You are on page 1of 15

INDET BIMORE

Punoi: Elidona Vlashaj X-10


Permbajtja
• Cfare jane indet bimore dhe si ndahen ato?
• Indet meristematike dhe funksionet e tyre
• Indet e perhershme dhe funksionet e tyre
Cfare jane indet bimore dhe si ndahen ato?
• Indet bimore jane grupe te qelizave te cilat kane preardhje te njejte, ndertim te njejte te jashtem
dhe te brendshem, dhe kryejne funksionin e njejte. Funksioni eshte vetia kryesore te qelizave te nje
indi. Keto inde kur bashkohen formojne organe te bimeve te cilat po ashtu kryejne funksione te
ndryshme.
• Zhvillimi i teresishem i indeve bimore arrihet tek bimet fareveshura, ndaj indet e fareveshura
konsiderohen me te nderlikuara.
• Indet e bimeve fareveshura, si inde me te persosura, sipas karakteristikave morfologjike dhe
fiziologjike ndahen ne 2 grupe themelore: meristematike dhe inde te perhershme.

Nje shembull i Nje shembull i


indit indit te
meristematik perhershem
Indet meristematike
• Indet meristematike perbehen nga qeliza te cilat vazhdimisht ndahen, te cilat kontribojne ne
trashesine dhe zgjatjen e bimes.
• Meristemi krijon qeliza te cilat shume shpejt diferencohen dhe specializohen, nga keto krijohen te
gjitha indet e tjera (te perhershme), te cilat pas specializimit ne rolin e tyre, e humbin aftesine per
t’u ndare.
• Qelizat e indit meristematik kane edhe aftesine qe te riperterihen, ne menyre qe nje pjese e
qelizave qe krijohen nga ky ind te mbeten inde meristematike te perhershem, dmth keto e ruajne
aftesine e ndarjes. Qeliza te tilla quhen inicuese ndersa qelizat qe formohen nga ndarja e tyre
quhen produkte te qelizave inicuese.
• Indet meristematike zakonisht dallohen sipas prejardhjes, respektivisht sipas kohës së formimit
dhe ndahen në inde primare dhe sekondare.
• Zakonisht indi meristematik gjendet ne pjeset ku ka rritje te bimes si per shembull ne maje te
kercellit apo rrenjes.
Klasifikimi i indeve meristematike
• Indet primare meristematike:
• Keto inde kane prejardhje nga indi embrional i cili krijohet me ndarje te drejtperdrejte te zigotit.
Qelizat e indeve meristematike primare te reja jane kompakte, te ngjitura se bashku pa hapesira.
Kane paret qelizor te holle te bere nga celuloza, berthame te madhe dhe te pasura me citoplazme.
• Sipas vendit te veprimit, d.m.th pozites qe kane te trupin bimor indet meristematike primare
mund te ndahen ne:
• Inde meristematike te majes/apikale
• Inde meristematike interkalare
• Inde meristematike anesore/laterale
Indi meristematik apikal
• Indi meristematik apikal kryen rritjen vertikale te bimes ne maje te kercellit dhe rrenjes, me rritjen
e fares nga indi embrional zhvillohen indet e perhershme gradualisht, por ne maje te pjeseve
kryesore dhe anesore te kercellit dhe rrenjes, gjendet indi meristematik apikal.
• Meristemen e kercellit te bimes e krijon maja vegjetative e bimes, e cila per shkak te formes se
konit quhet koni vegjetativ. Ne maje te kercellit gjendet nje qelize inicuese (tek fiernat, myshqet,
algat) ose me shume (tek bimet me fara) nga te cilat nepermjet ndarjes formojne qeliza te tjera te
majes vegjetative.
• Për meristemën e majës së kërcellit është karateristike që përveç zonës së qelizave inicuese ka
edhe dy zona prodhuese: zona e jashtme ose tunika dhe zona e brendshme ose korpusi.
• Meristema e majës së rrënjës kushtëzon rritjen e rrënjës në gjatësi. Ky ind nga jashtë është i
mbrojtur me mbështjellës shumështresor të ashtuquajtur kësulë rrënjore ose kaliptra. Në
meristemën e majës së rrënjës pavarësisht nga numri i qelizave inicuese, dallohen tri shtresa
prodhuese: protoderma nga e cila krijohet indi lëkuror; meristema themelore e cila e jep lëvoren e
rrënjës, dhe prokambiumi i cili jep cilindrin qendror.
Indet meristematike interkalare dhe laterale
• Te disa bimë si te ato drithore meristema gjendet edhe në nyjet e kërcellit, i quajtur meristem i
ndërfutur ose interkalar. Ky meristem e bënë të mundshme zgjatjen e internodieve dhe bima rritet
në lartësi. Gjithashtu me aktivitetin e meristemave interkalare zgjaten dorëzat frytnuese të
kikrikave për ç’arsyje fruti depërton në tokë.
• Keto inde janë të vendosura anash, por paralelisht me boshtin kryesor të organit në të cilin
gjenden. Në inde meristematike anësore primare bën pjesë pericikli i cili ka formë të unazës.
Krijimi i rrënjëve anësore dhe e sythave anësore është në varshmëri nga aktiviteti i periciklit si
meristemë anësore ose laterale.

