You are on page 1of 20

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit
Programi Fillor

Lënda: Metodologji e arteve figurative

Tema: Piktori Adem Kastrati

Mentori: Prof.Dr.Shpresa Tolaj Punoi: Dorentina Alija


Objektivat
 Abstrakti
 Jeta
 Prejardhja
 Shkollimi
 Shkenditë e para të talentit të artit figurativ
 Mësimdhënia
 Pikturat
 Qindra vepra të shpërndara nëpër botë
 Piktura të dhuruara personaliteteve të rendësishëm botërorë
 Ekspozitat
 Konkluzion
 Referencat
Abstrakt
Synimi i këtij punimi është të trajtojmë temën në lidhje me piktorin e dheut: Adem Kastrati, si
dhe njohja me krijimtarinë e tij artistike.Kërkimet dhe hulumtimet për piktorin në fjalë kanë
qenë të gjithanshme në literatura të ndryshme. Puna dhe krijimet e tij njihen botërisht ku aj e
arriti kulmin e suksesit me shumë piktura të njohura ndër to ishte “Magja” e vitit
1989( ngjyra dheu mbi pelhurë)
“Artistët janë pasqyra e shtetit, veprat e tyre janë shpirti i shoqerisë”

Fjalët kyqe: artisti,jeta,vepra,piktura, krijimtaria,stili


Jeta

 Adem Kastrati, u lind ne vitin 1933 ne fshatin Karaqevë te Dardanës se Kosovës, në


një familje të madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashëse.
 Ishte e njohur familja e tij nga babai në këtë anë, por edhe nga ana e nënës së tij të
Dajkocit ( daja i tij, ishte disidenti politik e atdhetari Metush Krasniqi)
 Piktori e pedagogu i artit figurativ, krijues letrar, mbledhësi, shënuesi dhe publikuesi i
thesarit popullor, analisti i marrëdhënieve shqiptaro-sllave dhe euro-botërore.
 Ai i takon gjeneratës së parë të piktorëve pas Luftes së dytë botërore.
 Emri i tij zë një vend meritor mes artistëve figurativë të cilët kanë jetuar dhe krijuar
vepra në Jugosllavi. Piktori është një prej doajenëve mes piktorëve shqiptarë në
Maqedoninë e Veriut, shteti ku ka jetuar dhe krijuar për me se dyzet vjet.
 Adem Kastrati mbijetoi periudha të qeta,
paqësore dhe progresive, por jo rrallë u ndesh
edhe me situatë të ndërlikuara e të turbullta
kohore, të percjellta me ngjarje, trazira dhe
okupime gjatë jetes së tij. Dhe në një moment
gjendja kulmoi në luften e përgjakshme që
populli shqiptarë në Kosovë e përjetoi në fund
shek XX.

Katër herë ndërroi shtetësinë, duke u bërë shtetasi


i Mbretërisë së Jugosllavisë, Mbretërisë
Shqiptare, Jugosllavisë Komuniste dhë në fund i
Republikës së Maqedonisë.

Megjithatë biografia e tij jetësore, më mirë do të


pasqyrohej nëpërmjet përshkrimit të sekuencave
dhe rrëfimeve në lidhje me biografinë,
prejardhjen dhe rrugëtimin e shkollimit të tij.
PREJARDHJA

 Adem Kastrati rrjedh nga një familje e madhe fshatare për kah numri, por të mesme për kah
gjendja sociale. Qysh si i ri, ai ka shprehur interesim për prejardhjen e familjes së tij, duke
dëgjuar shumë herë nga më të moshuarit për degëzimin e trungut familjar. Nga babai i tij,
Ramizi, piktori ka mësuar se ai vet i përket brezit të shtatë me radhë të familjes së tyre. Përveç
bujqësisë dhe blegtorisë, kohë pas kohe merrej nga pak edhe me tregti.

