjithë atë urrejtje, ai ndjeu se prapa perdes fshihej dikush, nxorri shpatën dhe e goditi për vdekje Polonin.
Poloni u varros fshehurazi dhe pa marrë vesht askush. Hamleti u detyrua nga mbreti që të kthehej në Angli.
Por gjatë rrugës mbreti detyroi që ta vrisnin Hamletin, ja që nuk pati sukses, Hamleti shpëtoi dhe u këthye
fshehurazi përsëri në Danimarkë ku dinte vetëm Horatsi.
Pas largimit të Hamletit në kështjellë mbërrin Laerti me një ushtri i cili kishte ardhur të marrë gjakun e
babait të tij. Mbreti e qetsoi Laertin dhe ia mbushi mendjen për një kurth që do ti bënin Hamletit. Ofelia
nga mërzija nga vdekja e babait të saj dhe nga fakti se nga kush ishte vrarë, ajo smund t’i përballojë
këto dhe vendos që të bëjë vetvrasje. Pasi Hamleti e dëgjoi këtë ai shkoi në varrimin e saj ku dhe u
përlesh me Laertin. Pas kësaj mbreti dhe Laerti e përgaditën kurthin që ja ka bërë Hamletit, dmth nëse
Laerti nuk e godet Hamletin me shpatën e helmuar atëherë do ti jepnin Hamletit të pijë verë të helmuar.
Filloi dyluftimi dhe Hamleti triumfonte në rezultat, nëna e tij nga gëzimi për të birin pi verën e helmuar të
përgaditur nga mbreti për Hamletin. Në raundin e fundit Laerti godet Hamletin me thikën e helmuar dhe
pasi e goditi, shpatat u ranë poshtë dhe i ngatrruan, Hamleti e goditi Laertin me shpatën e helmuar dhe
në atë çast nëna e Hamletit ra në tokë dhe fjalët e fundit që tha i tregoi Hamletit se ra në grackën e
mbretit dhe se është i helmuar.
Hamleti pa mos humbur shumë kohë, mblodh forcë dhe plagosi mbretin me shpatën e helmuar dhe në këtë
mënyrë ai merr të gjakun e të babait të tij, ku si trashëgimtar të fronit lë Fortimbrasin.

Pra ngjarja mbaron me një zi të madh, tragjedi të pafund dhe me një shkatrrim të mbretërisë.
Faleminderit
për vëmendjen

You might also like