You are on page 1of 8

BAZAT E

PROCEDURËS
ADMINISTRATIVE
PROF. ENVER ARIFI
Kuptimi i mjeteve provuese
• Në një procedurë administrative me mjete provuese do të
kuptojmë tërësinë e akteve, fakteve apo veprimeve të
ndërmarra nga organi apo palët, për të bërë të mundur
krijimin e një panorame sa më të qartë të realitetit juridik e
faktik.
• Verifikimi i fakteve në një procedurë hetimore, konsiston,
në paraqitjen e realitetit objektivisht të perceptueshëm.
• Verifikimi mund të arrihet në mënyra të ndryshme si;
nëpërmjet pohimeve të palëve, pyetja apo ballafaqimi i
dëshmitarëve, marrja e mendimit të ekspertit, fuqia provuese
e shkresave etj.
• Një pjesë nga këto parashikohen në dispozitat e këtij ligji.
• Pavarësisht se për të tjerat kodi nuk jep hollësitë, është e
kuptueshme që organi administrativ do të zbatojë me
analogji ato rregulla të përgjithshme që njihen në ligjin
procedural civil dhe që janë të zbatueshme edhe për
procedurat administrative.
Është e rëndësishme, në analizën e mëtejshme të mjeteve provuese,
të evidentojmë se, legjislacioni ynë mbështetet në parimin e
paraqitjes se provave nga palët e interesuara. Por, konstatojmë
gjithashtu se ka dhe elementë të urdhërimit të marrjes së provave
nga organi kompetent.

Nëse gjatë një procesi gjyqësor këto kompetenca janë të kufizuar,


gjatë një procedimi administrative organi nuk ka kufizim në marrjen e
provave ex officio, megjithëkëtë ka një “pengese” në këtë rast që
lidhet me përmbajtjen e informacionit që përçohet nëpërmjet provave
apo ka lidhje me cilësitë e subjektit që sjell këtë informacion, pra
nëse ka kufizime të parashikuara në ligj për dhënien e informacionit.
• Me përcaktimin e objektit të hetimit përcaktohen në të
njëjtën kohë nga organi dhe faktet, të cilat janë të
nevojshme për marrjen e vendimit përfundimtar. Por,
natyrisht faktet e paraqitura nga palët si dhe ato të marra
nga organi i nënshtrohen një procesi të provuari të
vërtetësisë së tyre, që sipas legjislacionit tonë mund të
realizohen sipas metodave të të provuarit të lejuara nga ligji.
• Objekti i hetimit në doktrinën proceduriale civile është
objekti i provës.
• Provat janë të dhëna që vijnë prej burimeve që
parashikohen në ligje, që merren sipas rregullave
përkatëse proceduriale dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë
kërkesat ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces.
• Pyetje:

1.Çka kuptoni me mjete të provës?


2.Si bëhet verifikimi i provave?
3.Çka janë provat?
4.Kush i paraqet provat para organit i cili e zhvillon
procedurën administrative?

You might also like