 Prejardhja e Ademit mund të jetë edhe nga Gjakova, ku piktori e ka përfunduar shkollimin e
normales në Gjakovë, ku edhe për një kohë të gjatë jetoi aty.
shkollimi

Rrugëtimi i shkollimit të Kastratit, po ashtu është një rrëfim në vete. Shkollimi i tij, jo vetëm që
ka zgjatur ca më tepër sesa duhej, por, njëkohësisht ai është përcjellë edhe me probleme, vështirësi
dhe peripeci nga më të ndryshmet.

 Adem ka pasur fatin që shkollimin fillor ta ndjek pikërisht gjatë viteve kur atyre anëve të 
Kosovës, si në gjitha trojet shqiptare, ishin shpërndarë mësuesit e gjeneratave të para që patën dalë
nga Normalja e Elbasanit.
Mësuesi i parë i tij ka qenë Mehmet Turani nga Elbasani.
 As shkollimi i mesëm nuk ka kaluar pa vështirësi, dhe për këtë shkak ai ka qenë i detyruar të
ndërrojë disa shkolla të mesme dhe të endet nga njeri qytet në tjetrin, duke filluar nga Gjilani, Peja
, Gjakova e Prishtina. Ashtu që shkollën e mesme e ka bërë në Gjakovë ku dhe jetoi disa vite aty.
 Studimet e shkollimit të lartë i ka kryer në Shkup.
Shkenditë e para të talentit të artit figurativ

Talentin e tij, Adem Kastrati e ka manifestuar qysh si i vogël


duke e shprehur atë nëpërmjet modelimit dhe vizatimit mbi
pllakat prej baltës shumëngjyrëshe të vendlindjes së tij. Por,
talentin e njëmendtë ai e ka shfaqur në bankat e shkollës
fillore duke treguar interes ndaj lëndëve artistike: poezisë,
muzikës, por kuptohet që më shumë ai është dalluar si
vizatues i talentuar.
 Në lidhje me kontaktet e tij të para me artin figurativ,
Kastrati flet për vizatimet e tij të para me laps, për çka
mësuesi, Mehmet Turani, e ka lëvduar gjithmonë para
nxënësve. Pastaj e përkujton edhe një moment tjetër që
ndërlidhet me talentin e tij, kur ai si nxënës i shkollës
fillore e kishte vizatuar me laps portretin e gjyshit të tij.
 Gjyshi i kënaqur me vizatimin e nipit të tij i kishte
premtuar Adem Kastratit se “do ta bënte inxhinier”.
mësimdhënia
 Aktiviteti krijues i Adem Kastratit pandashmërisht shoqërohet edhe me punën e tij si
mësimdhënës. Për tridhjetë e pesë vite rresht pune në arsim, pra, deri në pensionimin e
parakohshëm të tij në vitin 1986, Adem Kastratit, si udhërrëfyes i ka shërbyer porosia e drejtorit të
Normales së Gjakovës, Beqir Kastrati:.
I. Ditarin për herë të parë e rrok në muajin prill të vitit 1950,si mësues në shkollën e fshatit
Koretin. Në viti 1959, për herë të parë fillon punën si mësimdhënës i lëndës së artit figurativ në
një fshat të Ferizajt.

II. Pastaj punësohet si mësimdhënës në Normalen e Shkupit. në gjuhën shqipe në qytetin e Shkupit
. Në këtë shkollë, e cila më vonë nga Normalja transformohet në Gjimnazin “Zef Lush Marku”.