Diagram i indit Diagram i indit


interkalar lateral
Indet meristematike sekondare
• Indet meristematike sekondare kanë prejardhjen nga qelizat e indeve të përhershme, të
cilat kanë aftësi për ndarje. Nga qelizat e prodhuara të këtyre indeve do të diferencohen
indet e përhershme sekondare.
• Sipas pozitës në trupin bimor, indet meristematike sekondare gjithashtu janë anësore.
Meqë janë karakteristike për organet bishtore, më së shpeshti kanë formë të unazave të
tërësishme. Meristemat sekondare më të rëndësishme janë kambiumi dhe felogjeni
• Kambiumi në rrënjë dhe në kërcell gjendet ndërmejt drurit dhe lëvores në formë të
unazës, andaj quhet unazë kambiale. Me aktivitetin e kambiumit nga brenda krijohen
indet e drurit sekondar, ndërsa nga jashtë indet e lëvores sekondare.
• Felogjeni (ose kambiumi i tapës) si meristem sekondare e krijon indi lëkuror sekondar (ose
periderma). Në kërcell felogjeni më së shpeshti krijohet në shtresa subepidermale
parenkimatike
• Te bimët mund të shfaqen edhe meristeme tjera sekondare. Gjatë lëndimeve mekanike
qelizat parenkimore shpesh rreth vendit të lënduar në mënyrë sekondare meristemizohen
dhe me ndarjen e tyre krijohet masë e qelizave parenkimore ose indi kalues me të cilin
mbulohet plaga. Meristema e këtillë sekondare quhet meristem traumatike ose e plagës.
Në kushte të caktuara kjo meristemë mund të krijojë edhe meristemën e majës së biskut
ose të kërcellit.
• Te disa bimë meristema sekodare mund të fitohet edhe nga epiderma, nga e cila
regjenerohet e tërë bima, prandaj quhet meristemë regjeneruese.
Indet e perhershme
• Indet e perhershme jane te ndertuara nga qeliza
te gjalla ose te vdekura te indeve meristematike
te cilat kane humbur aftesine e ndarjes dhe
qendrojne perfundimisht ne nje pjese te bimes
dhe kryejne nje rol specifik. Vetëm disa e mbajnë
aftësinë për ndarje të mëtutjeshme dhe
diferencim (parenkima) dhe prej këtyre formohen
inde të përhershme sekondare ( ose terciare).
Inde të përhershme janë: indi parenkimatik,
mbulues-mbrojtës, mekanik, për tajitje dhe indet
përçuese.
• Ka 2 lloje te indeve te perhershme: te thjeshta
dhe komplekse
• Indet e perhershme te thjeshta jane: Parenkima,
Kolenkima dhe Sklerenkima
• Indet e perhershme komplekse jane: Ksilema,
Floema
Parenkima
• Parenkima jane qeliza sferike te gjata
me mure qelizore te holla. Eshte
component i rendesishem per
organet e nje bime te re. Funksionet
bazike te parenkimes jane Parenkima
fotosinteza dhe deponimi i absorbuese
materialeve. Jane te rendesishme ne Parenkima e
regjeneracionin e bimes sepse jane sheqerit
totipotente. Parenkima themelore
mbush gjethet, dhe hapesirat midis
indeve te tjera. Sipas funksionit
parenkima ndahet ne: Parenkima
themelore, Parenkima e fotosintezes,
Parenkima per deponim, Parenkima e
amedonit (sheqerit), Parenkima
absorbuese, Parenkima percuese, Parenkima Aerenkima
Aerenkima. themelore
Kolenkima
• Kolenkima eshte e perbere
nga qeliza te gjalla qe kane
nje mur qelizor te trashe jo
te njetrajteshem dhe jane
te shtypura ne menyre
kompakte. Funksioni i tyre
eshte mbeshtetja mekanike
