You are on page 1of 8

SHFMU “ PJETËR BOGDANI ”

PRISHTINË

Tema: Anton Ceta


Lënda: Edukatë Qytetare

Nxënësi: Ubejd Mehmeti


Mësimdhënësja: Selvete Behrami
Klasa: VII/3
PËRMBAJTJA

• Biografia
• Pajtimi i gjaqeve
• Mirënjohjet
• Medalja e Artë e Lidhjes së Prizerenit
• Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Cetta
BIOGRAFIA
• Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në
Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për
pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje,
ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin
e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.
• Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Libri i parë iu botua
më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje
folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe
Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit
të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
PAJTIMI I GJAQEVE
• Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit
Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke
qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset
shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit.
• “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur
të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e
gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i
viteve ’90.
MIRËNJOHJET
• Gjatë jetës së tij Anton Cetta ka fituar mirënjohje të shumta nga më të ndryshmet
, por dy më të njohurat janë : Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit dhe Medalja e
Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta
• Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit është dekoratë shtetërore e Kosovës që u
jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj si dhe personaliteteve të botës shqiptare
që kontribuojnë për mirëkuptim midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera dhe për
kontribut në të gjitha fushat e jetës në frymën e Lidhjes së Prizrenit.
• Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta është dekoratë shtetërore e Kosovës
që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kanë kontribuar dhe kontribuojnë
për Paqen dhe Pajtimin midis njerëzve, si dhe për të drejta të njeriut.
JU
FALEMINDERI
T!

You might also like