III. Më 1986 pensionohet para kohe, shkaku i sëmundjes nga veshkët, po edhe shkaku i ndjekjeve
të UDB-së të cilës nuk i pëlqenin pikturat e tij me ngjyrëra kuq e zi, asoconin në flamurin
kombëtar shqiptar si dhe vizatimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

 Forcat e policisë jugosllave Adem Kastratin e kërcënonin me përjashtim ose përfundim në burg,
por duke parë ajo kohë ishte tragjike për shqiptarët nën okupimin fashist të sllavëve Adem Kastrati
vendos përfundimisht të dalë në pension të parakohshme.
 "VIZATUESIT E VEGJËL",
PIKTURAT
 Pikturat e tij të punuara me motive
 "KATUNDI IM NË MJEGULL",
legjendash popullore janë:
 "NË DIMËR", I. "Ura e shenjtë",
 "NË MULLI", II. "Motra me nëntë vëllezër",
 "FSHATI IM",
III. "Krushqit e ngurosur".
 "ÇAJTORJA",

 "MAGJA",

 "BARIU",

 "LYPËSJA",

 "NËNA ME FËMIJËN",

 "DUKE I DHËNË GJI FËMIJËS",

 "GRATË DUKE U LARË",

 "MIKPRITJA",

 "DARKA",

 "DASMORËT",

 “DUKE ÇUAR DREKËN",

 "ODA ME BURRA",

 "PORTRETE NGA PRIJËSIT KOMBËTARË"

 "NGA HISTORIA",
Motivet

Motivet paraqesin format pamore të përmbajtjeve tematike.


o Shumicën e motiveve e ka pikturuar sipas modeleve të ikonografisë tradicionale figurative, duke filluar që nga
peizazhi, enterieri, portreti, autoportreti, akti, natyra e qetë, animalizmi, arkitektura, karikatura, etj, duke lënë kështu
një opus të pasur veprash me vlera estetike, por edhe me domethënie pamore dokumentare.
 Në veprat e Adem Kastratit dominojnë motivet e familjes, të cilat me një ndjeshmëri të rrallë i inkorporon në
paraqitjen e fshatit, tokës, kafshëve e sidomos te kujdesi i nënës ndaj fëmijëve.
 Në veçanti trajton "fshataren", këtë qënie sipas tij "të drejtpërdrejtë", që i jep kuptim jetës e që për piktorin ishte
gjithmonë e njëjtë: si kur lëviz, si kur punon, si kur këndon ninulla për fëmijën e saj në djep. Gratë në motivet e tij
janë me tipare karakteristike me sy të mëdhenjë e me plot rrëfim e ëndrra brenda tyre, që për piktorin ishin pasqyra të
shpirtit. Ndërkaq burrat duken të rëndë, sepse, sipas piktorit këtë e kanë traditë. Ata janë të rëndë edhe kur ecin, edhe
kur ulen këmbëkryq, edhe kur punojnë, edhe kur vallëzojnë në dasma, që për piktorin ishin bukuria fizike e tyre.
Krijimtaria

Krijimtaria e Adem Kastratit, është shumë e pasur artistikisht, shumë e gjerë numerikisht dhe akoma më e
shpërndarë gjeografikisht. Dhe ajo që duhet veçuar, ka të bëjë me faktin se, krijimtaria e tij në masë të madhe është
shprehur nëpërmjet dy gjinive figurative: pikturës dhe vizatimit.
Krijimtaria e tij e ngriti atë në një protagonist i cili nuk mbeti pa u vërejtur nga publiku dhe sidomos nga syri i
kritikës.
 Piktori punoi në mënyrë permanente dhe me një fanatizëm e vullnet të pashoq. Një jetë të tërë e shpenzoi në
kërkim formash e teknikash të reja, synoi prore individualitetin e tij si krijues dhe arriti që si rrallë ndonjë tjetër të
jetë i veçantë. Edhe piktorja Bukurie Dalladaku kujton Adem Kastratin.
QINDRA VEPRA TË SHPËRNDARA NËPËR BOTË
FAMILJA E ADEM KASTRATIT PËR NJË NUMËR PREJ TYRE KA
DIJENI SE KU NDODHËN. SHUMË VEPRA SOT JANË PRONË E
GALERIVE DHE INSTITUCIONEVE, E KOLEKSIONISTËVE DHE E
PERSONALITETEVE TË NDRYSHME.
o SIPAS EVIDENCËS QË KA LËNË ADEM KASTRATI, MUND TË
LLOGARITET SE FONDI I PËRGJITHSHËM I TIJ, NUMËRON RRETH
830 VEPRA ARTISTIKE, KA RRETH EDHE 300 VEPRA TË PA
EKSPOZUARA, KU BËJNË PJESË PIKTURA DHE VIZATIME QË
RUHEN NË FONDIN FAMILJAR.