e qelizave te reja te
kercellit. I jep elasticitet dhe
fortesi bimes. Ndihmon me
prodhimin e sheqerit dhe
ruajtjen e saj. Nuk gjendet
tek bimet njekotiledone
dhe ne rrenje.
Sklerenkima
• Sklerenkima konsiston nga qeliza te vdekura me pak
protoplazme, keto qeliza kane mur qelizor shume te
trashe dhe te barabarte te bere nga linjini, nje
substance e forte qe nuk zgjatet, kjo i jep fortesi dhe
stabilitet bimes pasi te jete zhvilluar plotesisht.
Sklerenkima ndahet ne 2 lloje: fije te sklerenkimes
dhe skleride. I jep fortesine pjeseve te bimes, p.sh
frutave para se te pjeken.
• Fijet e sklerenkimes jane te gjata dhe zakonisht
neper grupe, ndersa skleridet mund te jene
individuale apo ne grupe, kane murin qelizor
jashtezakonisht te trashe. Fijet sklerenkimatike
perdoren per te bere litare.
• Sklerenkima gjendet ne dardha (i jep teksturen), ne
kore te mollave, ne selino, ne legume, etj.
Ksilema
• Ksilema eshte indi percues kryesor tek bimet vaskulare. Ky ind transporton
ujin dhe materiet joorganike nga rrenja te pjeset e tjera te bimes. Ksilema
perbehet nga elementet trakeale: trakeidet dhe trakete, por mund te
permbajne edhe qeliza parenkime dhe sklerenkima. Te dy elementet
trakeale kane formen e tubit te zgjatur.
• Trakeidet jane primitive dhe qeliza të vdekura, të cilat kanë parete qelizore
të trashura. Trashja e pareteve qelizore, trakeideve u mundëson që përveç
funksionit përçues ta kryejnë dhe funksionin mekanik. Me skajet e tyre të
pjerrëta lidhen në varg vertikal me çka mundësohet bartja e ujit nga njëra
trakeide në tjetrën. Te numri më i madh i fierërave dhe bimëve
farëzhveshura, ksilema është e ndërtuar nga trakeidet.
• Traketë janë elemente përçuese më të përsosura. Për dallim nga trakeidet
ato paraqesin gypa përçuese shumëqelizor, të formuara nga më tepër qeliza
të rradhitura në varg vertikal, të quajtura elemente ose nyjëza të trakeve.
Elementet e trakeve paraqesin qeliza të vdekura pa protoplazmë dhe me
parete qelizore të trashura e të drunjëzuara. Paretet qelizore horizontale me
ndihmën e të cilave ato bashkëdyzohen në një trake janë të vrimëzuara ose
krejtësisht janë të zbërthyera. Në atë mënyrë mundësohet lëvizja e lirë e ujit
prej qelize në qelizë për së gjati gypit ksilemik.
Floema
• Floema eshte ind percues i cili bart produktet e fotosintezes.
Në organet boshtore, kërcell dhe rrënjë, indi floemik më së
shpeshti është i vendosur nga ana e jashtme e ksilemës. Indi
përçues floemik më së shpeshti është i ndërtuar nga qelizat
shoshë, gypat shoshë dhe nga qelizat shoqëruese. Per dallim
nga ksilema, qelizat e ketij indi jane te gjalle, me mur te
formuar nga celuloza.
• Komunikimi midis tyre mundësohet nga disa vrima që
përshkohen nga kordone plazmatike që vene në kontakt
citoplazmat e dy qelizave që ndodhen afër. Vrimat janë të
përqendruara në zona të caktuara të mureve që quhen pllakat
e shoshës.
• Gypat e shoshes se bashku me qelizat shoqeruese gjenden
vetem ne angiosperme ndersa qelizat shoshe gjenden vetem
ne gjimnosperme. Ka edhe qeliza parenkimate dhe
sklerekimatike ne floeme.

You might also like