o SIPAS NJË EVIDENCE TË TIJ, MËSOHET SE: NË FRANCË


 NDODHEN MBI 50 PIKTURA, MBI 30 VEPRA JANË NË SHBA,
 27 NË GJERMANI,  5 në Danimarkë,
 2 në Skoci,
 20 NË ITALI,  3 në Finlandë,
 8 NË BELGJIKË,  1 në Brazil 
 1 në Australi.
 6 NË SUEDI,
 4 NË SHQIPËRI,
piktura të dhuruara personalitetëve të rëndësishëm botërorë

 Në vitin 1993, në shenjë mirënjohjeje një pikturë nga opusi i tij i ka dhuruar edhe ambasadorit
të atëhershëm të SHBA - ve në Beograd, z. Uoren Cimerman. Nga bisedat me anëtarët e
familjes, por edhe nga shënimet në notesin e tij, mësohet se u ka dhuruar piktura edhe
personaliteteve tjerë të njohur të skenës politike botërore të cilët e ndihmuan çështjen shqiptare.
 Ndër personalitetet më të njohura të cilëve u ka dhuruar piktura janë:
 Ish – presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton,
 Ish- sekretarja amerikane e punëve të jashtme, Medlin Ollbrajt,
 Ish - ministrit britanik i punëve të jashtme, Robin Kuk.
 Këtë gjest piktori e ka bërë me rastin e hapjes së ekspozitës me tematikë nga lufta e Kosovës.
 Gjithashtu, dihet se piktori.Kastrati piktura u ka dhuruar edhe institucioneve shqiptare në 
Maqedoni, dhe atë Teatrit të Kombësive në Shkup.
 Portretin e Naim Frashërit i’a ka dhuruar Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup,
Redaksisë së “Flakës” dhe pesë piktura koleksionit të Muzeut në Sicili.
Ekspozitat individuale
Viti 1961
• Shkup- organizuar nga Qendra Informative Kulturore, Qershor, 1961,(21 vepra,vaj).
Ferizaj- organizuar nga Bibloteka e Qytetit, në foajene e Biblotekes së Qytetit,1961

Viti 1962
• Prishtinë-organizuar nga Bashkësia për Kulturë dhe Arsim, foajea e kinemasë “Rinia”, tetor, 1962, 25 vepra, dhe në pëlhurë.

Viti 1968
• Dubrovnik- organizuar nga LSJ, në sallën e poshtme të Shtëpisë së Sindikatave të Dubrovnikut, 11 – 20 gusht, 1968, 50 punime, dhe në pëlhurë.

Viti 1970
• Opatia- organizuar nga manifestimi “Vera e Opatisë“, në Galerinë e Qytetit, 1- 20 qershor, 1970, s’dihet numri i punimeve, teknikat në vaj e dhe.

Viti 1971
• Dubrovnik- organizuar nga LSJ, në sallën ekspozuese të Shtëpisë së Sindikatave të Dubrovnikut, korrik, 1971, s’dihet sa punime, teknikë e kombinuar.
• Beograd- organizuar në ambientet e Ambasadës së SHBA – ve, 18 – 31, 10, 1971, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.

Viti 1972
• Dubrovnik,-organizuar nga LSJ, në sallën ekspozuese të Shtëpisë së Sindikatave të Dubrovnikut, korrik, 1972, s’dihet sa punime, teknikat vaj e
dhe.
 Viti 1973
• Dubrovnik, organizuar nga LSJ, në sallën ekspozuese të Shtëpisë së Sindikatave të Dubrovnikut, korrik,1973,31 sa punime, teknikat vaj e
dhe.
• Shkup, organizuar nga Qendra Informative Kulturore,1973, nuk dihet numri i punimeve, s’dihet as teknika.
• Shkup, organizuar në foajenë e Teatrit të Kombësive,1973, s’dihet sa punime, s’dihet as teknika.
 Viti 1974
• Cavtat, organizuar nga Galeria e Artit “Sebastian-Croatia” në Dubrovnik, salla ekspozuese e Hotelit “Croatia” Cavtat, 20 qershor –15
korrik,1974.
• Prishtinë, organizator SHAFK, foajea e Teatrit Krahinor,15 – 22 nëntor,1974, s’dihet sa punime, dhe në pëlhurë.
 Viti 1975
• Gjilan, organizuar nga “Takimet e Vendlindjes”, salla në Shtëpinë e Kulturës, maj–qershor,1975, s’dihet sa punime, dhe në pëlhurë.
 Viti 1977
• Dubrovnik, organizuar në sallën ekspozuese të Shtëpisë së Sindikatave, gusht,1977.
• Dubrovnik, organizuar në foajenë e Tetarit “Marin Drzhiq”
 Viti 1979
• Prishtinë, organizuar nga Shtëpia e Rinisë “Boro e Ramizi”,15-30 janar,1979, rreth 100 punime, 40 piktura në vaj, 60 dhe në pëlhurë
• Viti 1980
• Mynih,organizuar në Galerinë e vogël “Holzinger”, verë,1980, 20 (25) punime, dhe në pëlhurë.
Ekspozitat
 Viti 1958
kolektive
• Prishtinë, ka marr pjesë pothuajse në të gjitha ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Kosovës nga viti
1958 deri në vitin 2000.
 Viti 1963
• Beograd, organizuar nga Shtëpia e APJ – së, Galeria, nga 11–20 prill, 1963, katër punime, dhe në pëlhurë.
 Viti 1965
• Shkup, ka marr pjesë pothuajse në të gjitha ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë nga viti
1965 deri në vitin 2000.
 Viti 1969
• Ulqin, organizuar nga Shtëpia e Kulturës së qytetit, 1969, 6 punime, dhe në pëlhurë.
 Viti 1979
• Prishtinë, krijuesit Kosovarë të cilët krijojnë jashtë Kosovës, Galeria e Arteve, 19–26 nëntor, 1979, 8 punime, dhe mbi pëlhurë.
 Viti 1981
• Prishtinë, organizuar nga SHAFK, Salloni Pranveror, Galeria e Arteve, maj, 1981, 2 punime, dhe në pëlhurë.
 Viti 1986
• Paris, organizuar nga Galeria Ndërkombëtare, Paris, 7 punime, dhe në pëlhurë.
Konkluzion

Nga e gjithë kjo që trajtuam patëm rastin të njihemi me piktorin e njohur Adem
Kastratin . Me një artist të piktures që krijoi shumë vepra të bukura të punuara
me shumë pasion.

Veqantia, teknikat, modelet, dhe llojet e punimeve që ai përdori e bën të njihet


rreth e qark botës si “Piktor i Dheut”.
Referencat

https://www.facebook.com/notes/fadil-curri/jeta-dhe-vepra-e-adem-kastratit/10150793774391512
https://sq.wikipedia.org/wiki/Adem_Kastrati#cite_ref-3
https://sq.wikipedia.org/wiki/Adem_Kastrati#cite_ref-4
https://sq.wikipedia.org/wiki/Adem_Kastrati#cite_ref-5
https://books.google.ru/books?
https://sq.wikipedia.org/wiki/Adem_Kastrati#cite_ref-7
Faleminderit për
vëmendjen tuaj!

You might also like